CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
01 gen 2024 2024 Albania
Kalendari Shqip (albanese) 2024
Përkthyer dhe përshtatur
nga Aleksandër Markaj
Vini re:
Nëse dëshironi kalendarë, mund t’i porosisni ato në adresën giovannis@murialdo.org
Përkufizimet
K.A. = Koha e Ardhjes
- Krisht = Koha e Krishtlindjes
K.K = Koha e Kreshmëve
K.P = Koha Pashkëve
Gj.V. = Koha gjatë vitit
Pr = Proprium
F = Festë
P = Përkujtim
Pf = Përkujtim fakultativ
Sh. = Shën
Virgj. = Virgjër Mart. = Martir
Mesh. = Meshtar Mës. = M ësues
1 |
2020
2024
JANAR
Sh. Maria Nëna e Hyjit
E HËNË
Ia ngjitën emrin Jezus
1/1 E HËNË VIRGJËRA MARI, HYJLINDËSE [P]
Nr 6,22-27; Ps 66; Gal 4,4-7; Lk 2,16-21
Ia ngjitën emrin Jezus Lk 2,21
Maria dhe Jozefi i japin fëmijës së tyre emrin e sugjeruar nga engjëlli, "Jezus": Hyji shëlbon. Sa paqe t'i lutemi Emrit Tënd të ëmbël! Faleminderit, o Jezus, që Emri Yt i shenjtë i mposht tundimet tona me çmimin e kryqit Tënd. Faleminderit: Emri Yt na mban të bashkuar me Nënën Tënde të Shenjtë, Mbretëreshën e Paqes!
Le ta nisim Vitin e Ri si foshnje në prehrin e Tij!
2 |
2024
JANAR
Sh. Bazili i Madh
Sh. Gregor Nazianzeni
E MARTË
ëmijëzit e mi, qëndroni në Të
2/1 E MARTË K. KRISHT. [P]
(p: Sh. Bazili i M., † 379 dhe Gregori N., † 390, ip. e mës. të K.)
1Gjn 2,22-28; Ps 97; Gjn 1,19-28
Fëmijëzit e mi, qëndroni në Të Gjn 2,28
Do të jetë detyra ime dhe e jotja sot, dhe për pjesën tjetër të jetës sime. Po, për shkak se plotësia e dashurisë së Atit gjendet tek Jezusi, bekimi i Tij qëndron mbi Të. Dhe ne, mund të marrim pjesë në Të. Faleminderit, o Jezus, Dhurata e Atit Qiellor!
3 |
2024
JANAR
Emri tejet i Shenjtë
i Jezusit
E MËRKURË
Ky është
Biri i Hyjit
3/1 E MËRKURË K. KRISHT. [P]
(pf: Emri Tejet i Shenjtë i Jezusit) 1Gjn 2,29 - 3,6; Ps 97; Gjn 1,29-34
Ky është Biri i Hyjit 1Gjn 1,34
Gjon Pagëzuesi, i ndriçuar nga Ati, na jep këtë dëshmi, ai që ishte gati të derdhte gjakun e tij për Të.
Unë besoj se Jezusi është Biri i njëlindur i Hyjit. A mund ta dëshmoj edhe unë? Po, në fakt kur jam i bashkuar me Të jap dashurinë që marr prej Tij, dashurinë falas, ua jap të gjithëve, madje edhe armiqve të mi.
4 |
2024
JANAR
E ENJTE
E solli
te Jezusi
4/1 E ENJTE K. KRISHT. [P]
1Gjn 3,7-10; Ps 97; Gjn 1,35-42
E solli te Jezusi Gjn 1,42
Andrea, Apostulli i ardhshëm, pasi ka kaluar një ditë me "Mësuesin", nuk mund të mos e çojë atje edhe vëllanë e tij Simonin. Edhe unë e falënderoj Jezusin për takimin me Të, mirënjohës ndaj atyre të krishterëve që më bënë të dashurohem me Emrin e Tij. Falënderoj meshtarin që më prezantoi me grupin e besimtarëve që jetonin vëllazërisht me intensitet në Emër të Jezusit të ringjallur!
5 |
2024
JANAR
E PREMTE
Fëmijëzit e mi,
mos të duam me
fjalë e me gjuhë,
por me vepra e në të
vërtetë!
5/1 E PREMTE K. KRISHTL.
1Gjn 3,11-21; Ps 99; Gjn 1,43-51
Fëmijëzit e mi, mos të duam me fjalë e me gjuhë, por me vepra e në të vërtetë! 1Gjn 3,18
Jezusi me ardhjen e Tij mes nesh, duke u mishëruar, na mëson të japim jetën si Ai, të duam me vepra. Nëna ime, kur ishte një vajzë e re, duke marrë pjesë në Veprën Katolike, u nxit që të ishte bujare me të varfërit. Në marrëveshje me katekistin dhe prindërit, ajo rezervonte një përqindje të pagës së saj për të varfërit. Dhe kështu feja rritej në të, ku buronte nga të jetuarit e Fjalës Sate që është e vërteta dhe jeta.
6 |
2024
JANAR
Dëftimi i Zotit
E SHTUNË
Prej teje do të dalë
prijësi,
që do ta udhëheqë
popullin tim
6/1 E SHTUNË DËFTIMI I ZOTIT [P]
Përvjetori i Urdhërimit Ipeshkvor i imz. Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit (1997)
si dhe, i imz. Ottavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës (2006)
Is 60,1-6; Ps 71; Ef 3,2-3a.5-6; Mt 2,1-12
Prej teje do të dalë prijësi, që do ta udhëheqë popullin tim Mt 2,6
Sot Ungjilli na shpall se Jezusi erdhi për të gjithë popujt, të përfaqësuar nga Dijetarët. Ai është dërguar nga Ati si një "prijës", një prijës "bari": në fakt, Ai do të kushtojë kohë dhe energji, gjithë Vetveten për grigjën. Të gjithë popujt do ta gëzojnë përkujdesin e Tij. Të gjithë popujt mund ta adhurojnë Atë!
7 |
2024
JANAR
Pagëzimi i Zotit
E DIEL
Pas meje po vjen
një më i fortë se unë
7/1 E DIEL PAGËZIMI I ZOTIT Viti B [P]
Is 55,1-11; Is 12,2.4b-6; 1Gjn 5,1-9; Mk 1,7-11
Pas meje po vjen një më i fortë se unë
Mk 1,7
Në Shkrimin e Shenjtë "i forti" është vetëm Zoti. Dhe Gjoni e prezanton Jezusin me këtë titull. Kështu Ai do të vijë: i fortë në butësi, i fortë në përulësi nën dorën e Pagëzuesit, i fortë në shenjtërinë që Ai merr nga lart dhe zbret mbi Të si pëllumb.
Faleminderit, o Jezus, sepse edhe unë gëzoj forcën Tënde: me të mbrohem dhe me të shpëtohem.
8 |
2024
JANAR
E HËNË
Ata aty për aty i lanë rrjetat e shkuan pas tij
8/1 E HËNË Viti B [I]
1Sam 1,1-8; Ps 115; Mk 1,14-20
Ata aty për aty i lanë rrjetat e shkuan pas tij
Mk 1,18
Jezusi, duke kaluar në bregun e liqenit, kishte "pa" dy vëllezërit Simonin dhe Andrean duke hedhur rrjetat e tyre në ujë. Ai i “pa” dhe i deshi me dashurinë e Hyjit dhe me atë dashuri i thirri. Të dy ndienë zërin e Atit në thirrjen e Tij. Faleminderit, o Jezus, që i zgjedh të Tuajt nga bota.
Faleminderit, që dashuria Jote i bën ata të aftë të përgjigjen bujarisht, aq sa ata lënë gjithçka menjëherë dhe fillojnë të jetojnë me Ty.
9 |
2024
JANAR
E MARTË
E menjëherë u hap
zëri për të gjithkund
9/1 E MARTË GJ. V [I]
1Sam 1,9-20; 1Sam 2,1.4-8; Mk 1,21-28
E menjëherë u hap zëri për të gjithkund Mk 1,28
Jezus, Ti je njeriu i ri, në Ty është fuqia e Atit, që është vetëm dashuri. Kjo është arsyeja pse të gjithë flasin për Ty. Kur kremtojmë Eukaristinë, Ti je prezent, na flisni, na ushqeni, na çlironi nga i ligu dhe nga shumë shtypje, sepse ne kemi besim tek Ti. Faleminderit që je, Hyji i bekuar në shekuj.
10 |
2024
JANAR
E MËRKURË
Të gjithë
po të kërkojnë
10/1 E MËRKURË GJ. V. [I]
1Sam 3,1-10.19-20; Ps 39; Mk 1,29-39
Të gjithë po të kërkojnë Mk 1,37
Edhe unë e kërkoj Jezusin, por shpesh e kërkoj që të marr diçka prej Tij, jo për ta dashur, jo pë t’u vënë në dispozicionin e Tij.
Ti na ndihmon, o Shpirti Shenjtë, të kërkojmë Jezusin ta ndjekim dhe të bashkëpunojmë me Të, duke iu ofruar t’i kryejmë projektet e Tij në Kishën e Tij.
11 |
2024
JANAR
E ENJTE
Jini trima
e luftoni
11/1 E ENJTE GJ. V. [I]
1Sam 4,1-11; Ps 43; Mk 1,40-45
Jini trima e luftoni 1Sam 4,9
Kështu thanë Filistejtë, armiqtë e Izraelit, në atë betejë. Ata me të vërtetë fituan, edhe pse Arka e Besëlidhjes ishte sjellë në kampin e Izraelit! Është një shembull për ne: Hyji nuk na mbron kur mbajmë me vete ndonjë shenjë të jashtme besimi, por kur i bindemi Fjalës së Tij.
12 |
2024
JANAR
E PREMTE
Jezusi
u predikonte Ungjillin
12/1 E PREMTE GJ. V [I]
(Dioqeza e Shkodër-Pultit, Përvjetori i Kushtimit të Kishës Katedrale. Festë.)
1Sam 8,4-7.10-22; Ps 88; Mk 2,1-12
Jezusi u predikonte Ungjillin Mk 2,2
Fjala! Çfarë tha Jezusi, që të mblidhte rreth Tij turma të etura, që të merreshin me Të për orë të tëra? Fjala që dilte nga goja e Jezusit dhe që edhe sot vazhdon të dalë nga goja e Kishës, Trupi i Tij Mistik, është ajo që del nga zemra e Atit, e mbushur me dashurinë e Tij, që është jetë për ne dhe për të gjithë.
13 |
2024
JANAR
Sh. Hilari
E SHTUNË
Populli mbarë shkonte tek ai e Jezusi e mësonte
13/1 E SHTUNË GJ. V. [I]
(pf: Sh. Hilari, ip. e mës. i K., † 367)
1Sam 9,1-4.17-19; 10,1; Ps 20; Mk 2,13-17
Populli mbarë shkonte tek ai e Jezusi e mësonte Mk 2,13
Midis njerëzve që dëgjonin Jezusin nuk ishte vetëm turma anonime. Ishte edhe Levi, i cili, i ulur në sportelin e taksave, e dinte se ishte “mëkatar”. Edhe ai, duke dëgjuar shpalljen e Jezusit, ndjeu përbrenda një gëzim dhe një shpresë të re. Sapo e dëgjoi veten të thirrur, ai u bind menjëherë.
Faleminderit, o Jezus: fjala Jote e ngroh zemrën deri në atë pikë sa e shëron nga skllavëria e parasë dhe e interesave tona.
14 |
2024
JANAR
E DIEL
Prandaj,
jepini lavdi Hyjit
në trupin tuaj
14/1 E DIEL GJ. V. Viti B [II]
1Sam 3,3-10.19; Ps 39; 1Kor 6,13-15.17-20; Gjn 1,35-42
Prandaj, jepini lavdi Hyjit në trupin tuaj 1Kor 6,20
Kur mendojmë se Fjala e Atit ka marrë një mish si i yni dhe, përsëri, se Shpirti Shenjt, nëpërmjet Pagëzimit, banon në ne, sa mirënjohje, sa respekt, çfarë gëzimi për trupin tonë: me të mund ta lavdërojmë Zotin dhe t'i shërbejmë në të afërmit, dhe me të ne do të soditim përjetësisht Fytyrën e Tij.
15 |
2024
JANAR
E HËNË
Porse vera e re ‑ në rrëshiqa të rinj
15/1 E HËNË GJ. V. [II]
1Sam 15,16-23; Ps 49; Mk 2,18-22
Porse vera e re ‑ në rrëshiqa të rinj Mk 2,22
Jezusi i përgjigjet pyetjes së dishepujve të Gjonit dhe farisenjve: pse agjërojnë ata dhe jo dishepujt e tij? Mundohuni t'u hapë sytë dhe zemrat e tyre: me Të jemi në kohën e re; koha e pritjes ka mbaruar, ajo e pranisë së Mesisë ka ardhur. Jeta, me Jezusin, është krejtësisht e re, dhe lutja do të jetë gjithashtu e re! Pikërisht kështu: "Verë e re - në rrëshiqa të rinj": dashurinë tonë për Hyjin e jetojmë duke festuar Jezusin!
16 |
2024
JANAR
Sh. Donati
E MARTË
Biri i njeriut
është zotëruesi
edhe i të shtunës
16/1 E MARTË GJ. V. [II]
(pf Sh. Donati, martir)
1Sam 16,1-7.10-13; Ps 88; Mk 2,23-28
Biri i njeriut është zotëruesi edhe i të shtunës Mak 2,28
Jezusi e admiron mbretin David, të cilit prifti Abiatar i kishte lejuar të hante bukët e shenjta të kushtuara, të destinuara vetëm për priftërinjtë. Kështu Ai, Jezusi, biri i Davidit, i lejon ndjekësit e tij të mbledhin kallinjtë e grurit nga arat ditën e shtunë. Ai është tani e shtuna e vërtetë e Hyjit, gëzimi i Tij më i thellë. Në fakt, Ati është i kënaqur me Të dhe Ai bëhet shkak për të gjitha veprimet tona.
17 |
2024
JANAR
Sh. Antoni Abat
E MËRKURË
Unë sulem kundër
teje në emër të
Zotit të Ushtrive
17/1 E MËRKURË GJ. V. [II]
(p: Sh. Antoni, abat, † 356)
1Sam 17,32-33.37.40-51; Ps 143; Mk 3,1-6
Unë sulem kundër teje në emër të Zotit të Ushtrive 1Sam 17,45
Çfarë shembulli madhështor na jep Davidi djaloshar që ka guximin të luftojë gjigantin Golia, duke besuar plotësisht dhe vetëm te Hyji i tij! Çfarë besnikërie tregon Zoti duke ndërhyrë në mbrojtje të atyre që ia besojnë veten deri në rrezikimin e jetës së tyre!
18 |
2024
JANAR
E ENJTE
Turmë e madhe
ngarendi tek ai
18/1 E ENJTE GJ. V. [II]
FILLIMI I TETËDITËSHIT PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
1Sam 18,6-9;19,1-7; Ps 55; Mk 3,7-12
Turmë e madhe ngarendi tek ai Mk 3,8
O Jezus, Ti nuk po kërkoje turmën. Ti ishe me Atin, i ofroje jetën. Ai të bekon për të shumtët që tërhiqje tek Vetja. Kushdo që vjen drejt Teje përjeton unitetin, atë të të qenit në të njëjtën dashuri për Ty, ajo që vjen prej Teje!
19 |
2024
JANAR
E PREMTE
I emëroi
të Dymbëdhjetët...
t’i dërgojë të
predikojnë
19/1 E PREMTE GJ. V. [II]
TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
1Sam 24,3-21; Ps 56; Mk 3,13-19
I emëroi të Dymbëdhjetët... t’i dërgojë të predikojnë Mk 3,14
Duke qenë pranë Jezusit, Apostujt mund të dërgoheshin prej Tij për të shpallur Lajmin e Mirë: Ati i do burrat dhe gratë dhe i shpëton ata falë Birit të dashur. Sot Jezusi ende dërgon Apostujt e Vet, ipeshkvinjtë: duke dëgjuar fjalën e tyre ne ecim të bashkuar drejt Tij.
20 |
2024
JANAR
Sh. Fabiani Sh. Sebastiani
E SHTUNË
Nuk është
në vete
20/1 E SHTUNË GJ. V. [II]
TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
(pf: Sh. Fabiani, papë e mart., † shek. III; Sh. Sebastiani, mart., † 304)
2Sam 1,1-4.11-12.19.23-27; Ps 79; Mk 3,20-21
Nuk është në vete Mk 3,21
Të afërmit e Jezusit nuk e kuptonin, nuk kishin dritë për të parë në Të Birin e Hyjit, nuk arrinin ta kuptonin Fjalën e Zotit nga goja e Tij. Përkundrazi, e kuptonin "të vegjlit", të përvuajturit, ai që është i lirë në zemër.
O Atë, Ti bashkon, i bën "një", të gjithë ata që e mirëpresin Jezusin!
21 |
2024
JANAR
E DIEL
Menjëherë
i thirri
21/1 E DIEL GJ. V. Viti B [III]
TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
Jb 3,1-5.10; Ps 24; 1Kor 7,29-31; Mk 1,14-20
Menjëherë i thirri Mk 1,20
Jezusi po fillon shërbesën e tij: të shpallë dhe të bëjë të pranishme Mbretërinë e Qiellit në tokë. Nuk mund ta bënte dot i Vetëm. Pikërisht ngaqë ishte Biri i Hyjit, i të Vetmit Hyj të vërtetë, që është dashuri, Ai zgjedh apostujt për të jetuar bashkimin e Tij me ta, jetën hyjnore që është bashkim!
22 |
2024
JANAR
E HËNË
Davidit gjithnjë
i rritej pushteti
22/1 E HËNË GJ. V. [III]
TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
(pf: Sh. Vinçenci, diak. e mart., † 303)
2Sam 5,1-7.10; Ps 88; Mk 3,22-30
Davidit gjithnjë i rritej pushteti 2Sam 5,10
“... sepse Zoti, Hyji i ushtrive, ishte me të”: ky është sekreti!
Ne po lutemi për bashkimin e të krishterëve: a do të na jepet kjo mrekulli? Hyji përdor fitoret tona të vogla, të përditshme, mbi egoizmin tonë, që do të donte të na mbyllte me afërmit tanë. Ne do të përpiqemi gjithmonë ta mbajmë Jezusin në zemrat tona dhe të praktikojmë faljen reciproke.
23 |
2024
JANAR
E MARTË
Ai është vëllai im, motra ime e nëna
23/1 E MARTË GJ. V. [III]
TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
2Sam 6,12-15.17-19; Ps 23; Mk 3,31-35
Ai është vëllai im, motra ime e nëna Mk 3,35
Nëse Jezusi e konsideron këdo që bën vullnetin e Hyjit vëlla, motër dhe nënën e tij, si mund të mos e bëj të njëjtën gjë? Si mund të refuzoj bashkimin e mundshëm me ata që besojnë në Të dhe e duan Atë, megjithëse në mënyra të ndryshme?
Faleminderit, o Jezus, për shumë vëllezër dhe motra që besojnë në Ty: na udhëzo të gjithëve më pranë Teje, kështu që të gjithë do ta gjejmë veten më afër njëri-tjetrit gjithashtu.
24 |
2023
JANAR
Sh. Françesku i Sales
E MËRKURË
Dëgjoni!
Doli mbjellësi për të
mbjellë
24/1 E MËRKURË GJ. V. [III]
TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
(p: Sh. Françesku i Sales, ip. e mës. i K., † 1622) 2Sam 7,4-17; Ps 88; Mk 4,1-20
Dëgjoni! Doli mbjellësi për të mbjellë Mk 4,3
Sot Jezusi dëshiron të mbjellë fjalën e Tij në zemrën time. Dua ta dëgjoj seriozisht: ajo është burimi i jetës së re, jeta e Hyjit. Do ta ruaj, madje duke e përsëritur si lutje dhe duke u përpjekur ta jetoj në çdo rast. Faleminderit, o Jezus, për mënyrën sesi fjala Jote e përsiatur dhe e jetuar na mban të bashkuar mes nesh dhe me Ty.
25 |
2024
JANAR
Kthimi i Shën Palit
E ENJTE
Në emër tim
do t’i dëbojnë djajtë
25/1 E ENJTE KTHIMI I SHËN PALIT AP. [P]
PËRFUNDIMI I TETËDITËSHIT PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
Vap 22,3-16 ose Vap 9,1-22; Ps 116; Mk 16,15-18
Në emër tim do t’i dëbojnë djajtë Mk 16,17
Duke besuar në Jezusin, Shën Pali ndryshoi jetën e tij, aq sa tha: "Nuk jetoj më unë, por Jezusi jeton në mua". Ai e shpalli Emrin e Tij sinqerisht dhe me besim, dhe me shembullin e tij ndihmoi shumë të jetonin të bashkuar me të duke mposhtur shpirtrat e ndarjes, xhelozisë, zilisë, kotësisë dhe papastërtisë. Eja, o Shpirt Shenjt: Ti na ndihmo të jetojmë sipas zemrës së Jezusit, të jemi me një zemër dhe një shpirt, që bota të besojë.
26 |
2024
JANAR
Sh. Timoteu e Sh. Titi
E PREMTE
Ja,
po ju dërgoj porsi qengja mes ujqish!
26/1 E PREMTE GJ. V. [III]
(Sh. Timoteu dhe Titi, ip. Shek I)
2Tim 1,1-8 ose Tit 1,1-5; Ps 95; Lk 10,1-9
Ja, po ju dërgoj porsi qengja mes ujqish! Lk 10,3
Jezusi i dërgon dishepujt për të thirrur njerëzit që të marrin pjesë në Mbretërinë e Tij, ku ne e duam njëri-tjetrin si vëllezër. Ai i dërgon ata të varfër dhe zemërbutë, pa torbë, duke besuar në emrin e Tij edhe përballë kërcënimeve dhe dhunës së mundshme. Ai i dërgon gati për të shërbyer dhe për t'u kujdesur për të sëmurët dhe të pafuqishmit. Të gjithë shenjtërit na japin këtë dëshmi që ne përpiqemi ta vazhdojmë.
JANAR
27 |
Sh. Angjela Meriqi
2024 E SHTUNË
A nuk shqetësohesh
që po mbytemi?
27/1 E SHTUNË GJ. V. [III]
(pf: Sh. Angjela Meriqi, virgj., † 1540)
2Sam 12,1-7.10-17; Ps 50; Mk 4,35-41
Dioqeza e Tiranë – Durrësit
Përvjetori i Kushtimit të Kishës Katedrale. Festë.
A nuk shqetësohesh që po mbytemi?
Mk 4,38
Këto janë fjalët që Apostujt ia drejtojnë Jezusit, i Cili fle i qetë në një jastëk, ndërsa dallgët e liqenit të stuhishëm mbushin varkën. Dhe Jezusi u tha atyre: "Po a ende nuk besioni?". Kur ngjarjet më të mëdha se ne na pushtojnë, e vetmja gjë që do të bëjmë është të qëndrojmë pranë Jezusit, gati të kapemi pas Tij, ose më mirë, të flemë pranë Tij me besim. Ai është Zoti!
28 |
2024
JANAR
E DIEL
Ja, një mësim i ri i pajisur me pushtet
28/1 E DIEL GJ. V. Viti B [IV]
Lp 18,15-20; Ps 94; 1Kor 7,32-35; Mk 1,21-28
Ja, një mësim i ri i pajisur me pushtet
Mk 1,26
Ungjilltari nuk na tregon sot atë që mëson Jezusi. Në vend të kësaj, ajo nxjerr në pah autoritetin e saj. Ai mëson duke e dashur me gjithë zemër Atin dhe, rrjedhimisht, fëmijët e Tij. Pra, në praninë e Tij dalin në dritë demonët dhe ai mund t'i largojë ata nga njerëzit të krijuar për të qenë vendbanimi i Hyjit.Të faleminderit, o Jezus, që na tërheq te Ti në mënyrë bindëse.
29 |
2024
JANAR
E HËNË
Zuri t’i lutej
ta merrte me vete
29/1 E HËNË GJ. V. [IV]
2Sam 15,13-14.30;16,5-13; Ps 3; Mk 5,1-20
Zuri t’i lutej ta merrte me vete Mt 5,18
Jezus, Ti e kishe dashur dhe e lirove atë të gjorin, të shqyer nga demonët. Tani ai nuk dëshiron më të shkëputet prej Teje... Me kryqin Tënd ke bërë shumë më tepër për secilin prej nesh: na ke shpëtuar nga vdekja, atë të përjetshmen dhe atë të përditshmen e egoizmit. Bëj që të rrimë me Ty! Ti je Jeta, ajo e vërteta!
30 |
2024
JANAR
E MARTË
Ia preku petkun
Jezusit
30/1 E MARTË GJ. V. [IV]
2Sam 18,9-10.14.21a.24-25.30-19,3; Ps 85; Mk 5,21-43
Ia preku petkun Jezusit Mk 5,27
Ajo grua e shkretë ia kishte prekur petkun Jezusit me besim dhe e gjeti veten të shëruar nga një sëmundje që e kishte bërë të vuante prej vitesh. Kur i afrohemi Rrëfimit dhe marrim Eukaristinë, prekim shumë më tepër se petkun e Jezusit! Vetë trupi i Tij bëhet mishi ynë. Çfarë shërimi do të marrim!
31 |
2024
JANAR
Sh. Gjon Bosko
E MËRKURË
Kështu
doli e mësonte nëpër
fshatra përreth
31/1 E MËRKURË GJ. V. [IV]
(p: Sh. Gjon Bosko, mesh., † 1888)
2Sam 24,2.9-17; Ps 31; Mk 6,1-6
Kështu doli e mësonte nëpër fshatra përreth Mk 6,6
Jezusi mëson me Fjalën e Tij dhe me jetën e Tij. Ai e konfirmoi atë që tha me shenja dashurie. Ai ende e vazhdon këtë punë përmes atyre që e duan. Sot kënaqemi me mësimet e tij që na janë dhuruar nga Shën Gjon Bosko. Mësime që i bëjnë të rinjtë të rriten drejt një shtati shpirtëror të shëndetshëm,
të gëzuar dhe të shenjtë!
1 |
2024
SHKURT
E ENJTE
Ata shkuan
dhe u predikuan
njerëzve kthimin
kah Hyji
1/2 E ENJTE GJ. V. [IV]
1Mbr 2,1-4.10-12; 1Kro 29,10-12; Mk 6,7-13
Ata shkuan dhe u predikuan njerëzve kthimin kah Hyji Mk 6,12
Një ftesë e fortë për të gjithë. Të kthehesh kah Hyji? Dishepujt duhet t'i tregojnë të gjithëve. Ai që nuk don të jetojë kot do të ndryshojë orientimin e tij, do ta kthejë shikimin nga Jezusi dhe do ta lejojë veten të ndriçohet dhe udhëzohet prej Tij. Ai që jeton sipas mendimeve vetjake, duke e përjashtuar Jezusin, do të mbetet egoist dhe do të mbjell vuajtje.
2 |
2024
SHKURT
Kushtimi i Zotit
në Tempull
E PREMTE
Sipas Ligjit të Moisiut... e çuan në Jerusalem, për t’ia kushtuar Zotit
2/2 E ENJTE KUSHTIMI I ZOTIT NË TEMPULL [P]
Mal 3,1-4 ose Heb 2,14-18; Ps 23; Lk 2,22-40
Sipas Ligjit të Moisiut... e çuan në Jerusalem, për t’ia kushtuar Zotit
Lk 2,22
Jezusi hyn në tempullin që Herodi po ndërtonte. Ai është fëmijë, duhet mbajtur në krahët e prindërve, por tashmë është Ai që shpëton popullin e Tij dhe të gjithë popujt. Ai është Tempulli i vërtetë i Hyjit! Simeoni dhe Ana u thonë të gjithëve: kushdo që dëshiron të shpëtohet nuk mjafton të hyjë në tempullin e rindërtuar nga Herodi, por të takojë Atë fëmijë.
3 |
2024
SHKURT
Sh. Vlashi e Sh. Oskar
E SHTUNË
Ishin porsi
‘delet pa bari’
3/2 E SHTUNË GJ. V. [IV]
(pf: Sh. Vlashi, ip. e mart., † shek. IV; Sh. Oskar, ip.,
† 865;)
1Mbr 3,4-13; Ps 118; Mk 6,30-34
Ishin porsi ‘delet pa bari’ Mk 6,34
Delet pa bari nuk dinë çfarë të bëjnë, ku të shkojnë për të ngrënë, nuk dinë të mbrohen. Ata njerëz ishin të tillë: askush nuk i mësonte t'i bindeshin Hyjit, askush nuk u thonte atyre se Hyji i donte dhe se edhe ata mund të përjetonin të njëjtën dashuri sikurse Ati. Për këtë ata tërheqin dhembshurinë e Jezusit.
4 |
2024
SHKURT
E DIEL
I thanë:
“Të gjithë po të kërkojnë”
4/2 E DIEL GJ. V. Viti B [I]
Jb 7,1-4.6-7; Ps 146; 1Kor 9,16-19.22-23; Mk 1,29-39
I thanë: “Të gjithë po të kërkojnë”
Mk 1,37
Pse po e kërkojnë? Jezusi e kupton atë. Ata e kërkojnë sepse e dinë që Ai do dhe kështu që ata ende duan të jenë të dashur prej Tij. Megjithatë, Jezusi është i shqetësuar që edhe ata të mësojnë të duan, të jetojnë jetën e re, jetën hyjnore.
5 |
2024
SHKURT
Sh. Agata
E HËNË
Menjëherë
e njohtën
5/2 E HËNË GJ. V. [I]
(p: Sh. Agata, virgj. e mart., † 250)
1Mbr 8,1-7.9-13; Ps 131; Mk 6,53-56
Menjëherë e njohtën Mk 6,54
Njerëzit që duan njihen lehtësisht. Prandaj të gjithë e njohin Jezusin, e njohin Atë si Ai që lehtëson, shëron, shëlbon.
6 |
2024
SHKURT
Sh. Pal Miki e Shokët
E MARTË
Kështu zhbëni
Fjalën e Hyjit
6/2 E MARTË GJ. V. [I]
(p: Sh. Pal Miki e Shokët, martirë, † 1597) 1Mbr 8,22-23.27-30; Ps 83; Mk 7,1-13
Kështu zhbëni Fjalën e Hyjit Mk 7,13
Jezus, di edhe të qortojë. Secila prej mësimeve të Tij thotë se si duhet jetuar, por edhe si nuk duhet bërë. Njeriu di të jetë humorist, por me Zotin nuk është rasti. Njeriu nuk mund të pretendojë të jetojë Fjalën e Tij dhe të kultivojë interesat e veta: Ai e vëren atë.
7 |
2024
SHKURT
E MËRKURË
Qoftë bekuar Zoti,
Hyji yt,
që i paske pëlqyer
7/2 E MËRKURË GJ. V. [I]
1Mbr 10,1-10; Ps 36; Mk 7,14-23
Qoftë bekuar Zoti, Hyji yt, që i paske pëlqyer 1Mbr 10,9
Mbretëresha e Sabës e komplimenton Solomonin për bukurinë e shtëpisë së tij dhe mençurinë në mbretërimin e tij. Ndonëse është pagane, ajo di të dallojë se urtësia, rregulli dhe bukuria vijnë nga Hyji. Për këtë arsye, admirimi i njeriut nuk është i plotë dhe i vërtetë nëse ai nuk e bekon Hyjin.
8 |
2024
SHKURT
Sh. Jeronim Emiliani
Sh. Jozefina Bakhita
E ENJTE
Ajo erdhi
dhe u hodh para
këmbëve të tij
8/2 E ENJTE GJ. V. [I]
(p: Sh. Jeronim Emiliani, † 1537; Sh. Jozefina Bakhita, virgj., † 1947)
1Mbr 11,4-13; Ps 105; Mk 7,24-30
Ajo erdhi dhe u hodh para këmbëve të tij Mk 7,25
Ajo është një grua, vajza e vogël e së cilës "kishte në trup shpirtin e ndytë".
Vajza vuante, por nëna vuante edhe më shumë për atë situatë pa zgjidhje. Kush mund të ndërhyjë për të shëruar këtë vuajtje? E vetmja shpresë për atë grua është Jezusi: ajo e ka parë se Ai ka familjaritet me Hyjin!
9 |
2024
SHKURT
E PREMTE
“Gjithçka bëri mirë!”
9/2 E PREMTE GJ. V. [I]
1Mbr 11,29-32; 2,19; Ps 80; Mk 7,31-37
“Gjithçka bëri mirë!” Mk 7,37
Shurdhmemeci tani është në gjendje të dëgjojë dhe të shprehet. Ai madje mund të këndojë lavdërimet e Hyjit dhe të përsërisë Fjalët e Tij. Tani ai është një njeri i kompletuar, ndërsa më parë mund të konsiderohej vetëm një i mallkuar: po, sepse ai i ishte e ndaluar të dëgjonte Fjalën e Hyjit dhe t'ua dhuronte të tjerëve.
10 |
2024
SHKURT
Sh. Skolastika
E SHTUNË
I bekoi edhe ata
dhe u urdhëroi t’ua
ndajnë
10/2 E SHTUNË GJ. V. [I]
(p. Sh. Skolastika, virgj., † 542 )
1Mbr 12,26-32;13,33-34; Ps 105; Mk 8,1-10
I bekoi edhe ata dhe u urdhëroi t’ua ndajnë
Mk 8,7
Edhe peshqit e vegjël janë të bekuar. Dashuria e Hyjit e shpërndarë nga Jezusi është e plotë. Nuk dhuron vetëm bukë!
Faleminderit, o Zot Jezus: atij që të dëgjon dhe të bindet nuk i mungon asgjë.
11 |
2024
SHKURT
E DIEL
“Nëse do,
mund të më
pastrosh!”
11/2 E DIEL GJ. V. Viti B [II]
Lev 13,1-2.44-46; Ps 31; 1Kor 10,31 – 11,1; Mk 1,40-45
“Nëse do, mund të më pastrosh!” Mk 1,40
I gërbuluri i lutet Jezusit. Kujt do t’i ishte afruar vallë për të kërkuar të shërohet dhe pastruar? Të gjithë të tjerët, duke përfshirë edhe burrat e pushtetshëm, i mbajnë të gërbulurit larg, nuk duan t'i takojnë, nuk mund t'i shohin. Vetëm Jezusi është i ndryshëm, vetëm Jezusi ka një dashuri që shëron dhe shëlbon.
12 |
2024
SHKURT
E HËNË
Qëndresa le të
ushtrohet me
përpikëri
12/2 E HËNË GJ. V. [II]
Jak 1,1-11; Ps 118; Mk 8,11-13
Qëndresa le të ushtrohet me përpikëri Jak 1,4
Shën Jakobi e nis letrën e tij në mënyrë të papritur: “Çmoni për gëzim të vërtetë, vëllezërit e mi, kur t’iu ndodhë të sprovoni çdo lloj vështirësie”. Sprovat na ushtrojnë në durim dhe durimi na bën të ngjashëm me Birin e Hyjit, i Cili vuajti për të dashur, për të mishëruar plotësisht ngjashmërinë e Vet me Hyjin.
13 |
2024
SHKURT
E MARTË
Dhe ende nuk
po kuptoni?!
13/2 E MARTË GJ. V. [II]
Jak 1,12-18; Ps 93; Mk 8,14-21
Dhe ende nuk po kuptoni?! Mk 8,21
Dishepujt e Jezusit janë si unë. Unë i kuptoj gjërat materiale, por të shohësh në ta shenjat e realiteteve shpirtërore është një ndërmarrje e vështirë. Nëse Vetë Jezusi nuk më ndihmon, nuk mundem.
Faleminderit, o Jezus, për pyetjet e tua, edhe nëse ndonjëherë tingëllojnë qortuese.
14 |
2024
SHKURT
E MËRKURË
Të mos dijë e majta
çfarë bën e djathta
14/2 E MËRKURA E PËRHIME [P]
Jl 2,12-18; Ps 50; 2Kor 5,20 6,2; Mt 6,1-6.16-18
Të mos dijë e majta çfarë bën e djathta Mt 6,3
Dëshira e shpeshtë është të duash të dish gjithçka. Dhe akoma më shpesh, që të tjerët nuk dinë asgjë për ne. Jezusi na siguron se Ati ynë sheh gjithçka, sheh në fshehtësi, por nuk i thotë asgjë askujt. Ai na respekton dhe vlerëson që edhe ne lëmë veten të shihemi prej Tij me përulësi dhe vetëm prej Tij, që të mos ushqejmë krenarinë në ne.
