ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 ago 2019
08 Gusht 2019

08 Gusht 2019

1/8  E ENJTE XVII GJ.V. [I]

(p: Sh. Alfons M. de Liguori, ip. e mës. i K.,  † 1787)

Dl 40,16-21.34-38; Ps 83; Mt 13,47-53

Lavdia e Zotit e mbushte banesën  Dl 40,35

 

Reja, shenjë e pranisë së Zotit, e “lavdisë” së tij, e shoqëronte Popullin në shkretëtirë. Prani e mrekullueshme, e bekuar: ndriçonte ecjen, i mbronte nga armiqtë, mbushte Banesën, që vetë Zoti e kishte dashur. Reja është akoma shenjë e Shpirtit Shenjtë, që udhëheq, mbron, mbush banesën e re të Hyjit mes njerëzve, Kishën.

 

2/8  E PREMTE XVII GJ.V. [I]

(pf: S. Eusebi i Verçelit, ip., † 372; Sh. Pjetër Julian Eymard, mesh., † 1868)

Lev 23,1.4-11.15-16.27.34-37; Ps 80; Mt 13,54-58

Për shak të mosbesimit të tyre nuk bëri aty shumë mrekulli  Mt 13,58

 

Pikërisht aty, ku kishte qenë rritur, Jezusi has në këtë “mosbesim”. Fakti që e kanë parë duke u rritur aty, tamam si njëri prejt tyre, për ata ishte një pengesë ta pranonin si Birin e Hyjit. Kur dikush, duke e mirëpritur Jezusin, bëhet bartës i Shpirtit Shenjt, të tijtë e kanë të vështirë ta pranojnë në këtë risi jete. Jezusi i kupton dhe ofrohet edhe për ata.

 

3/8  E SHTUNË XVII GJ.V. [I]

Lev 25,1.8-17; Ps 66; Mt 14,1-12

Unë jam Zoti, Hyji juaj  Lev 25,17

 

Zoti, duke i folur Popullit përmes Moisiut, e përmbyll kështu rekomandimin që të përdorin gjithmonë mirësi drejt të afërmit; e përfundon duke i kujtuar që ai është Zoti, ai për të cilin edhe Moisiu është borxhli për gjithçka. Jezusi do ta thirrë Kishën në një dashuri akoma më të madhe, ajo që i do armiqtë, dhe do ta bëjë shenjën e përkatësisë ndaj Tij dhe rrugën për ta patur Atë në zemër.

 

 

4/8  E DIEL XVIII GJ.V. Viti C [II]

Ksh 1,2; 2,21-23; Ps 89; Kol 3,1-5.9-11; Lk 12,13-21

Jeta e tij nuk varet nga pasuria që ka  Lk 12,15

 

Jezusi po i përgjigjet njërit që i kishte kërkuar që t’i bindej i vëllai i tij për të ndarë pasurinë me të. Duke i treguar një shëmbëltyrë domethënëse, Jezusi i jep një përgjigje që i tejkalon pritshmëritë e tija, një përgjigje që ndriçon edhe neve. Realizimi ynë nuk varet prej të mirave të kësaj bote, por nga marrëdhënia që jetojmë me Atin qiellor: kur edhe pasuritë i shërbejnë dashurisë së tij, atëherë pushojnë së qenuri një zingjir për zemrën tonë.

5/8  E HËNË XVIII GJ.V. [II]

(pf: Kushtimi i Bazilikës së Shën Marisë Virgjër)

Num 11,4-15; Ps 80; Mt 14,13-21

Të lutem ma merr jetën, në qoftë se u pëlqej ndonjë fije syve të tu  Num 11,15

 

Moisiu ia hap zemrën e tij Zotit të vet: detyrën që i ka besuar, i duket një peshë shumë e rëndë, dhe kërkon të jetë i lehtësuar me vdekje. Shumë herë, edhe unë, përball një dobësie timen, që më bënte të vuaja shumë, i kam hapur zemrën Jezusit dhe i kam kërkuar që të vinte e të më merrte jetën. Jezusi gjithmonë më ka dëgjuar: nuk ma ka hequr as jetën e as dobësinë time, ka ardhur ta jetojë bashkë me mua.

