CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
01 JANAR 2013 01 JANAR 2020
2020 JANAR
1/1 E MËRKURË VIRGJËRA MARI, HYJLINDËSE [P]
Nr 6,22-27; Ps 66; Gal 4,4-7; Lk 2,16-21
Maria i mbante mend me kujdes të gjitha këto ngjarje Lk 2,19
E fillojmë Vitin e Ri duke parë Marinë, të heshtur, e kujdesshme për jetën e saj të brendshme, e pasur me fjalët që i përkasin Jezusit. Në këtë mënyrë, ajo e jeton të qenurit Nëna e Hyjit. E falënderojmë dhe e nderojmë, duke kërkuar ta imitojmë. Do të jemi të bekuar çdo ditë të Vitit të Ri, duke mbajtur në ne gjithçka që i përket Birit të Hyjit.
2/1 E ENJTE K. KRISHT. [P]
(p: Sh. Bazili M., † 379, dhe Gregori N., † 390, ipeshkvinj e mës. të K.)
1Gjn 2,22-28; Ps 97; Gjn 1,19-28
Mbarë toka le t’i brohorisë Zotit Ps 97
Le ta bashkojmë me gëzim zërin tonë këngës së lavdit të të gjithë Kishës: Ati është besnik ndaj dashurisë së Tij, që është prej gjithmonë. Kur ne, duke u larguar prej Tij, e kemi parë veten në errësirë, pa jetë, Ai nuk na ka braktisur: na ka dhënë Birin e Vet, Jezusin; me Atë në zemër, jemi në dritën e jetës, të shpëtuar dhe të sigurtë.
3/1 E PREMTE K. KRISHT. [P]
(pf: Emri Tejet i Shenjtë i Jezusit)
1Gjn 2,29 - 3,6; Ps 97; Gjn 1,29-34
Shikoni ç’dashuri të madhe na dhuroi Ati 1Gjn 3,1
Sot, Sh. Gjoni na fton të kundrojmë madhështinë e dashurisë së Atit, që ka dërguar Birin e Tij, Jezusin, si “Qengji që shlyen mëkatet e botës” për të na bërë edhe neve bijtë e Tij.
Të mendojmë se ç’dashuri të madhe na dhuroi Ati, që të mund të quhemi bijtë e Tij, në Emrin e Jezusit. Dhe, me mirënjohje ta mbajmë këtë Emër, në zemër dhe mbi buzë.
4/1 E SHTUNË K. KRISHT. [P]
1Gjn 3,7-10; Ps 97; Gjn 1,35-42
Dhe e solli te Jezusi Gjn 1,42
Andrea, që sapo kishte eksperimentuar gëzimin e takimit me Jezusin, e ndjente që nuk do të kishte mundur t’i bënte dhuratë më të madhe Pjetrit, sesa ta sillte tek Ai. Edhe unë kam gjetur paqe dhe jetë vetëm kur Të kam takuar, o Jezus!
5/1 E DIEL II° pas KRISHTLINDJES [II]
Sir 24,1-2.8-12; Ps 147; Ef 1,3-6.15-18; Gjn 1,1-18
E Drita shndriti në errësirë Gjn 1,5
Në familjet tona të krishtera, edhe ato më të varfërat – dhe madje, janë këto më të preferuarat e Zotit – në këto ditë i kemi ndezur dritat, dritat e Krishtlindjes. Janë shenjë e asaj drite që tani shndrit më shumë në zemrën tonë: Jezusi është gjithnjë me ne! Falë dashurisë së Tij, çdo orë, edhe ajo më e errëta, është e ndriçuar, merr domethënie e vlerë. Faleminderit, o Jezus, që ende ke ardhur!
