ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 JANAR 2013
01 JANAR 2016

2016 JANAR 

 

1/1 E Premte SH. MARIA Nëna e Hyjit [P]

Neh 6,22-27; Ps 66; Gal 4,4-7; Lk 2,16-21

 

Maria i mbante mend me kujdes të gjithë këto ngjarje dhe i shoshiste në zemrën e vet   Lk 2,19

 

Mari, nëna e Jezusit, na ndihmo me shembullin tënd që të jetojmë për të dhe në të: do të ruajmë brenda nesh tërë atë çfarë lidhet me të, me fjalën e tij e me kujtimin e fakteve të jetës së tij. Ti na ndihmo për ta dashur kështu, me të gjithë zemrën.

Mari, Nëna e Zotit që është mishëruar, lutu për ne!

 

 

2/1 E shtunË K.Kr. [P]

Sh. Bazili † 379 e Sh. Gregori † 390, ipeshkvinj e mësues

1Gjn 2,22-28; Ps 97; Gjn 1,19-28

 

Fëmijëzit e mi, qëndroni në Të

1 Gjn 2,28

 

Tanimë, në shekullin e parë disa “vëllezër të rremë” po e rrënonin fenë e bashkësisë, duke mohuar se Jezusi është Krishti, i dërguar nga Hyji si Biri i tij. Sh. Gjoni i fton ngrohtësisht të krishterët për të qëndruar në atë që kanë mësuar, ndonëse mund t'u kushtojë shtrenjtë. Do të rezistojmë, ditë pas dite me besnikëri, për t’u gjetur ”të drejtë“ kur Jezusi të rikthehet.

 

 

3/1 E DjelË II pas Krishtlindjes [II]

Emri Tejet i Shenjtë i Jezusit

Sir 24,1-4.8-12; Ps 147; Ef 1,3-6.15-18;

Gjn 1,1-18

 

Ne e pamë lavdinë e tij Gjn 1,14

 

Sh. Gjoni, me Apostujt e tjerë, mund të dëshmojë se Jezusi ka ardhur nga Perëndia. Mund ta thotë pasi ta ketë dëgjuar të flasë si Profetët e pasi ta ketë parë të konfirmojë fjalën e vet me mrekullitë që e shoqëronin. Ka mundur të kqyrë lavdinë e tij në mal e, sëbashku me shumë dishepuj, është dëshmitar i ofrimit të vet në kryq si dhe i ngadhënjimit të tij mbi vdekjen gjatë Ringjalljes.

 

 

4/1 E HËNE II K.Kr [P]

Sh. Anxhela

1Gjn 3,7-10; Ps 97; Gjn 1,35-42

 

Ç'kërkoni? Gjn 1,38

 

A shkoj në kishë në Meshën e Shenjtë për të takuar Jezusin? Apo shkoj për motive të tjera o pa motiv? Ai është i pranishëm, po unë a e kërkoj me të vërtetë atë, për ta dashur me gjithë zemër, apo kërkoj ndonjë emocion, ndonjë sadisfaksion gjatë këngëve ose homelisë, apo ndonjë ngushëllim tjetër?

Shpirt i Shenjtë, më ndihmo për të jetuar seriozisht besimin tim në Jezusin!

 

 

5/1 E MARTË K.Kr. [P]

Sh. Emiliana

1Gjn 3,11-21; Ps 99; Gjn 1,43-51

 

Hyji njeh gjithçka 1 Gjn 3,20

 

Sh. Gjoni po flet mbi jetën e të krishterëve si bij të Perëndisë. Ata në fakt janë të tillë sepse e kanë ndërprerë lidhjen me mëkatin, me vënien në vend të parë të idhujtarisë së punës, të sportit, të lojës, të dashurive të çrregullta… Praktikojnë dashurinë vëllazërore, në shtëpi, në famulli e janë të gatshëm për t’i shkuar në ndihmë kujt gjëndet në nevojë. Prej tyre Perëndia njeh çdo gjë, mbi të gjitha zotimin e tyre dhe lodhjen e tyre në këtë stil jetese: do t’i shpërblejë duke ua dëgjuar lutjet.

