ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 JANAR 2012
01 JANAR 2012

JANAR

2012

SH. MARIA

NËNA E HYJIT 1

Hyji dërgoi

Birin e vet,

të lindur

prej gruaje

E DJELË 2012 2012

1/1 E DJELË SHËN MARIA NËNA E

HYJIT [P]

Neh 6,22-27; Ps 66; Gal 4,4-7; LK 2,16-21

Hyji dërgoi Birin e vet, të lindur

prej gruaje Gal 4,4

Padyshim e madhe është e vërteta

e besimit që kremtojmë sot: Maria,

Nëna e Hyjit! Si është e mundur që

Hyji, i cili qëndron mbi të gjithë, të

ketë nënë?

Dashuria e Tij është kaq e madhe,

sa ka dashur të bëhet aq i vogël, sa

të vijë mes nesh si njeri, nëpërmjet

një gruaje, një nëne.

Është e bukur të nisësh një vit të

ri duke adhuruar me magjepsje

Jezusin, Hyjin e vërtetë e njeriun

e vërtetë, në krahët e nënës së tij,

Marisë.

JANAR 2012 E HËNË Shën. Bazili Sh. Gregori 2

Rrafshoni udhën e Zotit

2/1 E HËNË K.KR. [P]

Shën. Bazili M., † 379 e Sh. Gregori †390,

ipeshkvinj e mësues

1Gjn 2,22-28; ps 97; Gjn 1,19-28

Rrafshoni udhën e Zotit Gjn 1,23

Është ftesa që Gjon Pagëzori

ua drejton të gjithë atyreve, që

i kërkojnë të jenë të pagëzuar e

të ndërfutur në jetën e Hyjit. Në

mënyrë themelore bëhet fjalë për

nxitjen e jetesës në varfëri e për ta

lënë veten në pasurimin me të mirat

e Hyjit, të ofruara nga Mesia.

Gjoni do të thotë: “Kush ka dy

tunika, le t’ia japë njërën atij që nuk

ka asnjë dhe kush ka për të ngrënë

t’i japë edhe tjetrit që nuk ka”. “Mos

vidhni dhe kënaquni me pagat

tuaja”, pa e ndrequr punën tuaj

duke dëmtuar të tjerët. Vetëm kështu

mund të përgatitesh për të jetuar me

Jezusin dhe për të përshkuar

jetën e tij.

JANAR

2012 E E MARTË

3

Cilido që mbetet në të nuk mëkaton

EMRI TEJET

I SHENJTË I JEZUSIT

3/1 E MARTË K.Kr. [P]

Emri Tejet i Shenjtë i Jezusit

1Gjn 2,29 - 3,6; Ps 97; Gjn 1,29-34

Cilido që mbetet në të nuk mëkaton

1Gjn 3,6

Besoj, o Jezus, se ti nuk ke mëkatuar

kurrë, pasi e deshe Hyjin, Atin tënd,

me gjithë zemër, duke iu bindur

vullnetit të tij.

Ndihmomë të jetoj si ti, si bir i

bindur, prej dashurisë së Atit të

qiellit që ndërkaq, gjithnjë na do.

Të falënderoj sepse emri yt, i

shqiptuar prej buzëve të mia, më jep

forcë gjatë tundimit.

JANAR

2012

4

“Ç’ka kërkoni?”

E E MËRKURË

Shën Anxhela

4/1 E MËRKURË K.Kr. [P]

Sh. Anxhela

1Gjn 3,7-10; Ps 97; Gjn 1,35-42

“Ç’ka kërkoni?” Gjn 1,38

Dy nxënësit e Pagëzorit nuk ishin

mjaft të ndërgjegjshëm në arsyen

përse po e ndiqnin Jezusin: i ishin

bindur mësuesit të tyre, që kishte

dëftuar për Jezusin, se po kalonte

”qengji i Hyjit”. Ky përfigurim u

kujtonte qengjin e ngarkuar me

mëkatet e popullit të dërguar për

të vdekur në shkretëtirë, qengjin e

ofruar në tempull për çdo ditë në

flijim dhe sërisht: “qengjin e butë, të

dërguar tek kasapi, që nuk hap as

gojën”, të profetizuar nga Isaia.