6/1 E HËNË DËFTIMI I ZOTIT [P]
Përvjetori i urdhërimit ipeshkvor i imz. Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit (1997) si dhe, i imz. Ottavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës (2006)
Is 60,1-6; Ps 71; Ef 3,2-3a.5-6; Mt 2,1-12
Ja, prej Lindjes ia behën në Jerusalem disa Dijetarë Mt 2,1
Këta burra, që nuk i përkasin popullit të Izraelit, kanë ndërmarrë një udhëtim të gjatë, sepse kanë kuptuar që Ai Mbret i Judenjve, i lindur prej pak kohësh, ishte i denjë edhe për adhurimin e tyre. Këta burra kanë kuptuar që Jezusi, për të cilin ende nuk i dinin as Emrin, ishte i rëndësishëm edhe për ata.
Të adhuroj edhe unë, o Jezus, Dritë që ndriçon çdo njeri.
7/1 E MARTË K. KRISHT. [P] (pf: Sh. Valentini, ip.)
1Gjn 3,22 - 4,6; Ps 2; Mt 4,12-17.23-25
Ti je im Bir, unë sot të linda Ps 2
Sa e madhe është dhurata e Krishtlindjes! Falë ardhjes dhe veprës së Birit të Hyjit mbi tokë, Ati mund t’i thotë edhe secilit prej nesh: “Ti je im bir”! Kur mbahemi të lidhur me Jezusin, me të vërtetë brenda nesh rrjedh jeta e Atit qiellor, që është vetëm dashuri! Faleminderit, o Jezus!
8/1 E MËRKURË K. KRISHTL. [P]
1Gjn 4,7-10; Ps 71; Mk 6,34-44
Hyji është dashuri 1Gjn 4,8
Atëherë, kuptojmë që Hyji dhe marrëdhënia me Atë nuk mund të zhvendoset në kohën e fesë, madje as në Meshë apo në ndonjë praktikë të devotshme në mëngjes dhe në mbrëmje… Hyji më do, dhe duke më dashur, më jep jetë çast pas çasti. Është Ai që më ka dashur, është Ai që më ka krijuar, është përqafimi i Tij i amshuar që më pret. O Jezus, kjo dashuri në Ty bëhet mish: prandaj, unë kapem pas Teje!
9/1 E ENJTE K. KRISHTL. [P]
1Gjn 4,11-18; Ps 71; Mk 6,45-52
Diku rreth rojës së katërt, Jezusi erdhi tek ata Mk 6,48
Pasi kishte shumuar bukët, Jezusi i ka dërguar dishepujt drejt bregut tjetër dhe ai u tërhoq në mal për t’u lutur. Vetëm rreth rojës së katërt, duke i pa se si hiqnin keq duke rremuar, shkoi drejt tyre, duke ecur përmbi ujë. Kjo më thotë që Jezusi është rezervuar për një kohë të gjatë për t’u lutur dhe, akoma, Ai nuk vrapoi menjëherë tek dishepujt në vështirësi; i la që të eksperimentonin dobësinë e tyre.
10/1 E PREMTE K. KRISHTL. [P]
1Gjn 4,19 - 5,4; Ps 71; Lk 4,14-22
Ai më dërgoi t’u kumtoj të vobektëve Ungjillin Lk 4,18
Ata të Nazaretit nuk kanë qenë të aftë ta mirëprisnin lajmin e mirë që Jezsui donte t’u shpallte atyre: nuk ishin të vobektë, që do të thotë, nuk e ndjenin veten as nevojtarë të premtimeve të Hyjit. Edhe unë mund të jem i “ngopur” me atë që kam, me atë që bëj, me atë që besoj se jam, e atëherë nuk jam i aftë të gëzoj me atë që Jezusi, përkundrazi, dëshiron të më thotë dhe të më dhurojë.
11/1 E SHTUNË K. KRISHTL. [P]
1Gjn 5,5-13; Ps 147; Lk 5,12-16
E kjo jetë është në Birin e tij 1Gjn 5,11
Është ende koha e Krishtlindjeve! Rinovohet dhurata e pafundme e Atit: Biri i Tij. Duke e mirëpritur, marrim Jetën. Faleminderit, o Atë, për dhuratën tënde; faleminderit që, duke vënë tek unë Birin Tënd, Jezusin, më krijon si fëmijën Tënd të vërtetë. Dua që çdo ditë jeta ime të jetë duke mirëpritur Jezusin… Jezusin që do, që shërben, që fal, që vdes dhe që ringjallet.
