CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
01 lug 2016 07 Korrik 2016
07 Korrik 2016
1/7 E Premte XIII K.GJ.V. [I]
I Lumturi Anton Rosmini † 1855
Am 8,4-6.9-12; Ps 118; Mt 9,9-13
Festat tuaja do t’i shndërroj në vaj
Am 8,10
Fjalët e Amosit janë të tmerrshme. Ai sheh të projektohen në horizont vuajtje të mëdha, sepse ajo çfarë bëjnë të pasurit e vendit janë veprime me pasoja të mëdha për të gjithë shoqërinë. Atëhere njerëzit, e zhytur në vuajtjen, do të kërkojnë përsëri Fjalën e Zotit, e vetmja që të jep recetën ndaj të këqijave që hidhërojnë njerëzimin.
2/7 SHTUNË XIII K.GJ.V. [I]
E Lumtura Eugenia Joubert
Am 9,11-15; Ps 84; Mt 9,14-17
Do të mbëltojnë vreshta e do ta pijnë verën e tyre Am 9,14
Pas konvertimit dhe rikthimit në rrugën e bindjes, populli do të shikojë sërisht fytyra të gëzuara, do të provojë përsëri paqen dhe mirëqenien e vërtetë, atë të brendshmen. Nuk ka alternativë: mirëqenia e vërtetë e individit dhe e familjes njerëzore vjen nga Zoti. E pohon edhe Jezusi në Ungjillin e sotëm: kur ai është me ne, jemi në dasëm! Ai është dhëndri, motivi i gëzimit për të gjithë!
3/7 DJELA XIV L.GJ.V. [II]
Is 66,10-14; Ps 65; Gal 6,14-18;
Lk 10,1-12.17-20
Gëzohuni pse emrat tuaj janë të shkruar në qiell Lk 10,20
Dishepujt vijnë nga një përvojë e parë e ungjillëzimit. I janë bindur Jezusit, që i ka dërguar dy e nga dy për të çuar paqen e vërtetë, atë që vjen nga pranimi i Birit të Hyjit. Lodhja e tyre ka sjellë fryt dhe ata janë tepër të kënaqur. Jezusi, megjithatë, i fton për të qenë të gëzuar për të qenë të dashur nga Ati. Ky gëzim mund të mbetet në zemrën e tyre edhe në rastin e mungesës së suksesit dhe të përndjekjes!
4/7 HËNË XIV K.GJ.V [II]
Sh.Elisabeta e Portugalisë † 1336
Oz 2,16-18.21-22; Ps 144; Mt 9,18-26
Do ta shpie në shkretëtirë
e do t’i flas zemrës së saj Oz 2,16
Profeti Oze e krahason popullin me një grua të pabesë: nevojitet të vësh në lëvizje një seri dinakërish për të zgjuar tek ajo sërisht dashurinë për burrin e vet. Burri i popullit është Hyji, një bashkëshort që do t’i bëjë të provojë të gjithë bukurinë e dashurisë së vet: kështu i gjithë populli do të rikthehet për ta dashur e për t’iu bindur.
5/7 MARTË XIV K.GJ.V. [II]
Sh. Anton Maria Zakaria mesh. † 1539
Os 8,4-7.11-13; Sal 113B; Mt 9,32-38
Ato Zotit s’i pëlqejnë... do t’i ndëshkojë për mëkatet e tyre
Os 8,13
Ata që adhurojnë idhujt, Zoti nuk mund t’i pëlqejë. Çfarë janë idhujt? Janë kostruksione të njeriut: jo dhe aq statuja, sa ç’janë mbi të gjitha, dëshira për të përmbushur ambicjet e kënaqësitë, çfarë vendosen në majë të mendimeve të tyre. Kush i shërben idhujve nuk ka frikë prej Hyjit dhe kënaq vetëm vetveten. E kryen mëkate të vazhdueshme.
