ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 ago 2016
08 Gusht 2016

08 Gusht 2016

1/8 E HËNË XVIII K.GJ.V. [II]

Sh. Alfonsi M. de Liguori ipeshkëv e mësues †1787

Jer 28,1-17; Ps 118; Mt 14,13-21

 

Profeti që parakallëzon paqen, do të dihet se është profet, të cilin vërtet e ka dërguar Zoti.” Jer 28,9

 

“… kur fjala e tij të realizohet”: kështu vijon vargu. Edhe fjala e dishepujve të Jezusit, që janë profetët e rinj, do të ketë një verifikim: do të gjëndet fjala e vërtetë e Hyjit, që jep dritë dhe paqe, nëse do të jetë njoftuar Jezusi, paqja e vërtetë e njeriut dhe e popujve.

 

 

2/8 E MARTË XVIII K.GJ.V. [II]

Sh. Euzebi i Vercellit ipeshkëv † 372;

  1. Pjetri J. Eymard mesh tar † 1868

Jer 30,1-2.12-15.18-22; Ps 101;

Mt 14,22-36

 

Ju do të jeni populli im e unë do të jem Hyji juaj! Jer 30,22

 

Kështu i flet Zoti popullit të përvuajtur e të braktisur prej të gjithë aleatëve të vet për çështjen e mëkatit. Edhe unë, Atë i mirë, e kam njohur besnikërinë tënde: kur kam ardhur tek ti, i varfër dhe në vuajtje, për të kërkuar falje, ti nuk më ke përçmuar kurrë, kurrë s’më ke larguar; e unë e kam kuptuar se dashuria jote nuk ishte zbehur dhe, në këto vuajtje e, në këto mundime që unë vetë ksha prokuruar, ke ditur t’më ngushëllosh. Faleminderit!

 

 

3/8 E MËRKURË XVIII K.GJ.V. [II]

Sh. Lidia

Jer 31,1-7; psalmi nga Jer 31,10-13;

Mt 15,21-28

 

Të desha me dashuri të amshueshme, prandaj ruajta për ty mëshirën Jer 31,3

 

Është një dhuratë e madhe e Atit: duhet ta kemi parasysh përgjithmonë, se mbi të, mund të pushojë zemra jonë; nuk ndryshon nuk e lë veten të gërvishet… Duam ta vendosim në vend të parë, sot e për çdo ditë të jetës sonë!

 

 

4/8 E ENJTE XVIII K.GJ.V. [II]

Sh. Gjoni M. Vianney meshtar † 1859

Jer 31,31-34; Ps 50; Mt 16,13-23

 

Do ta fal fajësinë e tyre e s’do ta kujtoj më mëkatin e tyre Mt 14,31

 

Tashmë profetët – këto fjalë që janë të profetit Jeremia – kishin lajmëruar faljen e mëkateve që Zoti do të kish ofruar. Tani ne gëzojmë me këtë dhuratë të madhe: në Kishë, nëpërmjet meshtarëve të saj, Jezusi është gjithmonë i gatshëm për të na e ofruar atë. Është ai, në fakt, që e ka fituar, me dashurinë e vet të sjellë deri në kryq! E kjo dhuratë është burimi i vërtetë i paqes sonë e i aftësisë sonë për të dashur.

 

 

5/8 E PREMTE XVIII K.GJ.V. [II]

Zoja e borës

Na 2,1.3; 3,1-3.6-7; Ps nga Lp 32,35-41;

Mt 16,24-28

 

Kushtoji kushtet e tua, sepse askurrë më s’do të vazhdojë të përshkohet n’për ty Beliali!   Na 2,1

 

Kjo këngë e ka jehonën në popullin e hershëm të Izraelit, por qe profeci edhe për ne. Betejat, humbjet, këngët e fitores që i lexojmë në Besëlidhjen e Vjetër, në fakt, janë një simbol i asaj që ne, dishepujt e Jezusit, i mirëpresim gjatë jetës sonë, në zotimin e përditshëm të qëndrimit të bashkuar në Jezusin, besnikë në fjalën e tij.

