ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 lug 2019
07 Korrik 2019

07 Korrik 2019

1/7  E HËNË XIII GJ.V. [I]

Zan 18,16-33; Ps 102; Mt 8,18-22

Biri i njeriu nuk ka ku ta mbështesë kokën  Mt 8,20

 

Me këto fjalë Jezusi i përgjigjet një personi entuziast për të, që i kishte thënë: “Mësues, unë do të të ndjek kudo që ti të shkosh”. Faleminderit, o Jezus, që na paralajmëron nga të qënurit tepër të sigurtë me vetveten tonë dhe nga entuziazmi sipërfaqësor; rruga jote është në ngjitje, është rruga e kryqit. Ajo, ama, çon në cakun e lumturisë së vërtetë dhe përgjithmonë.

 

2/7  E MARTË XIII GJ.V. [I]

Zan 19,15-29; Ps 25; Mt 8,23-27

Ndore tënde, o Zot, se u mbytëm ! Mt 8,25

 

Frika e dishepujve mbi liqen me furtunë, vinte nga mosnjohja e plotë e Jezusit; në fakt do të pyesin njëri-tjetrin: “Kush është ky që po i nënshtrohen erërat dhe deti?”. Edhe frikërat e mia vijnë sepse nuk marr parasysh se kush është ai, sepse nuk mbështetëm në të, jo aq në fuqinë e tij, se sa në dashurinë e tij. Edhe në ato çaste, ama, mund të gërthas me besim: «Më shpëto, o Jezus! Vetëm, pa ty, jam i humbur!».

 

3/7  E MËRKURË  SH. TOMA, Ap. (F) [P]

Ef 2,19-22; Ps 116; Gjn 20,24-29

E pamë Zotërinë!  Gjn  20,25

 

Është kjo ajo që i shpallin të dhjetë apostujt Tomës. Sigurisht që e bëjnë me gëzim të madh dhe bindje, e megjithatë Toma nuk arrin të besojë. Mos u shkurajo nëse dëshmia jote nuk pranohet prej të afërmve të tu, miqve, kolegëve. Me kthjelltësi lutu që të vijë Jezusi vetë për t’i hapur dhe ndriçuar ato zemra. Ndërhyrja e Shën Tomës nuk do të mungojë.

 

4/7  E ENJTE XIII GJ.V. [I]

(pf: Sh. Elizabeta e Portugalisë, † 1336)

Zan 22,1-19; Ps 114; Mt 9,1-8

Tash po e shoh se ia ke drojën Hyjit  Zan 22,12

 

Abrahami i bindet Hyjit, që i kërkon të flijojë të birin, Izakun, atë fëmijë që i kishte dhuruar në pleqëri. Abrahami jeton në fe këtë bindje. Atëherë Hyji ndërhyn për ta ndaluar flijimin dhe i thotë Abrahamit: “Tash po e shoh se ia ke drojën Hyjit”, që do të thotë, e di që ti më don mua më shumë se birin tënd. Atë i mirë dhe i shenjtë, ma dhuro edhe mua shpirtin e bindjes dhe të besimit të plotë në ty!

 

5/7  E PREMTE XIII GJ.V. [I]

(pf: Sh. Anton Maria Zakaria, mesh., † 1539)

Zan 23,1-4.19; 24,1-8.10.62-67; Ps 105; Mt 9,9-13

Eja pas meje  Mt 9,9

 

Për një mikun tim nuk ka qenë kaq e shpejtë, siç për Mateun, t’i përgjigjej thirrjes së Jezusit. Kur ishte djalosh e kishte paralajmëruar këtë ftesë, por, përball vështirësive të Ungjillit, e kishte lënë mënjanë. Pastaj, si i ri, mendonte se Jezusi dëshironte që ai të formonte një familje të krishterë; por edhe kjo mundësi shkoi duke u humbur si mundësi. Vetëm pas një angazhimi lutjeje dhe me ndihmën e një ati shpirtëror ka kuptuar që Jezusi e donte krejt për veten në pastërti. Përgjigjja kësaj thirrjeje të Jezusit ka realizuar jetën e tij.