 

 

6/1 E MËRkurË DËFTIMI I ZOTIT [P]

Is 60,1-6; Ps 71; Ef 3,2-3a.5-6; Mt 2.1-12

 

Panë fëmijën, ranë përmbys dhe e adhuruan   Mt 2,11

 

Sot kremtojmë Epifaninë, e pra dëftimin e Jezusit, të ardhur për të gjithë popujt. Nuk ka qenë një dëftim i jashtëm: Dijetarët panë vetëm një fëmijë, drejtpërsëdrejti shumë të varfër. Ai u është dëftuar zemrave të tyre, dhe ata e pranuan të denjë për ta adhuruar e për atë çfarë kishin më të çmueshme. Edhe në zemrën time sot është Epifania: Jezusi më dëftehet mua si Zoti im, Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë.

 

 

7/1 E ENJTE K.Kr. [P]

Sh. Raimondi i Penjafortit meshtar † 1275;

1Gjn 3,22 - 4,6; Ps 2; Mt 4,12-17.23-25

 

Kush nuk është prej Hyjit, ai nuk na dëgjon 1Gjn 4,6

 

Jezusi u kishte thënë apostujve të vet: “Kush ju dëgjon ju, më dëgjon mua”; tani apostulli Gjon përsërit të njëjtën gjë. Nëse nuk u kushtoj vëmendje e bindje ipeshkvit dhe të dërguarve të tij, jam jashtë bashkimit me Jezusin e me Perëndinë.

Shpirt i Shenjtë, më jep përvujtërinë e zemrës!

 

 

8/1 E premte K.Kr [P]

Sh. Severini

1Gjn 4,7-10; Ps 71; Mk 6,34-44

 

Dashuria vjen nga Hyji 1 Gjn 4,7

 

Do të desha edhe unë që të mbledh vetëm dashuri në zemrën time, sepse vetëm dashuria vjen prej Atit dhe më mban të bashkuar me të.

Më ndihmo, Shpirt i Shenjtë, bëj dritë brenda meje, që qenia ime dhe reagimi im – në mendime, në fjalë, në veprime – të jetë gjithmonë dashuri, të jetë dhuratë e vetvetes ndaj Atit, dhe, për të, ndaj vëllezërve!

 

 

9/1 E SHTUNË K.Kr. [P]

Sh. Adriani i Kanterburyt

1Gjn 4,11-18; Ps 71; Mk 6,45-52

 

Na e ka dhuruar Shpirtin e vet  

1 Gjn 4,13

 

Hyji ynë na ka treguar udhën e dashurisë, por nuk na ka dhënë vetëm “shenjat rrugore”, d.m.th. urdhërimet e porositë! A na e ka ofruar edhe “karburantin”, pra Shpirtin e tij!

Hyji është dashuri dhe Shpirti i tij na bën të aftë për të dashur, madje, do në ne!

 

 

10/1 E DjelË PAGËZIMI I ZOTIT [P]

Sh. Agatoni (Mirashi)

Is 40,1-5.9-11; Sal 103; Tt 2,11-14; 3,4-7; Lc 3,15-16.21-22

 

Ti je Biri im - Djali i dishirit Lk 3,22

 

Jezus, ishe në kohën që sapo kishe zbritur në ato ujra të ndyra prej mëkatit të popullit: prej atij mëkati merrje mbi vete mallkimin; do ta mbaje deri në kryq, ku dashuria jote e vuajtja jote do ta shndërronte në hir e bekim. Ati nuk mund të heshtë: ti je Biri i tij; merre ti pranë vetes të gjithë dashurinë për ne dhe realizoje! Ai po na e thotë me gëzim!

 

 

11/1 E hËnË K.Gj.V. [I]

Sh. Pavlini

1Sam 1,1-8; Ps 115; Mk 1,14-20

 

Zoti e kishte lënë shqirrë 1Sam 1,6

 

Sa rrethana jemi përpjekur që t'i shikojmë për të padrejta apo për vullnet të pashpjegueshëm të Perëndisë! Jo, ai nuk bën dhe nuk lejon asgjë që të mos jetë e mira e vërtetë më e madhe e jona. Kjo periudhë shterpësie do të bëjë më pas që të provohet për Anën se i biri Samueli është me të vërtetë dhuratë e Perëndisë, aq sa ajo do t’ia ofrojë atij me gëzim të madh.

