ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 JANAR 2013
01 JANAR 2025

Kalendari Shqip (albanese) 2025 Jubileum

Përkthyer dhe përshtatur

nga Aleksandër Markaj

Vini re:

Nëse dëshironi kalendarë, mund t’i porosisni ata në adresën giovannis@murialdo.org

Përkufizimet

K.A. = Koha e Ardhjes

  1. Krisht = Koha e Krishtlindjes

K.K = Koha e Kreshmëve

K.P = Koha Pashkëve

Gj.V. = Koha gjatë vitit

Pr. = Proprium

  1. = Festë
  2. = Përkujtim

Pf. = Përkujtim fakultativ

Sh. = Shën

Virgj. = Virgjër Mart. = Martir

Mesh. = Meshtar Mës. = Mësues

1

2020

2025
JANAR

Sh. Maria Nëna e Hyjit

E MËRKURË


Barinjtë... gjetën

Marinë, Jozefin e

Foshnjën

1/1 E MËRKURË VIRGJËRA MARI, HYJLINDËSE [P]

Nr 6,22-27; Ps 66; Gal 4,4-7; Lk 2,16-21

Barinjtë... gjetën Marinë, Jozefin e Foshnjën Lk 2,16

Duke iu bindur engjëjve që u shfaqën në lavdinë e Hyjit, barinjtë vijnë të takojnë Jezusin dhe bashkë me Të edhe Marinë, nëna e Tij, si dhe Jozefin.

Jezusi, Hyji me ne, na jep mundësinë të përjetojmë të gjitha marrëdhëniet e Tij, njerëzore dhe hyjnore. Dhe Maria me Jozefin na bëjnë të përjetojmë bukurinë e dashurisë së tyre të pastër.

Pra, çdo ditë e këtij viti të ri është e bekuar!

2

2025

JANAR

Sh. Bazili i Madh

Sh. Gregor Nazianzeni

E ENJTE

Nuk jam i denjë t’ia

zgjidh as rripat

e sandaleve

2/1 E ENJTE K. KRISHT. [P]

(p: Sh. Bazili i M., † 379 dhe Gregori N., † 390, ip. e mës. të K.)

1Gjn 2,22-28; Ps 97; Gjn 1,19-28

Nuk jam i denjë t’ia zgjidh as rripat e sandaleve Gjn 1,27

Gjon Pagëzuesi po i përgjigjet komisionit hetimor të dërguar nga judenjtë. Duke kujtuar ligjin e Leviratit, ai deklaron publikisht se nuk ka asnjë të drejtë mbi "Nusen", e cila është ajo e popullit të Hyjit. Ai, Gjoni, është vetëm zëri që përgatit udhën e Zotit që do të vijë.

Ti, o Jezus, je Mesia, Dhëndri, që na çliron nga skllavëria e Ligjit për të na bërë të njohim dashurinë e Hyjit.

3

2025

JANAR

Emri tejet i Shenjtë

i Jezusit

E PREMTE

Ai është që

pagëzon me

Shpirtin Shenjt

3/1 E PREMTE K. KRISHT. [P]

(pf: Emri Tejet i Shenjtë i Jezusit) 1Gjn 2,29 - 3,6; Ps 97; Gjn 1,29-34

Ai është që pagëzon me Shpirtin Shenjt 1Gjn 1,33

Gjon Pagëzuesi, i ndriçuar nga Ati dhe pasi pa Shpirtin Shenjt të zbriste mbi Jezusin si një pëllumb në Jordan, deklaron se Jezusi është me siguri ai që na pagëzon, na zhyt në Shpirtin Shenjt. Kjo ndodh kur e mirëpresim me Fjalën e Tij dhe të afërmin e Tij.

4

2025

JANAR

E SHTUNË

“Rabbi,

[që do të thotë: Mësues],

ku banon?”

4/1 E SHTUNË K. KRISHT. [P]

1Gjn 3,7-10; Ps 97; Gjn 1,35-42

“Rabbi, [që do të thotë: Mësues], ku banon?”

Gjn 1,38

Kjo është pyetja që dy dishepujt e Gjon Pagëzuesit i bënë Jezusit, i Cili u përgjigj: "Ejani e shihni". Ata nuk do të shohin një vend, por disa burra që jetojnë së bashku si vëllezër, në emrin e Tij. Është një shtëpi ku ne përjetojmë bashkimin me Hyjin. Është një vëllazëri ku i shërbehet njëri-tjetrit dhe ku gjithçka është e përbashkët: këtu përjetohet prania e dashur e Atit.