6/7  E SHTUNË XIII GJ.V. [I]

(pf: Sh. Maria Goreti, virgj. e mart., † 1902)

Zan 27,1-5.15-29; Ps 134; Mt 9,14-17

A është e mundur të mbajnë zi dasmorët derisa të jetë me ta dhëndri?  Mt 9,15

 

Jezusi i përgjigjet atij që e pyet, se përse dishepujt e tij nuk agjërojnë. Ai kështu zbulon se është ‘dhëndri’, ai që do popullin e Hyjit derisa ta japë jetën. Takimi me atë është burim gëzimi. Përkundrazi, kur ai do të mungojë në familjet, në bashkësitë, në zemrën time, atëherë do të jetë kohë për të agjëruar derisa ai të vijë.

 

7/7  E DIEL XIV GJ.V. Viti C [II]

Is 66,10-14; Ps 65; Gal 6,14-18; Lk 10,1-12.17-20

Të korrat janë të mëdha e punëtorë janë pak!  Lk 10,2

 

Një i shok i imi është gjendur pak në siklet në të përgjigjur të zgjedhjes së Jezusit. Në fakt, mendonte me vetveten: “Si është e mundur pikërisht unë? Kam një punë, jam duke ndërtuar shtëpinë…”.

“Sepse të dua”, iu përgjigj zëri i brendshëm. Këto fjalë i kanë dhënë vendim për të lënë gjithçka dhe të vihet në dispozicion të Zotit të ringjallur, për të punuar në të korrat e veta.

 

8/7  E HËNË XIV GJ.V. [II]

Zan 28,10-22; Ps 90; Mt 9,18-26

Dhe, ja, unë jam me ty. Unë do të të ruaj kahdo që të shkosh  Zan 28,15

 

Jakobi, pasardhës i Abrahamit, merr prej Hyjit këtë premtim, pikërisht ndërsa është i përndjekur nga vëllai i tij Ezau. Duke iu përgjigjur, edhe Jakobi i bën disa premtime Hyjit, dhe pastaj do t’i mbajë. Edhe ne të krishterëve Jezusi na drejton fjalën që siguron praninë e tij. Dhe ne, si Jakobi, i premtojmë besnikëri.

 

9/7  MAR XIV GJ.V. [II]

(pf: Sh. Agustin Zhao Rong mesh. dhe shokët, martirë kinezë, † 1648-1930)

Zan 32,23-33; Ps 16; Mt 9,32-38

E pashë Hyjin faqe faqas  Zan 32,31

 

Jakobi, me gjithë familjen e vet, po ikën nga xhaxhai Laban. Në një farë pike gjendet i vetëm duke luftuar me një njeri, të cilin pastaj do ta rinjohë si engjëlli i Hyjit. Ky, përpara se ta lëshojë, e bekon.

Në ndonjë çast na duket edhe neve të luftojmë me ndonjë kërkesë të Jezusit. Nëse ai fiton, ai beson se jemi ne fitimtarë mbi tundimin, dhe na bekon.

10/7  E MËRKURË XIV GJ.V. [II]

Zan 41,55-57; 42,5-7.17-24; Ps 32; Mt 10,1-7

Gjatë udhëtimit predikoni: “Mbretëria e qiellit është afër!”  Mt 10,7

 

Jezusi u ka dhënë këtë urdhër apostujve, kur i ka dërguar të predikojnë Ungjillin; është si një ftesë për të mos humbur kohën dhe rastet. Mund ta shpallim Ungjillin kudo, me gëzimin në zemër, me mirënjohje dhe me dashuri drejt të gjithëve, por edhe me ndonjë fjalë që orienton kah Jezusi me vendosmëri. Është i vetmi që mund të na shpëtojë nga të këqiat, në të cilat njeriu bie për shkak të çorietntimit të tij.