Dy nxënësit, të bindur ndaj Gjonit,

nuk e dinin ende se çfarë po

kërkonin: kërkonin atë, Jezusin,

për ta njohur.

JANAR

2012

5

Kush nuk ka

dashuri,

mbetet në vdekje

E E ENJTE

Shën Emiliana

5/1 E ENJTE K.Kr. [P]

Sh. Emiliana

1Gjn 3,11-21; Ps 99; Gjn 1,43-51

Kush nuk ka dashuri, mbetet në

vdekje 1Gjn 3,14

Është e vërtetë, se kur nuk ia dal

mbanë që të dua Hyjin dhe njerëzit,

ndjehem i trishtë, si i paralizuar dhe

jeta ime është e boshatisur.

Jezus, në këto momente merrmë për

dore e jepmë dritë e forcë, për të

jetuar me besim e dashuri,

atje ku të ndodhem.

Faleminderit Jezus!

JANAR

2012

6

Erdhëm

t’i shprehim

nderimet tona

E PREMTE

DËFTIMI I ZOTIT

6/1 E PREMTE DËFTIMI I ZOTIT [P]

Is 60, 1-6; Ps 71; Ef 3,2-3a - 5-6;

Mt 2,1-12

Erdhëm t’i shprehim nderimet tona

Mt 2,2

Vihem edhe unë sot përpara Jezusit

për ta adhuruar, për të hapur

thesaret e zemrës sime e për t’i

dorëzuar gjithçka ai më shpërblen:

shëndetin tim, punën time,

reputacionin, të ardhmen, kryqet

dhe gëzimet e mia të vogla.

Do të jetë ai që do të më kompletojë

me paqen e vet!

JANAR

2012

7

Mos i besoni

çdo shpirti

Sh. Raimondi Sh. Valenti ni

E SHTUNE

7/1 E SHTUNË K.Kr. [P]

Sh. Valentini, ipeshkëv,

Sh. Raimondi i Penjafortit meshtar

1Gjn 3,22 - 4,6; Ps 2; Mt 4,12-17.23-25

Mos i besoni çdo shpirti 1Gj 4,1

Jezus, shpeshherë kam dëgjuar ide

dhe opinione që nuk të kanë pasur,

as për zanafillë dhe as për qëllim

përfundimtar, ty. I kam ndjekur, por

kam vuajtur madje kam bërë që

të vuajnë të tjerët. Për këtë jam i

penduar.

Eja, o Zot Jezus, e ndriço mendjen

dhe zemrën time me diturinë tënde!

JANAR

2012

8

Ti je im Bir

– Djali i dishirit

PAGËZIMI i ZOTIT

E DJELË 2012 2012

8/1 E DJELË PAGËZIMI i ZOTIT

Viti B [P]

Is 55,1-11; Is 12,2.4b-6; 1Gjn 5,1-9;

Mk 1,7-11

Ti je im Bir – Djali i dishirit Mk 1,11

Jezus, duke u zhytur në Jordan

bëhesh i njëjtë me ne dhe na bën

të njëjtë me ty.

Faleminderit se atë “ti”, Ati ma

drejton edhe mua, aq

sa edhe më tepër jepem në

njëjtësimin me ty.

JANAR

2012

9

E HËNË

Sh. Adriani

Ejani pas meje

9/1 E HËNË I K.GJ.V. [I]

Sh. Adriani

1Sam 1,1-8; Ps 115; Mk 1,14-20

Ejani pas meje Mk 1,17

Zot Jezus, sot po më thërret pikërisht

mua! Dua të të ndjek:

do ta zhvendos çdo hapin tim

pas teje, për nga drita e dashurisë

tënde e për nga fjala jote.

Dua që të jem me të vërtetë nxënësi

yt: ndihmomë ti, pra!

JANAR

2012

10

Ç’ka ke me ne,

o Jezu Nazareni?

