ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

08 GUSHT 2012
08 GUSHT 2012

GUSHT

2012

1

E MËRKURË

Sh. Alfonsi Maria

de Liguori

Kush ka veshë,

le të dëgjojë

1/8 MËRKURË XVII K.GJ.V. [I]

Sh. Alfonsi M. de Liguori ipeshkëv e mësues

†1787

Jer 15,10.16-21; Ps 58; Mt 13,44-46

Kush ka veshë, le të dëgjojë

Mt 13,43

Jezusi po tregon disa shëmbëlltyra.

Jo të gjithë e kuptojnë atë çka ai do

ta bëjë të kuptueshme. Kush është

orientuar nga vetvetja dhe mbjell

mendime egoiste nuk do të kuptojë;

mund të kuptojë kush në të kundërt,

kërkon mbretërinë e Hyjit e do të

bashkëpunojë për ardhjen e saj.

Jezusi, edhe me shembëlltyra tregon

vetveten dhe shërbimin e vet ndaj

njerëzimit: ta dëgjojmë, pra,

me kujdes!

GUSHT

2012

2

E ENJTE

Sh. Euzebi i Verçelit

Sh. Pjetri J. Eymard

Si argjila

në duart e poçarit,

ashtu jeni edhe ju

në duart e mia

2/8 E ENJTE XVII K.GJ.V. [I]

Sh. Euzebi i Vercellit ipeshkëv † 372;

Sh. Pjetri J. Eymard meshtar † 1868

Jer 18,1-6; Ps 145; Mt 13,47-53

Si argjila në duart e poçarit, ashtu

jeni edhe ju në duart e mia

Jeremia përdor këtë përfigurim

të thjeshtë, për të na bërë që të

kuptojmë se gabojmë gjithmonë

kur i rebelohemi Hyjit.

Për të jeta jonë është e çmuar dhe

nuk do që të jetë e dadobishme.

Për këtë arsye, nëse nevoitet

ndërhyn për të ndryshuar drejtimin

e ecjes sonë.

GUSHT

2012

3

E PREMTE

Sh. Lidia

Për shkak

të mosbesimit

të tyre, aty nuk bëri

shumë mrekulli

3/8 E PREMTE XVII K.GJ.V. [I]

Sh. Lidia

Jer 26,1-9; Ps 68; Mt 13,54-58

Për shkak të mosbesimit të tyre, aty

nuk bëri shumë mrekulli Mt 13,58

Jemi në Nazaret. Këtu Jezusi ishte

njohur prej njerëzve si njëri prej

tyre, si biri i Jozefit dhe i Marisë.

Asnjëri nuk donte ta pranonte, se

ishte pikërisht ai, që i bënte atyre të

njihnin vullnetin e Hyjit.

Edhe prej të afërmit të shtëpisë sime

e edhe prej ndonjë farefisi, Hyji im

mund të shërbehet për të më folur!

GUSHT

2012

4

E SHTUNË

Sh. Gjoni

M. Vianney

Përmirësoni

udhët tuaja

e veprat tuaja

4/8 E SHTUNË XVII K.GJ.V. [I]

Sh. Gjoni M. Vianney meshtar † 1859

Jer 26,11-16.24; Ps 68; Mt 14,1-12

Përmirësoni udhët tuaja e veprat

tuaja Jer 26,13

Duan të vrasin profetin, por ai

vazhdon t’i ftojë për t’u kthyer.

Është kthimi, në fakt, udha që lejon

Zotin të preokupohet për ne: derisa

të vazhdojmë në mëkat, Hyji nuk

mund të na shpëtojë, pasi është si të

kishim zgjedhur që të qëndronim në

duart e armikut.

Ftesa për kthim është edhe një

karakteristikë e predikimit të Shën

Gjonit M. Vianney, shenjti famullitar

në Ars, që e nderojmë sot.

GUSHT

2012

5 Zoja e borës

Ati im

jua jep bukën

prej qiellit,

atë të vërtetën

E DJELË 2012 2012

5/8 E DJELË XVIII K.GJ.V. Viti B [II]

Zoja e borës

Dal 16,2-4.12-15; Ps 77; Ef 4,17.20-24;

Gjn 6,24-35

Ati im jua jep bukën prej qiellit, atë

të vërtetën Gjn 6,32

Faleminderit, Jezus, për këtë

zbulesë. “Buka prej qiellit” nuk është

ajo që bie nga retë, por ajo që vjen

drejtpërsëdrejti nga Hyji dhe ushqen

aftësinë tonë për ta dashur atë dhe

për të dashur vëllezërit tanë me

dashurinë e tij.

