ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

07 KORRIK 2012
07 KORRIK 2012

KORRIK

2012

I Lumi

Anton Rosmini 1

I shkonte pas

një turmë e madhe

E DJELË 2012 2012

1/7 E DJELË XIII K.GJ.V. Viti B [I]

I Lumi Anton Rosmini † 1855

Ur 1,13-15; 2,23-24; Ps 29;

2Kor 8,7.9.13-15; Mk 5,21-43

I shkonte pas një turmë e madhe

Mk 5,24

Zot Jezus, gëzohem kur në

euharistinë e së djelës shikoj aq

shumë vëllezër të bashkuar rreth

teje: së bashku mbushemi me

dashurinë tënde, e cila bëhet për ne

dhurata konkrete e Bukës dhe

e Fjalës. Ndodh si me gruan

e fshehur mes turmës; e dashuria

jote atërore na mbërrin e na shëron,

një për një. Faleminderit Jezus!

KORRIK

2012

E Lumja

Eugenia Joubert 2

I Biri i njeriut

nuk ka

ku ta mbështesë

kryet

E E HËNË

2/7 E HËNE XIII K.GJ.V. [I]

E lumja Eugenia Joubert

Am 2,6-10.13-16; Ps 49; Mt 8,18-22

I Biri i njeriut, nuk ka ku ta

mbështesë kryet Mt 8,20

Jezusi nuk e shtyn skribin që donte

ta ndiqte, por vetëm i jep sigurinë.

Ta ndjekësh atë nuk do të thotë të

kërkosh siguritë e ngushëllimet nga

kjo botë, por të qëndrosh me të,

si i varfër, në duart e Atit, duke

kërkuar vetëm ardhjen e mbretërisë

së tij. Po, Jezus, e kemi kuptuar, së

paku disi… por duam të qëndrojmë

me ty!

KORRIK

2012

3

Mos ji njeri

që s’beson,

por besimtar

E MARTË

SH. TOMA

APOSTULL

3/7 E MARTË Sh. TOMA, Apostull [P]

Ef 2,19-22; Ps 116; Gjn 20,24-29

Mos ji njeri që s’beson, por besimtar

Gjn 20,27

Përvoja që shën Toma ka jetuar

me Zotin Jezus të ringjallur, është

‘një shkollë’ për ne. Kjo është të

besosh në Zotin, kur me përvujtëri

e mirënjohje, dimë ta mirëpresim

shpresën që na e ofrojnë vëllezërit

tanë; gëzimin e tyre qoftë edhe në

mundimin apo dashurinë besnike,

të cilat së bashku, janë për ne

shenja që Jezusi është i gjallë në

zemrën e tyre!

E edhe ne gjejmë kurajën që të

besohemi në të!

KORRIK

2012

4

Urreni të keqen

e doni të mirën

E E MËRKURË

Sh. Elizabeta

e Portugalisë

4/7 E MERKURË XIII K.GJ.V. [I]

Sh.Elisabeta e Portugalisë † 1336

Am 5,14-15.21-24; Sal 49; Mt 8,28-34

Urreni të keqen e doni të mirën

Am 5,14

Është një dëftim i thjeshtë, por me

urtësi, ashtu si çdo fjalë që vjen nga

Shpirti i Shenjtë.

Edhe sot dua të të dëgjoj, o Shpirt

i Shenjtë, duke u bërë i kujdesur në

shenjat e tua, në zërin tënd, që di

të bëhet i ndjeshëm kur zemra ime

është e zgjuar: ti më kujton fjalët e

Jezusit!