 

 

6/8 E SHTUNË SHNDËRRIMI I ZOTIT [P]

Lp 7,9-10.13-14 ose. 2Pjt 1,16-19; Ps 96;

Lk 9,28-36

 

Ndërsa ky zë po jehonte, Jezusi mbeti vetëm   Lk 9,36

 

Përvojën e tre dishepujve në Mal e përjetojmë edhe ne në të tillë mënyrë, edhe nëse, sigurisht, në mënyrë më të zbutur. Një ditë me dritë: e dëgjojmë Jezusin të gjallë e të afërt, prania e vëllezërve na ngushëllon, porse pastaj… Mjaft ditë të tjera, të gjitha njësoj, po aq gri, këtë herë të rënduara… Por Jezusi është ende me mua, ai vetë: ai vazhdon të më qëndrojë pranë, për t’më dashur! Unë besoj, Jezus!

 

 

7/8 E DJELË XIX K.GJ.V. [III]

Sh. Sisti II papë dhe shokët martirë † 258;

Sh. Gajtani meshtar † 1547

Ur 18,6-9; Ps 32; Heb 11,1-2.8-19;

Lk 12,32-48

 

Kujt iu dha shumë, prej tij do të kërkohet shumë Lk 12,48

 

Të gjithë ne, sigurisht, jemi mes atyre të cilëve u është dhënë shumë: kemi dhuratën e pakufi të njohjes së Hyjit si Atë; nëpërmjet duarve të Jezusit, Shëlbuesit tonë, mund të besohemi tek ai, në çdo rrethanë. Me gëzimin në zemër, pra, duam t’ia japim çdo çast jetën tonë Atit, për të jetuar e realizuar dashurinë e tij.

 

 

8/8 E HËNË XIX K.GJ.V. [II]

Sh. Domeniku meshtar † 1221

Ez 1,2-5.24-28; Sal 148; Mt 17,22-27

 

E tillë m’u paraqit dukja e lavdisë së Zotit   Ez 1,28

 

Profeti Ezekiel tregon vegimin duke i dhënë lavdi Zotit. Edhe shumë Shenjtër, vëllezërit tanë më të mëdhej, që kanë jetuar ashtu si ne në Kishën e Shenjtë, tregojnë se e “kanë parë” Zotin. Ne u besojmë dëshmisë së tyre dhe e lëmë veten të ndihmohemi nga ajo për të jetuar në praninë e Zotit. A nuk e kemi provuar tanimë edhe ne, nga çasti në çast, në zemrën tonë, dashurinë e tij?

 

 

9/8 E MARTË   Sh. TEREZA BENEDIKTA e KRYQIT (Edit Shtain) virgjër e martire † 1942 Pajtore e Europës [P]

Oz 2,16b.17b.21-22; Ps 44; Mt 25,1-13

 

Do të të fejoj në besnikëri Oz 2,22

 

Është me rastin e festës së Sh. Terezës së Benedikta e Kryqit, pajtores së Europës, që sot e lexojmë këtë varg të Ozesë. Në festën tënde, Motër që ke mirëpritur dhe ruajtur të gjithë dashurinë e Jezusit Dhëndër, na mëso të jetojmë me të, për të pritur nga ai veçse gëzimin tonë, për të vënë jetën tonë në duart e tia!

 

 

10/8 E MËRKURË Sh. Lorenci xhakua e martir † 258 [P]

2Kor 9,6-10; Ps 111; Gjn 12,24-26

 

Kush do të më shërbejë, le të vijë pas meje! Gjn 12,26

 

Nuk është për ty, Jezus, që e dëshiron shërbimin tim, lodhjen time; ti ke thënë: “Kam ardhur për të shërbyer dhe për të dhënë jetën për shumë njerëz”. Në këtë vepër tënden lejomë të qëndroj përbri, që edhe unë te, me ty, të lodhem, të vuaj, që dashuria dhe mëshira e Atit të mund të arrijnë ende ndokë. Sh. Lorenc, xhakua e Martir, kërko për Kishën e Jezusit shpirtin e forcës, të shërbimit të qëndresës e të dëshmisë!