GUSHT

2012

6

E HËNË

SHNDËRRIMI I ZOTIT

U duk një re

dhe i mbuloi

me hijen e vet

6/8 E HËNË SHNDËRRIMI I ZOTIT [P]

Dan 7,9-10.13-14; Ps 96; 2Pjt 1,16-19;

Mk 9,2-10

U duk një re dhe i mbuloi me hijen e

vet Mk 9,7

Reja, në gjuhën biblike, është shenja

e pranisë vepruese të Hyjit në historinë

e popullit të tij. Reja udhëhoqi këtë

popull në shkretëtirë dhe e mbushi

shenjtëroren e Hyjit; tanimë i mbulon

nxënësit e Jezusit derisa të kujtohen se

duke qenë me të, ata janë në praninë

e Hyjit. Nga kjo re, në fakt, vjen zëri

zbulues i hyjnisë së tij: “Ky është biri im

- djali i Dishirit -”!

Nëse do të ishim inteligjentë e të zgjuar

nuk do të nevoitej as që të na thonte:

“Dëgjojeni”!

GUSHT

2012

7

Me të hypur

në barkë,

era pushoi

Sisti i II papë

E MARTË

7/8 E MARTË XVIII K.GJ.V. [II]

Sh. Sisti II papë dhe shokët martirë † 258;

Sh. Gajtani meshtar † 1547

Jer 30,1-2.12-15.18-22; Ps 101; Mt 14,22-36

Me të hypur në barkë, era pushoi

Mt 14,32

Pjetri, i lagur (pasi nuk e kish pasur

besimin dhe ishte fundosur në ujë);

dhe Jezusi rihypin në barkë ku janë

nxënësit e tjerë. Era pushon, tani që

Jezusi është me ta.

Kur e mbajmë Jezusin pranë, nuk

duhet t’i druhemi asgjëje.

Mëkati ynë dhe ai i botës e

dërrmojnë Kishën dhe e vënë në

rrezik: Jezusi nuk është larg dhe

mjafton ta marrim me vete.

GUSHT

2012

8

Zoti shpëtoi

popullin e tij,

tepricat e Izraelit

Sh. Domeniku

E MËRKURË

8/8 E MERKURË XVIII K.GJ.V. [II]

Sh. Domeniku meshtar † 1221

Jer 31,1-7; Ps: Jer 31,10-13; Mt 15,21-28

Zoti shpëtoi popullin e tij, tepricat

e Izraelit Jer 31,7

O Hyj, Ati ynë, si e shpëtove

popullin tënd, që nuk të ishte bindur,

vazhdo ta shpëtosh Kishën tënde!

Nuk të jemi bindur, duke lejuar që

mëkati të rritej mes nesh.

Po kthehemi në ty, e ti kij mëshirë!

Jepna që Kisha jote të jetë një

dhuratë për botën, burimi

i bashkimit e nxitje për kujdesin ndaj

të vegjëlve dhe të vuajturve.

GUSHT

2012

9

Rrini zgjuar,

se nuk e dini

as ditën e as orën

Sh. Tereza Benedikta

e Kryqit (Edit Shtain)

E ENJTE

9/8 E ENJTE Sh. TEREZA

BENEDIKTA e KRYQIT (Edit Shtain)

virgjër e martire † 1942

Patjtore e EVROPËS [P]

Oz 2,16b.17b.21-22; Ps 44/45; Mt 25,1-13

Rrini zgjuar, se nuk e dini as ditën e

as orën Mt 25,13

Nuk e dimë se kur do të vish ti,

o Zot Jezus. Megjithatë dimë se,

duke nisur nga ne, nuk na ke

braktisur. Na ke dhënë përgjegjësinë

dhe besimin. Nuk duam të

zhgënjejmë. Eja, o Zot Jezus!

Në çdo çast mund të vish: të duam

e të presim dhe jemi në

dispozicionin tënd!

