CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
01 ago 2014 08 Gusht 2014
08 Gusht 2014
1/8 E PREMTE XVII K.Gj.V. [I]
Sh. Alfons M. de Liguori ipeshkëv e mësues †1787
Jer 26,1-9; Ps 68; Mt 13,54-58
Njerëzit mbetën të mahnitur
Mt 13,48
Njerëzit e Nazaretit mbetën
gojëhapur, pasi mendonin se e
njihnin Jezusin dhe nuk po
e kuptonin se nga i vinte ajo dituri
e aftësi për të bërë mrekullira.
Mahnitja e tyre nuk është një
qëndrim i gabuar, por është mbyllje
në vetvete duke i besuar vetëm
njohjes personale dhe gjykimit
tënd: kjo është krenaria, pikërisht
kjo krenari që pengon të pranosh
surprizat e Zotit.
2/8 E PREMTE XVII K.GJ.V. [I]
Sh. Euzebi i Vercellit ipeshkëv † 372;
sh. Pjetri J. Eymard mesh tar † 1868
Lev 23,1.4-11.15-16.27.34-37; Ps80;
Mt 13,54-58
Dëgjojeni fjalën e Zotit, Hyjit tuaj
Jer 26,13
Është thirrja e profetit Jeremi ndaj
popullit që ka nevojë për kthim.
Edhe tek unë, Zot Jezus, arrin zëri
yt për të më korrigjuar nëpërmjet
vëllezërve dhe rrethanave të jetës…
Kur pranoj me besim të përvuajtur,
ja pra që e gjej paqen, jetën dhe
gëzimin! Faleminderit, Jezus!
3/8 E DJELË XVIII K.GJ.V. Viti A [II]
Sh. Lidia
Is 55,1-3; Sal 144; Rom 8,35.37-39;
Mt 14,13-21
Të gjithë hëngrën e u nginë
Mt 14,20
Kështu përfundon tregimi i
shumëfishimit të bukëve, i vënë në
veprim nga Jezusi.
Kështu përfundon çdo kërkim i joni
për paqen, gëzimin dhe faljen…
nëse dimë ta orientojmë tek ai.
4/8 E HËNË XVIII K.GJ.V. [II]
Sh. Gjoni M. Vianney meshtar † 1859
Jer 28,1-17; Ps 118; Mt 14,22-36
Fepakët përse dyshove? Mt 14,31
Ecja e Pjetrit mbi ujin e liqenit,
drejt Jezusit, i ngjet ecjes së ne të
gjithëve. “Me të parë” Jezusin, kemi
nisur me gëzim të hedhim hapa
drejt tij, ashtu si “mbi ujë”, thuase
të rilindur në një botë të re…
Përgjatë ecjes, nganjëherë, besimi
ynë vihet në provë, lëkundet…
Jezusi, megjithatë, vazhdon të na
dojë dhe na e zgjat dorën e tij.
5/8 E MARTË XVIII K.Gj.V. [II]
Zoja e borës
Jer 30,1-2.12-15.18-22; Ps 101;
Mt 15,1-2.10-14
Njeriun nuk e bën të papastër ç’hyn
në gojë… Mt 15,11
“…kjo që del nga goja, pikërisht
kjo e bën të papastër njeriun!”:
është kjo sa Jezusi i njofton turmës
pasi farisejtë e kishin kritikuar, sepse
dishepujt e tij nuk i ndiqnin disa
rregulla të pastërtisë së ushqimit.
Sa është më e thellë, në të kundërt,
pastërtia me të cilën Jezusi na
thërret! Zbret deri në zemër, dhe në
fakt është pastërtia e zemrës.
Nga një zemër e pastër nuk mund
të dalë asnjë mendim, asnjë veprim,
asnjë fjalë ‘e ndyrë’…
6/8 E MËRKURË SHNDËRRIMI I
ZOTIT [P]
Lp 7,9-10.13-14; Ps 96; 2Pjt 1,16-19; Mt 17,1-9
Çohuni e mos u trembni Mt 17,7
Jezus, drita që shndrit sot në faqen
tënde dhe zëri që nga retë të shpall
“Biri im, i dashur”, të zbulojnë Perëndi
dhe Zot; dora jote që na prek dhe na
ringre në këmbë, të zbulon nga afër
gjithnjë e më tepër: ti, na prano në
ty, në qenien tënde të Dashurisë, në
qenien tënde të Birit: me ty, Jezus, nuk
druhemi më!