Atë, nuk i kuptoj vuajtjet e mia, por besoj në ty: ti më do!

 

 

12/1 E martË I K.GJ.V. [I]

Sh. Tatjana

1Sam 1,9-20; 1Ps 2,1.4-8; Mk 1,21-28

 

Unë do t’ia kushtoj Zotit për të gjitha ditët e jetës së tij   1Sam 1,11

 

Këto fjalë bëjnë pjesë në lutjen që Ana, nëna e Samuelit, po ia drejton Perëndisë. Ajo është e pikëlluar, pasi nuk lind fëmijë; i kushtohet Perëndisë, që nëse do t’i japë një fëmijë, ajo do t’ia kushtojë.

Falënderojmë Atin për dhuratën e jetës e cila vjen prej tij. Falënderojmë edhe të gjitha nënat e baballarët që janë të gatshëm t'i japin njërin fëmijë Perëndisë!

 

 

13/1 E mËrkurË I K.GJ.V. [I]

Sh. Ilari, ipeshkëv e mësues, † 367

1Sam 3,1-10.19-20; Ps 39; Mk 1,29-39

 

Fol o Zot se të dëgjon shërbëtori yt 1Sam 3,9

 

Zoti e thirri dhe e zgjoi Samuelin, por nuk i zbuloi asgjë tjetër derisa Samueli i tha: “Fol, sepse shërbëtori yt të dëgjon”.

Zoti ngandonjëherë na zgjon, na hap sytë lidhur me gjendjen tonë, porse pastaj ai pret: nuk do që të ndërhyjë me prepotencë, nuk dëshiron të imponohet, por pret gatishmërinë tonë.

Fol, Zot, po të dëgjoj!

 

 

14/1 E enjte I K.GJ.V. [I]

Sh. Feliksi

1Sam 4,1-11; Ps 43; Mk 1,40-45

 

Jini trima e luftoni   1Sam 4,9

 

Nëse jemi të mbrojtur nga Perëndia, nuk mund të na bëjë asgjë forca e njerëzve ose e shpirtërave që na luftojnë. Por nëse e keqja jonë është shkaktuar nga mëkati ynë, Zoti nuk mund të na japë bekimin e tij; atëhere armiqtë tanë mund të kenë epërsi mbi ne.

Jezus, bëj që të jemi besnikë!

 

 

15/1 E premte I K.GJ.V. [I]

Sh. Pali heremit

1Sam 8,4-7.10-22; Ps 88; Mk 2,1-12

 

Zoti nuk do t'ju vështojë 1Sam 8,18

 

Zoti nuk na mashtron: na i jep shenjat për të mirën tonë, na këshillon, na vë në rojë nga ajo çfarë na dëmton, porse nuk na detyron. Nëse bëhem kokëfortë në mosdëgjesën e tij, më lë të veproj e, duke vijuar të mbikqyrë mbi mua, më lë të provoj pasojat e mosbindjes sime; nuk nxiton menjëherë për të më hequr nga telashet: pret, derisa unë të kuptoj mirësinë dhe të vërtetën e fjalëve të tia.

 

 

16/1 E shtunË I K.GJ.V [I]

Sh. Donati

1Sam 9,1-4.17-19; 10,1; Ps 20; Ml 2,13-17

 

Qe njeriu për të cilin të kam thënë 1Sam 9,17

 

Kush i jepet Zotit me të gjithë zemrën, ashtu si Samueli, është gjithmonë i drejtuar nga ai për të kryer vullnetin e tij.

Zot Jezus, të falënderoj nëse më udhëheq edhe mua, kur të vihem në disposizicionin tënd të plotë!