Siç e ke gjetur të gatshme Shën

Terezën Benedikte, edhe ne të na

gjesh kështu.

Për dashurinë e saj dhe tonën bekoji

popujt e Europës!

GUSHT

2012

10

Atë që do t’më

shërbejë, Ati im do

ta nderojë

Sh. Lorenci

E PREMTE

10/8 E PREMTE

Sh. Lorenci diakon e martir † 258 [P]

2 Kor 9,6-10; Ps 111; Gjn 12,24-26

Atë që do t’më shërbejë, Ati im do

ta nderojë Gjn 12,26

Çfarë premtimi i mrekullueshëm!

Vetë Zoti Atë nderon atë që

i shërben Birit të tij Jezus!

Për këtë arsye edhe ne nderojmë atë

që i ka shërbyer Jezusit dhe na vjen

keq për të krishterët që nuk

e bëjnë këtë.

Sot nderojmë Lorencin, që i ka

shërbyer të varfërve të Kishës së tij

dhe për besimin ka vuajtur torturat

e vdekjen.

Ta nderojmë duke qenë të gatshëm

si për t’i shërbyer Kishës ashtu edhe

për të vuajtur martirizimin për Zotin.

GUSHT

2012

11

I drejti do të jetojë

në sajë të fesë së tij

Sh. Kjara

E SHTUNË

11/8 E SHTUNË XVIII K.GJ.V. [II]

Sh. Kjara virgjër † 1253

Hab 1,12 - 2,4; Ps 9; Mt 17,14-20

I drejti do të jetojë në sajë të fesë

së tij Hab 2,4

Besimi na bën të pëlqyeshëm për

Hyjin dhe është burimi i jetës.

Faleminderit fesë së saj, të shprehur

me një besim të përqendruar dhe

një bindje të thjeshtë e të kurajshme

ndaj Hyjit, jeta e Kjarës është bërë

e ndritshme dhe shembull për mjaft

njerëz, duke qenë e mbushur plot

me mrekulli të vogla e të mëdha që

ende tregohen për të.

GUSHT

2012

12 Sh. Johana

de Shantal

Kush beson

do ta ketë

jetën e pasosur

E DJELË 2012 2012

12/8 E DJELË XIX K.GJ.V. Viti B [III]

Sh. Johana de Shantal

1Mbr 19,4-8; Ps 33; Ef 4,30 – 5,2;

Gjn 6,41-51(52)

Kush beson do ta ketë jetën

e pasosur Gjn 6,47

Të besosh do të thotë ta lësh

vetveten në dorën e Hyjit!

Është ai jeta e pasosur, e plotë,

e përsosur, e shenjtë dhe e pafund.

Është ai, që mund të na ripërtërijë

dhe të na mbushë, kur lëshohemi në

krahët e tij. Jezusi na e thotë këtë

pa lëkundje.

Për këtë arsye ne i besojmë Hyjit

duke iu bindur pikërisht Jezusit,

të dërguar për ne nga Ati.

GUSHT

2012

13

Të tretën ditë

do të ngjallet

Sh. Ponciani

Sh. Hipoliti

E HËNË

13/8 E HËNË XIX K.GJ.V. [III]

Sh. Ponziani papë e Ipoliti meshtar,

martirë † 235

Ez 1,2-5.24-28; Sal 148; Mt 17,22-27

Të tretën ditë do të ngjallet Mt 17,23

Jezus, sa herë u ke parathënë

nxënësve të tu që do të ngjalleshe!

Por ata nuk e kuptonin dhe nuk të

kërkonin shpjegime. Madje edhe

mbeteshin të trishtuar!

Ne gëzohemi se ti je ringjallur prej

vdekjes: kjo nuk na frikëson më,

sepse ti e ke kaluar duke dalë edhe

më i shkëlqyehëm e i lavdishëm.

GUSHT

2012 E MARTË

14

Kushdo që pranon

një fëmijë

në emrin tim,

më pranon mua

Sh. Maksimilian

M. Kolbe

14/8 E MARTË XIX K.GJ.V. [III]

Sh. Maksimilian M. Kolbe meshtar e martir

†1941

Ez 2,8 - 3,4; Ps 118; Mt 18,1-5.10.12-14

Kushdo që pranon një fëmijë në

emrin tim, më pranon mua Mt 18,5

Emri i Jezusit bëhet i lavdishëm

prej veprave tona të dashurisë.