KORRIK

2012

5

U ngrit e shkoi

në shtëpi të vet

E E ENJTE

Sh. Anton

Maria Zakaria

5/7 E ENJTE XIII K.GJ.V. [I]

Sh. Anton Maria Zakaria mesh. † 1539

Am 7,10-17; Ps 18; Mt 9,1-8

U ngrit e shkoi në shtëpi të vet Mt 9,7

Është kjo që ka bërë njeriu i varfër, i

falur dhe i shëruar prej Jezusit! Dhe

është pikërisht kjo, që ndodh me

mua, kur Jezusi më drejton fjalën e

tij të mëshirës e të shpëtimit; atëherë

ngrihem: jam sërisht i kënaqur

e i aftë për të jetuar, e kështu

kthehem me një dashuri të re në

marrëdhëniet dhe në angazhimet

e mija të përditshme. Është sikurse

ti Jezus të të vije me mua, të jetoje

së bashku me mua, madje është

pikërisht kështu!

KORRIK

2012

6

Më pëlqen mëshira

e jo flija

E E PREMTE

Sh. Maria Goreti

6/7 E PREMTE XIII K.GJ.V. [I]

Sh. Maria Goreti, virgjër e martire † 1902

Am 8,4-6.9-12; Ps 118; Mt 9,9-13

Më pëlqen mëshira e jo flija

Mt 9,13

Jezus, ti do që të punojmë në

kopshtin e ‘dashurisë’! Nuk

pëlqen ashpërsitë e agjërimit,

me të cilat mund të kultivojmë

mëndjemadhësinë; na do të

kujdesur për të mbjellë mëshirën

dhe po na ofron mijëra raste, të

vogla e të mëdha: lulet që do të

bulëzonin do t’i jepnin gëzimin Atit

dhe vëllezërve!

KORRIK

2012

7

Vera e re

në rrëshiqa të vjetër

E SHTUNË

Sh. Asti

7/7 E SHTUNË XIII K.GJ.V. [I]

Sh. Asti ipeshkëv e martir † shek. I

Am 9,11-15; Ps 84; Mt 9,14-17

Vera e re në rrëshiqa të vjetër

Mt 9,17

Zot Jezus, kush të ka takuar dhe

e di që është i dashur e i shëlbyer

prej teje, nuk mundet më vetëm të

besojë marrëdhënien e vet me Hyjin

në ndonjë praktikë, pak a shumë të

lidhur me interesa…

Tashmë jeta e tij është plot me

ty dhe falë pranisë sate, çdo

frymëmarrje është një kult që i

pëlqen Atit. ‘Verë e re’, që mund

të strehohet vetëm në një zemër të

mbushur me Shpirtin e Shenjtë!

KORRIK

2012

8

Kur jam i ligshtë

- atëhere jam i fortë

Sh. Adriani,

Sh. Inocenti

Sh. Prishila

E DJELË 2012 2012

8/7 E DJELË XIV K.GJ.V. Viti B [II]

Sh. Adriani, Sh. Inocenti, Sh. Prishila

Ez 2,2-5; Ps 122; 2Kor 12,7-10; Mk 6,1-6

Kur jam i ligshtë - atëhere jam i

fortë 2Kor 12,10

Kjo fjalë e shën Palit është një

çelës i çmuar që çdo i krishterë i

vërtetë duhet ta zotërojë: ‘vogëlsia’

jonë – e ky term nënkupton limitet,

humbjet… gjithçka na bën të

vuajmë – e pranuar me përvujtëri

dhe e vendosur me besim në duart

e Atit, kjo fjalë pra, bëhet mjeti i

lavdisë së tij, i dashurisë së tij dhe i

shëlbimit të tij.

KORRIK

2012

9

Do t’i flas

zemrës së saj

E E HËNË

Sh. Agusti ni Zhao Rong

9/7 E HENË XIV K.GJ.V. [II]

Sh. Agostini Zhao Rong e martirët kinezë, †

1648-1930;

Oz 2,16-18.21-22; Ps 144; Mt 9,18-26

Do t’i flas zemrës së saj Oz 2,16

Atë, cilat shprehje të ëmbla dhe

imazhe ke përdorur për ta bërë të

kuptueshme ndaj popullit tënd, qysh

nga antikiteti, sesa e doje!