5

2025

JANAR

E DIEL

E Fjala

ishte në Hyjin

5/1 E DIEL K. KRISHTL.

Sir 24,1-4,8-12; Ps 147; Ef 1,3-6.15-18; Gjn 1,1-18

E Fjala ishte në Hyjin 1Gjn 3,18

Në këtë Krishtlindje e kemi mirëpritur pikërisht Atë, Fjalën, Zemrën, Birin e Atit, Vetë Zotin. Jeta e Tij, nga amshimi, është të jetë "pranë" Atit, duke i shtrirë dorën Atij, duke dashur të bëjë vetëm vullnetin e Tij, të zhytet në Të, ta shfaqë dhe t'ia komunikojë çdo njeriu. Faleminderit, o Atë! Faleminderit, o Jezus!

6

2025

JANAR

Dëftimi i Zotit

E HËNË

Ku është foshnja

e lindur,

që do të bëhet

mbreti i judenjve?

6/1 E HËNË DËFTIMI I ZOTIT [P]

Përvjetori i Urdhërimit Ipeshkvor i imz. Ottavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës (2006)

Is 60,1-6; Ps 71; Ef 3,2-3a.5-6; Mt 2,1-12

Ku është foshnja e lindur, që do të bëhet mbreti i judenjve? Mt 2,2

Kjo pyetje u përket Mbretërve, Dijetarëve të Lindjes. Për ta lindja ishte e sigurt; ata "e kishin parë yllin e tij duke lindur" që i kishte udhëhequr në Jeruzalem. Herodi, bashkë me gjithë popullin, kishte mbetur i habitur dhe i shqetësuar. Sidoqoftë, profecia e Mikesë konfirmoi zbulimin e paganëve: "E ti, o Betlehem, ... prej teje do të dalë prijësi, që do ta udhëheqë popullin tim". Faleminderit, o Jezus, që je në botë: ne mund të Të adhurojmë!

7

2025

JANAR

Sh. Raimondi

nga Peñafort

E MARTË

Jezusi shkonte prej

një vendi në një vend

tjetër nëpër mbarë

Galilenë

7/1 E MARTË K. KRISHTL.

(Pf: Sh. Raimondi nga Peñafort, mesh., † 1275

1Gjn 3,22 - 4,6; Ps 2; Mt 4,12-17.23-25

Jezusi shkonte prej një vendi në një vend tjetër nëpër mbarë Galilenë Mt 4,23

Jezusi e fillon misionin e Vet, duke mësuar nga Gjon Pagëzuesi. Ai përsërit: "Kthehuni, sepse mbretëria e qiejve është afër": ka ardhur. Ai e tregon atë me shenja dhe mrekulli shërimi dhe çlirimi. Ai është Mbreti i vërtetë dhe i ri i dërguar nga Hyji. Kisha, gjatë shekujve, vazhdon të japë këtë lajm të mirë, e konfirmuar nga prania e Jezusit të Ringjallur.

8

2025

JANAR

E MËRKURË

Sa bukë keni?

8/1 E MËRKURË K. KRISHTL.

1Gjn 4,7-10; Ps 71; Mk 6,34-44

Sa bukë keni? Mk 6,38

Dishepujt kanë një problem: pesë mijë burrat, që dëgjojnë Jezusin, duhet të hanë. Ata shkojnë te Jezusi dhe i propozojnë një zgjidhje. Por Jezusi, nga zemra e Tij si Bari, nxjerr një tjetër: ata vetë duhet të vënë në dispozicion, me bujari, atë pak që kanë dhe dashuria e Atit do t'i shtojë të tjerat, me bollëk.

9

2025

JANAR

E ENJTE

Zemër, he burra!

Unë jam!

9/1 E ENJTE K. KRISHTL.

1Gjn 4,11-18; Ps 71; Mk 6,45-52

Zemër, he burra! Unë jam! Mk 1,28

Ata besuan se njeriu që ecte në liqen natën ishte një fantazmë, ndërsa era tërbohej dhe u hynte ujë në varkën e tyre. Por ja zëri i Tij: “Zemër, he burra! Unë jam!”.

O Jezus, Ti gjithmonë dëshiron të më ndihmosh, të më shpëtosh, të më mbrosh, edhe në situata të dëshpëruara. Ti më do, faleminderit.

10

2025

JANAR

E PREMTE

Shpirti i Zotit

është mbi mua

10/1 E PREMTE K. KRISHTL.