E E MARTË

Sh. Agatoni (Mirashi)

10/1 E MARTË I K.GJ.V. [I]

Sh. Agatoni (Mirashi)

1Sam 1,9-20; 1Sam 2,1.4-8; Mk 1,21-28

Ç’ka ke me ne, o Jezu Nazareni?

Mk 1,24

Sa kollaj sillem në të menduarin

se ti, Jezus, nuk duhet të përzihesh

në të gjithë jetën time dhe se unë

jam i lirë të bëj të gjitha përzgjedhjet

që dua.

Don Divo Barsotti thonte:

“A ke ndonjë mendimin tënd?

Ke ndonjë ide sipas qejfit tënd?…

Nuk je i krishterë!”.

Kështu shpesh në mënyrën time të të

menduarit, nuk jam i krishterë, nuk

jam i joti, o Jezus. Ti ke ardhur për

të më çliruar prej këtij shpirti që më

ndrydh e më mohon lirinë e vërtetë.

Faleminderit!

JANAR

2012

11

Fol o Zot,

se të dëgjon

shërbëtori yt

E E MËRKURË

Sh. Pavlini

11/1 E MËRKURË I K.GJ.V. [I]

Sh. Pavlini

1Sam 3,1-10.19-20; Ps 39; Mk 1,29-39

Fol, o Zot, se të dëgjon shërbëtori yt

1 Sam 3,9

Faleminderit, o Atë: ti je Hyji

që na flet!

Sot do ta rezervoj ty dhe vetëm ty,

një pjesë të ditës sime: do të zgjedh

një vend të qetë e do të jem në

paqe me praninë tënde.

Jam i sigurtë që ti po më pret për

të ma thënë fjalën që do t’i bëjë

shumë mirë jetës sime!

JANAR

2012

12

Pati dhembshuri

E E ENJTE

Sh. Tati ana

12/1 E ENJTE I K.GJ.V. [I]

Sh. Tatiana

1Sam 4,1-11; Ps 43; Mk 1,40-45

Pati dhembshuri Mk 1,41

Në Jezusin, që ndalet para lebrozit,

shikojmë dhimbjen e mëshirën e

Hyjit. Vetëm Hyji, në fakt, mund ta

shëronte një lebroz, të konsideruar

asokohe si të vdekur. Jezusi e

dëgjon dhe e mirëpret lutjen e

tij, pastaj i përgjigjet dhe e prek.

Kështu ai zbulohet si Biri i Hyjit.

O Jezus i Ringjallur, falë

sakramenteve të Kishës, shenja

të dashurisë sate, me të cilat ti na

prek, falna duke na shëruar e duke

na dhënë bashkim me ty.

JANAR

2012

13

Jezusi, duke parë

fenë e tyre…

E E PREMTE

Sh. Hilari

13/1 E PREMTE I K.GJ.V. [I]

Sh. Hilari ipeshkëv e mësues † 367

1Sam 8,4-7.10-22; Ps 88; Mk 2,1-12

Jezusi, duke parë fenë e tyre… Mk 2,5

O Jezus, sa të bukur janë sytë e tu

që më rrëmojnë e më njohin mirë

përbrenda, pasi ata e dinë kur unë

ulem e kur ngrihem!

Ti shiko, pra, sesa realisht jetoj unë

prej teje, për ty e me ty!

E përsëri, sa herë që ti të duash,

Shpirti i Shenjtë edhe kujt është

pa dritë, i jep mundësinë që të

shikojë dhe të jetë i motivuar nën

shembullin tënd.

JANAR

2012

14

Nuk erdha

të grish të drejtët,

por mëkatarët

Sh. Feliksi

E E SHTUNË

14/1 E SHTUNË I K.GJ.V.

Sh. Feliksi

1Sam 9,1-4.10.17-19; 10,1; Ps 20;

Mk 2,13-17

Nuk erdha të grish të drejtët,

por mëkatarët Mk 2,17

Jezusi ka ardhur për mëkatarët, për

ata që, edhe duke dëshiruar, nuk ia

dalin dot mbanë të mbeten besnikë

ndaj dashurisë dhe fjalës së tij. Me

këta, Jezusi është i gatshëm, të ulet

përballë, në tavolinë. Përkundrazi

ata që e mbajnë veten të drejtë,

për veprat e tyre “të mira”, ashtu si

farisenjtë, mendojnë se nuk kanë

nevojë për të qenë të shëlbuar.