6/7 MËRKURË XIV K.GJ.V. [II]
Sh. Maria Goreti, virgjër e martire † 1902
Oz 10,1-3.7-8.12; Ps 104; Mt 10,1-7
Është koha Zotin të kërkoni
Oz 11,9
Mirëqenia ka rrënuar popullin dhe e ka larguar nga Zoti. Lipset të kthehesh tek ai, përndryshe... Përndryshe vuajtje të mëdha do të godasin popullin. Pasi ai u kthye tek Zoti, Jezusi dërgoi dishepujt e vet dhe apostujt, për të shëruar e shëndoshur atë që i mirëpret, dhe njëherësh mirëpret Fjalën e tij.
7/7 ENJTE XIV KGJ.V. [II]
Sh. Asti ipeshkëv e martir † shekulli I
Oz 11,1-4.8-9; Ps 79; Mt 10,7-15
Hyj jam, Shenjti në mesin tënd
Oz 11,9
Kështu Hyji prezantohet tek populli që nuk di ta dojë. Ai është Shenjti, ai, pra, që vazhdon të dojë, ndonëse gjithçka, ndonëse gjithçka, ndonëse ai është larguar prej tij. Hyji është si një baba o një nënë të cilët, përpara kapriçove të fëmijës së tyre, vazhdojnë të kërkojnë të mirën e tij! E Jezusi na mëson ne për të qenë të shenjtë, për ta jetuar shenjtërinë e Hyjit!
8/7 E PREMTE XIV K.GJ.V. [II]
Sh. Adriani, Sh. Inocenti, Sh. Prishila
Oz 14,2-10; Ps 50; Mt 10,16-23
Në ty bonjaku e gjen mëshirën
Oz 14,4
Mëshira e Hyjit për të vegjëlit e të varfërit është një provë e së vërtetës së tyre, një përmasë që ai është Hyji i vërtetë dhe i vetëm. Kjo mëshirë duhet të jetë e pranishme në dishepujt e Jezusit, edhe pse gjenden për të jetuar në një botë që i konstraston qartësisht. Të vegjëlit dhe të varfërit janë të parëzgjedhur në mbretërinë e Hyjit!
9/7 SHTUNË XIV K.GJ.V. [II]
Sh. Agostini Zhao Rong e martirët kinezë,
† 1648-1930;
Is 6,1-8; Ps 92; Mt 10,24-33
Plot është toka mbarë me Lavdinë e tij! Is 6,3
Është kënga e Serafinëve, kënga me të cilën Hyji i prezantohet profetit të vet. Kush dëgjon, do të shikojë çdo gjë mbi tokë që t’ju zbulojë lavdinë e Zotit. E nëse Hyji manifestohet në çdo krijesë, kush do të ketë më frikë prej njerëzve? E kush do të ketë frikë prej së ardhmes?
10/7 DJELË XV K.GJ.V. [III]
Sh. Ireneu, sh. Emanuel Ruiz, sh. Silvana
Lp 30,10-14; Ps 18; Kol 1,15-20;
Lk 10,25-37
Mirë u përgjigje! Vepro kështu dhe do të jetosh! Lk 10,28
Sikur të ishim të aftë të bënim të gjithë atë çfarë dimë! Nuk mjaton të dimë se çfarë do Hyji prej nesh, por nevojitet edhe “të duam”. Vullneti ynë, për fat të keq, është shumë i dobësuar nga mëkati e nga kjo shoqëri në të cilën jetojmë.
Eja ti, Zot Jezus, në zemrën time, për ta përforcuar, për të më dhënë vendimin dhe një dashuri të vërtetë për ty. Vetëm me forcën tënde mund të vendos bazat për një jetë të shëndetshme dhe të sigurtë!
