ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 JANAR 2013
01 JANAR 2019

2019 JANAR 

1/1  E MARTË

VIRGJËRA MARI, HYJLINDËSE                      (E kremte) [P]

Nm 6,22-27; Ps 66; Gal 4,4-7; Lk 2,16-21

Të bekoftë Zoti e të mbroftë  Nm 6,24

 

Kur meshtari, por edhe një i krishterë i thjeshtë, shqiptojnë fjalë bekimi të frymëzuar nga Shpirti i Shenjt, ato realizohen nga Ati dhe nga Jezusi: dalin nga dashuria e tyre. Bekimi që sot marrim është një dritë dhe një forcë për gjithë vitin, edhe me ndërmjetësimin e Marisë, e shenjtërueshmja Nëna e Hyjit.

 

 

2/1  E MËRKURË  K. E KRISHTL. [P]

(p: Sh. Bazili M., † 379, dhe Gregori N., † 390, ipeshkvinj e mës. të K.)

1 Gjn 2,22-28; Ps 97; Gjn 1,19-28

Unë jam zëri i atij që bërtet në shkreti  Gj 1,23

 

Gjon Pagëzuesi bërtiste në shkreti duke i ftuar të përgatiteshin të mirëprisnin Mesinë. Ky, në fakt, do të kishte pagëzuar me Shpirt Shenjt. Pasi të kishte falur mëkatin, do të kishte mbushur në zemrat aftësinë për të mbetur në dashurinë e Hyjit dhe të vëllezërve. Faleminderit, Jezus: je ti "Emanueli". Faleminderit që na do, aq sa ne, duke besuar që ti je Biri i Hyjit, mund të bëjmë përvojën e qiellit.

 

3/1  E ENJTE K. E KRISHTL. [P]

(pf: Emri tejet i Shenjtë i Jezusit)

1 Gjn 2,29 - 3,6; Ps 97; Gjn 1,29-34

Ai është që pagëzon me Shpirtin Shenjt  Gj 1,33

 

Për shumë vite kam shkuar në Meshë sepse më kanë mësuar prindërit e mi që aq shumë dëshironin. Një ditë ama kam kuptuar, për dhuratë të Shpirtit Shenjt, që shkoja për t’iu përgjigjur thirrjes së Jezusit dhe gjendesha bashkë me vëllezërit e tij, për të celebruar Dashurinë e tij. Atëherë kam filluar të mësoj t’i dhuroj jetën Atit siç Jezusi. Lavdi Emrit tënd, o Zot Jezus!

4/1  E PREMTE K. E KRISHTL. [P]

1 Gjn 3,7-10; Ps 97; Gjn 1,35-42

U tha atyre: "Ejani e shihni"  Gjn 1,39

 

Dy dishepujt e Gjon Pagëzuesit kërkonin Jezusin dhe ai, kur pa dëshirën e tyre të zjarrtë që ishte e sinqertë, i thirri pranë vetes për të shijuar dhe për të marrë pjesë në dashurinë e tij dhe të Atit qiellor. Mund ta pyes veten edhe unë: a është kërkimi im serioz? A kërkoj diçka apo Dikë? Diçka për të shijuar jetën, ose Dikë për të shërbyer dhe për të dashur?

 

5/1  E SHTUNË  K. E KRISHTL. [P]

1 Gjn 3,11-21; Ps 99; Gjn 1,43-51

Kush nuk ka dashuri mbetet në vdekje  1 Gjn 3,14

 

Jezusi, me jetën e tij na tregon çfarë do të thotë të duash. Ai ka dhuruar vetveten të gjithëve, dhe para së gjithash Atit, derisa vdiq mbi kryq. Kështu, na ka liruar nga ajo situatë e vdekjes fryt i mangësive tona të dashurisë. Faleminderit Jezus, që na ndihmon të ndjekim shëmbullin tënd, që të mund të jetojmë me të vërtetë.