 

11/7  E ENJTE SH. BENEDIKTI ABAT                  († 547), Pajtori i Europës (F)[P]

Fu 2,1-9; Ps 33; Mt 19,27-29

Ja, ne lamë çdo gjë dhe erdhëm pas teje  Mt 19,27

 

Kush është i gatshëm të lërë gjithçka për të ndjekur Jezusin, bën eksperiencën e një jete të plotë, të pasur me dhurata, edhe nëse është e shoqëruar me fatkeqësi. Faleminderit, o Jezus: me ty marrim shumë më tepër se sa me atë që kemi lënë.

 

 

12/7  E PREMTE XIV GJ.V. [II]

Zan 46,1-7.28-30; Ps 36; Mt 10,16-23

Mos u tremb të shkosh në Egjipt  Zan 46,3

Jakobi, ndërsa i lutej Hyjit të babait të tij Izakut, ka patur konfirmimin që mund të shkonte në Egjipt me njerëzit e vet. Ishte një vendim i pamasë, por Zoti e ka siguruar. Kështu, më ka treguar një vëlla, që në një moment të mundimshëm fizikisht dhe shpirtërisht, thjeshtë fakti të dilte me makinë, vetëm për një shërbim, i dukej e pamundur. Bekimi i vëllezërve dhe të ushtruarit, duke kujtuar që Jezusi i ishte afër dhe do ta kishte udhëhequr, i ka dhënë forcë për të ndërmarrë udhëtimin e asaj dite.

 

13/7  E SHTUNË XIV GJ.V. [II]

(pf: Sh. Henriku, † 1024)

Zan 49,29-33; 50,15-26; Ps 104; Mt 10,24-33

Ju vleni më tepër se shumë trumcakë  Mt 10,31

 

Jezusi na inkurajon ti japim dëshmi, edhe nëse për këtë përqeshemi ose trajtohemi keq apo madje dhe vritemi. Jeta jonë është e çmueshme para syve të Atit, më tepër se ajo e trumcakëve, për të cilët ai nuk lë që t’u mungojë ushqimi.

Faleminderit, o Jezus: me ndihmën e Shpirtit Shenjtë, dua të jem dëshmitari yt.

 

14/7  E DIEL XV GJ.V. Viti C [III]

Lp 30,10-14; Ps 18; Kol 1,15-20; Lk 10,25-37

Shko e bëj edhe ti kështu  Lk 10,37

 

Një ditë, një njeri i imi më ka telefonuar, duke më kërkuar nëse mund të ndihmoja një mik të tijin, që vuante nga një depresion i fortë dhe kishte nevojë të shkëputej për pak kohë nga familja e tij. Unë, atëherë i këshillova një bashkësi. Miku i tij shkonte dhe qëndronte pak kohë me të. Edhe unë shkoja për t’i bërë shoqëri, për ta shoqëruar në shëtitjet e tija dhe të lutesha me të.

Faleminderit, o Jezus, që i frymëzon të tutë për të bashkëpunuar me ty duke u bërë të afërm të më të dobtëve.

 

15/7  E HËNË XV GJ.V. [III]

(p: Sh. Bonaventura, ip. e mës. i K., † 1274)

Dl 1,8-14.22; Ps 123; Mt 10,34 - 11,1

Kush e do të atin e të ëmën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua  Mt 10,37

 

Kush don të jetojë përgjithnjë me Jezusin, do të preferojë atë në të gjithë dhe në gjithçka. Ai do të jetë i pari në zemrën e tij.

Faleminderit, o Jezus: ti më mjafton, ti je gjithçka për mua. Dëshiroj të varem vetëm nga ti!