Ta mirëpresësh një fëmijë është

impenjative dhe kërkon shumë

kujdes e përgjegjësi; ta mirëpresësh

në emër të Jezusit do të thotë të kesh

një përkujdesje falas, të motivuar

jo nga nevoja e fëmijës, por ajo e

besimit. Ekziston një mirëpritje që

zgjat ndonjë minutë, ndonjë orë,

ndonjë ditë ose deri të gjithë jetën.

Ka prindër që i mirëpresin fëmijë

në emër të Jezusit, e atëherë këta

fëmijë ndjehen të mirëpritur

me të vërtetë.

GUSHT

2012

15

E MËRKURË

TË NGRITURIT

e të L.V. MARI

Shpirti im me hare

i brohoriti Hyjit,

Shëlbuesit tim

15/8 E MERKURË TË NGRITURIT

e të L. V. MARI në QIELL [P]

Vap 11,19;12,1-6.10; Ps 44;

1Kor 15,20-26; Lk 1,39-56

Shpirti im me hare i brohoriti Hyjit,

Shëlbuesit tim Lk 1,47

Sot është festë e madhe. Nëna jonë

na tregon gëzimin e saj. Ajo gëzohet

nga brenda, në shpirt, për praninë e

veprimit të Hyjit, nga i cili ndjehet

e shpëtuar.

Ne gëzojmë me të, sepse edhe për

ne Hyji është shpëtimtari. Nuk na ka

shpëtuar ndoshta nga skllavëria e

të gjithë kësaj që lëviz nëpër botë?

Pikërisht sot mjaft njerëz tregojnë

boshllëkun e tyre të brendshëm:

ne, duke shikuar Marinë, u tregojmë

atyre se tek ne ekziston një jetë e

cila di të shpresojë e të buzëqeshë!

GUSHT

2012

16

E ENJTE

Sh. Stefani

i Hungarisë

Zotëria

pati mëshirë

ndaj atij shërbëtori

16/8 E ENJTE XIX K.GJ.V. [III]

Sh. Shtjefni i Hungarisë † 1038;

Sh. Rroku † 1327

Ez 12,1-12; Ps 77; Mt 18,21 - 19,1

Zotëria pati mëshirë ndaj atij

shërbëtori Mt 18,27

Jezusi i përgjigjet Pjetrit, që e ka

pyetur sesa herë duhet falur vëllai

që mëkaton. Shëmbëlltyra ndihmon

me të vërtetë, për të kuptuar se ne

duhet të llogarisim sesa herë falim,

pasi Hyji nuk ka llogaritur sesa herë

na ka falur ne.

Dhembshuria e Hyjit është totale, e

plotë dhe e përsosur: dhembshuria

jonë është e bijve të tij. Nëse s’falim

është shenjë se nuk duam të jemi bij

të Hyjit.

GUSHT

2012

17

E PREMTE

Sh. Jacinti

Të dy do të jenë

vetëm një trup

17/8 E PREMTE XIX K.GJ.V. [III]

Sh. Jacinti

Ez 16,1-15.60.63; Is 12,2-6; Mt 19,3-12

Të dy do të jenë vetëm një trup

Mt 19,5

Sot është pështjellim i madh, lidhur

me burrat e gratë, martesat

e familjet.

Hyji nuk ka pështjellim se pshtjellimi

vjen vetëm nga mëkati. Janë për

t’u mësuar të rinjtë (e jo vetëm

ata) mbi qëllimet e Hyjit lidhur me

familjen: janë “instruksione për

përdorimin” e aftësive seksuale e

të marrëdhënieve. Instruktohemi

për të përdorur çfarëdolloj pajisje

eletroshtëpiake: e nuk instruktohemi

për të përdorur dhuntitë e jetës

sonë? Do të evitonim mjaft vuajtje

për ne dhe mjaft për të tjerët.

