CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
01 dic 2016 12 Dhjetor 2016
12 Dhjetor 2016
1/12 E ENJTE I K.A. [I]
I Lumi Sharl De Fuko
Is 26,1-6; Ps 117; Mt 7,21.24-27
Kini shpresë në Zotin gjithherë
Is 26,4
Kjo fjalë është një dhuratë e madhe e Zotit: mbi të mund të mbështesim të gjithë jetën tonë. Nuk ka gjendje, rrethanë kaq të errët, nuk ka mëkat kaq të madh, që të mund të na pengojë për të shkuar tek Jezusi me besim. Ta përgatisim me gëzim takimin tonë të ri me të në këtë Krishtlindje!
2/12 E PREMTE I K.A. [I]
Sh. Bibiana
Is 29,17-24; Ps 26; Mt 9,27-31
Gëzim mbi gëzim do të kenë në Zotin të varfërit Is 29,19
Në ardhjen e Jezusit, Mesisë, ngjet që njerëzit të ngazëllehen në Zotin. Kur zemra jonë është e përvuajtur, e pranon vogëlsinë e vet dhe mëkatin e vet, atëhere kjo është në gjendjen më të përshtatshme për të pranuar Jezusin, Shëlbuesin. Vizita e tij, pastaj, është e vërtetë, konkrete, e pasur me fryte paqeje, lirije e me dashuri.
Po të presim: eja, Jezus!
3/12 E SHTUNË I K.A. [I]
Sh. Françesk Saveri meshtar † 1552
Is 30,19-21.23-26; Ps 146;
Mt 9,35 – 10,1.6-8
Askurrë më nuk do të qash… mëshirë do të ketë posa të kërkosh ndihmë Is 30,19
Zoti e ka mbajtur premtimin e vet, e ka përmbushur pritjen e popullit të vet: dërgoi Jezusin, Shëlbuesin tonë. Përse, pra, e presim sërisht, në këtë kohë Ardhje? Sepse Jezusi do dhe përsëri mund të zërë më shumë vend në jetën tonë; do ta bëjë atë më të bukur, më të aftë për të marrë dhe për të dhënë dashuri.
Eja, Zot Jezus!
4/12 E DJELË II K.A. [II]
Sh. Gjoni i Damaskut meshtar e mësues
† shek. VIII
Is 11,1-10; Ps 71; Rom 15,4-9; Mt 3,1-12
Unë ju pagëzoj me ujë; porse ai që po vjen pas meje, do t’ju pagëzojë me Shpirtin Shenjt e me zjarrr Mt 3,11
Vetëm Jezusi mund të na zhysë në Shpirtin e Shenjtë e të na bëjë krijesa të reja, të ngjashme me Atin tonë në bamirësi. Edhe detyra e Gjonit, detyrë e përgatijes së ardhjes së Zotit, ka qenë e rëndësishme, vendimtare. Duam ta lëmë vetveten që të përgatitemi edhe ne, me dëgjimin e fjalës së njoftuar nga famullitarët dhe me anë të rrëfimit të mëkateve tona: do të mund ta mirëpresim Jezusin, atë që pagëzon në zjarrin e dashurisë së Shpirtit të Shenjtë.
5/12 E HËNË I K.A. [I]
Sh. Juli, Sh. Krispina, Sh. Saba Abat
IIs 35,1-10; Ps 84; Lk 5,17-26
Thuajuni atyre që i ka lëshuar zemra: “Mbahuni! Frikë mos kini!
Is 35,4
Sa vetë në nevojë për një fjalë drite dhe ngushëllimi takojmë gjatë ditëve të jetës sonë! Nëse gjatë kësaj kohe të Ardhjes do të dimë të përgatitemi për një pranim më të plotë të Jezusit gjatë të Shenjtërueshmes Krishtlindje – me dëgjimin ngulmues të fjalës së tij, në intimitetin me të, të ruajtur çast pas çasti – do të jemi më pas në gjendje që t’u drejtojmë vëllezërve tanë fjalë të ngarkuara me Shpirtin e Shenjtë, fjalë që komunikojnë jetën e pasosur.