Ti do të na bësh të kuptojmë se të

hapesh ty, është burimi i një lumturie

më të madhe se ajo që njeriu mund

ta imagjinojë.

Sot është e hënë dhe kam përpara

një javë plot angazhime; porse

dua, t’i mbaj të hapura zemrën dhe

mendjen ndaj Pranisë sate, ndaj

zërit tënd: nuk dua ‘ta çoj bosh’

dashurinë tënde.

KORRIK

2012

10

E MARTË

Shën Ireneu

Sh. Emanuel Ruiz

Shën Silvana

Kur e pa

turmën e popullit,

ndjeu dhembshuri

për të

10/7 E MARTË XIV K.GJ.V. [II]

Sh. Ireneu, sh. Emanuel Ruiz, sh. Silvana

Oz 8,4-7.11-13; Ps 113B; Mt 9,32-38

Kur e pa turmën e popullit, ndjeu

dhembshuri për të Mt 9,36

I vënë në veprim nga kjo

dhembshuri Jezusi u kërkon

nxënësve që të luten: vetëm Ati,

në fakt, mund të ringjallë vepra

të vërteta të Ungjillit, pëçuese të

Shpirtit të Shenjtë, të afta për t’i

dhënë njerëzve shpresë e jetë të re.

Atë, edhe unë të lutem, sipas

dëshirës së Jezusit; e lodhja ime

e sotme u bashkoftë në lutjen e

përvuajtur!

KORRIK

2012

11

Banoni në mua,

sikurse

edhe unë në ju

E E MËRKURË

SHËN BENEDIKTI

11/7 E MERKURË Sh. BENEDIKTI

† 547 Pajtor i Europës [P]

Fu 2,1-9; Ps 111; Gjn 15,1-8

Banoni në mua, sikurse edhe unë

në ju Gjn 15,4

Ja se çfarë na kërkon Jezusi, pasi

të na dojë dhe ta dijë që pa të nuk

mundemi për asgjë!

Kurajë, pra! Vallë e zbuloj veten të

varfr, të padobishëm o madje të

rëndë për botën? Vallë unë mbart

pasojat e rënda të mëkatit tim e bie

sërisht në to?

Do të shikoj Jezusin me dashuri

dhe do ta vendos në zemrën e

tij jetën time: ai do të dijë të më

shpëtojë sërisht dhe do të më bëjë

drejtpërëdrejti të çmueshëm për

Mbretërinë e vet!

Sh. Benedikt, o Ati i mjaft nxënësve

të brishtë e të shenjtë, lutu për ne!

KORRIK

2012

12

Jam Shenjti,

në mesin tënd

E E ENJTE

Sh. Ermagora

Sh. Fortunati

12/7 E ENJTE XIV K.GJ.V. [II]

Sh. Ermagora ipeshkëv e Fortunati xhak.e

martirë

Oz 11,1.3-4.8-9; Ps 79; Mt 10,7-15

Jam Shenjti, në mesin tënd Oz 11,9

Ti, Zoti Jezus, je prania e plotë e Atit

mes nesh, prania e premtuar e mjaft

e pritur në Izraelin e hershëm: në ty,

o Atë, jepna dashurinë e tij, që na

shpëton, na fal, na bën të drejtë dhe

të lirë e të aftë për të dashur. Ti po

na e paguan çmimin, e çfarë çmimi!

Faleminderit, Jezus, që je përherë

me ne!

KORRIK

2012

13

Ja, unë po ju dërgoj

porsi dele

midis ujqish

E E PREMTE

Sh. Enriku

13/7 E PREMTE XIV K.GJ.V. [II]

Sh. Enriku † 1024

Oz 14,2-10; Ps 50; Mt 10,16-23

Ja, unë po ju dërgoj porsi dele midis

ujqish Mt 10,16

Prania jote, besnike dhe e

durueshme, në zemrën time më

ndryshon dalëngadalë nga ujk në

qengj; faleminderit Jezus!