Jezusi është Shëlbuesi i atyre që

njohin në vetvete të qenit mëkatar!

JANAR

2012

15

Ja qengji i Hyjit!

Sh. Pali Heremit

E DJELË 2012 2012

15/1 E DJELË II K.GJ.V. Viti B [II]

Sh. Pali i Heremit

1Sam 3,3-10.19; Ps 39;

1Kor 6,13-15.17-20; Gjn 1,35-42

Ja qengji i Hyjit! Gjn. 1,36

Jezus, dashuria jote ndaj Atit, bindja

e flijimi yt, prej teje, bëjnë qengjin e

vërtetë që lan të gjitha fajet tona!

Ne do të jetojmë pranë teje e do të

të mirëpresim në dhuratën tënde, në

sakramentet e Kishës: mëkatet tona

dalëngadalë do të shlyhen e ne do

të afrohemi gjithnjë e më shumë

tek Ati: do të gëzojmë në dashurinë

e tij.

JANAR

2012

16

Më mirë është

dëgjesa se therorja

E HËNË

Sh. Donati

16/1 E HËNË II K.GJ.V. [II]

Sh. Donati

1Sam 15,16-23; Ps 49; Mk 2,18-22

Më mirë është dëgjesa se therorja

1Sam 15,22

Heqja dorë nga vullneti ynë, për

të kryer vullnetin e Hyjit ose të

vëllait, për dashurinë e Jezusit,

është një sakrificë e pëlqyeshme për

Zotin, madje më tepër nga ato që

imponojmë ne.

Jezus, ndimomë, sepse dua të mësoj

nga ti!

JANAR

2012

17

Njeriu shikon

fytyrën, por Zoti

shikon zemrën

E E MARTË

Sh. Antoni abat

17/1 E MARTË II K.GJ.V. [II]

Sh. Antoni abat † 356

1Sam 16,1-13; Sal 88; Mc 2,23-28

Njeriu shikon fytyrën, por Zoti

shikon zemrën 1Sam 16,7

Kur Hyji zgjedh dikë për Mbretërinë

e tij, ai shikon në zemër, nëse

ka drejtësi, përvujtëri, dashuri të

vërtetë…; në të kundërt, ne jemi

më të kujdesur për anën e jashtme,

e kështu, shpesh mbetemi të

zhgënjyer.

Eja, Shpirt i Shenjtë e na drejto në

përzgjedhjet tona!

JANAR

2012

18

Shko e Zoti qoftë

me ty

E E MËRKURË

Sh. Priska

18/1 E MËRKURË II K.GJ.V. [II]

FILLIMI I TETËDITSHIT TË LUTJES

PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE

Sh. Priska

1Sam 17,32-33.37.40-51; Ps 143;

Mk 3,1-6

Shko e Zoti qoftë me ty 1Sam17,39

Sauli bekon Davidin. Ai e provon

vetë dhe bën të tjerët rreth e rrotull,

që ta provojnë edhe ata praninë

shëlbuese të Hyjit në histori.

Edhe Maria e merr këtë bekim e së

bashku me të edhe ne e kemi njohur

praninë e Hyjit me njerëzit, pra

Jezusin!

Çdo të djelë e marrim këtë bekim:

kush e di se çfarë gjërash të mëdha,

do që të bëjë së bashku me ne Ati!

JANAR

2012

19

E shpirtrat e ndytë…

bërtisnin:

“Ti je Biri i Hyjit!”

E E ENJTE

Sh. Mario

19/1 E ENJTE II K.GJ.V. [II]

TETËDITESHI I LUTJES PËR BASHKIMIN

E TË KRISHTERËVE

Sh. Mario

1Sam 18,6-9;19,1-7; Ps 55; Mk 3,7-12

E shpirtrat e ndytë… bërtisnin:

“Ti je Biri i Hyjit!” Mk 3,11

Që Jezusi është Biri i Hyjit, me fjalë,

cilido mund ta pohojë, madje edhe

demonët. Por ta zbulosh se i cilit Hyj,

të jetë Bir, këtë mund ta bësh vetëm

me anën e jetës.