 

16/7  E MARTË XV GJ.V. [III]

(pf: Virgjëra Mari e Malit Karmel)

Dl 2,1-15; Ps 68; Mt 11,20-24

Atëherë zuri t’i qortojë qytetet, e ato nuk u kthyen  Mt 11,20

 

Jezusi ka ardhur në botë për t’u dhuruar të gjithëve shëlbimin dhe dashurinë e Atit. Ai na i ofron këto dhurata nëpërmjet Fjalës së tij, nëpërmjet sakramenteve në Kishë, nëpërmjet lutjes.  Në mos vallë tani duhet të na qortojë edhe neve sepse nuk e kemi mirëpritur, nuk i kemi dhënë besë?!

 

17/7  E MËRKURË XV GJ.V. [III]

Dl 3,1-6.9-12; Ps 102; Mt 11,25-27

Hiqi sandalet prej këmbëve të tua, sepse vendi në të cilin qëndron është tokë e shenjtë  Dl 3,5

 

Ky udhëzim i marrë nga Moisiu nga ana e Hyjit që e thërriste nga kaçubja, mund ta marrim si një ftesë për të mos iu afruar atij pa respekt dhe as me një qëndrim mbrojtjeje. O Atë, dëshiroj të jetoj në praninë tënde, në bashkim me ty, duke refuzuar mëkatet e mia dhe prirjet e mia të këqija, dhe duke t’u besuar krejtësisht ty. Sa e pamendë do të ishte të mbrohesha nga dashuria jote!

 

18/7  E ENJTE XV GJ.V. [III]

Dl 3,13-20; Ps 104; Mt 11,28-30

Pranoni t’ju mësoj unë që jam zemërbutë e përvuajtur  Mt 11,29

Jezusi e kishte treguar përvuajtërinë e tij duke rinjohur që dashuria e tij dhe fjala e tij mund t’i mirëprisnin vetëm të vegjlit dhe të thjeshtët.
Kam patur shembullin e madh të butësisë dhe përvuajtërisë së dy vëllezërve të mi. Nga Henriku: kur duhej të vendosnim diçka, ai, që ishte më i zgjuari dhe më i përgatituri mes nesh, jepte përgjigjen e tij, por më pas ishte gati të vlerësonte atë të vëllezërve; nga don Florenci që, duke parë ndonjë difekt të bashkëvëllezërve, nuk ankohej, i duronte, duke ia ofruar Jezusit, edhe nëse i kushtonte mund.

 

19/7  E PREMTE XV GJ.V. [III]

Dl 11,10 – 12,14; Ps 115; Mt 12,1-8

Dua mëshirën e jo flinë  Mt 12,7

 

Farisenjtë duan t’i mësojnë Jezusit se si i duhesh bindur Hyjit; por Jezusi, që është i Binduri, dëgjon nga zemra e Atit Fjalën e tij, jo vetëm nga librat. Mundet, kështu, t’u shpjegojë se si ta jetojnë: gjithmonë në mëshirë, që do të thotë, duke u dhuruar dashuri njerëzve, edhe pse mëkatarë.

 

20/7  E SHTUNË XV GJ.V. [III]

(pf: Sh. Apolinari, ip. e mës. i K., shek. II)

Dl 12,37-42; Ps 135; Mt 12,14-21

Në Emrin e tij do të shpresojnë kombet  Mt 12,21

 

Kombet, që do të thotë krejt popujt, në kë ose në çfarë mund të shpresojnë? Në qeveri më të mira? Në mbylljen e fabrikave të armëve? Në shpërndarjen e barabartë të pasurisë? Mund të jetë, por e gjithë kjo mund edhe të realizohet, nëse do të ndryshojë zemra e njeriut, ose më mirë, nëse kjo do të lihet të mbushet nga dashuria e Hyjit, atë dashuri që ka emër e mbiemër: Jezusi i Nazaretit!

 

21/7  E DIEL XVI GJ.V. Viti C [IV]

Zan 18,1-10; Ps 14; Kol 1,24-28; Lk 10,38-42

E nevojshme është vetëm një  Lk 10,42

 

Me këto fjalë, dhe ato që ndjekin më pas, Jezusi korrigjon Martën dhe ndriçon edhe neve që e dëgjojmë. Duket sikur na thotë: përpara se të veprosh, dëgjoni fjalët e mia dhe ato të atyre që ju udhëheqin shpirtërisht; pastaj mund të punoni, të ndriçuar dhe të mbështetur nga dashuria e Shpirtit Shenjt.