 

6/1  E DIEL  DËFTIMI I ZOTIT                         (E kremte)[P]

Përvjetori i shugurimit ipeshkëvor: ANGELO MASSAFRA, arqipeshkëv metropolit Shkodër-Pult (1997) dhe OTTAVIO VITALE ipeshkvi Lezhë (2006)

Is 60,1-6; Ps 71; Ef 3,2-3a.5-6; Mt 2,1-12

Kemi parë yllin e tij dhe erdhëm t’i shprehim nderimet tona  Mt 2,2

 

Në fillimin e ecjes sime, erdhën të më takonin disa të njohur për miqësi të tyren: morën pjesë në Mbrëmësoren. Ndërsa isha duke u gjunjëzuar për bekimin eukaristik, dëgjova një zë të brendshëm: "Mos u gjunjëzo"! Duke menduar për miqtë e mi dhe mundësisë për t’i dëshmuar Jezusit seriozitetin e përgjigjes sime për ta ndjekur, i thashë në zemrën time: "Je ti që dua të të adhuroj"! e kam përkulur gjunjët.  E çdo njeri t’mund ta bëjë, sepse ti o Jezus, je mbreti shpëtimtar!

 

7/1  E HËNË  K. E KRISHTL. [P]

(pf: Sh. Raimondo nga Peñafort, mesh., † 1275; mf: Sh. Valentini, ip.)

1 Gjn 3,22 - 4,6; Ps 2; Mt 4,12-17.23-25

Kthehuni, sepse Mbretëria e qiejve është ngjat  Mt 4,17

 

Besoj së mbretëria e qiejve është ngjat: janë në majë të gishtave paqja dhe dashuria. Kur takohemi për Meshën e Shenjtë, ose për katekizëm, ose për ndonjë moment bashkimi, është i pranishëm Jezusi. Pyes veten: a jam i gatshëm të mirëpres aq sa dëshiron të më dhurojë? Dhe të bëj atë që më kërkon?

8/1  E MARTË K. E KRISHTL. [P]

1 Gjn 4,7-10; Ps 71; Mk 6,34-44

Hyji është dashuri  1 Gjn 4,8

 

Hyji për të cilin po na flet Sh. Gjoni është Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit. Ai është dashuri, ai është Hyj i vetëm. Ne mund të kundrojmë dashurinë e tij në Jezusin. Në këto ditë e adhurojmë Fëmijë të brishtë që na tregon krejt butësinë e Atit, një fëmijë që kurrë nuk do të turpërohet që ka lindur në varfëri, dhe as në erën e keqe, në pisllëk dhe mes vrazhdësisë së  kashtave në një stallë. Faleminderit, Jezus: më dhuro aftësinë edhe mua që të mos ankohem dhe të buzëqesh në çdo rrethanë.

9/1  E MËRKURË K. E KRISHTL. [P]

1 Gjn 4,11-18; Ps 71; Mk 6,45-52

Hypi tek ata në barkë dhe era pushoi  Mk 6,51

 

Kur, në çastet e vështira të jetës, strehohem në Jezusin me fe të gjallë, duke besuar që ai është i gatshëm të më vijë në ndihmë, eksperimentoj ndihmën e tij dhe rigjej kthjelltësi e paqe. Faleminderit, Jezus, që je, i gjallë përgjithmonë, në momentet e vështira dhe të errëta të Kishës sate.

 

 

10/1  E ENJTE K. E KRISHTL. [P]

1 Gjn 4,19 - 5,4; Ps 71; Lk 4,14-22

Të gjithë i drejtuan sytë në të  Lk 4,20

 

Në Nazaret, mrekulloheshin të gjithë me mësimin e Jezusit. Për shumicën prej tyre, konsiderohej një mësues, për të tjerë një njohës për të cilin dinin gjithçka. Edhe unë, në vitet e rinisë sime, e ndieja fjalën e tij tepër të rreptë për pastërtinë, kujdesin ndaj të varfërve e braktisjen ndaj Atit që më kërkonte. E kështu e kam lënë të kalojë dhe në pak kohë jam gjendur i trishtuar dhe bosh. Faleminderit, Jezus, që s’më ke braktisur, por sërish më ke ftuar të të shikoj ty me stimë e besim.