Një jetë e përvuajtur dhe e bindur,

e vënë në veprim nga dashuria,

i thotë botës: Hyji është Atë!

JANAR

2012

20

I thirri ata

që deshi vetë

E E PREMTE

Sh. Fabiani

Sh. Sebasti ani

20/1 E PREMTE II K.GJ.V. [II]

Sh. Fabiani papë e martir † shek. III;

Sh. Sebastiani martir † 304

TETËDITSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN

E TË KRISHTERËVE

1Sam 24,3-21; Ps 56; Mk 3,13-19

I thirri ata që deshi vetë Mk 3,13

Shpesh i japim shumë rëndësi

vullnetit të njerëzve dhe mendojmë

që të varet vetëm prej tyre zgjedhja

për të shkuar tek Jezusi, në mënyrë

që të lihemi të lirë për t’u formuar

nga ai: në të kundërt është Hyji që

tërheq nga vetvetja dhe ngjall tek

njerëzit dëshirën e ekzistencës.

Le të sjellim përpara Jezusit, në

lutje, vëllezërit që kanë nevojë për

të. Shpresojmë që ai, në dhimbjen

e vet, të ketë mëshirë e t’i bëjë për

vete në dashurinë e tij!

JANAR

2012

21

Të tijtë thonin:

Nuk është në vete

Sh. Anjezja

E SHTUNË

21/1 E SHTUNË II K.GJ.V. [II]

TETËDITËSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN

E TË KRISHTERËVE

Sh. Anjezja virgjër e martire † 304

2Sam 1,1-4.11-12.19.23-27; Ps 79;

Mk 3,20-21

Të tijtë thonin: Nuk është në vete

Mk 3,21

Mënyra e të jetuarit me Jezusin, dhe

e atyre që e duan, duke qëndruar

të bashkuar me të, atyre që nuk

besojnë i duket e çuditshme; në të

tillë mënyrë, pra, Jezusi por edhe

apostujt, pasi patën marrë Shpirtin

e Shenjtë gjatë Rrëshajeve,

kanë qenë të qëndrueshëm

“jashtë vetvetes”.

Shpirti Shenjtë, eja mbi besimtarët

në Jezusin, që të jenë të bashkuar

dhe kështu bota të jetë e ndihmuar

për të ardhur tek ti!

JANAR

2012

Kthehuni

e besoni

Ungjillit

Sh. Vinçenci 22

E DJELË 2012 2012

22/1 E DJELË III K.GJ.V. Viti B [III]

TETËDITËSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN

E TË KRISHTERËVE

Sh. Vinçenci

Jon 3,1-5.10; Ps 24; 1Kor 7,29-31;

Mk 1,14-20

Kthehuni e besoni Ungjillit Mk 1,15

Jezusi nxit për të ndërruar

mendësinë. Premtimi i Mesisë, në

fakt, është përmbushur: nuk ka

më për të pritur, sepse Mbreti i

Mbretërisë së Hyjit është kaq i afërt

saqë të jetë tashmë mes nesh. Ai na

fton, kështu, që ta ulim jetën tonë

mbi Personin e tij dhe mbi

Fjalën e tij.

Le të lutemi që Kisha të vazhdojë të

njoftojë ungjillin e të përfundojë në

të skandali i përçarjes, i cili

e dobëson dëshminë e saj.

Në fakt, bota beson në Jezusin,

kur shikon se nxënësit e tij e duan

njeri-tjetrin.

JANAR

2012

23

Zoti,

Hyji i ushtrive

ishte me të

Sh. Emerenciana

E E HËNË

23/1 E HËNË III K.GJ.V. [III]

TETËDITËSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN

E TË KRISHTERËVE

Sh. Emerenciana

2Sam 5,1-7.10; Ps 88; Mk 3,22-30

Zoti, Hyji i ushtrive ishte me të

2Sam 5,10

Davidi sapo e kishte pushtuar fortesën

e Jeruzalemit të zënë nga jebusenjtë.