 

6/8  E MARTË SHNDËRRIMI I ZOTIT [P]

Dan 7,9-10.13-14; Ps 96; 2Pjt 1,16-19; Lk 9,28-36

Mësues, është mirë për ne të qëndrojmë këtu  Lk 9,33

 

Jezusi i kishte ftuar në një moment lutjeje të zgjatur: sigurisht, më i bukuri, takimi me Atin. Dhe tre dishepujt nuk do të kishin më dëshirë të shkonin… Edhe unë, ende i ri, kam qenë i ftuar nga një meshtar për një takim lutjeje javore: lexonim leximet e së dielës së mëpasshme, qëndronim pak në heshtje, pastaj falenderonim Zotin. Kam gjetur gjithmonë një gëzim të madh.

 

7/8  E MËRKURË XVIII GJ.V. [II]

(pf: Sh. Siksti, papë dhe shokët martirë, † 258; Sh. Gaetani, mesh., † 1547)

Nr 13,1-3.25 - 14,1.26-30.34-35; Ps 105; Mt 15,21-28

U përkul thellë në nderim para tij e tha: Më ndihmo o Zot!”  Mt 15,25

 

O Jezus, të kundrojmë në episodin e jetës sate që lexojmë sot: ti je i lirë nga njerëzit dhe nga reagimet e tyre; vepron në bindje ndaj Atit, i sigurt që vetëm ai do me të vërtetë. Shikon gruan që vuan nga lëngata e vajzës së saj dhe që përkulet me përvuajtëri para teje, dhe shikon në ty fenë e vërtetë të sajën: mund t’i përgjiesh me dahshurinë tënde hyjnore, që liron dhe shëlbon.

 

8/8  E ENJTE XVIII GJ.V. [II]

(p: Sh. Domeniku, mesh., † 1221)

Nr 20,1-13; Ps 94; Mt 16, 13-23

Nuk i ke në mend punët e Hyjit, por punët e njerëzve  Mt 16,23

 

Nuk do të dëshironim që Jezusi duhet të na drejtohet edhe neve me atë që i ka thënë Pjetrit, atë ditë…

Kur do të shohim një kryq të rëndë duke peshuar mbi shpatullat e një të afërmi, do ta ndihmojmë të shohë me dashuri tek Ati. Do t’i kujtojmë që ai e dëshiron bashkëpunëtor të çmuar në Mbretërinë e tij, i bashkuar më thellësisht me Jezusin, që na ka shëlbuar pikërisht mbi kryq.

 

9/8  E PREMTE SH. TEREZA BENEDIKTA E KRYQIT, (Edith Stein, † 1942), virgj. e mart., Pajtore e Europës (F)[P]

Oz 2,16b.17b.21-22; Ps 44; Mt 25,1-13

Do të të fejoj në besnikëri e ti Zotin do ta njohësh   Oz 2,22

 

Virgjëra martire Sh. Tereza Benedikta e Kryqit na kujton projektin e Krijuesit dhe Atit tonë: ai ka menduar ta bëjë secilin prej nesh, në Kishën e tij, objektin e krejt dashurisë së tij: don të na dhurohet ne, siç dhëndri i dhurohet nuses. Të njohim Zotin dhe të mirëpresim dhuratat e mrekullueshme të dashurisë së tij, është jeta e vërtetë, qoftë tani e qoftë në qiell, në plotësi.

10/8  E SHTUNË  SH. LORENCI, diak. e mart, († 258) (F)[P]

2Kor 9,6-10; Ps 111; Gjn 12,24-26

Hyji e do atë që jep me gëzim  2Kor 9,7

 

Në qoftë se nuk ka gëzim kur japim, s’ka as dashuri. Nëse jepet një ndihmë pa gëzim, që do të thotë, jo me zemër, është të poshtërosh tjetrin; nëse mezi dëgjojmë dhe mezi gjejmë kohë, tjetri nuk ndihet i mirëpritur. Hyji e do atë që i bën tjetrit të eksperimentojë dashurinë atërore të Tijën, butësinë e tij, ngrohtësinë e tij, përqafimin e tij. Shën Lorenci, shërbëtor i të vegjëlve të dashur prej Atit, ndërmjetëso, sepse Kisha – e në të edhe unë, para së gjithash – ta veshë “përparësen” me gëzim.

