ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

12 DHJETOR 2012
12 DHJETOR 2012

DHJETOR

2012

1

E SHTUNË

I Lumi Sharl

De Fuko

Kini kujdes veten

1/12 E SHTUNË XXXIV K.GJ.V. [II]

I Lumi Sharl De Fuko

Vap 22,1-7; Ps 94; Lk 21,34-36

Kini kujdes veten Lk 21,34

Faleminderit Jezus: ti na shtyn drejt

vigjilencës dhe lutjes, që të mos

gjendemi të rrëmbyer nga tundimet,

të cilat e shkatërrojnë jetën tonë.

Do të dimë kështu të të shërbejmë

dhe të të presim në çdo moment.

DHJETOR

2012

2 Sh. Bibiana

Rrini zgjuar

dhe lutuni

në çdo moment

E DJELË 2012 2012

2/12 E DJELË I K.A. Viti C [I]

Sh. Viviana

Jer 33,14-16; Ps 24; 1Sel 3,12 - 4,2;

Lk 21,25-28.34-36

Rrini zgjuar dhe lutuni në çdo

moment Lk 21,36

Lutja është ndihmë e madhe për të

qëndruar syhapur: shpesh kur lutem

jam ndihmuar për të kujtuar zotimet

e ndryshme dhe shërbimet

e caktuara që t’i jetoj me dashuri.

DHJETOR

2012

3

E HËNË

Sh. Françesk

Saveri

Do të vij

dhe do ta shëroj

3/12 E HËNË I K.A. [I]

Sh. Françesk Saveri meshtar † 1552

Is 2,1-5; Ps 121; Mt 8,5-11

Do të vij dhe do ta shëroj

Mt 8,7

Sa i mirë dhe sa i gatshëm për

të ndihmuar je ti, Jezus! Je ti

shpresa që nuk zhgënjen kurrë kë

përvujtësisht vjen tek ti për

t’u ndihmuar.

DHJETOR

2012

4

Në të do të pushojë

shpirti i Zotit

Sh. Gjoni i Damaskut

Sh. Gjoni Nepomuceno

de Tschiderer

E MARTË

4/12 E MARTË I K.A. [I]

Sh. Gjoni i Damaskut meshtar e mësues

† shek. VIII; Sh. Gjoni Nepomuceno de

Tschiderer, ipeshkëv † 1860

Is 11,1-10; Ps 71; Lk 10,21-24

Në të do të pushojë shpirti i Zotit

Is 11,2

Me këtë pohim, Isaia profetizon

Jezusin dhe ne, duke lexuar ungjijtë,

ripërtërijmë mendimin se në të,

është me të vërtetë i gjithë Shpirti i

Atit, plot me dashuri dhe urtësi.

DHJETOR

2012

5

Më dhimbset

ky popull

Sh. Juli

Sh. Krispina

Sh. Saba

E MËRKURË

5/12 E MERKURË I K.A. [I]

Sh. Juli, Sh. Krispina, Sh. Saba Abat

Is 25,6-10; Ps 22; Mt 15,29-37

Më dhimbset ky popull Mt 15,32

Jezus, ti shpall dashurinë e Hyjit për

çdo njeri që vjen tek ti me besim

dhe po ashtu rregullon gjithçka që

njerëzit të ndjekin e të kujtohen se

vepra jote është e Hyjit.

Për ta ke dhimbjen dhe kujdesesh së

bashku me apostuajt e tu, për bukën

e përditshme.

Faleminderit, Zot Jezus!

DHJETOR

2012

6

Kini shpresë

në Zotin gjithherë

Shën Kolli

E ENJTE

6/12 E ENJTE I K.A. [I]

Shën Kolli ipeshkëv † 350

Is 26,1-6; Ps 117; Mt 7,21.24-27

Kini shpresë në Zotin gjithherë

Is 26,4

Profeti Isaia na shtyn sot për të

pasur besim të plotë në Atin. Ai

është mbështetja jonë e sigurtë, e

fortë dhe besnike për gjithmonë.

Faleminderit, o Hyj, shëlbimi dhe

paqja jonë!

DHJETOR

2012

7

U bëftë sipas

besimit tuaj

Sh. Ambrozi

E PREMTE

7/12 E PREMTE I K.A. [I]

Sh. Ambrozi ipeshkëv e mësues † 397

Is 29,17-24; Ps 26; Mt 9,27-31

U bëftë sipas besimit tuaj Mt 9,29

Faleminderit Jezus: ti je shpresa e

shpëtimit në çfarëdo situate!