1Gjn 4,19 - 5,4; Ps 71; Lk 4,14-22

Shpirti i Zotit është mbi mua Lk 4,18

Jezusi, pasi u kthye nga shkretëtira, fillon misionin e Tij. Në sinagogën e Nazaretit, ku mblidhen për lutje në bashkësi, Atij i jepet Fjala që do ta udhëheqë dhe do t'i japë forcë deri në Kryq. Në Shkrim dashuria e Atit profetizoi edhe jetën, misionin e çdo të pagëzuari: të sjellë dhe të përhapë Shpirtin e Zotit!

11

2025

JANAR

E SHTUNË

Jezusi është

Biri i Hyjit

11/1 E SHTUNË K. KRISHTL.

1Gjn 5,5-13,4; Ps 147; Lk 5,12-16

Jezusi është Biri i Hyjit 1Gjn 5,5

Kush beson në Jezusin, Birin e Hyjit, duke e vënë Atë në vend të parë në ekzistencën e vet, jeton një jetë të re, të lirë nga lajkat dhe gënjeshtrat e propozuara nga bota: kënaqësi, komoditete, egoizma që shtypin... Për këtë arsye Ai do të keqkuptohet dhe do të persekutohet. O Shpirt Shenjt, na ndihmo të ngulmojmë në këtë besim, që bota të besojë!

12

2025

JANAR

Pagëzimi i Zotit

E DIEL

Ndërsa po lutej,

u hap qielli

12/1 E DIEL PAGËZIMI I ZOTIT Viti C [P]

(Dioqeza e Shkodër-Pultit, Përvjetori i Kushtimit të Kishës Katedrale. Festë.)

Is 40,1-5.9-11; Ps 103; Tit 2,11-14; 3,4-7; Lk 3,15-16.21-22

Ndërsa po lutej, u hap qielli Lk 3,21

Jezusi kishte shkuar te Gjon Pagëzuesi për të kërkuar Pagëzimin. Ai sigurisht nuk kishte nevojë për pastrim nga mëkatet, por, duke e vendosur Veten në linjë me mëkatarët, Ai filloi rrugën e përvuajtërimit që do të përfundojë në kryq. Përballë një përvuajtërie të tillë, Ati nuk mund të heshtë: Ai e zbulon Atë si Birin e Tij të dashur. Në Të dhe mbi Të hapet qielli: nëpërmjet Shpirit Shenjt njeriu tani mund të komunikojë me Hyjin.

13

2025

JANAR

Sh. Hilari

E HËNË

Mbretëria e Hyjit

është afër

13/1 E HËNË GJ. V. [I]

(pf: Sh. Hilari, ip. e mës. i K., † 367)

Heb 1,1-6; Ps 96; Mk 1,14-20

Mbretëria e Hyjit është afër Mk 1,15

Jezusi fillon të shpallë praninë e Atit mes njerëzve: Ai Vetë është prania e dashurisë që shpëton, që jep jetë! Më thërret edhe mua, edhe ty, për ta shoqëruar në misionin e Tij.

Faleminderit, o Jezus, për dhuratën e bashkëpunimit me Ty!

14

2025

JANAR

E MARTË

E kurorëzove

me lavdi e nder

14/1 E MARTË GJ. V. [II]

Heb 2,5-12; Ps 8; Mk 1,21-28

E kurorëzove me lavdi e nder Heb 2,7

Njeriu i kurorëzuar me lavdi dhe nder: unë, ti, çdo njeri i krijuar nga Hyji sipas shëmbëlltyrës së Tij është i destinuar për lavdinë e Tij. Të bashkuar me Jezusin, i Cili mundi vdekjen, ne mund të arrijmë plotësinë e jetës së Tij hyjnore. Gjatë rrugës ne do të kujtojmë dhe respektojmë dinjitetin e çdo njeriu të dashur prej Hyjit.

15

2025

JANAR

E MËRKURË

U vjen në ndihmë

pasardhësve të

Abrahamit


15/1 E MËRKURË GJ. V. [I]

Heb 2,14-18; Ps 104; Mk 1,29-39

U vjen në ndihmë pasardhësve të Abrahamit

Heb 2,16

Jezusi kujdeset për popullin e Tij, domethënë për të gjithë njerëzit që vuajnë nga mëkati dhe frika e vdekjes dhe që, me besim dhe përulësi, i drejtohen Atij. Ashtu si të vuajturit për të cilët Ungjilli tregon sot, unë shkoj me vendim tek Jezusi: i kujdesur dhe i shëruar prej Tij, edhe unë do të jem në gjendje të kujdesem për të afërmit e Tij dhe të mitë.