11/8  E DIEL XIX GJ.V. Viti C [III]

Ur 18,6-9; Ps 32; Heb 11,1-2.8-19; Lk 12,32-48

Kujt iu besua shumë, prej tij do të kërkohet më shumë  Lk 12,48

 

Çfarë më beson Zoti? Sigurisht se çdo person që takoj: nga bashkëshortja ime tek fëmijët e mi, nga njerëzit e famullisë tek komshiu që është sëmurë, nga kolegu tek ai i cili pret me mua në stacion, nga miqtë e mi tek klienti në dyqan… Cilido prej tyre është i çmuar në sytë e tij dhe për secilin më beson një pjesë të dashurisë së vet që t’ua shpërndaj. Edhe unë i jam besuar dikujt: falënderoj dhe lutem për përgjegjësinë e tyre të dashurisë.

12/8  E HËNË XIX GJ.V. [III]

(pf: Sh. Joana e Françeskës de Chantal, rreg., † 1641)

Lp 10,12-22; Ps 147; Mt 17,22-27

Druaje Zotin, Hyjin tënd, dhe atij shërbeji, qëndroji besnik  Lp 10,20

 

Ligji i përtërirë, nga ku është nxjerrë vargu i sotëm, është një nga pesë librat e parë të Biblës, që formojnë Pesëlibërshin. Përmban shumë udhëzime të dhëna Moisiut për Popullin në shkretëtirë: në fakt, Zoti dëshironte ta edukonte të jetonte me Të. Shfletojmë Shkrimin Shenjt, lexojmë këtë faqe të bukur: do të inkurajohemi në një marrëdhënie të qetë me Zotin.

13/8  E MARTË XIX GJ.V. [III]

(pf: Sh. Ponciani, papë, e Sh. Ipoliti, mesh., e martirë, † 235)

Lp 31,1-8; psalmi: Lp 32,3-4.7-9.12; Mt 18,1-5.10.12-14

Veproni trimërisht e kini guxim  Lp 31,6

 

Moisiu, që është duke sjellë në përfundim detyrën e besuar nga Zoti, me këto fjalë i inkurajon shpitrat e tyre. Është interesante kalimi i befasishëm nga ju në ti: “… të mos ju lëshojë zemra, sepse Zoti, Hyji yt, ai është prijësi yt;  ai s’do të të lërë as s’do të heqë dorë prej teje”. Populli në shkretëtirë është profecia e Kishës, Nusja që Biri i Hyjit udhëheq dhe shoqëron, që kurrë nuk braktis.

 

14/8  E MËRKURË XIX GJ.V. [III]

(p: Sh. Maksimilian M. Kolbe, mesh. e mart., † 1941)

Lp 34,1-12; Ps 65; Mt 18,15-20

Sepse, ku janë dy ose tre të bashkuar në emrin tim, aty jam edhe unë, mes tyre  Mt 18,20

 

Aty ku je ti, o Jezus, është gjithçka: është Ati, që përhap dashurinë e tij, jetën e tij. Do të kërkoj të jem edhe unë instrument i pranisë sate: do të jem i bashkuar me Kishën tënde, që celebron Misteret e tua; do të kërkoj bekimin e saj në zgjedhjet e mia më të rëndësishme por edhe në ato të voglat, të përditshmet. Bekimi i Zotit don të mbështjell gjithë jetën për ta bërë... një bekim!

 

15/8  E ENJTE TË NGRITURIT E SH. MARISË VIRGJËR NË QIELL               (E kremte)[P]

Zb 11,19;12,1-6.10; Ps 44; 1Kor 15,20-27; Lk 1,39-56

Shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim  Lk 1,47

 

Sot, o Mari, celebrojmë gëzimin tënd. Jezusi po të ofron tashmë atë dhuratë që do të na bëjë të gjithë neve që besojmë në Të, dhuratën për të cilën ai ka dhënë krejt vetveten e tij, mbi kryq: ai të mirëpret, në shpirt dhe në trup, në jetën e amshuar, në Hyjin. Ti tani brohorit me hare për këtë shëlbim, dhe na pret të gjithëve, siç një nënë që i mirëpret fëmijët e saj. O e Shenjtërueshmja Mari, e Ngritur në qiell, këndo aleluja dhe lutu për ne!