 

22/7  E HËNË SH. MARIA MADALENË (F)[P]

Kk 3,1-4 ose. 2Kor 5,14-17; Ps 62; Gjn 20,1-2.11-18

E pashë Zotërinë!  Gjn 20,18

 

Maria Madalenë mund t’i thotë këto fjalë me gëzim të madh, një gëzim që ndryshon krejt jetën e saj. Kush e sheh Zotin nuk është më i njëjtë! Kush e takon Jezusin e gjallë, kërkon të tjerët për ta bashkëndarë gëzimin dhe risinë e jetës!

 

 

23/7  E MARTË  SH. BRIGITA , († 1373), Pajtorja e Europës (F) [P]

Gal 2,19-20; Ps 33; Gjn 15,1-8

Kush mbetet në mua e unë në të, ai jep shumë fryt  Gjn 15,5

 

Sh. Brigita ka mbetur shumë e lidhur me Jezusin, prandaj jeta e saj e shenjtë, u ka sjell përfitime të shumtëve. Edhe unë, edhe ti, nëse mbetemi besnikë ndaj Fjalës së Jezusit, duke e jetuar, u bëjmë mirë në mënyra të ndryshme ata që takojmë. Nuk do të shqetësohem për gjë tjetër veçse të mbetem i bashkuar me Jezusin!

 

24/7  E MËRKURË XVI GJ.V. [IV]

(pf: Sh. Sharbel Makhluf, mesh., † 1898)

Dl 16,1-5.9-15; Ps 77; Mt 13,1-9

Atëherë do ta pranoni se unë jam Zoti, Hyji i juaj  Dl 16,12

 

Zoti i urdhëron Moisiut që t’i falë popullit, që ankohet dhe  murmurit drejt tij. Do të shpallë kështu: që do t’u japë mish në darkë dhe bukë në mëngjes në mënyrë të habitshme; kështu do të marrin vesh që ai është Zoti që ka kujdes për ata.  

O Atë i mirë, na dhuro që të jemi të braktisur gjithmonë ndaj provanisë sate, besimplotë ndaj dashurisë sate besnike!

25/7  E ENJTE SH. JAKOBI, Apostull. [P]

2Kor 4,7-15; Ps 125; Mt 20,20-28

Gjithmonë të gjallë, jemi gati të vdesim për dashurinë e Jezusit  2Kor 4,11

 

Një i ri, i ka shfaqur dëshirën prindërve te vet  për ta ndjekur Jezusin. E ëma e tij, si kundërpërgjigje, ka hequr këpucën prej këmbës së saj dhe ia ka hedhur. Dhe po ashtu babai, një mëngjes, ndërsa ai bir ishte duke u nisur për nëj takim lutjeje, është vënë përpara automjetit që ta ndalojë të shkonte.

Faleminderit,o Jezus, sepse vetëm përmes vdekjes së vetvetes sonë  dhe përmes refuzimeve të mëdha, mbretëria jote merr jetë.

 

26/7  E PREMTE XVI GJ.V. [IV]

(p: shen Prenda virgj e mar. shek. II)

Dl 20,1-17; Ps 18; Mt 13,18-23

Mos ki tjetër Zot, përveç meje  Dl 20,3

 

Hyji ynë, Ati, i flet kështu popullit të tij, duke i dhënë urdhërimet e tija plot me dije dhe me dashuri. Faleminderit, o Atë, që mendon për ne dhe na dhuron fjalë të shenjta, që na bëjnë të jetojmë të qetë dhe në harmoni me të gjithë.

Ky është i pari, themeli  i të gjitha mësimeve të tua: vetëm ti je i rëndësishëm, vetëm ti meriton dëgjesë dhe bindje që mund t’i detyrohemi një ‘hyji’.