16

2025

JANAR

E ENJTE

Dua!

Qofsh pastruar!

16/1 E ENJTE GJ. V. [I]

Heb 3,7-14; Ps 94; Mk 1,40-45

Dua! Qofsh pastruar! Mk 1,41

Ai i gërbulur besonte se Jezusi mund ta pastronte nëse donte. Po, Jezusi e dëshiron, sepse Ai na do. Ai dëshiron të na pastrojë nga mëkati, sepse për këtë derdhi gjakun e Vet. Jezusi do të donte gjithashtu të ndërhynte në rrëmujën e jetës sime për të falur, shëruar, rinovuar. Unë dua ta lejoj Atë.

17

2025

JANAR

Sh. Antoni Abat

E PREMTE

Biro,

të janë falur mëkatet!

17/1 E PREMTE GJ. V. [I]

(p: Sh. Antoni, abat, † 356)

Heb 4,1-5,11; Ps 77; Mk 2,1-12

Biro, të janë falur mëkatet! Mk 2,5

Jezus, të sjellin një të paralizuar dhe zemra Jote ndjen dhembshuri për të... Edhe do ta bësh të ecë, por do të jetë një gjë dytësore, vetëm një shenjë për besimin e të tjerëve. Atij, në mënyrë që ai ta shijojë vërtet dhuratën e jetës, Ti ia fal mëkatet. Faleminderit, o Jezus!

18

2025

JANAR

E SHTUNË

Eja pas meje!

18/1 E SHTUNË GJ. V. [I]

FILLIMI I TETËDITËSHIT PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE

Heb 4,12-16; Ps 18; Mk 2,13-17

Eja pas meje! Mk 2,14

Të të ndjekësh Ty, me shpejtësi dhe bujari, duke ndjekur shembullin e Levit, Jezusi, është e vetmja rrugë drejt bashkimit mes nesh të krishterëve, ende të ndarë për shkak të mëkateve tona, mbi të gjitha krenarisë dhe kotësisë. Edhe unë dëshiroj të Të ndjek, duke t’u bindur dhe duke pritur çdo fjalë Tënden me besim. Ati do të përlëvdohet!

19

2025

JANAR

E DIEL

Bëni gjithçka

t’ju thotë!

19/1 E DIEL GJ. V. Viti C [II]

TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE

Is 62,1-5; Ps 95; 1Kor 12,4-11; Gjn 2,1-12

Bëni gjithçka t’ju thotë! Gjn 2,5

Maria, nëna e Jezusit, e pranishme me Të në dasmën në Kanë, i tregon se nuk ka verë, domethënë gëzim. Jezusi e dëgjon atë dhe i jep asaj mundësinë duke bërë të futen në punë shërbëtorët, të cilët, të përgatitur nga Maria, me thjeshtësi dhe përulësi, nuk dyshojnë në udhëzimet e Jezusit. Çfarë uniteti i bukur! Kur besimi i ndërsjellë mbretëron midis vëllezërve dhe me Jezusin, ne mund të dëshmojmë mrekullinë e gëzimit të të qenurit së bashku në Kishë, duke kapërcyer dallimet.

20

2025

JANAR

Sh. Fabiani Sh. Sebastiani

E HËNË

Ti je im Bir,

unë sot të linda

20/1 E HËNË GJ. V. [II]

TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE

(pf: Sh. Fabiani, papë e mart., † shek. III; Sh. Sebastiani, mart., † 304)

Heb 5,1-10; Ps 109; Mk 2,18-22

Ti je im Bir, unë sot të linda Heb 5,5

Çdo person i pagëzuar është një "bir" për Atin. Jo automatikisht, sigurisht, por kur ai jeton të njëjtën jetë si Biri Jezus, i Cili është vetëm dashuri e bindur.

Eja, o Shpirt Shenjt! Me Ty në zemrat tona do të jemi një në Kishë dhe do të jemi natyrisht, pa mund.