12/1 E DIEL PAGËZIMI I ZOTIT Viti A [P] (Dioqeza e Shkodër-Pultit, Përvjetori i Kushtimit të Kishës Katedrale. Festë.)
Is 42,1-4.6-7; Ps 28; Vap 10,34-38; Mt 3,13-17
Ky është Biri im i dashur, të cilin e kam për zemër Mt 3,17
O Jezus, zemra e Atit Tënd është mallëngjyer: të ka parë të hysh në ujin e Jordanit së bashku me njerëzit mëkatarë, tamam si njëri prej tyre… Të ka njohur Biri Yt i dashur, d.m.th., bartës i jetës Sate, që është vetëm dashuri, mëshirë. O Jezus, dëshiroj të mësoj prej Teje që t’i ngazëllehem Atit: të lutem, më dhuro Shpirtin Tënd të Shenjtë!
13/1 E HËNË I° GJ. V. [I]
(pf: Sh. Hilari, ip. e mës. i K., † 367)
1Sam 1,1-8; Ps 115; Mk 1,14-20
Pse, a nuk jam unë më i mirë për ty se t’i kishe dhjetë djem? 1Sam 1,8
Është pyetja që Elkana i bën gruas së vet Anë, që vuan për sterilitetin e saj dhe për përçmimin ndaj gruas tjetër. Edhe pse e donte, Elkana nuk mund t’i mbushte krejtësisht zemrën Anës. Vetëm dashuria e Hyjit mund t’i plotësojë mangësitë e dashurisë njerëzore, nevojën për të marrë e dhuruar dashuri. Vetëm Jezusi është më i mirë se dhjetë djem. E kanë kuptuar Simoni e Andrea, Jakobi e Gjoni që menjëherë e ndoqën.
14/1 E MARTË I° GJ. V. [I]
1Sam 1,9-20; 1Sam 2,1.4-8; Mk 1,21-28
Ky u urdhëroka deri edhe shpirtrave të ndytë Mk 1,27
Këta shpirtra të ndytë, për fat të keq, nuk janë zhdukur; janë të fshehur, shpesh injorohen, vazhdojnë të pashqetësuar punën e tyre dëmtuese: pengojnë dëgjimin e Fjalës së Jezusit, duke mbjellur në zemra shqetësime të kota materiale, ndjenja të kundërta ndaj bamirësisë, indiferencë dhe mosbesim… por ama, Jezusi i fiton dhe na liron me Sakramentet e Kishës së Vet, mbi të gjitha, atë të faljes.
15/1 E MERKURË I° GJ. V. [I]
1Sam 3,1-10.19-20; Ps 39; Mk 1,29-39
E lëshuan ethet Mk 1,31
Kur Jezusi afrohet, shumë gjëra largohen prej nesh: trishtimi, frika, fyerjet, lodhja, paaftësia për të falur, për të shërbyer, për të dashur, për t’u dhuruar.
Eja, o Jezus, më merr përdore dhe do të fillojë një jetë e re!
16/1 E ENJTE I° GJ. V. [I]
1Sam 4,1-11; Ps 43; Mk 1,40-45
Atëherë iu paraqit një i gërbulur Mk 1,40
O Jezus, sot jam unë ai i gërbulur që të paraqitet Ty. Ma trego ende dhembshurinë Tënde, prekmë akoma me dorën Tënde. Ja, që Ti të mund ta bësh këtë gjë, marr pjesë në Meshën e Shenjtë dhe ndalem pak përpara tabernakullit në kishën time. Do të mund t’u shërbej akoma të afërmëve të mi; do ta bëj me përvuajtëri, duke adhuruar Ty, që më ke mirëpritur dhe jeton në zemrën time.