Kjo ndërmarrje dukej e pamundur, aq

sa jebusenjtë thonin se “të verbërit dhe

të gjymtuarit” do të kishin mjaftuar për

ta mbrojtur.

Ky fakt mund të na shtyjë për të

vazhduar të lutemi për njësimin e të

krishterëve, ndonëse kjo duket një

ëndërr: asgjë nuk është e pamundur

për “Hyjin e ushtrive” që është

mes nesh.

JANAR

2012

24

Përreth tij

ishte ulur

një turmë

E E MARTË

SH. Françesku

i Sales

24/1 E MARTË III K.GJ.V. [III]

TETËDITSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN

E TË KRISHTERËVE

Sh. Françesku i Sales ipeshkëv e mësues

† 1622

2Sam 6,12-15;17-19; Ps 23; Mk 3,31-35

Përreth tij ishte ulur një turmë

Mk 3,31

Turma që mblidhet e qëndrueshme

përreth Jezusit, është Kisha: "vëllezër

e motra” të çfarëdo gjuhe, rrace

e kombësie, që jetojnë së bashku

në emër të Jezusit, e dëgjojnë

dhe i shërbejnë. Për ata nuk është

kryesore lidhja e farefisnisë, por

kryerja e vullnetit të Hyjit.

I kërkojmë Jezusit që gjaku i tij të

vazhdojë të lagë Kishat e tija, ato

të kohëve të hershme dhe ato më të

vonshmet, e t’i gjallërojë për të qenë

“një gjë e vetme“!

JANAR

2012

25

Kush

s’do të besojë

do të dënohet

E E MËRKURË

KTHIMI I SHËN PALIT

APOSTULL

25/1 E MËRKURË [P]

KTHIMI I SHËN PALIT APOSTULL

PËRFUNDIMI I TETËDITËSHIT TË LUTJES

PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE

Vap 22,3-16 (ose Vap 9,1-22); Ps 116;

Mk 16,15-18

Kush s’do të besojë do të dënohet

Mk 16,16

Sot sjellim në kujtesë kthimin e Shën

Palit. Ai, ashtu si Jezusi, na kujton,

se nuk janë fjalët apo veprat tona

që na japin jetën e pasosur.

Orientimi i mendjes sonë, zemrës

sonë dhe vullnetit tonë, tek vullneti

i Hyjit e tek personi i tij, është

mënyra e sigurtë për të hyrë në jetën

e pasosur e për të gjetur shpëtimin.

JANAR

2012

26

Kush i ka veshët

për të dëgjuar,

le të dëgjojë

E E ENJTE

Sh. Timoteu

Sh.Titi

26/1 E ENJTE III K.GJ.V. [III]

Sh. Timoteu e Sh.Titi, ipeshkvinj shek. I

2Sam 7,18-19.24-29; Ps 131;

Mk 4,21-25

Kush i ka veshët për të dëgjuar, le të

dëgjojë Mk 4,23

Jezusi fton për ta dëgjuar fjalën

e tij “me veshët“ e zemrës, në

mënyrë që ajo të mund të shkojë

përpara në jetën tënde. E ndonëse

mjaft persona, nuk do të donin që

të shpallej dhe kërkojnë ta bëjnë

të heshtë atë që e njofton fjalën e

tij, ajo është e denjë për të qenë e

njoftuar “mbi strehët”: përmes saj

të gjithë do të kenë mundësinë ta

njohin Dashurinë e Hyjit.