6/12 E MARTË I K.A. [I]
Shën Kolli ipeshkëv † 350
Is 40,1-11; Ps 95; Mt 18,12-14
Ja, Zoti, Hyji juaj, po vjen me fuqi
Is 40,10
Të presim Jezusin: të përgjërojmë lutjen e përvuajtur e të fortë për ardhjen e tij, të jemi të përgatitur, me një përqendrim të heshtur, të kujdesur ndaj Fjalës së tij, të ndjeshëm ndaj vëllezërve. Ngjarja është e madhe: Jezusi po vjen, po vjen sërisht, me fuqinë e dashurisë: për të shëruar, për të mbledhur e grumbulluar njerëzit, për të shëlbuar!
Eja, Zot Jezus, shpresa jonë!
7/12 E MËRKURË II K.A. [II]
Sh. Ambrozi ipeshkëv e mësues † 397
Is 40,25-31; Ps 102; Mt 11,28-30
Hyji është Zot i amshueshëm Is 40,28
Kush mbështetet tek ai, kush e vendos pikërisht jetën e vet në duart e tia, - qoftë ai i varfër o i pasur, i sëmurë o i shëndetshëm, i ditur o i paditur…- gjen për çdo ditë forcë e gëzim, gjen jetën e pasosur, e pra të plotë.
Po të presim përsëri, Jezus, dritë e jetë e çdo njeriu!
8/12 E enjte ZOJA E PAPËRLYER [P]
Zan 3,9-15.20; Ps 97; Ef 1,3-6.11-12;
Lk 1,26-38
“Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!” Lc 1,38
Sot nderojmë Nënën tonë me titullin e “Papërlyera”: në atë ka vepruar paraprakisht hiri i atij shpërblimi që Biri i saj Jezus, do ta kishte realizuar për të gjithë ne, hiri i birësimit të sigurt e me besnikëri.
Me Marinë tani mund t’i themi edhe ne, në çdo çast, Atit: ja ku jam, po të besohem ty si një bir; po të jepem ty, duke pritur me besim vullnetin tënd!
9/12 E PREMTE II K.A. [II]
Sh. Gjon Didak Kuahtlatoatzin
Is 48,17-19; Ps 1; Mt 11,16-19
Kështu thotë Zoti, Shpërblyesi yt
Is 48,17
Një fëmijë, ende i vogël, e dallon zërin e babait dhe nënës; pak më i madh, bëhet i ndjeshëm, i bindur… Edhe shpirti ynë njeh, mes mjaft të tjerëve, zërin e Atij që e do dhe e bën të rritet në jetë e në gëzim. Koha e Ardhjes është kohë dëgjimi, delikate dhe e dashur!
10/12 E SHTUNË II K.A. [II]
Zoja e Loretos
Sir 48,1-4.9-11; Ps 79; Mt 17,10-13
Porsi zjarr u ngrit profeti Sir 48,1
Shpirti Shenjtë do të na ndihmojë për të përgatitur zemrën tonë për ardhjen e Jezusit; e bën edhe nëpërmjet fjalës së vëllezërve tanë në fe, në veçanti të atit tonë shpirtëror: ata janë për ne profetët e vërtetë!
11/12 E DJELË III K.A. [III]
Sh. Damazi papë † 384
Is 35,1-6.8.10; Ps 145; Jak 5,7-10;
Mt 11,2-11
Më i vogli në Mbretërinë e qiellit, është më i madh se ai Mt 11,11
Admirimi i Jezusit për Pararendësin e vet Gjonin është i madh: “Ai është më shumë se një profet”, do të thotë; e megjithatë, vijon: “më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i madh se ai”. Është një kapërcim në substancë: me pagëzimin në vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit e me dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, edhe një fëmijë merr një vlerë hyjnore: bën pjesë në Jezusin!
