CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
01 ago 2025 08 Gusht 2025
1 |
2024
GUSHT
Sh. Alfons M. de’ Liguori
E PREMTE
Po a nuk është
biri i zdrukthëtarit?
1/8 E PREMTE GJ. V. [I]
(p: Sh. Alfons M. de’ Liguori, ip. e mës. i K., † 1787)
Lev 23,1.4-11.15-16.27.34-37; Ps 80; Mt 13,54-58
Po a nuk është biri i zdrukthëtarit? Mt 13,55
Fshatarët e Jezusit mendojnë se e njohin Atë, por në realitet e njohin sipërfaqësisht. Ai ishte mes tyre si marangoz, besnik i liturgjisë në sinagogë të shtunave, shembull i bindjes dhe pastërtisë në fshat. Vetëm me ndihmën e Shpirtit të Shenjtë që u është dhuruar të përulurve, ata do ta kishin njohur Atë si Emanuelin, Zoti me ne.
2 |
2025
GUSHT
Sh. Eusebi
Sh. Pjetri
E SHTUNË
Zoti i foli Moisiut
në malin Sinaj
2/8 E SHTUNË GJ. V. [I]
(Sh. Eusebi ip. †372; Sh. Pjetri G. Eymard mesh., †1868)
Lev 25,1,8-17; Ps 66; Mt 14,1-12
Zoti i foli Moisiut në malin Sinaj Drita e Jetës 25,1
Hyji i flet Moisiut, shërbëtorit të Vet të përulur, dhe e ngarkon atë që t'ua sjellë njerëzve "Dhjetë Fjalët" e tij të mençura. Ato, të mirëpritura dhe të medituara, japin gëzim dhe siguri.
Sot Ati na flet nëpërmjet shërbëtorëve të Kishës së Tij, të cilët na transmetojnë mendimet e Jezusit. E falënderojmë!
3 |
2025
GUSHT
E DIEL
Ruajuni fort prej
lakmisë së pasurisë
3/8 E DIEL GJ. V. [II]
Ksh 1.2; 2,21-23; Ps 89; Kol 3,1-5. 9-11; Lk 12:13-21
Ruajuni fort prej lakmisë së pasurisë Lk 12,15
Kjo fjalë më kujton atë që më tha një i afërmi im, kur duhej të ndante trashëgiminë me vëllezërit e tij. Në një moment të caktuar të negociatave, për të arritur përfundimisht një marrëveshje në paqe, ai preferoi të hiqte dorë nga buni (shtëpia) në mal. Shkëputja e tij nga zotërimet ishte për mua një dëshmi e fortë e dashurisë së tij për Mbretërinë e Hyjit.
4 |
2025
GUSHT
Sh. Gjoni M. Vianey
E HËNË
M’i sillni këtu!
4/8 E HËNË GJ. V. [II]
(p: Sh. Gjoni M. Vianey, mesh., † 1859)
Nr 11,4-15; Ps 80; Mt 14,13-21
M’i sillni këtu! Mt 14,18
Ato pesë bukë, të mbetura në llogaritjen, aftësitë dhe arsyetimin e dishepujve, do të kishin mbetur asgjë. Të sjella tek Jezusi dhe të dhuruara prej Tij, ata kënaqën turmën e madhe të asaj dite dhe lanë disa në duart e secilit Apostull: profecia e Bukës Eukaristike që Jezusi vazhdon të japë në Kishën e Tij.
5 |
2025
GUSHT
Kushtimi i Bazilikës
së Shën Marisë Virgjër
E MARTË
Moisiu është njeriu
i besimit në mbarë
bashkësinë time
5/8 E MARTË GJ. V. [I]
(pf: Kushtimi i Bazilikës së Shën Marisë Virgjër) Nr 12,1-13; Ps 50; Mt 14,22-36
Moisiu është njeriu i besimit në mbarë bashkësinë time Nr 12,7
Hyji e mbron Moisiun, shërbëtorin e Tij besnik dhe zemërbutë, nga kritikat dhe zilia e vëllait të tij Aronit dhe motrës së tij Marisë. Kjo do të marrë një korrigjim të fortë në mënyrë që të konvertohet.