7/8 E ENJTE XVIII K.Gj.V. [II]
Sh. Sisti II papë dhe shokët martirë † 258;
Sh. Gajtani meshtar † 1547
Jer 31,31-34; Ps 50; Mt 16,13-23
Do të jem Hyji i tyre dhe ata do të
jenë populli im Jer 31,33
Kjo realizohet, thotë Zoti, kur “të
vendos ligjin tim mes tyre dhe ta
shkruaj në zemrën e tyre”.
Ky ligj është Shpirti i Shenjtë, që
Jezusi i ringjallur do të përhapë
në Kishën e tij, mbi bashkësinë e
dishepujve të vet, si fryt të mundimit
dhe të ringjalljes.
Eja, Shpirt i Shenjtë, jepi çdo anëtari
të Kishës butësinë dhe besnikërinë,
kështu që Ati të mund të gëzojë prej
popullit të vet!
8/8 E PREMTE XVIII K.Gj.V. [II]
Sh. Domeniku meshtar † 1221
Nah 2,1.3; 3,1-3.6-7; Ps: Lp 32,35-41;
Mt 16,24-28
Biri i njeriut do t’i paguajë të gjithë
sipas veprave të tyre Mt 16,27
Jezus, nëse shikon veprimet e mia të
mira e të këqia, e di që nuk meritoj
tjetër veç pasojave të egoizmit dhe
të krenarisë. E di, megjithatë, se ti
ke dhënë jetën për mua: ajo çka më
mban pranë teje në lavdinë e Atit
do të jetë falënderimi për këtë dhe
për të të thënë, duke u dorëzuar në
zemrën tënde: “Jezus, shpëtimtari
im, kij mëshirë për mua!”
9/8 E SHTUNË Sh. TEREZA
BENEDIKTA e KRYQIT (Edit Shtain)
virgjër e martire † 1942 Pajtore e
Europës [P]
Oz 2,16b.17b.21-22; Ps 44; Mt 25,1-13
Do të të bëj fatin tim të përhershëm
Oz 2,21
Sh. Tereza Benediktë, sot, o Jezus,
qëndron para teje, edhe për ne!
Ti i ke rezervuar një dashuri të madhe:
një dashuri që përzgjedh e shpëton,
një dashuri që ngjall dhuratën e
të gjithë vetvetes, një dashuri që e
mirëpret si falënderim sakrificën
e jetës. Faleminderit, Sh. Terezë
Benediktë, që e mirëprite një dashuri
kaq të madhe: po të thërrasim Pajtorja
e të gjithë Europës dhe Mbrojtësja
e jonë!
10/8 E DJELË XIX K.Gj.V. Viti A [III]
Sh. Lorenci xhakua e martir † 258 [P]
1Mb 19,9.11-13; Ps 84; Rom 9,1-5;
Mt 14,22-33
Zemër, jam unë, mos ki frikë!
Mt 14,27
Nëse ekziston frika në zemrën
tënde, duhet ta njohësh veprën e
armikut! Jezusi, në të kundërt,
të do, vetëm, përgjithmonë!
Kërkoje atë dhe do ta gjesh në
Kishën e vet: hapja zemrën!
Do të gjesh paqen e vërtetë e do të
bëhesh mjet për shumë njerëz.
11/8 E HËNË XIX K.Gj.V. [III]
Sh. Kjara virgjëreshë † 1253
Ez 1,2-5.24-28; Ps 148; Mt 17,22-27
Aty u ul mbi të dora e Zotit. Ez. 1,3
Vendose mbi mua dorën tënde,
Jezus; bekomë! Do të shikoj gjatë
të gjithë ditës sime, lavdinë e Atit:
do ta kujtoj praninë e tij në çdo
ngjarje, të vogël o të madhe; do të
njoh vullnetin e tij e do të marr pjesë
me gëzim, duke bashkëpunuar tek
planet e tij për paqen e për bijtë
e tij.
12/8 E MARTË XIX K.Gj.V. [III]
Sh. Johana de Shantal
Ez 2,8 - 3,4; Ps 118; Mt 18,1-5.10.12-14
Hape gojën e ha çka po të jap
Ez 2,8
Ezekieli i bindet kësaj ftese të
Perëndisë: vendos në gojë atë rotull
të shkruar nga vetë Perëndia dhe
e dëgjon “i ëmbël ashtu si mjalta”.
Nga Perëndia ynë, që është Atë,
nuk mund të na vijë veçse e mira;
Fjala e tij është ushqim i vërtetë, na
komunikon forcën e vet, ëmbëlsinë
e vet, dashurinë e vet, këtë dashuri
që nuk do që të humbasë asnjëri
prej bijve. Pasi ta kemi shijuar, këtë
Fjalë, do të dimë edhe ne ta japim!