 

 

11/8 E ENJTE XIX K.GJ.V. [III]

Sh. Kjara virgjëreshë † 1253

Ez 12,1-12; Ps 77; Mt 18,21-19,1

 

Të bëra shenjë për shtëpinë e Izraelit   Ez. 12,6

 

Zoti fton profetin e vet për t’i dhënë popullit një paralajmërim, jo me fjalë, por me një qëndrim. Çdo i krishterë që fal, që i afrohet kujt është në nevojë, që e konsideron të shenjtë kohën e lutjes, është një profet, është “një simbol”, është një dhuratë e heshtur e dritës për kë është ende në errësirën e botës.

 

 

12/8 E PREMTE XIX K.GJ.V. [III]

Sh. Johana de Shantal

Ez 16,1-15.60.63; psalmi nga Is 12,2-6;

Mt 19,3-12

 

Ishe e përsosur në stolinë time

Ez 16,14

 

Ne të gjithë, që kemi takuar Jezusin e dashurinë e tij, pranojmë me gëzimin e mirënjohje se ai na ka dhënë një jetë të re, madje, që vetëm ai na ka dhënë jetën e vërtetë. Na bën mirë ta kujtojmë, për të jetuar gjithmonë me përvujtëri e në shpirtin e shërbimit, ndaj Zotit e ndaj vëllezërve.

 

 

13/8 E SHTUNË XIX K.GJ.V. [III]

Sh. Ponziani papë e Ipoliti meshtar

martirë † 235

Ez 18,1-10.13.30-32; Sal 50; Mt 19,13-15

 

Përtëriteni zemrën e shpirtin tuaj

Ez 18,31

 

Në Pagëzimin e Shenjtë kemi pasur si dhuratë “një zemër të re e një shpirt të ri”, jeni bërë bij të Hyjit. Është zotimi ynë i gëzuar që të lëmë të jetojë ky bir, ditë për ditë, në çdo mendim, në çdo reagim, në çdo vepër: jemi kështu një jetë e vetme me Birin Jezus.

 

 

14/8 E DJELË XX K.GJ.V. [IV]

Sh. Maksimilian M. Kolbe meshtar e martir †1941

Jer 38,4-6.8-10; Ps 39; Heb 12,1-4;

Lk 12,49-53

 

Erdha të sjell zjarrin mbi tokë  

Lk 12,49

 

Zjarri, për të cilin flet sot Jezusi, na bën të mendojmë për Shpirtin e Shenjtë, që, si zjarr, ndriçon, ngroh, jep jetë, pastron.

Eja, Shpirt i Shenjtë, nga plagët e lavdishme të Mundimit të Zotit tim Jezus: ngulit e përforco në mua jetën e re, jetën e Birit që njeh dhe rrezaton dashurinë e Atit!

 

 

15/8 E HËNË TË NGJITURIT

e të L. V. MARI në QIELL [P]

Vap11,19;12,1-6.10; Ps 44; 1Kor 15,20-27; Lk 1,39-56

 

Shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim Lk 1,47

 

Kjo këngë shënon fillimin e ecjes së Marisë: ajo njohu dashurinë e Atit për të dhe gjatë të ofruarit ndaj tij me besim e braktisje, ka provuar shëlbimin. Asnjë frikë, tashmë, asnjë vuajtje, s’mund t’ia hiqte gëzimin. Për këtë dhuratë, pastaj, Maria ka qenë besnike, duke e ruajtur edhe gjatë netëve, më të errëta! Faleminderit, Maria! Tani ecja jote e fesë është kurorëzuar në qiell!