GUSHT

2012

18

E SHTUNË

Sh. Agapiti

Kthehuni

e do të jetoni

18/8 E SHTUNË XIX K.GJ.V. [III]

Sh. Agapiti martir † 274

Ez 18,1-10.13.30-32; Ps 50; Mt 19,13-15

Kthehuni e do të jetoni Ez 18,32

Hyji na dëshiron të na shohë të

lumtur, ashtu si një nënë që do t’i

shikojë të kënaqur bijtë e saj.

Për këtë arsye na vëzhgon e kujtohet

nëse jemi duke ecur në rrugët që

të çojnë në mungesë lumturie, në

vuajtje e në trishtim.

Na fton vazhdimisht për të jetuar

ashtu siç na ka mësuar: është e

vetmja mënyrë për të qenë të gëzuar

e për t’u bërë burimi i gëzimit për

vëllezërit tanë.

GUSHT

2012

19 Sh. Gjoni

Eudes

Ai që më ha mua,

do të jetojë për mua

E DJELË 2012 2012

19/8 E DJELË XX K.GJ.V. Viti B [IV]

Sh. Gjoni Eude, meshtar †1640

Urt 9,1-6; Ps 33; Ef 5,15-20; Gjn 6,51-58(59)

Ai që më ha mua, do të jetojë për

mua Gjn 6,57

Ti je në përkujdesjen që unë jetoj,

o Jezus. Dëshiron të më tregosh

udhën për jetë të vërtetë, të thellë

dhe të dobishme për botën.

Je ti që na e jep këtë jetë, dhe

në çfarë mënyre? Kur të marr ty,

atëherë në mua jeta rritet.

Të marrësh ty, e pra të arrish që ti

të hysh brenda meje, do të thotë të

mos kesh tjetër dëshirë veçse të jesh

një i tëri, njësh me ty!

GUSHT

2012

20

E HËNË

Sh. Bernardi abat

Eja e më ndiq mua

20/8 E HËNË XX K.GJ.V. [IV]

Sh. Bernardi abat e mësues †1153

Ez 24,15-24; Ps: Lp 32,18-21; Mt 19,16-22

Eja e më ndiq mua Mt 19,22

Një i ri, zbatues i urdhërimeve të

Hyjit, vë re se mund të mos jetë për

gjithçka i kënaqur.

Kërkon jetën e vërtetë, jetën e plotë

dhe të përjetshme. Ia kërkon

atë Jezusit.

E Jezusi ia tregon rrugën:

“Lëri gjërat që kalojnë e ndiq atë që

mbetet përgjithmonë!”

Shën Bernardi ka bërë kështu dhe

ka ndihmuar qindra të rinj për ta

gjetur Jezusin!

GUSHT

2012

21 Sh. Piu X

Për Hyjin

gjithçka

është e mundur

E MARTË

21/8 E MARTË XX K.GJ.V. [IV]

Sh. Piu X papë † 1914

Ez 28,1-10; Ps: Lp 32,26-30.35-36;

Mt 19,23-30

Për Hyjin gjithçka është e mundur

Mt 19,26

Për Hyjin është e mundur të na bëjë

që ta shikojmë mashtrimin

e pasurive, të cilat në momentin

më të bukur të braktisin: e në fakt

pasuritë nuk vijnë me ty kur ta lësh

këtë botë.

Për Hyjin është e mundur të vendosë

në zemrën tonë dëshirën për të

qenë të tijët.

Për Hyjin është mundur të na japë

gëzimin e të braktisurit të pasurive

për të zgjedhur të qenit së gjithi

të Jezusit.

GUSHT

2012

22

E MËRKURË

Sh Maria Virgjër

Mbretëreshë

Paqja s’do të ketë

mbarim

mbi fronin

e Davidit

22/8 E MERKURË XX K.GJ.V. [IV]

Sh. Maria Virgjër Mbretëreshë

Is 9,1-3.5-6; Ps: Jt 13,18.19.20; Lk 1,39-47

Paqja s’do të ketë mbarim mbi

fronin e Davidit Is 9,6

Me fjalë të ngjashme, engjëlli

i paraqiti Marisë të birin që do të

lindte prej saj.

Paqja e premtuar nga Isaia mbërriti,

para së gjithash në jetën e Marisë.

Ajo, duke u gëzuar me Jezusin, Birin

e saj, gëzohet me të gjithë pasurinë

e Hyjit dhe me të gjithë të mirën e

tij. Pikërisht kjo është paqja: të jesh

pjesëtar në të mirat e përjetshme,

të qëndrueshme dhe të gëzueshme.

