CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
07 KORRIK 2013 07 KORRIK 2013
KORRIK
1/7 E HËNË XIII K.GJ.V. [I]
Zan 18,16-33; Ps 102; Mt 8,18-22
Jezusi dha urdhër të kalojë në anën tjetër Mt 8,18
Kur të më thërret për ndonjë “çarje”, kur të më ftosh për të lënë dikënd apo diçka tjetër për ty, atëherë më urdhëro “të kaloj në bregun tjetër”. E di se këto hapa i ke bërë ti, para meje, e dashuria e Atit nuk të ka zhgënjyer!
2/7 E MARTË XIII K.GJ.V. [I]
Zan 19,15-29; Ps 25; Mt 8,23-27
Pas tij u nisën edhe nxënësit e tij Mt 8,23
Për çdo ditë rrethanat na ftojnë për të ndërmarrë vendime të vazhdueshme mbi atë që duam t’i shkojmë nga pas: o Jezusi o ne vetë. Duke u besuar tek Jezusi, do të shikojmë sesi di të ndërhyjë Ai. Mund të thërrasin atëherë si dishepujt: “Kush është ai të cilit erërat dhe deti i binden?”
3/7 E MËRKURË S. TOMMASO, Ap. [P]
Ef 2,19-22; Ps 116; Gjn 20,24-29
Mos ji njeri që s’beson, por besimtar! Gjn 20,27
Toma ka kaluar nga mosbesimi në gëzimin e besimit në Jezusin e gjallë dhe të ringjallur, me të vendosur duart e tia në plagët e Jezusit dhe me të fiksuar sytë në shenjat e mundimit të tij. Edhe ne mund të marrim përgjithmonë këtë dhuratë duke adhurar vuajtjet që Jezusi ka hequr për ne.
4/7 E ENJTE XIII K.GJ.V. [I]
Sh. Elisabeta e Portugalit, † 1336
Zan 22,1-19; Ps 114; Mt 9,1-8
Ti ma dëgjove fjalën Zan 22,18
Abrahami i është bindur Zotit edhe kur i ka kërkuar të sakrifikojë të vetmin djalë: për këtë arsye është bekuar nga Hyji. Edhe për ne bindja për të dashur Zotin do të jetë gjithnjë burim bekimi.
5/7 E PREMTE XIII K.GJ.V. [I]
Sh. Antoni e Maria Zakarisë meshtar † 1539
Zan 23,1-4.19; 24,1-8.10.62-67; Ps 105;
Mt 9,9-13
Jezusi i tha :“Eja pas meje” Mt 9,9
Në Ungjillin e sotëm Jezusi i thotë Mateut: “Eja pas meje”. «E ai u ngrit dhe e ndoqi nga pas». Menjëherë pas Jezusit ulet pranë tryezës në shtëpinë e tij.
Ja pra se çfarë do të na thotë ungjilltari Mate: t’i shkosh pas Jezusit do të thotë të mund të ushqesh e të shuash etjen e njerëzve me anën e pranisë së Tij: Ai është buka e ardhur nga qielli për jetën e botës.
6/7 E SHTUNË XIII K.GJ.V. [I]
Sh. Maria Goreti virgjër e martire † 1902
Zan 27,1-5.15-29; Ps 134; Mt 9,14-17
Vera e re hidhet në rrëshiqa të rinj Mt 9,17
Kush e ka marrë hirin për të besuar në Jezusin jeton një jetë të re, në bindjen e të dashurit për Të; është i çliruar nga shumë rregulla njerzore e gjithmonë është në dëgjesën me urtësi të Shpirtit të Shenjtë.
Jezus, je Ti jeta ime!
7 E DJELË XIV K.GJ.V. Viti C [II]
Is 66,10-14; Ps 65; Gal 6,14-18;
Lk 10,1-12.17-20
Emrat tuaj janë shkruar në qiell Lk 10,20
Shumë persona vuajnë për krizën e identitetit ose të përkatësisë. Ne të krishterët duam të lëvdohemi që t’i përkasim Hyjit, të jemi në duart e Atij prej të cilit askush nuk mund të na shkëpusë, sepse është më i forti i të gjithëve. Emrat tanë janë shkruar në qiej e ne jemi në zemrën e tij. E rëndësishme është t’i bindemi Jezusit e të lëvdohemi vetëm për këtë e jo shumë për t’ia dalë mbanë në të tjera gjëra, si veprat e duarve tona. Ai do të na bëjë të Tijët, instrumente të jetës së Tij.