Bëmë edhe mua ‘ushqimin’ që dora

jote do të mund ta ofrojë!

KORRIK

2012

14

Ju vleni më tepër

se shumë trumcakë

E E SHTUNË

Sh. Kamili i Lelis

14/7 E SHTUNË XI K.GJ.V. [II]

Sh. Kamili i Lelis, meshtar † 1614

Is 6,1-8; Ps 92; Mt 10,24-33

Ju vleni më tepër se shumë trumcakë

10,31

Me këto fjalë, Zot Jezus, na jep

kurajë për të mos u zënë nga frika,

kur të na thërrasësh për të thënë

përpara të gjithë njerëzve, me fjalë

e me qëndrim, se ne duam që të

bindemi ty!

Kujtona se jemi në duart e Atit,

gjithmonë të çmueshëm ndaj syve të

tij: e pastaj frika zhduket!

KORRIK

2012

15

Dëbonin

shumë djaj

Sh. Bonaventura

E DJELË 2012 2012

15/7 E DJELË XV K.GJ.V. Viti B [III]

Sh. Bonaventura ipeshkëv e mësues † 1274

Am 7,12-15; Ps 84; Ef 1,3-14; Mk 6,7-13

Dëbonin shumë djaj Mk 6,13

Nxënësit, të dërguar nga Jezusi,

pasi kishin marrë prej tij pushtet

mbi shpirtërat e ndyrë, mundën të

përmbushin këtë vepër të madhe,

hyjnore.

Kur takohem me ndonjë nxënës

të vërtetë të Zotit, edhe unë marr

paqen, çlirimin nga mjaft forca

negative që më bëjnë të vuaj.

Faleminderit, Jezus, që vazhdon të

dërgosh nëpër botë nxënësit e tu!

KORRIK

2012

16

Mësoni të bëni

vepra të mira

E E HËNË

Virgjëra Mari

e Malit Karmel

16/7 E HËNË XV K.GJ.V. [III]

Virgjëra Mari e Malit Karmel

Is 1,10-17; Ps 49; Mt 10,34-11,1

Mësoni të bëni vepra të mira

Is 1,17

Mësimi i ofruar nga fragmenti i

Isaisë që lexojmë sot është përherë

aktual: lutja e pëlqyer nga Hyji ynë

është ajo e shoqëruara nga një jetë

e shenjtë, d.m.th. plot me të, me

mëshirën e tij, me dashurinë e tij

që vjen konkretisht ndihmë, e që

shpagon personalisht.

KORRIK

2012

17

Nëse

s’do më besoni,

nuk do të shpëtoni

EMARTË

Sh. Aleksi

Sh. Klaudia

17/7 E MARTË XV K.GJ.V. [III]

Sh. Aleksi, Sh. Klaudia

Is 7,1-9; Ps 47; Mt 11,20-24

Nëse s’do më besoni, nuk do të

shpëtoni Is 7,9

Besoj, Jezus! Ti je këtu me mua, tani

dhe më do! Dashuria jote për mua

është e gjithpushtetshme! Vazhdoj të

eci me ty në drejtim të Atit: të shikoj

ty dhe nuk kam më frikë, as prej

brishtësisë sime dhe as prej asaj të

vëllezërve të mi!

KORRIK

2012

18

Ati

më dorëzoi mua

gjithçka

E E MËRKURË

Shën Ferderiku

18/7 E MERKURË XV K.GJ.V. [III]

Sh. Frederiku

Is 10,5-7.13-16; Ps 93; Mt 11,25-27

Ati më dorëzoi mua gjithçka

Mt 11,27

Jezus, Ati të ka dhënë tërë vetveten;

ti, si Bir i vërtetë, merre jetën e

dashurisë së tij, të gëzimit dhe të

paqes. Duke qenë edhe ti i gjithi

Dashuri, ashtu si edhe Ati, këtë

jetë ti e jep, duke u komunikuar

për ne që vijmë tek ti: në njësimin

e dashurisë, Atë e Bir, na bëni

dhuratën e jetës suaj që është

bashkim, dashuri.