Dhimbja e vuajtja nuk e pengojnë

këtë paqe, por e bëjnë më

të çmueshme.

GUSHT

2012

23

E ENJTE

Sh. Roza

nga Lima

Të ftuarit

nuk qenë

të denjë

23/8 E ENJTE XX K.GJ.V. [IV]

Sh. Roza nga Lima virgjër † 1617

Ez 36,23-28; Ps 50; Mt 22,1-14

Të ftuarit nuk qenë të denjë Mt 22,8

Të ftuar në dasmën mesianike ishin

mbi të gjithë hebrenjtë.

Ata, duke i kundërshtuar Jezusit,

kanë kundërshtuar gëzimin dhe

plotësinë e jetës.

Të tjerët janë të gatshëm për

ta marrë këtë dhuratë, që Hyji

dëshiron ta bëjë pjesë të njerëzve.

Sot dua të them po-në time: po vij

unë, që të kënaqem me gëzimin

tënd, o Hyji im, po vij të gëzoj Birin

tënd Jezusin!

GUSHT

2012

24

E PREMTE

SHËN BARTOLOMEU

Apostull

Do të shohësh më

shumë se kaq!

24/8 E PREMTJA SH. BARTOLOMEU

Apostull [P]

Vap 21,9-14; Ps 144; Gjn 1,45-51

Do të shohësh më shumë se kaq!

Gjn 1,50

Janë të bukura premtimet e tua,

o Zot Jezus! Duke jetuar me ty,

gjithçka është e madhe: paqja e

brendshme, vëllazëria me miqtë e

tu, gëzimi që t’i jepem kujt është i

vetmuar e që vuan dhe mundësia

për të ofruar ty lodhjet dhe

keqkuptimet. Duke besuar në ty,

shikojmë edhe mrekulli, shikojmë

që personat e këqinj bëhen

shembull mirësie!

GUSHT

2012

25

E SHTUNË

Sh. Ludoviku

Sh. Jozefi Kalasanci

Keni një udhëheqës

të vetëm: Krishtin

25/8 E SHTUNË XX K.GJ.V. [IV]

Sh. Ludoviku † 1270 ; Sh. Jozefi Kalasanci,

meshtar †1558

Ez 43,1-7; Ps 84; Mt 23,1-12

Keni një udhëheqës të vetëm:

Krishtin Mt 23,10

Jezusi kënaqet që të jetë udha, në

të cilën mbërrijmë tek Ati për të

gëzuar të gjithë dashurinë. Për këtë

arsye, ai bëhet udhërrefyesi ynë dhe

na vihet në rojë, në të ndjekur të të

tjerët, që duan të na porositen

si mësues.

Na vihet në rojë edhe për të mos u

bërë ne udhërrëfyesit e vëllezërve:

do të ishim udhërrëfyes të të

verbërve. Mes nesh duhet të jetë

gjithmonë e pranishme përvujtëria.

Asnjë nuk është i përsosur dhe të

gjithë kemi nevojë që Zoti të na

mbajë përdore.

GUSHT

2012

26 Sh. Zefi rini

Ti ke fjalët e jetës

së pasosur

E DJELË 2012 2012

26/8 E DJELË XXI K.GJ.V. Viti B [I]

Sh. Zefirini

Joz 24,1-2.15-17.18; Ps 33; Ef 5,21-32;

Gjn 6,60-69(70)

Ti ke fjalët e jetës së pasosur

Gjn 6,68

Pjetri dëshiron t’i shkojë pas Jezusit.

Shumë njerëz u larguan nga ai,

sepse nuk e kuptonin. Pjetri, në të

kundërt, me miqtë e tjerë, e pra

me të njëmbëdhjetë të tjerët, ka

kuptuar se Jezusi ndiqet pas, jo nëse

e kuptojmë, por se është “Shenjti

i Hyjit”, dhurata që Ati na e ka

dërguar për të na pasuruar me jetën

e vet, jetën e pasosur.

Nuk dua ta gjykoj fjalën tënde,

o Jezus, por ta pranoj e ta jetoj.