JANAR

2012

27

Është më e vogla

ndër farërat

që hidhet në dhé

E E PREMTE

Sh. Anxhela Meriçi

27/1 E PREMTE III K.GJ.V. [III]

Sh. Anxhela Meriçi virgjër † 1474

2Sam 11,1-4.5-10.13-17; Ps 50;

Mk 4,26-34

Është më e vogla ndër farërat që

hidhet në dhé Mk 4,31

Jezusi flet për kokrrën e senapit,

e cila edhe duke qenë më e vogla

ndër të gjitha farërat, bëhet më

e madhe se mjaft bimë të tjera

në kopësht. Për Jezusin, janë të

shtrenjta vogëlsia dhe thjeshtësia,

pasi pikërisht në to, qëndron

shpallja e fuqisë së Hyjit, ashtu siç

do të thotë Shën Pali. Kështu ka

qenë edhe për shenjten e sotme, e

cila duke u bërë katekizëm një grupi

të vogël vajzash, përmes Urdhërit që

i përkiste, u bë edukatore e breznive

të të rinjve. Jezusit i mjaftojnë dy

apo tri vetë të mbledhur në Emrin

e tij, si familje o si vëllazëri, që

mbretëria e tij të përhapet e frytshme.

JANAR

2012

28

Ata i kapi

frikë e madhe

Sh. Toma

i Akuinit

E SHTUNË

28/1 E SHTUNË III K.GJ.V. [III]

Sh. Toma i Akuinit, meshtar e mësues

† 1274

2Sam 12,1-7.10-17; Ps 50; Mk 4,35-41

Ata i kapi frikë e madhe Mk 4,41

Në kohën e takimit tim të parë me

Jezusin, ai ndërhyri në jetën time,

në mënyrë të fortë. Pata gëzimin

e magjepsjen: njoha se mund të

ishte veçse ai, Hyji me ne, për të më

çliruar nga dëshpërimi dhe për të

ma vënë dashurinë në zemrën time.

Faleminderit, Zot Jezus!

JANAR

2012

29

Menjëherë,

të shtunën, Jezusi

hyri në sinagogë

dhe filloi të mësojë

Sh. Valeri

E DJELË 2012 2012

29/1 E DJELË IV K.GJ.V. Viti B [IV]

Sh. Valeri

Dt 18,15-20; Ps 94; 1Kor 7,32-35;

Mk 1,21-28

Menjëherë, të shtunën, Jezusi hyri

në sinagogë dhe filloi të mësojë

Mk 1,21

Jezusi hyn në në jetën dhe në kohën

e popullit të tij dhe të njeriut për të

sjellë dritën, paqen dhe shëlbimin.

Zefi Freinademetz bëri të njëjtën gjë,

duke hyrë në jetën dhe kohën

e Kinezëve për të çuar atje fjalën

e shëlbimit.

Edhe unë e të gjithë ne, jemi të

thirrur për të hyrë në jetën dhe

kohën e të afërmit tonë, për ta çuar

atje Jezusin, shpëtimin!

JANAR

2012

30

I doli përpara

një njeri

që kishte

djallin në trup

Sh. Marti na

E HËNË

30/1 E HËNË IV K.GJ.V. [IV]

Sh. Martina

2Sam 15,13-14.30; 16,5-13; Ps 3;

Mk 5,1-20

I doli përpara një njeri që kishte

djallin në trup Mt 5,2

Përballë Jezusit shpirtërat

e papastër ndjehen të zbuluar,

gjenden në mungesë rehatie dhe

duan të ikin tutje.

Faleminderit, o Zot, që ke ardhur

mes ne njerëzve, i dërguar nga Ati,

për të na çliruar nga çdo shpirt i

papastër e për të na dhënë Shpirtin

tënd të Shenjtë!

Do të kërkojmë me gëzim të

qëndrojmë pranë dhe të bindemi

ndaj fjalës sate!

JANAR

2012

31

Fëmija

nuk ka vdekur,

por fle

Sh. Gjon Bosko

E MARTË

31/1 E MARTË IV K.GJ.V. [IV]

Sh. Gjon Bosko, meshtar † 1888

2Sam 18,9-10.14.24-25.30-19,4; Ps 85;

Mk 5,21-43

Fëmija nuk ka vdekur, por fle Mk 5,39

Me këtë fjalë të Jezusit shumë vetë

janë tallur. Por Ai është i vetmi që

shikon me kthjelltësi realitetin: vdekja

nuk është veçse një gjumë, prej të

cilit, ai një ditë do të na zgjojë.

In primo piano