13/8 E MËRKURË XIX K.Gj.V. [III]
Sh. Ponziani papë e Ipoliti meshtar
martirë † 235
Ez 9,1-7;10,18-22; Ps 112; Mt 18,15-20
Lavdia e Zotit doli nga pragu i
Tempullit e zuri vend mbi kerubinë
Ez 10,18
“Lavdia” e Zotit është bërja e tij të
pranishëm dhe të perceptueshëm.
Kerubinët, të dërguar prej tij, ishin
mjeti i pranisë së tij, i veprës së tij.
Edhe ti, edhe unë, në fund të çdo
kremtimi euharistik “të dërguar” nga
Zoti, e mbajmë me vete: jemi vendi
i lavdisë së tij, i pranisë së tij, dhe i
dashurisë së tij!
14/8 E ENJTE XIX K.Gj.V. [III]
Sh. Maksimilian M. Kolbe meshtar e martir
†1941
Ez 12,1-12; Ps 77; Mt 18,21-19,1
Kanë veshët për të dëgjuar e nuk
dëgjojnë Ez 12,2
Po ti, Zot, që je dashuri, atëherë
ke gjetur gjithashtu edhe mënyrën
për t’i folur Popullit tënd: bëre nga
profeti yt një shenjë.
Eja, Shpirt i Shenjtë, e sot prej çdo
dishepulli të Jezusit bëj një fjalë të
tij të gjallë: të jetë “prania” e tij që
ngushëllon, korrigjon, ndihmon
dhe fal!
15/8 E PREMTE TË NGJITURIT
e të L. V. MARI në QIELL [P]
Vap11,19;12,1-6.10; Ps 44; 1Kor 15,20-27;
Lk 1,39-56
Shpirti im me hare i brohorit Hyjit,
Shëlbuesit tim Lk 1,47
Shpirti yt i përvuajtur dhe i pastër
ngazëllehet në Shpirtin e Shenjtë:
ti për së pari, ti si model e Nënë e të
gjithë Kishës, ke gëzuar shëlbimin,
fryt të sakrificës së dashurisë
së Birit tënd!
Faleminderit, Mari! Duke e mbajtur
shikimin mbi ty, qiellin e shikojmë
me shpresë!
16/8 E SHTUNË XIX K.Gj.V. [III]
Sh. Shtjefni i Hungarisë † 1038; Sh. Rroku †
1327
Ez 18,1-10.13.30-32; Ps 50; Mt 19,13-15
Unë do t’ju gjykoj të gjithëve, secilin
sipas mënyrës së veprimit të vet
Ez 18,30
Duam ta dëgjojmë këtë qortim
tëndin, Atë, ashtu si biri dëgjon
babain ose nënën e tij! Ti për mua
ke një dashuri edhe më të madhe
se ata! Nëse më thërret, kjo ndodh
se më do pranë teje, përgjithmonë,
në gëzimin e vërtetë! Për këtë më
ke dashur, për këtë më ke krijuar!
Faleminderit!
17/8 E DJELË XX K.Gj.V. Viti A [IV]
Sh. Jacinti
Is 56,1.6-7; Ps 66; Rom 11,13-15.29-32; Mt
15,21-28
Më ndihmo, o Zot! Mt 15,25
Ky është përgjërimi i një gruaje
të huaj që takon Jezusin: kishte
marrë nga Shpirti i Shenjtë dhuratën
e besimit… Dhuratë që është derë
e hapur për çdo dhuratë tjetër!
Është “lajmi i mirë” për ne:
t’i ofrojmë Atit bindjen e besimin
tonë, dhe ai do të dijë të bëjë
të mbijë dhurata e tij edhe në “tokë
të huaj”, edhe atje ku nuk guxojmë
të shpresojmë!
18/8 E HËNË XX K.Gj.V. [IV]
S. Agapiti martir † 274
Ez 24,15-24; Lp 32,18-21; Mt 19,16-22
Nëse dëshiron të hysh në jetë,
zbatoji urdhërimet! Mt 19,17
Urdhërimet, dhënë Moisiut
e shkruar në pllaka guri, por
tashmë më përpara të shkruara
nga Ati në zemrën e çdo njeriu,
janë rruga për një jetë të qartë,
për bashkëjetesën në paqe, e që
përgatisin një terren të favorshëm
për takimin me Jezusin, plotësinë e
Ligjit. Nuk do t’i harrojmë!