 

11/1  E PREMTE K. E KRISHTL. [P]

1 Gjn 5,5-13; Ps 147; Lk 5,12-16

Kush e ka Birin, e ka jetën  1 Gjn 5,12

 

Vetëm për fenë në Jezusin mund të kemi jetën e vërtetë dhe ta gëzojmë.

Jezus, ti je jeta: e kuptoj kur të bindem dhe jetoj në dashurinë tënde; atëherë kam paqe dhe gëzim.
O Shpirt Shenjt, faleminderit që më mban të bashkuar me ty.

 

 

12/1  E SHTUNË K. E KRISHTL. [P]

1 Gjn 5,14-21; Ps 149; Gjn 3,22-30

Dashamiri i dhëndrit kënaqet kur e dëgjon zërin e dhëndrit  Gjn 3,29

 

Jezus, ti je dhëndri i Kishës sate, sikurse e çdo të krishteri. Vetë Ti na dhuron hirin që të të njohim thellësisht, që ta rinjohim dashurinë tënde, për t’u gëzuar, mirënjohës, kur mund ta dëgjojmë zërin tënd që na dhuron dashuri, falje, paqe, dritë, shpresë, fjalë të jetës së amshuar.

 

13/1  E DIEL PAGËZIMI I ZOTIT Viti C (F)

Is 40,1-5.9-11; Ps 103; Tit 2,11-14; 3,4-7; Lk 3,15-16.21-22

Ai na shëlboi në saje të mëshirës së vet  Tit 3,5

 

Hyji Atë na shëlboi: nga çfarë, nga kush? Ka liruar Shën Palin prej krenarisë sepse mbahej i paqortueshëm në respektimin e Ligjit hebraik, e për këtë, përçmonte gjithë të tjerët. Ka shëlbuar Titin nga një jetë relativiste, i dhënë ndaj çdo pasioni dhe kënaqësie. Ka liruar mua nga... Dhe e ka realizuar përmes Birit të tij Jezus, që në këto ditë "ka ardhur në mes nesh". Nëpërmjet tij na ka zhytur, përmes Pagëzimit, në Shpirtin e tij të dashurisë.

 

14/1  E HËNË I GJ.V.   [I]

Heb 1,1-6; Ps 96; Mk 1,14-20

Ata aty për aty i lanë rrjetat e shkuan pas tij  Mk 1,17

 

Faleminderit, Jezus, që edhe sot ti je i gjallë mes atyre që të presin dhe të duan.

Faleminderit për ata që i thërret të qëndrojnë me ty, i bën bashkëpunëtorë për të mirën e të gjithëve. Të lumë ata që e mirëpresin zërin tënd gatishmërisht. Ata ia transmetojnë më pas me besnikëri dhe me gëzim asaj bote ku ti i thërret për të jetuar.  

 

15/1  E MARTË  I GJ.V.   [I]

Heb 2,5-12; Ps 8; Mk 1,21-28

Vëllezërve të mi do t’ua shpall Emrin tënd  Heb 2,12

 

Këto janë fjalët e një psalmi, që letra e Hebrenjve ia atribuon Jezusit kur, pa u turpëruar prej besimtarëve në të, i thërret “vëllezër”. Madje, o Jezus, a e harron mëkatin tim? E po mirë, edhe unë do ta shpall Emrin tënd!

 

 

16/1  E MËRKURË  I GJ.V.  [I]

(pf: Sh. Donati martir)

Heb 2,14-18; Ps 104; Mk 1,29-39

E lëshuan ethet dhe u shërbeu   Mk 1,31

 

Psalmi, të cilin kemi lutur një pjesë, thotë: "Ai shëron të gjitha sëmundjet". Jezusi i realizon këto fjalë siç i realizoi për vjehrrën e Pjetrit.  Duke besuar në Të nuk do të mbetemi të zhgënjyer. Ai di të na vendosë në ato kushte ku mund t’i shërbejmë në Kishën e tij. Faleminderit, Jezus, që je ende dhe përgjithmonë.