27/7  E SHTUNË  XVI GJ.V. [IV]

(p: Sh. Joakimi dhe Ana, prindërit e Virgjërës Mari)

Dl 24,3-8; Ps 49; Mt 13,24-30

Lërini të rriten bashkë deri në të korra  Mt 13,30

 

Për të treguar një person të durueshëm, me të drejtë themi: “duresa e Jobit”. Po për duresën e Hyjit a mendojmë? Ai, që ka para syve secilin prej nesh dhe çdo situatë, sa durim duhet të ketë! Faleminderit, o Jezus, që me shëmbëlltyrën e egjrës na ndihmon të marrim pjesë në këtë aspekt të dashurisë së Atit.

 

28/7  E DIEL XVII GJ.V. Viti C [I]

Zan 18,20-32; Ps 137; Kol 2,12-14; Lk 11,1-13

Do t’u japë Shpirtin Shenjt atyre që ia kërkojnë  Lk 11,13

 

Në qoftë se Jezusi premton se Ati do t’u japë Shpirtin Shenjt atyre që ia kërkojnë, çfarë tjetër duhet t’i kërkoj? Shëndet? Zgjidhjen e një problemi ekonomik? Paqen në familje? Nëse Ati vëndos në mua Shpirtin e tij, shpirtin e dashurisë, shpirtin e faljes, të durimit, të besimit dhe braktisjes atij, të forcës…, tashmë të gjitha këto probleme janë fuqimisht në mundësi të tejkaluara. Dhe sot, Dita e Zotit, mund t’i kërkoj Dhuratën e tij me mbështetjen e bashkësisë së bashkuar!

 

29/7  E HËNË SH. MARTA  [P]

1Gjn 4,7-16; Ps 33; Gjn 11,19-27 ose. Lk 10,38-42

Unë jam ringjallja dhe jeta  Gjn 11,25

 

Kjo fjalë më kujton orën e adhurimit në të cilin marr pjesë çdo të diel pasditen. Është një moment gjithmonë i bukur i takimit me Jezusin e Ringjallur, që kundrojmë përmes një pjese leximi që shpall fitoren e tij mbi vdekjen. Ai na dhuron gjithnjë shpresë, besim dhe siguri për të përballuar vështirësitë tona që ta ndjekim dhe ta çojmë përpara mbretërinë e tij.

30/7  E MËRTË XVII GJ.V. [I]

(pf: Sh. Pjetër Krizologu, ip. dhe mës. i  K., † 450)

Dl 33,7-11;34,5-9.28; Ps 102; Mt 13,36-43

O Zot, po të lutem, shtegto me ne  Dl 34,9

 

Moisiu kupton që populli është “zverkngurtë”, mëkatar, por prapëseprapë i kërkon Zotit që të ecë me popullin, që mos ta braktisë. Populli nuk është i denjë, por Zoti është “i mëshirshëm dhe i dhembshur, i pasur me dashuri dhe besnikëri”. Në Ungjillin e sotëm, Jezusi na fton që t’i përngjajmë, që të jemi të durueshëm siç fshatari me egjrën, për të ecur me përvuajtëri në bashkësitë tona, pa u bërë gjykatës, pa e dënuar të afërmin.

 

31/7  E MËRKURË XVII GJ.V. [I]

(p: Sh. Injaci i Lojolës, mesh., † 1556)

Dl 34,29-35; Ps 98; Mt 13,44-46

Plot gëzim, shkon, e shet gjithçka ka dhe e blen atë arë  Mt 13,44

 

Cili është ai thesar i vërtetë, i fshehur në një arë cilado qoftë ajo? Është Jezusi! Kur e kam gjetur atë, gjithçka tjetër ka vlerë vetëm nëse shërben për të dashur atë, t’i shërbejmë atij në të afërmin, por është ai që mbetet në qendër të jetës  sime.

Faleminderit, o Jezus, që je gjithmonë!

In primo piano