 

 

17/1 E DjelË II K.GJ.V. [I]

Sh. Antoni abat † 356

Is 62,1-5; Ps 95; 1Kor 12,4-11; Gj 2,1-11

 

E dëftoi lavdinë e vet dhe nxënësit e tij besuan në të Gjn 2,11

 

Në Kanë, Jezusi shpall lavdinë e vet me të parën prej “shenjave” të tia. Duke shndërruar ujin e pastrimit në verë, ai na bën të kalojmë nga zbatimi i rëndë i Ligjit, që ka nevojë për pastrimet e vazhdueshme të jashtme me anën e ujit, në një marrëdhënie të dashurisë me Perëndinë, të përfaqësuar nga vera, e cila nga brenda e ngroh dhe e deh zemrën, duke i sjellë njeriut përjetimin e fjalës së Perëndisë me gëzim. Përballë këtij bashkëbisedimi që ndodh duke mirëpritur Jezusin, dishepujt e tij nisin të besojnë që me të vërtetë është pikërisht ai Mesia.

 

 

18/1 E hËnË II K.GJ.V. [II]

FILLIMI I TETËDITSHES SË LUTJES

PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE

Sh. Priska

1Sam 15,16-23; Ps 49; Mk 2,18-22

 

Bindja është më mirë se sakrifica

1Sam 15,22

 

Mbreti Saul ia doli ta mposhtte Amalekun, si i urdhëruar nga Zoti. Ai dhe ushtrarët e tij, sidoqoftë nuk i kishin eliminuar të gjitha kafshët, siç u kërkua nga Perëndia, por patën mbajtur disa krerë për t’ia ofruar si sakrificë. Perëndia, megjithatë, kishte parë në këtë vendim lidhjen e tyre me gjërat më tepër se me të. Nuk mund të besonte në ta!

Faleminderit, Atë, që e shikon zemrën tonë. Faleminderit për ftesën që ta marrim seriozisht fjalën tënde si dhe për t’u bindur që ta kemi forcën e të jetuarit të gjithë të bashkuar si vëllezër.

 

 

19/1 E martË II K.GJ.V [II]

Tetëditeshja e lutjes për bashkimin

e të krishterëve

Sh. Mario

1Sam 16,1-7.10-13; Ps 88; Mk 2,23-28

 

Biri i njeriut është edhe zotëruesi i së shtunës Mk 2,28

 

Zot Jezus, ndihmona për të interpretuar me drejtësi fjalën e Perëndisë, për ta ruajtur atë çdo ditë në zemër dhe për ta njohur vullnetin e tij.

Jepna që të jetojmë të bashkuar në dashurinë tënde për t’i dhënë lavdinë Atit, ashtu si ke bërë gjithmonë ti.

Faleminderit, Jezus!

 

 

20/1 E mËrkurË II K.GJ.V. [II]

Tetëditshja e lutjes për bashkimin

e të krishterëve

Sh. Fabiani papë e martir † shek. III

Sh. Sebastiani martir † 304

1Sam 17,32-33.37.40-51; Ps 143; Mk 3,1-6

Çohu e dil përpara të gjithëve Mk 3,3

 

Jezusi po i kërkon një burri me dorë të paralizuar që të vendoset në mes të sinagogës. Të gjithë «duhet» ta shikojnë se cili është interpretimi i vërtetë i ligjit të së Shtunës, ditë e bërë për të gëzuar veprat e Perëndisë. Prej tyre duhet të përfitojnë të gjithë edhe ata që janë të bllokuar në marrëdhëniet me të tjerët.

Faleminderit, Jezus, për lutjen tënde, që të gjithë ne të krishterët të jemi një me ty, e për aftësinë tënde për të shëruar limitet dhe mbylljet tona reciproke!

 

 

21/1 E enjte II K.GJ.V. [II]

Tetëditëshja e lutjes për bashkimin

e të krishterëve

Sh. Anjezja, e virgjër e martire † 304

1Sam 18,6-9;19,1-7; Ps 55; Mk 3,7-12

 

Kishte shëruar shumë Mk 3,10

 

Më shërove edhe mua, Jezus!

Kisha frikë prej Perëndisë,

kisha frikë prej mëkateve,

kisha frikë prej ferrit,

kisha frikë prej vdekjes,

kisha frikë…

Në Kishën tënde më ke dhënë sigurinë se Perëndia është Babai im dhe më ke bërë ta ndjej dashurinë. Nuk kam më frikë, Jezus: faleminderit!