 

16/8  E PREMTE XIX GJ.V. [III]

(pf: Sh. Shtjefni i Hungarisë, † 1038)

Joz 24,1-13; Ps 135; Mt 19,3-12

Kush e lëshon gruan e vet, bën kurorëthyerje  Mt 19,9

 

Ne të krishterët e shohim burrin dhe gruan si një dhuratë të madhe të Hyjit, dhuratë e cila gëzon jetën tonë, dhuratë e cila na lejon të duam, duke angazhuar krejt qenien tonë, që të jemi të dashur. Të gjitha mendimet dhe ndjenjat duhet të jenë të zëna nga kjo dashuri. Përndryshe bëhet gabim ndaj Hyjit.

 

17/8  E SHTUNË XIX GJ.V. [III]

Joz 24,14-29; Ps 15; Mt 19,13-15

Druani Zotin e shërbejini Atij me zemër të përsosur e plotësisht besnike  Joz 24,14

 

Në këtë ftesë të Jozuehut, populli përgjigjet me vendosmëri: “Zoti mos e thëntë që ta lëmë Atë e t’u shërbejmë zotave të huaj”!  Ky vullnet i ngultë u vjen në kujtimin e asaj që Zoti kishte bërë për ta udhëhequr këtë Popull, për ta liruar dhe për ta mbrojtur. Kur kjo do të harrohet, e kjo do të ndodhë shpeshherë, do të jenë tradhtitë.
Faleminderit, o Atë, për besnikërinë tënde dhe për dashurinë tënde që pret edhe mua, sërish dhe gjithmonë.

 

18/8  E DIEL XX GJ.V. Viti C [IV]

Jer 38,4-6.8-10; Ps 39; Heb 12,1-4; Lk 12,49-53

A kujtoni se erdha  të sjell paqen mbi tokë?  Lk 12,51

 

O Jezus, unë mendoj që po, ti i ke sjell botës paqen. Por, ama, jo paqen, qetësinë e atij që thotë gjithmonë dhe kujtdo, duke filluar nga vetvetja: “E po mirë, bëjë në paqe atë që mendon!”. Ti më jep një paqe të ndryshme: e ndiej të lindë në mua dhe përreth meje kur mirëpres dashurinë e Atit, madje edhe me koston e vdekjes ndaj egoizmit tim, edhe me koston që të largohem nga ata që vrasin Dashurinë.

 

19/8  E HËNË XX GJ.V. [IV]

(pf: Sh. Gjoni Eudes, mesh., † 1680)

Gjq 2,11-19; Ps 105; Mt 19,16-22

Mësues, çfarë të mirë më duhet të bëj për të fituar jetën e pasosur?  Mt 19,16

 

Djaloshit që i ka bërë këtë pyetje Jezusi tregon zbatimin e urdhërimeve të dhëna prej Zotit si hap i parë për të hyrë, që këtu në këtë tokë, në jetë. I tregon më pas edhe një hap të mëtjeshëm: të lërë gjithçka dhe të ndjekë atë. Faleminderit, o Shpirt Shenjt, që akoma i bën këtë dhuratë Kishës, që thërret edhe sot dikë nga bijtë e tij për ta ndjekur Jezusin!

20/8  E MARTË XX GJ.V. [IV]

(p: Sh. Bernardi, abat e mës. i K., † 1153)

Gjq 6,11-24; Ps 84; Mt 19,23-30

Porse Hyji mund të bëjë gjithçka  Mt 19,26

 

Sigurisht, për Hyjin gjithçka është e mundur. Por, në qoftë se nuk bën diçka që ne dëshirojmë, nuk është se don të na bëjë një keqdashje, por është sepse na do. Gjithçka mundet, përjashto këtu, të mos dojë, s’mundet të mos dojë. Është dashuri edhe të respektuarit të lirisë sonë dhe të priturit çastin në të cilën ne e lëmë të hyjë në jetën tonë. Ai atëherë do të dijë të bëjë mrekullira, do të dijë të na lirojë nga nyjet dhe kushtëzimet e të na bëjë të tijtë me të vërtetë të gjithëve, në gëzim.