15 |
2024
SHKURT
E ENJTE
Ta marrë kryqin e
vet... dhe të më ndjekë
15/2 E ENJTE PAS TË PËRHIMES [IV]
Lp 30,15-20; Ps 1; Lk 9,22-25
Ta marrë kryqin e vet... dhe të më ndjekë Lk 9,23
Sapo kemi filluar Kreshmën. Jezusi mirëpret shoqërinë tonë dhe na mirëpret në shtegun në të cilin Ai po ecën. Nuk mund t'i mësojmë asgjë dhe kjo është një hir, sepse vetëm sytë e Tij e shohin dritën.
16 |
2024
SHKURT
E PREMTE
Lartësoje zërin
tënd...
shpallja popullit
tim fajet e tij
16/2 E PREMTE PAS TË PËRHIMES [IV]
Is 58,1-9; Ps 50; Mt 9,14-15
Lartësoje zërin tënd... shpallja popullit tim fajet e tij Is 58,1
Profeti është i ngarkuar për të qortuar popullin, i cili dëshiron të gëzojë të mirat e Zotit pa bërë asgjë për ta dëgjuar dhe për t'iu bindur.
Kushdo që luan komedi me Hyjin nuk mund të dëgjohet prej Tij. Le të përgatitemi ta dëgjojmë seriozisht zërin e Jezusit.
17 |
2024
SHKURT
Shtatë Shenjtërit Themelues
Shërbëtorët e Marisë
E SHTUNË
Atëherë
në Zotin do ta gjesh kënaqësinë tënde
17/2 E SHTUNË PAS TË PËRHIMES [IV]
(pf: Shtatë Shenjtërit Themelues Shërbëtorët e Marisë) Is 58,9-14; Ps 85; Lk 5,27-32
Atëherë në Zotin do ta gjesh kënaqësinë tënde Is 58,14
Premtimet e Zotit janë shumë ngushëlluese dhe të bukura. Kujt po i drejtohen? Për ata që i binden Atij, që i duan të varfërit dhe të vuajturit, që janë bujarë dhe të vëmendshëm ndaj të vegjëlve. Këta, pikërisht po bëjnë punën e Hyjit, i Cili kështu njihet nga të gjithë si Hyji i dashurisë dhe paqes.
18 |
2024
SHKURT
E DIEL
Kthehuni
e besojini Ungjillit
18/2 E DIEL K. K. Viti B [I]
Zan 9,8-15; Ps 24; 1Pjt 3,18-22; Mk 1,12-15
Kthehuni e besojini Ungjillit Mk 1,15
Jezusi vazhdon veprën e Gjon Pagëzuesit. Ky i fton në kthim dhe Jezusi gjithashtu propozon një ndryshim të brendshëm. Është sikur të thoshte: «Mos jeto në trishtim, tani jam këtu. Ti mund të gëzohesh, sepse Hyji të do dhe e derdh dashurinë e Tij mbi mbarë botën».
19 |
2024
SHKURT
E HËNË
Mos u hakmerr
19/2 E HËNË K. K. [I]
Lev 19,1-2.11-18; Ps 18; Mt 25,31-46
Mos u hakmerr Lev 19,18
Hyji i Moisiut i ofron shërbëtorit të Vet një sërë udhëzimesh. Nëse do të zbatohen, njerëzit do të jetojnë një jetë të lumtur dhe të qetë, do të kenë forcën të përballen me armiqtë e tyre, do të jenë të sigurt në tokë. Një udhëzim i tillë është: Mos u hakmerr, pra nuk do të udhëhiqesh nga e keqja, nuk do ta dyfishosh atë, do të mbahesh gjithmonë pas mirësisë së Zotit.
20 |
2024
SHKURT
E MARTË
E mos na lër
të biem në tundim
20/2 E MARTË K. K. [I]
Is 55,10-11; Ps 33; Mt 6,7-15
E mos na lër të biem në tundim Mt 6,13
Jezusi po mëson të luten. Dishepujt e dinë se ka tundime që të çojnë në të keqe dhe ata e dinë se nuk janë aq të mençur sa t'i dallojnë ato, as të fortë për t'i mposhtur ato. Ata do t'i kërkojnë Atit ndihmën që u nevojitet për të qenë besnikë.
21 |
2024
SHKURT
Sh. Pjetër Damiani
E MËRKURË
Besuan në Hyjin
dhe dhpallën agjërim
21/2 E MËRKURË K. K. [I]
(pf: Sh. Pjetër Damiani, ip. e mës. i K., † 1072) Jon 3,1-10; Ps 50; Lk 11,29-32
Besuan në Hyjin dhe dhpallën agjërim
Jon 3,5
Paganët e Ninivës dëgjojnë profetin e Hyjit. Është Jona, një profet sigurisht jo shembullor, i pabindur dhe i pamëshirë. Megjithatë, ata e kuptojnë se ftesa për kthim vjen nga Zoti. E dëgjojnë dhe shpëtohen!
22 |
2024
SHKURT
SELIA E SHËN PJETRIT
E ENJTE
Ti je Mesia ‑ Biri i
Hyjit të gjallë
22/2 E ENJTE SELIA E SHËN PJETRIT [P]
1Pjt 5,1-4; Ps 22; Mt 16,13-19
Ti je Mesia ‑ Biri i Hyjit të gjallë Mt 16,16
Ne kremtojmë një mister të rëndësishëm: Jezusi i ka dhënë Pjetrit autoritetin për të mësuar të gjithë Kishën. Kjo do të thotë që një njeri ka autoritetin e Hyjit për ne! Ai është një njeri që shquhet për sigurinë dhe saktësinë e besimit të tij në Jezusin.
23 |
2024
SHKURT
Sh. Polikarpi
E PREMTE
Do të jetojë,
nuk do të vdesë
23/2 E PREMTE K. K. [I]
(p: Sh. Polikarpi ip. e mart, †155)
Ez 18,21-28; Ps 129; Mt 5,20-26
Do të jetojë, nuk do të vdesë EZ 18,21
Ata që kthehen braktisin rrugën e egoizmit për të filluar të dëgjojnë Atin tonë që është në qiell. Kushdo që kthehet merr jetë prej Tij.
24 |
2024
SHKURT
E SHTUNË
Ti do të jesh populli
i shenjtë i Zotit
24/2 E SHTUNË K. K. [I]
Lp 26,16-19; Ps 118; Mt 5,43-48
Ti do të jesh populli i shenjtë i Zotit
Lp 26,19
Edhe sot Zoti na nxit ta dëgjojmë, t'i bindemi, të jetojmë mençurinë e Tij. Është e vetmja rrugë e vërtetë, e shenjtë dhe e bukur, rruga e jetës.
25 |
2024
SHKURT
E DIEL
Nuk panë askënd
tjetër, përveç vetëm
Jezusit me ta
25/2 E DIEL K. K. Viti b [II]
Zan 22,1-2.9.10-13.15-18; Ps 115; Rom 8,31-34; Mk 9,2-10
Nuk panë askënd tjetër, përveç vetëm Jezusit me ta Mk 9,8
Në këtë të dielë të dytë të Kreshmës, le ta përqendrojmë shikimin tek Jezusi. Ai është i ndritshëm dhe fjalët hyjnore kumbojnë përmes Tij. Moisiu dhe Elia e shpallën dhe tani e shohin. Dishepujt gjithmonë do të mahniten vetëm prej Tij dhe zëri i Tij do të zëvendësojë atë të të gjithë profetëve.
26 |
2024
SHKURT
E HËNË
Bëhuni edhe ju
të mëshirshëm
26/2 E HËNË K.K. [II]
Dan 9,4-10; Ps 78; Lk 6,36-38
Bëhuni edhe ju të mëshirshëm Lk 6,36
Jezusi vazhdon të na flasë për Atin dhe kështu na bën të vetëdijshëm se jeta jonë e vërtetë dhe lumturia që kërkojmë janë në ngjashmërinë me Të. Nëse nuk do të jetonim dashurinë e Tij të mëshirshme, ne nuk mund ta quanim veten bijtë e Tij.
27 |
2024
SHKURT
E MARTË
Nëse s’do të doni e do
të më ngacmoni të
hidhërohem,
shpata do t’ju përpijë
27/2 E MARTË K. K [II]
Is 1,10.16-20; Ps 49; Mt 23,1-12
Nëse s’do të doni e do të më ngacmoni të hidhërohem, shpata do t’ju përpijë Is 1,20
Profetët vazhdojnë t'i nxisin njerëzit që ta dëgjojnë Zotin, ta imitojnë Atë në dashuri, të jenë fitimtarë mbi egoizmin e tyre. Ata që jetojnë kështu me siguri do të përparojnë, por ata që refuzojnë nuk do të kenë asnjë shpresë.
28 |
2024
SHKURT
E MËRKURË
Biri i njeriut, s’erdhi
për të qenë shërbyer
28/2 E MËRKURË K. K. [II]
Jer 18,18-20; Ps 30; Mt 20,17-28
Biri i njeriut, s’erdhi për të qenë shërbyer Mt 20,28
Jezusi bën të njihet prej dishepujve. Ata e kanë kaq të vështirë të pranojnë që Ai është ndryshe nga ata, nga ne! Në fakt, nuk është Ai që duhet të mësojë, por ne gjithmonë duhet të kthehemi, të ri-orientohemi tek Ai. Le ta drejtojmë vështrimin tonë me vëmendje: Ai e jeton jetën e vërtetë të njeriut, ashtu siç e ka dëshiruar Hyji, në mënyrë të tillë që të marrë pjesë në jetën hyjnore.
29 |
2024
SHKURT
E ENJTE
Qoftë mallkuar
ai njeri që në njeriun
shpreson
28/2 E ENJTE K. K. [II]
Jer 17,5-10; Ps 1; Lk 16,19-31
Qoftë mallkuar ai njeri që në njeriun shpreson Jer 17,5
Gjuha e profetëve nuk është gjithmonë e ëmbël dhe e butë. Ndonjëherë ata përdorin fjalë të forta, sepse e dinë se edhe bijtë e pahijshëm kanë nevojë për kamxhikun. Dashuria e Hyjit mund të përdorë edhe mënyra të forta dhe të rënda, përndryshe ne mbetemi në gjumë dhe e lëmë veten të mashtrohemi.
1 |
2024
MARS
E PREMTE
Do të kenë nderim
ndaj djalit tim
1/3 E PREMTE K. K [II]
Zan 37,3-4.12-13.17-28; Ps 104; Mt 21,33-43.45-46
Do të kenë nderim ndaj djalit tim Mt 21,37
Jezusi po u flet udhëheqësve judenj, të cilët nuk e njohin dashurinë e Atit. Për shkak të kësaj injorance, të shkaktuar nga krenaria dhe egoizmi i tyre, ata nuk e mirëpresin Jezusin, përkundrazi e urrejnë. Ai, Biri, e di se vdekja e pret nga ana e tyre. Dhe është gjithashtu edhe për ta që Ai ofron jetën.
O Jezus i mëshirshëm, të dua edhe për ata që nuk të duan!
2 |
2024
MARS
E SHTUNË
I ati e pa,
u ngashërye
2/3 E SHTUNË K. K. [II]
Mik 7,14-15.18-20; Ps 102; Lk 15,1-3.11-32
I ati e pa, u ngashërye Lk 15,20
E pa sepse e priste. Babai i atij djali, që u largua nga rruga e drejtë dhe tani ishte në rrugën e kthimit, nuk kishte pushuar kurrë së dashuruari atë. Ai e dinte se larg tij thjesht po shkatërronte veten, prandaj vuante dhe mezi priste që ai të kthehej. Edhe unë, i mjerë siç jam, jam i pritur. Pendimi im do të jetë një gëzim i madh për Atin, por edhe për mua.
3 |
2024
MARS
E DIEL
Ç’shenjë na jep
duke vepruar kështu?
3/3 E DIEL K. K. Viti B [III]
Dal 20,1-17; Ps 18; 1Kor 1,22-25; Gjn 2,13-25
Ç’shenjë na jep duke vepruar kështu? Gjn 2,18
Jezusi përzë nga tempulli, shtëpia e Atit të Vet, shitësit e kafshëve dhe këmbyesit e parave: Ai nuk mund të lejojë që Ati të ngatërrohet me një tregtar! Udhëheqësit i kërkojnë Atij një shenjë të autoritetit të Tij për të ndërhyrë me kaq vendosmëri. Ati do ta japë vetë, kur, pasi ta kenë vrarë ata, skllevër të të ligut, Ai do ta ringjallë; Ai, Biri i vetëm që zbulon Atin në të vërtetën.
4 |
2024
MARS
Sh. Kazimiri
E HËNË
Lahu e do të
pastrohesh
4/3 E HËNË K. K. [III]
(pf: Sh. Kazimiri, † 1484)
2Mbr 5,1-15; Ps 41-42; Lk 4,24-30
Lahu e do të pastrohesh 2Mbr 5,13
Shërbëtorët me përulësi dhe thjeshtësi i kujtojnë Naamanit, komandantit të ushtrisë, një i gërbulur, fjalët e profetit. Pas një hutimi, ai e lë veten të bindet dhe bën atë që i kishte thënë Elizeu: lahet në lumë dhe nëpërmjet kësaj bindjeje e gjen veten të shëruar, të pastruar nga gërbula.
Faleminderit, o Jezus, që u jep hir të përvuajturve, shërbëtorëve.
5 |
2024 |
MARS E MARTË |
2024
E MARTË
Ki durim me mua
dhe do t’i kthej
të gjitha
4/3 E MARTË K. K. [III]
Dan 3,25.34-43; Ps 24; Mt 18,21-35
Ki durim me mua dhe do t’i kthej të gjitha Mt 18,26
Zotëria i shëmbëlltyrës e di mirë se është e pamundur që ky punonjës i tij të shlyejë borxhin e tepruar të kontraktuar me të. Në lutjen e tij të zjarrtë dhe të penduar ai i fal gjithçka. Është një imazh që jep një ide të situatës sonë përpara Hyjit. Ne i jemi borxhli Atij për jetën, për njohjen e Birit të Tij Jezus, për gjithçka. Ne do t'i kërkojmë Atij falje në këtë Kreshmë, sepse shpesh jetojmë për veten tonë dhe jo për Të dhe i keqtrajtojmë të afërmit tanë.
6 |
2024
MARS
E MËRKURË
Ki mendjen mirë
të mos i harrosh assesi
ngjarjet që i pe me
sytë e tu
6/3 E MËRKURË K. K. [III]
Lp 4,1.5-9; Ps 147; Mt 5,17-19
Ki mendjen mirë të mos i harrosh assesi ngjarjet që i pe me sytë e tu Lp 4,9
Populli po i afrohet malit Sinai, ku do të marrë "dhjetë fjalët". Hyji përfiton nga rasti për të ftuar Moisiun dhe popullin që të mos harrojnë gjërat e mrekullueshme që ndodhën para syve të tyre në Egjipt dhe në shkretëtirë. Vetëm Ai është Zoti! Ai dëshiron t'i ndihmojë ata të jenë besnikë ndaj Besëlidhjes së Tij dhe të ruhen nga mentalitetet tërheqëse, por mashtruese të popujve që takojnë në rrugën e tyre për në Tokën e Premtuar.
7 |
2024
MARS
Sh. Perpetua Sh. Feliçita
E ENJTE
Kush nuk bashkon
me mua, shpërndan
7/3 E ENJTE K. K. [III]
(p: Sh. Perpetua dhe Feliçita, mart, † 202-203) Jer 7,23-28; Ps 94; Lk 11,14-23
Kush nuk bashkon me mua, shpërndan
Lk 11,23
Gjyshja ime kishte një besim të thjeshtë. Ajo nuk fliste shumë për këtë, por ndonjëherë më përsëriste një Fjalë që besoj se e mbante në zemër dhe e ndihmonte: “U munduam gjithë natën pa marrë asgjë”. Gjatë jetës së saj të gjatë ajo kishte përjetuar se pa Jezusin nuk mund të bënte asgjë të mirë.
8 |
2024
MARS
Sh. Gjoni i Hyjit
E PREMTE
Tjetër urdhër
më të madh se këta
nuk ka
8/3 E PREMTE K. K. [III]
(Sh. Gjoni i Hyjit rregulltar, †1550)
Oz 14,2-10; Ps 80; Mk 12,28-34
Tjetër urdhër më të madh se këta nuk ka Mk 12,31
Jezusi i përgjigjet skribit duke i kujtuar frazën e përsëritur tri herë në ditë nga çdo izraelit: “Zoti Hyji ynë, është një Zot i vetëm. Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë mendjen tënde e me gjithë fuqinë tënde...”. Dhe me autoritetin e Tij Ai shton të dytën: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten". Dhe pastaj: "Tjetër urdhër më të madh se këta nuk ka".
Ai i përmbledh të dyja në një, si dy anët e një monedhe. Nuk mund të jetë njëri pa tjetrin.
9 |
2024
MARS
Sh. Françeska Romake
E SHTUNË
O Hyj, ki mëshirë
për mua mëkatarin
9/3 E SHTUNË K. K. [III]
(p: Sh. Françeska Romake, rreg., † 1440) Oz 6,1-6; Ps 50; Lk 18,9-14
O Hyj, ki mëshirë për mua mëkatarin
Lk 18,13
Është lutja e përulur e tagrambledhësit, e raportuar nga Jezusi në shëmbëlltyrë. Hyjit i pëlqen kjo thirrje dhe e plotëson atë, sidomos kur ne e shprehim atë me vërtetësi. Ai do të na ndihmojë duke na falur dhe rinovuar marrëdhënien tonë me Të dhe me afërmit tanë. Faleminderit, o Zot Jezus!
10 |
2024
MARS
E DIEL
Por njerëzit
më tepër deshën
errësirën se dritën
10/3 E DIEL K. K. Viti B [IV]
2Kro 36,14-16.19-23; Ps 136; Ef 2,4-10; Gjn 3,14-21
Por njerëzit më tepër deshën errësirën se dritën Gjn 3,19
Pse, o Atë, njerëzit që Ti i do dhe i krijon, madje, edhe unë mes tyre, ndonjëherë e duam dhe e kërkojmë atë që nuk të pëlqen dhe çfarë na lëndon? Të gjithë kemi lindur në rrugën e Adamit, i cili u largua prej Teje... Por Ti, për të na tërhequr drejt Teje dhe për të na dhënë sërish jetë e gëzim, ofrove Birin Tënd të vetëm, Jezusin! Faleminderit me gjithë zemër!
11 |
2024
MARS
E HËNË
Djali yt është
shëndosh e mirë
11/3 E HËNË K. K. [IV]
Is 65,17-21; Ps 29; Gjn 4,43-54
Djali yt është shëndosh e mirë Gjn 4,51
Jezusi e pranon lutjen tonë që buron nga dashuria dhe vuajtja, ashtu siç pranoi atë të nëpunësit të mbretit për djalin e tij. Kur i besojmë Atij dhe Fjalës së Tij, do të shohim mirësinë dhe fuqinë e Tij dhe do të përqafojmë besimin e vërtetë tek Ai përgjithmonë.
12 |
2024
MARS
E MARTË
Mori shtrojën e vet
dhe ecte
12/3 E MARTË K. K. [IV]
Ez 47,1-9.12; Ps 45; Gjn 5,1-16
Mori shtrojën e vet dhe ecte Gjn 5,9
Ai njeri ishte i sëmurë për shumë vite. Ai ishte afër pishinës, ujërat e së cilës shëronin, por nuk kishte njeri që mund ta zhyste në të... Jezusi e pa. Edhe unë, edhe ti, jam i sigurt se e ke shijuar shumë herë shikimin e Jezusit dhe falë Tij ti ke rifilluar, me barrën tënde, të ecësh në dashuri.
13 |
2024
MARS
E MËRKURË
Zoti po e ngushëllon
popullin e vet
13/3 E MËRKURË K. K. [IV]
Is 49,8-15; Ps 144; Gjn 5,17-30
Zoti po e ngushëllon popullin e vet
Is 49,13
Në këtë Kreshmë, me ndihmën e Shpirtit të Shenjtë, le të përpiqemi ta bëjmë jetën tonë në përputhje me dëshirat e Atit, në mënyrë që të jemi si Ai, si bij të vërtetë. Ai, më i ndjeshëm se baballarët më të mirë, sapo sheh përkushtimin tonë, vjen të na takojë, na ngushëllon, na mbush me mallin e Tij!
14 |
2024
MARS
E ENJTE
Gjoni ishte dritëz
që digjej e ndriçonte
14/3 E ENJTE K. K. [IV]
Dal 32,7-14; Ps 105; Gjn 5,31-47
Gjoni ishte dritëz që digjej e ndriçonte
Gjn 5,35
Jezusi u flet udhëheqësve judenj që nuk e duan Atë dhe nuk e kanë dashur as Gjon Pagëzuesin, të dërguar për të përgatitur zemrat për takimin me Të. Kështu, kur nuk i duam Barinjtë tanë që na japin Ungjillin, ne nuk po e duam në të vërtetë Jezusin.
15 |
2024
MARS
E PREMTE
Unë nuk erdha
prej vetvetes
15/3 E PREMTE K. K. [IV]
Ur 2,1.12-22; Ps 33; Gjn 7,1-2.10.25-30
Unë nuk erdha prej vetvetes Gjn 7,28
Jezusi po merr pjesë në Festën e Tëbanave. Ai jep mësim në tempull dhe shumë mrekullohen me njohurinë e Tij për Shkrimet e Shenjta. Ato janë Fjala e Atit të Tij, që Ai e dëgjoi që në moshë të re, të cilën Ai do ta citojë në të gjithë predikimin e Tij dhe që do ta jetojë në maksimum.
16 |
2024
MARS
E SHTUNË
Ty ta kam besuar
çështjen time
16/3 E SHTUNË K. K. [IV]
Jer 11,18-20; Ps 7; Gjn 7,40-53
Ty ta kam besuar çështjen time Jer 11,20
Ashtu si profeti Jeremia, edhe Jezusi, në momentin e sprovës, të refuzimit të njerëzve, ia besoi Veten Atit. Dhe Ai nuk u zhgënjye: dashuria e plotfuqishme e Atit e bëri Atë një bekim dhe shpëtim për të gjithë, madje edhe për ata që do ta kishin vrarë. Njëri prej tyre, në këmbët e kryqit, do të thërrasë: "Vërtet Ky njeri ishte Biri i Hyjit"!
17 |
2024
MARS
E DIEL
E lavdërova dhe
prapë do ta lavdëroj
17/3 E DIEL K. K. Viti B [I]
Jer 31,31-34; Ps 50; Heb 5,7-9; Gjn 12,20-33
E lavdërova dhe prapë do ta lavdëroj
Gjn 12,28
O Jezus, Ti gjithmonë ke dashur të përmbushësh vullnetin e Atit Tënd: e njihje zemrën e Tij, ishe në dashurinë e Tij nga përjetësia, e dije se të lavdëroje Emrin e Atit Tënd, Dashuria për të gjithë, do të thoshte për Ty të vdisje në kryq. Ti iu lute Atij dhe prej Tij more forcë.
18 |
2024
MARS
Sh.Çirli
i Jerusalemit
E HËNË
As unë nuk po të
dënoj;
shko, por tani e tutje
mos mëkato më
18/3 E HËNË K. K. [I]
(p: Sh. Çirili i Jerusalemit, ip. e mës. K., † 386) Dan 13,1-9.15-17.19-30.33-62; Ps 22; Gjn 8,1-11
As unë nuk po të dënoj; shko, por tani e tutje mos mëkato më Gjn 8,11
Edhe unë dua ta dëgjoj këtë fjalë nga goja e Jezusit! Pashka është afër: është koha e duhur për një rrëfim të bukur! Jam i sigurt se Jezusi do të më falë dhe gjithashtu do të më thotë: "Mos mëkato më", domethënë: mos rri larg meje asnjë minutë!
19 |
2024
MARS
- JOZEFI FATI MARISË VIRGJËR
E MARTË
Jozef, biri i Davidit,
mos ki frikë ta
marrësh Marinë,
të fejuarën tënde
19/3 E MARTË SHËN JOZEFI, FATI I SHËN MARISË VIRGJËR [P]
2Sam 7,4-5.12-14.16; Ps 88; Rom 4,13.16-18.22;
Mt 1,16.18-21.24 ose Lk 2,41-51
Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh Marinë, të fejuarën tënde Mt 1,20
Shën Jozefi quhet "njeri i drejtë", sepse ai gjithmonë kërkonte vullnetin e Hyjit dhe e jetonte atë. Kështu ai pati ndihmën e Atit në mënyrë të gjallë dhe të qartë: i dha dritë dhe paqe për të pritur Marinë si nusen e tij.
20 |
2024
MARS
Sh. Niketa
E MËRKURË
Nëse do ta mbani
fjalën time, vërtet do
të jeni nxënësit e mi
20/3 E MËRKURË K. K. [I]
Dan 3,14-20.46-50.91-92.95; Dan 3,52-56; Gjn 8,31-42
Nëse do ta mbani fjalën time, vërtet do të
jeni nxënësit e mi Gj 8,31
Sa e bukur, sa e re është mënyra Jote e të folurit, o Jezus: "... do ta mbani fjalën time"! Unë mund të jetoj në dritën e Fjalës Sate; unë mund të pushoj dhe të punoj shumë, të vuaj dhe të kënaqem duke e mbajtur Atë në zemrën time dhe duke e lënë veten të udhëhiqem prej Saj. Ti je i pranishëm, o Zot Jezus: për këtë unë marr jetën e vërtetë, jetën si bir i Atit qiellor. Faleminderit!
21 |
2024
MARS
E ENJTE
Do të bëj të
shtohesh shumë,
tesve shumë
21/3 E ENJTE K. K. [I]
Zan 17,3-9; Ps 104; Gjn 8,51-59
Do të bëj të shtohesh shumë, tesve shumë Zan 17,6
Abrahami u bë vërtet i frytshëm nga Zoti, të Cilit ai i kishte besuar: nga pasardhësit e tij do të lindte Jezusi, Shpëtimtari i të gjithëve! Por krerët e popullit të Tij nuk do ta kishin mirëpritur, përkundrazi... Ata nuk kishin besim, nuk jetonin një marrëdhënie të përvujtë me Hyjin.
Të mirëpres, o Jezus, dhe e di që Ti edhe sot do të mund të më mbash në zemrën e Atit.
22 |
2024
MARS
E PREMTE
Ju tregova
shumë vepra të mira
22/3 E PREMTE K. K. [I]
Jer 20,10-13; Ps 17; Gjn 10,31-42
Ju tregova shumë vepra të mira Gjn 10,32
Jezusi, i përndjekur, përpiqet t'i ndihmojë armiqtë e Vet duke u kujtuar mrekullitë e Tij, të para me vetë sytë e tyre. Ai do të donte që ata ta njihnin Atë si Mesinë e pritur, Shëlbuesin, për të njohur jetën e vërtetë... Por vetëm të përvujtët do të jenë në gjendje ta njohin Atë.
23 |
2024
MARS
Sh.Turibi i Mongrovejës
E SHTUNË
Banesa ime
e përhershme
do të jetë mes tyre
23/3 E SHTUNË K. K. [I]
(p: Sh. Turibi i Mongrovejës, ip., † 1606) Ez 37,21-28; Jer 31,10-13; Gjn 11,45-57
Banesa ime e përhershme do të jetë
mes tyre EZ 37,27
Nesër do të fillojmë Javën e Madhe: mund të themi se po hyjmë në Pashkën e Jezusit. Sot, me ndihmën e Shpirtit Shenjt, lexojmë fragmentin nga Ezekieli. Kjo na bën të falënderojmë Zotin për realitetin e jashtëzakonshëm që, me çmimin e gjakut të Tij, Ai ka përgatitur për ne: Ai do të banojë mes nesh dhe kështu ne nuk do të jemi më kurrë vetëm.
24 |
2024
MARS
E DIELA E LARIT
Rrini zgjuar
dhe lutuni të mos
bini në tundim
24/3 E DIELA E LARIT Viti B [P]
Mk 11,1-10 ose Gjn 12,12-16; Is 50,4-7; Ps 21; Fil 2,6-11; Mundimi: Mk 14,1 - 15,47
Rrini zgjuar dhe lutuni të mos bini
në tundim Mk 14,38
O Jezus, faleminderit që na mësove të lutemi! Përpara mundimeve Tuaja kërkuat Atin: doje të bëje vullnetin e Tij me gjithë zemër. Ti more ndihmën e Tij: në tundimin më të fortë, në momentin e vdekjes në kryq, Ti mbete Biri i bindur. O Jezus, edhe unë do të lutem në këtë Javë të Dritës.
25 |
2024
MARS
E HËNA E MADHE
Shtëpia u mbush
me erën e këndshme
të parfumit
25/3 E HËNA E MADHE [II]
Is 42,1-7; Ps 26; Gjn 12,1-11
Shtëpia u mbush me erën e këndshme
të parfumit Gjn 12,3
Ishte aroma e dashurisë, e asaj dashurie për të cilën Jezusi ishte plotësisht i denjë: në të vërtetë, Ai ishte gati të ofronte Veten si Qengji i vërtetë, në atë Pashkë të shumëpritur. Edhe unë do ta mbush jetën time me atë parfum. Dashuria për Jezusin do të më bëjë gjithashtu t’i dua vëllezërit e Tij dhe të mi, veçanërisht ata më në nevojë.
26 |
2024
MARS
E MARTA E MADHE
Të caktoj të jesh
drita e popujve
26/3 E MARTA E MADHE [II]
Is 49,1-6; Ps 70; Gjn 13,21-33.36-38
Të caktoj të jesh drita e popujve Is 49,6
O Jezus, ndërsa Ti po tradhtoheshe nga dishepulli Yt dhe po mirëprisje "kelkun" nga Ati Yt, ky premtim i Tij ishte disi i errësuar.
Ti vuajte: me paqe, me përulësi, me dashuri. Kur edhe unë të kem hirin të vuaj për Ty, o Jezus, do ta kujtoj këtë premtim: Ati do të më bëjë dritë për shumë njerëz!
27 |
2024
MARS
E MËRKURA E MADHE
Ja, Zoti Hyj është
ndihmëtari im
27/3 E MËRKURA E MADHE [II]
Is 50,4-9; Ps 68; Mt 26,14-25
Ja, Zoti Hyj është ndihmëtari im Is 50,9
Kjo Fjalë i referohet Jezusit të përndjekur dhe, falë Tij, të gjithë të shtypurve. Besimi te Ati u jep bijëve të Tij forcën për të qenë besnikë ndaj vullnetit të Tij, domethënë të duan të gjithë pa parapëlqime, madje edhe armiqtë.
28 |
2024
MARS
E ENJTJA E MADHE
Nuk jeni të gjithë
të pastër
28/3 E ENJTJA E MADHE [II]
Dal 12,1-8.11-14; Ps 115; 1Kor 11,23-26; Gjn 13,1-15
(Mesha “in Coena Domini”)
Nuk jeni të gjithë të pastër Gjn 13,11
Jezusi është me të Vetët. Ai po lan këmbët e tyre. Ai i kishte pastruar me Fjalën e Tij të dashurisë. Fatkeqësisht, Juda nuk e la veten të duhej, nuk pyeti askënd për këshilla dhe e tradhtoi Zotin e tij.
Eja, o Shpirt Shenjt, ma djeg krenarinë, më përul dhe më lër të transformohem nga Korpi dhe Gjaku i Krishtit, i ofruar si flijim për pastrimin nga mëkati.
29 |
2024
MARS
E PREMTJA E MADHE
Ishte i shkruar hebraisht, latinisht
e greqisht
29/3 E PREMTJA E MADHE [P]
Is 52,13 53,12; Ps 30; Heb 4,14-16; 5,7-9; Gjn 18,1 19,42
Ishte i shkruar hebraisht, latinisht e greqisht Gjn 19,20
Ishte mbishkrimi i vendosur në kryq mbi kokën e Jezusit.
O Jezus, Ti që vdes duke dashur, Ti je Fjala, e vetmja që meriton të shkruhet në çdo gjuhë, e vetmja që kuptohet nga çdo zemër! Sot edhe unë qëndroj në këmbët e kryqit Tënd për të lexuar dashurinë Tënde.
30 |
2024
MARS
E SHTUNA E MADHE
T’i afrohemi,
prandaj, plot guxim
fronit të hirit
30/3 E SHTUNA E MADHE [P]
T’i afrohemi, prandaj, plot guxim fronit të hirit Heb 4,16
Kjo nxitje i drejtohet secilit prej nesh, që besojmë në Jezusin, i Cili vdiq dhe u ringjall për mbarë njerëzimin. Ai është në të djathtë të Atit dhe ndërmjetëson pranë Tij si avokat, mbrojtës dhe kryeprift. Unë të adhuroj Ty, o Jezus: Ti e le Veten të futesh në varr, pasi hyre në vdekje, që të më shoqërosh edhe mua në praninë e Atit, në dritë.
31 |
2024
MARS
E DIELA E PASHKËVE
Me të vërtetë
u ngjall Zotëria
31/3 E DIELA E PASHKËVE Viti B [P]
Vap 10,34.37-43; Ps 117; Kol 3,1-4 ose 1Kor 5,6-8; Gjn 20,1-9 ose Mk 16,1-7 ose Lk 24,13-35
Me të vërtetë u ngjall Zotëria Lk 24,34
Është mbrëmja e ditës së Pashkëve. Dishepujt, të mbledhur në Çenakull, gëzohen për lajmin se Jezusi u ngjall dhe iu shfaq Simonit. Të dyve të Emausit, të cilët u kthyen "pa vonesë", pohonin se e kanë njohur pasi Ai u kishte shpjeguar Shkrimet dhe e theu Bukën.
Zoti u ringjall! Ai është ringjallur me të vërtetë! Për të gjithë jeta është e re! Aleluja!
1 |
2024
PRILL
E HËNË
Mos kini frikë!
Shkoni e lajmëroni...
1/4 E HËNA E PASHKËVE [P]
Vap 2,14.22-33; Ps 15; Mt 28,8-15
Mos kini frikë! Shkoni e lajmëroni...
Mt 28,10
Gratë arritën me guxim te varri. Tani ato i binden engjëllit që u urdhëron të raportojnë apostujve atë që u ndodhi. Dhe këtu Jezusi Vetë i takon dhe u përsërit të njëjtën ftesë sikurse engjëlli. Ato do të përpiqen të bashkohen me apostujt dhe së bashku me ta do të jenë dëshmitarë të ringjalljes së Tij. Ata që e duan Jezusin nuk bëjnë asgjë vetë.
2 |
2024
PRILL
E MARTË
Pse po qan,
moj burrneshë?
2/4 E MARTA E PASHKËVE [P]
Vap 2,36-41; Ps 32; Gjn 20,11-18
Pse po qan, moj burrneshë? Gjn 20,13
"Burneshë", emërtim domethënës. Kështu, Shkrimi e thërret Evën, kur Adami e takon si një dhuratë nga Zoti që i plotëson jetën. Jezusi i ringjallur takon për herë të parë Marinë e Magdalenës: është dhurata e Zotit për të. Por pse ajo po qan? A nuk e di ajo se është e çmuar në sytë e Zotit të saj?
3 |
2024
PRILL
E MËRKURË
O të pamend e të
ngadalshëm që të
besoni
3/4 E MËRKURA E PASHKËVE [P]
Vap 3,1-10; Ps 104; Lk 24,13-35
O të pamend e të ngadalshëm që të besoni Lk 24,25
Jezusi i ringjallur nuk ka ndërmend të ofendojë dy dishepujt e trishtuar dhe të zhgënjyer. Por ata vërtet tregojnë pamendësi, sepse nuk marrin parasysh as Shkrimet dhe as ato që Ai Vetë kishte thënë shumë herë. Sa i pamend që jam edhe unë! Në fakt, unë jetoj sikur Jezusi të mos e kishte mposhtur vdekjen.
4 |
2024
PRILL
E ENJTE
Shikojini duart
e mia... unë jam
4/4 E ENJTA E PASHKËS [P]
Vap 3,11-26; Ps 8; Lk 24,35-48
Shikojini duart e mia... unë jam
Lk 24,39
Jezus, duart e Tua janë ato që prekën vajzën e vdekur dhe arkivolin e djalit të Nainit. Janë duart që thyen bukët për pesë mijë burra, dhe me to ua dhe Trupin Tuaj dhe Kelkun e Gjakut apostujve. Ti ua tregon atyre: plagët nga gozhdët janë të dukshme. Dishepujt e kuptojnë se jeta e tyre do të shoqërohet gjithmonë me vdekjen dhe ringjalljen Tënde.