11/7 HËNË SH. BENEDIKTI, († 547), Pajtor i Europës [P]
Fu 2,1-9; Ps 33; Mt 19,27-29
Do të marrë njëqind për një dhe do të fitojë jetën e pasosur Mt 19,29
Sh. Benedikti është pajtori i Europës, nga feja dhe lutja e të cilit, në të gjitha kombet tona, janë ngritur qindra manastire. Ata kanë mbjellur Fjalën e Hyjit, urtësi dhe edukatë për të jetuar në paqe, në përkujdesje ndaj të varfërve e në dëshirën për punë. Pa fenë e tyre Europa nuk do të kishte qenë edukuar në bamirësi e në bashkim. Të lutemi që popujt europianë të ruajnë e të bëjnë të japë fryt kjo trashëgimi e çmueshme: Vetë ti Sh. Benedikt ndërmjetëso ende!
12/7 MARTË XV K.GJ.V. [III]
Sh. Ermagora ipeshkëv e Fortunati xhak., martirë
Is 7,1-9; Sal 47; Mt 11,20-24
Nëse s’do t’më besoni, nuk do të shpëtoni Is 7,9
Një sekret për të zbuluar: pa fe do të mbretërojë “shkatërrimi total”. Përjashtoje fenë nga familja jote, dhe do ta humbasë të mbledhurit në vetvete. Ignoro fenë në qytetin apo fshatin apo në lagjen tënde, dhe do të kesh të bësh me një masë njerëzish të vetmuar. E njëjta gjë vlen edhe për kombin. Mund të besohem, në fakt, vetëm tek kush beson, tek kush i bindet Hyjit dhe jo dëshirave e prirjeve të veta. Unë vetë gjej qëndrueshmëri vetëm në të besuarën në Hyjin Atë!
13/7 MËRKURË XV K.GJ.V [III]
Sh. Enriku † 1024
Is 10,5-7.13-16; Ps 93; Mt 11,25-27
Veprova me fuqi të krahut tim
Is 10,13
Këto fjalë shprehin mendjemadhësinë e kujt mbahet se është endësi i sigurisë së vet, e kujt ndjehet autor i mirëqenies së vet e nuk mendon për të falur askënd, as edhe Hyjin! Profeti na siguron për këtë njeri një ndërhyrje hyjnore: siguritë e tia do të jenë të shpërbëra deri në themel.
14/7 ENJTE XV K.GJ.V. [III]
Sh. Kamili de Lellis, meshtar † 1614
Is 26,7-9.12.16-19; Ps 101; Mt 11,28-30
O Zot, do të na e dhurosh paqen
Is 26,12
Kush shpreson në Zotin mund të qëndrojë në siguri, pavarësisht vështirësive dhe vuajtjeve. Nga Zoti nuk mund të vijë veçse e mira. Ai është burimi i paqes dhe i jetës. Mundemi, për këtë, t’i përsërisim: “Në emrin tënd e në kujtimin tënd shpaloset e gjithë dëshira jonë, natën gufon në ty shpirti im, në mëngjes shpirti im të kërkon”!
15/7 PREMTE XV K.GJ.V. [III]
Sh. Bonaventura ipeshkëv e mësues † 1274
Is 38,1-6.21-22.7-8; psalmi nga Is 38,10-12.16; Mt 12,1-8
E dëgjova lutjen tënde, i pashë lotët e tu Is 38,5
Edhe Hyji preket përballë lotëve. Ezekia, i sëmurë rëndë, qan, me besim. E Hyji i jep pesëmbëdhjetë vite të tjera jetë, kështu që mund t’i shërbejë përsëri me përzemërsi.
Faleminderit, Atë, për çdo herë që i ke parë edhe lotët e mia! Faleminderit që i shikon edhe ato të Kishës tënde.
16/7 SHTUNË XV K.GJ.V. [III]
Virgjëra Mari e Malit Karmel
Mik 2,1-5; Ps 9B; Mt 12,14-21
Vaj për ata që e synojnë të keqen Mik 2,1
Profeti Mikea do të na ndihmojë për t’u kthyer, duke u nisur nga mendimet. Ato duhet të jenë gjithmonë mendime të bekimit e të bindjes ndaj Zotit.