 

 

17/1  E ENJTE I GJ.V. [I]

(p: Sh. Antoni, abat, † 356)

Heb 3,7-14; Ps 94; Mk 1,40-45

Nxiteni njëri-tjetrin dita-ditës Heb 3,13

 

Thuhet që Sh. Antoni abat, një ditë, duke marrë pjesë në Meshën e Shenjtë, të ketë dëgjuar ftesën e Jezusit drejtuar atij, që të bënte në mënyrë të “atillë” që ai të shesë gjithçka e ta ndjekë. Antoni, kështu bëri, menjëherë. Jezusi më është drejtuar edhe mua, kur një ditë, gjatë një tërheqjeje shpirtërore, meshtari shpjegonte të njëjtin Ungjill. Shumë fjalë që i shprehte i ndieja të drejtuara mua. Kështu kam qenë i nxitur t’i lë siguritë e mia, mbi të gjitha atë të parasë, dhe të jetoj i varfër për ta ndjekur Jezusin. E falenderoj shumë për forcën që më ka dhënë, atëherë për të filluar, e më pas, për ngulmimin.

18/1  E PREMTE I GJ.V.  [I]

FILLIMI I TËTËDITËSHIT TË LUTJES PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE  

Heb 4,1-5.11; Ps 77; Mk 2,1-12

Të gjithë u habitën: "Një gjë të tillë s’e pamë kurrë"  Mk 2,12

 

Jezusi ka shëruar një të paralizuar për fenë e tij dhe të shokëve të tij. Kështu u ka treguar mosbesuesve, që po e mbikqyrnin, që ai është një me Atin dhe mund t’i falë mëkatet. Jezus, të kërkojmë të na falësh edhe ne të krishterë për ndasitë tona dhe të na dhurosh përvuajtëri e fe për të arritur bashkimin për të cilin je lutur: atëherë të gjithë mund të shohin mrekullitë e tua.

 

19/1  E SHTUNË  I GJ.V.  [I]

TËTËDITËSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE 

Heb 4,12-16; Ps 18; Mk 2,13-17

Unë nuk erdha të ftoj të drejtët, por mëkatarët  Mk 2,17

 

Edhe unë e falenderoj shumë Jezusin që më ka shëruar nga një situatë e ngjashme si e farisenjve, situatë ende më e dhimbshme se ajo e Levit. Mendoja që isha në rregull para Hyjit.  Shkoja në Meshë gati çdo të diel, nganjëherë merrja Rrëfimin e nuk më dukej sikur kisha bërë gjëra të rënda. Faleminderit, Jezus, që më ke thirrur e shpëtuar nga krenaria shpirtërore, që pavetëdijshmërisht më shtynte të vija në qendër të jetës sime veten, jo ty.

20/1  E DIEL II GJ.V.   Viti C [II]

TËTËDITËSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE    

Is 62,1-5; Ps 95; 1Kor 12,4-11; Gjn 2,1-11

Bëni gjithçka t’ju thotë  Gjn 2,5

 

Janë fjalë që e Shenjtërueshmja Mari u thotë shërbëtorëve në dasmën e Kanës. Në gjithë këtë pjesë të Ungjillit paralajmërohet autoriteti, konfidenca dhe besimi i nënës drejt vetë Jezusit. Ne e gëzojmë e në fakt, Jezusi dëshiron që secili prej nesh të gëzojë këtë intimitet dhe liri të nënës drejt Atij e në besim t’i bindet: Ai ipari e gëzon.
Jezus, të falenderojmë, që Ti t’i dhurosh bashkim Kishës, nusja jote: është vera që sot Nëna jote të kërkon për bijtë e saj.

 

21/1  E HËNË II GJ.V.   [II]

TËTËDITËSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE 

(p: Sh. Anjeza, virgj. e mart., † 304)

Heb 5,1-10; Ps 109; Mk 2,18-22

Vera e re në rrëshiqa të rinj  Mk 2,22

 

Jezusi po i mbron të Tijët, që nuk merrnin pjesë në agjërimin e dishepujve të Gjon Pagëzuesit dhe të farisenjve. Të mirëpritesh atë në jetën tonë është me të vërtetë "vera e re": njihet dhe ndiehet Hyji, si Babai ynë, si Dhëndër. Nuk bëhet më fjalë t’i ofrojmë ndonjë lutje ose bindja ndaj ndonjë urdhërimi: bëhet ai jeta jonë, fryma jonë.