Faleminderit, o Atë i mirë dhe i drejtë. Ne përfitojmë nga Jubileu i Shëlbimit për të arritur një kthim të qëndrueshëm dhe të gëzueshëm.
6 |
2025
GUSHT
Shndërrimi i Zotit
E MËRKURË
Ndërsa po lutej,
fytyra iu shndërrua
6/8 E MËRKURË SHNDËRRIMI I ZOTIT [P]
Dan 7,9-10.13-14; Ps 96; 2Pjt 1,16-19; Mk 9,2-10
Ndërsa po lutej, fytyra iu shndërrua Lk 9,29
Tetë ditë më parë Jezusi kishte shpallur mundimin, vdekjen dhe ringjalljen e Tij. Prandaj Ai ndjeu nevojën për të qenë në intimitet me Atin e Vet dhe Apostujt gjithashtu kishin nevojë për qartësi. Këtu, gjatë lutjes, ata kuptojnë se Mësuesi i tyre nuk është vetëm njeri, por edhe Hyj: “Fytyra iu shndërrua e petkat iu bënë të bardha e të shndritshme si vetëtima”.
7 |
2025
GUSHT
Sh. Siksti II, papë dhe Shokët martirë
Sh. Gaetani
E ENJTE
Përmbi ta u dëftua
Lavdia e Zotit
7/8 E ENJTE GJ. V. [II]
(pf: Sh. Siksti II, papë dhe Shokët martirë, † 258; Sh. Gaetani, mesh., † 1547)
Nr 20,1-13; Ps 94; Mt 16,13-23
Përmbi ta u dëftua Lavdia e Zotit Nr 20,6
Moisiu dhe Aroni janë janë përkulur në lutje: njerëzit janë të zemëruar me ta, sepse në shkretëtirë nuk ka ujë për etjen e tyre. “Përmbi ta u dëftua Lavdia e Zotit”: nga shkëmbi rrodhi ujë. Dhe njerëzit mësuan, pak nga pak, të përjetonin afërsinë e Zotit dhe t'i besonin Atij.
8 |
2025
JANAR
Sh. Domeniku
E PREMTE
Nëse ndokush
dëshiron
të vijë pas meje...
8/8 E PREMTE GJ. V. [II]
(p: Sh. Domeniku, mesh., † 1221)
Lp 4,32-40; Ps 76; Mt 16,24-28
Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje... Mt 16,24
... do të ketë çdo ditë mundësinë të praktikojë humbjen e jetës së tij, zakonet e veta, për t'ia dhuruar Jezusit, duke hequr dorë prej tyre, në mënyrë që ndonjë i afërm të ndeshet me dashurinë e Tij. Dhe së bashku do ta përjetojnë praninë e Tij të ëmbël.
O Jezus, dua të vij pas Teje!
9 |
2025
GUSHT
Sh. Tereza Benedikta e Kryqit
E SHTUNË
Do të të bëj
fatin tim
të përhershëm
9/8 E SHTUNË SH. TEREZA BENEDIKTA E KRYQIT PAJTORJA E EUROPËS (Edith Stein †1942) [P]
Oz 2,16b.17b.21-22; Ps 44; Mt 25,1-13
Do të të bëj fatin tim të përhershëm Oz 2,21
Shën Tereza Benedikta e Kryqit, ke besuar në këtë premtim të Zotit, Hyji i etërve të tu. I ke përgjigjur po-në tënde, dhe e përsërite me besnikëri deri në dhuratën totale të jetës në Aushvic. Ndërmjetëso për ne, që llamba e besimit tonë dhe e dashurisë sonë për Jezusin të vazhdojë të ndrisë në Evropë edhe në këto momente të vështira.