5 |
2024
PRILL
E PREMTE
Vetëm nëpër Të
fitohet shëlbimi
5/4 E PREMTA E PASHKËVE [P]
Vap 4,1-12; Ps 117; Gjn 21,1-14
Vetëm nëpër Të fitohet shëlbimi Vap 4,12
Pjetri, analfabet, peshkatar dhe mëkatar, po u flet anëtarëve të familjeve të kryepriftërinjve. Tashmë askush nuk mund të thotë fjalë të së vërtetës, përveç atyre që besojnë në Jezusin dhe flasin për Të. A do vërtet të shpëtosh jetën tënde? Ti ke vetëm një mundësi: t'i përmbahesh plotësisht Jezu Krishtit, i Cili vdiq dhe u ringjall.
6 |
2024
PRILL
E SHTUNË
I qortoi për
pabesimin e tyre
6/4 E SHTUNA E PASHKËVE [P]
Vap 4,13-21; Ps 117; Mk 16,9-15
I qortoi për pabesimin e tyre Mk 16,14
Kushdo që thotë se ringjallja e Jezusit është një shpikje nuk i merr parasysh këto fjalë. Vetë apostujt nuk prisnin ta shihnin përsëri Jezusin dhe, kur e panë, menduan se kishin haluçinacione. Para se të arrijmë te besimi, ne të gjithë kalojmë përmes mosbesimit. Besimi është një dhuratë, një dhuratë për të cilën nuk mund të mburrem. Dhuratë për ta kërkuar.
7 |
2024
PRILL
E DIEL
Lum ata që nuk panë
e besojnë
7/4 E DIELA E MËSHIRËS HYJNORE K. P. Viti B [P]
Vap 4,32-35; Ps 117; 1Gjn 5,1-6; Gjn 20,19-31
Lum ata që nuk panë e besojnë Gjn 19,17
Ata që i besojnë fjalës së apostujve janë të “lumë”, domethënë afër Zotit. Toma nuk e kishte bërë. Ai u mbështet në sytë dhe gishtat e tij më tepër se sa në dëshminë e vëllezërve të tij. Jezusi ka mëshirë për Tomën dhe ka shumë mëshirë edhe për mua, që nuk jam më i mirë se ai. Faleminderit, o Jezus!
8 |
2024
PRILL
E HËNË
Të gjithë u mbushën
me Shpirtin Shenjt
8/4 E HËNË K. P. [II]
Vap 4,23-31; Ps 2; Gjn 3,1-8
Të gjithë u mbushën me Shpirtin Shenjt Vap 4,31
Pas lutjes së zjarrtë, ja mrekullia e mrekullive: të gjithë marrin dhuratën e të qenit si Hyji, bartës të Shpirtit të Shenjtë! Dhe ata e kuptojnë këtë, sepse shpallin Fjalën e Zotit dhe e japin atë si pasurinë më të çmuar.
9 |
2024
PRILL
E MARTË
Po ashtu duhet
të lartësohet edhe
Biri i njeriut
9/4 E MARTË T. P. [II]
Vap 4,32-37; Ps 92; Gjn 3,7-15
Po ashtu duhet të lartësohet edhe Biri i njeriut Gjn 3,14
Është natë. Një personazh ka ardhur fshehurazi, Nikodemi. Ai dëshiron ta dëgjojë Jezusin dhe Jezusi e bën Veten të njohet jo si Ai që bën mrekulli, por si Ai që vdes për të shpëtuar ata që janë në mëkat, trashëgimtarë të Adamit. Kushdo që e do Atë kur është lart në kryq, do të shëlbohet nga forca grisëse e mëkatit, i lirë nga fuqia e botës, do të ringjallet në jetë të re.
10 |
2024
PRILL
E MËRKURË
Engjëlli i Zotit
hapi dyert e burgut
10/4 E MËRKURË K. P. [II]
Vap 5,17-26; Ps 33; Gjn 3,16-21
Engjëlli i Zotit hapi dyert e burgut Vap 5,19
Çfarë surprize! Kush do ta kishte imagjinuar ndonjëherë? As ata nuk e prisnin, as nuk e kishin pyetur Hyjin e tyre. Çfarë dinë të bëjnë engjëjt! Unë kurrë nuk do të dëshpërohem, sepse Hyji ka ende engjëj në dispozicion dhe, nëse do, do t'i dërgojë ata.
11 |
2024
PRILL
Sh. Stanislau
E ENJTE
Hyji nuk e jep
Shpirtin me masë
11/4 E ENJTE T. P. [II]
(p: Sh. Stanislau, ip. e mart., † 1079)
Vap 5,27-33; Ps 33; Gjn 3,31-36
Hyji nuk e jep Shpirtin me masë Gjn 3,34
O Jezus, Ti ende po i flet Nikodemit për t'u shfaqur. Kështu edhe ne mund të Të njohim: je Ti që na zhyt në dritën dhe dashurinë e Atit! Ti e bën atë me fjalët që nxirrni nga zemra e Tij. Unë të dëgjoj.
12 |
2024
PRILL
E PREMTE
U tërhoq përsëri
në mal
12/4 E PREMTE K. P. [II]
Vap 5,34-42; Ps 26; Gjn 6,1-15
U tërhoq përsëri në mal Gjn 6,15
Kur Jezusi e kuptoi se njerëzit nuk e kishin kuptuar shenjën e bukëve, as të atyre që kishin ngrënë deri në të ngopur dhe as të atyre që kishin mbetur, u fsheh. Ata donin ta bënin mbret. Ai nuk pranon të bëhet Mbret nga njerëzit, por vetëm nga Hyji Atë. Mbreti i krijuar nga njerëzit imponohet, Ai i bërë nga Zoti përul Vetveten. Gjithçka që mbetet është të lutemi!
13 |
2024
PRILL
Sh. Martini I
E SHTUNË
Unë jam!
Mos druani!
13/4 E SHTUNË K. P. [II]
(pf: Sh. Martini I, papë e mart., † 655)
Vap 6,1-7; Ps 32; Gjn 6,16-21
Unë jam! Mos druani! Gjn 6,20
Pse kishin frikë? Ata nuk kishin parë askënd të ecte mbi ujë. Ne mund ta presim edhe këtë nga Jezusi, që Ai të mund të bëjë atë që askush nuk e ka bërë ndonjëherë. Kur Ai është aty, sido që të jetë, frika nuk na përket më.
14 |
2024
PRILL
E DIEL
Ata i sollën një kurm peshku të pjekur
14/4 E DIEL K. P. Viti B [III]
Vap 3,13-15.17-19; Ps 4; 1Gjn 2,1-5; Lk 24,35-48
Ata i sollën një kurm peshku të pjekur
Lk 24,42
Ata e shohin përsëri, me shumë habi. Ata nuk dinë çfarë të mendojnë. Si është e mundur që shihet, nëse edhe ushtarët e Pilatit e panë të vdekur? Befasia mbetet, përkundrazi, edhe më e madhe, kur e shohin duke ngrënë peshkun e tyre. Unë gjithashtu mund vetëm të përulem dhe të besoj. Asgjë nuk është e pamundur për Hyjin dhe unë nuk mund ta mbyll atë në aftësinë time për të kuptuar.
15 |
2024
PRILL
E HËNË
Veproni...
por për një ushqim
që qëndron për
jetën e amshueshme
15/4 E HËNË K. P. [III]
Vap 6,8-15; Ps 118; Gjn 6,22-29
Veproni... por për një ushqim që qëndron për jetën e amshueshme Gjn 6,27
Njerëzit kishin kërkuar Jezusin, të etur për të ngrënë përsëri bukën e mrekullisë. Por ende ishte vetëm bukë. Ata nuk e kishin kuptuar se ishte një shenjë ta njihnin Atë si të dërguarin e Hyjit, Bariun e vërtetë. Ata nuk duhet të kërkojnë copat e mbetura nga dita e mëparshme, por ushqimin e ri, i cili ushqen një jetë të re, atë që Zoti mbjell në ne me ardhjen e Jezusit.
16 |
2024
PRILL
E MARTË
Nuk jua dha Moisiu
bukën prej qiellit
16/4 E MARTË K. P. [III]
Vap 7,51 8,1; Ps 30; Gjn 6,30-35
Nuk jua dha Moisiu bukën prej qiellit
Gjn 6,32
Jezusi përgjigjet. Mana e kohës së Moisiut vinte me përpikëri çdo ditë, falas. Por ishte një ushqim që nuk e pengonte askënd të vdiste e as të mëkatonte. Ushqimi i vërtetë i Hyjit do të na pengojë të mëkatojmë, sepse do të na bashkojë me Të dhe do të na pengojë të vdesim, sepse kushdo që është një me Atin është tashmë në jetën e përjetshme.
17 |
2024
PRILL
E MËRKURË
T’i ringjall
në ditën e fundit
17/4 E MËRKURË K. P. [III]
Vap 8,1-8; Ps 65; Gjn 6,35-40
T’i ringjall në ditën e fundit Gjn 6,40
Kjo "dita e fundit" ka qenë gjithmonë një mister për injorancën time. Do të jetë dita e ringjalljes, ajo që ka punuar për mua Jezusi. Është dita në të cilën unë do të shoh Hyjin tim dhe në të cilën nuk do të kem më uri apo etje. A do të më duhet të pres këtë ditë apo ka filluar tashmë? Në fakt, Jezusi tashmë më ngop dhe më shuan etjen, dhe tashmë më bën të shijoj dashurinë e Atit dhe paqen e braktisjes ndaj Tij.
18 |
2024
PRILL
E ENJTE
E buka që unë do ta
jap është trupi im
18/4 E ENJTE K. P. [III]
Vap 8,26-40; Ps 65; Gjn 6,44-51
E buka që unë do ta jap është trupi im
Gjn 6,51
"... trupi im për jetën e botës": pa këtë "trup" bota njeh vetëm vdekjen dhe pritjen e vdekjes. Unë jam i bekuar, sepse mund të ha bukën që është "trupi" që jep jetë të vërtetë, atë që nuk njeh vdekjen, sepse më bashkon me dashurinë e Hyjit, Perëndinë e përjetshme.
19 |
2024
PRILL
E PREMTE
Kush ushqehet me
këtë bukë
do të jetojë në amshim
19/4 E PREMTE K. P. [III]
Vap 9,1-20; Ps 116; Gjn 6,52-59
Kush ushqehet me këtë bukë do të jetojë në amshim Gjn 6,58
Fjalët e Jezusit janë vërtet misterioze! Ato na fusin me një botë të re, të ndryshme; një botë pa frikën e vdekjes. Unë dëshiroj të hyj në këtë botë të re, të panjohur e as të ndërtuar nga njerëzit. Unë ha bukën që vjen nga duart e Jezusit dhe e lë veten të transformohem.
20 |
2024
PRILL
E SHTUNË
Shpirti
është ai që jep jetën
20/4 E SHTUNË K. P. [III]
Vap 9,31-42; Ps 115; Gjn 6,60-69
Shpirti është ai që jep jetën Gjn 6,63
Jezusi na mëson të shquajmë dhe të dallojmë jetën biologjike dhe shpirtërore. E para është 'vendi' i të dytës. Dhe është kjo që të parën e mbush me gëzim, i jep kuptim me dashuri, e mban me shpresë. Do të qëndroj pranë Jezusit, i Cili më ofron Shpirtin, që të mos i bëj të kota ditët që kalojnë dhe ato që vijnë.
21 |
2024
PRILL
E DIEL
Unë
jam Bariu i mirë
21/4 E DIEL K. P. Viti B [IV]
Vap 4,8-12; Ps 117; 1Gjn 3,1-2; Gjn 10,11-18
Unë jam Bariu i mirë Gjn 10,14
Sa shëmbëlltyra përdor Jezusi për t'u bërë i njohur! Sot përdor atë që profetët dhe psalmet kanë përdorur tashmë për të na afruar me dashurinë e Atit tonë. Ai është Bariu që kujdeset për delet për t'i ushqyer, për t'i mbrojtur, për t'i mbajtur bashkë. Sot Jezusi zbulon se Hyji na do nëpërmjet Tij. Jezus, unë do të qëndroj pranë Teje!
22 |
2024
PRILL
Sh. Adalberti
E HËNË
Ai që nuk hyn...
nëpër derë... ai është
vjedhës dhe cub...
22/4 E HËNË K. P. [IV]
(pf Sh. Adalberti, ip. e mart. † 997)
Vap 11,1-18; Ps 41-42; Gjn 10,1-10
Ai që nuk hyn... nëpër derë... ai është vjedhës dhe cub... Gjn 10,3
Është e rëndësishme të dimë se nuk ka vetëm një bari, por edhe vjedhësit dhe cubat janë pranë deleve. Si t'i dallojmë ata? Unë do të shikoj se në cilën mënyrë ata hyjnë në vathë. Nëse kalojnë nga dera, janë të besueshëm. Nëse ata kalojnë përmes Jezusit, unë i dëgjoj ata. Nëse dikush nuk i referohet Jezusit, nuk është për mua: e shpërfill atë dhe largohem prej tij.
23 |
2024
PRILL
Sh. Gjergji
E MARTË
Unë i njoh dhe
ato vijnë pas meje
23/4 E MARTË K. P. [IV]
(pf: Sh. Gjergji, mart. † 303)
Vap 11,19-26; Ps 86; Gjn 10,22-30
Unë i njoh dhe ato vijnë pas meje Gjn 10,27
Jezusi, në tempull, ende flet për delet për t'iu përgjigjur Judenjve. Ai u thotë atyre se delet e Tij e dëgjojnë dhe e ndjekin, ndërsa të tjerët nuk janë delet e Tij që Ati i ka besuar. Ai nuk mund të merret me ta sepse ata nuk e pranojnë Atë. A do ta kuptojnë? Unë e kuptoj që do të kem jetë vetëm nga Jezusi.
24 |
2024
PRILL
Sh. Fedeli
prej Sigmaringenit
E MËRKURË
Prandaj, çka them
unë, flas ashtu si më
tha Ati të them
24/4 E MËRKURË K. P. [IV]
(pf: Sh. Fedeli i Sigmaringenit, mesh. e mart. † 1622) Vap 12,24 13,5; Ps 66; Gjn 12,44-50
Prandaj, çka them unë, flas ashtu si më
tha Ati të them Gjn 12,50
Jezus, Ti e di se jo kushdo që i dëgjon Fjalët e Tua ua vë veshin atyre. Ka edhe nga ata që të përbuzin. Megjithatë, Ti dëshiron të jesh i bindur ndaj Atit dhe të na zbulosh dashurinë e Tij. Me çmimin që t’ia lejoj vetes të përçmohem, të dëgjoj dhe të kërkoj forcë për të qenë miku Yt besnik.
25 |
2024
PRILL
Sh. Marku, Ungjilltar
E ENJTE
Kush do të besojë
e do të pagëzohet,
do të shëlbohet
25/4 E ENJTE SH. MARKU, UNGJILLTAR [P]
1Pjt 5,5-14; Ps 88; Mk 16,15-20
Kush do të besojë e do të pagëzohet,
do të shëlbohet Mk 16,16
Shën Marku na i dhuron këto fjalë shumë të forta të Tuat, o Jezus. Kur të shikojmë Ty të ngritur në kryq dhe shpallim besimin përpara të gjithëve, duke hyrë në ujin e pagëzimit, Hyji na shëlbon nga ligësia e botës dhe nga zbrazëtia e përjetshme. Marku i jetoi këto fjalë të Tuat: sot e nderojmë dhe e falënderojmë.
26 |
2024
PRILL
Sh. Maria Virgjër
Nëna e Këshillit të Mirë
E PREMTE
E lumja ti që besove
26/4 E PREMTE K. P. [IV]
SHËN MARIA VIRGJËR, NËNA E KËSHILLIT TË MIRË,
Pajtorja e Shqipërisë
Vap 1,12-14; Ps 45; Ef 3-6.11-12; Gjn 2,1-12
Aleluja! E lumja ti që besove. Aleluja!
Të ka bekuar Hyji i Tejetlartë, o Virgjiëra Mari, më tepër se të gjitha gratë e botës, sepse aq shumë e ka madhëruar emrin tënd, saqë kurrë nuk do të shlyhet prej zemrave të njerëzve lavdia jote. Aleluja.
27 |
2024
PRILL
E SHTUNË
Dhe çdo gjë që të kërkoni në Emër tim
do ta bëj
27/4 E SHTUNË K. P. [IV]
Vap 13,44-52; Ps 97; Gjn 14,7-14
Dhe çdo gjë që të kërkoni në Emër tim
do ta bëj Gjn 14,13
Jezusi e përsërit këtë premtim dy herë. Nuk është e rëndësishme të dish çfarë të kërkosh, por si të kërkosh "në Emrin tim". Kur jam unë 'në Emrin e Tij'? Kur e lejoj veten të shpëtohem prej Tij, kur interesat e mia nuk janë më të kësaj bote apo tokësore, atëherë jam në Emrin e Tij. Çfarë do t'i kërkoj Atit atëherë? Vetëm ajo që nevojitet për të sjellë Mbretërinë e Tij.
28 |
2024
PRILL
E DIEL
Unë jam hardhia,
ju jeni shermendet
28/4 E DIEL K. P. Viti B [I]
Vap 9,26-31; Ps 21; 1Gjn 3,18-24; Gjn 15,1-8
Unë jam hardhia, ju jeni shermendet
Gjn 15,5
Kur shoh një hardhi, më vijnë ndërmend këto fjalë. Kush jam unë? Unë mund të përgjigjem vetëm duke iu referuar Jezusit, unë jam i Tij. Nuk ka vend tjetër për mua në tokë përveç në Trupin e Krishtit. Fryti i Tij është i imi dhe i imi është i Tij. Misteri i gëzimit dhe ngushëllimit!
29 |
2024
PRILL
Sh. Katerina e Sienës
E HËNË
Merrni mbi vete
zgjedhën time
29/4 E HËNË K. P. [I]
(SH. KATERINA E SIENËS, † 1380, Pajtorja e Italisë dhe Europës) [P]
1Gjn 1,5 - 2,2; Ps 102; Mt 11,25-30
Merrni mbi vete zgjedhën time Mt 11,29
Shën Katerina e Sienës, në jetën e saj të shkurtër, është shembull për ne. Ajo mori mbi vete zgjedhën e Jezusit dhe jetoi me Të, me gëzim, por duke luftuar dhe rrezikuar. Dëshirat e Jezusit ishin të sajat, vullnetet e Jezusit ishin të sajat, puna e Jezusit ishte mbi supet e saj, si kur ajo u shkruante qortime princave dhe papëve, ashtu edhe kur ajo ndihmoi të dënuarit në momentin e vdekjes: të gjitha me të njëjtin guxim dhe të njëjtën dashuri.
30 |
2024
PRILL
Sh. Piu V
E MARTË
Po ju jap
paqen time
30/4 E MARTË K. P. [I]
(pf: Sh. Piu V, papë, † 1572)
Vap 14,19-28; Ps 144; Gjn 14,27-31
Po ju jap paqen time Gjn 14,27
Ky premtim i Jezusit ka mbetur në mendje, aq sa është gjithmonë i pranishëm në kremtime. E dëgjojmë sa herë që jemi gati të hamë Korpin e Krishtit. Paqja e Tij është pasuria e jetës dhe e dashurisë që mori nga Ati! Faleminderit, o Jezus!
1 |
2024
MAJ
Sh. Jozefi Punëtor
E MËRKURË
Pa mua s’mund
të bëni asgjë
1/5 E MËRKURË K. P. [I]
(pf: Sh. Jozefi Punëtor)
Vap 15,1-6; Ps 121; Gjn 15,1-8
Pa mua s’mund të bëni asgjë Gjn 15,5
Jezus, e kuptoj edhe unë që: pa unitet me Ty, pa bindje ndaj Teje, pa hirin Tënd, nuk bëj asgjë të mirë, asgjë të dobishme për vëllezërit e mi, për ata që m’i vendos çdo ditë pranë meje. Faleminderit: Ti je gjithmonë gati të rrish me mua.
2 |
2024
MAJ
Sh. Atanazi
E ENJTE
Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur ju
2/5 E ENJTE K. P. [I]
(p: Sh. Atanazi, ip. e mës. i K., † 373) Vap 15,7-21; Ps 95; Gjn 15,9-11
Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur ju Gjn 15,9
Kjo zbulesë është vërtet e mrekullueshme! Do ta mbaj në zemrën time; do ta përsëris, nuk do të lejoj të më vidhet, as nga shqetësimet, as nga gjykimet... Shpirti i Shenjtë do ta rrënjosë në mua, gjithnjë e më shumë: do të jetë drita që më tregon rrugën në të cilën eci për të Të imituar.
3 |
2024
MAJ
Sh. Filipi dhe Jakobi
E PREMTE
Unë jam në Atin
dhe Ati është në mua
3/5 E PREMTE K. P. SH. FILIPI DHE JAKOBI AP [P]
1Kor 15,1-8; Ps 18; Gjn 14,6-14
Unë jam në Atin dhe Ati është në mua
Gjn 14,11
Apostujt e shenjtë dhe midis tyre Filipi dhe Jakobi, për të cilët po festojmë sot, gradualisht e njohën Zotin. Ishte e vështirë për ta, dhe për ne gjithashtu, të kuptojmë se si Jezusi është, në të njëjtën kohë, Njeri plotësisht i vërtetë dhe në të njëjtën kohë Një me Atin. Jezusi ekziston në Atin dhe ne e shohim Atin në Birin Jezus. Nëse e besojmë Atë, do ta njohim me përvojë dhe do ta adhurojmë me gëzim.
4 |
2024
MAJ
E SHTUNË
Nuk jeni të botës
4/5 E SHTUNË K. P. [I]
Vap 16,1-10; Ps 99; Gjn 15,18-21
Nuk jeni të botës Gjn 15,19
Jezusi i përgatit ata që duan të marrin pjesë në mënyrën e Tij të jetesës dhe, si rrjedhim, të ndeshen me armiqësi dhe përndjekje. Me ndihmën Tënde, o Jezus, dua të jem besnik ndaj Teje, edhe kur do të jem i tallur, i urryer, i dëmtuar.
Faleminderit për shembullin dhe hirin Tënd, që më jep forcë.
5 |
2024
MAJ
E DIEL
Ju nuk më zgjodhët
mua, por unë ju
zgjodha ju
5/5 E DIEL K. P. Viti B [II]
Vap 10,25-26.34-35.44-48; Ps 97; 1Gjn 4,7-10; Gjn 15,9-17
Ju nuk më zgjodhët mua, por unë ju zgjodha ju Gjn 15,16
Jezusi të ka zgjedhur ty, më ka zgjedhur mua, mes mijëra e mijërave më të mirë, më të bukur, më të mirë se ne. Na ka zgjedhur për të na dhënë gjithë dashurinë e Tij dhe për të na lënë ta transmetojmë: tani nuk duam të kërkojmë asgjë tjetër, Ai na mjafton. Ne gjithmonë do ta falënderojmë dhe, me ndihmën e Tij, do t’i lëvizim hapat në rrugën e dashurisë së Tij dhe dhuratës së vetvetes sonë.
6 |
2024
MAJ
E HËNË
Do t’jua dërgoj
prej Atit
Shpirtin e së Vërtetës
6/5 E HËNË K. P. [II]
Vap 16,11-15; Ps 149; Gjn 15,26 – 16,4
Do t’jua dërgoj prej Atit Shpirtin e së Vërtetës Gjn 15,26
Kur Ti, o Jezus, nëpërmjet Kishës Sate, më dërgove Shpirtin e Shenjtë, unë e njoha të vërtetën: praninë Tënde të gjallë dhe dashurinë Tënde! Unë kisha luftuar edhe me librat e filozofisë, në vitet e studimit, por nuk ishte asgjë... Shpirti Yt më ka bërë dëshmitarin Tënd. Dërgoje sërish Shpirtin Tënd, dërgoje në të gjitha zemrat!
7 |
2024
MAJ
E MARTË
Beso në Jezusin Zot dhe do të shëlbohesh ti edhe familja jote
7/5 E MARTË K. P. [II]
Vap 16,22-34; Ps 137; Gjn 16,5-11
Beso në Jezusin Zot dhe do të shëlbohesh ti edhe familja jote Vap 16,31
" Zotërinj, çka duhet të bëj për t’u shëlbuar?" Pyeti i frikësuar rojtari i burgut dy apostujve që ishin të burgosurit e tij. Ata dhanë përgjigjen që lexuat më lart. Ata e mësuan atë dhe familjen e tij dhe ata u pagëzuan duke marrë gëzim të madh.
Faleminderit, o Zot Jezus, për dhuratën e të besuarit se je Hyji, Shëlbuesi im.
8 |
2024
MAJ
E MËRKURË
Gjithçka ka Ati,
është imja
8/5 E MËRKURË K. P. [I]
Vap 17,15.22 - 18,1; Ps 148; Gjn 16,12-15
Gjithçka ka Ati, është imja Gjn 16,15
Sot Jezusi na thotë se Shpirti i Shenjtë do të marrë nga Ati fjalë dhe dashuri për t'i dhuruar neve: Ai ka marrë gjithçka si dhuratë prej Tij.
Sa bashkim dhe përulësi të bukur mund të admirojmë midis Atit, Jezusit dhe Shpirtit të Shenjtë!
9 |
2024
MAJ
E ENJTE
Edhe pak kohë e nuk do të më shihni më
9/5 E ENJTE K. P. [II]
Vap 18,1-8; Ps 97; Gjn 16,16-20
Edhe pak kohë e nuk do të më shihni më
Gjn 16,19
Po, Jezus, jeta jonë përbëhet nga shumë "edhe pak". Momentet e kryqit dhe momentet e gëzimit janë të vazhdueshme “edhe pak” që alternohen. Shpirti i Shenjtë, të Cilin ne ende e presim, do të na bëjë të shohim dhe të gëzojmë në secilin prej tyre dashurinë e Atit: të vazhdueshme, të përjetshme, besnike. Aleluja!
10 |
2024
MAJ
E PREMTE
Mos u tremb,
por fol e mos hesht
10/5 E PREMTE K. P. [II]
Vap 18,9-18; Ps 46; Gjn 16,20-23
Mos u tremb, por fol e mos hesht Vap 18,9
Këto janë fjalë drejtuar Palit të përndjekur rëndë: ato i thuhen atij natën, në një vegim. Faleminderit, o Jezus: Ti vjen edhe në 'netët' tona. Fjala Jote, e pëshpëritur nga Shpirti Shenjt, tani na ngushëllon, tani na ndriçon, tani na jep forcë të re për të jetuar si dishepujt e Tu. Në çdo errësirë Ti je gjithmonë me ne, o Jezus! Aleluja!
11 |
2024
MAJ
E SHTUNË
Vetë Ati ju do
11/5 E SHTUNË K. P. [II]
Vap 18,23-28; Ps 46; Gjn 16,23-28
Vetë Ati ju do Gjn 16,27
Prania fizike e Jezusit do t'u hiqet dishepujve. Dhe Ai i siguron ata: dashuria dhe besimi me të cilën ata e pritën, fituan zemrën e Atit për ta. Ata nuk do të jenë kurrë vetëm! Çdo ditë Shpirti i Shenjtë do t'i rrethojë, do t'i udhëheqë, do t'i ngushëllojë.
Eja, o Shpirt Shenjt!
12 |
2024
MAJ
Ngjitja e Jezusit në Qiell
E DIEL
Kush do të besojë
e do të pagëzohet,
do të shëlbohet
12/5 E DIEL NGJITJA E JEZUSIT NË QIELL Viti B [P]
Vap 1,1-11; Ps 46; Ef 4,1-13; Mk 16,15-20
Kush do të besojë e do të pagëzohet,
do të shëlbohet Mk 16,16
Të pagëzohesh do të thotë të jesh i zhytur. Jezusi dërgon të Tijtë për t'u zhytur në Atin (Dashuri që dhuron), në Birin (Dashuri që bindet me përvuajtëri), në Shpirtin Shenjt (Dashuri që bashkon). Kushdo që është zhytur në këtë mënyrë jeton i mbështjellë në Vetat hyjnore, është i ngopur me dashurinë e Tyre dhe shpëtohet; ai gëzon jetën e vërtetë, të përjetshme: bashkimin e tyre të dashurisë.
13 |
2024
MAJ
Sh. Maria Virgjër
e Fatimës
E HËNË
A e morët
Shpirtin Shenjt?
13/5 E HËNË K. P. [III]
(pf: Sh. Maria Virgjër e Fatimës - 1917,)
Shën Aleksandri, mart. Pajtori i Dioqezës së Rrëshenit
Vap 19,1-8; Ps 67; Gjn 16,29-33
A e morët Shpirtin Shenjt? Vap 19,2
Për sa e sa të krishterë është i huaj Shpirti i Shenjtë! Ne e marrim Atë, edhe pa e kuptuar, duke qenë të bashkuar me Jezusin në Kishën e Tij, duke mbajtur Fjalët e Tij, duke marrë pjesë në Sakramentet. Kështu Ai banon në ne dhe frytet e Tij janë shumë të qarta: dashuria, gëzimi, paqja, përvuajtëria, pastërtia, besnikëria, vetëkontrolli...
Eja përsëri, o Shpirt Shenjt, dhuratë e Jezusit për Kishën!
14 |
2024
MAJ
- MATIA
E MARTË
Qëndroni në
dashurinë time
14/5 E MARTË SHËN MATIA AP. [P]
Vap 1,15-17.20-26; Ps 112; Gjn 15,9-17
Qëndroni në dashurinë time Gjn 15,9
Është festa e Apostullit Shën Matia. Kisha, tashmë e pranishme në të gjitha kombet, ku kryen veprat e mëshirës së Zotit të Saj, nderon një nga shtyllat e Saj dhe na ofron këtë Fjalë të thjeshtë dhe të rëndësishme të Jezusit: është të qëndruarit në dashurinë e Tij, me qëndresë, që e bën të çmuar për botën!
15 |
2024
MAJ
E MËRKURË
Shpirti Shenjt
ju vuri mbikëqyrës
15/5 E MËRKURË K. P. [III]
Vap 20,28-38; Ps 67; Gjn 17,11-19
Shpirti Shenjt ju vuri mbikëqyrës Vap 20,28
Shën Pali po u jep lamtumirën drejtuesve të Kishës së Efesit që nuk do ta shohë kurrë më. U kujton atyre veprimin e Shpirtit Shenjt në jetën e tij dhe në atë të Kishës. Në Të, që është grigja e Jezusit, do të dalin ujqër grabitqarë. Prandaj ata do të përpiqen të jenë barinj vigjilentë dhe të vëmendshëm -kështu janë edhe Barinjtë tanë sot!-. Edhe ata do ta mbajnë kryqin e Jezusit, siç bëri Ai, me lotë.
16 |
2024
MAJ
E ENJTE
Duhet të dëshmosh edhe në Romë
16/5 E ENJTE K. P. [III]
Vap 22,30; 23,6-11; Ps 15; Gjn 17,20-26
Duhet të dëshmosh edhe në Romë
Vap 23,11
Është Zoti Jezus: pasi erdhi natën pranë Palit, të burgosur, e inkurajon dhe i beson një detyrë të re. Edhe ne po përjetojmë që në vështirësitë e ndjekjes dhe dhënies së dëshmisë Ai di të afrohet. Dhe kështu ne vazhdojmë me besim dhe gëzim të jetojmë për Të, me Të, në Të.
17 |
2024
MAJ
E PREMTE
Simon Gjoni,
a më do ti më shumë
se këta?
17/5 E PREMTE K. P. [III]
Vap 25,13-21; Ps 102; Gjn 21,15-19
Simon Gjoni, a më do ti më shumë se këta? Gjn 21,15
Jezus, si ta kuptojmë pyetjen Tënde? Nëse të dua më shumë se të tjerët apo nëse dashuria ime për Ty është më e madhe se e tyre? Unë do të bëj kështu: në çdo kohë do të përpiqem të kënaq vetëm Ty, pavarësisht se sa shumë të duan të tjerët; do të dua me zemër.
18 |
2024
MAJ
Sh. Gjoni I, Sh. L. Murialdo
E SHTUNË
Nëse dua që ky të
mbesë derisa të vij
unë, ty ç’po të duhet?
18/5 E SHTUNË K. P. [III]
(pf: Sh. Gjoni I, Papë e mart., † 526;)
- Leonardo Murialdo † 1900 rreg., edukues)
Vap 28,16-20.30-31; Ps 10; Gjn 21,20-25
Nëse dua që ky të mbesë derisa të vij unë,
ty ç’po të duhet? Gjn 21,22
Këto fjalë të Jezusit drejtuar Pjetrit do të na ndihmojnë të ndjekim Zotin pa e krahasuar veten me të tjerët. Ne do ta mbajmë shikimin dhe zemrat tona të fiksuara te Jezusi për t'iu bindur Atij me dëshirë.
19 |
2024
MAJ
RRËSHAJËT
E DIEL
Fryti i shpirtit
është hareja
19/5 E DIEL RRËSHAJËT Viti B [P]
Vap 2,1-11; Ps 103; Gal 5,16-25; Gjn 15,26-27; 16,12-15
Fryti i shpirtit është hareja Gal 5,22
Është Rrëshajë! Shpirti i Shenjtë, i premtuar nga Jezusi, zbret mbi Apostujt dhe mbi Marinë në lutje në çenakull. Përveç guximit për të folur për Jezusin si të vetmin Shpëtimtar, ata marrin prej Tij një zemër të mbushur me hare! Është një hare që do të mbetet edhe në kohë sprove e persekutimi dhe do të vazhdojë t'i inkurajojë edhe kur të tjerët e konsiderojnë dehje! Një hare që i paraprin Parajsës.
20 |
2024
MAJ
Sh. Maria Nëna e Kishës
E HËNË
Përbri kryqit
të Jezusit,
qëndronin nëna e tij
20/5 E HËNË SHËN MARIA NËNA E KISHËS [P]
Vap 1,12-14 ose Zan 3,9-15.20; Ps Jak 13,18-19; Gjn 19,25-27
Përbri kryqit të Jezusit, qëndronin nëna e tij Gjn 19,25
Është natë në të gjithë tokën deri në orën tre pasdite. Jezusi është në kryq. Në këmbët e kryqit "qëndrojnë" Maria nëna e Tij, gratë e tjera dhe dishepulli që Ai e donte.
Faleminderit, o Mari, që "qëndrove" aty me vendosmëri.
Faleminderit, sepse me dashurinë Tënde bën që edhe ne të qëndrojmë nën kryq për të marrë jetën nga Jezusi. Ne do të jemi Kisha e së cilës Ti bëhesh nënë në këtë moment.
21 |
2024
MAJ
Sh. Kristofor Magallanes
e Shokët
E MARTË
Kush dëshiron të jetë
i pari, le të bëhet i sprasmi i të gjithëve
21/5 E MARTË GJ. V. [III]
(pf: Sh. Kristofor Magallanes mesh. dhe Shokët mart., † 1927)
Jak 4,1-10; Ps 54; Mk 9,30-37
Kush dëshiron të jetë i pari, le të bëhet i sprasmi i të gjithëve Mk 9,35
Faleminderit, o Jezus, për korrigjimet e Tua për mënyrën time të të menduarit dhe të vepruarit. Faleminderit për shembullin Tënd të përulësisë, dashurisë dhe mençurisë. Faleminderit që Ti, Shenjti i Hyjit, Ti Hyj prej Hyjit, e ke bërë Veten shërbëtor të të gjithëve. Ti je i denjë për të marrë lavdi.
22 |
2024
MAJ
Sh. Rita nga Kasha
E MËRKURË
Në dashtë Zoti
do të jetojmë dhe do të
bëjmë këtë ose atë gjë
22/5 E MËRKURË GJ. V. [III]
(pf: Sh. Rita e Kashës, rreg., † 1447) Jak 4,13-17; Ps 48; Mk 9,38-40
Në dashtë Zoti do të jetojmë dhe do të bëjmë këtë ose atë gjë Jak 4,14
Shën Jakobi, pasi i ftoi ndjekësit e tij të ruhen nga pasionet dhe kënaqësitë e botës, u drejtohet të pasurve, atyre që mendojnë se mund të garantojnë shëndetin dhe jetën e tyre duke u mbështetur në pasuri. Ai u rekomandon që të jenë më të përulur në planifikimin e së ardhmes së tyre, duke marrë parasysh para së gjithash Mbretërinë e Hyjit dhe atë që Ai dëshiron.