21/8  E MËRKURË XX GJ.V. [IV]

(p: Sh. Piu X, papë, †1914)

Gjq 9,6-15; Ps 20; Mt 20,1-16

Shkoni edhe ju në vreshtin tim e do t’ju jap sa të jetë e drejtë  Mt 20,4

 

O Atë, ti sot thërret edhe të gjithë  neve që të punojmë në vreshtin tënd. Vijmë me gëzim: çdo angazhim dhe shërbim në këtë ditë, si - shkolla? Ndonjë orë e gjatë vetmie? Pritja në ndonjë dhomë në spital?… - ne ta ofrojmë ty, për ardhjen e mbretërisë sate dhe të shëlbimit tënd! Ti na trajton me drejtësi prej Ati: na dhuron krejt vetveten tënde, krejt dashurinë tënde!

 

22/8  E ENJTE XX GJ.V. [IV]

(p: VIRGJËRA MARI MBRETËRESHË)

Gjq 11,29-39; Ps 39; Mt 22,1-14

Shumë janë të grishur, por pak janë të zgjedhur  Mt 22,14

 

Nga shëmbëlltyra e treguar nga Jezusi, kuptojmë qartësisht, që nuk është Zoti që don që të zgjedhurit të jenë pak. Ai, në fakt, i thërret të gjithë, “të këqinj e të mirë”, e madje dhuron veshjen e nusërisë për t’i bërë të denjë të marrin pjesë në gëzimin e tij. Është indiferenca e të grishurve, interesi i tyre për gjëra të tjera dhe krenaria për të mos u lënë të rivishen me faljen e tij që i vetëpërjashton. Kujt do t’i jap sot rëndësi: Zotit që më do ose punëve të mia?

23/8  E PREMTE XXGJ.V. [IV]

(pf: Sh. Roza nga Lima, virgj., † 1617)

Rt 1,1.3-6.14-16.22; Ps 145; Mt 22,34-40

Mësues, cili është më i madhi urdhërim i Ligjit?  Mt 22,36

 

Është pyetja me të cilën armiqtë e Jezusit kërkojnë që ai të bjerë në grackë. Por, Jezusi, ama, u përgjigjet atyre me kthjelltësi dhe siguri: “Duaje…”. Ky është vullneti i Atit për çdo njeri, në çdo situatë. Eja, o Shpirt Shenjt, bëje jetën tonë dashuri, dhuratë ndaj Atit për vëllezërit tanë.

 

 

24/8  E SHTUNË  SH. BARTOLOMEU, Ap. (F)[P]

Zb 21,9-14; Ps 144; Gjn 1,45-51

Ja një izraelit i vërtetë në të cilin nuk ka dredhi  Gjn 1,47

 

Hipokrizia, fytyra e dyfishtë, ndryshimi nga ana e brendshme dhe ana e jashtme, falsiteti është ajo që Jezusi ka gjetur dhe luftuar në shumë njerëz prej popullit të vet. Por, ama, jo në Natanaelin, dhe i gëzohet kësaj gjëje. Në fakt, Natanaeli e pret me të vërtetë shpëtimtarin e premtuar prej shekujsh dhe e mirëpret ashtu si i shfaqet: në thjeshtësinë e Jezusit të Nazaretit njeh Birin e Hyjit, mbretin e Izraelit.

 

25/8  E DIEL XXI GJ.V. Viti C [I]

Is 66,18-21; Ps 116; Heb 12,5-7.11-13; Lk 13,22-30

Zotëri, a janë pak ata që shëlbohen?  Lk 13,23

 

Ti, o Jezus, nuk përgjigjesh me numra, duke kënaqur kureshtje boshe. Ti ke ngut për shëlbimin tonë. Më thuaj edhe mua, sot: mos u humb pas cikërrimave, që të mashtrojnë. Ec me angazhim drejt cakut tënd, drejt gëzimit të amshuar që Ati dhe unë të kemi përgatitur. Mundohu të lutesh, që të kesh besim në mua, që të më mbetesh afër, që të jesh i ëmbël me Shpirtin Shenjt, pastaj më lër të veproj unë, jeto më gëzim dhe shpresë.

26/8  E HËNË XXI GJ.V. [I]

1Sel 1,1-5.8-10; Ps 149; Mt 23,13-22

O vëllezërit e dashur prej Hyjit,e dimë se jeni të zgjedhur  1Sel 1,4

 

Pali, Silvani e Timoteu bekojnë Zotin: shohin, në fakt, dashurinë e tij të pranishme dhe vepruese në jetën e atyre që kishin mirëpritur prej të treve shpalljen e Ungjillit. Edhe sot Jezusi paraprihet nga fjala dhe nga vepra e dishepujve të tij: kush mirëpret me përvuajtëri shpalljen e tyre, do ta njohë atë, dashurinë e tij, shëlbimin e tij.