GUSHT

2012

27

E HËNË

Sh. Monika

Hyji ynë

ju bëftë të denjë

për mbretërinë e vet

27/8 E HËNË XXI K.GJ.V. [I]

Sh. Monika †387

2Sel 1,1-5.11-12; Ps 95; Mt 23,13-22

Hyji ynë ju bëftë të denjë për

mbretërinë e vet 2 Sel 1,11

Është lutja e apostullit për të

krishterët e tij. Ai i kërkon Atit që jeta

e tyre të jetë e pasur me mirësinë e

njërit për tjetrin dhe ndaj të gjithëve,

kështu që përmes tyre, Hyji të njihet

si Perëndi e dashurisë dhe e paqes,

Hyj që jeton mes njerëzve për t’i

shpëtuar nga egoizmat dhe nga

idhujtaritë mashtruese.

GUSHT

2012

28 Sh. Agusti ni

Por lini pas dore...

drejtësinë, mëshirën

dhe besnikërinë

E MARTË

28/8 E MARTË XXI K.GJ.V. [I]

Sh. Agustini ipeshkëv e mësues † 430

2Sel 2,1-3.13-17; Ps 95; Mt 23,23-26

Por lini pas dore... drejtësinë,

mëshirën dhe besnikërinë Mt 23,23

Jezusi është i aftë për të qortuar.

Qortimi është një karakteristikë

e dashurisë së vërtetë.

Ai i qorton personat religjiozë: ata

janë mjaft të kujdesur për të ndjekur

të gjitha ritualet, duke u harruar

që të kenë durim, mëshirë dhe

përzemërsi.

Ati gëzon teksa ne u japim

vëllezërve tanë durimin e tij,

mëshirën e tij dhe besnikërinë e tij.

GUSHT

2012

29

E MËRKURË

Marti rizimi

i Sh. Gjon

Pagëzuesit

Unë jam me ty,

që të shpëtoj

29/8 E MERKURË

Martirizimi i SH. GJON PAGËZUESIT [P]

Jer 1,17-19; Ps 70; Mk 6,17-29

Unë jam me ty, që të shpëtoj

Jer 1,19

Gjon Pagëzuesi, ashtu si Jeremia,

është besnik ndaj Hyjit dhe nuk ka

frikë ndaj pushtetit të Herodit.

Ai nuk e duron që t’i thuhet se duhet

t’i bindet Hyjit dhe bën të heshtë

këtë zë në mënyrë drastike.

Por Hyji e shpëton profetin e vet

dhe e vë në sigurinë e mbretërisë së

përjetshme. E mira e vërtetë për ne

nuk është të jetuarit në këtë botë,

por të qenit përgjithmonë në zemrën

e Atit.

GUSHT

2012

30

E ENJTE

Sh. Feliksi

Në të

ju u bëtë të pasur

në gjithçka

30/8 E ENJTE XXI K.GJ.V. [I]

Sh. Feliksi

1Kor 1,1-9; Ps 144; Mt 24,42-51

Në të ju u bëtë të pasur në gjithçka

1Kor 1,5

Në të! Duke u bashkuar me

Jezusin, të krishterët marrin pjesë

në pasurinë e dashurisë së Hyjit,

një dashuri që për kë e përjeton

transmeton dituri, urtësi, besnikëri

e mbi të gjitha përvujtëri. Çfarë

i mungon kujt jeton i pasur me

këto pasuri?

GUSHT

2012

31

E PREMTE

Sh. Rajmondi

Do t’i dalin

përpara dhëndrit

31/8 E PREMTE XXI K.GJ.V. [I]

Sh. Rajmondi

1Kor 1,17-25; Ps 32; Mt 25,1-13

Do t’i dalin përpara dhëndrit

Mt 25,1

Sa mësime përmbajnë shëmbëlltyrat

e Jezusit!

Jeta jonë është një dalje përballë atij

që na do, për t’i dhënë dashurinë

tonë. Ai ka vdekur për dashurinë

tonë dhe ne, vallë,

a jetojmë gjithmonë të gatshëm për

t’ia kthyer nderimin e lavdinë? Do të

bëjmë çka na duket më e lehtë apo

do të bëjmë sa nderim e lavdi i jep

jeta jonë atij?

In primo piano