10 |
2025
GUSHT
E DIEL
Atit tuaj i pëlqeu
t’jua japë Mbretërinë
10/8 E DIEL GJ. V. Viti C [III]
Ur 18,6-9; Ps 32; Heb 11,1-2,8-19; Lk 12,32-48
Atit tuaj i pëlqeu t’jua japë Mbretërinë Lk 12,32
Për ju, që besoni tek Ai si bij; për ju, që ndani bujarisht pa grumbulluar për veten tuaj; për ju që bashkëpunoni besnikërisht në dashurinë e Tij duke u shërbyer vëllezërve tuaj! Për të qenë mes tyre, sot do ta mirëpres ftesën Tënde, o Jezus, për të marrë pjesë në tryezën e Fjalës dhe të Bukës Sate në asamblenë eukaristike të ditës Sate.
11 |
2025
GUSHT
Sh. Kiara
E HËNË
Po, Zotit, Hyjit tënd,
i perket qielli
11/8 E HËNË GJ. V. [III]
(p: Sh. Kiara, virgj, † 1253)
Lp 10,12-22; Ps 147; Mt 17,22-27
Po, Zotit, Hyjit tënd, i perket qielli Lp 10,14
Moisiu, në Emër të Zotit, i nxit njerëzit që t'i qëndrojnë besnikë dhe ta imitojnë në dashuri. Kështu Papa dhe ipeshkëvinjtë, në shërbesën e tyre baritore, na nxisin neve të krishterëve, popullit të ri të Hyjit, të ngulmojmë ta ndjekim Jezusin në lutje dhe dashuri të përvuajtë.
12 |
2025
GUSHT
Sh. Joana Fr. de Chantal
E MARTË
Zoti, Hyji yt,
ai është prijësi yt
12/8 E MARTË GJ. V. [III]
(pf: Sh. Joana Fr. de Chantal, rreg., † 1641)
Lp 31,1-8; Ps (Lp) 32, 3-4,7-9,12; Mt 18,1-5.10.12-14
Zoti, Hyji yt, ai është prijësi yt Lp 31,6
Kur Moisiu mbush njëqind e njëzet vjeç, ai kujdeset t'ia dorëzojë detyrën e tij të udhëheqjes dishepullit të tij besnik Jozuehut. Ai e nxit që t'i qëndrojë besnik Zotit dhe të mos e lëshojë zemrën përballë vështirësive, sepse Zoti është i pranishëm mes popullit të Tij dhe e ndihmon atë në situata të rrezikshme. Prandaj ai përfundon ashtu:
"Mos u tremb as mos ki frikë".
13 |
2025
GUSHT
Sh. Ponciani
Sh. Ipoliti
E MËRKURË
Moisiu
i pati vënë mbi kokë
të tij duart e veta
13/8 E MËRKURË GJ. V. [III]
(pf: Sh. Ponciani, papë, e Sh. Ipoliti, mesh., mart., † 235)
Lp 34,1-12; Ps 65; Mt 18,15-20
Moisiu i pati vënë mbi kokë të tij duart e veta Lp 34,9
Me këtë gjest, Moisiu i kishte përcjellë Jozuehut detyrën për të udhëhequr popullin. Edhe Jezusi e bëri këtë gjest për të sëmurët, fëmijët dhe dishepujt, dhe tani Kisha e bën për të shenjtëruar dhe bekuar.
Unë njoh një prift që, kur dilte nga shtëpia e prindërve të tij, merrte bekimin e tyre me një gjest të ngjashëm.