12/12 E HËNË II K.A. [II]
E Lumja Virgjër Mari e Guadalupës 1531
Nr 24,2-7.15-17; Ps 24; Mt 21,23-27
Çoi sytë lart i rrëmbyer prej Shpirtit të Hyjit Nr 24,2
Balaam, në këndvështrimin e Izraelit të grumbulluar në rregull, pret vizitën e Shpirtit të Shenjtë e profetizon ardhjen e Mbretit të vërtetë, Jezusit. Sh. Agustini, ende larg Zotit, me të parë besimtarët e mbledhur për të marrë Eukaristinë e me të dëgjuar këngën e tyre, provoi ëmbëlsinë dhe dëshirën e madhe për Perëndinë. Të mbledhur në lutje me vëllezërit në fe, jemi edhe ne një shenjë e një instrument i fuqishëm i pranisë së Zotit! Të mos mungojmë, pra, në Eukaristinë e së djelës!
13/12 E MARTË III K.A. [III]
Sh. Luçia virgjër e martire † rreth 404
Sof 3,1-2.9-13; Ps 33; Mt 21,28-32
Do të bëj në mjedisin tënd të qëndrojë populli i përvuajtur e i varfër! Sof 3,12
Pas një mëkati, çka është një mangësi e dashurisë, duke shijuar edhe një herë mëshirën e Zotit, u ndjeva më i përvuajtur, i heshtur: i ndërgjegjshëm se nga vetja nuk mund të bëja asgjë fare, isha më shumë i drejtuar për nga Zoti, më i përqendruar dhe më mirënjohës ndaj vëllezërve.
Faleminderit, Jezus, që edhe nga errësira ime di të nxjerrësh dritë!
14/12 E MËRKURË III K.A. [III]
Sh. Gjoni i Kryqit meshtar e mësues † 1591
Is 45,6-8.18.21-25; Ps 84; Lk 7,19-23
S’ka hyj tjetër përpos meje Is 45,21
Gjon Pagëzuesi ka mundur të mirënjohë në Jezusin, Mesinë, nëpërmjet gjithëpushtshmërisë së dashurisë së shenjave të tia: ai u jepte shikimin të verbërve, jetën të vdekurve… Të pranojmë edhe sot se nuk ka Hyj përtej atij të lajmëruarit nga Jezusi në Kishën e vet: ta mirënjohim përsëri prej shenjave të tia të dashurisë, që japin jetë për shumë njerëz.
15/12 E ENJTE III K.A. [III]
Sh. Kristina
Is 54,1-10; Ps 29; Lk 7,24-30
Mos ki frikë, mos u skuq Is 54,4
Përpara madhështisë së dashurisë
së Zotit e vogëlsisë së përgjigjes sonë, kur më nuk duhet të skuqemi në fytyrë? Dashuria e tij e mëshirshme, megjithatë, na mbulon, falja e tij na përtërin, besnikëria e tij na jep siguri, ardhja e tij na ngushëllon. Me shumë gëzim, mirënjohje e pa frikë, atëherë, mund të themi: “Eja, Zot Jezus!”.
16/12 E PREMTE III K.A. [III]
Sh. Albina
Is 56,1-3.6-8; Ps 66; Gjn 5,33-36
Do t’i gëzoj ata në Shtëpinë e lutjes sime Is 56,7
Sigurisht, Zoti është i pranishëm ngado, por ka dëshiruar të jetë veçanërisht në shtëpinë e vet, në Kishën, në familjen e vet të ri-bashkuar: atje, ai na mbush me gëzim dhe dritë! Ja për çfarë arsyeje, në pritjen e takimit tonë të ri me Jezusin, gjatë të Shenjtes Krishtlindje, duam ta ushqejmë mirëbërjen tonë – durimin tonë, bamirësinë tonë, butësinë tonë – që na bën të rritemi në bashkim. Dhe ta bëjmë këtë, mbi të gjitha me besnikërinë ndaj lutjes, si në familje ashtu edhe në famulli.