21

2025

JANAR

Sh. Anjeza

E MARTË

Jezusi u bë

Kryeprift i amshuar

21/1 E MARTË GJ. V. [II]

TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE

(p: Sh. Anjeza, virgj. e mart., †304)

Heb 6,10-20; Ps 110; Mk 2,23-28

Jezusi u bë Kryeprift i amshuar Heb 6,20

Duke i ofruar jetën Atit, Jezusi u bë kryeprifti, i Cili i lutet Atit vazhdimisht për ne. Në Jubileun e Shëlbimit, që po përjetojmë këtë vit, kujtojmë se çdo anëtar i pagëzuar i trupit të Krishtit është një 'prift': i shenjtëruar për të ofruar Vetveten për vëllezërit e Tij. Në këto ditë lutja dhe oferta e gjithë Kishës kërkon bashkimin e besimtarëve në Jezusin, që bota të besojë.

22

2025

JANAR

Sh. Vinçenci

E MËRKURË

Çohu e dil

para të gjithëve!

22/1 E MËRKURË GJ. V. [II]

TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE

(pf: Sh. Vinçenci, diak. e mart., † 303)

Heb 7,1-3,15-17; Ps 109; Mk 3,1-6

Çohu e dil para të gjithëve! Mk 3,3

Jezusi e thërret njeriun me dorën e paralizuar "në mes": ajo ditë është e shtunë, dita e pushimit të kërkuar nga Zoti. Jezusi përpiqet të shpjegojë se Ligji, edhe ai i së shtunës, vjen nga Ati si një dhuratë dashurie për ata që vuajnë. Ata nuk e kuptojnë: drita e Tij nuk është në zemrat e tyre. Me dritën që na bën t'i besojmë Jezusit, ne do të jemi në gjendje të lidhemi edhe midis vëllezërve të traditave të ndryshme.

23

2025

JANAR

E ENJTE

Jezusi u urdhëronte

rreptësisht të mos

dëftonin se kush është


23/1 E ENJTE GJ. V. [II]

TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE

Heb 7,25 - 8,6; Ps 39; Mk 3,7-12

Jezusi u urdhëronte rreptësisht të mos dëftonin se kush është Mk 3,12

Djajtë e dinin se kush ishte Jezusi, por Ai nuk donte të zbulohej prej tyre... Vetëm ata që e duan, vetëm ata që nga dashuria për Të kujdesen për të afërmin e tyre, mund t'i japin Atij një dëshmi të vërtetë dhe të besueshme.

24

2025

JANAR

Sh. Françesku i Sales

E PREMTE

Pastaj

u ngjit në një mal

24/1 E PREMTE GJ. V. [II]

TETËDITËSHI PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE

(p: Sh. Françesku i Sales, ip. e mës. i K., † 1622) Heb 8,6-13; Ps 84; Mk 3,13-19

Pastaj u ngjit në një mal Mk 3,13

Jezusi kaloi një natë të tërë duke u lutur, pastaj i thirri dishepujt pranë Vetes dhe zgjodhi dymbëdhjetë prej tyre që të ishin me Të dhe të bëheshin bashkëpunëtorë në mbretërinë e Tij. Ne mësojmë prej Tij t'i kushtojmë kohë lutjes, ndërsa dëgjojmë Atin, për të njohur dhe bërë gjithmonë vullnetin e Tij. Dëgjimi dhe bindja ndaj Atit do të na bashkojë gjithnjë e më shumë.

25

2025

JANAR

Kthimi i Shën Palit

E SHTUNË

Unë jam Jezusi,

Nazarenasi

25/1 E SHTUNË KTHIMI I SHËN PALIT AP. [P]

PËRFUNDIMI I TETËDITËSHIT PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE

Vap 22,3-16 ose Vap 9,1-22; Ps 116; Mk 16,15-18

Unë jam Jezusi, Nazarenasi Vap 22,8

Sot Kisha na fton të nderojmë Shën Palin: ne duam ta bëjmë këtë duke lexuar dëshminë e tij. Ai takoi Jezusin e ringjallur në rrugën për në Damask, ndërsa e përndiqte! Të falënderojmë, Apostull Pal, që nga ai moment ia dhurove gjithë jetën Jezusit dhe jeta jote e re është shembull për ne.

26

2025

JANAR

E diela e Fjalës

E DIEL

Shpirti i Zotit

është mbi mua

26/1 E DIEL GJ. V. Viti C [III]

(E diela e Fjalës)

Neh 8,2-4. 5-6. 8-10; Ps 18; 1Kor 12,12-30; Lk 1:1-4; 4,14-21

Shpirti i Zotit është mbi mua Lk 4,18

Jezusi, plot me Shpirtin e Shenjtë, i njeh fjalët e Isaias që i ka lexuar si të shkruara për Veten e Tij, duke i zbuluar asamblesë, të mbledhur në sinagogë, misionin e Tij si Shpëtimtar dhe çlirimtar i njerëzve.