14 |
2025
GUSHT
Sh. Maksimilian M. Kolbe
E ENJTE
Me këtë do ta dini
se Hyji i gjallë
është në mesin tuaj
14/8 E ENJTE GJ. V. [III]
(p: Sh. Maksimilian M. Kolbe, mesh. e mart., † 1941) Joz 3,7-10.11.13-17; Ps 113A; Mt 18.21 - 19.1
Me këtë do ta dini se Hyji i gjallë është në mesin tuaj Joz 3,10
Populli i Izraelit, i cili do të hyjë në tokën e premtuar, ka të njëjtën përvojë si kur u largua nga Egjipti. Atëherë ujërat e Detit të Kuq ishin ndarë, tani ato të lumit Jordan. Vërtet i Vetmi Hyji i gjallë i shoqëronte. Është i Njëjti Hyj që ecën me Kishën: Emanueli, Jezusi i Nazaretit që vdiq dhe u ringjall.
15 |
2025
GUSHT
Të ngriturit e Sh. Marisë
Vigjër në qiell
E PREMTE
... dhe i bekuar është
fryti i kraharorit tënd
15/8 E PREMTE TË NGRITURIT E SH. MARISË VIRGJËR NË QIELL [P]
Ap 11,19;12,1-6.10; Ps 44; 1Kor 15,20-27; Lk 1,39-56
... dhe i bekuar është fryti i kraharorit tënd Lk 1,42
Me të vërtetë “i bekuar është fryti i kraharorit tënd”, o Virgjër Mari! Sot, plot gëzim, ne soditim dashurinë e Tij të pamasë për ty: Ai të mirëpret, me trup e me shpirt, në lavdinë e Mbretërisë së Tij, duke të bërë të marrësh pjesë në pakorruptueshmërinë e Tij. Akoma, Ai na tregon në ty, tashmë të realizuar, se çfarë dëshiron të bëjë për secilin prej nesh.
16 |
2025
GUSHT
Sh. Shtjefni i Hungarisë
E SHTUNË
Atëherë i sollën
disa fëmijë të vegjël
16/8 E SHTUNË GJ. V. [III]
(Sh. Shtjefni i Hungarisë, †1038)
Joz 24,14-29; Ps 15; Mt 19,13-15
Atëherë i sollën disa fëmijë të vegjël Mt 19,13
Është një fjalë e thjeshtë, por një zbulesë e madhe: Ti, o Jezus, nuk je si "rabinët" e tjerë, por shumë, shumë më tepër. Fëmijët nuk të bezdisin, përkundrazi. Ti je baba, nënë, vëlla për ta. Kjo është arsyeja pse shumë prindër i sollën fëmijët e tyre tek Ti që të lutesh për ta dhe t'i bekosh.
17 |
2025
GUSHT
E DIEL
E po, më duhet të
pagëzohem
me pagëzim
17/8 E DIEL GJ. V. Viti C [IV]
Jer 38,4-6,8-10; Ps 39; He 12,1-4; Lk 12:49-53
E po, më duhet të pagëzohem me pagëzim Lk 12,50
A e dini se fjala "pagëzim" vjen nga greqishtja dhe do të thotë "zhytje"? Populli i Izraelit i jepte kuptime të ndryshme zhytjeve në ujë. Tani Jezusi mendon për zhytjen e Tij në gjakun e Vet, nga i Cili do të lindë hiri i Pagëzimit të Krishterë. Ne, të krishterët e pagëzuar, jemi zhytur përfundimisht në dashurinë e Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë dhe vazhdojmë të jemi të mbushur me Të.
18 |
2025
GUSHT
E HËNË
Sepse vetëm
Njëri është i mirë!
18/8 E HËNË GJ. V. [IV]
Gjq 2,11-19; Ps 105; Mt 19,16-22
Sepse vetëm Njëri është i mirë! Mt 19,17
Një grua e moshuar më besoi vuajtjet e saj për të parë veten të dobët, të padurueshme dhe pretencioze ndaj atyre që kujdeseshin për të me kaq kujdes. I sugjerova që të përpiqej ta bazonte gëzimin e saj në të vetmen "të mirë", te Jezusi, siç bëri me Të hajduti "i mirë" i kryqëzuar.