17/1 E PREMTE I° GJ. V. [I]
(p: Sh. Antoni, abat, † 356)
1Sam 8,4-7.10-22; Ps 88; Mk 2,1-12
Biro, të janë falur mëkatet Mk 2,5
O Jezus, Ti po i përgjigjesh fesë së të paralizuarit dhe të miqve të tij që, me mundë dhe fantazi dashurie, e kanë zbritur prej çatisë përpara Teje: Ti i fal mëkatet e tij! Murmurime përreth Teje… Por dhurata Jote, fuqia Jote është ajo me të vërtetë më e madhe: Ti ke ardhur pikërisht për të na liruar nga mëkati, që do të thotë, për të na risjellur në zemrën e Atit; e jetojmë me të vërtetë! Faleminderit, o Jezus!
18/1 E SHTUNË I° GJ. V. [I] FILLIMI I TETËDITËSHIT PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
1Sam 9,1-4.17-19.26a; 10,1a; Ps 20; Mk 2,13-17
Pse ha me tagrambledhës e me mëkatarë? Mk 2,16
- Sepse i dua dhe i ndjej të mitë -, mund të përgjigjej Jezusi, - e vetëm sepse dashuria ime mund t’u japë atyre lirinë e mëkatit dhe gëzimin e vërtetë -.
Edhe unë, i fundit mes tuajve, o Jezus, kam marrë prej Teje detyrën që ta çoj dashurinë Tënde atij që ka më shumë nevojë. Angazhohem me gëzim, dhe Ti ndërkohë, shëroji, të lutem, ndarjet mes nesh, që jemi të Tutë: ato bëjnë që të vuash Ti dhe Kisha Jote!
19/1 E DIEL II° GJ. V. Viti A [II] TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
Is 49,3.5-6; Ps 39; 1Kor 1,1-3; Gjn 1,29-34
Ai është që pagëzon me Shpirtin Shenjt Gjn 1,33
Në Ungjill, është e rigjallëruar dëshmia e Gjon Pagëzuesit, e gëzueshme dhe e sigurtë: ai ka parë Shpirtin Shenjt tek zbriti prej qiellit porsi pëllumb dhe zuri vend mbi Të. Jezusi pra, është Ai që do të pagëzojë, domethënë, do të zhysë, jo në ujë, por në Shpirtin e Shenjtë. Edhe unë do të marr prej Jezusit Shpirtin Shenjt: Shpirt i dashurisë, i këshillës, i paqes. Në këto ditë i kërkojmë me besim, Shpirt bashkimi për të gjithë ata që besojnë në Atë.
20/1 E HËNË II° GJ. V. [II] TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE (pf: Sh. Fabiani, papë e mart., † shek. III; Sh. Sebastiani, mart., † 304)
1Sam 15,16-23; Ps 49; Mk 2,18-22
Atë ditë, do të agjërojnë Mk 2,20
Ajo ditë është dita në të cilën Dhëndrin, Jezusin, do ta largojnë prej Bashkësisë së Vet. A nuk është ndoshta sot ajo ditë? Po, sot duhet të agjërojmë, sepse ndarjet mes nesh të krishterëve e thyejnë Trupin mistik të Zotit dhe e turbullojnë praninë e Dhëndrit. Nusja duhet të agjërojë, sepse e pengon botën të shohë bukurinë e Dhëndrit. Të agjërojmë për gjithçka na ndan në familje, në famulli, në Kishë.
21/1 E MARTË II° GJ. V. [II] TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE (pf: Sh. Anjeza, virgj. e mart,. † 304)
1Sam 16,1-7.10-13; Ps 88; Mk 2,23-28
Ai do të më thërrasë: “Ati im, Hyji im, Qeta e shpëtimit tim” Ps 88
Rreshti i sotëm është marrë nga një prej psalmeve të përmbledhur në një nga Librat e Shkrimit. Psalmisti shprehet me një konfidencë bijësore në Hyjin. Dhe Jezusi, Mësues i Lutjes, dëshiron që ky qëndrim ta përshkojë krejt jetën tonë: dëshiron, që si bij, ta duam dhe t’i bindemi Atit, që si bij i drejtohemi Atij për atë që i tejkalon mundësitë tona. Ai, të vegjëlve u dhuron hirin e Tij!