Ti dëgjon britmën tonë për ndihmë,

ashtu siç ke dëgjuar atë të dy

të verbërve.

Kërkon vetëm nëse besojmë me të

vërtetë që ti mund të na ndihmosh!

DHJETOR

2012

8

Të falem,

o Hirplote:

Zoti është me ty

ZOJA

E PAPËRLYER

E SHTUNË

8/12 E SHTUNË ZOJA E PAPËRLYER [P]

Zan 3,9-15.20; Ps 97; Ef 1,3-6.11-12;

Lk 1,26-38

Të falem, o Hirplote: Zoti është me ty

Lk 1,28

Mari, me gëzimin tënd, ndihmomë

për ta marrë me mirënjohje e hare

dashurinë që Hyji Atë më ofron në

mënyra të ndryshme.

Ti, plot hir, je e para motër dhe e para

nënë në Kishë. Tek ti gëzoj afërsinë

tënde, si një nënë e kujdesshme dhe

e disponueshme.

Ti më afron tek Sakramentet e më bën

të kujdesur ndaj Fjalës së Birit tënd

e gjithashtu bën të pasur në dashuri

kohën time për të çmuar të

gjithë vëllezërit.

DHJETOR

2012

9 Sh. Gjon Didak

Kuahtlatoatzin

Çdo njeri

do ta shohë

shëlbimin e Hyjit

E DJELË 2012 2012

9/12 E DJELË II K.A. Viti C [II]

Sh. Gjon Didak Kuahtlatoatzin

Bar 5,1-9; Ps 125; Fil 1,4-6.8-11; Lk 3,1-6

Çdo njeri do ta shohë shëlbimin

e Hyjit Lk 3,6

Çfarë do të thotë “ Do ta shohë

shëlbimin”? Kuptojmë më mirë nëse

themi: «Do të shikojë Shëlbuesin»!

Shëlbuesi i Hyjit është Jezusi!

Ky emër do të thotë taman

“Hyji shëlbon”.

Çdo njeri do të ketë paqe dhe

gëzim kur do të takojë Jezusin.

Eja, Zot Jezus, eja jo vetëm për

mua, por edhe për vëllezërit e mi e

për pjesëtarët e familjes sime, për

kolegët e mi, për miqtë dhe për

armiqtë e mi! Për të gjithë dëshiroj

të jetë drita e shikimit dhe paqja

e zemrës!

DHJETOR

2012

10

Sot pamë mrekulli

të mëdha

Zoja

e Loretos

E HËNË

10/12 E HËNË II K.A. [II]

Zoja e Loretos

Is 35,1-10; Ps 84; Lk 5,17-26

Sot pamë mrekulli të mëdha

Lk 5,26

Çudia më e madhe prej së cilës

mrekullohen të gjithë nuk është

shërimi i të paralizuarit, por falja e

mëkateve të tij.

Shërimi ka qenë vetëm demonstrimi

i pajtimit të realizuar të njeriut

me Hyjin.

Kjo është një mrekulli, për të cilën

edhe unë jam dëshmitar, jo vetëm,

edhe përfitues.

Sa herë më ke falur Jezus!

DHJETOR

2012 E MARTË

11

Ngrije me gjithë

fuqinë zërin tënd

Sh. Damazi

11/12 E MARTË II K.A. [II]

Sh. Damazi papë † 384

Is 40,1-11; Ps 95; Mt 18,12-14

Ngrije me gjithë fuqinë zërin tënd

Is 40,9

Profeti duhet ta ngrejë zërin për të

njoftuar qëllimet e mira të Hyjit.

Hyji dëshiron dhe do ta shpëtojë

popullin e tij; do ta ngushëllojë pasi

e ka ndëshkuar keqas.

Tani që është penduar duhet të

bashkëpunojë përsëri me Hyjin, për

t’u sjellë të gjithë njerëzve sigurinë e

dashurisë së tij.

DHJETOR

2012

12

E MËRKURË

Sh. Xhovana F.

e Shantalit

Ata që shpresojnë

në Zotin…

vrapojnë e kurrë

nuk meken

12/12 E MERKURË II K.A. [II]

Sh. Xhovana F. e Shantalit

Is 40,25-31; Ps 102; Mt 11,28-30

Ata që shpresojnë në Zotin…

vrapojnë e kurrë nuk meken

Is 40,31

Vendosi në zemër këto fjalë.