Faleminderit!

KORRIK

2012

19

Zgjedha ime

është e ëmbël

e barra ime e lehtë

E E ENJTE

Sh. Rufi na

19/7 E ENJTE XV K.GJ.V. [III]

Sh. Rufina

Is 26,7-9.12.16-19; Ps 101; Mt 11,28-30

Zgjedha ime është e ëmbël e barra

ime e lehtë Mt 11,30

Edhe unë me dashuri, me gëzim,

mund ta jap dëshminë, o Zot Jezus!

Edhe kur më korrigjon e më thërret

sërisht, në brendësi e ndjej se e

bën këtë me dashuri, e bën sepse

më do: në ty çmohet fakti që unë të

mund të jem i lumtur përgjithmonë!

KORRIK

2012

20

E dëgjova lutjen

tënde dhe

i pashë lotët e tu

E E PREMTE

Shën Apolinari

20/7 E PREMTE XV K.GJ.V. [III]

Sh. Apolinari ipeshkëv e martir † shek. II

Is 38,1-6.21-22.7-8; Ps: Is 38,10.11.12.16;

Mt 12,1-8

E dëgjova lutjen tënde dhe i pashë

lotët e tu Is 38,5

Janë mjaft të bukura këto fjalë të

Zotit! Ti dëgjojmë sot si të thëna

për cilindo prej nesh e le të jemi

në qëndrimin e mirënjohjes e të

besimit: lutja jonë e lotët tanë janë

mirëpritur prej Atit; ai po përgatit

tashmë për ne përgjigjet e denja të

Hyjit, të një Hyji i cili është Dashuri!

KORRIK

2012

21

Pas tij shkuan

shumë vetë

E E SHTUNË

Shën Lorenci

nga Brindizi

21/7 E SHTUNË XV K.GJ.V. [III]

Sh. Lorenci nga Brindizi, meshtar e mësues

† 1619

Mik 2,1-5; Ps 9B; Mt 12,14-21

Pas tij shkuan shumë vetë Mt 12,15

…Edhe nëse ai po tërhiqej përpara

farisenjve që kërkonin ta vrisnin;

po, pasi edhe atëherë Jezusi dinte

ta ulte kokën mbi të sëmurët e të

bekonte fëmijët, pa menduar për të

shpëtuar jetën e vet.

Jeta e tij ishte Ati, ishte e gjitha e

zënë nga emri i tij… e pushonte në

duart e tij të sigurta.

KORRIK

2012

22

Pa një turmë

të madhe të popullit

e iu dhimbën

SHËN MARIA

MAGDALENË

E DJELË 2012 2012

22/7 E DJELË XVI K.GJ.V. Viti B [IV]

Sh. Maria Magdalenë

Jer 23,1-6; Ps 22; Ef 2,13-18; Mk 6,30-34

Pa një turmë të madhe të popullit

e iu dhimbën Mk 6,34

Zot Jezus, Bariu i mirë, streha e

zemrës së Atit, faleminderit për

vështrimin tënd gjithmonë të ndalur

mbi mua dhe faleminderit që po

ma bën dhuratën me vështrimin

tënd! Edhe unë mund ta shikoj me

dashuri çdo njeri!