19 |
2025
GUSHT
Sh. Gjoni Eudes
E MARTË
Pa Gjedeoni se kishte
qenë engjëlli i Zotit
19/8 E MARTË GJ. V. [IV]
(pf: Sh. Gjoni Eudes, mesh., † 1680)
Gjq 6,11-24; Ps 84; Mt 19,23-30
Pa Gjedeoni se kishte qenë engjëlli i Zotit Gjq 6,22
Gjedeoni ishte i zhgënjyer dhe tani i zhgënjyer për vdekje: populli i tij vuante skllavërinë e filistenjëve, u poshtërua dhe u shtyp. A është vërtet Hyji i etërve të tij shpëtimtari i Izraelit? Ai nuk vonoi të përgjigjej: nëpërmjet engjëllit të Tij e thirri atë, më të voglin e familjes më të varfër, për të shpëtuar njerëzit me Vetë forcën e Zotit.
20 |
2025
GUSHT
Sh. Bernardi
E MËRKURË
Por edhe ata
morën nga një denar
20/8 E MËRKURË GJ. V. [IV]
(p: Sh. Bernardi, abat e mës. i K., † 1153)
Gjq 9,6-15; Ps 20; Mt 20,1-16
Por edhe ata morën nga një denar Mt 20,10
Ja shëmbëlltyra e punëtorëve të papunë që mirëpresin ftesën për të punuar në vresht. Në fund të ditës, pronari u dha nga një denarë, si atyre që kishin gërmuar dhe djersitur që në mëngjes, ashtu edhe atyre që kishin punuar në orën e fundit. Çfarë “drejtësi” e çuditshme e këtij pronari! Këtë mund ta kuptojmë vetëm duke parë "hajdutin e mirë". Ai e deshi Jezusin për disa minuta dhe hyri në Parajsë me Të, si apostujt që i shërbyen gjithë jetën.
21 |
2025
GUSHT
Sh. Piu X
E ENJTE
Dasma njëmend
është gati
21/8 E ENJTE GJ. V. [IV]
(p: Sh. Piu X, papë, † 1914)
Gjq 11,29-39; Ps 39; Mt 22,1-14
Dasma njëmend është gati Mt 22,8
Zoti bëri gjithçka. Nga dashuria na krijoi, u bë Njeri, ofroi jetën e Tij duke mposhtur vdekjen dhe mëkatin dhe na dha bashkim të plotë me Të. Çfarë feste! Gjithçka është gati të na japë plotësinë e jetës, gëzimin e vërtetë, forcën për çdo situatë, madje edhe për mbajtjen e kryqit, sepse Ai, si dhëndërr besnik, duke parë përulësinë tonë, është gati të na marrë për dore dhe të na prezantojë me festën e Tij.
22 |
2025
GUSHT
Virgjëra Mari Mbretëreshë
E PREMTE
Duaje Zotin,
Hyjin tënd, me gjithë
zemrën tënde
22/8 E PREMTE GJ. V. [IV]
(p: Virgjëra Mari Mbretëreshë)
Rt 1,1,3-6,14-16,22; Ps 145; Mt 22,34-40
Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde Mt 22,37
“Me gjithë zemrën tënde”: me zemrën që ta ka dhënë Ati, në situatat dhe marrëdhëniet që Ai siguron dhe lejon, me dhuntitë e tua, ndjeshmërinë tënde, dobësitë e tu. Pa krahasim, pa murmuritje, do t'i ofrosh "gjithë" jetën tënde, dhe Ai do të të dhurojë gjithë dashurinë e Tij!
23 |
2025
GUSHT
Sh. Roza nga Lima
E SHTUNË
Qoftë bekuar
Zoti
23/8 E SHTUNË GJ. V. [IV]
(Sh. Roza nga Lima, virgj., †1617)
Rt 2,1-3,8-11; 4,13-17; Ps 127; Mt 23,1-12
Qoftë bekuar Zoti Rt 4,14
Gratë i thanë Noemisë: "I bekuar qoftë Zoti"! E thonë kur Noemia bëhet gjyshe. Ajo nuk shpresonte më për këtë, por nusja e tij Ruta, pavarësisht se ishte e huaj, u zgjodh si grua nga një burrë i rëndësishëm. Është Zoti që drejton ngjarjet, edhe ato që duken të vogla. I bekuar qoftë Zoti!