23 |
2024
MAJ
E ENJTE
Kini kripë
në vetvete
23/5 E ENJTE GJ. V. [III]
Jak 5,1-6; Ps 48; Mk 9,41-50
Kini kripë në vetvete Mk 9,50
Është e rëndësishme që ne, që e duam Jezusin, ta vlerësojmë 'shijen' e Tij: besimin tek Ati dhe dashurinë hyjnore ndaj të gjithëve. Edhe ata që nuk e kanë njohur ende të vërtetën do të nxjerrin dritë, ngrohtësi dhe jetë prej saj.
24 |
2024
MAJ
E PREMTE
Çka bashkoi Hyji,
njeriu të mos
guxojë ta ndajë
24/5 E PREMTE GJ. V. [III]
Jak 5,9-12; Ps 102; Mk 10,1-12
Çka bashkoi Hyji, njeriu të mos guxojë ta ndajë Mk 10,9
Fjala e Jezusit është e qartë. Bashkëshortët, të cilët janë bashkuar me bekimin e Tij, do të jenë vigjilentë për të mos iu dorëzuar tundimeve për t'u ndarë: do të mashtroheshin nga i ligu dhe do të krijonin vuajtje për veten dhe fëmijët e tyre. Me lutje dhe ndihmë reciproke, ata do të jenë në gjendje t'i kapërcejnë këto tundime. Ne gjithashtu do t'i ndihmojmë ata me lutjet tona.
25 |
2024
MAJ
Sh. Beda, Sh. Gregori Papë Sh. Maria Magdalenë de’ Paci
E SHTUNË
Lërini fëmijët
të vijnë tek unë
25/5 E SHTUNË GJ. V. [III]
(pf: Sh. Beda, ip. e mës. i K., † 735; Sh. Gregori VII, Papë, † 1085; Sh. Maria Magdalenë de’ Paci, virgj., † 1607)
Jak 5,3-20; Ps 140; Mk 10,13-16
Lërini fëmijët të vijnë tek unë Mk 10,14
Çfarë zbulimi, o Jezus, kjo dëshirë e Jotja! Ti dëshiron që fëmijët të qëndrojnë me Ty, në mënyrë që ata të marrin nga Ti atë që nuk e marrin nga askush, as nga prindërit më të mirë dhe nga gjyshërit më bujarë. Ti mund t'u jepësh atyre dhuratën e çmuar të dashurisë së përsosur dhe të thellë. Pranë Teje ata rriten në urtësi, hir dhe shenjtëri.
26 |
2024
MAJ
Trinia e Shenjtë
E DIEL
Unë jam me ju
gjithmonë
26/5 E DIEL TRINIA E SHENJTË Viti B [P]
Lp 4,32-34.39-40; Ps 32; Rom 8,14-17; Mt 28,16-20
Unë jam me ju gjithmonë Mt 28,20
Është festa e Trinisë së Shenjtë. Jezusi i ringjallur shfaqet në malin e treguar për Apostujt. Ai u dëshmon atyre zotërimin e Tij mbi qiellin dhe mbi të gjitha shpirtrat e ndyta që sundojnë tokën. Ai i dërgon apostujt që t'ua shpallin Fjalën e Tij njerëzve, në mënyrë që, duke e jetuar Atë, ta gjejnë veten me Të në zemrën e Atit dhe të marrin Shpirtin e Tij të Shenjtë. Çfarë hiri: çdo ditë të zhytur në Ty, Atë, Bir dhe Shpirt Shenjt!
27 |
2024
MAJ
Sh. Agustini i Kenterberit
E HËNË
Në Atë besoni
edhe pse ende
nuk e shihni
27/5 E HËNË GJ. V. [IV]
(pf: Sh. Agustini i Kenterberit ip., † 604) 1Pjt 1,3-9; Ps 110; Mk 10, 17-27
Në Atë besoni edhe pse ende nuk e shihni
1Pjt 1,8
Shën Pjetri sot na fton të lavdërojmë Atin që na dërgoi Jezusin, që na dha të besojmë se Ai është Biri i Tij dhe ta duam Atë, edhe pa e parë fizikisht. Ai gjithashtu na fton të gëzohemi për Të, edhe në sprovat që përjetojmë për t'i qëndruar besnikë.
28 |
2024
MAJ
E MARTË
Porsi fëmijë
të dëgjueshëm...
jini të shenjtë
28/5 E MARTË GJ. V. [IV]
1Pjt 1,10-16; Ps 97; Mk 10,28-31
Porsi fëmijë të dëgjueshëm... jini të shenjtë 1Pjt 1,14
Të shenjtë: nuk ka nevojë të trembemi nga kjo fjalë. Është një gjë e bukur dhe e thjeshtë; kjo është ajo për të cilën ne ishim menduar dhe krijuar. Sa herë që përpiqemi t'i bindemi Jezusit - duke qenë të duruar, duke falur, duke dashur... – dhe kështu shkëputemi nga ajo që varet nga toka! Bindja është sinonim i shenjtërisë, paqes, gëzimit.
29 |
2024
MAJ
Sh. Sisini, Sh. Martiri
Sh. Aleksandri
E MËRKURË
Kush do të më
shërbejë,
le të vijë pas meje
29/5 E HËNË GJ. V. [IV]
(Sh.Sisini, Sh. Martiri e Sh. Aleksandri, martirë, † 397)
1Pjt 1,18-25; Ps 147; Mk 10,32-45
ose 2Kor 2,14 – 3,3; Ps 125; Gjn 12,24-26
Kush do të më shërbejë, le të vijë pas meje Gjn 12,26
Kujt dua t'i shërbej? Vetes sime? Propozimeve të botës? Apo Zotit Jezus? Nëse dua t'i shërbej, e dëgjoj me vëmendje dhe besim të madh, angazhohem të jetoj Fjalën e Tij dhe të qëndroj i bashkuar me Të në lutje. Më ndihmo, o Shpirt i Shenjtë, madje edhe ju, Martirë që keni derdhur gjakun tuaj për Të!
30 |
2024
MAJ
E ENJTE
Afrohuni Atij - Gurit
të gjallë
30/5 E ENJTE GJ. V. [IV]
1Pjt 2,2-5. 9-12; Ps 99; Mk 10,46-52
Afrohuni Atij - Gurit të gjallë 1Pjt 2,4
Dhe Ai vazhdon: edhe ju do të bëheni gurë të gjallë dhe të çmuar të atij tempulli shpirtëror që është Kisha. Ajo do të mirëpresë të gjithë ata që dëshirojnë të punësohen në ndërtimin e ndërtesës, gurthemeli i së Cilës është Jezusi. Unë do të përpiqem të afrohem me Ty, o Jezus, dhe të vë veten në dispozicionin Tënd.
31 |
2024
MAJ
Vizita e Shën Marisë
Virgjër
E PREMTE
Shpirti im me hare
i brohorit Hyjit,
Shëlbuesit tim
31/5 E PREMTE VIZITA E SHËN MARISË VIRGJËR [P]
Sof 3,14-17 ose Rom 12,9-16; Ps Is 12,2-6; Lk 1,39-56
Shpirti im me hare i brohorit Hyjit,
Shëlbuesit tim Lk 1,47
I mirë është Zoti, Atë për të gjithë; Ai, nëpërmjet Birit të Tij Jezus, është vërtet i vetmi Shëlbues! Ai na mundëson të jemi bartës të dashurisë së Tij dhe një shenjë e pranisë së Tij. Me Marinë ne gëzohemi për atë që Ai bën: "I rrëzoi princat prej froneve të tyre, e i lartësoi të përvuajturit". Faleminderit, o Mari, që, si nënë eksperte në lutje, na mëson të lavdërojmë Atin dhe t'u shërbejmë atyre në nevojë.
1 |
2024
QERSHOR
Sh. Justini Martir
E SHTUNË
Qëndroni në
dashurinë e Hyjit
1/6 E SHTUNË GJ. V. [IV]
(p: Sh. Justini, mart., † 165)
Jud 17. 20-25; Ps 62; Mk 11,27-33
Qëndroni në dashurinë e Hyjit Jud 21
Apostulli Shën Juda u drejton disa këshilla të krishterëve, të cilët i quan "të dashurve në Hyjin Atë, të ruajturve për Jezu Krishtin". Pasi rekomandoi "ndërtojeni veten mbi themelin e fesë suaj", ai i nxit ata të luten dhe të qëndrojnë në dashurinë e Zotit, duke ushtruar mëshirë. Dashuria dhe mëshira e Zotit nuk janë të ndara, si dy urdhërimet, si anët e një monedhe.
2 |
2024
QERSHOR
Korpi e Gjaku i Krishtit
E DIEL
Ky është gjaku im...
që derdhet
për të gjithë
2/6 E DIEL KORPI E GJAKU I KRISHTIT Viti B [P]
Dal 24,3-8; Ps 115; Heb 9,11-15; Mk 14,12-16.22-26
Ky është gjaku im... që derdhet për të gjithë
Mk 14,24
Ne nuk jemi dhe nuk do të mund ta kremtojmë denjësisht këtë mister. Sidoqoftë, ne e bëjmë atë, sepse është Vetë Zoti që e urdhëron atë, që e bën Veten të pranishëm dhe na shëlbon. Korpi dhe Gjaku i Tij janë ajo bukë dhe ajo verë që, duke hyrë tek ne, na shndërron nga bijtë e Adamit në bij të Hyjit, nga njerëz në vëllezër.
3 |
2024
QERSHOR
Sh. Karli Lvanga dhe Shokët mart.
E HËNË
Guri që ndërtuesit
e qitën jashtë
përdorimit u bë
guri i këndit
3/6 E HËNË GJ. V. [I]
(p: Sh. Karli Lvanga dhe Shokët, mart, † 1886) 2Pjt 1,1-7; Ps 90; Mk 12,1-12
Guri që ndërtuesit e qitën jashtë përdorimit u bë guri i këndit Mk 12,10
Jezusi po u flet atyre që refuzojnë të pranojnë se Vetë Hyji vepron nëpërmjet Tij. Ai e di se është guri i refuzuar nga kushdo që është përgjegjës për ndërtimin e ndërtesës. Por mbi ata është Hyji që vepron. Asgjë nuk do ta pengojë, madje as vdekja që do t'i shkaktojnë.
4 |
2024
QERSHOR
Sh. Kuirini
E MARTË
Rrituni...
në njohje të Zotit tonë
Jezu Krishtit
4/6 E MARTË GJ. V [I]
(pf Sh. Kuirini, ip. e mart.)
2Pjt 3,12-15.17-18; Ps 89; Mk 12,13-17
Rrituni... në njohje të Zotit tonë Jezu Krishtit 2Pjt 3,18
Shën Pjetri, duke e ditur se ne presim ardhjen e lavdishme të Zotit dhe se nuk jemi të kënaqur me këtë botë që kalon, na jep këtë këshillë. Ne tashmë e njohim Jezusin, por gjithmonë shumë pak. Ai është dhurata e Hyjit dhe pa Të ne jemi asgjë, si një gjethe e thatë.
5 |
2024
QERSHOR
Sh. Bonifaci
E MËRKURË
Hyji nuk është
Hyji i të vdekurve,
por i të gjallëve
5/6 E MËRKURË GJ. V. [I]
(p: Sh. Bonifaci, ip. e mart., † 754)
2Tim 1,1-3.6-12; Ps 122; Mk 12,18-27
Hyji nuk është Hyji i të vdekurve,
por i të gjallëve Mk 12,27
O Hyj, Atë i etërve tanë, që na jep jetë, mos na braktis! Edhe pas vdekjes ne do të jemi të Tutë, si Abrahami, Izaku dhe Jakobi. Falë tyre të kanë njohur dhe dashur shumë breza. Pra, falë nesh, që besojmë në Jezusin, ata që vijnë pas nesh do të Të njohin dhe do të Të duan. Ne jemi të çmuar në sytë Tuaj, në amshim.
6 |
2024
QERSHOR
Sh. Norberti
E ENJTE
Duaje të afërmin tënd
porsi vetveten
6/6 E ENJTE GJ. V. [I]
(pf: Sh. Norberti, ip, † 1134)
2Tim 2,8-15; Ps 24; Mk 12,28-34
Duaje të afërmin tënd porsi vetveten
Mk 12,31
A e di se çfarë dëshiron të na thotë Jezusi? Ai nuk dëshiron të të thotë të duash veten, domethënë të përkulesh për të kënaqur dëshirat; Ai nuk dëshiron të tërheqë vëmendjen ndaj teje - ky do të ishte narcisizëm i dëmshëm. Ai dëshiron që ne t'i duam të tjerët ashtu siç na do Hyji. Duaje të afërmin tënd ashtu siç të do Ati ty!
7 |
2024
QERSHOR
Zemrea Tejet e Shenjte e Jezusit
E PREMTE
Do ta shohin
Atë që shporuan
7/6 E PREMTE GJ. V. [P]
Oz 11,1.3-4.8-9; Is 12,2-6; Ef 3,8-12.14-19; Gjn 19,31-37
Do ta shohin Atë që shporuan Gjn 19,37
Ungjilltari dëshiron të na ndihmojë të soditim Jezusin në kryq. Një ushtar e shporoi zemrën e Tij dhe buruan gjaku e uji. Të gjithë e kanë vëzhguar, po ashtu edhe ne. Kështu u përmbush fjala e profetit Zakaria. Nuk mund t'i heqim më sytë. Shpëtimi vjen nga zemra e Jezusit!
8 |
2024
QERSHOR
Zemra e Papërlyer
e Virgjërës Mari
E SHTUNË
Duhet të merrem
me punët e Atit tim
8/6 E SHTUNË ZEMRA E PAPËRLYER E VIRGJËRËS MARI GJ. V. [I]
2Tim 4,1-8; Ps 70; Mk 12,38-44; ose Is 61,9-11; Ps 1Sam 2; Lk 2,41-51
Duhet të merrem me punët e Atit tim
Lk 2,49
Maria në Jeruzalem e kishte kërkuar Jezusin vetëm dymbëdhjetë vjeç për tri ditë. Ajo ishte gjithashtu e pranishme kur zemra e saj u shporua në kryq. Edhe zemra e saj, e lirë nga mëkati, vuajti dhe ndau mundimin e Zotit. Edhe ne e kthejmë shikimin drejt saj.
9 |
2024
QERSHOR
E DIEL
Kushdo e kryen vullnetin e Hyjit,
ai është vëllai im
9/6 E DIEL GJ. V. Viti i B [II]
Zan 3,9-15; Ps 129; 2Kor 4,13 5,1; Mk 3,20-35
Kushdo e kryen vullnetin e Hyjit, ai është vëllai im Mk 3,35
O Jezus, Ti ndihesh në bashkësi me ata që kanë të njëjtat dëshira si të Tuat, që janë ato të Atit. Kujtimet e fëmijërisë, e drejta e trashëgimisë, ardhja në botë në të njëjtën familje janë elementë që na mbajnë të lidhur me të shkuarën. E ardhmja është në zemrën e Hyjit. Është në këtë që jemi dhe ndihemi vërtet të bashkuar.
10 |
2024
QERSHOR
E HËNË
Lum pajtuesit
10/6 E HËNË GJ. V. [II]
1Mbr 17,1-6; Ps 120; Mt 5,1-12
Lum pajtuesit Mt 5,9
Një paqebërës është dikush që ndan pasuritë e vërteta, ato të Hyjit. Jezusi është thesari i parë i Hyjit dhe i yni. Një paqebërës është dikush që hap e zemrën e tij dhe ndihmon të tjerët për t'i hapur dyert Jezusit.
11 |
2024
QERSHOR
Sh. Barnaba
E MARTË
Pastroni të gërbulurit,
dëboni djajtë
11/6 E MARTË SHËN BARNABA AP [P]
Vap 11,21b-26;13,1-3; Ps 97; Mt 10,7-13
Pastroni të gërbulurit, dëboni djajtë
Mt 10,8
Si do t'i binden apostujt këtij urdhri? As mbretër dhe as perandorë nuk e kanë bërë ndonjëherë. Ata do ta bëjnë këtë duke u mbështetur në Fjalën e marrë, duke qëndruar të bashkuar me Jezusin, duke u kujdesur t'i binden Atij me përvuajtëri. Të sëmurët do të marrin forcë nga emri i Tij i shenjtë dhe demonët do të ikin, duke i lënë vend Shpirtit të Shenjtë të Hyjit në zemër.
12 |
2024
QERSHOR
E MËRKURË
Hyji që do të
përgjigjet me anë
të zjarrit
12/6 E MËRKURË GJ. V. [II]
1Mbr 18,20-39; Ps 15; Mt 5,17-19
Hyji që do të përgjigjet me anë të zjarrit
1Mbr 18,24
Kjo fjalë na çon në majën e malit Karmel, në Palestinën veriore. Profeti Elia është i shqetësuar, sepse i gjithë populli e ka të leverdishme të mendojë si mbreti, i cili e ka vënë besimin në një qoshe. Dhe kështu të gjitha veset u miratuan. Elia i sfidon profetët e rremë. Ata do të thërrasin perëndinë e tyre dhe ai të tijin. Vetëm Zoti i vërtetë do të jetë në gjendje të ndezë zjarrin në altarin e Vet. A e di se si përfundoi?
13 |
2024
QERSHOR
Sh. Antoni i Padovës
E ENJTE
Dora e Zotit
ishte mbi Elinë
13/6 E ENJTE GJ. V. [II]
(p: Sh. Antoni i Padovës, mesh. e mës. i K., † 1231) 1Mbr 18,41-46; Ps 64; Mt 5,20-26
Dora e Zotit ishte mbi Elinë 1Mbr 18,46
Elia, profeti besnik, u lut. Zoti e dëgjoi dhe iu bind. Gjithmonë kështu: Zoti u bindet atyre që janë të bindur ndaj Tij.
14 |
2024
QERSHOR
E PREMTE
Nëse ndokush
martohet me gruan
e ndarë, then kurorën
14/6 E PREMTE GJ. V. [II]
1Mbr 19,9.11-16; Ps 26; Mt 5,27-32
Nëse ndokush martohet me gruan e ndarë, then kurorën Mt 5,32
Jezusi është i shqetësuar se jeta njerëzore është dhe bëhet një zbulesë e dashurisë së Atit.
Martesa, një marrëdhënie e qëndrueshme midis një burri dhe një gruaje, është mënyra e privilegjuar që mund të tregojë jetën e marrëdhënies midis Atit dhe Birit dhe midis Jezusit dhe Kishës. Për këtë arsye ajo duhet të ruhet, edhe nëse bëhet kryq për njërin apo tjetrin ose për të dy.
15 |
2024
QERSHOR
E SHTUNË
Çkado që është më tepër se kaq,
vjen prej Qoftëlargut
15/6 E SHTUNË GJ. V. [II]
1Mbr 19,19-21; Ps 15; Mt 5,33-37
Çkado që është më tepër se kaq, vjen prej Qoftëlargut Mt 5,37
Sa të rëndësishme janë fjalët tona! Ato mund të bekojnë ose mallkojnë, zbulojnë dhe dhurojnë dashuri ose urrejnë. Kjo do të thotë, ato mund të shfaqin përkatësinë tonë ndaj Hyjit ose Satanit. Prandaj do të jemi të vëmendshëm kur të hapim gojën.
16 |
2024
QERSHOR
E DIEL
Kurse nxënësve
ua shtjellonte
veçmas të gjitha
16/6 E DIEL GJ. V. Viti B [III]
Ez 17,22-24; Ps 91; 2Kor 5,6-10; Mk 4,26-34
Kurse nxënësve ua shtjellonte veçmas
të gjitha Mk 4,34
Jezusi është i shqetësuar që dishepujt e Tij ta njohin Mbretërinë e Hyjit dhe të dinë ta dallojnë Atë nga mbretëritë e kësaj bote. Kështu ata do të jenë në gjendje të dallojnë nëse të përkasin Ty ose ende jo. Nëse i përkas Mbretërisë së qiejve, jeta ime është e çmuar, përndryshe është e pavlerë.
17 |
2024
QERSHOR
Sh. Izauri, Inocenti, Feliksi, Hermi, Pelegrini e Bazili
E HËNË
Atij që të lyp,
jepi
17/6 E HËNË GJ. V [III]
(pf Sh. Izauri, Inocenti, Feliksi, Hermi, Pelegrini e Bazili, mart.)
1Mbr 21,1-16; Ps 5; Mt 5,38-42
Atij që të lyp, jepi Mt 5,42
Është një nga udhëzimet e shumta të Zotit. Kështu ndodh në Mbretërinë e Hyjit. Në Të jetohet bujaria, e cila tregon vlerën e vërtetë të gjërave, të pasurisë: ato ia vlejnë kur janë vegël dashurie, kur bashkëndahen.
18 |
2024
QERSHOR
E MARTË
Duajini
armiqtë tuaj
18/6 E MARTË GJ. V. [III]
1Mbr 21,17-29; Ps 50; Mt 5,43-48
Duajini armiqtë tuaj Mt 5,44
Dëgjojmë të thuhet: “T’i duam armiqtë? Është marrëzi. Gjëra jashtë kësaj bote!” Është pikërisht e vërtetë: Mbretëria e qiejve është ndryshe, një botë tjetër, sepse në Të janë në fuqi ligje të reja, të çuditshme për veshët e kësaj bote. Megjithatë, pikërisht njerëzit e kësaj bote, duke e bërë veten armiq të Mbretërisë së qiejve, janë përfituesit e parë të dashurisë që kemi marrë dhe dhurojmë.
19 |
2024
QERSHOR
Sh Romualdi
E MËRKURË
Kur të ndash lëmoshë,
mos i bjer borisë
19/6 E MËRKURË GJ. V. [III]
(pf: Sh. Romualdi, abat, † 1027)
2Mbr 2,1.6-14; Ps 30; Mt 6,1-6.16-18
Kur të ndash lëmoshë, mos i bjer borisë Mt 6,2
Dikush e nxirrte veten në pah, duke thënë: “Është mirë që të gjithë ta shohin shembullin tim të mirë”. Jezusi na thotë: "Nëse bëni diçka të mirë që të tjerët ta shohin, nuk është një shembull i mirë, sepse kjo e mirë do t'i shërbente vetëlavdërimit, lavdisë së Satanait". Ne do të përpiqemi të qëndrojmë të fshehur. E mira që bën është drita që ndriçon edhe pa e dashur ti.
20 |
2024
QERSHOR
E ENJTE
E mos na lër të biem
në tundim
20/6 E ENJTE GJ. V. [III]
Sir 48,1-14; Ps 96; Mt 6,7-15
E mos na lër të biem në tundim Mt 6,13
Kur Jezusi na mëson të lutemi, Ai na bën t'i kërkojmë Atit të ndërhyjë për të na forcuar në kohë tundimi. Nga këto ka shumë: më e rrezikshmja është ajo e ndarjes. Kur jemi të ndarë, jemi në mëshirën e ndarësit, i cili mbjell shumë më tepër fara të së keqes tek ne.
21 |
2024
QERSHOR
Sh. Luigji Gonzaga
E PREMTE
Mblidhni për vete
visare në qiell
21/6 E PREMTE GJ. V. [III]
(Sh. Luigji Gonzaga, rreg., †1591)
2Mbr 11,1-4.9-18.20; Ps 131; Mt 6,19-23
Mblidhni për vete visare në qiell Mt 6,20
Si jetohet në Mbretërinë e qiejve? Në këtë Mbretëri vëmendja nuk tërhiqet nga paraja dhe nga ajo që vlerësohet në mbretëritë tokësore. Në Të i kushtohet vëmendje marrëdhënieve mes nesh, që të mos ketë më ata që vuajnë dhe mbi të gjitha ata që na bëjnë të vuajmë. Kjo i pëlqen Atit.
22 |
2024
QERSHOR
Sh. Paulini i Nolës
Sh. Gjoni Fisher
Sh. Tomë Moro
E SHTUNË
Secilës ditë i del
mjaft mundimi i vet
22/6 E SHTUNË GJ. V. [III]
(pf: Sh. Paulini i Nolës, ip., † 431; Sh. Gjoni Fisher, ip.,
e Sh. Tomë Moro, martirë, † 1535)
2Kro 24,17-25; Ps 88; Mt 6,24-34
Secilës ditë i del mjaft mundimi i vet
Mt 6,34
Jemi mësuar të shqetësohemi për atë që do të ndodhë ditën e nesërme. Shqetësimet na trishtojnë, na tensionojnë, nxitojmë dhe na frikësojnë. Ato janë një shenjë se besimi ynë në Hyjin Atë nuk qëndron. Çdo ditë do të ketë kryqe për të mbajtur. Nëse i mbajmë ato të sotmet me dashuri, marrim forcë për të mbajtur ato të së nesërmes.
23 |
2024
QERSHOR
E DIEL
Vallë, kush është ky
të cilit po i
nënshtrohen era
dhe deti?
23/6 E DIEL GJ. V. [IV]
Jb 38,1.8-11; Ps 106; 2Kor 5,14-17; Mk 4,35-41
Vallë, kush është ky të cilit po i nënshtrohen era dhe deti? Mk 4,41
O Zot Jezus, të kanë penguar të pushosh. Ata besonin se prania Jote zgjuar ishte më efektive sesa kur je në gjumë. Fjala Jote e bëri të padëmshëm erën dhe detin, por Ti i qortove edhe ata dishepuj. Ai nuk i qortoi sepse e penguan të pushonin, por sepse, po të kishin ushtruar pak besim tek Ti, nuk do të kishin frikë dhe as nuk do të dëmtoheshin.
24 |
2024
QERSHOR
Lindja e Shën Gjon Pagëzuesit
E HËNË
Gjon është
emri i tij
24/6 E HËNË LINDJA E SH. GJON PAGËZUESIT
[P]
Is 49,1-6; Ps 138; Vap 13,22-26; Lk 1,57-66.80
Gjon është emri i tij Lk 1,63
Fëmija merr emrin. Është një moment i rëndësishëm. Ky emër do të mbetet gjatë gjithë jetës së tij për ta identifikuar mes shumë fëmijëve, mes të gjithë njerëzve. Djali i Zakarisë do të mbajë emrin që do t’i ndihmojë të gjithë ta njohin Hyjin.
Gjon në fakt do të thotë: Hyji është i mëshirshëm, Hyji është dashuri! Madje një engjëll ndërhyri për t'i vënë këtë emër atij fëmije!
25 |
2024
QERSHOR
E MARTË
Hyni nëpër
derën e ngushtë
25/6 E MARTË GJ. V. [IV]
2Mbr 19,9-11.14-21.31-35.36; Ps 47; Mt 7,6.12-14
Hyni nëpër derën e ngushtë Mt 7,13
Jezusi vazhdon të na ndriçojë se si të jetojmë në Mbretërinë e qiejve. Në këtë Mbretëri askush nuk kërkon rehati, mirëqenien e vet, rrugën e egoizmit, pra rrugën e lehtë të mbretërive të botës. Në atë të qiellit, nga ana tjetër, të gjithë priren të ndjekin Zotin, edhe kur Ai mbart kryqin. Vështirësia nuk i tremb, sepse ata udhëhiqen nga dashuria.
26 |
2024
QERSHOR
E MËRKURË
Ruajuni prej
profetëve të rrejshëm
26/6 E MËRKURË GJ. V. [IV]
2Mbr 22,8-13;23,1-3; Ps 118; Mt 7,15-20
Ruajuni prej profetëve të rrejshëm Mt 7,15
Na duken të mençur, por do të na bënin të jetonim pa Jezusin. Gënjeshtra e profetit të rremë është pikërisht kjo: të bën të besosh se nuk ke nevojë për dhuratën e Hyjit, Birit të Tij. Profetët e vërtetë, me çmimin e vdekjes, siç martirët, na bëjnë të takojmë Atë që na shpëton nga mëkati, pra nga vdekja.
27 |
2024
QERSHOR
Sh. Cirili i Aleksandrisë
E ENJTE
Ajo nuk u rrëzua,
sepse i kishte
themelet në shkëmb
27/6 ENJTE GJ. V. [IV]
(pf: Sh. Cirili i Aleksandrisë, ip. e mës. i K., † 444) 2Mbr 24,8-17; Ps 78; Mt 7,21-29
Ajo nuk u rrëzua, sepse i kishte themelet në shkëmb Mt 7,25
Jezusi përfundon serinë e parë të udhëzimeve të Tij duke na bërë të kuptojmë se sa të rëndësishme janë ato. Kushdo që i merr seriozisht është si dikush që ka themele të sigurta: ai do të jetë në gjendje të kapërcejë vështirësi të rënda. Kushdo që mendon se është më i mençur se Zoti do të shembet dhe do të rrënohet kur të vijnë vështirësi.
28 |
2024
QERSHOR
Sh. Ireneu
E PREMTE
U bë uri e madhe
28/6 E PREMTE GJ. V. [IV]
(p: Sh. Ireneu, ip. e mart., † 202)
2Mbr 25,1-12; Ps 136; Mt 8,1-4
U bë uri e madhe 2Mbr 25,3
Nabukodonosori rrethoi Jeruzalemin. Askush nuk mund t'i ndihmonte njerëzit e lënë në mëshirën e tyre. Dhe uria erdhi. Nëse do të kishin besuar te Zoti dhe do t'u ishin bindur profetëve... Kjo do të jetë vëmendja e parë e zemrës sonë: duke iu bindur, duke dëgjuar Fjalën e Zotit.
29 |
2024
QERSHOR
Sh. Pjetri e Pali
E SHTUNË
“Ti je Mesia ‑ Biri i
Hyjit të gjallë!”
29/6 E SHTUNË SHËN PJETRI E PALI AP [P]
Vap 12,1-11; Ps 33; 2Tim 4,6-8.17-18; Mt 16,13-19
“Ti je Mesia ‑ Biri i Hyjit të gjallë!” Mt 16,16
Sot ne soditim dy apostujt që përqafojnë njëri-tjetrin. Pjetri mori çelësat e Mbretërisë së qiejve për ta hapur atë për ata që e duan Jezusin dhe për ta mbyllur për ata që e refuzojnë Atë. Pali e kaloi gjithë jetën e tij, me përpjekje dhe vuajtje të mëdha, për ta bërë të njohur Zotin edhe te paganët. Të dy ia kanë dhuruar Romës dëshminë e tyre të fundit. Nga ky qytet, siguria vazhdon të kumbojë në mbarë botën: “Ti je Mesia ‑ Biri i Hyjit të gjallë!”
30 |
2024
QERSHOR
E DIEL
Në trupin e vet ndjeu
se u shërua nga sëmundja
30/6 E DIEL GJ. V. Viti B [I]
Ur 1,13-15;2,23-24; Ps 29; 2Kor 8,7.9.13-15; Mk 5,21-43
Në trupin e vet ndjeu se u shërua nga sëmundja Mk 5,29
Besimi i asaj gruaje u dëgjua. Çfarë gëzimi për të! Por Jezusi dëshiron që ai besim të bëhet publik, të njihet nga të gjithë të pranishmit, në mënyrë që të jetë edhe një nxitje për ta për të besuar. Kështu shumë të tjerë do të jenë në gjendje të gëzojnë dashurinë e Atit, e cila është e disponueshme për të gjithë.
1 |
2024
KORRIK
E HËNË
Biri i njeriut
nuk ka ku ta
mbështesë kokën
1/7 E HËNË GJ. V. [I]
Am 2,6-10.13-16; Ps 49; Mt 8,18-22
Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën Mt 8,20
Një skrib do të donte të ndiqte Jezusin. Ky, në vend që të gëzohej për qëllimin e tij, e vë në provë. Për çfarë po shpreson? Ndoshta për të fituar diçka? Fitimi i vetëm do të jetë shpirtëror, sigurisht jo material. Për të ndjekur Jezusin është e nevojshme të jesh i gatshëm të heqësh dorë nga gjithçka, madje edhe nga jeta.
2 |
2024
KORRIK
E MARTË
U bëtë porsi cungu...
por ju tek unë s’u
kthyet
2/7 E MARTË GJ. V. [I]
Am 3,1-8; 4,11-12; Ps 5; Mt 8,23-27
U bëtë porsi cungu... por ju tek unë s’u kthyet Am 4,11
Profeti është ngarkuar nga Zoti që t'u flasë ashpër njerëzve, të cilët besojnë se mund të jetojnë pa iu bindur Atij. Kjo nuk është jeta, është një rrëmujë! Nëse vuajtjet që i kemi shkaktuar vetes deri më tani nuk na kanë shërbyer, çfarë do të duhet të bëjë Hyji për të ngjallur tek ne vullnetin për t'u kthyer tek Ai, për ta dëgjuar dhe për ta dashur?
3 |
2024
KORRIK
Sh.Toma
E HMËRKURË
Mos ji njeri
që s’beson,
por besimtar
3/7 E MËRKURË SHËN TOMA AP. [P]
Ef 2,19-22; Ps 116; Gjn 20,24-29
Mos ji njeri që s’beson, por besimtar Gjn 20,27
Nga Toma ne kemi njohur mosbesimin dhe fenë. Ai arriti në fe falë mëshirës së Jezusit, i Cili e kënaqi me dashamirësi. Apostulli me të vërtetë mund ta zgjaste gishtin, por besimi erdhi si një dhuratë e papritur. Ajo na jepet kur përulemi t'i konsiderojmë të tjerët më të vlefshëm se ne, duke besuar në dëshminë e gëzimit të tyre.
4 |
KORRIK |
Sh. Elizabeta e Portugalisë |
2024 |
E ENJTE |
Guxim, biro!
Të janë falur mëkatet!
4/7 E ENJTE GJ. V. [I]
(pf: Sh. Elizabeta e Portugalisë, † 1336) Am 7,10-17; Ps 18; Mt 9,1-8
Guxim, biro! Të janë falur mëkatet! Mt 9,2
Kush e di se si u ndje ai i paralizuar kur është thirrur "biro" nga Jezusi! Dashuria e Zotit e ka arritur në rrënjët e jetës. Ai kishte dashur ta takonte me çdo kusht: ky është besimi që na afron me Hyjin, besimi që fiton falje. Dhe kjo është mrekullia më e vërtetë, aq sa tani ai njeri mund të jetojë edhe pa u shëruar.
5 |
2024
KORRIK
Sh. Antoni Maria Zakaria
E PREMTE
Eja pas meje
5/7 E PREMTE GJ. V. [I]
(Sh. Antoni Maria Zakaria, mesht., †1539)
Am 8,4-6.9-12; Ps 118; Mt 9,9-13
Eja pas meje Mt 9,9
Një fjalë, e cila bashkon tre: ti më ndiq! Është urdhër? Është ftesë? Mateu perceptoi dashurinë, dashuri që pushtoi shpirtin e tij. Dhe këtu ai është pas Jezusit, me një gëzim të tillë sa të organizojë një banket dasme për kolegët dhe miqtë.
6 |
2024
KORRIK
Sh. Maria Goreti
E SHTUNË
Do t’i kthej të treturit
në skllavëri
të popullit tim Izraelit
6/7 E SHTUNË GJ. V. [I]
(pf: Sh. Maria Goreti, virgj. e mart., † 1902) Am 9,11-15; Ps 84; Mt 9,14-17
Do t’i kthej të treturit në skllavëri të popullit
tim Izraelit Am 9,14
Profetët nuk duhet të shpallin vetëm ndëshkime. Këto i kërcënojnë, që askush të mos përpiqet t'i pengojë vullnetin e Zotit, që është shpëtimi dhe mirëqenia e njerëzve. Për të na joshur që të bindemi dhe të konvertohemi, ata bëjnë të njohur dëshirën e vërtetë të Hyjit: gëzimin e të gjithë popullit të tij.
7 |
2024
KORRIK
E DIEL
Ç’është kjo dije
që iu dhurua?
7/7 E DIEL GJ. V. Viti B [II]
(pf Sh Asti, ip. e mart. shek I)
Ez 2,2-5; Ps 122; 2Kor 12,7-10; Mk 6,1-6
Ç’është kjo dije që iu dhurua? Mk 6,2
Njerëzit e Nazaretit e kuptojnë se fjalimet e Jezusit janë të pasura me jetë, dritë, butësi, gjithçka që gëzon dhe kënaq zemrën: Fjalët e Tij janë urtësi e vërtetë. Ata nuk kishin dëgjuar ende fjalë kaq të pasura nga një njeri. Ata mund të kishin kuptuar se vinin nga Hyji, Ai Hyj që i do njerëzit.