8/7 E HËNË XIV K.GJ.V. [II]
Zan 28,10-22; Ps 90; Mt 9,18-26
E mori për dore vajzën dhe ajo u ngrit Mt 9,25
Duke parë rreth nesh mjaft persona shpirtërisht të vdekur, jemi të ftuar, nga mëshira e Hyjit, për t’u rritur në fe në fuqinë gjallëruese të Jezusit: përmes Tij është bërë gjithçka dhe asgjë nuk ekziston pa Të. Të mësojmë ta adhurojmë dhe të lëvdohemi për të si burimi i jetës. Me një lutje plot besim e dashuri t’i paraqesim këto persona, që Ai t’i marrë për dore e t’i japë edhe atyre jetën e Vet.
9/7 E MARTË XIV K.GJ.V. [II]
Sh. Agustini Zhao Rong e shokët, martirët Kinezë, † 1648-1930;
Zan 32,23-33; Ps 16; Mt 9,32-38
Turma ishte e nëpërkëmbur dhe e lënë pas dore si delet pa bari Mt 9,36
Një murg, me ta çuar në fund shërbimin e vet të përvuajtur dhe të qëndrueshëm, në qelinë e vet hidhej i rraskapitur në këmbët e Jezusit. Kam mësuar edhe unë… Shpesh vendos Kokën mes gjunjëve të Jezusit: frika, tundimet, lodhjet dhe vuajtjet në praninë e Tij të sigurtë dhe të heshtur, plot dashuri, qetësohen.
Faleminderit Jezus, që je përsëri me ne!
10/7 E MËRKURË XIV K.GJ.V. [II]
Zan 41,55-57; 42,5-7.17-24; Ps 32;
Mt 10,1-7
Predikoni: “mbretëria e qiellit është afër!” Mt 10,7
Është një urdhër i Jezusit për dishepujt e Tij, e pra i drejtohet çdo të krishteri. Duke jetuar me dashuri dhe respekt ndaj çdo personi, njoftojmë se mbretëria e Hyjit është e pranishme. Hyji është dashuri dhe mbretëria e Tij është realizuar nga gjeste të vogla e të mëdha të dashurisë!
11/7 E ENJTE SH. BENEDIKTI † 547, Pajtor i Europës [P]
Fu 2,1-9; Ps 33; Mt 19,27-29
Do të fitojë jetën e pasosur Mt 19,29
Faleminderit Jezus! Kur me ndihmën tënde, lëmë gjithçka për të ardhur pas, marrim shumë më tepër: ti vetë na jep jetën tënde hyjnore, paqen e lirinë e vërtetë dhe aftësinë e të dashuruarit. Sh. Benedikti është një shembull i ndritshëm: të ka ardhur nga pas me besnikëri e ti ke lënë të bëhet mjeshtri i jetës së vërtetë dhe të shenjtë.
12/7 E PREMTE XIV K.GJ.V. [II]
Zan 46,1-7.28-30; Ps 36; Mt 10,16-23
Shpirti i Atit tuaj do të flasë nëpërmjet jush Mt 10,20
Kur kërkojmë të duam Jezusin me gjithë zemër e me të gjitha forcat, hasim edhe ndonjë formë të persekutimit. Jezusi na fton sot që të mos preokupohemi për atë sesi të mbrohemi, pasi do të jetë Shpirti i Shenjtë që do na vijë pas me çfarë të themi apo çfarë të bëjmë. Faleminderit Jezus, për shembullin tënd e dritën e forcën e Shpirtit tënd të Shenjtë!
13/7 E SHTUNË XIV K.GJ.V. [II]
Sh. Enriku † 1024
Zan 49,29-33; 50,15-26; Ps 104; Mt 10,24-33
Mos ua kini, pra, frikën Mt 10,26
Vuajmë për frikën e formave të ndryshme dhe për preokupimet e humbjes apo të shkatërrimit të jetës sonë. Duke u shtrënguar rreth Jezusit, në mënyrën që ta kemi si pikë referimi të vazhdueshme në zemër dhe në mendje, mund të zbulojmë sesi të kujtuarit e pranisë së Tij na çliron nga frika apo na ndihmon për ta soportuar këtë të fundit, për dashurinë e tij, duke marrë fryt me shumicë.