Përse të merret fryma, përse

trazohesh, përse e humb shpresën

dhe vuan ankthin e angështinë?

A ke harruar Hyjin tënd?

A ke harruar se Hyji është Atë?

A je larguar nga ai, derisa ta

kundërshtosh dorën e tij të

ndihmës? Mendon se do t’ia dalësh

mbanë, duke rënë nga duart e tij?

Kthehu duke i vendosur shpresat në

të… dhe do të fillosh sërisht

të marrësh frymë.

DHJETOR

2012

13

E ENJTE

Sh. Luçia

Mos u druaj,

unë do të të ndihmoj

13/12 E ENJTE II K.A. [II]

Sh. Luçia virgjër e martire † rreth 404

Is 41,13-20; Ps 144; Mt 11,11-15

Mos u druaj, unë do të të ndihmoj

Is 41,13

Faleminderit, Hyji im, për fjalët e tua

inkurajimi.

Ti je gjithnjë i pranishëm, mbi të

gjitha, kur unë jam i trishtuar dhe

zemërlëshuar.

Ti je Hyji, krijuesi i gjithçkaje e je me

mua; si mund të kem frikë?

DHJETOR

2012

14

E PREMTE

Sh. Gjoni

i Kryqit

Me kë ta krahasoj

këtë brezni?

14/12 E PREMTE II K.A. [II]

Sh. Gjoni i Kryqit meshtar e mësues † 1591

Is 48,17-19; Ps 1; Mt 11,16-19

Me kë ta krahasoj këtë brezni?

Mt 11,16

Jezusi ofshan. Ai e kupton se

ndodhet mes njerëzish që nuk duan

t’i japin besën, ndonëse edhe

Gjon Pagëzuesi ua kishte

dhënë dëshminë.

Kush nuk është i përvuajtur, nuk e

lë veten të ndihmohet as edhe nga

Hyji: për këtë nuk i njohin ata që

Hyji i ka dërguar për shëlbim.

DHJETOR

2012

15

E SHTUNË

Sh. Kristi na

Po, Elia do të vijë

e do të vërë çdo gjë

në vendin e vet

15/12 E SHTUNË II K.A. [II]

Sh. Kristina

Ksh 48,1-4.9-11; Ps 79; Mt 17,10-13

Po, Elia do të vijë e do të vërë çdo

gjë në vendin e vet Mt 17,11

Profeti Elia është profeti i fesë së

pastër dhe i kurajës për ta shpallur

atë deri me çmimin e jetës së vet.

Ai rivendosi besimin në popullin e

Izraelit, pikërisht atëherë kur Mbreti

kishte lejuar idhujtarinë. Ka ende

nevojë për Elinë; kemi nevojë për

forcën e besimit dhe për kurajën e

tij. Pranoje edhe ti shpirtin e tij në

jetën tënde!

DHJETOR

2012

16 Sh. Albina

Mësues, po ne

çka duhet të bëjmë?

E DJELË 2012 2012

16/12 E DJELË III K.A. Viti C [III]

Sh. Albina

Sof 3,14-18; Is 12,2-6; Fil 4,4-7; Lk 3,10-18

Mësues, po ne çka duhet të bëjmë?

Lk 3,12

Është Gjon Pagëzuesi që pyetet.

Dhe ai përgjigjet lirshëm.

Për ta mirëpritur Mesinë është

e domosdoshme të përgatisësh

zemrën e çliruar nga egoizmi dhe

nga tundimi për të shfrytëzuar

të tjerët.

Të ushtrojmë përvujtëri dhe

përzemërsi e kujdes ndaj kujt vuan,

por dhe bindje ndaj autoritetit.

Nëse nuk do të kemi interesa për të

mbrojtur, do të mund ta

ndjekim Jezusin.

DHJETOR

2012

17

E HËNË

Sh. Isaku

Nuk do të hiqet

shkopi i prijësit

nga Juda

17/12 E HËNË Fillimi i Nëntshit

të Krishtlindjes [P]

Sh. Isaku

Gjn 49,2.8-10; Ps 71; Mt 1,1-17

Nuk do të hiqet shkopi i prijësit

nga Juda Zan 49,10

Juda është biri që Jakobi ka bekuar

për të sjellë në realizim premtimin

e shëlbimit.