8 |
2024
KORRIK
E HËNË
Ki besim, o bijë!
Feja jote të shpëtoi!
8/7 E HËNË GJ. V. [II]
Oz 2,16-18.21-22; Ps 144; Mt 9,18-26
Ki besim, o bijë! Feja jote të shpëtoi! Mt 9,22
Ajo kishte frikë, sepse kishte prekur petkun e Jezusit pa i thënë asgjë askujt, pa kërkuar leje. Besimi i saj, megjithëse i fshehur, ishte i pëlqyeshëm për Hyjin, por tani ajo duhet ta shpallë atë para të gjithëve, që të shfaqet lavdia e Hyjit, që është Jezusi.
9 |
KORRIK |
2024 |
Sh. Agustin Zhao Rong dhe Shokët martirë kinezë E MARTË |
Lutjuni, pra Zotërisë
së të korrave,
të dërgojë korrtarë
në të korrat e veta
9/7 E MARË GJ. V. [II]
(pf: Sh. Agustin Zhao Rong mesh dhe Shokët martirë kinezë, † 1648-1930)
Oz 8,4-7.11-13; Ps 113 B; Mt 9,32-38
Lutjuni, pra Zotërisë së të korrave, të
dërgojë korrtarë në të korrat e veta Mt 9,38
Memeci i pushtuar nga djalli, tani i liruar, flet lirshëm. Sa vuajtje të tilla e paralizojnë popullin! Sa punë në Mbretërinë e qiejve! Jezusi mendon për të ardhmen, kur nuk do të jetë më në gjendje të veprojë: çfarë do të bëjnë dishepujt? Ata do t'i kërkojnë Atit që t'i dërgojë kë don siç do Ai!
10 |
2024
KORRIK
E MËRKURË
I pari Simoni,
që quhet Pjetër
10/7 E MËRKURË GJ. V. [II]
Oz 10,1-3.7-8.12; Ps 104; Mt 10,1-7
I pari Simoni, që quhet Pjetër Mt 10,2
Punëtorët e parë në Mbretërinë e qiejve thirren nga Vetë Jezusi. Ai zgjedh dymbëdhjetë, si bijtë e Jakobit. Midis tyre ka rregull dhe qartësi: ka një, të quajtur i pari, që do të mbetet gjithmonë i pari: emri i tij është Simon, si djali i Jakobit që Jozefi e mbajti peng në Egjipt. Do të jetë i qëndrueshëm, si shkëmbi mbi të cilin mund të ngrihet një ndërtesë.
11 |
2024
KORRIK
Sh. Benedikti
E ENJTE
Do të fitojë
jetën e pasosur
11/7 E ENJTE SHËN BENEDIKTI PAJTOR I EVROPËS [P]
(Sh. Benedikti, † 547, Pajtor i Evropës)
Fu 2,1-9; Ps 33; Mt 19,27-29
Do të fitojë jetën e pasosur Mt 19,29
Kushdo që lë gjithçka për të ndjekur lirisht Jezusin, ka një trashëgimi të sigurt, jetë të përjetshme. Çfarë është jeta? Sot mund të marrim përgjigjen nga Shën Benedikti. E përjetshme është ajo jetë që nuk bazohet në para dhe pasuri. Ai nuk ka nevojë për to dhe, nëse do të kishte, ato do të përdoren për t'i dashur dhe çliruar njerëzit nga mjerimi. Jeta e përjetshme është zemra e butë dhe e fortë e Hyjit, e Atit.
12 |
2024
KORRIK
E PREMTE
Shpirti i Atit tuaj
do të flasë
nëpërmjet jush
12/7 E PREMTE GJ. V. [II]
Oz 14,2-10; Ps 50; Mt 10,16-23
Shpirti i Atit tuaj do të flasë nëpërmjet jush Mt 10,20
Të Dymbëdhjetëve u është besuar një detyrë e veçantë, e cila tërheq lehtësisht armiqësi. Ata duhet ta bëjnë këtë në një botë ku njerëzit janë si ujqërit për njëri-tjetrin. Përkundrazi, ata do të jenë qengja që nuk mendojnë të mbrohen. Nuk është problem; Jezusi u thotë atyre: “Shpirti i Atit tuaj” do të jetë në ju për të mbështetur dëshminë tuaj.
13 |
2024
KORRIK
Sh. Henriku
E SHTUNË
Ju vleni më tepër
se shumë trumcakë
13/7 E SHTUNË GJ. V. [II]
(pf: Sh. Henriku, † 1024)
Is 6,1-8; Ps 92; Mt 10,24-33
Ju vleni më tepër se shumë trumcakë Mt 10,31
Nëse harabelat vlejnë diçka në sytë e Hyjit - megjithëse edhe ata janë krijesat e Tij - aq më shumë ata e mirëpresin thirrjen për të ndjekur Birin! Këta e dinë, pra, se Zoti është në anën e tyre, aleati i tyre, që i do, dhe për këtë arsye ata do ta lënë gjithë frikën jashtë derës. Ata do të shpallin Fjalën që kanë marrë, Fjalën që u jep jetë atyre që nuk e kanë ende.
14 |
2024
KORRIK
E DIEL
Jezusi i nisi t’i
dërgojë dy nga dy
14/7 E DIEL GJ. V. Viti B [III]
Am 7,12-15; Ps 84; Ef 1,3-14; Mk 6,7-13
Jezusi i nisi t’i dërgojë dy nga dy Mk 6,7
Jezusi u jep programin e punës të Dymbëdhjetëve. Vështirësia që Jezusi e sheh si të nevojshme në Mbretërinë e qiejve nuk është ajo që prodhon pasuri, por ajo që ndihmon për të jetuar si vëllezër, pa mosmarrëveshje, pa egoizëm. Është një vepër që i çliron njerëzit nga shpirtrat e egoizmit dhe armiqësisë, duke forcuar vullnetin për dashuri. Në këtë mënyrë jeta bëhet vërtet e pasur! Kjo është puna që u është besuar të Dymbëdhjetëve.
15 |
2024
KORRIK
Sh. Bonaventura
E HËNË
Kush ia jep një gotë
uji të freskët...
pse është nxënësi im...
15/7 E HËNË GJ. V. [III]
(p: Sh. Bonaventura, ip. e mës. i K., † 1274)
Is 1,10-17; Ps 49; Mt 10,34-11,1
Kush ia jep një gotë uji të freskët... pse është nxënësi im... Mt 10,42
Jezusi na thotë se ta duam Atë është e rrezikshme, kushton. Megjithatë është e vetmja gjë që duhet bërë për të ndryshuar botën. Ata që e duan Jezusin e gjejnë veten në një nivel tjetër, ata jetojnë një jetë që nuk është vetëm njerëzore, por hyjnore. Edhe ata që, duke mos ditur asgjë për Të, u bëjnë mirë të Tijve, do të marrin pjesë në bukurinë dhe butësinë e zemrës së Hyjit.
16 |
2024
KORRIK
Virgjëra Mari e Malit Karmel
E MARTË
Mos druaj e të mos
trembet zemra
16/7 E MARTË GJ. V. [III]
(pf: Virgjëra Mari e Malit Karmel)
Is 7,1-9; Ps 47; Mt 11,20-24
Mos druaj e të mos trembet zemra Is 7,4
Profeti inkurajon mbretin në një moment rreziku të madh. Armiqtë janë para portave, por nuk ka vetëm armiq: ai mund të mbështetet në besëlidhjen me Hyjin. Nëse i binden Atij, nuk do të ketë asgjë për t'u trembur. Vetëm nëse nuk merret në konsideratë do të bëhet më keq: “Nëse s’do t’më besoni, nuk do të shpëtoni!”.
Unë kam besim tek Ti, o Zoti im!
17 |
2024
KORRIK
E MËRKURË
Ati më dorëzoi
mua gjithçka
17/7 E MËRKURË GJ. V. [III]
Is 10,5-7.13-16; Ps 93; Mt 11,25-27
Ati më dorëzoi mua gjithçka Mt 11,27
Ati nuk ka më asgjë, në fakt Ai i ka dhënë gjithçka Birit. Prandaj ne do të jemi të bashkuar me Birin, për të gëzuar të mirat e Atit, për të jetuar jetën hyjnore. Dhe çfarë është ajo "gjithçka" që Biri mund të disponojë tani? Ajo "gjithçka" është plotësia e dashurisë vetëmohuese. Ati nuk ka asgjë tjetër për të dhuruar!
18 |
2024
KORRIK
E ENJTE
Ejani tek unë
18/7 E ENJTE GJ. V. [III]
Is 26,7-9.12.16-19; Ps 101; Mt 11,28-30
Ejani tek unë Mt 11,28
Çfarë ftese bujare! Jezusi e di se ne jemi të lodhur dhe të shtypur, të rraskapitur nga mëkatet tona dhe të rënduar nga mëkatet e botës në të cilën jetojmë. Pavarësisht kësaj, Ai na do me Vete. Ne nuk do ta shqetësojmë Atë, përkundrazi, do të jetë Ai që me butësinë dhe mëshirën e Tij do të ndryshojë jetën tonë. Faleminderit, o Jezus!
19 |
2024
KORRIK
E PREMTE
Biri i njeriut
është me të vërtetë
i zoti i të shtunës
19/7 E PREMTE GJ. V. [III]
Is 38,1-6.21-22.7-8; Ps Is 38,10.11.12.16; Mt 12,1-8
Biri i njeriut është me të vërtetë i zoti i të shtunës Mt 12,8
Nëse është "i zoti i të shtunës", Ai mund ta disponojë këtë ditë siç e sheh të arsyeshme. Ai e disponon atë për t'i dhënë lavdi Hyjit, i Cili dha të shtunën si ditën në të cilën njeriu mund të gëzojë lirinë nga barra e punës dhe plotësinë e jetës. Përpjekja e përgatitjes së ushqimit nuk është përpjekje, por gëzim për të bekuar Zotin!
O Jezus, bëhu Zoti i gjithë kohës sime!
20 |
2024
KORRIK
Sh. Apolinare
E SHTUNË
Në të do ta vë
Shpirtin tim
20/7 E SHTUNË GJ. V. [III]
(pf: Sh. Apolinare, ip. e mart., shek. II.) Mik 2,1-5; Ps 9B; Mt 12,14-21
Në të do ta vë Shpirtin tim Mt 12,18
Është Fjala e profetit Mikea që Jezusi, me veprimin e Tij, po e zbulon. Vërtet, për Të flet profeti. Është Ai që i shëron të gjithë dhe nuk mburret. Ai jeton me përvujtëri dhe i fshehur, ashtu siç thotë profeti. Asnjë shpirt tjetër nuk vepron në Të përveç atij të dashurisë atërore të Hyjit të paqes dhe dashurisë.
21 |
2024
KORRIK
E DIEL
Ejani dhe ju në një
vend të pabanuar
21/7 E DIEL GJ. V. Viti B [IV]
Jer 23,1-6; Ps 22; Ef 2,13-18; Mk 6,30-34
Ejani dhe ju në një vend të pabanuar Mk 6,31
O Jezus, Ti e di se pushimi që rivendos vërtet është koha e kaluar me Ty. Duke qenë me Ty pa shpërqendrime, ne rikuperojmë forcën për të vazhduar dashurinë. Unë e pranoj ftesën Tënde dhe vij. Nga Ti vjen gjithmonë një dritë dhe një forcë që rinovon gjithçka.
22 |
2024
KORRIK
Sh. Maria Magdalenë
E HËNË
“Mari!” ‑ i tha
Jezusi
22/7 E HËNË SHËN MARIA MAGDALENË [P]
Kk 3,1-4 ose 2Kor 5,14-17; Ps 62; Gjn 20,1-2.11-18
“Mari!” ‑ i tha Jezusi Gjn 20,16
Maria Magdalenë kishte sytë e lagur nga lotët dhe duart e saj të pushtuara nga vazoja e vajit të parfumuar, kur zëri Yt, duke shqiptuar emrin e saj, e zgjoi atë. Tani ajo të sheh Ty, o Jezus, dhe të njeh.
Edhe unë marr pjesë në gëzimin e saj, e cila është e para në tokë që shpall se Ti je ringjallur dhe jeton përgjithmonë.
23 |
2024
KORRIK
Sh. Brigita
E MARTË
Unë jam
hardhia e vërtetë
23/7 E MARTË SH. BRIGITA PAJTORJA E EUROPËS [P]
Gal 2,19-20; Ps 33; Gjn 15,1-8
Unë jam hardhia e vërtetë Gjn 15,1
Shën Brigita, siç Shën Katerina, bashkëkohësja e saj, është një degë e së njëjtës hardhi. Degë të ndryshme për nga gjuha, vendi, përvoja, por prodhon të njëjtin fryt, që ushqen gëzimin mes njerëzve. Kushdo që është me Jezusin, ka jetë për t'u dhuruar të afërmëve! Për këtë arsye edhe ajo është pajtorja e Europës: një detyrë e mundimshme, e cila do të jetë plot fryte!
24 |
2024
KORRIK
Sh. Sharbel Makhlüf
E MËRKURË
Doli mbjellësi
për të mbjellë
24/7 E MËRKURË GJ. V. [IV]
(pf: Sh. Sharbel Makhlüf, mesh., † 1898)
Jer 1,1.4-10; Ps 70; Mt 13,1-9
Doli mbjellësi për të mbjellë Mt 13,4
Fjala Jote, o Jezus, edhe kur e shqiptoj apo e shkruaj, kushedi se ku bie! Jo e gjitha do të japë fryt, jo e gjitha do t'u japë ushqim njerëzve. Megjithatë, nëse do të ndaloja së mbjelluri, askund nuk do të jepte jetë. Gëzimi Yt, o Jezus, më ndihmoftë të vazhdoj pa u dekurajuar, sepse të paktën një e katërta do të bjerë në terren mikpritës.
25 |
2024
KORRIK
Sh. Jakobi
E ENJTE
Do ta pini kelkun tim
25/7 E ENJTE SHËN JAKOBI AP. [P]
2Kor 4,7-15; Ps 125; Mt 20,20-28
Do ta pini kelkun tim Mt 20,23
Ky premtim i Jezusit është realizuar. Jakobi e piu kelkun e mundimit, qoftë kur ishte në burg me të gjithë apostujt, qoftë edhe kur pastaj, i vetëm, iu pre koka.
A do ta pi edhe unë kelkun Tënd, o Jezus? Si, në ç’mënyrë? Do ta pi kur në ditën e fundit të dorëzohem tek Ti, por edhe tani, duke të dorëzuar gjërat dhe fuqitë që më duken të çmuara.
26 |
2024
KORRIK
Sh. Prenda
E PREMTE
Unë do t’ju jap barinj
sipas zemrës sime
26/7 E PREMTE GJ. V. [IV]
(Sh. Prenda virgj. e mart., shek II)
Jer 3,14-17; Ps Jer 31,10-13; Mt 13,18-23
Unë do t’ju jap barinj sipas zemrës sime Jer 3,15
Ndërsa Jezusi na shpjegon shëmbëlltyrën e farës që bie kudo, profeti Jeremia na jep një premtim ngushëllues. Nuk mund të shpresojmë shumë nga njerëzit, por Zoti nuk e braktis popullin e Vet, nuk e braktis Kishën e Tij. Do të kemi barinj sipas zemrës së Tij! A do të jem i përulur që ta lejoj veten të udhëhiqem dhe të ruhem nga ata, të pranoj që ata të më mbajnë të bashkuar me të gjitha delet e Tij?
27 |
2024
KORRIK
Sh. Joakini e Ana
E SHTUNË
Dëgjojeni fjalën
e Zotit,
të gjithë ju o judenj
27/7 E SHTUNË GJ. V. [IV]
(Sh. Joakini e Ana, prindërit e Virgjerës Mari)
Jer 7,1-11; Ps 83; Mt 13,24-30
Dëgjojeni fjalën e Zotit, të gjithë ju o judenj Jer 7,2
Sa herë e kemi dëgjuar këtë ftesë: Dëgjojeni! Hyji flet sepse do që ne të jetojmë në marrëdhënie me Të; që, të zhytur në dashurinë e Tij, të gëzojmë bashkimin. Dëgjimi është i rëndësishëm për ne. Vetë Jezusi është Fjala, domethënë Fjala e sigurt plot urtësi e Atit. Dëgjimi është dashuria e parë dhe e vërtetë me të cilën ne i përgjigjemi asaj që marrim prej Tij.
28 |
2024
KORRIK
E DIEL
Thuajuni
njerëzve të ulen
28/7 E DIEL GJ. V. Viti B [I]
2Mbr 4,42-44; Ps 114; Ef 4,1-6; Gjn 6,1-15
Thuajuni njerëzve të ulen Gjn 6,10
Jezusi u përgjigjet dishepujve, të hutuar nga situata me të cilën duhet të përballen. Një turmë njerëzish, të ngopur nga Fjala e Mësuesit, tani janë të uritur për bukë. Kaq pak kanë sa u vjen turp ta thonë. Jezusi nuk shqetësohet. E di se Ati sheh. Ai i bindet dashurisë së Tij dhe u kërkon dishepujve dhe turmës të binden. Dishepujt do ta bëjnë turmën të ulet dhe turma do të bindet: kush ulet do të marrë bukën!
29 |
2024
KORRIK
Sh. Marta, Maria dhe Lazri
E HËNË
Unë jam
Ringjallja dhe Jeta
29/7 E HËNË
(p Sh. Marta, Maria dhe Lazri)
1Gjn 4,7-16; Ps 33; Gjn 11,19-27 ose Lk 10,38-42
Unë jam Ringjallja dhe Jeta Gjn 11,25
Duke qëndruar përpara varrit të Lazrit, Jezusi zbulon identitetin e Tij. Deri më tani Ai njihej si miku i dy motrave dhe i të vdekurit, por tashmë të gjithë do të dinë një të vërtetë befasuese, tronditëse, madje të pakuptueshme. Ai është për ne ajo jetë që na ngre mbi këtë botë, që na bën të jemi 'në botë’, por jo 'të botës’. Do të na duhet ta hamë për ta kuptuar, përkundrazi, për ta mirëpritur misterin.
30 |
2024
KORRIK
Sh. Pjetër Krizologu
E MARTË
Siç mblidhet egjra
e digjet në zjarr,
kështu...
30/7 E MARTË GJ. V. [I]
(pf: Sh. Pjetër Krizologu, ip. e mës. i K., † 450)
Jer 14,17-22; Ps 78; Mt 13,36-43
Siç mblidhet egjra e digjet në zjarr, kështu... Mt 13,40
Shëmbëlltyra është e thjeshtë dhe përshkruan situatën në të cilën ndodhemi. Ne kemi hirin të krahasohemi me grurin e mirë, por të shoqëruar dhe të rrethuar nga ata që duan të na pengojnë të japim fryte për Mbretërinë. Me përvujtëri dhe dashuri presim të korrat. Atëherë, edhe ne, të pastruar, do të shkëlqejmë si fëmijë të Hyjit.
31 |
2024
KORRIK
Sh. Injaci i Lojolës
E MËRKURË
Unë me ty do të jem
që të të shpëtoj
31/7 E MËRKURË GJ. V. [I]
(Sh. Injaci i Lojolës, mesh., † 1556)
Jer 15,10.16-21; Ps 58; Mt 13,44-46
Unë me ty do të jem që të të shpëtoj Jer 15,20
Zoti e ngushëllon profetin, nuk e lë në duart e të pabesëve që do të donin ta eliminonin. Është një profeci e vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit, e Atij të Cilit i shpallin ardhjen të gjithë profetët. Ai do të mbetet i fshehur, si një thesar në një fushë të pavlerë. Kushdo që zbulon thesarin, si kushdo që kërkon dhe gjen perlën, shet gjithçka që ka: asgjë nuk mund të jetë e barabartë me vlerën e saj!
1 |
2024
GUSHT
Sh. Alfons M. de’ Liguori
E ENJTE
Si deltina...
ju jeni në duart e mia
1/8 E ENJTE GJ. V. [I]
(p: Sh. Alfons M. de’ Liguori, ip. e mës. i K., † 1787) Jer 18,1-6; Ps 145; Mt 13,47-53
Si deltina... ju jeni në duart e mia Jer 18,6
Profeti Jeremia zbriti në dyqanin e poçarit, ashtu siç i kishte sugjeruar Zoti. Aty pa sesi poçari në çarkun e vet, kur puna nisi, nuk pati sukses, e sërish filloi për ta ribërë. Kështu vepron Zoti me ne. Nëse Ai nuk merr një dëshmi të mirë, Ai e fillon punën e Tij nga e para.
2 |
2024
GUSHT
Sh. Eusebi
Sh. Pjetri
E PREMTE
Për shkak të mosbesimit të tyre
nuk bëri aty
shumë mrekulli
2/8 E PREMTE GJ. V. [I]
(Sh. Eusebi ip. †372; Sh. Pjetri G. Eymard mesh., †1868)
Jer 26,1-9; Ps 68; Mt 13,54-58
Për shkak të mosbesimit të tyre nuk bëri aty shumë mrekulli Mt 13,58
Jezusit i vjen keq që nuk mund t'u sjellë dobi bashkëqytetarëve të Vet. Fatkeqësisht, urtësia dhe mrekullitë, për të cilat ata tashmë ishin të vetëdijshëm, nuk i kishin bërë të njihnin tek Ai, Atë të dërguar nga Hyji. Shumë mrekullira ishin të kota përballë kësaj mbylljeje.
O Jezus, faleminderit për të mirën që dëshiron të bësh në jetën time. Nuk dua të Të lidh duart: unë besoj në Ty!
3 |
2024
GUSHT
E SHTUNË
Përmirësoni
udhët tuaja
3/8 E SHTUNË GJ. V. [I]
Jer 26,11-16.24; Ps 68; Mt 14,1-12
Përmirësoni udhët tuaja Jer 26,13
Jeremia e përsërit me guxim këtë ftesë nga Zoti kur priftërinjtë dhe profetët e korruptuar kërkojnë dënimin e tij me vdekje. Ai kujdeset më shumë për besnikërinë ndaj Zotit dhe shpëtimin e njerëzve sesa për jetën e tij. Shembulli i kaq shumë shenjtërve dhe martirëve na hap më shumë te Zoti: do të marrim shumë e shumë të mira prej Tij!
4 |
2024
GUSHT
E DIEL
Çfarë shenje bën ti,
që ta shohim
e të besojmë?
4/8 E DIEL GJ. V. Viti B [II]
Dal 16,2-4.12-15; Ps 77; Ef 4,17.20-24; Gjn 6,24-35
Çfarë shenje bën ti, që ta shohim e të besojmë? Gjn 6,30
Ata sapo kishin ngrënë bukë dhe peshk, të shumëzuar nga Jezusi për urinë e tyre, por nuk besojnë. Ishin pesë bukë, dy peshq dhe më shumë se pesë mijë burra të uritur... Prandaj, nuk janë shenjat e mrekullueshme që ndihmojnë për të pritur dhe besuar Jezusin, është përvuajtëria ajo që hap sytë e zemrës. Dashuria e efektshme e Jezusit është shenja e vërtetë. Tani mund të besojmë se Ai vjen prej Atit!
5 |
2024
GUSHT
Kushtimi i Bazilikës
së Shën Marisë Virgjër
E HËNË
I mblodhën tepricat
5/8 E HËNË GJ. V. [I]
(pf: Kushtimi i Bazilikës së Shën Marisë Virgjër) Jer 28,1-17; Ps 118; Mt 14,13-21
I mblodhën tepricat Mt 14,20
Të gjithë kishin ngrënë dhe kishin mbetur dymbëdhjetë shporta me copa: një shportë për çdo apostull. Tek këta do të shkoj të ha përsëri, të ngopem me Bukën e Jezusit!
6 |
2024
GUSHT
Shndërrimi i Zotit
E MARTË
“Ky është Biri im ‑ djali
i Dishirit!
Atë dëgjojeni!”
6/8 E MARTË SHNDËRRIMI I ZOTIT [P]
Dan 7,9-10.13-14; Ps 96; 2Pjt 1,16-19; Mk 9,2-10
“Ky është Biri im ‑ djali i Dishirit! Atë dëgjojeni!” Mk 9,7
Është zëri i Zotit! Tani e dimë se kush është Ai: Ai është Ati i Jezusit, i Atij Jezusi që qëndron para nesh në lutje. Duke e mbuluar me Dritë, në mal, Ati na tha se ne mund t'ia besojmë veten, duke e dëgjuar.
O Jezus, Dritë e vërtetë, më e ndritshme se dielli: të mirëpres, të dua, të adhuroj!
7 |
2024
GUSHT
Sh. Siksti II, papë dhe Shokët martirë
Sh. Gaetani
E MËRKURË
Le të bëhet
ashtu si dëshiron
7/8 E MËRKURË GJ. V. [II]
(pf: Sh. Siksti II, papë dhe Shokët martirë, † 258; Sh. Gaetani, mesh., † 1547)
Jer 31,1-7; Ps Jer 31,10-13; Mt 15,21-28
Le të bëhet ashtu si dëshiron Mt 15,28
Ky takim i bukur! Jezusi dhe gruaja kananejase: që të dy, të sigurtë dhe këmbëngulës, Jezusi në dashurinë e Tij birnore dhe i bindur, gruaja në dashurinë e saj amënore, e përgjegjshme... Kush fiton? Dashuria!
8 |
2024
JANAR
Sh. Domeniku
E ENJTE
Do të jem Hyji i tyre
e ata do të jenë
populli im
8/8 E ENJTE GJ. V. [II]
(p: Sh. Domeniku, mesh., † 1221)
Jer 31,31-34; Ps 50; Mt 16,13-23
Do të jem Hyji i tyre e ata do të jenë
populli im Mt 31,33
Hyji i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit kishte bërë disa herë besëlidhje me popullin e Tij. Por ama, kjo, megjithë çlirimin nga Egjipti dhe shumë shenja të tjera dashurie, ishte vazhdimisht i pabesë ndaj Tij. Populli e ndjente ligjin e Tij si një barrë. Hyji, në vend që ta refuzonte, premtoi një Besëlidhje të Re, e Cila do të përmbushet me gjakun e Jezusit, Birit të Vet. Kushdo që e mirëpret dhe e do, do të përmbytet nga Shpirti e Tij dhe do të marrë një zemër të re.
9 |
2024
GUSHT
Sh. Tereza Benedikta e Kryqit
E PREMTE
Prandaj:
rrini zgjuar se nuk
e dini ditën
as orën
9/8 E PREMTE SH. TEREZA BENEDIKTA E KRYQIT PAJTORJA E EUROPËS (Edith Stein †1942) [P]
Oz 2,16b.17b.21-22; Ps 44; Mt 25,1-13
Prandaj: rrini zgjuar se nuk e dini ditën
as orën Mt 25,13
Shën Tereza Benedikta e Kryqit, Pajtore e Europës, ishte një dishepulle që "rrinte zgjuar". Në manastirin, ku ajo ndiqte Zotin, i ofroi poshtërimet e vogla e të mëdha Atij që e donte, Jezusit. Dhe kur Ai i kërkoi të flijonte jetën e saj, ajo ishte gati... dhe hyri në dasmën e Tij me Të! Tani, prej Atje, si një motër e vërtetë, ajo na ndihmon.
10 |
2024
GUSHT
Sh. Lorenci
E SHTUNË
Atë që do të më
shërbejë, do ta nderojë
Ati im
10/8 E SHTUNË SH. LORENCI (diakon e martir, † 258) [P]
2Kor 9,6-10; Ps 111; Gjn 12,24-26
Atë që do të më shërbejë, do ta nderojë
Ati im Gjn 12,26
Andrea dhe Filipi çojnë te Jezusi disa grekë të cilët thonë se duan ta shohin Atë. Jezusi e bën të qartë menjëherë se ata që duan ta njohin nga afër mund ta bëjnë këtë vetëm nëse janë të gatshëm të jenë si fara: kjo jep fryt kur ajo vdes.
Falenderojmë dhe nderojmë Shën Lorencin që i shërbeu Jezusit në të varfërit e Kishës: si fara, e fshehur në tokë, dha shumë fryt
11 |
2024
GUSHT
E DIEL
Unë jam buka e gjallë
që zbriti prej qiellit
11/8 E DIEL GJ. V. Viti B [III]
1Mbr 19,4-8; Ps 33; Ef 4,30 – 5,2; Gjn 6,41-51
Unë jam buka e gjallë që zbriti prej qiellit Gjn 6,51
O Jezus, Ti vjen sa herë që të dëshiroj dhe të thërras, qoftë edhe me një mendim, një psherëtimë lutjeje, një bindje ndaj Fjalës Tënde dhe, në kulmin e gjithçkaje, duke iu afruar Eukaristisë së Shenjtë. Me praninë Tënde ushqen dhe rrit jetën time shpirtërore, aftësinë time për të dashur dhe për t'u gëzuar. Faleminderit, o Jezus!
12 |
2024
GUSHT
Sh. Joana Fr. de Chantal
E HËNË
E tillë m’u paraqit
dukja e lavdisë
së Zotit
12/8 E HËNË GJ. V. [III]
(pf: Sh. Joana Fr. de Chantal, rreg., † 1641) Ez 1,2-5,24-28; Ps 148; Mt 17:22-27
E tillë m’u paraqit dukja e lavdisë së Zotit Ez 1,28
Profeti Ezekiel sheh shenjat e pranisë së Zotit: Kur e dëgjojmë Ungjillin me dashuri, kur e shohim të jetuar në gjeste dashurie nga afërmit tanë, kur arrijmë të falim…, edhe ne mund të sodisim lavdinë e Hyjit të gjallë dhe të vërtetë, prania e Tij që është urtësi dhe dashuri që u dhurohet të gjithëve.
13 |
2024
GUSHT
Sh. Ponciani
Sh. Ipoliti
E MARTË
Kush e përul vetveten
e bëhet i vogël si
ky fëmijë,
ai është më i madhi
në Mbretërinë e qiellit
13/8 E MARTË GJ. V. [III]
(pf: Sh. Ponciani, papë, e Sh. Ipoliti, mesh., mart., † 235)
Ez 2,8 3,4; Ps 118; Mt 18,1-5.10.12-14
Kush e përul vetveten e bëhet i vogël si ky fëmijë, ai është më i madhi në Mbretërinë e qiellit Mt 18,4
Mateu paraqet disa mësime të Jezusit: nxitja për përulësi, e cila kapërcen mashtrimin e madhështisë, ftesën për të mos hedhur poshtë askënd, por për të kuptuar se të vegjlit dhe të dobëtit janë të çmuar në sytë e Atit, rekomandimi për të qenë përgjegjës në sjellje. ndaj të gjithëve, veçanërisht ndaj fëmijëve. Madhështia e vërtetë është ta vendosim veten si fëmijë, në duart e Atit dhe të përkulemi mbi afërmit tanë.
14 |
2024
GUSHT
Sh. Maksimilian M. Kolbe
E MËRKURË
Ku janë dy ose tre
të bashkuar në emrin
tim, aty jam edhe unë
14/8 E MËRKURË GJ. V. [III]
(p: Sh. Maksimilian M. Kolbe, mesh. e mart., † 1941) Ez 9,1-7;10,18-22; Ps 112; Mt 18:15-20
Ku janë dy ose tre të bashkuar në emrin tim, aty jam edhe unë Mt 18,20
Kur jemi së bashku për dashurinë e Jezusit në lutje ose duke dëgjuar Fjalën e Tij ose duke u përpjekur të na ndihmojë ta jetojmë Atë, madje duke na korrigjuar, Ai e bën Veten të pranishëm duke na dhënë gëzim, paqe dhe forcë. Dhe fryti do të jetë Ai i pranisë së Tij.
15 |
2024
GUSHT
Të ngriturit e Sh. Marisë
Vigjër në qiell
E ENJTE
I kërceu foshnja
në kraharor
15/8 E ENJTE TË NGRITURIT E SH. MARISË VIRGJËR NË QIELL [P]
Ap 11,19;12,1-6.10; Ps 44; 1Kor 15,20-27; Lk 1,39-56
I kërceu foshnja në kraharor Lk 1,41
Jezusi ishte i pranishëm në Marinë, sapo u krijua në të nga puna e Shpirtit të Shenjtë: foshnja gjashtë muajshe në barkun e Elizabetës e perceptoi atë. Ngjarje e mrekullueshme!
Duke takuar një grua të re që kishte kaluar disa ditë në tërheqje shpirtërore me Jezusin, ndjeva ndikimin e hirit të Tij mbi të. Faleminderit, o Shpirt Shenjt!
16 |
2024
GUSHT
Sh. Shtjefni i Hungarisë
E PREMTE
Do të caktoj...
një besëlidhje
të përhershme
16/8 E PREMTE GJ. V. [III]
(Sh. Shtjefni i Hungarisë, †1038)
Ez 16,1-15.60.63; Ps: Is 12,2-6; Mt 19,3-12
Do të caktoj... një besëlidhje të përhershme Ez 16,60
Kështu përfundon historia me të cilën Ezekieli përpiqet të shprehë dashurinë e Zotit për njeriun, krijesën e Vet. Nga asgjëja e ka dashur dhe formuar, e mbuloi me dhurata, me bukuri. Kur ishte i pabesë, Ai nuk e braktisi: me kryqin e Birit të Tij e bëri të përjetshme dashurinë e tij, besëlidhjen e tij, shpëtimin e tij.
17 |
2024
GUSHT
E SHTUNË
I sollën disa fëmijë
të vegjël
17/8 E SHTUNË GJ. V. [III]
Ez 18,1-10.13.30-32; Ps 50; Mt 19:13-15
I sollën disa fëmijë të vegjël Mt 19,13
Prindërit dhe gjyshërit që i çojnë fëmijët e tyre te Jezusi, i çojnë në kishë ose në klasat e katekizmit dhe luten së bashku në shtëpi janë shumë të mençur: në këtë mënyrë i duan ata, duke i lejuar ata të marrin hir dhe bekim. Ai nuk do të mungojë t'u sjellë dobi.
18 |
2024
GUSHT
E DIEL
Ai që më ha mua
do të jetojë për mua
18/8 E DIEL GJ. V. Viti B [IV]
Fu 9,1-6; Ps 33; Ef 5:15-20; Gjn 6,51-58
Ai që më ha mua do të jetojë për mua Gjn 6,57
Sot është e diel, dita e Zotit. Është dita në të cilën Jezusi i ringjallur u shfaq i pranishëm në mes të të mbledhurve në Emrin e Tij. Nuk do të mungoj: Jezusi do të na flasë, do të na ushqejë, do të na dërgojë të jetojmë javën e re me Të, që të jemi dëshmitarë të Tij me forcën e Bukës së Tij, me Të në zemër.
19 |
2024
GUSHT
Sh. Gjoni Eudes
E HËNË
Eja
e më ndiq mua!
19/8 E HËNË GJ. V. [IV]
(pf: Sh. Gjoni Eudes, mesh., † 1680)
Ez 24,15-24; Ps: Lp 32:18-21; Mt 19,16-22
Eja e më ndiq mua! Mt 19,21
Ndonjëherë kjo Fjalë e Jezusit është një thirrje për jetën rregulltare. Por kjo nuk është e gjitha: Jezusi më thërret të jem gjithmonë dishepull i Tij. Ai më thotë: "Eja e më ndiq mua" kur një gabim i pësuar do të më çonte në hakmarrje, kur angazhimet do të donin të më anulonin kohën e lutjes, kur në shtëpi dhe jashtë e largoj shikimin nga ata që kanë nevojë.
20 |
2024
GUSHT
Sh. Bernardi
E MARTË
Vështirë do të hyjë
i pasuri
në Mbretërinë e qiellit
20/8 E MARTË GJ. V. [IV]
(p: Sh. Bernardi, abat e mës. i K., † 1153)
Ez 28,1-10; Ps: Lp 32.26-28.30.35-36; Mt 19,23-30
Vështirë do të hyjë i pasuri në Mbretërinë e qiellit Mt 19,23
Ashtu si grykësia të pengon të bësh dietë, ashtu edhe pasuria e burgos zemrën në egoizëm dhe krenari, duke iu mbyllur Zotit dhe vëllezërve. Megjithatë, nëse, me hirin e Zotit, njeriu i pasur - që mund të jem unë - hapet për të bashkëndarë, ja që ai bëhet një afërm, i varfër në shpirt, një dishepull i Jezusit, një pjesëmarrës në Mbretërinë e qiejve.