Të besohemi me besnikëri por edhe me nevojën e bashkimit mes nesh të krishterëve: bëj që të dimë të japim dëshminë me dashuri vëllazërore, për të nisur nga familja dhe famullia jonë!

 

 

22/1 E premte II K.GJ.V [II]

Tetëditëshja e lutjes për bashkimin

e të krishterëve

Sh. Vincenci xhakua e martir

1Sam 24,3-21; Ps 56; Mk 3,13-19

 

Zoti gjykoftë ndërmjet meje e teje 1Sam 24,13

 

Davidi, i persekutuar nga mbreti Saul, e respekton dhe nuk hakmerret, pavarësisht se e ka rastin, por e bind atë për veprimin e vet të drejtë ndaj tij. Thirret nga Zoti, që shikon gjithçka dhe gjykon me vërtetësi: nga ai pret mbrojtjen.

Jezus, jepmë butësi e dashuri edhe ndaj armiqve!

 

 

23/1 E SHTUNË II K.GJ.V [II]Tetëditëshja e lutjes për bashkimin

e të krishterëve

Sh. Emerenciana

2Sam 1,1-4.11-12.17.19.23-27; Ps 79;

Mk 3,20-21

 

Ranë trimat në mes të betejës

2 Sam 1,25

 

Këto fjalë bëjnë pjesë në këngët e vajit që Davidi i drejtoi Perëndisë për vdekjen e mbretit Saul dhe Gionatanit, djalit të tij. Ai ngre lart heroikën, për zellin e tyre në fuqizimin e mbretërisë së Izraelit dhe në mbrojtjen e saj nga armiqtë.

T’i kërkojmë Jezusit që të ngjallë sërisht, si mes nesh katolilëve ashtu edhe mes vëllezërve të besimeve të tjera, njerëzve të aftë për të vlerësuar diversitetin, arritjen në përfundimin drejt lavdisë së tij dhe bashkimit.

 

 

24/1 E djelË III K.GJ.V. [P]

Sh. Françesku i Sales, ipeshkëv e mësues

† 1622

Neh 8,2-4.5-6.8-10; Ps 18; 1Kor 12,12-30; Lk 1,1-4; 4,14-21

Shpirti i Zotit është mbi mua   Lk 4,18

Më në fund! Kjo fjalë e mrekullueshme, e dhuruar popullit të Izraelit prej gojës së profetit, gjen realizimin. Është Jezusi, i Nazaretit të tyre, i rritur mes fëmijëve të tyre e, burrë, lektor me vlerë në sinagogën e tyre: mbi të ka zbritur Shpirti i Shenjtë i Zotit. Kush do të jetë tepër i varfër dhe i përvuajtur si Krishti, i Dërguari nga Hyji për të sjellë dashurinë, do të njohë lirinë e zemrës e plotësinë e jetës!

 

 

25/1 E HËnË KTHIMI I SHËN PALIT Ap. [P]

Përfundimi i tetëditëshes së lutjes për bashkimin e të krishterëve

Vap 22,3-16 (ose 9,1-22); Ps 116;

Mk 16,15-18

 

Unë jam Jezusi, Nazarenasi të cilin ti e salvon   Vap 22,8

 

Ngahera Jezusi persekutohet në dishepujt e vet në shumë anë të botës. Sot kremtojmë takimin me Jezusin të njërit prej përndjekësve të tij, Saulit: takim që ia hapi sytë, që i shndërroi jetën dhe emrin dhe që e bëri dishepullin e vet të çmueshëm.

Me ndërmjetësinë e Sh. Palit vallë a mund ta takojnë Jezusin përndjekësit e tjerë të sotëm! E edhe përndjekësi që ndanjëherë jam unë, u bëftë në Kishë veprimtar i bashkimit!