19/8 E MARTË XX K.Gj.V. [IV]
Sh. Gjoni Eude, meshtar †1640
Ez 28,1-10; Lp 32,26-28.30.35-36; Mt
19,23-30
Vështirë të hyjë i pasuri në
Mbretërinë e Hyjit Mt 19,23
Pasi të flasësh kështu, Jezus, jepmë
një zemër të pastër, të lirë prej
krijesave; mund të të mirëpres si të
vetmin Mbret, e do të gëzoj të gjithë
pasurinë e mbretërisë tënde:
do të jetë e imja vetë zemra e Atit
të gjithë njerëzve!
20/8 E MËRKURË XX K.Gj.V. [IV]
Sh. Bernardi abat e mësues †1153
Ez 34,1-11; Ps 22; Mt 20,1-16
Të fundit do të jenë të parët e të
parët të fundit Mt 20,16
Këto fjalë të tuat, Jezus, më
ndihmojnë për të jetuar me
përvujtëri e seriozitet: nëse, në
mëshirën tënde, më ke dhënë që
ta njoh shpejt shpëtimin tënd, kjo
nuk mund të jetë një zbrazëtirë për
mua, por për më tepër është një
impenjim: do të kërkoj që të bëhem
i njëjtë me ty në dashuri, për çdo
ditë e më shumë!
21/8 E ENJTE XX K.Gj.V. [IV]
Sh. Piu X papë † 1914
Ez 36,23-28; Ps 50; Mt 22,1-14
Shumë janë të thirrur, por pak janë
të zgjedhur Mt 22,14
Kjo fjalë e Jezusit nuk më frikëson,
por më nxit që ta marr seriozisht
ardhjen e tij, mësimin e tij, ofertën e
tij në kryq, fitoren e tij mbi vdekjen.
Nëse lë me të vërtetë që Jezusi të
jetë udhëheqja e jetës sime, ai do të
më çojë në atë festë të dasmës ku
më pret përqafimi i pasosur i Atit.
22/8 E PREMTE XX K.Gj.V. [IV]
Sh. Maria Virgjër e Mbretëreshë
Ez 37,1-14; Ps 106; Mt 22,34-40
Mësues, cili është më i madhi
urdhërim i Ligjit? Mt 22,36
Jezus, Mësues i vërtetë, mes
rregullave të panumërta të Ligjit,
me siguri, ti ke dëftuar“urdhërimin
e madh”; pastaj, duke u shtrënguar
dhe u përthelluar sërisht, ke bërë
të vetmen urdhëresë, të vetmen
rrugë të sigurtë, për njerëzit e tu:
“Duajeni njëri-tjetrin…”.
Urdhëresën tënde, po e bëjmë
përvojë çdo ditë, se nuk është një
rregull shterpë, por është dritë për
çdo hap, është jetë e amshuar.
Mari e Shenjtërueshme, Mbretëresha
e Dashurisë, këndo aleluja e lutu
për ne!
23/8 E SHTUNË XX K.Gj.V. [IV]
Sh. Roza nga Lima virgjër † 1617
Ez 43,1-7; Ps 84; Mt 23,1-12
Kush përvuhet do të lartësohet
Mt 23,12
Atë ditë mund të zgjidhja:
t’i dedikohesha ndonjë pastrimi
të prapambetur, në shtëpi, apo të
nisja një punë më pak të lodhshme,
por gjithësesi të dobishme…
Zgjodha shërbimin e parë, për
“t’iu vënë pranë” të tjerëve, që atë
ditë zhvillonin gjithashtu edhe një
punë të lodhshme në kopësht.
Disa ditë më pas jam kërkuar
për këtë shërbim me më tepër
pushim…; edhe për të tjerët kishte
ardhur koha e shplodhjes. Ati sheh
gjithçka!
24/8 E DJELË XXI K.Gj.V. Viti A [I]
SH. BARTOLOMEU Apostull [P]
s 22,19-23; Ps 137; Rom 11,33-36;
Mt 16,13-20
Ti je Pjetër-Shkëmb dhe mbi këtë
shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën
time Mt 16,18
Pjetri sapo kishte kryer aktin e tij
të besimit në Jezusin: për hirin
e Shpirtit të Shenjtë e kishte njohur
për Bir të Perëndisë! Jezusi, nga ana
e tij, mundi t’i besojë një detyrë
në Kishën e vet!
25/8 E HËNË XXI K.Gj.V. [I]
Sh. Ludoviku † 1270 ; Sh. Jozefi Kalasanci,
meshtar †1558
2Sel 1,1-5.11-12; Ps 95; Mt 23,13-22
Hyji ynë t’ju bëjë të denjë për
thirrjen e vet! 2Sel 1,11
Bashkohem sot me këtë lutje të
bukur të Apostullit, në favor të
vëllezërve të mi; do ta bëj duke
kërkuar të përmbush me dashuri
vullnetin e Atit për mua!