21 |
2024
GUSHT
Sh. Piu X
E MËRKURË
Ja, unë vetë do ti
kërkoj delet e mia
21/8 E MËRKURË GJ. V. [IV]
(p: Sh. Piu X, papë, † 1914)
Ez 34,1-11; Ps 22; Mt 20,1-16
Ja, unë vetë do ti kërkoj delet e mia Ez 34,11
Ky varg i leximit të parë, si dhe Ungjilli i sotëm, na tregon për mirësinë e madhe të Zotit ndaj secilit prej nesh. Ai nuk është i painteresuar për ne, përkundrazi, i jemi aq afër zemrës. Ai Vetë vjen të na kërkojë atje ku të çorientuar kemi humbur rrugën, atje në sheshet ku humbim jetën që na ka dhënë për të bashkëndarë dashurinë e Tij me ne.
22 |
2024
GUSHT
Virgjëra Mari Mbretëreshë
E ENJTE
Unë do t’ju jap
një zemër të re
22/8 E ENJTE GJ. V. [IV]
(p: Virgjëra Mari Mbretëreshë)
Ez 36,23-28; Ps 50; Mt 22,1-14
Unë do t’ju jap një zemër të re Ez 36,26
Për shkak të shumë viteve të kaluara në injorancë, larg Atit - domethënë në egoizëm - e gjej veten me një zemër të sëmurë nga xhelozia dhe zilia, të shpejtë në zemërim dhe të dobët në durimin e përulur dhe bujarinë vëllazërore. Megjithatë, jam duke u trajtuar nga një Mjek që di të transplantojë zemrën: shkoj gjithmonë tek Ai, përpiqem t'i qëndroj pranë. Ky doktor është Jezusi!
23 |
2024
GUSHT
Sh. Roza nga Lima
E PREMTE
Duaje të afërmin tënd
porsi vetveten
23/8 E PREMTE GJ. V. [IV]
(Sh. Roza nga Lima, virgj., †1617)
Ez 37,1-14; Ps 106; Mt 22,34-40
Duaje të afërmin tënd porsi vetveten Mt 22,39
Me Pagëzimin mora dhuratën e të qenit pjesë e një familjeje të re të madhe, familjes së Kishës. Këtu, për dashurinë e Atit, në të cilën jam zhytur, i dua të afërmit e mi të rinj. Ashtu siç bëra me ata me të cilët u rrita në shtëpinë time prindërore, ndjej se janë "të mitë"; unë jam përgjegjës për ta, t'i dua dhe t'i bëj të lumtur po aq sa veten... edhe më shumë.
24 |
2024
GUSHT
Sh. Bartolomeo
E SHTUNË
Eja e shih
24/8 E ENJTE SHËN BARTOLOMEU AP [P]
Ap 21,9-14; Ps 144; Gjn 1,45-51
Eja e shih Gjn 1,46
Filipi, i cili kohët e fundit iu përgjigj thirrjes së Jezusit, tani ishte pjesë e të afërmve që jetonin me Zotërinë. Ai ia propozoi këtë jetë të re Natanaelit, Apostullit të cilin ne e festojmë sot me emrin Bartolome. Në fakt, mendoi se edhe ai, duke i njohur Shkrimet, do të pushtohej nga Jezusi.
25 |
2024
GUSHT
E DIEL
Ti ke fjalët e jetës
së pasosur
25/8 E DIEL GJ. V. Viti B [I]
Joz 24,1-2,15-17,18; Ps 33; Ef 5:21-32; Gjn 6:60-69
Ti ke fjalët e jetës së pasosur Gjn 6,68
Ti, o Jezus, ke fjalë që shkojnë përtej horizontit të vogël dhe të turbullt të kësaj jete. Ato më japin shpresë dhe qetësi kur shoh vetëm arsye për të qarë. Ato më japin forcë për të dashur edhe kur duket e padobishme dhe e pamundur. Ato më japin gëzim të dhuroj veten time për të tjerët, duke filluar nga ata që kam më afër. Ato ma transmetojnë jetën Tënde mua, o Jezus. Faleminderit që sot në Meshë do të më flasësh sërish.
26 |
2024
GUSHT
E HËNË
Paçi hir dhe paqe...
në Zotin tonë Jezu
Krishtin para Hyjit,
Atit tonë
26/8 E HËNË GJ. V. [IV]
2Sel 1,1-5.11-12; Ps 95; Mt 23:13-22
Paçi hir dhe paqe... në Zotin tonë Jezu Krishtin para Hyjit, Atit tonë 2Sel 1,2
Shën Pali dhe bashkëpunëtorët e tij ua drejtojnë këto fjalë bekimi të krishterëve që u janë besuar. Ato prodhojnë atë që shprehin, nëse pranohen me besim. Le të jetë kështu edhe në bashkësitë tona famullitare!
27 |
2024
GUSHT
Sh. Monika
E MARTË
Hyji, Ati ynë,
ngushëlloftë
zemrat tuaja
27/8 E MARTË GJ. V. [I]
(p: Sh. Monika, † 387)
2Sel 2,1-3,13-17; Ps 95; Mt 23:23-26
Hyji, Ati ynë, ngushëlloftë zemrat tuaja 2Sel 2,17
Shën Monika, pas vitesh lutjeje për djalin e saj Agustinin, e pa atë si një të krishterë dhe meshtar të lumtur. Edhe shën Pali u lut gjithashtu për besimtarët e Selanikut, që ata të ngushëlloheshin në përndjekjen dhe, për disa, në konfuzionin dhe frikën për shkak të afrimit të supozuar të afërt të fundit të kohëve dhe kthimit të Zotit.
28 |
2024
GUSHT
Sh Agustini
E MËRKURË
Përbrenda jeni
krejt hipokrizi
28/8 E MËRKURË GJ. V. [I]
(p: Sh Agustini, ip. e mës. i K., † 430)
2Sel 3,6-10.16-18; Ps 127; Mt 23,27-32
Përbrenda jeni krejt hipokrizi Mt 23,28
Jezusi u zbulon farisenjve dhe skribëve të tyre se si është zemra e tyre. Nuk mund të jetë e pëlqyeshme ndaj Hyjit, sepse ata pretendojnë të jenë të devotshëm dhe të shenjtë, por përkundrazi kapen pas pasurive të kësaj bote dhe përpiqen në çdo mënyrë të kënaqin kotësinë dhe krenarinë. Ata kanë nevojë për kthim!
29 |
2024
GUSHT
Martirizimi i
Sh. Gjon Pagëzuesit
E ENJTE
S’guxon ta mbash
gruan e vëllait tënd
29/8 E ENJTE MARTIRIZIMI I SHËN GJON PAGËZUESIT [P]
Jer 1,17-19; Ps 70; Mk 6,17-29
S’guxon ta mbash gruan e vëllait tënd
Mk 6,18
Gjon Pagëzuesi nuk dëshiron të mashtrojë as Herodin. Ai e di se fjalët që ai thotë nuk i pëlqejnë mbretit, por janë të pëlqyeshme, përkundrazi, të dashura prej Hyjit.
30 |
2024
GUSHT
E PREMTE
Ndërsa ato të
mençurat, morën me
vete bashkë me dritëzat
e veta edhe vaj në enë
30/8 E PREMTE GJ. V. [I]
1Kor 1,17-25; Ps 32; Mt 25:1-13
Ndërsa ato të mençurat, morën me vete bashkë me dritëzat e veta edhe vaj në enë Mt 25,4
Shëmbëlltyra Jote, o Jezus, më bën të vëmendshëm dhe vigjilent. Me hirin tënd do të jem gati të Të takoj, të lejoj veten të udhëhiqem prej Teje, të zë gjithë kohën dhe forcën time për të Të dashur Ty, që vjen për të na mirëpritur në festën e amshuar.
31 |
2024
GUSHT
E SHTUNË
Njërit i dha
pesë talenta
31/8 E SHTUNË GJ. V. [I]
1Kor 1,26-31; Ps 32; Mt 25:14-30
Njërit i dha pesë talenta Mt 25,15
O Jezus, që u dhuron besim dishepujve të Tu, të falënderoj, sepse edhe Ti më trajton si dikë që mund të bashkëpunojë në Mbretërinë Tënde. Të falënderoj sepse besnikëria Jote do të veprojë në ditët e mia që të jetoj për Ty dhe të jap frytin që dëshiron.
1 |
2024
SHTATOR
E DIEL
Çka del prej njeriut
ajo e bën të papastër
1/9 E DIEL GJ. V. Viti B [II]
Lp 4,1-2,6-8; Ps 14; Gjq 1,17-18,21-22,27; Mk 7,1-8,14-15,21-23
Çka del prej njeriut ‑ ajo e bën të papastër Mk 7,15
Dituria Jote, o Jezus, ndriçoftë zemrën time. Ndonjëherë në të shfaqen "gjëra" që nuk janë të natyrshme për një bir të Zotit. Ato më bëjnë të papëlqyer nga Ai dhe të papëlqyer nga njerëzit. Papastërtitë, lakmia, mashtrimi, zilia dhe krenaria, në fakt, prishin dhe shkatërrojnë miqësitë dhe familjet.
Më pastro, o Jezus!
2 |
2024
SHTATOR
E HËNË
Ai më dërgoi t’u kumtoj të vobektëve Ungjillin
2/9 E HËNË GJ. V. [II]
1Kor 2,1-5; Ps 118; LK 4:16-30
Ai më dërgoi t’u kumtoj të vobektëve Ungjillin Lk 4,18
Jezusi gjen në Shkrimet, që Ai i dëgjonte dhe i lexonte në sinagogë, vullnetin e Atit, zbulimin e misionit që i ishte rezervuar.
Edhe unë gjej në Fjalën e ofruar nga Kisha shenjat e dashurisë së Atit, i Cili më drejton, ashtu si një nga bijtë e Tij, dhe më dërgon të jem vetë unë shpallja e lumtur e dashurisë së Tij.
3 |
2024
SHTATOR
Sh. Gregori i Madh
E MARTË
Fjalën e kishte
plot autoritet
3/9 E MARTË GJ. V. [II]
(p: Sh. Gregori i Madh, papë e mës. i K., † 604)
1Kor 2,10-16; Ps 144; Lk 4:31-37
Përvjetori i Urdhërimit Ipeshkvor i Imz. GJERGJ META, Ipeshkëv i Rrëshenit (2017)
Fjalën e kishte plot autoritet Lk 4,32
Fjala e Jezusit ka autoritet sepse Ai jeton atë që thotë. Edhe një baba apo një nënë, kur i binden Jezusit, janë me autoritet për fëmijët e tyre. Edhe ti, edhe unë, kur jemi të bindur ndaj Zotit, jemi të ngarkuar me besim dhe të besueshëm.
4 |
2024
SHTATOR
E MËRKURË
U çua aty për aty
dhe u shërbeu
4/9 E MËRKURË GJ. V. [II]
1Kor 3,1-9; Ps 32; Lk 4:38-44
U çua aty për aty dhe u shërbeu Lk 4,49
Jezusi e kishte shëruar vërtet vjehrrën e Pjetrit. Ajo jo vetëm që u ngrit nga shtrati e shëruar, por gjeti gëzimin e saj duke i shërbyer Jezusit dhe dishepujve të Tij: ajo kishte hyrë në jetën e vërtetë, atë të Atit, që është një dhuratë e Vetvetes!
5 |
2024
SHTATOR
Sh. Tereza e Kalkutës
E ENJTE
Po të bekoj, o Atë
5/9 E ENJTE GJ. V. [II]
(f: Sh. Tereza e Kalkutës, rregull., †1997)
Is 58, 6-11, Ps 33, Mt 25, 31-40
Aleluja! Po të bekoj, o Atë... Aleluja!
O Hyji, ti e thirre Shën Terezën e Kalkutës, virgjër, për të shuar dashurinë e Birit tënd në kryq me dashuri të shquar ndaj më të varfërve ndër të varfërit. Na jep, po të lutemi, përmes ndërmjetësisë së saj, që t’i shërbejmë Krishtit në vëllezërit e vuajtur, i Cili me Ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj, për të gjithë shekujt e shekujve. Amen.
6 |
2024
SHTATOR
E PREMTE
Vera e re
duhet të hidhet
në rrëshiqa të rinj
6/9 E PREMTE GJ. V. [II]
1Kor 4,1-5; Ps 36; Lk 5:33-39
Vera e re duhet të hidhet në rrëshiqa të rinj Lk 5,38
Kush e di, ndoshta jeta ime e fesë është një rrëshiq i vjetër... Kur mungon gëzimi ka gjasa të jetë ashtu: nuk ka vend për Dhëndrin. O Jezus, faleminderit për ndihmën Tënde për të ndryshuar e për të marrë vendime dhe zakone të reja në mënyrë që të jesh i pranishëm në jetën time dhe të më mbushësh me verën Tënde të re, që është Shpirti Yt i dashurisë, i gëzimit, i paqes…
7 |
2024
SHTATOR
E SHTUNË
Biri i njeriut është
zotëria i të shtunës
7/9 E SHTUNË GJ. V. [II]
1Kor 4,6-15; Ps 144; Lk 6,1-5
Përvjetori i Urdhërimit Ipeshkvor i imz. GIOVANNI PERAGINE, Ipeshkëv i Jugut (2017)
DIOQEZA E SAPËS - Kushtimi i Kishës Katedrale
Biri i njeriut është zotëria i të shtunës Lk 6,5
Pushimi i së shtunës ishte bërë më i rëndësishëm se qëllimi për të cilën Hyji e kishte urdhëruar: gëzimi i njeriut. Duke dëgjuar Jezusin, dishepujt përjetonin një liri të re. Jo ajo e shkeljes krenare të udhëzimeve të mira të Hyjit, por ajo që na lejon të duam gjithmonë njeriun, duke ditur gjithmonë se Ati na do.
O Jezus, tani Fjala Jote është ligji i vërtetë!
8 |
2024
SHTATOR
E DIEL
Jezusi u urdhëroi të
mos i tregojnë askujt
8/9 E DIEL GJ. V. Viti B [III]
Is 35,4-7; Ps 145; Gjq 2,1-5; Mk 7,31-37
Jezusi u urdhëroi të mos i tregojnë askujt Mk 7,36
A nuk ka nevojë Jezusi që ne të tregojmë veprën e Tij tek ne apo rreth nesh? Ndonjëherë, përmes ftesës së dikujt, Ai na kërkon ta bëjmë atë. Kjo na ndihmon për të ndërtuar të afërmit tanë në besim, por nuk është mënyra e parë për të dëshmuar për Të: ajo më e sigurta është të bashkohemi me Të në flijimin e Tij ndaj Atit. Jeta jonë do të flasë.
9 |
2024
SHTATOR
Sh. Pjetër Claver
E HËNË
Shtrije dorën!
9/9 E HËNË GJ. V. [III]
(pf: Sh. Pjetër Claver, mesh., † 1654) 1Kor 5,1-8; Ps 5; Lk 6:6-11
Shtrije dorën! Lk 6,10
Jezusi sfidon kundërshtarët e Tij që nuk lejojnë të kujdeset për një të sëmurë ditën e Shabatit. Nëse shërimi do të ishte punë e njeriut, ata mund dhe duhej ta kishin bërë vetë në ditët e mëparshme. Nëse Jezusi e bën këtë tani, është sepse fuqia e dashurisë së Atit vepron me Të. Kush mund t’ia ndalojë atë?
10 |
2024
SHTATOR
E MARTË
Natën e kaloi
duke iu lutur Hyjit
10/9 E MARTË GJ. V. [III]
1Kor 6,1-11; Ps 149; Lk 6:12-19
Natën e kaloi duke iu lutur Hyjit Lk 6,12
Jezusi e kalon gjithë natën në lutje dhe në mëngjes Ai zgjedh dymbëdhjetë Apostujt nga mesi i dishepujve. Ishte një zgjedhje e rëndësishme, sepse Kisha do të ndërtohej mbi predikimin dhe dëshminë e tyre, e destinuar të bashkonte të gjithë popujt si popullin e ri të Hyjit.
Nata është një kohë e çmuar dhe e frytshme për lutje!
11 |
2024
SHTATOR
E MËRKURË
Të lumët ju,
o skamnorë
11/9 E MËRKURË GJ. V. [III]
1Kor 7,25-31; Ps 44; Lk 6:20-26
Të lumët ju, o skamnorë Lk 6,20
Kush është ndër këta skamnorë i lumë? Kush është i kënaqur me atë që ka pa i pasur zili ata që kanë më shumë? Kush e ka si siguri për sot dhe nesër Atin që e di se çfarë na nevojitet? Kush e bashkëndan atë që zotëron? Kush i dëmtuar ekonomikisht nuk mallkon, por vazhdon ta konsiderojë Zotin të mirën më të çmuar dhe t’i shikojë me dhembshuri uzurpatorët? Zemra e tij e lirë dhe e qetë përjeton Mbretërinë e qiejve.
12 |
2024
SHTATOR
Emri tejet i shenjtë i Marisë
E ENJTE
Bëni mirë e huazoni
pa pritur se do t’ju
kthejnë gjë
12/9 E ENJTE EMRI TEJET I SHENJTË I MARISË [P]
1Kor 8,1-7,11-13; Ps 138; Lk 6, 27-38
Bëni mirë e huazoni pa pritur se do t’ju kthejnë gjë Lk 6,35
Kështu do të jemi një me Atin, do të jemi bijtë e Tij të vërtetë: në fakt, Ai është dashuria e vërtetë, falas. Duke banuar në zemrën e Atit, ne do të jemi të lumtur edhe nëse e privojmë veten nga gjërat e mira dhe të nevojshme. Do të na ndihmojë të mbajmë në zemrat tona dhe në buzët tona emrin e Marisë, Nënës që ndërmjetëson për ne.
13 |
2024
SHTATOR
Sh. Gjon Gojarti
E PREMTE
Nuk është nxënësi
më i aftë se mësuesi
13/9 E PREMTE GJ. V. [III]
(p. Sh. Gjon Gojarti, ip. e mës. i K. † 407)
1Kor 9,16-19,22-27; Ps 83; Lk 6:39-42
Nuk është nxënësi më i aftë se mësuesi Lk 6,40
Faleminderit, o Jezus, mësuesi ynë i vetëm! Ti je i denjë për t'u imituar dhe ndjekur, sepse Ti je udhërrëfyesi i sigurt dhe drita e vërtetë. Do të përpiqem të mësoj nga Ti përvuajtërinë dhe dashurinë ndaj të gjithëve. Sytë e mi do të jenë gjithmonë të ngulur tek Ti!
14 |
2024
SHTATOR
LARTËSIMI I KRYQIT TË SHENJTË
E SHTUNË
Kushdo të besojë në të
ta ketë jetën e pasosur
14/9 E SHTUNË LARTËSIMI I KRYQIT TË SHENJTË [P]
Nr 21,4-9; ose. Fil 2,6-11; Ps 77; Gjn 3,13-17
Kushdo të besojë në të ta ketë jetën e pasosur Gjn 3,15
O Jezus, në festën e sotme të soditim në kryq: i mbuluar në gjak, i vdekur, i braktisur... Unë besoj në Ty, që vuajtjet dhe vdekjen Tënde i bën akt dashurie për ne mëkatarët. Kështu kryqi Yt është bërë pema e jetës. Duke e bazuar jetën time mbi Ty, e gjej veten larg mëkatit, në dashurinë e përjetshme të Hyjit.
15 |
2024
SHTATOR
E DIEL
Po ju,
kush thoni se jam?
15/9 E DIEL GJ. V. Viti B [IV]
Is 50,5-9; Ps 114; Gjq 2:14-18; Mk 8,27-35
Përvjetori i Urdhërimit Ipeshkvor i imz. SIMON KULLI, Ipeshkëv i Sapës (2017)
Po ju, kush thoni se jam? Mk 8,29
Ti, o Jezus, je Krishti që e lejoi Veten të shahej, të fshikullohej dhe të kryqëzohej pa hapur gojën, pa u ankuar e pa u rebeluar. Ti je Krishti i ringjallur prej së vdekurish që unë të mund të jetoj jetën Tënde të ringjallur, madje që tani. Unë të ndjek për t'ia dhënë veten time Atit, bashkë me Ty.
16 |
2024
SHTATOR
Sh. Korneli, papë
Sh. Cipriani
E HËNË
Jezusi shkoi me ta
16/9 E HËNË GJ. V. [IV]
(p: Sh. Korneli, papë, † 253 e Cipriani, ip. e martirë, † 258)
1Kor 11,17-26; Ps 39; Lk 7,1-10
Jezusi shkoi me ta Lk 7,6
Jezusi po ecën me disa udhëheqës hebrenj, të cilët po i luten që të shkojë te centurioni për t’i shëruar shërbëtorin e tij. Ky i kishte ndihmuar të ndërtonin sinagogën. Nuk është ky veprim që “meriton” shërim, por besimi i tij i madh dhe i përvujtë në Fjalën e Jezusit. Jezusi do të donte ta shihte këtë besim edhe tek ata udhëheqës... dhe gjithashtu edhe tek unë.
17 |
2024
SHTATOR
Sh. Robert Bellarmino
E MARTË
Të gjithë...
lëvdonin Hyjin
17/9 E MARTË GJ. V. [IV]
(pf: Sh. Robert Bellarmino, ip. e mës. i K., † 1621) 1Kor 12,12-14,27-31; Ps 99; Lk 7:11-17
Të gjithë... lëvdonin Hyjin Lk 7,16
Jezusi iu drejtua një djali të vdekur duke i thënë: "Çohu". Ai ngrihet dhe fillon të flasë: sa e mrekullueshme! Të gjithë të pranishmit e kuptojnë se është vepër e Hyjit, dhe për rrjedhojë se Hyji është i pranishëm në Jezusin!
Ti, o Jezus, je lavdia e Hyjit!
18 |
2024
SHTATOR
E MËRKURË
Por Urtisë i japin
të drejtë bijtë e saj
18/9 E MËRKURË GJ. V. [IV]
1Kor 12,31 13,13; Ps 32; Lk 7:31-35
Por Urtisë i japin të drejtë bijtë e saj Lk 7,35
Puna e Gjon Pagëzuesit dhe dashuria e ushtruar nga Jezusi vlerësohen nga njerëzit e varfër, të thjeshtë dhe të përvuajtur, edhe pse ata janë mëkatarë! Nëse autoritetet nuk e njohin as Gjonin dhe as Jezusin si të dërguar prej Hyjit, kjo është një shenjë se ata nuk mund dhe nuk duhet të dëgjohen.
19 |
SHTATOR
Sh. Januari
2024 E ENJTE
Feja jote të shpëtoi
19/9 E ENJTE GJ. V. [IV]
(pf: Sh. Januari, ip. e mart., † shek. IV) 1Kor 15,1-11; Ps 117; Lk 7:36-50
Feja jote të shpëtoi Lk 7,50
Mëkatarja, të cilës Jezusi ia drejton këtë Fjalë, duke qëndruar nën këmbët e Tij, duke qarë, duke i puthur dhe duke i lyer me parfum, kishte shfaqur adhurimin e saj ndaj Tij. Ajo priste prej Tij atë që vetëm Zoti mund të japë: faljen dhe paqen! Edhe unë, Jezus, vij te Ti sot me këtë besim të përulur dhe të guximshëm, të përbërë nga shumë gjeste dashurie dhe adhurimi.
20 |
2024
SHTATOR
Sh. Andrea Kim e Shokët Martirë
E PREMTE
Krishti u ngjall
prej të vdekurve
20/9 E PREMTE GJ. V. [IV]
(p: Sh. Andrea Kim, mesh. e Shokët, martirë, † 1839-1866)
1Kor 15,12-20; Ps 16; Lk 8,1-3
Krishti u ngjall prej të vdekurve 1Kor 15,20
Apostulli Pal pohon, me forcë dhe siguri, se Jezusi u ringjall prej së vdekurish. Ai vetë e kishte takuar dhe dëgjuar me veshët e tij në rrugën për në Damask. Jezusi i ringjallur vazhdon të shfaqet kur ne përpiqemi ta mirëpresim Fjalën e Tij me fe dhe dashuri. Faleminderit, o Jezus, që je këtu, sot dhe gjithmonë!
21 |
2024
SHTATOR
Sh. Mateu
E SHTUNË
Jezusi pa një njeri që
i tha:
“Eja pas meje!”
21/9 E SHTUNË SH. MATEU, AP. dhe UNGJ. [P]
Ef 4,1-7.11-13; Ps 18; Mt 9,9-13
“Eja pas meje!” Mt 9,9
Faleminderit, o Jezus, për shikimin parapëlqyes që pate për Mateun. Të njëjtin vështrim kishe edhe për mua, dhe nuk të rezistova dot. Faleminderit për dhuratën e njohjes së dashurisë Sate dhe përpjekjes për t'iu përgjigjur asaj. Ishte e vështirë të pranoja thirrjen Tënde dhe të bëja hapat për të lënë gjithçka, por tani jam i lumtur. Faleminderit që, për ata që lënë gjithçka për Ty, Ti bëhesh gjithçka për ta.
22 |
2024
SHTATOR
E DIEL
Kush më pranon mua,
nuk më pranon mua,
por atë që më dërgoi
mua
22/9 E DIEL GJ. V. Viti B [I]
Ur 2,12.17-20; Ps 53; Gjq 3,16 4,3; Mk 9.30-37
Kush më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më dërgoi mua Mk 9,37
Ashtu si të dielën e kaluar, Jezusi na përsërit shpalljen e vdekjes dhe ringjalljes së Tij dhe përpiqet që ne të kthejmë mënyrën tonë të të menduarit. Si do të mirëpres, o Jezus, dhe në këtë mënyrë të mirëpres Vetë Hyjin në jetën time? Unë do të mirëpres të vegjlit që Ti i do, ata për të cilët ke dhënë jetën Tënde. Unë do të mirëpres dhe do të kujdesem për të varfërit Tuaj, personalisht dhe duke bashkëpunuar me shoqatat e shumta që janë krijuar për këtë qëllim në Kishën Tënde.
23 |
2024
SHTATOR
Sh. Piu nga Pietrelçina
E HËNË
Kush ka,
do t’i jepet më
23/9 E HËNË GJ. V. [I]
(Sh. Piu nga Pietrelçina, rregulltar, † 1968)
Fu 3,27-34; Ps 14; Lk 8:16-18
Kush ka, do t’i jepet më Lk 8,18
Jezusi na thotë se duke jetuar Fjalën e Tij, ne u sjellim dritë dhe paqe atyre që takojmë. Kështu do të marrim prej Tij dhurata të tjera shpirtërore, dashuri të mëtejshme të Tij për të mirën e të gjithëve. Sa lajm i mirë! Faleminderit, o Jezus.
24 |
2024
SHTATOR
E MARTË
Vëllezërit e mi
janë këta...
24/9 E MARTË GJ. V. [I]
Fu 21.1-6.10-13; Ps 118; Lk 8:19-21
Vëllezërit e mi janë këta... Lk 8,21
E kemi të vështirë ta besojmë... Megjithatë edhe ti, edhe unë, mund të konsiderohemi vëllezër nga Jezusi, kur e mirëpresim Fjalën e Tij duke u përpjekur ta jetojmë Atë: kështu e gjejmë veten në bashkim të plotë me Të, duke ndarë mendimet dhe ndjenjat e Tij. O Jezus, ke menduar të më bësh burrin/gruan më të lumtur në botë. Faleminderit!
25 |
2024
SHTATOR
E MËRKURË
Asgjë mos merrni
për udhëtim
25/9 E MËRKURË GJ. V. [I]
Fu 30,5-9; Ps 118; Lk 9,1-6
Asgjë mos merrni për udhëtim Lk 9,3
Jezusi jep udhëzime radikale për të nxitur të Tijtë që ta braktisin veten në duart e Atit. Besimi tek Ai është themelore për Apostujt, të dërguar për të shpallur dashurinë e Tij me fjalë dhe shenja. Ky besim do t'i mbajë ata të lirë në zemrat e tyre dhe të ëmbël ndaj Shpirtit të Shenjtë, i Cili do të ndërhyjë me fuqi për t'i çliruar, shëruar dhe për t’u dhënë jetë të re, jetë si bij të Hyjit.
26 |
2024
SHTATOR
Sh. Kozmai e Damiani
E ENJTE
Kotësi mbi kotësi
26/9 E ENJTE GJ. V. [I]
(pf: Sh. Kozmai e Damiani, martirë, shek. IV) Ksh 1,2-11; Ps 89; Lk 9,7-9
Kotësi mbi kotësi Ksh 1,2
Të gjitha realitetet tokësore, gjërat e kësaj bote, janë të destinuara të marrin fund. Vetë jeta jonë do të përfundojë në këtë tokë, por jo në zemrën e Zotit! Në të vërtetë, edhe tani prania e Tij dhe dashuria e Tij mbushin çdo çast, çdo përpjekje, çdo gëzim dhe çdo vuajtje me kuptim dhe përjetësi. Gjithçka është shpërfytyruar! Vetëm pa Të gjithçka është kotësi, e kotë, boshe.
27 |
2024
SHTATOR
Sh. Vinçenci de Paul
E PREMTE
Birit të njeriut
i duhet të pësojë
shumë
27/9 E PREMTE GJ. V. [I]
(Sh. Vinçenci de Paul, mesht., †1660)
Ksh 3,1-11; Ps 143; Lk 9:18-22
Birit të njeriut i duhet të pësojë shumë Lk 9,22
Për dishepujt e Jezusit kjo ishte një e vërtetë e re, e vështirë për t'u pranuar: Jezusi nuk ishte një Mbret Mesi që do të luftonte, fitonte, dominonte dhe as që do të lihej të shërbehej. Për ne, që tashmë e njohim jetën e Jezusit nga Ungjilli, ka ende një vështirësi: të pranojmë të jetojmë siç jetoi Jezusi, t'i duam vëllezërit dhe motrat tona duke u dhuruar veten atyre në shërbim të përvujtë e besnik.
28 |
2024
SHTATOR
Sh Vençeslao Sh. Lorenc Ruiz
E SHTUNË
Kujtoje
Krijuesin tënd
28/9 E SHTUNË GJ. V. [I]
(pf: Sh Vençeslao, mart., † 935; Sh. Lorenc Ruiz dhe Shokët martirë † 1633-1637)
Ksh 11.9 12.8; Ps 89; Lk 9:43-45
Kujtoje Krijuesin tënd Ksh 12,1
Është një fjalë e Zotit drejtuar të rinjve, pas ftesës për të qenë të lumtur dhe për të ndjekur dëshirat e mira të zemrës. Ne do të kujtojmë se Hyji do t'i gjykojë të gjithë. Është Krijuesi dhe Ati ynë Ai që është burimi i dashurisë dhe paqes së vërtetë.
29 |
2024
SHTATOR
E DIEL
Ai që do t’ju japë
të pini një gotë ujë
sepse jeni të Krishtit
29/9 E DIEL GJ. V. Viti B [II]
Num 11,25-29; Ps 18; Gjq 5,1-6; Mk 9,38-43.45.47-48
Dioqeza e Sapës “Shën Mëhilli” Pajtor kryesor i Dioqezës
Ai që do t’ju japë të pini një gotë ujë sepse jeni të Krishtit 9,41
Me këtë fjalë, Jezusi deklaron se sa shumë i do të Tijtë. Në fakt, kushdo që tregohet bujar ndaj tyre, qoftë edhe me një gotë ujë, “për të vërtetë” do ta marrë shpërblimin e tij. Faleminderit, o Jezus, për ata që mbështesin materialisht dhe shpirtërisht ata që shërbejnë në Mbretërinë Tënde. Faleminderit për shpërblimin e sigurt të gëzimit dhe bekimit Tënd.
30 |
2024
SHTATOR
Sh. Jeronimi
E HËNË
Qoftë bekur
Emri i Zotit
30/9 E HËNË GJ. V. [II]
(p: Sh. Jeronimi, mesh. e mës. i K., † 420)
Jb 1.6-22; Ps 16; Lk 9:46-50
Qoftë bekur Emri i Zotit Jb 1,21
Jobi, i sprovuar rëndë nga vuajtjet, bekon Hyjin, që është gjithmonë Atë. Edhe unë ndihem i ftuar ta bëj të njëjtën gjë. Në ato momente nuk do të jetë e lehtë të bekosh Hyjin, por e di, me besim, se Ati më do gjithmonë, edhe nëse nuk e kuptoj. Duke ia besuar veten Atij, marr gjithmonë paqe dhe qetësi.
1 |
2024
TETOR
Sh. Tereza e Jezusit Fëmijë
E MARTË
Kur erdhi koha...
1/10 E MARTË GJ. V. [II]
(p: Sh. Tereza e Jezusit Fëmijë., virgj. e mës. e K., † 1897)
Jb 3.1-3.11-17.20-23; Ps 87; Lk 9,51-56
Kur erdhi koha... Mt 9,51
"... që Jezusi të ngrihej nga kjo botë". Jezusi fillon pelegrinazhin në Jerusalem. Nuk është si herët e tjera. Ai e di se është përfundimtare, e vërteta. Këtë herë Ai nuk do të arrijë në tempullin e Hyjit, por tek Vetë Hyji, i Cili e pret Atë në parajsë. Ditë pas dite do ta shoqëroj, duke iu ofruar Atit bashkë me Të.
2 |
2024
TETOR
Engjëjt e Rojës
E MËRKURË
Engjëjt e tyre në qiell
shohin vazhdimisht
fytyrën e Atit tim
qiellor
2/10 E MËRKURË ENGJËJT E ROJËS [P]
Dal 23,20-23; Ps 90; Mt 18,1-5.10
Engjëjt e tyre në qiell shohin vazhdimisht fytyrën e Atit tim qiellor Mt 18,10
Falenderojmë Atin që na garanton ndihmë për momentet e vështira të jetës. Secili prej nesh mbahet në sy prej Tij, falë engjëjve që mund të na dërgojë. Në veçanti, ata që janë të shtypur dhe të përbuzur, ata që janë të vegjël, nuk duhet të kenë turp, sepse para Zotit është një përfaqësues i tij!
3 |
2024
TETOR
E ENJTE
Luteni të zotin
e të korrave
3/10 E ENJTE GJ. V. [II]
Jb 19,21-27; Ps 26; Lk 10:1-12
Luteni të zotin e të korrave Lk 10,2
Jezusi dërgon shtatëdhjetë e dy për të përgatitur ardhjen e Tij, ashtu siç bënë mbretërit e tokës. Shtatëdhjetë e dy janë shumë, por jo të mjaftueshëm. Prandaj detyra e tyre e parë do të jetë të luten që Ati të dërgojë të tjerë. Nuk janë ata që duhet t'i kërkojnë. Ata do t'i besojnë Atit edhe për këtë.
4 |
2024
TETOR
Sh. Françesku i Asizit
E PREMTE
... e ua zbulove
të vegjëlve
4/10 E PREMTE GJ. V. [II]
(p. Sh. Françesku i Asizit, diak. †1226 Pajtori i Italisë)
Gal 6,14-18; Ps 15; Mt 11,25-30
... e ua zbulove të vegjëlve Mt 11,25
Shën Françesku është një nga këta të vegjël: ai mori zbulimin e "gjërave" të mëdha dhe të rëndësishme. Ai e bëri thesar për vete dhe la të ndryshojnë planet e tij. Ai ua kushtoi gjithë kohën e tij. Kështu edhe ai u bë një dhuratë nga Ati për popullin tonë dhe për të gjithë Kishën, në të vërtetë, për mbarë botën, e cila në shumë mënyra përfitoi nga mençuria dhe dashuria që buronte nga dashuria e tij për Jezusin.
5 |
TETOR |
2023 |
E ENJTE |
2024
E SHTUNË
Në gjendje je ta bësh
5/10 E SHTUNË GJ. V. [II]
Jb 42.1-3.5-6.12-17; Ps 118; Lk 10:17-24
Në gjendje je ta bësh Jb 42,2
Jobi e kupton se mençuria e Hyjit ia kalon shumë atë të tijën, në të vërtetë, ai detyrohet të pranojë injorancën e tij. Dhe ai e pranon se Hyji nuk është vetëm i mençur, por edhe i fuqishëm. Asnjë projekt nuk është i pamundur për të. Ajo që thotë Jobi është edhe më e vërtetë për mua. Përpara Fjalës së Hyjit, unë vetëm mund ta mbyll gojën dhe të dëgjoj.