Faleminderit, o Jezus: Të mirëpres si Zotin tim dhe dëshiroj të Të dua dhe të Të ndjek çdo ditë duke dëgjuar dhe jetuar Fjalën Tënde.

JANAR

27

Sh. Angjela Meriqi

2025 E HËNË

Ai është Ndërmjetësi

i Besëlidhjes së re

27/1 E HËNË GJ. V. [III]

(pf: Sh. Angjela Meriqi, virgj., † 1540)

Heb 9,15.24-28; Ps 97; Mk 3,22-30

Dioqeza e Tiranë – Durrësit

Përvjetori i Kushtimit të Kishës Katedrale. Festë.

Ai është Ndërmjetësi i Besëlidhjes së re

Heb 9,15

Izraeli, një popull i vogël i zgjedhur nga Zoti, nuk kishte qenë i aftë t'u qëndronte besnik besëlidhjeve të përsëritura... Ja, pra, besëlidhja "e re": Ai, Zoti, do të kishte bërë gjithçka; nga ana e popullit, vetëm besimi në Gjakun e Birit të Hyjit, e aftë të thyejë çdo lidhje negative dhe të na mbajë të bashkuar me Atin, të zhytur në jetën e Tij.

28

2025

JANAR

Sh. Toma i Akuinit

E MARTË

Ja, po vij për të

kryer vullnetin tënd!


28/1 E MARTË GJ. V. [III]

(p: Sh. Toma i Akuinit, mesh. e mës. i K., † 1274)

Heb 10,1-10; Ps 39; Mk 3,31-35

Ja, po vij për të kryer vullnetin tënd!

Heb 10,9

Janë fjalë të Psalmit, ato që Jezusi ia drejton Atit duke ardhur në botë. Ai, në fakt, do të jetojë vullnetin e Atit, duke përmbushur Shkrimet deri në atë pikë sa të ofrojë jetën e Tij. Me gjakun e Tij ai lau dhe fshiu mëkatet tona. Gjaku i demave dhe cjepve, i ofruar në tempull, ishte vetëm një shenjë e asaj që Jezusi do të ofronte më vonë. Faleminderit, o Jezus: nëpërmjet misterit të vdekjes Sate, ne marrim falje dhe hyjmë në bashkësinë Tënde të jetës me Atin.

29

2025

JANAR

E MËRKURË

Ata përbri udhës...

posa e dëgjojnë Fjalën,

vjen aty për aty djalli

29/1 E MËRKURË GJ. V. [III]

Heb 10,11-18; Ps 109; Mk 4,1-20

Ata përbri udhës... posa e dëgjojnë Fjalën, vjen aty për aty djalli Mt 4,15

Me shëmbëlltyrën e mbjellësit, Jezusi na fton të dëgjojmë Fjalën e Hyjit, një farë të çmuar, dhe ta ruajmë atë me qëndrueshmëri, në mënyrë që armiku ynë, Djalli, të mos e vjedhë atë nga mendjet dhe zemrat tona. Mari, mësuese në meditimin e Fjalës, ti na ndihmo që të japim fryte të mira, duke iu bindur Jezusit.

30

2025

JANAR

E ENJTE

Atij që ka,

do t’i jepet më

30/1 E ENJTE GJ. V. [III]

Heb 10,19-25; Ps 23; Mk 4,21-25

Atij që ka, do t’i jepet më Mk 4,25

Kur jetoj fjalën e Jezusit, jam i lirë, i gëzuar, në paqe. Prania e Tij më mundëson të marr më shumë dritë dhe më shumë dashuri për të dhuruar.

31

2025

JANAR

Sh. Gjon Bosko

E PREMTE

Mos e humbni,

pra besimin!

31/1 E PREMTE GJ. V. [III]

(p: Sh. Gjon Bosko, mesh., † 1888)

Heb 10,32-39; Ps 36; Mk 4,26-34

Mos e humbni, pra besimin! Heb 10,35

Përballë gënjeshtrës që mbështjell botën dhe e mban atë në vuajtje, ne të krishterët jemi të sigurt për atë që besojmë: një Atë na ka dashur, na shoqëron me dashurinë e Tij, na pret. E themi sinqerisht, me një sjellje të qetë, të ndershme dhe të fortë. Sot na ndihmon Shën Gjon Bosko, një mik i madh i të rinjve.

In primo piano