Do të na ndihmojë e Shenjtërueshmja Mari, që sot e nderojmë me titullin “e malit të Karmelit”, kopësht i Hyjit. Ajo dëshiron që tek të gjithë të arrijë bekimi i Hyjit, e që të gjithë ne të bëhemi bekimi i njërit për tjetrin.
17/7 DJELË XVI K.GJ.V [IV]
Sh. Aleksi e Sh. Klaudia
Zan 18,1-10; Ps 14; Lol 1,24-28;
Lk 10,38-42
Maria zgjodhi pjesën më të mirë
Lk 10,42
Jezus, e ke çmuar dëgjesën e Marisë. Marta, motra e saj, me preokupimin e vet transmetonte shqetësimin për të gjithë e, duke i shërbyer ushqimin, ia vinte përpara duke ua përzjerë me ankesat e pretendimet ndaj së motrës, e deri ndaj teje. Ti e di se cili të dëgjon ty, e pastaj, cili është i gatshëm për shërbimin e përvujtur e të painteres ndaj vëllezërve. Për këtë arsye na propozon të imitojmë Marinë, duke drejtuar nga ti veshin e dëgjimit dhe bindjen tonë. Mos na lërë në plogështi!
18/7 HËNË XVI K.GJ.V. [IV]
Sh. Frederiku
Mik 6,1-4.6-8; Ps 49; Mt 12,38-42
Çka kam të denjë t’i kushtoj Zotit? Mik 6,6
Një pyetje e bukur! Çfarë i pëlqen Zotit? Sendet jo, as ato të çmuarat, por “praktikimi i drejtësisë, që ta duash mirësinë, e që të ecësh përvujtërisht me Hyjin tënd".
Sot, me ndihmën tënde, Zoti im, do ta bëj këtë.
19/7 E MARTË XVI K.GJ.V. [IV]
Sh. Rufina
Mik 7,14-15.18-20; Ps 84; Mt 12,46-50
Do të kthehet, do të na përdëllejë
Mik 7,19
Kur i pranojmë mëkatet tona dhe i druhemi ndëshkimeve të Hyjit, nuk duhet të harrojmë se ai do të dojë shëlbimin tonë, dhe se, për këtë arsye, do të na e manifestojë sërisht dashurinë e tij. Do ta ndërmarr rrugën e pendesës dhe të kthimit. Do të jetë e vështirë? Ai vetë do t’më ndihmojë!
20/7 E MËRKURË XVI K.GJ.V. [IV]
Sh. Apolinari ipeshkëv e martir † shek. II
Jer 1,1.4-10; Ps 70; Mt 13,1-9
Doli mbjellësi për të mbjellë Mt 13,3
Jezusi nis të tregojë një shëmbëlltyrë. Çfarë do t'na transmetojë? Ç’e shtyn që ne të dimë? Çfarë dëshiron që të bëjmë ne? Sigurisht ai dëshiron të na shfaqet: është ai mbjellësi e madje është ai fara.
Zot Jezus, bëj që të bjerë edhe në zemrën time Fjala jote, që unë të mund ta jetoj me fryt!
21/7 E ENJTE XVI K.GJ.V. [IV]
Sh. Lorenci nga Brindizi, meshtar e mësues
† 1619
Jer 2,1-3.7-8.12-13; Ps 35; Mt 13,10-17
Shtjelluesit e Ligjit nuk më njohën Jer 2,8
Si është e mundur? Për fat të keq është e mundur të preokupohesh për Ligjin e Hyjit dhe jo për kë e ka shprehur atë, ashtu siç është e mundur të mbrosh Ligjin e jo njeriun për të cilin kjo mbrojtje ka qenë shpallur. Hyji qorton përgjegjësit e popullit të vet, që bëhen të mëdhenj me fjalën e tij, e nuk e nxisin veten që të bëhen portatorë të dashurisë së tij për të varfërit, të dobëtit e të shtypurit.