Do të jetë një pasardhës i tij, që do të

mbretërojë për gjithnjë.

Jezusi, në fakt, është prej fisit të

Judës dhe është i ngarkuari prej

Hyjit të gjykojë njerëzit e t’i mbledhë

besimtarët në një popull të vetëm.

Mbretërisë së tij i përket kush dëshiron,

kush e do shëlbimin për vete dhe

paqen për të gjithë të tjerët.

DHJETOR

2012

18 Sh. Graciani

Mos ki frikë

ta marrësh me vete

Marinë,

të fejuarën tënde

E MARTË

18/12 E MARTË

Sh. Graciani

Jer 23,5-8; Ps 71; Mt 1,18-24

Mos ki frikë ta marrësh me vete

Marinë, të fejuarën tënde Mt 18,20

Shën Jozefi e dëgjon këto fjalë

inkurajimi prej engjëllit të Hyjit

dhe beson e merr në shtëpinë e tij

Virgjëreshën shtatzënë.

Sot më duket e bukur t’i mendoj

këto fjalë si të drejtuara për mua:

po e marr edhe unë Marinë në

shtëpinë time e ajo do të jetë për

mua nëna dhe motra, që do të më

dojë më shumë se këdo tjetër,

duke më ndihmuar për ta mirëpritur

e dashur Birin e saj, Jezusin.

DHJETOR

2012

19

E MËRKURË

Sh. Urbani V

Sh. Tea, Sh. Timoteu

Sh. Fausta, Sh. Dario

Urata jote

u pranua

19/12 E MERKURË

Sh. Urbani V, Sh. Tea, Sh. Timoteu,

Sh. Fausta, Sh. Dario

Gjq 13,2-7.24-25; Ps 70; Lk 1,5-25

Urata jote u pranua Lk 1,13

Kur është e pranuar lutja? Matta el

Meskin, abat egjiptian, që ka vdekur

disa vite më parë, thoste se lutja

është e vërtetë, kur është e pranuar

dhe është e pranuar kur, pasi të jemi

lutur, të jemi më të përzemërt, të

gëzuar, të kujdesshëm, përçues

të paqes, besnikë, të butë dhe

të kujdesur.

Nëse ka mbërritur tek ne fryti i

Shpirtit, është shenja që

jemi pranuar.

DHJETOR

2012

20

E ENJTE

Sh. Liberati

Sh. Prolemeu

Të falem,

o Hirplote

20/12 E ENJTE

Sh. Liberati, Sh. Prolemeu

Is 7,10-14; Ps 23; Lk 1,26-38

Të falem, o Hirplote Lk 1,28

Ajo që më shumë mund të na

ndihmojë të përgatisim lindjen e

Jezusit, padyshim është nëna

e tij Maria.

Sot dëgjojmë fjalët e engjëllit që na

ftojnë drejt gëzimit.

Me të vërtetë i madh është gëzimi

i Marisë, pasi Hyji po e përdor

pikërisht atë për t’i ofruar botës

dhuratën më të madhe e më

të bukur.

Edhe ne jemi në gëzimin më të

thellë, kur Hyji mund të shërbehet

prej nesh për ndonjë ndërhyrjen e tij

në favor të mëkatarëve.

DHJETOR

2012

21

E PREMTE

Sh. Pjetër Kanizi

I Bekuar është

fryti i kraharorit

tënd

21/12 E PREMTJA para KRISHTLINDJES [P]

Sh. Pjetër Kanizi, meshtar e mësues † 1597

Kk 2,8-14 ose Sof 3,14-18; Ps 32; Lk 1,39-45

I Bekuar është fryti i kraharorit tënd

Lk 1,42

Elizabeta shpreh gëzimin e dyfishtë,

të takimit me Marinë dhe të pasjes në

shtëpi, nëpërmjet saj, Birin e Hyjit.

Edhe ne, Mari, të themi: “E Bekuara ti

për frytin që e ke mbajtur në kraharorin

tënd, bekimin e të gjithë popujve.

Me ty gëzohemi dhe nga ti e lemë veten

të lirë të udhëhiqemi për të dashur

Birin, të cilin prej pak javësh e mbart

brenda teje!”