6 |
2024
TETOR
E DIEL
Kush e lëshon gruan
e vet e merr një tjetër,
bën kurorëthyerje
kundër së parës
6/10 E DIEL GJ. V. [III]
Zan 2:18-24; Ps 127; Heb 2,9-11; Mk 10,2-16
Kush e lëshon gruan e vet e merr një tjetër, bën kurorëthyerje kundër së parës Mk 10,11
Sa mister i madh familja! Jezusi e konsideron atë seriozisht, sipas planit të Hyjit. Njeriu, për shkak të paaftësisë së tij për të dashur, e konsideron të pazbatueshme martesën e pazgjidhshme dhe kërkon përjashtime dhe ndarje. Le të vazhdojmë të lutemi që dashuria e shenjtë dhe e vërtetë të mbetet në tokë.
7 |
2024
TETOR
Virgjëra Mari e të Shenjtës Rruzare
E SHTUNË
Kurse një
samaritanas... kur
erdhi tek ai dhe e pa,
pati mëshirë për të
7/10 E SHTUNË GJ. V. [II]
(p: Virgjëra Mari e të Shenjtës Rruzare)
Gal 1,6-12; Ps 110; Lk 10:25-37
Kurse një samaritanas... kur erdhi tek ai dhe e pa, pati mëshirë për të
Lk 10,33
Me rruzaren e shenjtë meditojmë për ardhjen e Jezusit në botë: Ai është Samaritani që i vjen në ndihmë njeriut që është i lënduar e i rrënuar dhe i privuar nga gëzimi nga grabitja e mëkatit. Jezusi na sheh të lënduar dhe na ndihmon. Ai na çon në bujtinën që ndërtoi, në Kishë, dhe kërkon dikë që të kujdeset për ne për të rivendosur plotësisht jetën tonë. Të ndihmuar nga Maria, ne e vëmë veten në dispozicion që ajo të vazhdojë të praktikojë dhembshurinë e saj nëpërmjet nesh.
8 |
TETOR |
2024 |
E MARTË |
Maria…
e dëgjoi fjalën e tij
8/10 E MARTË GJ. V. [III]
Gal 1:13-24; Ps 138; Lk 10:38-42
Maria… e dëgjoi fjalën e tij Lk 10,39
Është një skenë prekëse. Jezusi ka nevojë për pushim, por si mund t'ia japim atë nëse së pari nuk ushqehemi dhe nuk pushojmë tek Ai? Maria ushqehet me Fjalën që shqipton Jezusi, për ta vënë veten në dispozicionin e Tij dhe për t'i ofruar Atij jo vetëm një copë bukë, por edhe jetën e saj.
9 |
2024
TETOR
Sh. Dionizi
Sh. Gjon Leonardi
E MËRKURË
Jezusi po lutej diku
në një vend
9/10 E MËRKURË GJ. V. [III]
(pf: Sh. Dionizi, ip. dhe Shokët, martirë, † shek. III;
Sh. Gjon Leonardi, mesh., † 1609)
Gal 2,1-2,7-14; Ps 116; Lk 11:1-4
Jezusi po lutej diku në një vend Lk 11,1
Ai mendoi se ishte vetëm, por dishepujt e panë. Ata e panë që ai po lutej dhe u bënë kureshtarë. Si lutet Ai? Pse i shkëlqen fytyra kur lutet? A mund të lutemi si Ai? E pyesin dhe Ai përgjigjet. A do të jemi në gjendje të themi "Atë" siç thotë Ai?
10 |
2024
TETOR
E ENJTE
Lypni
e do t’ju jepet
10/10 E ENJTE GJ. V. [III]
Gal 3,1-5; Ps Lk 1:69-75; Lk 11,5-13
Lypni e do t’ju jepet Lk 11,9
Kushdo që ka filluar ta njohë dhe ta adhurojë Atin, kushdo që i ka ofruar Atij jetën për të jetuar si Ai do, mund edhe t’i lypë. Çfarë do të kërkojë Ai, nëse jo vetëm atë që nevojitet për Mbretërinë e Tij dhe për të shfaqur lavdinë e Tij? Ne do ta shohim Zotin në veprim, mbi të gjitha në zemrën tonë, e cila është bërë e aftë vetëm të dëshirojë të përjetojë dashurinë e Tij.
11 |
2024
TETOR
Sh. Gjon XXIII
E PREMTE
Por, kur vjen një
më i fortë se ai
11/10 E PREMTE GJ. V. [III]
(pf Sh. Gjon XXIII, papë † 1963)
Gal 3,7-14; Ps 110; Lk 11:15-26
Por, kur vjen një më i fortë se ai Lk 11,22
“... ia merr armët”.
Një luftë vendimtare. Në shtëpinë e pushtuar nga armiku vjen një më i fortë. Fiton, e zbraz shtëpinë, e rinovon dhe e bën shtëpinë e vet. Shtëpia është zemra ime, kushdo që e zë po e prish dhe po krijon vuajtje. Mbërrin një më i fortë, mbërrin Ti, o Jezus. Ai i pari duhet të shkojë. Qëndro Ti, o Jezus, unë dua që të qëndrosh si pronar i vetëm.
12 |
2024
TETOR
E SHTUNË
Madje,
të lumët ata që e
dëgjojnë fjalën e Hyjit
12/10 E SHTUNË GJ. V. [III]
Gal 3,22-29; Ps 104; Lk 11:27-28
Madje, të lumët ata që e dëgjojnë fjalën e Hyjit Lk 11,28
Ata që ushqehen nga Fjala e Tij, e Cila bëhet programi i tyre i jetës, janë të lumët, domethënë afër Hyjit. Vërtet i lumtur, plot përjetësi, është ai që zhytet në Fjalën e urtësisë dhe butësisë, një Fjalë që mallkon mëkatin dhe bekon mëkatarin. E bekuar je, o Mari, nga e cila marr frymëzim dhe guxim.
13 |
2024
TETOR
E DIEL
Jezusi e shikoi ëmbël,
i pëlqeu
13/10 E DIEL GJ. V. Viti B [IV]
Ur 7,7-11; Ps 89; Heb 4:12-13; Mk 10:17-30
Jezusi e shikoi ëmbël, i pëlqeu Mk 10,21
Vështrimi i Jezusit është depërtues: hyn në zemër duke vendosur aty shenjtërinë. Ja ku është, vjen si shigjetë, godet vështrimin e atyre që kërkojnë jetën. Çfarë ndodh? Ajo zemër, e kapur nga dashuria e Jezusit, është tashmë e zënë. Janë thjesht çikërrina, por mjaftojnë për të prishur marrëdhënien që shëlbon.
O Jezus, fiksoje shikimin Tënd mbi mua: unë do të Të përgjigjem.
14 |
2024
TETOR
Sh. Kalisti I
E HËNË
Ja,
këtu Dikush
më i madh se Jona
14/10 E HËNË GJ. V. [IV]
(pf: Sh. Kalisti I, papë e mart., † 222)
Gal 4,22-24,26-27,31; Ps 112; Lk 11,29-32
Ja, këtu Dikush më i madh se Jona Lk 11,32
Jona nuk ishte i madh: në fakt, i thirrur për të qenë profet, ai fillimisht nuk bindet haptazi, pastaj kthehet, por nuk e bën të vetën mëshirën e Zotit. Por të patenzonët e dëgjuan dhe iu bindën. Jezusi është Bir i bindur menjëherë, i përkushtuar për të ushtruar mëshirën e Atit. Pse nuk e dëgjojmë?
15 |
2024
TETOR
Sh. Tereza e Avilës
E MARTË
E presim me anë
të fesë drejtësinë
që e shpresojmë
15/10 E MARTË GJ. V. [IV]
(p: Sh. Tereza e Avilës, virgj. e mës. e K, † 1582)
Gal 5,1-6; Ps 118; Lk 11:37-41
E presim me anë të fesë drejtësinë që e shpresojmë Gal 5,5
Sot Shën Tereza na ndihmon me shembull të mbështetemi në fe, fenë siç e shpall Shën Pali. Nuk është besimi në praktikën tonë të devotshmërisë, por në dashurinë që Jezusi kishte dhe ka për ne deri në pikë që vdiq në kryq. Është Jezusi në zemrën tonë Ai që na bën të drejtë, domethënë të pëlqyeshëm për Atin.
16 |
2024
TETOR
Sh. Hedviga
Sh. Margarita M. Alakok
E MËRKURË
Kurse fryti i shpirtit
është: dashuria
16/10 E MËRKURË GJ. V. [IV]
(pf: Sh. Hedviga, rreg., † 1243; Sh. Margarita M. Alakok, virgj., † 1690)
Gal 5:18-25; Ps 1; Lk 11:42-46
Kurse fryti i Shpirtit është dashuria Gal 5,22
Shën Pali na hap sytë për dy mënyrat e mundshme të të jetuarit: atë sipas mishit dhe atë sipas Shpirtit. Mënyra e parë është e jetuar nga ata që nuk e kanë njohur Jezusin, e dyta nga ata që, të ndikuar prej Tij, kanë marrë frymën e Tij jetësore. Dhe mund ta shohim, si jo? Këta janë bartës të gëzimit, të paqes, të dashurisë, madje edhe të durimit e të vetëkontrollit, domethënë të maturisë, të pastërtisë, të mjeshtërisë në të folur dhe në të ngrënë.
17 |
2024
TETOR
Sh. Injaci i Antiokisë
E ENJTE
Qoftë bekuar Hyji,
Ati i Zotit tonë
Jezu Krishtit
17/10 E ENJTE GJ. V. [IV]
(Sh. Injaci i Antiokisë, ip. e mart., † 107)
Ef 1:1-10; Ps 97; Lk 11:47-54
Qoftë bekuar Hyji, Ati i Zotit tonë
Jezu Krishtit Ef 1,3
Le të fillojmë të lexojmë letrën drejtuar Efesianëve. Apostulli fillon të shkruajë duke bekuar e Hyjin, Atin e Jezusit, i Cili na ka vënë vështrimin dhe na ka dashur në zemrën e Tij, të shenjtë dhe të papërlyer. Arsyet që kemi për të bekuar Hyjin janë të pafundme dhe rriten me njohurinë e Jezusit, i Cili mori gjithçka nga Ati dhe ndan gjithçka me ne.
18 |
2024
TETOR
Sh. Luka Ungjilltar
E PREMTE
I zgjodhi edhe
shtatëdhjetë [e dy]
19/10 E PREMTE SHËN LUKA UNGJILLTAR [P]
2Tim 4,10-17; Ps 144; Lk 10,1-9
I zgjodhi edhe shtatëdhjetë [e dy] Lk 10,1
Dymbëdhjetë janë vendosmërisht pak. Jezusi gjen një turmë, shtatëdhjetë e dy. Sot do të thuhej se Ai nuk dëshiron t'ju besojë vetëm priftërinjve, por edhe ty, për t'u sjellë shumë njerëzve Lajmin e mirë se mund të jetohet si Mbretëria e qiejve, domethënë, i bindur ndaj dashurisë së Atit, që sheh vetëm bijtë e Tij në tokë. A je gati?
19 |
2024
TETOR
Sh. Gjoni
Sh. Izak Jogues
Sh. Pali i Kryqit
E SHTUNË
Kush të shajë
Shpirtin Shenjt,
nuk do të ketë falje
19/10 E SHTUNË GJ. V. [IV]
(pf: S. Gjoni nga Brébeuf, Izak Jogues, mesh., e Shokët, martirë, shek. XVII; Sh. Pali i Kryqit, mesh., † 1775)
Ef 1:15-23; Ps 8; Lk 12:8-12
Kush të shajë Shpirtin Shenjt, nuk do të ketë falje Lk 12,10
Kush ka guximin të blasfemojë Shpirtin e Shenjtë? Është ai që, duke e ditur mirë se Jezusi është Shëlbuesi i dërguar nga Ati, e refuzon me vetëdije. Pse nuk do të falet? E thjeshtë: sepse ai as që e njeh që është mëkatar, nuk do falje, nuk do shpëtim dhe, po të donte, te kush do të shkonte? Ai nuk do të gjejë askënd tjetër që mund ta shëlbojë.
20 |
2024
TETOR
E DIEL
Vërtet do ta pini
gotën që unë e pi
20/10 E DIEL GJ. V. Viti B [I]
Is 53,2.3.10-11; Ps 32; Heb 4:14-16; Mk 10,35-45
Vërtet do ta pini gotën që unë e pi Mk 10,39
Dishepujt iu përgjigjën se duan ta pinë kupën e Jezusit. Ata e dinë se çfarë do të thotë: të marrësh pjesë në vuajtjen e Tij. Dhe Jezusi e konfirmon: ju do të merrni pjesë. Do të ketë një kryq për secilin prej nesh. Kjo do të jetë mënyra për të qëndruar në të djathtën e Tij dhe në të majtën e Tij, mënyra për të mbretëruar me Të.
21 |
2024
TETOR
E HËNË
Na ngjalli
bashkë me Krishtin
21/10 E HËNË GJ. V. [I]
Ef 2:1-10; Ps 99; Lk 12:13-21
Na ngjalli bashkë me Krishtin Ef 2,5
Shën Pali vazhdon të bekojë Hyjin për mrekullitë që Ai bën në ne kur na vë në marrëdhënie me Birin e Vet. Dhe i hedh një vështrim të shkuarës, kur të gjithë ishim paganë, të varur nga veset më të qortueshme. Ardhja e Jezusit dhe e Shpirtit të Tij na ka transformuar vërtet, aq sa tani nuk jetojmë më vetëm një jetë biologjike, por një jetë hyjnore, të shenjtë, shpirtërore, plot dashuri dhe gëzim. Do të kemi kujdes të mos kthehemi mbrapsht!
22 |
2024
TETOR
Sh. Gjon Pali II
E MARTË
Jini gati
22/10 E MARTË GJ. V. [I]
(pf Sh. Gjon Pali II, papë † 2005)
Ef 2:12-22; Ps 84; Lk 12:35-38
Jini gati Lk 12,35
Atyre që janë të përkushtuar të kërkojnë Mbretërinë e Hyjit, Jezusi u ofron një sërë nxitjesh. Një prej tyre, që shfaqet shpesh, është të jesh vigjilent. Pse? Jemi gjithmonë të tunduar nga mënyra e jetesës së atyre që e përjashtojnë Zotin. “Jini gati” është ftesa për t'u bërë si Noehu, i cili nuk imitoi të tjerët, por qëndroi i palëkundur në përmbushjen e vullnetit që Ati i zbuloi.
23 |
2024
TETOR
Sh. Gjoni nga Kapistrani
E MËRKURË
Biri i njeriut do të vijë
në atë çast kur s’jua
merr mendja
23/10 E MËRKURË GJ. V. [I]
(pf: Sh. Gjoni nga Kapistrani, mesh., † 1456)
Ef 3,2-12; Is 12,2-6; Lk 12:39-48
Biri i njeriut do të vijë në atë çast kur s’jua merr mendja Lk 12,40
Akoma më shumë vigjilencë. Jezusi është gjithmonë i pranishëm, siç tha Vetë Ai, por ata që nuk e shohin Atë e mendojnë larg. Edhe unë... Le t'i kujtojmë vetes dhe të tjerëve se Ai "vjen", që të angazhohemi t'i qëndrojmë të bindur Atij, ta jetojmë jetën gjithmonë si shërbim ndaj Tij.
24 |
2024
TETOR
Sh. Antoni Maria Klaret
E ENJTE
E po, më duhet
të pagëzohem
me pagëzim
24/10 E ENJTE GJ. V. [I]
(pf: Sh. Antoni Maria Klaret, ip., † 1870)
Ef 3:14-21; Ps 32; Lk 12:49-53
E po, më duhet të pagëzohem me pagëzim Lk 12,50
Për çfarë po flet, o Jezus? Ku do të zhytesh? Do të hysh në vuajtjen e vdekjes, për të dalë prej saj me një jetë ndryshe, të re, të mrekullueshme. Edhe ne, dishepujt Tuaj, do të marrim pjesë në Të. Do të ketë nga ata që do të na shkaktojnë vuajtje dhe vdekje, sepse ne jemi Tuajt, por Ti do të na ngresh përgjithmonë.
25 |
2024
TETOR
E PREMTE
Ju përbej...
durojeni njëri‑tjetrin
me dashuri
25/10 E PREMTE GJ. V. [I]
Ef 4,1-6; Ps 23; Lk 12:54-59
Ju përbej... durojeni njëri‑tjetrin me dashuri Ef 4,2
Nxitjet e apostullit janë të çmuara. Ai dëshiron që ne të jemi shumë aktivë në Mbretërinë e Hyjit, e Cila është e kundërta e mbretërive të botës. Në Të dashuria ka gjithmonë epërsi; është mënyra e jetesës që na dallon, është shenja e pranisë së Hyjit Atë.
26 |
2024
TETOR
E SHTUNË
Zotëri,
lëre edhe këtë vit
26/10 E SHTUNË GJ. V. [I]
Ef 4:7-16; Ps 121; Lk 13:1-9
Zotëri, lëre edhe këtë vit Lk 13,8
Jezusi flet me shëmbëlltyra, që të kuptojnë vetëm ata që e duan. Ata që e duan Jezusin e kuptojnë se Ai është shërbëtori që ofron të bëjë një përpjekje shtesë, përpjekjen e mundimit dhe të vdekjes, në mënyrë që njerëzit të japin fryte, që të lindë Kisha.
Dhe unë gjithashtu e kuptoj se Ati ka durim edhe me mua, e se edhe unë do të ushqehem nga dashuria e Jezusit, i Cili vdes për mua.
27 |
2024
TETOR
E DIEL
Mos u tremb!
Çohu se po të thërret!
27/10 E DIEL GJ. V. Viti B [II]
Jer 31,7-9; Ps 125; Heb 5,1-6; Mk 10,46-52
Mos u tremb! Çohu se po të thërret! Mk 10,49
Unë imagjinoj gëzimin e atij të verbërit që thirri Jezusin dhe u qortua nga shumë njerëz. Tani është Vetë Jezusi që e thërret. Ai është i verbër, është lypës, është i dëbuar, por ka fe. Kjo tërheq vëmendjen e Jezusit. Feja e të verbërit e shpëtoi atë nga mbizotërimi i mendimit të të gjithëve, pra të mëkatarëve, dhe kështu ai u afrua për të dëgjuar Jezusin.
28 |
2024
TETOR
Sh. Simoni dhe Juda
E HËNË
Të gjithë këta njerëz
kërkonin ta preknin
28/10 E HËNË SH. SIMONI DHE JUDA, AP. [P]
Ef 2,19-22; Ps 18; Lk 6,12-19
DIOQEZA E LEZHËS – Kushtimi i Kishës Katedrale
Të gjithë këta njerëz kërkonin ta preknin Lk 6,19
Të prekësh Jezusin! Disa do të thoshin: sa emocionuese! Të tjerët: çfarë shërimi! Dhe unë them që jo vetëm mund ta prek, por edhe ta ha. Ai shëron trupin tim dhe më shëron shpirtin, shëron marrëdhëniet dhe shëron gjithë botën, kur ha Trupin e Krishtit.
29 |
2024
TETOR
E MART
Ajo i përngjan
tharmit
29/10 E MART GJ. V. [II]
Ef 5:21-33; Ps 127; Lk 13:18-21
Ajo i përngjan tharmit Lk 13,21
Tharmin e shikoni vetëm kur është në sirtar. Kur është në brumë, ju nuk e shihni atë, por vetëm atëherë ai bën punën e tij, që tregon mrekullinë e pranisë së tij. Mbretëria e Hyjit, të Cilën ju e jetoni duke e mbajtur Jezusin në zemrën tuaj, nuk shihet nga askush, por "jep shumë fryt" kur filloni të doni për dashurinë e Zotit.
30 |
2024
TETOR
E MËRKURË
Mundohuni të hyni
nëpër derë të ngushtë
30/10 E HMËRKURË GJ. V. [II]
Ef 6:1-9; Ps 144; Lk 13:22-30
Mundohuni të hyni nëpër derë të ngushtë Lk 13,24
Dera Jote është vërtet e ngushtë, o Jezus! Ti Vetë je dera kur je në kryq. Çfarë do të thotë të bëj përpjekje? Nuk do të më shqetësojë mundimi apo poshtërimet, nuk do të dorëzohem para tundimit për të gjykuar dhe akuzuar, apo edhe për t'u shqetësuar për shëndetin dhe reputacionin tim.
31 |
2024
TETOR
E
ENJTE
Ja,
sot e nesër po dëboj
djaj e po shëroj
31/10 E ENJTE GJ. V. [II]
Ef 6:10-20; Ps 143; Lk 13:31-35
Ja, sot e nesër po dëboj djaj e po shëroj Lk 13,32
Ky është vullneti i Atit për Jezusin. Ai nuk e lejon Veten të trembet nga armiqësia e Herodit. Kushdo që bën vullnetin e Hyjit nuk mund të ketë frikë nga njerëzit. Herodi është një dhelpër, që vepron edhe me dinakëri dashakeqe, por kushdo që bën vullnetin e Atit nuk e përdor zgjuarsinë e tij për t'u shqetësuar. Përdor vetëm besimin për t'ia lënë veten Atij me qetësi.
1 |
2024
NËNTOR
Të Gjithë Shnjtërit
E PREMTE
Shpëtimi i përket
Hyjit tonë që rri
në fron dhe Qengjit
1/11 E PREMTE TË GJITHË SHENJTËRIT [P]
Zb 7,2-4.9-14; Ps 23; 1Gjn 3,1-3; Mt 5,1-12
Shpëtimi i përket Hyjit tonë që rri në fron dhe Qengjit Zb 7,10
Është zëri i gëzueshëm i një "shumicë të madhe", ku bashkohen zërat tanë. Ne jemi të shëlbuar falë Hyjit e Atit tonë, dhe falë Qengjit.
Ne jemi të shpëtuar nga e keqja dhe nga ai që e shkakton atë, i Ligu; ne jemi të shpëtuar nga të qenit bashkëpunëtorë të tij; ne jemi të shpëtuar nga mëkati, i cili tashmë na ka prishur jetën.
Ne do të këndojmë sot me zë të lartë gëzimin tonë, në bashkim me shumicën e shenjtërve!
2 |
NËNTOR |
2024 |
PËRKUJTIMI I TË GJITHË BESIMTARËVE TË VDEKUR E SHTUNË |
Unë do ta ringjall
në ditën e fundit
2/11 E SHTUNË PËRKUJTIMI I TË GJITHË BESIMTARËVE TË VDEKUR [P]
Mesha 1: Jb 19,1.23-27; Ps 26; Rom 5,5-11; Gjn 6,37-40
Mesha 2: Is 25,6.7-9; Ps 24; Rom 8,14-23; Mt 25,31-46
Mesha 3: Ur 3,1-9; Ps 41; Zb 21,1-5.6-7; Mt 5,1-12
Unë do ta ringjall në ditën e fundit Gjn 6,40
Çfarë ndodh me të dashurit tanë të vdekur dhe çfarë do të ndodhë me ne kur të vijë "ajo ditë"? Ne nuk shqetësohemi, sepse i përkasim Zotit. Ai na përgjigjet me fjalë që përpiqemi t'i kuptojmë: çfarë do të thotë "ringjallje" dhe "dita e fundit"? Nuk dimë, por janë fjalë që na japin shpresë, besim dhe kthjelltësi.
3 |
2024
NËNTOR
E DIEL
I pari është:
Dëgjo, Izrael!
3/11 E DIEL GJ. V. Viti B [III]
Lp 6,2-6; Ps 17; Heb 7:23-28; Mk 12:28-34
I pari është: Dëgjo, Izrael! Mk 12,29
Jezus, ti i përgjigjesh skribit se, ndër urdhërimet e shumta, cilit t'i jepet përparësi. Ti e di që kushdo që dëgjon fillon të dojë, sepse e di që hapi i parë i dashurisë është vërtet të dëgjosh. Ai do t'i dëgjojë të gjitha urdhërimet e Zotit, por do t'i zbatojë me dashurinë e atij që vazhdon të dëgjojë atë që flet, domethënë Zotin që është dashuri.
4 |
2024
NËNTOR
Sh. Karli Borromeo
E HËNË
Do të shpërblehet
në të ngjallur
të të drejtave
4/11 E HËNË GJ. V. [III]
(p: Sh. Karli Borromeo, ip., † 1584)
Fil 2,1-4; Ps 130; Lk 14:12-14
Do të shpërblehet në të ngjallur të të drejtave Lk 14,14
Çfarë shpërblimi? Ai që do të marrësh për dashurinë tënde që ke dhuruar falas dhe të papritur. Kur e jep dashurinë tënde lirisht, po zbulon identitetin themelor të Zotit, e bën të njohur dhe Ai do të të jetë mirënjohës.
5 |
NËNTOR |
2024 |
Të Lumët Vinçenc Prennushi dhe Shokët, Martirë E MARTË |
Ejani
se gjithçka është gati
5/11 E MARTË GJ. V. [III]
(p: Të Lumët Vinçenc Prennushi dhe Shokët, Martirë)
Fil 2,5-11; Ps 21; Lk 14:15-24
Ejani se gjithçka është gati Lk 14,17
Jezusi po i tregon një shëmbëlltyrë atij që e thirri: "Lum ai që do të marrë pjesë në gostinë e Mbretërisë së Hyjit!". Me të vërtetë të lumë janë ata që e pranojnë ftesën dhe nuk gjejnë justifikim për të bërë diçka tjetër. Këta do të jenë ata që nuk presin të ftohen, sepse e dinë se janë të mjerë dhe mëkatarë. Pikërisht ata do ta mbushin sallën e festës.
6 |
2024
NËNTOR
E MËRKURË
Një mori e madhe
e popullit po bënte
rrugë me të
6/11 E MËRKURË GJ. V. [III]
Fil 2:12-18; Ps 26; Lk 14:25-33
Një mori e madhe e popullit po bënte rrugë me të Lk 14,25
Ata e kishin kuptuar se fjalët e Tij ishin urtësi hyjnore: nuk mund ta braktisnin.
Megjithatë, Ai dëshiron t'i ndihmojë ata të pastrojnë qëllimet e tyre. Pse e ndjek Jezusin? Pres diçka prej Tij që më kënaq apo dua t'i ofroj veten për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve të Tij?
7 |
2024
NËNTOR
E ENJTE
Gëzohuni
me mua
7/11 E ENJTE GJ. V. [III]
Fil 3,3-8; Ps 104; Lk 15:1-10
Gëzohuni me mua Lk 15,6
“…se e gjeta delen time”. Jezusi na nxit që ne ta njohim Fytyrën e vërtetë të Hyjit. Sjellja jonë ndaj të tjerëve varet nga kjo njohuri. Drita e parë e Fytyrës së Zotit është mëshira. Nuk mundet të na habisë, sepse edhe ne gëzohemi me bariun që sjell delen në shtëpi dhe me gruan që gjen monedhën e çmuar.
8 |
2024
NËNTOR
E PREMTE
Atdheu ynë
është qielli
8/11 E PREMTE GJ. V. [III]
Fil 3,17 - 4,1; Ps 121; Lk 16:1-8
Atdheu ynë është qielli Fil 3,20
Të krishterët e Filipit e dinë tashmë se kanë gati kartën e identitetit, pa datë skadence, të një kombi të mrekullueshëm. Prej Andej Ai do të vijë, deri këtu pranë nesh, për të na shpëtuar nga sundimi i pasioneve dhe për të na përshtatur me Të, Mbretin, Zotin Jezu Krisht. Gëzimi është tashmë në fytyrën tonë.
9 |
2024
NËNTOR
KUSHTIMI I BAZILIKËS
LATERANE
E SHTUNË
Rrënojeni këtë
Tempull e unë do ta
rindërtoj për tri ditë
9/11 E SHTUNË KUSHTIMI I BAZILIKËS LATERANE [P]
Ez 47,1-2.8-9.12 ose 1Kor 3,9c-11.16-17; Ps 45; Gjn 2,13-22
DIOQEZA E RRËSHENIT – Kushtimi i Kishës Katedrale
Rrënojeni këtë Tempull e unë do ta rindërtoj për tri ditë Gjn 2,19
Një tempull prej guri nuk mund të ringjallet, nëse diçka mund të rindërtohet. Tempulli, vendi ku Zoti është i pranishëm, është Trupi i Jezusit. Ai do të ringjallet pasi ta kenë shkatërruar. Le të fillojmë ta duam Atë Tempull, të hyjmë në Të, të banojmë në Të!
10 |
2024
NËNTOR
E DIEL
Kurse kjo
prej skamjes së vet
qiti gjithçka pati
10/11 E DIEL GJ. V. Viti B [IV]
1Mbr 17,10-16; Ps 145; Heb 9,24-28; Mk 12:38-44
Kurse kjo prej skamjes së vet qiti gjithçka pati Mk 12,44
Jezusi na mëson të përdorim sytë në një mënyrë të re, për të vëzhguar atë që ndodh në zemrën e atyre që kryejnë një veprim. Në zemrën e vejushës së varfër ndodh ajo që nuk ndodh në zemrën e të pasurit. Ai gjest që bën ajo është një akt besimi, i cili e tregon Hyjin si një Atë. Gjesti i të pasurve, që hedhin monedha floriri, nuk na bën të njohim Zotin, por bujarinë e tyre të rreme pa pasoja.
11 |
2024
NËNTOR
Sh. Martini i Tursit
E HËNË
Më mirë do të ishte...
të hidhej në det se të
shkandullojë njërin
prej këtyre të vegjëlve
11/11 E HËNË GJ. V. [IV]
(p: Sh. Martini i Tursit, ip., † 397)
Tit 1,1-9; Ps 23; Lk 17:1-6
Më mirë do të ishte... të hidhej në det se të shkandullojë njërin prej këtyre të vegjëlve Lk 17,2
Jezusi nuk nxit vrasjen, por na fton të marrim parasysh seriozisht pasojat e veprimeve tona. Nëse do të silleshim ose do të flisnim në një mënyrë që jepte idenë e gabuar për Hyjin apo Jezusin, do të ishim të denjë për në ferr: do të ishte më mirë të vdisnim me një vdekje të dhunshme. Ne do të kujdesemi për mënyrën tonë të të vepruarit dhe mbi fjalët tona.
12 |
2024
NËNTOR
Sh. Josafati
E MARTË
Jemi shërbëtorë
të pavlefshëm
12/11 E MARTË GJ. V. [IV]
(p: Sh. Josafati, ip. e mart., † 1623)
Tit 2,1-8,11-14; Ps 36; Lk 17,7-10
Jemi shërbëtorë të pavlefshëm Lk 17,10
Asnjë shërbëtor nuk është i pavlefshëm, përkundrazi! Shërbëtori i vërtetë e konsideron veten gjithmonë një shërbyes dhe kurrë nuk përpiqet të jetë pronar, madje as i vetvetes. O Jezus, ja ku jam: si Nëna Jote, edhe unë dua të jem gjithmonë në dispozicionin Tënd për t'u dhuruar dashurinë Tënde të kujdesshme dhe të gëzueshme të afërmëve.
13 |
2024
NËNTOR
E MËRKURË
Njëri prej tyre,
si pa se u shërua,
u kthye duke e lëvduar
Hyjin
13/11 E MËRKURË GJ. V. [IV]
Tit 3,1-7; Ps 22; Lk 17:11-19
Njëri prej tyre, si pa se u shërua, u kthye duke e lëvduar Hyjin Lk 17,15
Ai ishte një nga ata dhjetët që thirrën drejt Jezusit që iu përgjëruan t'i shëronte. Kur u bë i vetëdijshëm për shërimin e trupit të tij, u shkëput nga nëntë të tjerët. I la të shkonin dhe ai u kthye. Ai e kuptoi se Jezusi është më shumë se një shërues, siç mendonte ai më përpara! Ai është dikush që meriton t'i besojë gjithë jetën e tij, që Ai ta drejtojë atë.
14 |
2024
NËNTOR
E ENJTE
Mbretëria e Hyjit
është mes jush
14/11 E ENJTE GJ. V. [IV]
Flm 7-20; Ps 145; Lk 17:20-25
Mbretëria e Hyjit është mes jush Lk 17,21
Mbretëria e Hyjit nuk është një vend, prandaj nuk ka kufij. Është një jetë e re. Zoti Jezus mbretëron në jetën e brendshme dhe të jashtme të atyre që e lejojnë veten të udhëhiqen prej Tij. Në marrëdhëniet midis njerëzve ku Fjala e Tij jetohet, atje mbretëron Zoti.
15 |
2024
NËNTOR
Sh. Alberti i Madh
E PREMTE
Po ashtu do të ndodhë
edhe në ditët e Birit
të njeriut
15/11 E PREMTE GJ. V. [IV]
(Sh. Alberti i Madh, ip. e mës. i K., †1280)
2Gjn 1,3-9; Ps 118; Lk 17:26-37
Po ashtu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut Lk 17,26
Jezusi e krahason kohën e Tij me atë në të cilën jetoi Noehu: Ai vëren se njerëzit sillen në të njëjtën mënyrë. Në atë kohë ata nuk i kushtonin vëmendje asaj që thonte Noehu, një njeri i drejtë dhe i bindur ndaj Zotit. Sot ata nuk i kushtojnë vëmendje Jezusit dhe nuk i kushtojnë vëmendje fjalëve të Tij dhe ftesave të tij për t’u kthyer. Atëherë, a është sot përmbytja?
16 |
2024
NËNTOR
Sh. Margarita e Skocisë
Sh. Gertrudë
E SHTUNË
Por, kur të vijë Biri
i njeriut, a thua do të gjejë fe mbi tokë?
16/11 E ENJTE GJ. V. [IV]
(pf: Sh. Margarita eSkocisë, ,† 1093; Sh. Gertrudë, virgj.
† 1302)
3Gjn 5-8; Ps 111; Lk 18,1-8
Por, kur të vijë Biri i njeriut, a thua do të gjejë fe mbi tokë? Lk 18,8
Jezusi sjell dashuri, por kërkon fe. Përse? Dashuria e shenjtë nuk është ajo e zemrës së mirë të njeriut. Përkundrazi, është fryti i pemës që ushqehet nga rrënjët e fesë. Prandaj, ne angazhohemi, secili prej nesh, t'i përgjigjemi Jezusit dhe t'i themi: Kur të vish, unë do të jem aty që do të besojë në Ty. Do të Të takoj me llambën e ndezur të fesë sime. Eja, o Zot Jezus!
17 |
2024
NËNTOR
E DIEL
Ta dini se është
afër ‑ te dera
17/11 E DIEL GJ. V. Viti B [I]
Dan 12,1-3; Ps 15; Heb 10:11-14,18; Mk 13:24-32
Ta dini se është afër ‑ te dera Mk 13,29
Jezusi po i përgatit dishepujt për kohë shumë të vështira. Duke dëgjuar profetët, Ai parashikon shkatërrimin e qytetit të shenjtë, Jerusalemit. Dhe në të njëjtën kohë Ai shpall se kjo botë, kur të mos mbahet më e bashkuar nga lutja dhe dashuria hyjnore, do të shkaktojë vuajtje dhe vdekje për të gjithë. Edhe në këtë situatë do ta mbajmë shikimin të ngulur tek Ai, i Cili vjen të na shpëtojë.
18 |
2024
NËNTOR
Kushtimi i Bazilikave
të Sh. Pjetrit e Sh. Palit
E HËNË
Të shpëtoi
feja jote!
18/11 E HËNË GJ. V. [I]
(pf: Kushtimi i Bazilikave të Sh. Pjetrit e Sh. Palit, ap.) Zb 1,1-4; 2,1-5; Ps 1; Lk 18:35-43
Të shpëtoi feja jote! Lk 18,42
Jezusi ia tha të verbërit, i cili në portat e Jerihos, përpara atyre që donin t'i mbyllnin gojën, vazhdoi të thërriste besimin e tij tek Ai. Jezusi nuk kishte shkuar më tej: Ai e dinte se, me atë besim, ai njeri do ta kishte ndjekur Atë në rrugën e shëlbimit.
O Jezus, më ndihmo të Të ndjek dhe, vetëm për këtë, shëro verbërinë time dhe paralizën time të brendshme.