17/12 E SHTUNË Fillimi i NËNTËSHES së KRISHTLINDJES [P]
Zan 49,2.8-10; Ps 71; Mt 1,1-17
Dëgjoni Izraelin, atin tuaj! Zan 49,2
Jakobi, duke bekuar fëmijët ashtu si çdo baba e çdo profet: shikon përpara të birin Judën, të fortë mes vëllezërve, por Shpirti i Shenjtë e bën të flasë mbi të Fortin e vërtetë të Izraelit, mbi Mbretin që do të vijë, mbi Jezusin. Kështu, Zot, ti bashkoi fjalët e tua me ato të njeriut, jetën tënde hyjnore me tonën: bëjmë pjesë në ty, që ngahera na do, o Hyji ynë!
18/12 E DJELË IV K.A. [IV]
Sh. Graciani
Is 7,10-14; Ps 23; Rom 1,1-7; Mt 1,18-24
Ajo do të lindë djalë e ti ngjitja emrin Jezus Mt 1,21
Prej ardhjes së Jezusit në botë si njeri, Hyj i jep një detyrën një burri dhe një gruaje, një nëne dhe një babai: e beson në një familje të tillë. Sigurisht ai mund të bënte ndryshe e të zgjidhte kush e di se ç’rrugë tjetër, po nuk e ka bërë këtë gjë. Nëse Hyji-me-ne deshi për vete një familje të tillë… duhet të jetë rruga më e mirë!
19/12 E HËNË [P]
Sh. Urbani V, Sh. Tea, Sh. Timoteu
Sh. Fausta, Sh. Dario
Gjq 13,2-7.24-25; Ps 70; Lk 1,5-25
Mos u tremb, Zakari! Lutja jote u pranua Lk 1,13
Është një kumtim shumë i bukur ky i sotmi: më i vogli i familjes mund të të shkonte për të marrë Ungjillin e t’i kërkonte babait që ta lexonte!
“Mos u druani,… lutja jote është përmbushur”. Lutja që jehonte në Tempull ishte: “Shqyej qiejt e zbrit!”. Lutja jonë thotë: “Eja përsëri, Jezus!”.
Të mos kemi frikë: Ati do të na dëgjojë, edhe gjatë kësaj Krishtlindjeje!
20/12 E MARTË [P]
Sh. Liberati Sh. Prolemeu
Is 7,10-14; Ps 23; Lk 1,26-38
Virgjëra do të ngjizë e do të lindë një djalë Is 7,14
Është shenja që Hyji njofton nëpërmjet profetit Isaia, pavarësisht mungesës së besimit të Akazit: një shenjë e papritur, madje e pakapshme mendërisht! Kështu siç nuk mund ta arrijmë me mend misterin që po përgatitemi të kremtojmë: Mishërimin e Hyjit-me-ne. Kush mund ta imagjinojë në fakt se Hyji do të jetë kaq afër me ne, për t’u mishëruar në gjirin e një gruaje, krijesës së vet?
Faleminderit, Atë, që na bëre të njohim dashurinë tënde kaq të madhe. E faleminderit ty, Mari, që ke besuar në njoftimin e engjëllit.
21/12 E MËRKURË
Sh. Pjetër Kanizi, meshtar e mësues † 1597
Kk 2,8-14 ose Sof 3,14-17; Ps 32; Lk 1,39-45
Frikë aspak mos ki, Sion,
assesi të mos mpaken duart! Sof 3,16
Është e lehtë ta lemë veten të rrëmbehemi nga bota e të shkëputemi nga Zoti, çka është vëmendja e shikimit tonë të brendshëm… E prej këtu hapi drejt shkurajimit dhe trishtimit është i shkurtë!
Jezusi, gjithësesi, vjen sërisht, don e mund të na japë forcë të re, gëzim të ri! Me këtë besim do t’i bëjmë vendin në jetën tonë!
22/12 E ENJTE [P]
Sh. Françeska Saverio Kabrini
1Sam 1,24-28; 1Sam 2,1.4-8; Lk 1,46-55
Punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm Lc 1,49
Elizabeta sapo i ka drejtuar Marisë një përshëndetje plot admirim, po Maria, me gatishmëri, ia kthen çdo lëvdatë Zotit. Të mësojmë nga Nëna jonë të falënderojmë për gjithçka, për çdo frymëmarrje, për çdo aftësi të dashuri: gjithçka, pikërisht gjithçka, është dhuratë e Atit!