 

22/1  E MARTË  II GJ.V.  [II]

TËTËDITËSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE 

(pf: Sh. Vinçenci, diak. e mart., † 303)

Heb 6,10-20; Ps 110; Mk 2,23-28

Biri i njeriut është zotëruesi edhe i të shtunës  Mk 2,28

 

Jezus, po i mbron të tutë nga një akuzë e drejtuar atyre nga farisenjtë. I përkiste mbajtjes së Ligjit më të shenjt, ajo e të shtunës. Ti arrin t’i shpëtosh dishepujt e tu. Me të vërtetë, nëse gjithë ne të krishterët do të dinim të kishim ty si Zot, plaga e madhe e ndarjes mes Kishave do të shërohej shpejt. Është edhe për këtë që dua të jem i tëri i yti, me ndihmën tënde.

23/1  E MËRKURË  II GJ.V.  [II]

TËTËDITËSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE 

Heb 7,1-3.15-17; Ps 109; Mk 3,1-6

Çka lejon Ligji të bësh të shtunën, mirë apo keq?  Mk 3,4

 

Jezusi ua bën këtë pytje atyre që dëshirojnë ta dënojnë për mënyrën e tij të të vepruarit dhe të të jetuarit fjalën e Hyjit. Ai dëshiron t’ua prekë zemrën e tyre të ngurtë, por…
Faleminderit, Jezus, për dashurinë që u dhuron edhe armiqve, e faleminderit kur më korrigjon. Ti na dhuron një zemër të pastër e të përvuajtë. Një zemër kështu, është tashmë një hap i vogël drejt atij bashkimi për të cilin në këto ditë jemi duke u lutur.

24/1  E ENJTE  II GJ.V. [II]

TËTËDITËSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE 

 (p: Sh. Françesku prej Sales, ip. e mës. i K., † 1622)

Heb 7,25 - 8,6; Ps 39; Mk 3,7-12

Krishti mund t’i shëlbojë plotësisht ata që nëpër Të i afrohen atij  Heb 7,25

 

Sa realitet i mrekullueshëm! Ndoshta sot edhe ti, edhe unë, do të jemi të thirrur nga Jezusi të japim këtë shpallje njërit prej vëllerzërve tanë: do të kemi gëzimin e pamasë që të jemi instrument i mirësisë, i mëshirës, e fuqisë shëlbuese të Zotit tonë Jezus!
Jezus, mirëprit edhe sot sakrificat tona të mëdhaja apo të vogla për bashkimin e Kishave!

 

25/1  E PREMTE  KTHIMI I SH. PALIT AP. (F)[P]

MBARIMI I TËTËDITËSHIT TË LUTJES PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE 

Vap 22,3-16 ose Vap 9,1-22; Ps 116; Mk 16,15-18

Dilni në mbarë botën e predikojeni Ungjillin të gjithë njerëzve Mk 16,15

 

Sot është festë: e mbajmë mend kur Sauli e ka takuar Jezusin e Ringjallur, dhe është bërë apostulli Pal. Sot, përfundojmë javën e lutjes për Bashkimin e të Krishterëve. Eja o Shpirt Shenjt, derisa të gjithë ne, që mbartim emrin e bukur "i krishterë", të mund të njohim gjithnjë e më shumë Jezusin e ta jetojmë me më shumë angazhim detyrën që ai na ka besuar. Shumë plagë mund të mbyllën, dallimet do të bëhen një dhuratë reciproke: në zemrën e Atit, që është vetëm Dashuri, tashmë do të jemi "një"!

26/1  E SHTUNË  Sh. Timoteu dhe Titi, ipeshkvinj (p)  [P]

2Tm 1,1-8 ose Tit 1,1-5; Ps 95; Lk 10,1-9

Prandaj mos të të vijë turp ta dëshmosh Zotin  2Tm 1,8

 

Sh. Pali nxit Timoteun, dishepullin e tij me këto fjalë, që janë të drejtuara edhe neve, dishepujve të Jezusit: prej tij marrim jetën vazhdimisht. Besnikë ndaj fjalës së tij do të marrim hir mbi hir bashkë me shumë liri nga kushtëzimet që na shtypin. Faleminderit, Jezus, për frytin e jetës Sate, vdekje e ringjallje, fryti i shëlbimit për të gjithë.