DHJETOR

2012

22

E SHTUNË

Sh. Françeska

Saverio Kabrini

Po e jap në shërbim

të Zotit; për sa

të jetë gjallë

i dhurohet Zotit

22/12 E SHTUNË

Sh. Françeska Saverio Kabrini

1Sam 1,24-28; Ps: 1Sam 2,1.4-8; Lk 1,46-55

Po e jap në shërbim të Zotit;

për sa të jetë gjallë i dhurohet Zotit

1Sam 1,28

Ana, nëna e Samuelit, kënaqet të

ofrojë birin e zënë prej mrekullisë,

në shërbim të Hyjit.

Për një nënë nuk mund të ketë

nderim më të madh, se ta shikojë

pikërisht birin e saj në shërbim të

Hyjit, duke jetuar për të, si dhe duke

qenë mjeti i dashurisë së tij

për njerëzit!

DHJETOR

2012

23 Sh. Gjoni

nga Keti

Shpirti im

e madhëron Zotin

E DJELË 2012 2012

23/12 E DJELË IV K.A. Viti C [IV]

Sh. Gjoni nga Keti

Mik 5,2-5 (Heb 1-4); Ps 79; Heb 10,5-10;

Lk 1,39-48

Shpirti im e madhëron Zotin Lk 1,46

Jemi pranë festës së madhe:

përgatitemi për të, jo edhe aq me

heqjen e shumave për të bërë blerje,

por për më tepër me atë lutje që Nëna

e Jezusit sot na sugjeron.

Le ta vendosim gëzimin tonë në Atë që

vjen për të shpëtuar jetën tonë!

DHJETOR

2012

24

E HËNË

Sh. Adami dhe Sh. Eva

Ai e ngriti

Shpëtimtarin tonë

në shtëpinë

e Davidit,

shërbëtorit të vet

24/12 E HËNË VIGJILJA E

KRISHTLINDJES [P]

Sh. Adami dhe Sh. Eva

2Sam 7,1-5.8-12.14.16; Ps 88; Lk 1,67-79

Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë në

shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet

Lk 1,69

Kjo është lutja e Zakarisë, i kënaqur

së tepërmi për lindjen e birit, por

edhe më tepër sepse fëmija është

premtimi i profecisë së shëlbimit të

të gjithëve.

Shëlbuesi që do të lindë nesër është

i fuqishëm, i aftë për të ngadhënjyer

mbi armikun e njerëzimit.

Fuqia e tij ushtrohet dhe paraqitet

me dashuri!

DHJETOR

2012

25 KRISHTLINDJA

Fjala u bë njeri

e banoi ndër ne

E MARTË

25/12 E MARTË KRISHTLINDJA [P]

Mesha e natës: Is 9,1-6; PS 95; Tit 2,11-14;

Lk 2,1-14

Mesha e ditës: Is 52,7-10; Ps 97; Heb 1,1-6;

Gjn 1,1-18

Fjala u bë njeri e banoi ndër ne

Gjn 1,14

Fëmija Jezus, ja tek je me ne!

Je me të vërtetë me ne mëkatarët

e varfër!

Nuk jemi të aftë të presim

denjësisht: sigurisht me ne

gjendesh… i shkëputur

nga vendlindja.

Do të fillosh menjëherë të vuash

duke parë egoizmat tanë; ndërsa

ne, do të gëzojmë dashurinë tënde,

që do ta derdhësh në zemrat tona

për të ndryshuar marrëdhëniet tona

dhe që buzëqeshja të shkëlqejë

sërisht në fytyrat tona.

DHJETOR

2012

26

E MËRKURË

SH. SHTJEFNI

Do t’ju urrejnë të

gjithë, për shkak të

Emrit tim

26/12 E MERKURË SH. SHTJEFNI

Martiri i Parë [P]

Vap 6,8-10; 7,54-59; Ps 30; Mt 10,17-22

Do t’ju urrejnë të gjithë, për shkak

të Emrit tim Mt 10,22

Ardhja e Jezusit nuk është ardhja e

personazhit të një përralle.

Kush e mirëpret ndryshon jetën dhe

një jetë e ndryshuar perceptohet si

dënim për atë që do të vazhdojë në

egoizmin e vet.

Kush e mirëpret Jezusin, pra,

persekutohet: mos u çudit!

Shtjefni qe vrarë, ashtu si shumë të

krishterë në ditët tona.

A je i gatshëm për të dëshmuar

Zotin tënd?