 

 

16/8 E MARTË XX K.GJ.V. [IV]

Sh. Shtjefni i Hungarisë † 1038; Sh. Rroku † 1327

Ez 28,1-10; Psalmi: Lp 32,26-28.30.35-36;

Mt 19,23-30

 

Hyji mund të bëjë gjithçka! Mt 19,26

 

Ashtu si apostujt, edhe ne po të themi: “Atëherë kush mund të jetë i shëlbuar?” Egoizmi ynë dhe krenaria jonë duken të na e vështirësojnë rrugën drejt asaj Mbretërie që është vetëm dashuri, mirësi dhe butësi… “Për Hyjin gjithçka është e mundur”! Jezus, nuk trembem; unë besoj se je ti “dera”, pikërisht ti që më do! Të thërras, të kërkoj falje, të pres, të falënderoj, të adhuroj!

 

 

17/8 E MËRKURË XX K.GJ.V. [IV]

Sh. Jacinti

Ez 34,1-11; Ps 22; Mt 20,1-16

 

Unë vetë do ti kërkoj delet e mia

Ez 34,11

 

Eja edhe që t’më kërkosh edhe mua, Jezus sot! Bëj që të rrahë zemra ime sëbashku me tënden, që edhe unë të dua, të mund të ndihmoj ndokënd për të njohur Atin, për të qenë i bashkuar me Familjen tonë, Kishën, dhe për të gëzuar paqen!

 

 

18/8 E ENJTE XX K.GJ.V. [IV]

  1. Agapiti martir † 274

Ez 36,23-28; Ps 50; Mt 22,1-14

 

Këdo që të gjeni, thirreni në dasmë!   Mt 22,9

 

Kujtoj se, me të marrë hirin e takimit me Jezusin dhe shijimit të një gëzimi të madh, dëshiroja që të gjithë, miq e farefis, edhe më të largëtit e Kishës, të merrnin pjesë në këtë Festë. Dita të ndërmarr, për një qëllim të tillë, shumë nisma të vogla.

Eja, Shpirt i Shenjtë, jepi jetë brenda meje dashurisë së vërtetë hyjnore!

 

 

19/8 E PREMTE XX K.GJ.V. [IV]

Sh. Gjoni Eude, meshtar †1640

Ez 37,1-14; Ps 106; Mt 22,34-40

 

Unë po e fus në ju shpirtin e ju do ta rifitoni jetën Ez 37,5

 

Atë mbrëmje ndjehesha i lodhur e pa gëzim në zemër; më dukej e padobishme e gjithë lodhja ime… Të nesërmen, ndonëse pa shumë shpresë, e angazhova veten për disa orë që të qëndroja pranë Jezusit, i vetmuar, ashtu siç bëj për çdo javë. M’u kujtua se me të vërtetë nga Jezusi, në qetësi, ka ardhur brenda meje Shpirti i Shenjtë Ngushëllues: e kam rimarrë gëzimin për të jetuar dhe për të dashur. Faleminderit, Jezus!

 

 

20/8 E SHTUNË XX K.GJ.V. [IV]

Sh. Bernardi abat e mësues †1153

Ez 43,1-7; Ps 84; Mt 23,1-12

 

Ata nuk veprojnë siç thonë Mt 23,3

 

Është kjo akuzë e inkoherencës që shpesh jepet, dhe ne vetë nganjëherë e kthejmë, kundër Barinjve ose përgjegjësve të bashkësive tona të krishtera. Shpesh, megjithatë, nga ky konstatim, që mund të jetë i vërtetë, nxjerrim konkluzione të gabuara: e marrim si justifikim për të mos i dëgjuar. Jezusi, përkundrazi, na thotë që t’i marrim seriozisht fjalët e tyre e, veçse, të mos e lëmë veten të kushtëzohemi nga shembulli i tyre i keq.