27/1  E DIEL  III GJ.V.  Viti C [III]

Neh 8,2-4.5-6.8-10; Ps 18; 1Kor 12,12-30;

Lk 1,1-4; 4,14-21

Shpirti i Zotit është mbi mua  Lk 4,18

 

Jezus, je duke lexuar këtë fjalë nga libri që të është dorëzuar. Provoj të të shoh: ti ishe lexues besnik dhe autentik në bashkësinë tënde të Nazaretit. Nga goja jote dilte Fjala e gjallë dhe e fortë; po, sepse ti e jetoje Fjalën, ajo kryhej në ty. Dëshiroj që edhe unë ta shpall Fjalën ashtu në shërbim të bashkësisë sime famullitare!

 

28/1  E HËNË  III GJ.V.  [III]

(p: Sh. Toma i Akuinit, mesh. e mës i K., † 1274)

Heb 9,15.24-28; Ps 97; Mk 3,22-30

Si është e mundur që Djalli të dëbojë Djallin?  Mk 3,23

 

Njerëzit e thirrur për të mësuar popullin në ligjin e Hyjit e përçmojnë Jezusin përpara të gjithëve, prej zilisë. Ai, që e jeton Ligjin besnikërisht, që do të thotë dëshirat e Atit të vet, i ndihmon të reflektojnë, kërkon të shërojë verbërinë e tyre dhe zemrën e tyre. Faleminderit, Jezus, dritë dhe mëshirë për të gjithë.

 

 

29/1  E MARTË  III GJ.V.   [III]

Heb 10,1-10; Ps 39; Mk 3,31-35

Ja, po vij o Hyj... për ta kryer vullnetin tënd  Heb 10,7

 

Përpara ardhjes sate mbi tokë, o Jezus, populli i afrohej Hyjit me sakrifica dhe gjak kafshësh. Por ti na ke mësuar që Hyji nuk pëlqen më këtë lloj oferte, që ishin vetëm përgatitje për ardhjen tënde. Ai është Atë, që dëshiron dashurinë tonë, që ka nevojë për besimin tonë dhe të braktisjes sonë atij. Kur mirëpresim udhëheqjen e tij dhe vullnetin e tij, në fakt, jemi në paqe, në gëzim. Dhe kjo është ajo që Ai do!

30/1  E MËRKURË  III GJ.V.  [III]

Heb 10,11-18; Ps 109; Mk 4,1-20

Doli mbjellësi për të mbjellë  Mk 4,3

 

Është Jezusi që flet kështu dhe është ai mbjellësi që mbjellë fjalën e jetës së amshuar, që na mbron nga çdo mashtrim dhe ushqen pritjet më të thella të zemrave. Jezus, ti na ndihmon të përgatisim zemrën tonë: do të jemi të gatshëm për të dëgjuar, të mirëpresim dhe jetojmë me gëzim dhe me fryt çdo fjalë tënden.

 

 

31/1  E ENJTE  III GJ.V.  [III]

(p: Sh. Gjon Bosko, mesh., † 1888)

Heb 10,19-25; Ps 23; Mk 4,21-25

T’i japim zemër njëri-tjetrit  Heb 10,25

 

Këto fjalë, janë një ftesë e çmuar për t’u ndihmuar njëri me tjetrin, për të qëndruar së bashku me Jezusin, shëlbuesin tonë, të ëmbël ndaj udhëzimeve të atyre që na shërbejnë, në Kishën e tij, si barinj dhë udhëheqës shpirtërorë. Do të pranoj nxitjet që do të marr dhe, nëse do të kem rast, me përvuajtëri do të ftoj dikë në Meshë, në katekizëm, në ndonjë gjest bamirësie,t’i drejtojë mendimin Zotit.

In primo piano