23/12 E PREMTE [P]
Sh. Gjoni nga Keti meshtar † 1473
Mal 3,1-4.23-24; Ps 24; Lk 1,57-66
Gjon është emri i tij Lc 1,63
Zakaria dhe Elizabeta janë mirëkuptuar: emri i fëmijës së tyre është Gjon. Edhe sot prindërit që ushqehen prej së njëjtës fe, prej së njëjtës Fjalë, prej së njëjtës Bukë, janë të bashkuar: familja e tyre, Bashkësia dhe e tërë shoqëria u janë mirënjohës atyre!
24/12 E SHTUNË [P] VIGJILJA E KRISHTLINDJES [P]
2Sam 7,1-5.8-12.14.16; Ps 88; Lk 1,67-79
Gjithçka ke në mend të bësh, bëje patjetër, sepse Zoti është me ty
2Sam 7,3
Menjëherë profeti korrigjon këshillën e vet; Zoti i ka folur, që t’i mësojë mbretit një diçka mjaft të rëndësishme: çdo nismë e tia që ta dojë dhe ta nderojë Zotin gjithnjë është e paraprirë nga vetë Zoti! “Unë do të jem për të baba dhe ai do të jetë për mua bir”.
Faleminderit, Atë: mirëpres me gëzim vogëlsinë time dhe pres nga zemra jote dhuratën e vërtetë: Jezusin!
25/12 E DJELË KRSIHTLINDJA E ZOTIT[P]
Mesha e natës: Is 9,1-6; Ps 95; Tit 2,11-14; Lk 2,1-14
Mesha e ditës: Is 52,7-10; Ps 97; Heb 1,1-6; Gjn 1,1-18
Fjala u bë njeri e banoi ndër ne
Gv 1,14
Erdhi të banoj: Hyji, nuk është më në kalim e sipër mes nesh, nuk është një i ftuar i njeriut, e nuk është më as i rilidhur pas një Tempulli, përsa i shenjtë mund të jetë ky vend. Ai “banon në mes nesh”: ne, secili dhe sëbashku, e bëjmë që të jetë i pranishëm në botë. Ne jemi të përgatitur për ta mirëpritur, dhe tani ta lemë që të veprojë. Çfarë do të bëjë? Do të na transformojë, do të na bëjë të arsyeshëm, të kujdesshëm, dashamirës, të vëmendshëm ndaj vëllezërve, të butë dhe të guximshëm, të gëzuar për të dashur më të dobëtit e deri tek të kënaqurit që të falim!
26/12 E HËNË SH. SHTJEFNI Martiri i Parë [P]
Vap 6,8-10.12; 7,54-60; Ps 30; Mt 10,17-22
Do t’ju urrejnë të gjithë për shkak të Emrit tim Mt 10,22
Dje kremtuam Dhuratën e Atit, Jezusin, Emanuelin, Hyjin me ne; sot t’i themi faleminderit Sh. Shtjefnit, që për së pari tregoi se deri në çfarë pike mund të mbetemi besnikë në këtë dhuratë të pakufishme.
Sh. Shtjefën, kërko edhe për ne hirin që të jemi dëshmitarë të vërtetë të Jezusit!
27/12 E MARTË SH. GJONI Apostull dhe Ungjilltar. [P]
1Gjn 1,1-4; Ps 96; Gjn 20,2-8
E kanë marrë Zotërinë prej varrit e nuk dimë se ku e kanë vënë Gjn 20,2
Këtë fëmijë të mbështjellë me pelena dhe të vendosur në një grazhd, e shikojmë sot të rritur, të mbështjellë sërisht me fashatura e të vendosur në një varrezë. Porse ato fashatura mbeten boshe, të lëna zvarrë, e bëhen shenja e Atij që ishte mbështjellë dhe që me të vërtetë është ringjallur; askush nuk e ka çuar tutje: ai vetë ka ngallënjyer mbi vdekjen, sepse ai është “Fjala e jetës, që ishte pranë Atit” siç na dëshmon Sh. Gjoni, dishepulli i tij i parëzgjedhur.