22/7 E PREMTE Sh. Maria Magdalenë (m) [P]
Kk 3,1-4 ose 2Kor 5,14-17; Ps 62;
Gjn 20,1-2.11-18
Nëse ndokush është në Krishtin, është krijesë e re 2Kor 5,17
Është e vërtetë! Kur nis të duash Jezusin më shumë se të gjithë të tjerët e më shumë se vetveten, fillon një jetë të re. Kujtohesh për vete, që të ndjehesh si fëmija në nevojë që mbahet për dore nga ndokush më i madh. E nëse do të kujtohen të tjerët, që do të të shohin të shndërruar, atëherë do të të afrohen me siguri e do të kërkojnë ndihmë.
23/7 E SHTUNË SH. BRIXHIDA
† 1373 rregulltare, Pajtore e Europës
Gal 2,19-20; Ps 33; Gjn 15,1-8
Pa mua s’mund të bëni asgjë Gjn15,5
Jezusi nuk flet kështu për t’u mburrur, por se e çmon jetën tonë. Është e vërtetë, më se e vërtetë, se vetëm me të, me Jezusin, jeta jonë mbushet dhe veprimet tona bëhen dashuri e pastër dhe e painteres. Pa Jezusin vetë ne jemi të pabesueshëm. Unë nuk mund të besohem në veten time, por vetëm me Jezusin, që vjen nga Hyji! Kur jam me të mund të pushoj i qetë.
24/7 E DJELË XVII K.GJ.V. [I]
Sh. Charbel Makhlüf meshtar † 1898
Zan 18,20-32; Ps 137; Kol 2,12-14;
Lk 11,1-13
Lypni e do t’ju jepet Lk 11,9
Herëpashere i them Atit: ka qenë Jezusi që më ka thënë të drejtohem ty për të kërkuar. Tanimë duke iu bindur atij po ta kërkoj këtë. E më duket se Ati “të jetë i obliguar” për t’mu përgjigjur dhe për të ndërhyrë… Është e qartë se përpara kërkoj të verifikoj nëse i jam bindur: në të kundërt nuk guxoj që të kërkoj askurgjë, pasi mund t’më përgjigjet: «Zgjidhjen e problemit tënd ta kam thënë tashmë, do të verifikohet kur të më bindesh»!
25/7 E HËNË SH. JAKOBI Apostull [P]
2Kor 4,7-15; Ps 125; Mt 20,20-28
Ne e mbajmë këtë visar në enë argjile 2Kor 4,7
Shembulli shumë i bukur i Shën Palit! Jemi të dobët dhe të brishtë, por të çmueshëm, sepse brenda nesh banon apo fshihet vetë Jezusi! Me fjalë të tjera E Lumja Nënë Terezë e Kalkutës thonte: «Unë jam një laps i vogël në duart e Hyjit»! Atij nuk i duhet një penë e artë për të shkruar mrekullitë e tia. Unë kam vlerë derisa të jem në duart e tia.
26/7 E MARTË XVI K.GJ.V. [IV]
Sh. Joakimi e Sh. Ana Sh. Prenda virgjër e martire † rreth 160
Jer 14,17-22; Ps 78; Mt 13,36-43
E pranojmë, o Zot, paudhësinë tonë Jer 14,20
Përpara se t’i kërkojë Hyjit shëndet e shpëtim nga armiqtë, Jeremia kërkon falje për pabesinë e popullit. E përpara se të kërkojë falje, e pranon atë. Kthimi ynë është rruga mbi të cilën Hyji mund të na bekojë, ngushëllojë, rishërojë dhe të na përforcojë!