KORRIK

2012

Kush mbetet

në mua e unë në të,

ai jep shumë fryt

E E HËNË

Sh. BRIXHIDA 23

23/7 E HENË

Sh. BRIXHIDA † 1373 Pajtore e Evropës [P]

dhe Sh. Kristina

Gal 2,19-20; Ps 33/34; Gjn 15,1-8

Kush mbetet në mua e unë në të,

ai jep shumë fryt Gjn 15,5

Nuk shikoj fryte të veçanta në

shërbimin tim të vogël kundrejt

Mbretërisë së Hyjit…

Megjithatë e di se Jezusi nuk

dëshiron që të shkurajohem; i

mjafton që unë të marr frymë së

bashku me të në të njëjtën jetë

të tijën, në Shpirtin e Shenjtë, që

është dashuri, gëzim dhe paqe… E

bashkuar me të tijën, edhe jeta ime,

është gjithmonë e çmueshme në sytë

e Atit!

Falemidnerit, Shën Brixhidë: të

mbeturit tënd në Jezusin, është

bekim edhe sot, për ne dhe për të

gjithë Europën!

KORRIK

2012

24

Do të kthehet

e do të na përdëllejë

Shën Sharbel

Makhluf

E MARTË

24/7 E MARTË XVI K.GJ.V. [IV]

Sh. Charbel Makhlüf meshtar † 1898

Mik 7,14-15.18-20; Ps 84; Mt 12,46-50

Do të kthehet e do të na përdëllejë

Mik 7,19

Çfarë do të ndodhte me mua, o

Zot, nëse nuk do të ishte kështu? Në

moment e kam të vështirë ta besoj, se

ti më ke pritur e më ke falur sërisht…

Me të vërtetë vazhdoj të rrëzohem!

Megjithatë me hirin tënd, këtë

përpjekje, dua ta kem përgjithmonë:

pikërisht atë që të mendohet se Ati nuk

na e mbyll kurrë zemrën e tij!

Ti, Jezus dhe Kisha jote së bashku me

ty, atë ma thoni me siguri.

KORRIK

2012

25

Ne besojmë,

prandaj edhe flasim

E E MËRKURË

SH. JAKOBI

APOSTULL

25/7 E MERKURË Sh. JAKOBI

Apostull [P]

2Kor 4,7-15; Ps 125; Mt 20,20-28

Ne besojmë, prandaj edhe flasim

2Kor 4,13

Fjala e sotme është zgjedhur

për festën e apostullit Jakob dhe

na kujton se, ashtu si dëshmia

e nxënësve ishte e bazuar në

besimin e gjallë në Zotin, ashtu

edhe fjala e çdo nxënësi të Jezusit

është e frytshme nëse zë fill nga

një marrëdhënie e gjallë dhe e

vazhdueshme me Zotin.

Sh. Jakob, dëshmitar i vuajtjeve të

Jezusit, për ne kërko prej tij për ne

besnikërinë, gëzimin dhe fjalën

e dëshmisë!

KORRIK

2012

26

Zemra e këtij populli

s’ka më ndjenja

E E ENJTE

Sh. Prenda

26/7 E ENJTE XVI K.GJ.V. [IV]

Sh. Prenda virgjër e martire † rreth 160

Jer 2,1-3.7-8.12-13; Ps 35; Mt 13,10-17

Zemra e këtij populli s’ka më

ndjenja Mt 13,15

Ishte populli që Hyji kishte zgjedhur

për ta bërë vegël të bekimit për të

gjithë popujt… Por në zemrën e

mjaft njerëzve, në Izrael, të tjera

interesa kishin zënë vendin e Hyjit.

Gjithësesi ju Sh. Joakin dhe Sh. Anë

i keni dhënë Zotit zemrën tuaj dhe

Zoti ka mundur të flasë. Fjala e tij,

për ju ka qenë Maria, agimi i Fjalës!

KORRIK

2012

27

Dëgjoni çfarë

do të thotë

shëmbëlltyra

e mbjellësit

E E PREMTE

Sh. Joakimi

Sh. Ana

27/7 E PREMTE XVI K.GJ.V. [IV]

Sh. Joakini, Sh. Ana, prindërit e Zojës

Jer 3,14-17; Psalmi: Jer 31,10-13;

Mt 13,18-23

Dëgjoni çfarë do të thotë

shëmbëlltyra e mbjellësit Mt 13,18

Përse vallë Jezusi i jep kaq rëndësi

shëmbëlltyrës së mbjellësit?