 

 

27/8  E MARTË XXI GJ.V.  [I]

(p: Sh. Monika, † 387)

1Sel 2,1-8; Ps 138; Mt 23,23-26

Prapë morëm guxim, me ndihmën e Hyjit tonë, ta predikojmë Ungjillin  1Sel 2,2

 

Përpara një takimi ose një shërbimi të dobishëm ndaj Mbretërisë sate, shpesh vjen një provë,një poshtërim, një vuajtje. Atëherë, shoh që, gëzimi, guximi dhe forca që gjej në dërgimin e Ungjillit dhe të dashurisë së Atit, më vijnë vetëm prej teje, o Jezus. Dhe lotët shlëqejnë prej gëzimit, duke të zbuluar gjithnjë të fshehur në zemrën time.

28/8  E MËRKURË XXI GJ.V. [I]

(p: Sh. Agustini, ip. dhe mës. i K., † 430)

1Sel 2,9-13; Ps 138; Mt 23,27-32

Secilit prej jush i kemi dhënë zemër dhe e kemi përbetuar të jetojë në mënyrë të denjë për Hyjin   1Sel 2,12

 

Faleminderit, o Zot Jezus, për të gjithë prindërit, edukatorët, Barinjtë e Kishës sate, që inkurajojnë e pothuajse i përgjërojnë bijtë të jetojnë një jetë që i pëlqen Zotit, një jetë që don të jetë e plotë dhe don të zgjasë përgjithmonë. Mbushe fjalën e tyre plot me Shpirt Shenjt, aq të fortë saqë të fitojnë nga joshjet e Armikut.

 

29/8  E ENJTE Martirizimi i Sh. Gjon Pagëzuesit (p) [P]

Jer 1,17-19; Ps 70; Mk 6,17-29

Kur dëgjuan nxënësit e Gjonit, erdhën, morën trupin e tij dhe e shtinë në dhe  Mk 6,29

 

Shën Gjon Pagëzuesi, Miku i Dhëndrit! Ke qenë pararendësi  i tij jo vetëm me fjalët e tua të shenjta dhe të zjarrta, por edhe me jetën dhe me vdekjen tënde. Si Jezusi ke vdekur në poshtërim dhe në vuajtjen më të errët: edhe trupi yt i shenjtë, si ai i Jezusit, ka qenë marrë në krahë të dhembshme dhe të dashura. Shën Gjoni, na mëso të vdesim sikurse Jezusi për t’u ringjallur me atë!

30/8  E PREMTE XXI GJ.V. [I]

1Sel 4,1-8; Ps 96; Mt 25,1-13

Hyji nuk na ka grishur për të bërë fëlligështi, por për të jetuar në shenjtëri  1Sel 4,7

 

Bota don t’i mësojë të gjithë, edhe të vegjëlit, të shohin dhe të dëgjojnë vepra ose qëndrime që ne të krishterët i quajmë të fëlligështa. Janë imazhe ose vepra që tërheqin kureshtje të sëmura. Përse ne i quajmë të fëlligështa? Sepse ato nuk na ndihmojnë të duhemi njëri me tjetrin me respekt dhe butësi, përkundrazi, na bëjnë të shohim trupin tonë dhe atë të tjerëve si instrument kënaqësie. Bëjnë të humbasë gëzimi i zemrës. Hyji nuk mund t’i bekojë.

 

31/8  E SHTUNË XXI GJ.V. [I]

1Sel 4,9-11; Ps 97; Mt 25,14-30

Zotëri, ti më pate dhënë dy talenta, ja, edhe dy të tjerë që i fitova  Mt 25,22

 

Është një eksperiencë, që deri më tani, na është dhënë për t’u jetuar. Në fakt, kur mirëpresim nga Ati çfarëdolloj detyre dhe, pa frikë as nuk kursejmë mund, tamam si bijtë e dashur, atëherë e përmbushim detyrën, duke i dorëzuar gjithçka në duar, e kështu, shijojmë pushimin e tij dhe gëzimin e pranisë së tij.

 

In primo piano