27/7 E MËRKURË XVII K.GJ.V. [I]
Sh. Liljana
Jer 15,10.16-21; Ps 58; Mt 13,44-46
Mbretëria e qiellit është e ngjashme me thesarin e fshehur në arë
Mt 13,44
Mbretërinë e qiejve mund ta gjesh rastësisht ose pas një rruge të gjatë kërkimi, siç i ndodh tregëtarit të perlave. Në çdo rast, do të kënaqesh vetëm nëse heq dorë nga gjithçka tjetër. Dëshiron që të jesh i Hyjit, i Jezusit? Braktisi të gjitha vlerat e tjera që ta sundojnë zemrën: ambicie, pasuri, krenari e kotësira të ndryshme. Këto gjëra nuk mund të qëndrojnë sëbashku me të në zemrën tënde: ai nuk do t'i pranonte kurrë!
28/7 E ENJTE XVII K.GJ.V. [I]
Sh. Sansoni
Jer 18,1-6; Ps 145; Mt 13,47-53
Ulen dhe i mbledhin peshqit e mirë në enë e të këqijtë i tresin
Mt 13,48
Është normale që peshkatarët të veprojnë kështu. Në fund të botës do të ngjasë e njëjta gjë edhe me njerëzit. Cilët do të gjehen e do të pranohen për të mirë? Ata që kanë brenda vetes të vetmin Të Mirë, ata që i janë bashkuar Jezusit e, me vetëdije ose jo, e kanë lënë veten të udhëhiqen nga dashuria e tij!
29/7 E PREMTE Sh. Marta (m) [P]
1Gjn 4,7-16; Ps 33; Gjn 11,19-27
ose Lk 10,38-42
Hyji është Dashuri 1Gjn 4,16
Sh. Gjoni e mahnit të gjithë botën me këtë zbulim. Askush nuk e kishte menduar kurrë, e askush s'e mendon, sepse e gjithë bota e ka bërë zakon ta quajë «Perëndi» atë çfarë njeh, apo çfarë ka smirë, apo çfarë e bën të ëndërrojë madhështinë, pushtetin dhe rehatinë: dashuria, përkundrazi, është gjithmonë e panjohur, e paparishikueshme, pa lakminë, por, mbi të gjitha, me dëshirën e dhënies së vetvetes deri “në fund”, deri në vdekje! Hyji është dashuri!
30/7 SHTUNË XVII K.GJ.V. [I]
Sh. Pjetri Krisolog, ipeshkëv e mësues † 450
Jer 26,11-16.24; Ps 68; Mt 14,1-12
Dëgjojeni fjalën e Zotit Jer 26,13
Tashmë i akuzuar me vdekje, Jeremia u drejton këtë britmë çiltërsisht të gjithëve. Të dëgjosh Hyjin e t’i bindesh është rruga e shëlbimit. Ta përsërisim këtë edhe sot, në një botë sikurse kjo e jona, në të cilën është e vështirë që të kesh besimin në ndokënd, deri në kë na udhëheq apo na thotë që ta bëjmë. Të gjitha fatkeqësitë vijnë prej mëkatit, e nuk mund të zgjidhen veçse me kthimin tek dëgjimi i atij Hyji që na ka krijuar, na do e na këshillon për të mirën tonë!
31/7 DJELË XVIII K.GJ.V. [II]
Sh. Injaci i Lojolës meshtar † 1556
Ksh 1,2; 2,21-23; Ps 89; Kol 3,1-5.9-11;
Lk 12,13-21
'Ç'grumbullove kujt do t’i mbesë?’ Lk 12,20
Jezusi nuk ka qime në gjuhë. Njeriu i pamend grumbullon të holla e pasuri, si të duhej të jetonte kush e di sesa, por edhe për atë do të vijë çasti i vdekjes, e do të vijë në mënyrë të papritur. Jezusi thotë: pasuritë e grumbulluara, vallë kujt mund t’i shërbejnë? Sigurisht, jo zotëruesit: atij do t’i shërbenin nëse do bëhej instrument i dashurisë për të varfërit, për ata që vuajnë, për të shtypurit. Mos ji i pamend, mendo përpara!
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- Abbà
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011