 

 

21/8 E DJELË XXI K.GJ.V. [I]

Sh. Piu X papë † 1914

Is 66,18-21; Ps 116; Heb 12,5-7.11-13;

Lk 13,22-30

 

Mundohuni të hyni nëpër derë të ngushtë Lk 13,24

 

Dera e ngushtë është ajo që, për t’u kaluar, mund të kërkojë që të lësh jashtë ndonjë gjë, pra të heqësh dorë nga diçka. Është dera që mund ta kaloj i bashkuar me Jezusin, madje vetëm me Jezusin. Madje, është dera që është vetë Jezusi: e pra do të thotë të heqësh dorë nga diçka për të marrë gjithçka!

 

 

22/8 E HËNË XX K.GJ.V. [IV]

Sh. Maria Virgjër e Mbretëreshë

2Sel 1,1-5.11-12; Ps 95; Mt 23,13-22

 

Hyji ynë do t’ju bëjë të denjë për thirrjen e vet 2Sel 1,11

 

Është një thirrje, një dhuratë e madhe, ajo që Ati na bën për të qenë bijtë e tij, që të marrim pjesë plotësisht në jetën e tij. Është një thirrje që pengohet nga princi i kësaj bote, i cili përdor mjaft mjete për të perndjekur kë ka ndërmarrë rrugën e Jezusit, zërin e Atit.

Do të lutemi sot për vëllezërit e shumtë të përndjekur, derisa të ndjehen të mbështetur nga forca e Shpirtit të Shenjtë.

 

 

23/8 E MARTË XXI K.GJ.V. [I]

Sh. Roza nga Lima virgjër † 1617

2Sel 2,1-3.13-17; Ps 95; Mt 23,23-26

 

Mbajini porositë që i morët

2 Sel 2,15

 

Porosia e Sh. Palit është e vlefshme përgjithmonë. Për çdo kohë, në fakt, njeh daljen e ideologjive të reja, që do të donin të ndryshonin botën e të jetonin edhe prej nesh të krishterëve. Jezusi, megjithatë, ka gjetur mënyrë për të na mbrojtur: mjafton që të jemi të bashkuar, me përvujtëri, në Bashkësinë e tij, me Barinjtë që ai na jep!

 

 

24/8 E MËRKURË SH. BARTOLOMEU Apostull [P]

Ap 21,9-14; Sal 144; Gv 1,45-51

 

A mund të dalë gjë e mirë nga Nazareti?   Gjn 1,46

 

Biri i Hyjit, Jezus, kur për të na shëlbuar u bëre njeri, erdhe tek ne në përvujtëri. Nuk do të çuditem, pra, nëse sot do të duash të më thuash ndonjë diçka përmes dikujt prej vëllezërve të mi, më të “vegjël”! Nuk do të çuditem edhe nëse mua do të duash t'më besosh një detyrë në Mbretërinë tënde. Do të të them vetëm: «Faleminderit!» e «Besoj në ty»!

 

 

25/8 E ENJTE XXI K.GJ.V. [I]

Sh. Ludoviku † 1270 ; Sh. Jozefi Kalasanci, meshtar †1558

1Kor 1,1-9; Ps 144; Mt 24,42-51

 

Ai do t’ju forcojë deri në fund

2Kor 1,9

 

Shën Pal pohoje këtë me siguri, sepse në Jezusin ke njohur Hyjin; jo Hyjin që konstruktojnë njerëzit e në të cilin kush e di nëse mund të besohet, por Hyjin që është zbuluar në Jezusin, që na ka thirrur në bashkësi me veten e tij nëpërmjet Birit të vet. Është pikërisht ky Bir që një ditë do të kthehet i lavdishëm për të na paraqitur tek Ati.

 

 

26/8 E Premte XXI K.GJ.V. [I]

Sh. Zefirini

1Kor 1,17-25; Ps 32; Mt 25,1-13

 

Rrini zgjuar se nuk e dini ditën as orën!   Mt 25,13

 

Ne që, ndonëse me difektet e mëkatet tona, kërkojmë që ta duam Jezusin, Vëllain e Shëlbuesin tonë, nuk ndjejmë frikë përballë këtyre fjalëve të tij! Janë edhe ato një dhuratë e zemrës së tij: ai e di sesa e lehtë është për ne që të mrekullohemi o të preokuphemi për gjerat e kësaj bote; na kujton se jemi në pritjen e tij, se vetëm dashuria e tij është gëzimi ynë i vërtetë!