19 |
2024
NËNTOR
E MARTË
Edhe ky është
bir i Abrahamit
19/11 E MARTË GJ. V. [I]
Zb 3,1-6,14-22; Ps 14; LK 19,1-10
Edhe ky është bir i Abrahamit Lk 19,9
Për kë e thotë Jezusi këtë? Për Zakeun, kreun i tagrambledhësve, hajdut dhe lakmitar për para. Sot ai zbulon se është i dashur nga Jezusi dhe sot mëson të dojë. Ai beson se Jezusi është i Hyjit dhe nga ky besim lulëzon një dashuri e papritur. Besimi i Abrahamit e mbush dhe e vesh, duke filluar nga sot. Sot ai është i shpëtuar.
20 |
2024
NËNTOR
E MËRKURË
Atij që ka,
do t’i jepet
20/11 E MËRKURË GJ. V. [I]
Zb 4,1-11; Ps 150; Lk 19:11-28
Atij që ka, do t’i jepet Lk 19,26
Jezusi e mbyll historinë e shëmbëlltyrës së shërbëtorëve. Njëri prej tyre është sjellë sikur të mos ishte shërbëtor i zotërisë të tij: nuk ka marrë përsipër të punojë për të, prandaj nuk është i denjë të hyjë në mbretëri. Ajo që iu besua atij do të shkojë në duart e atyre që shërbyen me besnikëri.
21 |
2024
NËNTOR
Kushtimi i Virgjërës Mari
E ENJTE
Rrënja e Davidit:
Ai do ta hapë librin
21/11 E ENJTE GJ. V. [I]
(p: Kushtimi i Virgjërës Mari)
Zb 5,1-10; Ps 149; Lk 19:41-44
Rrënja e Davidit: Ai do ta hapë librin Zb 5,5
Është një gjuhë e çuditshme për ne, ajo e librit të Zbulesës. Jezusi gjithashtu dëshiron të na flasë në këtë mënyrë, siç flasim ne në kohë persekutimi: këto janë kohë që mund të kthehen.
Librin e vullnetit të Zotit mund ta hapë dhe ta lexojë vetëm “rrënja e Davidit”, pra Jezusi. Do të dëgjojmë vetëm Zërin e Tij, do të ushqehemi me fjalët e Tij.
22 |
2024
NËNTOR
Sh. Çeçilia
E PREMTE
Kryepriftërinjtë
dhe skribët kërkonin mënyrën si ta vritnin
22/11 E PREMTE GJ. V. [I]
(Sh. Çeçilia virgj. e mart., †230)
Zb 10,8-11; Ps 118; Lk 19:45-48
Kryepriftërinjtë dhe skribët kërkonin mënyrën si ta vritnin Lk 19,47
Jezusi mbërrin në rrethimin e Tempullit dhe këtu vëzhgon gjithçka. Ai duhet të jetë vetëm një vend lutjeje, por është i zënë nga tregu i kafshëve të destinuara për kurban. Është një komoditet për pelegrinët që vijnë nga larg, por përshtypja që ata marrin është se Zoti ka nevojë për para: është një imazh i rremë i Zotit, pikërisht në Tempullin e Tij!
23 |
2024
NËNTOR
Sh. Klementi I Sh. Kolumbani
E SHTUNË
Hyji i Abrahamit,
Hyji i Izakut,
Hyji i Jakobit
23/11 E SHTUNË GJ. V. [I]
(pf: Sh. Klementi I, papë e mart., † 101; Sh. Kolumbani abat, † 615)
Zb 11,4-12; Ps 143; Lk 20:27-40
Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut, Hyji i Jakobit Lk 20,37
Jezusi ndihmon për të lexuar Shkrimet e shenjta. Kur Moisiu, përballë kaçubes që digjej, pyeti Zotin se si quhej, ai mori përgjigjen: "Hyji i Abrahamit, Izakut dhe Jakobit". Zoti nuk bëhet i njohur me një fjalë, por me jetën e njerëzve të bindur ndaj Tij. Sot do të thotë që brezat e rinj do ta njohin duke na parë ne, që jetojmë Fjalën e Tij.
24 |
2024
NËNTOR
JEZU KRISHTI
MBRET I GJITHËSISË
E DIEL
Unë jam mbret!
24/11 E DIEL JEZU KRISHTI MBRET I GJITHËSISË. Viti B [P]
Dan 7:13-14; Ps 92; Zb 1,5-8; Gjn 18:33-37
Unë jam mbret! Gjn 18,37
Jezusi është përballë Pilatit, i cili i ka bërë një pyetje të saktë dhe Ai përgjigjet duke përdorur të njëjtën fjalë. Por me atë fjalë, "mbret", çfarë nënkuptojnë Pilati dhe Jezusi? Guvernatori mendoi për dominimin mbi të tjerët, Jezusi mendoi t'i shërbente vullnetit të Hyjit për t'i ndihmuar njerëzit ta duan njëri-tjetrin. Sot ne gëzohemi duke i dhënë vetëm Jezusit titullin "Mbret", madje, duke iu bindur me të vërtetë!
25 |
2024
NËNTOR
Sh. Katerina e Aleksandrisë
E HËNË
Ndër njerëz këta
qenë shpërblyer
25/11 E HËNË GJ. V. [II]
(pf: Sh. Katerina e Aleksandrisë, virgj. e mart., † shek. III-IV)
Zb 14,1-3,4-5; Ps 23; Lk 21,1-4
Ndër njerëz këta qenë shpërblyer Zb 14,4
Ata janë njëqind e dyzet e katër mijë që e ndjekin Qengjin dhe janë pa gënjeshtra. Ata nuk e kanë ndotur veten me idhujt e pranishëm në botë. Jeta e tyre shpengohet, e rikuperuar në bukurinë e Krijuesit të tyre. Jezusi na shëron, na rinovon, e plotëson ekzistencën tonë duke na dhënë atë që as prindërit tanë, me gjithë dashurinë e tyre, nuk mundën të na jepnin.
26 |
2024
NËNTOR
E MARTË
E kur të dëgjoni të flitet për luftëra..., mos u frikësoni!
26/11 E MARTË GJ. V. [II]
Zb 14:14-19; Ps 95; Lk 21,5-11
E kur të dëgjoni të flitet për luftëra..., mos u frikësoni! Lk 21,9
Jemi afër fundit të vitit liturgjik. Kjo është arsyeja pse në këto ditë ne lexojmë pjesët e Ungjillit në të cilat Jezusi na flet për fundin. Ai na siguron: fundi i kësaj bote nuk duhet të na trembë, sepse ne nuk jemi krijuar për këtë botë dhe kjo botë nuk është vendi ynë përfundimtar. Frika instinktive zëvendësohet nga shpresa dhe besimi në dashurinë e Atit.
27 |
2024
NËNTOR
Sh. Valeriani
E MËRKURË
Të mëdha
dhe të madhërueshme janë veprat e tua
27/11 E MËRKURË GJ. V. [II]
(pf Sh. Valeriani, ip. shek. IV)
Zb 15,1-4; Ps 97; Lk 21:12-19
Të mëdha dhe të madhërueshme janë veprat e tua Zb 15,3
Kështu i këndojnë Qengjit, ata që e kanë dashur Atë më shumë se të gjitha gjërat dhe më shumë se veten e tyre. Kanë fituar joshjet e kënaqësive dhe ato të ndjekura nga shumë njerëz. Edhe ne do ta këndojmë atë këngë që vazhdon kështu: «Ti i vetmi, je Shenjti! Të gjitha kombet do të vijnë dhe do të adhurojnë para Teje».
28 |
2024
NËNTOR
E ENJTE
Të lumët ata që janë të grishur në gostinë e dasmës së Qengjit
28/11 E ENJTE GJ. V. [II]
Zb 18,1-2,21-23; 19,1-3,9; Ps 99; Lk 21:20-28
Të lumët ata që janë të grishur në gostinë e dasmës së Qengjit Zb 19,9
Cila është "gostia e dasmës së Qengjit"? Ne e dimë mirë: është ajo tryezë në të cilën na ofrohet dhurata e dashurisë me të cilën Qengji dha trupin dhe gjakun e Tij. Është banketi ku hamë Korpin e Krishtit, Bukën e bekimit, që ushqen shenjtërinë tonë dhe na komunikon përjetësinë e Tij!
29 |
2024
NËNTOR
E PREMTE
Fjalët e mia nuk
do të bien poshtë
29/11 E PREMTE GJ. V. [I]
Zb 20.1-4.11 - 21.2; Ps 83; Lk 21:29-33
Fjalët e mia nuk do të bien poshtë Lk 21,33
Gjithçka kalon, kështu që gjithçka është kotësi. Megjithatë, ne e dimë se nuk jemi këtu për t'u zhdukur, por për të mbetur në zemrën e Atit. Prandaj, ne do të ushqehemi me atë ushqim që mbetet dhe është Fjala që Jezusi e pranoi dhe na dhuroi. Në shkretëtirë, tunduesit i kishte thënë: njeriu jeton «me çdo fjalë që del nga goja e Hyjit». Ajo Fjalë e mbështeti Atë dhe ajo Fjalë që Ai na ofron çdo ditë.
30 |
2024
NËNTOR
Sh. Andreu
E SHTUNË
Ata aty për aty lanë
lundrën dhe babain
e shkuan pas tij
30/11 E SHTUNË SH. ANDREU AP [P]
Rom 10,9-18; Ps 18; Mt 4,18-22
Ata aty për aty lanë lundrën dhe babain e shkuan pas tij Mt 4,22
Dy vëllezërit kanë hedhur të njëjtin hap, pa e pyetur njëri-tjetrin. Dhe ata zbuluan edhe më shumë vëllezër se më parë. Njëri prej tyre është Andrea, i biri i Zebedeut. Sot e falënderojmë, sepse që nga ai moment jeta e tij është bërë mbështetja e fesë sonë dhe e shenjtërisë sonë.
1 |
2024
DHJETOR
E DIEL
Prandaj,
rrini zgjuar e lutuni
në çdo moment
1/12 E DIEL K. A. Viti C [I]
(pf Sh. Sharl de Fuko, mesh. † 1916)
Jer 33,14-16; Ps 24; 1Sel 3.12 - 4.2; Lk 21,25-28,34-36
Prandaj, rrini zgjuar e lutuni në çdo moment Lk 21,36
Duke filluar Ardhja, Kisha na fton të përgatitemi për takimin me Jezusin, në varfërinë e djepit dhe në kthimin e Tij të lavdishëm. Ai Vetë na fton të rrimë zgjuar për të mos humbur këto takime të çmuara. Ai na këshillon ta bëjmë këtë "duke u lutur në çdo moment". Midis shumë formave të lutjes, ne mund të zgjedhim të përsërisim në zemër Fjalën e zgjedhur për çdo ditë në këtë kalendar.
2 |
2024
DHJETOR
E HËNË
Do të vij
dhe do ta shëroj
2/12 E HËNË K. A. [I]
Is 2,1-5; Ps 121; Mt 8,5-11
Do të vij dhe do ta shëroj Mt 8,7
Sa i mirë je, o Jezus: Ti e ke parë vuajtjen, dashurinë dhe përvuajtërinë e atij njeriu, mbi të gjitha besimin e tij në Ty! Ti je në dispozicion për të dëgjuar britmën tonë. Edhe ne të themi: nuk ke nevojë të vish, thjesht thuaj një Fjalë. Fjala Jote na shpëton!
3 |
2024
DHJETOR
Sh. Françesk Ksaveri
E MARTË
Gjithçka
më dorëzoi im Atë
3/12 E MARTË K. A. [I]
(p: Sh. Françesk Ksaveri, mesh., † 1552)
Is 11,1-10; Ps 71; Lk 10:21-24
Gjithçka më dorëzoi im Atë Lk 10,22
Faleminderit, o Jezus, për shembullin Tënd të përvuajtërisë. Ti që je plotësisht i bindur ndaj Atit, Ai Vetë të rezervon gjithë dashurinë e Tij. Unë dua të mësoj nga Ti, o Jezus, të jetoj si një fëmijë i leshuar plotësisht në Të. Ti je dituria, dashuria e Atit për ne të varfërit dhe mëkatarët. Në Ty banon plotësia e hyjnisë.
4 |
2024
DHJETOR
Sh. Gjoni i Damaskut
E MËRKURË
Pastaj mori shtatë
bukët dhe peshqit,
falënderoi Hyjin
4/12 E MËRKURË K. A. [I]
(pf: Sh. Gjoni i Damaskut, mesh. mës. i K., † Shek. VIII) Is 25,6-10; Ps 22; Mt 15:29-37
Pastaj mori shtatë bukët dhe peshqit, falënderoi Hyjin Mt 15,36
Jezusi, duke parë nevojën për ushqim të turmës që e kishte ndjekur prej tre ditësh, pranoi nga dishepujt ato pak bukë dhe peshq të vegjël që kishin. Ai falënderon Atin dhe i shpërndan ato. Është çudi që u mjaftojnë të gjithëve dhe madje teprojnë! Kur i dhurohet Jezusit atë pak që jemi dhe kemi, Ai e bën të dobishëm për shumë njerëz.
5 |
2024
DHJETOR
E ENJTE
Do të hyjë në
Mbretërinë e qiellit
ai që kryen vullnetin
e Atit tim
5/12 E ENJTE K. A. [I]
Is 26,1-6; Ps 117; Mt 7:21.24-27
Do të hyjë në Mbretërinë e qiellit ai që kryen vullnetin e Atit tim Mt 7:21
Mbretëria e Hyjit është dashuri, gëzim dhe paqe në Shpirtin Shenjt. Sa herë që i bindem me gjithë qejf Jezusit, Fjalës së Tij dhe fjalëve të vëllezërve që thërrasin Emrin e Tij, përjetoj bukurinë e Mbretërisë së Tij, e pranishme mes nesh.
6 |
2024
DHJETOR
Sh. Nikolla
E PREMTE
U bëftë
sipas besimit tuaj
6/12 E PREMTE K. A. [I]
(pf: Sh. Nikolla ip., †343)
Is 29,17-24; Ps 26; Mt 9,27-31
Dioqeza e Lezhës – Shën Nikolla Pajtor kryesor i Dioqezës
U bëftë sipas besimit tuaj Mt 9,29
Kur i drejtohemi Jezusit me përulësi dhe besim të plotë, në unitet me vëllezërit me të cilët jetojmë, Ai është gati të na ndihmojë. Ungjilli na e përsërit sot. Sytë e dy të verbërve u hapen: ata kishin besuar se Jezusi mund ta bënte këtë dhe ia kishin kërkuar me marrëveshje të përbashkët.
7 |
2024
DHJETOR
Sh. Ambrozi
E SHTUNË
Falas morët,
falas edhe jepni
7/12 E SHTUNË K. A. [I]
(p: Sh. Ambrozi, ip. e mës. i K., † 397)
Is 30,19-21.23-26; Ps 146; Mt 9.35 - 10.1.6-8
Falas morët, falas edhe jepni Mt 10,8
Dashuria falas është ajo e Hyjit: ajo nuk kërkon kthim. Ne kënaqemi duke qenë në gjendje të përjetojmë të njëjtën dashuri si e Tij. Jezusi u propozon me forcë apostujve të Vet të jetojnë këtë dashuri: në këtë mënyrë ata do të jenë dëshmitarë dhe zbulues të Atit.
8 |
2024
DHJETOR
E DIEL
Do të quhet
Biri i Hyjit tejet të lartë
8/12 E DIEL K. A. Viti C [II]
Bar 5,1-9; Ps 125; Fil 1,4-6,8-11; Lk 3,1-6
Do të quhet Biri i Hyjit tejet të lartë Lk 1,31
Çdo festë mariane është një rast për të njohur Jezusin, Birin e Marisë. Ajo gëzohet që është ashtu: ajo është një shërbëtore e përulur dhe tenton të zhduket në mënyrë që Biri të vendoset në qendër, i shpallur asaj nga engjëlli si Biri i tejet të Lartit. Ajo u ngjiz pa marrëdhënien shpirtërore me Adamin, në mënyrë që të ishte gati të bëhej Nëna e Atij që shlyen mëkatet e botës.
9 |
DHJETOR
Sh. Gjon Didak Kuahtlatoatzin
2024 E HËNË
O njeri,
të janë falur mëkatet
9/12 E HËNË K. A. [II]
(pf: Sh. Gjon Didak Kuahtlatoatzin, † 1548)
Is 35,1-10; Ps 84; Lk 5:17-26
O njeri, të janë falur mëkatet Lk 5,20
O Jezus, ke përpara një të paralizuar; e ulën nga tavani, sepse turma i pengonte të arrinin tek Ti. Dhe Ti i jep dashurinë më të madhe: ia fal mëkatet. Tani ai është afër zemrës së Atit, e ndjen se ajo rreh për të...
Pavarësisht nëse jam i shëndetshëm apo i sëmurë, Ti, o Jezus, shikon edhe atë që më trishton. Fale mëkatin tim!
10 |
2024
DHJETOR
E MARTË
Po pati ndokush
njëqind dele... a nuk
shkon për të kërkuar
atë që i humbi?
10/12 E MARTË K. A. [II]
Is 40,1-11; Ps 95; Mt 18:12-14
Po pati ndokush njëqind dele... a nuk shkon për të kërkuar atë që i humbi? Mt 18,12
Jezusi na zbulon Zemrën e Tij. Nëse një nga "të vegjlit" që besojnë në Të humbet, Ai e kërkon atë që ta kthejë në vathën e Tij. Ndodhi për atë të riun që pasi i kushtoi vite dhe energji sportit, e gjeti veten bosh brenda. Jezusi "e gjeti përsëri", duke rizgjuar dashurinë e tij në Të nëpërmjet një të riu tjetër që po nise
j si misionar.
11 |
2024
DHJETOR
Sh. Damazi I
E MËRKURË
Pranoni t’ju mësoj
unë që jam zemërbutë
e i përvuajtur
11/12 E MËRKURË K. A. [II]
(pf: Sh. Damazi I, papë †384)
Is 40,25-31; Ps 102; Mt 11:28-30
Pranoni t’ju mësoj unë që jam zemërbutë
e i përvuajtur Mt 11,29
Ndonjëherë ne tundohemi të admirojmë dhe imitojmë dikë që është i mrekullueshëm në sytë e botës. Rezultati është që ne e gjejmë veten të lodhur, të shtypur, të zhgënjyer, të trishtuar. “Pranoni t’ju mësoj unë”, na thotë Jezusi; imitoni butësinë dhe përvuajtërinë Time. Zemra juaj do të gjejë freskim, paqe, gëzim, forcë.
O Jezus, Ti je udhërrëfyesi im. E ëmbël është të Të ndjek, sepse më do.
12 |
2024
DHJETOR
Shën Maria Virgjër
e Guadalupes
E ENJTE
Kush i ka veshët
për të dëgjuar,
të dëgjojë
12/12 E ENJTE K. A. [II]
(pf: Shën Maria Virgjër e Guadalupes - 1531) Is 41,13-20; Ps 144; Mt 11,11-15
Kush i ka veshët për të dëgjuar, të dëgjojë Mt 11,15
Jezusi e lartëson Gjon Pagëzuesin duke thënë se ai është "nga ata që u lindën prej grash dhe nuk u ngrit asnjë më i madh". Megjithatë, Ai konfirmon se më i vogli në Mbretërinë e qiejve është më i madh se ai. Nevojitet Shpirti Shenjtë për të kuptuar mirë Fjalët e Jezusit.
Të gjithë në Mbretërinë e qiejve janë të vegjël, por të gjithë janë "të mëdhenj", sepse janë anëtarë të Trupit të Tij mistik.
13 |
2024
DHJETOR
Sh. Luçia
E PREMTE
Unë jam Zoti,
Hyji yt
13/12 E PREMTE K. A. [II]
(p: Sh. Luçia virgj. e mart. †304)
Is 48,17-19; Ps 1; Mt 11:16-19
Unë jam Zoti, Hyji yt Is 48,17
Duke dëgjuar këto fjalë, më duket se shoh fytyrën e mirë dhe duart qetësuese të një babai, sytë e ëmbël dhe përkëdheljet e buta të një nëne. Po, Hyji im, Ati im, Ti dëshiron të më flasësh për të më udhëhequr drejt së mirës së vërtetë dhe për të bërë të jetoj në bashkim me Ty. Kur të jem sikurse mes ujqërsh, i shpifur nga të tjerët për Emrin Tënd, Ti do të jesh pranë meje.
14 |
2024
DHJETOR
Sh. Gjoni i Kryqit
E SHTUNË
Biri i njeriut do të
pësojë shumë prej tyre
14/12 E SHTUNË K. A. [II]
(p: Sh. Gjoni i Kryqit, mesh. e mës. i K., † 1591) Sir 48,1-4,9-11; Ps 79; Mt 17:10-13
Biri i njeriut do të pësojë shumë prej tyre Mt 17,12
Jemi në rrëzë të malit, ku Jezusi, i shpërfytyruar, ishte soditur nga tre apostuj. Jezusi u kishte thënë që ta tregonin atë përvojë vetëm pas ringjalljes së Tij. Po, në fakt Ai do të ishte vrarë, si Gjon Pagëzuesi, nga të pushtetshmit. Përsëri Jezusi, në Kishën e Tij, vuan dhunën dhe refuzimin nga të mëdhenjtë. Megjithatë, Ai është i gjallë, i ringjallur dhe vazhdon ta udhëheqë Kishën e Tij.
15 |
2024
DHJETOR
E DIEL
Ai do t’ju pagëzojë
me Shpirt Shenjt
e me zjarr
15/12 E DIEL K. A. [III]
Sof 3,14-18; Ps Is 12,2-6; Fil 4,4-7; Lk 3:10-18
Ai do t’ju pagëzojë me Shpirt Shenjt e me zjarr Lk 3,16
Ne jemi në pritje të Jezusit, Ai do të “na pagëzojë me Shpirtin Shenjt dhe në zjarr”: do të na zhytë në jetën e Atit, që është Dashuria, Dashuri që ngroh, jep jetë dhe pastron. Gjon Pagëzuesi na përgatit për një takim kaq të bukur dhe të rëndësishëm, ai 'Gjon Pagëzues' të cilin Provania do ta vendosë në rrugën tonë.
16 |
2024
DHJETOR
E HËNË
Nga ishte
pagëzimi i Gjonit?
16/12 E HËNË K. A. [III]
Nr 24,2-7,15-17; Ps 24; Mt 21,23-27
Nga ishte pagëzimi i Gjonit? Mt 21,25
Vepra e pararendësit Tënd, o Zot Jezus, ashtu si puna Jote me “autoritet”, vjen nga lidhja e ngushtë, e thellë me Atin që ju dërgoi.
Përpara Teje, që vjen për të transformuar dhe pasuruar jetën time, unë do të jem i përulur, i urtë, mikpritës.
Eja, o Zot Jezus!
17 |
2024
DHJETOR
E MARTË
Do të vijë ai...
të cilin do ta dëgjojnë
popujt
17/12 E MARTË K. A. FILLIMI I NËNTËSHES SË KRISHTLINDJEVE [P]
Zan 49,2.8-10; Ps 71; Mt 1,1-17
Do të vijë ai... të cilin do ta dëgjojnë popujt Zan 49,10
Jemi në pritje të Krishtlindjes së Jezusit, që tashmë ka ardhur në histori, vazhdon të vijë në Kishën e Tij si një Bari i mirë, një Këshilltar i admirueshëm, Fjala dhe prania e Atit Qiellor.
Faleminderit, o Jezus, për dhuratën që mund të hapësh zemrën Tënde përsëri këtë vit, për të Të mirëpritur dhe për të na përgatitur për të T'u bindur.
18 |
2024
DHJETOR
Feriet e Mëdha
të Kohës së Ardhjes
E MËRKURË
Do t’ia ngjesin emrin
Emanuel
18/12 E MËRKURË Feriet e Mëdha të Kohës së Ardhjes [P]
Jer 23,5-8; Ps 71; Mt 1,18-24
Do t’ia ngjesin emrin Emanuel Mt 1,23
Profecitë po përmbushen: Shëlbuesi do të vijë nga një virgjëreshë. Emri i Tij do të jetë: Emanuel, Zoti me ne, Hyji që na do, madje, deri edhe në mëkatin tonë. Dhe është Jozefi, një njeri i butë dhe i heshtur, i vëmendshëm vetëm për të përmbushur vullnetin e Atit, ai që do t'i japë Birit të Virgjëreshës Emrin më të bukur të Hyjit.
19 |
2024
DHJETOR
Feriet e Mëdha
të Kohës së Ardhjes
E ENJTE
Zoti e bekoi
19/12 E ENJTE Feriet e Mëdha të Kohës së Ardhjes [P]
Gjq 13,2-7.24-25a; Ps 70; Lk 1,5-25
Zoti e bekoi Gjq 13,24
Hyji ynë, Ati i mëshirshëm, ka projekte paqeje për popullin e Vet. Në çdo epokë të skllavërisë dhe rrjedhimisht të varfërisë sociale, Ai ka ngritur një çlirimtar. Sot shohim se çuditërisht nga një grua beronjë, ajo lind Samsonin, i cili rritet me bekimin e Tij. Neve, pra, Ati, në një mënyrë të mrekullueshme, na e ka dhënë Jezusin si Shëlbues përfundimtar, sepse Ai na çliron nga mëkati, shkaku i shumë të këqijave.
20 |
2024
DHJETOR
Feriet e Mëdha
të Kohës së Ardhjes
E PREMTE
Do të quhet Biri i Hyjit
tejet të lartë
20/12 E PREMTE Feriet e Mëdha të Kohës së Ardhjes [P]
Is 7,10-14; Ps 23; Lk 1, 26-38
Mbretëria e tij s’do të ketë mbarim Lk 1,33
Mari, mos ki frikë! Edhe unë, biri i Marisë, biri i Kishës, nuk kam asgjë për t'u frikësuar. Ai që Ati do të na japë do të jetë i madh: "Mbretëria e Tij s’do të ketë mbarim". Me Të në zemrën time do të mund të jetoj gjithmonë në paqe.
Ja ku jam, o Atë: dua ta mirëpres dhuratën Tënde, të përgatitur prej shekujsh; dhe, me Të, dua të Të mirëpres zemrën Tënde!
21 |
2024
TETOR
Feriet e Mëdha
të Kohës së Ardhjes
E SHTUNË
E lumja ti
që besove
21/12 E SHTUNË Feriet e Mëdha të Kohës së Ardhjes [P]
(p: Sh. Pjetri Kanizi, mesh. e mës. i K., † 1597)
Kk 2,8-14 ose Sof 3,14-17; Ps 32; Lk 1,39-45
E lumja ti që besove Lk 1,45
Maria, Nëna jonë, i besoi plotësisht Fjalës së Hyjit që ia komunikoi engjëlli. Ajo u vu në dispozicion për ta jetuar, kështu që gjeti gëzim dhe qetësi të madhe. Kur ne angazhohemi për të jetuar një Fjalë të Jezusit, lumturia e Tij do të vijë si një dhuratë e sigurt dhe e qëndrueshme. Një gëzim që shpërblen pa masë mundin e bërë!
22 |
2024
DHJETOR
Feriet e Mëdha
të Kohës së Ardhjes
E DIEL
Foshnja prej hareje
kërceu në kraharorin
tim
22/12 E DIEL K. A. Viti C Feriet e Mëdha të Kohës së Ardhjes [P]
Mik 5,2-5 (Heb. 1-4); Ps 79; Heb 10,5-10; Lk 1:39-45
Foshnja prej hareje kërceu në kraharorin
tim Lk 1,44
Jezusi, Shpëtimtari, kishte zbritur tani në tokë: i vogël, i fshehur në barkun më të pastër të Marisë, Ai tashmë dhuronte gëzim, një gëzim të papërshkrueshëm; një gëzim për të bërë kërcim një tjetri të vogël, të fshehur në barkun e kushërirës Elizabeta. Edhe ne do të kërcejmë nga gëzimi për ardhjen Tënde të re, o Jezus, dhe do të Të çojmë në botë.
23 |
2024
DHJETOR
Feriet e Mëdha
të Kohës së Ardhjes
E HËNË
Dora e Zotit
ishte me të
23/12 E HËNË Feriet e Mëdha të Kohës së Ardhjes [P]
(p: Sh. Gjoni i Ketyt, mesh., †1473)
Mal 3,1-4.23-24; Ps 24; Lk 1,57-66
Dora e Zotit ishte me të Lk 1,66
Ishte Gjon Pagëzuesi: një fëmijë i lindur nga prindër të moshuar, të cilët, nëpërmjet lutjes dhe besnikërisë edhe në gjërat e vogla, i kishin dhënë zemrat dhe jetën e tyre Zotit. Një dritë për ne: “dora e Zotit” do t'i shoqërojë, mbrojë, udhëheqë fëmijët tanë, sepse ne do t'u japim atyre hapësirë të denjë në jetën tonë.
24 |
2024
DHJETOR
Feriet e Mëdha
të Kohës së Ardhjes
E MARTË
Zoti e pa
dhe e shpërbleu
popullin e vet
24/12 E MARTË Feriet e Mëdha të Kohës së Ardhjes [P]
2Sam 7,1-5.8b-12.14a.16; Ps 88; Lk 1,67-79
Zoti e pa dhe e shpërbleu popullin e vet Lk 1,68
Sa e madhe është mirësia Jote, o Atë: na dërgove Jezusin, Birin Tënd të Vetëmlindur, për të na çliruar nga mëkati që na bën skllevër. Faleminderit, o Jezus, që me faljen Tënde fshin dhe largon peshën shtypëse të mëkatit nga zemra. Faleminderit për shërbimin e çmuar që i ke dhënë Kishës në shlyerjen e mëkateve. Faleminderit që na mbulon me falje dhe na dhuron hirin për të qenë më të fortë në provë.
25 |
2024
DHJETOR
Krishtlindja e Zotit
E MËRKURË
Ju lindi
Shëlbuesi ‑ Krishti Zot
25/12 E MËRKURË
Mesha e natës: Is 9,1-6; Ps 95; Tit 2,11-14; Lk 2,1-14
Mesha e ditës: Is 52,7-10; Ps 97; Heb 1,1-6; Gjn 1,1-18
Ju lindi Shëlbuesi ‑ Krishti Zot Gjn 2,11
Ndërsa Çezari August ushtroi fuqinë e tij ushtarake dhe organizimin e tij politik, Zoti Atë dërgoi Birin e Tij në botë në varfërinë dhe përvuajtërinë më të madhe. Ky është Shpëtimtari i vërtetë, që na çliron nga armiku më i fuqishëm, ai që na pengon të duam. Ai është Shpëtimtar, sepse vendos dashurinë mes njerëzve pa pasur nevojë për ndonjë detyrim. Faleminderit, o Atë, për dhuratën e Fëmijës Jezus!
26 |
2024
DHJETOR
Sh. Shtjefni
E ENJTE
Shpirti i Atit tuaj
do të flasë
nëpërmjet jush
26/12 E ENJTE SHËN SHTJEFNI, PROTOMARTIR [P]
Vap 6,8-10.12; 7,54-60; Ps 30; Mt 10,17-22
DIOQEZA E SHKODËR-PULTIT, SH. SHTJEFNI,
PROTOMARTIR Pajtor kryesor i Dioqezës
Shpirti i Atit tuaj do të flasë nëpërmjet jush Mt 10,20
Festojmë festën e Shën Shtjefnit, dëshmitarit të parë, martirit të parë të Jezusit. “Drita e vërtetë”, dashuria e Atit, që ai i kishte mirëpritur, ishin burimi i fjalës së tij: fjala e urtësisë, e zbulesës, e faljes... dhe kur urrejtja u ndez kundër tij.
O Jezus, drita dhe forca e ringjalljes Sate, e pranuar me përulësi, na bëjnë dëshmitarët e Tu. Ty të qoftë lavdia!
27 |
2024
DHJETOR
Sh. Gjoni
E PREMTE
E bashkësia jonë është
me Atin dhe me Birin
e tij, Jezu Krishtin
27/12 E PREMTE SHËN GJONI APOSTULL E UNGJILLTAR
1Gjn 1,1-4; Ps 96; Gjn 20,2-8
E bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin 1Gjn 1,3
Sot është festa e Apostullit Gjon, dishepulli që në darkën e fundit vuri kokën në gjoksin e Jezusit. Ai gëzoi bashkësinë e jetës dhe dashurisë me Të dhe në Emër të Tij me Atin. Përmes shkrimeve të tij ai vazhdon t'i ndajë këto dhurata me ne. Sot e falënderojmë dhe jemi në mënyrë të veçantë në bashkim me të.
28 |
2024
DHJETOR
Fëmijët e Pafajshëm
E SHTUNË
Nëse ne ecim në
dritë,... kemi bashkësi
me njëri-tjetrin
28/12 E SHTUNË FËMIJËT E PAFAJSHËM Martirë [P]
1Gjn 1,5 - 2,2; Ps 123; Mt 2,13-18
Nëse ne ecim në dritë,... kemi bashkësi me njëri-tjetrin 1Gjn 1,7
Shën Gjoni përjetoi bashkimin e vërtetë duke ndjekur Jezusin me apostujt e tjerë. Ne bashkëndajmë me ta përpjekjen e shpalljes, gëzimin e vëllazërisë dhe të të qenurit të një zemre dhe një shpirti.
Fëmijët e vrarë për shkak të Jezusit, edhe pse të pavetëdijshëm, marrin shpërblimin. Të pafajshëm, duke derdhur gjak, dëshmuan ardhjen e Tij.
29 |
2024
DHJETOR
Familja e Shenjtë
E DIEL
Jezusi
përparonte në dije
29/12 E DIEL FAMILJA E SHENJTË E JEZUSIT, MARIA E JOZEFI Viti C [P]
1Sam 1,20-22,24-28; Ps 83; 1Gjn 3,1-2,21-24; Lk 2,41-52
Jezusi përparonte në dije Lk 2,52
Jezusi ishte gjetur nga Maria dhe Jozefi në tempull, ndërsa Ai po i dëgjonte dhe po i pyeste Mësuesit e Shkrimeve të Shenjta, të habitur nga interesimi dhe ndërhyrjet e Tij. Në fakt, Ai ishte i vetëdijshëm se Fjala e Shkrimit i përkiste "Atit të Tij". Më pas, duke u kthyer në Nazaret, "i dëgjonte": një karakteristikë tjetër e rritjes së tij "në dije". Kushdo që bindet është i përulur dhe jeton si një bir mirënjohës.
30 |
2024
DHJETOR
E HËNË
illoi të lëvdojë Hyjin dhe t’u tregojë për këtë foshnjë të gjithë atyre që prisnin shpërblimin e Jerusalemi0/12 E HËNË Dita e tetëditëshit të Krishtlindjes [P]
1Gjn 2,12-17; Ps 95; Lk 2,36-40
Filloi të lëvdojë Hyjin dhe t’u tregojë për këtë foshnjë të gjithë atyre që prisnin shpërblimin e Jerusalemit Lk 2,38
Edhe Ana, e cila kishte shërbyer në tempull për një jetë të tërë, dëgjoi profecinë e Simeonit të devotshëm, i cili kishte njohur te Fëmija Jezus "dritën e njerëzve dhe lavdinë e popullit të Izraelit". Për Anën nuk kishte gëzim më të madh: ajo duhej të fliste për Të. Ajo ua njoftoi atë të gjithë atyre që, si ajo, prisnin Shpëtimtarin e premtuar.024
DHJETOR
E MARTË
E Fjala
ishte në Hyjin
31/12 E MARTË Dita e tetëditëshit të Krishtlindjes [P]
(p.Sh. Silvestri I, papë, † 335)
1Gjn 2,18-21; Ps 95; Gjn 1,1-18
E Fjala ishte në Hyjin Gjn 1,1
Shën Gjoni na e paraqet Jezusin si Fjalën e Atit, i Cili ka qenë me Të që nga amshimi dhe që është bërë Njeri sikurse ne në çdo gjë, përveç mëkatit. Ai ishte dhe është gjithmonë duke iu drejtuar Atit; ishte, është dhe do të jetë gjithmonë me një zemër dhe një vullnet i vetëm me Të. Në fakt, Ai tha: "Unë dhe Ati jemi një gjë e vetme". Le të jetojmë edhe ne jetën e Tij, që na bën të shijojmë realitetin e qiellit dhe Viti i Ri do të jetë i ndritshëm dhe plot fryte dashurie!
In primo piano
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender fĂŒr das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften âFĂŒnf Gerstenbroteâ
- Einleitung
- Ăbriggebliebene StĂŒcke
- AbbĂ
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011