DHJETOR

2012

27

E ENJTE

Sh. GJONI

Apostull

Pa e besoi

27/12 E ENJTE Sh. GJONI

apostull dhe ungjilltar [P]

1Gjn 1,1-4; Ps 96; Gjn 20,2-8

Pa e besoi Gjn 20,8

Apostulli Gjon duket të ketë qenë

i pari të besonte se Jezusi është

ringjallur dhe ta zotonte jetën për

të. E ka dashur dhe ka kuptuar se

ai është mishërim i Hyjit - Dashuri.

Deri edhe emri i tij e ka këtë

domethënie: «Hyji është zemërbutë,

Hyj i dashurisë»!

DHJETOR

2012

28

E PREMTE

SHENJTËRIT

E PAFAJSHËM Marti rë

Hyji është dritë

dhe në Të nuk ka

kurrfarë errësire

28/12 E PREMTE SHENJTËRIT E

PAFAJSHËM Martirë [P]

1Gjn 1,5 - 2,2; Ps 123; Mt 2,13-18

Hyji është dritë dhe në Të nuk ka

kurrfarë errësire 1Gjn 1,5

Fëmijët që do të vriteshin nga

Herodi janë dëshmia e ardhjes së

Jezusit si mbret dhe si shëlbues.

Për këtë, ne i nderojmë ata,

ndonëse ishin fëmijë krejt të

pavetëdijshëm së vdekja e tyre e

dhunshme i jepte dëshmi Mbretit të

shumëpritur nga e gjithë bota.

DHJETOR

2012

29

E SHTUNË

Sh. Toma

Beket

Ai është këtu

të shkaktojë rrënim

e ngritje

për shumëkënd

29/12 E SHTUNË Dita V e Tetëditëshit [P]

Sh. Toma Beket ipeshkëv e martir † 1170)

1Gjn 2,3-11; Ps 95; Lk 2,22-35

Ai është këtu të shkaktojë rrënim

e ngritje për shumëkënd Lk 2,34

Simoni e ka kuptuar mirë nga Shkrimet

vlerën e ardhjes së Birit të Hyjit

të premtuar.

Profetët, në fakt, insistojnë në thënien

se ai që po vjen, do të shëlbojë ata

që e presin me dashuri, por do të

jetë dënimi për të tjerët që duan të

vazhdojnë të jetojnë duke ndjekur tekat

e veta, d.m.th. idhujt e vet.

DHJETOR

2012

30 FAMILJA

E SHENJTË

A nuk e dinit se më

duhet të merrem me

punët e Atit tim?

E DJELË 2012 2012

30/12 E DJELË FAMILJA E SHENJTË e

JEZUSIT, MARISË dhe JOZEFIT Viti C [P]

1Sam 1,20-22.24-28; Ps 83; 1Gjn 3,1-2.21-24;

Lk 2,41-52

A nuk e dinit se më duhet të merrem

me punët e Atit tim? Lk 2,49

Jezusi djalë, gati i qortonte prindërit e

vet për preokupimin që kishin.

U paraqet atyre atë çfarë ata tashmë

e dinë: megjithatë, nuk e dinë ende

çfarë do të thotë për ta të respektosh

lirinë e birit. Ndjehen të përgjegjshëm

për të, në një botë ku rreziqet janë të

forta dhe të përditshme.

Mari dhe Jozef, jepuani urtësinë

tuaj dhe kuptimin tuaj përgjegjësie

prindërve të sotëm!

DHJETOR

2012

31

E SHTUNË

Sh. Silvestri

Erdhi ndër të vetët

31/12 E HËNË Dita e shtatë e

Tetëditëshit [P]

Sh. Silvestri I papë † 335

1Gjn 2,18-21; Ps 95; Gjn 1,1-18

Erdhi ndër të vetët Gjn 1,11

Përfundojmë vitin me këto fjalë që na

sigurojnë të mos jemi vetëm, të mos

jemi të braktisur me varfërinë dhe

paaftësisë sonë. Është me ne Biri i Hyjit

dhe në të, është me ne Hyji.

Jetojmë me të, duke i dhënë besimin e

plotë dhe mirënjohjen e vazhdueshme.

Falënderja jonë është e pëlqyeshme

për të dhe është e dobishme për ne.

Të thënit faleminderit, në fakt, na

ndihmon për të mos mbetur të

mbledhur mbi veten tonë dhe të

kujtohemi për vështrimin e tij, që na

shoqëron përgjatë kalimit të kohës.

In primo piano