 

 

27/8 E SHTUNË XXI K.GJ.V. [I]

Sh. Monika †387

1Kor 1,26-31; Ps 32; Mt 25,14-30

 

Kush mburret, le të mburret në Zotin 1Kor 1,31

 

Të mburresh, zakonisht, është një qëndrim i keq, sepse do të thotë ta vësh veten në pah mbi të tjerët. Mburrja për të cilën na fton Sh. Pali, përkundrazi, është mirënjohje ndaj Zotit. Ajo do të thotë që të pranosh se jemi të çmuar, se ai na mbush me dashurinë e vet e me shumë dhurata, do të thotë të mrekullohesh pasi, pavarësisht brishtësisë sonë, ai na thërret për të bashkëpunuar me të. Do të thotë jesh i kënaqur me të dhe ta falënderosh atë, si Maria.

 

 

28/8 E DJELË XXII K.GJ.V. [II]

Sh. Agustini mësues †430

Sir 3,17-20.27-28(19-21.30-31); Ps 67; Heb 12,18-19.22-24; Lk 14,1.7-14

 

Kushdo e lartëson veten, do të përvujtërohet   Lk 14,11

 

Mësomë, Jezus, për ta pranuar mëkatin tim: do ta njoh gëzimin e faljes tënde! Mësomë të pranoj varfërinë e vogëlsinë time: do të ndjej forcën e dorës tënde mbi mua! Mësomë që të jem i përvuajtur, në vendin e fundit, sikurse me të drejtë bie dakord me veten: do të kem pranë ty, Zot, që, për dashuri, u bëre i fundit i të gjithëve dhe shërbyesi i të gjithëve!

 

 

29/8 E HËNË SH. GJON PAGËZUESI MARTIR [P]

Jer 1,17-19; Ps 70; Mk 6,17-29

 

S’guxon ta mbash gruan e vëllait tënd! Mk 6,18

 

Një mik më pati bërë të dalloj që njëra mënyrë e imja e të folurit nuk jepte dëshmi të mirë për Jezusin. Menjëherë u ngrit brenda meje një erë mendimesh: justifikimesh për mua, akuza ndaj mikut… Kuptova se ishte në veprim Armiku, pastaj falënderova mikun tim dhe e desha më tepër atë. Jezus, dalëngadalë, po më ndihmon për të kapërcyer difektin tim.

 

 

30/8 E MARTË XXII K.GJ.V. [II]

Sh. Feliksi

1Kor 2,10-16; Ps 144; Lk 4,31-37

 

Çka është në Hyjin, askush nuk e di, përveç Shpirtit të Hyjit   1Kor 2,11

 

Vetëm ardhja jote, Shpirt i Shenjtë, më ka bërë të njoh Jezusin dhe dashurinë e tij! Përpara se të flas për të, për këtë arsye, do të kërkoj që të jetoj me të, e pra të lutem gjithnjë, e t’i bindem, duke e mbajtur me dashuri kryqin tim. Ti, Shpirt i Shenjtë, që bën të shijosh thesaret e dashurisë së Hyjit, je në radhën tënde, dhurata e Jezusit për kë e do!

 

 

31/8 E MËRKURË XXII K.GJ.V. [II]

Sh. Rajmondi

1Kor 3,1-9; Ps 32; Lk 4,38-44

 

Turmat u vunë ta kërkojnë   Lk 4,42

 

Jezusi, megjithse, pasi u kish bërë të shijojnë dashurinë e Atit duke kuruar të sëmurët dhe çliruar zemrat, ikën e largohet… Kërkon intimitet me Atin, si një fëmijë i vogël; nga ai, pastaj, ndjehet i dërguar, përsëri, për të tjerët.

Jezus i mirë, dua të vij me ty: mësomë dashurinë tënde!

 

In primo piano