28/12 E MËRKURË SHENJTËT E PAFAJSHËM MARTIRË [P]
1Gjn 1,5 - 2,2; Ps 123; Mt 2,13-18
Nëse themi: »Ne nuk kemi mëkat«, gënjejmë vetveten 1Gv 1,8
Një mëkat i madh ka qenë kauza e martirizimit të Shenjtërve Të Pafajshëm dhe e qara e shumë familjeve: mëkati i Erodit, me synimin që ta ruajë fronin e vet. Jo vetëm të dënojmë të tjerët, por të pranojmë se mëkati është gjithmonë i fshehur edhe në zemrën tonë, e sërisht na mposht.
Jezus, Qengji i pafaj, që bashkon me gjakun tënd edhe atë të shumë të pafajshmëve të tjerë viktima të mëkatit, na pastro, na përforco e na bëj dëshmitarët e tu! Shenjtër të Pafajshëm, lutuni për familjet tona!
29/12 E ENJTE dita e V e Tetëditëshit [P] Sh. Toma Beker ipeshkëv e martir † 1170
1Gjn 2,3-11; Ps 95; Lk 2,22-35
Hyji e caktoi këtë Fëmijë të shkaktojë rrënim e ngritje për shumëkënd Lk 2,34
Jezus Fëmijë, në krahët e Marisë, në krahët e Simonit: ti je Shëlbuesi i të gjithëve, drita që ndriçon e jep jetën për çdo njeri!... Edhe ne duam të ndriçohemi prej teje: edhe ne do të punojmë, do të lutemi sëbashku dhe në vetvete, do të lodhemi dhe do të vuajmë: duam që ardhja e jote, flijimi yt të mos humbasë, për asnjeri!
30/12 E PREMTE FAMILJA E SHENJTË E JEZUSIT MARISË E JOZEFIT [P]
Sir 3,2-6.12-14 ose. Kol 3,12-21; Ps 127;
Mt 2,13-15.19-23
Sikurse Zoti ju fali ju, po ashtu bëni edhe ju! Kol 3,13
Fjala që liturgjia e sotme na jep është pikërisht… ad hoc! Në fakt si është e mundur që një familje të jetë familje, e pra bashkim i njerëzve që duhen, në qoftë se nuk e falin njëri-tjetrin? E jo vetëm një apo… njëqind herë, po përgjithmonë. Dashuria është themeli i familjes, falja që është njëri aspekt, është si betoni arme: ajo nuk mund të shembet!
Familje e Shenjtë e Jezusit, të kundrojmë si projekt të Hyjit e pra si shembull në të cilin të shikojmë!
31/12 E SHTUNË dita VII e Tetëditëshit [P]
Sh. Silvestri I papë † 335
1Gjn 2,18-21; Ps 95; Gjn 1,1-18
Drita e vërtetë që shndrit çdo njeri, erdhi në botë Gjn 1,9
Arritëm në fundin e vitit. Një vit gjatë të cilit kemi jetuar gëzime dhe vuajtje, çaste vështirësish e të tjera të sigurisë; çaste në të cilat kemi takuar me dorë praninë e dashur të Zotit e çaste në të cilat na dukej jo i pranishëm. E dimë që, sidoqoftë, i papranishëm nuk është kurrë: ajo Dritë, që është ai vetë, i mishëruar dhe i ardhur mes nesh, ka ndriçuar të gjitha 365 ditët e këtij viti. I themi, atëhere: “Faleminderit! Faleminderit pasi nuk do të jem vetëm as edhe nga mesnata e më pas në vazhdim!”.
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender fĂŒr das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften âFĂŒnf Gerstenbroteâ
- Einleitung
- Ăbriggebliebene StĂŒcke
- AbbĂ
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011