 

 

26/1 E MARTË III K.GJ.V. [III]

Sh. Timoteu e Sh. Titi, ipeshkvij (m) [P]

2Tim 1,1-8 (ose Tt 1,1-5); Ps 95;

Lk 10,1-9

 

Prandaj të mos vijë marre ta dëshmosh Zotin 2Tim 1,8

 

A vjen ndokush për t’më vizituar pikërisht ndërsa shkoj për të marrë Eukaristinë e së djelës? Nuk më vjen turp t’i kërkoj që të kalojë në një çast tjetër: nëse ai kërkon prej meje pak dashuri e urtësi, kuptohet se është vetëm prej Jezusit që e marr; nuk mund të mungoj në takimin më të rëndësishëm me të!

Shenjtërit Timoteu e Titi, Dëshmitarë të Jezusit në Kishën që lind, kërkoni për ne Shpirtin e Shenjtë!

 

 

27/1 E mËrkurË III K.GJ.V [III]

Sh. Anxhela Meriçi virgjër † 1474

2Sam 7,4-17; Ps 88; Mk 4,1-20

 

Doli mbjellësi për të mbjellë Mk 4,3

 

Po, Jezus, dua të dëgjoj; dua të dëgjoj dhe ta ruaj Fjalën Tënde. Ti dëshiron ta mbjellësh brenda meje edhe sot: gjatë takimit me ty në Meshë, nëpërmjet çastit të lutjes që do ta rezervoj këtë mëngjes duke lexuar Ungjillin ose kur të më bësh që t'më vijë ndër mend mësimi i yt.

Jezus, dua të të dëgjoj: fara e Fjalës tënde do të sjellë fryt!

 

 

28/1 E ENJTE III K.GJ.V. [III]]

Sh. Toma i Akuinit, meshtar e mësues

† 1274

2Sam 7,18-19.24-29; Ps 131; Mk 4,21-25

 

Me atë masë që të matni me atë do t’ju matet  Mk 4,24

 

Më kushtonte që të hiqja dorë nga ajo gjë…, por shikoja që vëllai im kishte nevojë më shumë se unë; ia dhashë. Nuk u desh të prisja shumë: të nesërmen pata rastin të përjetoja një çast bashkimi me të që më mbushi me gëzim.

Faleminderit Jezus, që i mban premtimet e tua!

 

 

29/1 E PremtE   III K.GJ.V. [III]

Sh. Jozefi Freinademetz meshtar † 1908

2Sam 11,1-10a.13-17; Ps 50; Mk 4,26-34

 

Me çka ta krahasojmë Mbretërinë e Hyjit?   Mk 4,30

 

Jezusi flet shpesh për Mbretërinë e Hyjit. Po ç'është Mbretëria e Hyjit? Është ai realitet që bëhet i pranishëm atje ku një zemër i bindet Zotit, i thotë po dëftimeve të tia; atje ai mund shprehë qenien e tij mbretërore: mundet pra që të dojë, të mbushë me jetën, me paqe e me gëzim!

 

 

30/1 E ShtunË III K.GJ.V. [III]

Sh. Martina

2Sam 12,1-7.10-17; Ps 50; Mk 4,35-41

 

Kam mëkatuar kundër Zotit

2 Sam 12,13

 

Davidi bëri që të vdiste Uria për të mbajtur të fshehur mëkatin e kryer me gruan e tij. I qortuar nga profeti Natan, e pranoi mëkatin dhe u fal…

Faleminderit, Jezus, për mëshirën tënde: edhe mua, shpeshherë më ke dhënë faljen përmes mbarështuesit tënd. Ti je shpresa ime edhe për të ardhmen. Në ty gjej paqen.

 

 

31/1 E DJelË III K.GJ.V. [III]

Sh. Gjon Bosko

Jer 1,4-5.17-19; Ps 70;

1Kor 12,31 - 13,13; Lk 4,21-30

 

Asnjë profet nuk mirëpritet në atdheun e vet   Lk 4,24

 

Banorët e vendit të Jezusit nuk do ta njihnin si Bir të Hyjit, si Mesinë e shumëpritur dhe do ta trajtonin si një trillues. Kur e ndjekim Jezusin në dashurinë dhe në urtësinë e vet, edhe ne mund të vihemi në lojë apo të na tallin ose të na kundërshtojnë të afërmit tanë apo bashkëqytetarët. Duke qenë se edhe Jezusi e përshkoi këtë rrugë rrëpire, nuk duhet të kemi frikë.

 

In primo piano