Sigurisht, pasi ajo flet për farën,

që është Fjala; Fjala e Jezusit,

e mirëpritur dhe e përjetuar,

është burim jete dhe shpëtimi.

Faleminderit Jezus, për fjalën që sot

po e mbjell në zemrën time!

KORRIK

2012

28

A nuk mbolle farë

të mirë

në arën tënde?

E E SHTUNE

Sh. Sansoni

28/7 E SHTUNË XVI K.GJ.V. [IV]

Sh. Sansoni

Jer 7,1-11; Ps 83; Mt 13,24-30

A nuk mbolle farë të mirë në arën

tënde? Mt 13,28

Në mëngjesin e jetës sonë dhe

në mëngjesin e çdo dite, ti, o Zot

Jezus, ndërsa të kërkojmë në lutje,

mbjell me bollëk farat e besimit, të

mëshirës dhe të paqes në zemrën

tonë. Por ekziston dikush që nuk të

do as ty e as mua dhe hedh farat e

vdekjes atje ku ti ke mbjellur farat

e dashurisë; do të rri në rojë, do të

mbështetem pranë teje, që më do e

që mund të më mbrosh e shpëtosh

nga Armiku i njeriut!

KORRIK

2012

29

Mblidhni tepricat

që të mos tresë asgjë

Sh. Marta

E DJELË 2012 2012

29/7 E DJELË XVII K.GJ.V. Viti B [I]

Sh. Marta

2Mbr 4,42-44; Ps 114; Ef 4,1-6; Gjn 6,1-15

Mblidhni tepricat që të mos tresë

asgjë Gjn 6,12

Nxënësit iu bindën Jezusit e me

copat e bukës së mbetur mbushën

dymbëdhjetë shporta.

Fjala e Jezusit bëhet profeci: buka e

dhënë nga Ati për lutjen e tij është

shenja e vetme e vërtetë e Bukës, që

do të mbetet përgjithmonë në duart

e nxënësve: ata mund të nginjin

përgjithmonë urinë e botës!

KORRIK

2012

30

Do të flas

në shëmbëlltyra

E E HËNË

Sh. Pjetër Krizologu

30/7 E HËNË XVII K.GJ.V. [I]

Sh. Pjetër Krizologu ipeshkëv e mësues † 450

Jer 13,1-11; Ps: Lp 32,18-21; Mt 13,31-35

Do të flas në shëmbëlltyra Mt 13,35

Faleminderit, Jezus, për urtësinë e

dashurisë së përmbyllur në fjalët e

tua! Ti na flet për Mbretërinë, duke

marrë shembuj të thjeshtë nga jeta

jonë e përditshme. Kështu mësojmë

nga ti për të ‘lexuar’ gjithçka na

qëndron përreth në një mënyrë të

re, si një letër, një puthje, një frymë

e dashurisë së gjallë dhe gjithmonë

të re të Atit.

KORRIK

2012

31

Mos e prish

Besëlidhjen tënde

me ne!

E E MARTË

Sh. Injaci i Lojolës

31/7 E MARTË XVII K.GJ.V. [I]

Sh. Injaci i Lojolës meshtar † 1556

Jer 14,17-22; Ps 78; Mt 13,36-43

Mos e prish Besëlidhjen tënde me

ne! Jer 14,21

E mrekullueshme është aleanca

jote, o Zot! Kështu këndon psalmisti,

kështu këndoj edhe unë, o Atë,

duke të të falënderuar për dhuratën

e pafund të Jezusit: në të, shlyeje

çdo mëkatin tim dhe ngadhnje deri

mbi vdekjen time: asgjë tashmë nuk

mund të më shqisë nga zemra jote!

In primo piano