26/8 E MARTË XXI K.Gj.V. [I]
Sh. Zefirini
2Sel 2,1-3.13-17; Ps 95; Mt 23,23-26
Mos lejoni t’ju gënjejë kush, në
asnjë mënyrë! 2Sel 2,3
Sa e lehtë është ta lë veten të
gënjehem nga ndjenjat e mia dhe
nga arsyetimet e mia, apo edhe nga
mënyrat e mendimet e kësaj bote…!
Ti, megjithatë, Jezus, më mbro, më
ndriço dhe më udhëhiq: më mjafton
vetëm pak përvujtëri; më mjafton të
qëndroj i shtrënguar pas fjalës tënde
dhe në Kishën tënde! Faleminderit,
Jezus, Bariu i im i mirë!
27/8 E MËRKURË XXI K.Gj.V. [I]
Sh. Monika †387
2Sel 3,6-10.16-18; Ps 127; Mt 23,27-32
Kur jetuam ndër ju, nuk jetuam në
përtaci 2Sel 3,7
Qenia dishepull i Jezusit dhe jetesa
duke e mbajtur shikimin të fiksuar
nga ai, nuk na heq nga zotimi
i kësaj bote: do t'ju përmbushim
madje me kujdes, me qartësi
e gëzim, duke dhënë dëshminë
e Jezusit e duke u bërë mjeti
i dashurisë së tij.
28/8 E MËRKURË XXI K.GJ.V. [I]
Sh. Agustini ipeshkëv e mësues † 430
1Kor 1,1-9; Ps 144; Mt 24,42-51
Rrini gati! Mt 24,44
Po, Jezus, eja: ne jemi të gatshëm!
E gjithë kjo që na zoton, nuk është
tjetër veçse një mënyrë për të
përgatitur e për të përshpejtuar, me
dashuri vepruese, ardhjen tënde, që
je e gjithë Dashuria! Eja!
29/8 E PREMTE
Martirizimi i SH. GJON PAGËZUESIT [P]
Jer 1,17-19; Ps 70; Mk 6,17-29
Ata do të luftojnë kundër teje, por
s’do të ngadhënjejnë mbi ty
Jer 1,19
Kjo frazë na bën të këqyrim
martirizimin e Gjon Pagëzuesit
me sytë e Perëndisë.
Fitoret e Zotit janë ndryshme nga
ato që brishtësia e njeriut dëshiron
e që vështrimi i tij miop arrin të
kapë: nuk janë fitore të dukshme
e kalimtare prej dredhimit ndaj një
vuajtje, një lodhje, një dorëheqje…;
fitoret e Zotit kalojnë nëpërmjet
kryqit, dhënies së vetvetes,
drejtpërsëdrejti vdekjes; nuk e
mbrojnë trupin, por atë jetë
të pasosur që, për dhuratë të tij,
është tashmë në ne.
30/8 E SHTUNË XXI K.Gj.V. [I]
Sh. Feliksi
1Kor 1,26-31; Ps 32; Mt 25,14-30
Pse u dëftove besnik në sende të
vogla, do të bëj të parë mbi pasuri
të mëdha Mt 25,21
Nëse vihem përballë vëllezërve të
mi shikoj se është tepër e vogël ajo
çfarë mund të bëj për Jezusin…
Në këtë “pak” do të kërkoj të jetoj
një dashuri me besnikëri; e di se
Jezusi, si shpërblim, nuk do e nuk
mund të më japë tjetër veçse zemrën
e vet! E çfarë mund të dëshiroj më
shumë?
31/8 E DJELË XXII K.Gj.V. Viti A [II]
Sh. Rajmondi
Jer 20,7-9; Ps 62; Rom 12,1-2; Mt 16,21-27
Kush do ta ruajë jetën e vet, do ta
bjerrë, kurse ai që e bjerr për shkak
timin, do ta gjejë Mt 16,25
Kur, në zemër, e fal vëllanë tim,
të cilit as nuk i ka rënë ndër mend
që të më ketë lënduar, e vazhdoj
ta shikoj me dashuri… Kur shkoj
të fle i fundit, duke kompletuar
në qetësi shërbimin e përditshëm
ndaj vëllezërve të mi familiarë…
Humbas jetën, Jezus, por e humbas
për dashurinë tënde! E ti mos
vono të më japësh gëzimin tënd!
Faleminderit!
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- AbbÃ
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011