22/1 E MËRKURË II° GJ. V. [II] TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE (pf: Sh. Vinçenci, diak. e mart., † 303)
1Sam 17,32-33.37.40-51; Ps 143; Mk 3,1-6
Ata e ruanin... Mk 3,2
Janë farisenjtë e pranishëm aty në sinagogë, pale a do ta shërojë Jezusi një njeri me dorën e paralizuar. Ai qëndrim i tyre për të parë, është që ta padisnin e të mund ta akuzonin më pas; s’është për të mbajtur sytë hapur mbi atë që Jezusi, Zot, mund t’u shfaqte atyre, t’u mësonte apo edhe t’u kërkonte. Më fal, o Jezus, e më ndihmo ta mbaj zemrën të hapur drejt vëllezërve që sot do t’i takoj! Do të jem instrument i dashurisë, që ndërton bashkim e vëllazëri.
23/1 E ENJTE II° GJ. V. [II] TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
1Sam 18,6-9;19,1-7; Ps 55; Mk 3,7-12
Jetën e vet e ka vënë ndër gërshërë 1Sam 19,5
Jonatani, biri i mbretit Saul, është duke mbrojtur mikun David para të atit. Shpirti i Shenjtë i ka dhuruar një dashuri të pastër, të lirë në lidhje me pushtetin; një dashuri që njeh vlerën e mikut që “jetën e ka vënë ndër gërshërë” për të shpëtuar popullin. Kjo dashuri e çliron Saulin, i burgosur prej zilisë e xhelozisë. O Jezus, për lutjen unanime të gjithë atyre që besojnë në Ty, jepi bashkim Kishës Sate!
24/1 E PREMTE II° GJ. V. [II] TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE (p: Sh. Françesku de Sales, ip. e mës. i K., † 1622)
1Sam 24,3-21; Ps 56; Mk 3,13-19
I thirri ata që deshi vetë Mk 3,13
Jezusi sigurisht nuk ka zgjedhur të Dymbëdhjetët mes dishepujve që i ishin më simpatikë. Siç na thotë ungjilltari Luka, ka dëgjuar Atin dhe ka parë zemrën e tyre: jo aftësitë e tyre njerëzore, as edhe përkryeshmërinë e tyre të fesë, por të gatishmërisë së tyre për ta lënë veten të formohen prej mësimit të Tij. Mbi të gjitha, ka parë përvuajtërinë e tyre, duke kembëngulur se ku Shpirti Shenjt do të kishte mundur të vepronte dhe mbështeste dashurinë e tyre ende të brishtë. Përvuajtëria është themeli i bashkimit të Kishës.
25/1 E SHTUNË KTHIMI I SHËN PALIT AP. [P] PËRFUNDIMI I TETËDITËSHIT PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
Dioqeza e Tiranë – Durrësit përkujton Kthimin e Shën Palit Apostull Pajtor Kryesor i Dioqezës. Festë.
Vap 22,3-16 ose Vap 9,1-22; Ps 116; Mk 16,15-18
Predikojani Ungjillin të gjithë njerëzve Mk 16,15
Kjo është ajo që Pali ka kërkuar të bëjë, pasi kishte qenë mbështjell nga Drita e Jezusit të ringjallur në rrugën drejt Damaskut. Ajo Dritë që i ka verbuar sytë dhe e ka ndriçuar në thellësi: i ka bërë të kuptojë që Jezusi ishte me të vërtetë Shëlbuesi i premtuar, që e kishte dhënë jetën edhe për atë. Ai s’ka dashur tjetër veçse t’ua shpall Jezusin të gjithë popujve. Kishte kuptuar që i gjithë njerëzimi është i thirrur, në Jezusin dhe nëpërmjet Atij, të jetë një popull i vetëm, i dashur prej Atit.
26/1 E DIEL III° GJ. V. Viti A [III]
Is 8,23-9,3; Ps 26; 1Kor 1,10-13.17; Mt 4,12-23
Kthehuni Mt 4,17
Gjoni kishte qenë arrestuar. Tani është koha jote, o Jezus! I përulur dhe i bindur, Ti rimerr fjalën e atij që Të ka përgatitur udhën: “Kthehuni”. Atëherë, me të vërtetë sikurse sot, prania Jote na thërret të kthehemi, të ndryshojmë, sepse Ati përmes Teje na vjen pranë! Jo më trishtimin, por gëzimin që buron prej dashurisë, jo më errësirën, por dritën prej qiellit.