24 |
2025
GUSHT
E DIEL
Atje do të jetë vaj e
kërcëllim dhëmbësh
24/8 E DIEL GJ. V. Viti C [I]
Is 6,18-21; Ps 116; Heb 12,5-7,11-13; Lk 13:22-30
Atje do të jetë vaj e kërcëllim dhëmbësh Lk 13,28
Zoti ka dashur që një ditë të ishte e Vetja, çdo javë, për të na ndihmuar të kujtojmë se jo vetëm kjo botë ekziston, por se ekziston një ekzistencë 'tjetër' që na pret. Si do të jetë? Nëse e lëmë veten të udhëhiqemi nga Zoti edhe në shtigjet përpjetë, me përulësi dhe koherencë, do të jetë një mrekulli e pafund.
Përndryshe…
25 |
2025
GUSHT
Sh. Ludoviku Sh. Jozefi K.
E HËNË
O vëllezërit e dashur
prej Hyjit, e dimë
se jeni të zgjedhur
25/8 E HËNË GJ. V. [I]
(pf: Sh. Ludoviku, † 1270; Sh. Jozefi Kalasanci, mesh., † 1648)
1Sel 1,1-5. 8b-10; Ps 149; Mt 23,13-22
O vëllezërit e dashur prej Hyjit, e dimë se jeni të zgjedhur 1Sel 1,4
Pali, Silvani dhe Timoteu e preknin me dorë veprën e Shpirtit të Shenjtë: ishte Ai që, nëpërmjet fjalës së tyre, hapte zemrat ndaj besimit te Jezusi.
Lutja e Kishës së bashkuar merr Shpirtin e Shenjtë nga Hyji, i Cili i bën fjalët e Barinjve burim jete.
26 |
2025
GUSHT
E MARTË
Hyji vendosi të na
e besojë Ungjillin
26/8 E MARTË GJ. V. [I]
1Sel 2,1-8; Ps 138; Mt 23,23-26
Hyji vendosi të na e besojë Ungjillin 1Sel 2,4
Në Ungjill, sot, Jezusi denoncon me forcë hipokrizinë dhe lakminë e skribëve dhe farisenjve, prandaj i shpall ata udhërrëfyes të padenjë për detyrën e tyre. Ndersa, në leximin e parë, Pali pranon me përulësi se ai është zgjedhur për të shpallur Ungjillin. Për këtë arsye ai nuk kërkon lavdinë njerëzore, por është “i butë, porsi nëna që ushqen e kujdeset për fëmijët e vet”.
Faleminderit, o Jezus, për Barinjtë e shumtë, koherentë si Pali.
27 |
2025
GUSHT
Sh. Monika
E MËRKURË
Pa pushim i falemi
nderit Hyjit
27/8 E MËRKURË GJ. V. [I]
(p: Sh. Monika, † 387)
1Sel 2,9-13; Ps 138; Mt 23,27-32
Pa pushim i falemi nderit Hyjit 1Sel 2,13
Pali u shkruan Selanikasve se ai vazhdimisht e falënderon Hyjin, sepse ata e kanë pranuar Fjalën e Hyjit. Ai ua kishte shpallur dhe tani ai mund të shohë frytet e mrekullueshme të lutjes, unitetit dhe bujarisë në jetën e tyre. Edhe unë dua ta falënderoj pa pushim Jezusin për dashurinë e vëllezërve dhe besnikërinë e tyre ndaj Tij.