27/1 E HËNË III° GJ. V. [III] (pf: Sh. Anxhela Meriçi, virgj., † 1540)
Dioqeza e Tiranë – Durrësit
Përvjetor i Kushtimit të Kishës Katedrale. Festë.
2Sam 5,1-7.10; Ps 88; Mk 3,22-30
Ai i thirri Mk 3,23
Jezusi ndien që skribët flasin keq për Të; ata kanë arritur deri në atë pikë sa ta shkëmbejnë veprën e Tij të dëbimit të shpirtrave të ndytë me veprën e së keqes! Jezusi i thërret tek Vetja: Ai i do edhe ata; e di që, nëse nuk e mirëpresin, nuk do ta njohin jetën e vërtetë, as në këtë tokë, as pas vdekjes. Ai i korrigjon me durim, i ndriçon, do ta japë jetën e Vet edhe për ata.
28/1 E MARTË III° GJ. V. [III]
(p: Sh. Toma i Akuinit, mesh. e mës. i K., † 1274)
2Sam 6,12-15.17-19; Ps 23; Mk 3,31-35
E kishin rrethuar shumë njerëz Mk 3,32
Për Jezusin, ajo turmë ishte e rëndësishme. Sheh dashurinë e Atit mbi ata dhe sheh se si ata, nëpërmjet Atij, po mirëpresin Fjalën e Hyjit. Ai i ndihmon ta jetojnë atë që kanë dëgjuar. Jezusi nuk mund te bëjë ndryshe veçse të ndjehet i bashkuar me atë turmë, t’i ndjejë ato persona si vëllezër. Të afërmit e Tij do të jenë vëllezërit e Tij të vërtetë, kur do të vihen përreth Tij për të dëgjuar dhe për të bërë vullnetin e Atit: Maria tashmë është një shembull!
29/1 E MËRKURË III° GJ. V. [III]
2Sam 7,4-17; Ps 88; Mk 4,1-20
Ju e morët dhuratë misterin e Mbretërisë së Hyjit Mk 4,11
Nganjëherë, o Jezus, ma jep edhe mua misterin e Mbretërisë së Hyjit: është kur, për hir të dashurisë Sate, kërkoj ta jetoj një Fjalë Tënden, edhe pse më kushton mundë. Atëherë Ti më bën pjesmarrës të jetës Sate, të gëzimit Tënd. Faleminderit, o Jezus!
30/1 E ENJTE III° GJ. V. [III]
2Sam 7,18-19.24-29; Ps 131; Mk 4,21-25
Me atë masë që të matni, me atë do t’ju matet Mk 4,24
Pra, do të bëj kujdes që mos të jem koprac për të dhënë falje, ndihmë, mirëkuptim, vlerësim,… për t’i dhënë jetë të afërmit tim. Do të bëhem dhuratë për atë, dhe do të marr Dhuratën e Hyjit: jetën e amshuar, jo vetëm pas vdekjes, por tashmë, edhe këtu mbi tokë.
31/1 E PREMTE III° GJ. V. [III] (p: Sh. Gjon Bosko, mesh., † 1888)
2Sam 11,1-10a.13-17; Ps 50; Mk 4,26-34
Ajo i përngjet kokrrës së sinapit Mk 4,31
Mbretëria e Hyjit je Ti, o Jezus. Faleminderit që bëhesh kaq i vogël saqë mund të banosh edhe në zemrën time! Jam i kënaqur që Ti mund të jesh i pranishëm në ditët e mia, në çdo lidhje timen, në gjithçka që jetoj përbrenda dhe përjashta. Edhe sot, të shumta do të jenë çastet ku Ti do të dëshirosh ta përhapësh dashurinë Tënde, Mbretërinë Tënde, edhe nëpërmjet meje.
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- AbbÃ
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011