28 |
2025
GUSHT
Sh. Agustini
E ENJTE
Do të vijë
Zotëria juaj
28/8 E ENJTE GJ. V. [I]
(p: Sh Agustini, ip. e mës. i K., † 430)
1Sel 3,7-13; Ps 89; Mt 24,42-51
Do të vijë Zotëria juaj Mt 24,42
"Si t'i jetoj ditët e mia të fundit?" një vëlla i shenjtë e pyeti meshtarin, në fund të ushtrimeve shpirtërore, i vetëdijshëm se ishte në fund të jetës së tij. “I lumi ai shërbëtor, që, kur të vijë zotëria, e gjen duke vepruar në punën e vet!” ishte përgjigja që mori. Sytë i ndriçuan: ai mund ta vazhdonte lehtësisht shërbimin me atë pak forcë që i kishte mbetur.
29 |
2025
GUSHT
Martirizimi i
Sh. Gjon Pagëzuesit
E PREMTE
Sepse unë jam me ty,
që të të shpëtoj
29/8 E PREMTE MARTIRIZIMI I SHËN GJON PAGËZUESIT [P]
Jer 1,17-19; Ps 70; Mk 6,17-29
Sepse unë jam me ty, që të të shpëtoj
Jer 1,19
Jeremia mendoi që nuk kishte pse të kishte frikë se do të humbiste jetën për shkak të bindjes ndaj Fjalës së Hyjit, dhe ai përjetoi shpëtimin e tij. Gjoni, gjithashtu i bindur ndaj Hyjit në korrigjimin e mbretit Herod, u vra. Tani shpirti i tij është në lavdinë e Hyjit: ai gëzon shpëtimin e vërtetë!
30 |
2025
GUSHT
E SHTUNË
Të lumtë, shërbëtor
i mirë e besnik!
30/8 E SHTUNË GJ. V. [I]
1Sel 4,9-11; Ps 97; Mt 25,14-30
Të lumtë, shërbëtor i mirë e besnik! Mt 25,21
Është lavdërimi i zotërisë që shpërblen shërbëtorët të cilëve u kishte besuar talentat e tij. Pas kthimit, ai e kupton se këta shërbëtorë janë të mirë dhe besnikë, sepse ata vazhduan t'i shërbenin interesave të tij, me këmbëngulje dhe përpjekje. Shërbëtorët besnikë mbi gjërat e «vogla» do të kenë «pushtet mbi të mëdha». "Të voglat" janë të mirat tokësore, "të mëdhatë" janë të mirat e Mbretërisë së Qiejve: shërbesat, dhuratat dhe frytet e Shpirtit të Shenjtë, të cilat e bëjnë Kishën të rritet në vëllazëri dhe unitet.
31 |
2025
GUSHT
E DIEL
Mik,
ngjitu më lart!
31/8 E DIEL GJ. V. Viti C [II]
Sir 3,17-20.28-29; Ps 67; Heb 12,18-19,22-24; Lk 14,1.7-14
Mik, ngjitu më lart! Lk 14,10
Dishepujt e Jezusit janë të kujdesshëm që të mos zgjedhin vendet e para në komunitet. Ata janë të vëmendshëm që fjalën e fundit t'ia lënë të afërmit të tyre, si dhe të pranojnë shërbimet "më të rëndësishme" vetëm nëse u ngarkohen. Dhe Jezusi mund t'u thotë atyre: për këtë sakrificë të dashurisë tënde unë të bëj "të madh" në Mbretërinë time, unë e njoh shërbimin tënd për të cilin Ati dëshiron të të nderojë.
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01 JANAR 201301 JANAR 2025
- 01/01/2025Lutja e Jubileut 2025
- 02/01/202502 SHKURT 2025
- 01/03/202503 MARS 2025
- 01/04/202504 PRILL 2025
- 01/05/202505 MAJ 2025
- 01/06/202506 QERSHOR 2025
- 01/07/202507 Korrik 2025
- 01/09/202509 Shtator 2025
- 01/10/202510 Tetor 2025
- 01/11/202511 Nëntor 2025
- 01/12/202512 Dhjetor 2025
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- Abbà
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011