14/7 E DJELË XV K.GJ.V. Viti C [III]
Lp 30,10-14; Ps 18; Kol 1,15-20; Lk 10,25-37
Vepro kështu dhe do të jetosh Lk 10,28
Të vësh në praktikë të parin dhe më i rëndësishmin e urdhërimeve, “Duaje Zotin tënd me gjithë zemër…” është, thotë Jezusi, rruga drejt jetës më të sigurtë e të bollshme: “Do të jetosh”. Ata që kanë kaluar këtë rrugë, jo vetëm e konfirmojnë të vërtetën, por mund të thërrasin: “Kam marrë shumë më tepër nga sa prisja!”
15/7 E HËNË XV K.GJ.V. [III]
Sh. Bonaventura ipeshkëv e mësues † 1274
Dal 1,8-14.22; Ps 123; Mt 10,34 - 11,1
Kush ju pranon ju, më pranon mua Mt 10,40
Dishepulli, thjeshtë duke e pritur Jezusin, sjell jetën dhe bekimin nëpër botë. Kush pret dhe e do dishepullin e Zotit zgjat bekimin dhe e përforcon paqen në mjedisin e tij, sepse të duash dishepullin do të thotë ta bësh konkrete e të gjallë dashurinë ndaj Mësuesit. Me hirin Tënd dëshiroj edhe unë të dua dishepujt e Tu dhe të jem kështu në bashkimin me Ty, Jezus!
16/7 E MARTË XV K.GJ.V. [III]
Virgjëra Mari e Malit Karmel
Dal 2,1-15; Ps 68; Mt 11,20-24
Pati dhimbje për të Dal 2,6
Vajza e faraonit pa Moisiun, e vogël dhe të vetmuar, të braktisur duke qarë në shportën prej xunkthi dhe pati dhembshuri për të. Ne, po vendosim të vegjëlit dhe të varfërit përpara syve të Atit që na shikon; e në fakt asgjë nuk i shpëton vështrimit të Tij. Ai ka mëshirë për bijtë e tij të varfër dhe u siguron atyre gjithçka me shumë dashuri.
17/7 E MËRKURË XV K.GJ.V. [III]
Dal 3,1-6.9-12; Ps 102; Mt 11,25-27
Ua zbulove të vegjëlve Mt 11,25
Të përvuajturve, që janë mirënjohës ndaj Tij, Hyji i zbulon dashurinë e Vet dhe mendimet e Tij të dashurisë, siç bën një atë me fëmijët e vet. Faleminderit Jezus: Ti je i pari i këtyre të vegjëlve! Ndihmona për të qenë edhe ne.
18/7 E ENJTE XV K.GJ.V. [III]
Dal 3,13-20; Ps 104; Mt 11,28-30
Do të gjeni pushim për shpirtrat tuaj Mt 11,29
Të dashur vëllezër, le të përsërisim sot këto fjalë të Jezusit: “Mësoni nga unë që jam zemërbutë dhe i përvuajtur dhe do të gjeni përgjigjen për jetën tuaj”. Kush e di, se Jezusi, në mëshirën e Vet, nuk do të na japë një zemër të re, të rikrijuar nga Ai, të mbushur me ndjenjat e Tia të përvujtësisë dhe të butësisë!
19/7 E PREMTE XV K.GJ.V. [III]
Dal 11,10 – 12,14; Ps 115; Mt 12,1-8
Është këtu diç më e madhe se tempulli Mt 12,6
Jezusi na mëson se përmbi çdo fjalë, çdo regull e çdo ligj në jetën e Kishës e të shoqërisë, është Ai; në marrëdhënie me Të lind e rritet tek ne dashuria, si ligji më i rëndësishëm dhe themel i çdo rregulle. Faleminderit Jezus: në Ty gjejmë dritën, paqen e lirinë e vërtetë për jetën tonë!
20/7 E SHTUNË XV K.GJ.V. [III]
Sh. Apolinari ipeshkëv e martir shekulli II
Dal 12,37-42; Ps 135; Mt 12,14-21
Në emrin e Tij do të shpresojnë popujt Mt 12,21
Jezus, ndjej një gëzim të madh kur shikoj se dashuria dhe shyëlbimi Yt janë për të gjithë, për të gjithë popujt, për personat që ende nuk të njohin e për ata që nuk kanë rëndësi në sytë e njerëzve… Ne, Kisha jote, duam t’i themi çdo njeriu: Jezusi të do! Jeto me gëzim!
21/7 E DJELË XVI K.GJ.V. Viti C [IV]
Zan 18,1-10; Ps 14; Kol 1,24-28; Lk 10,38-42
E nevojshme është vetëm një Lk 10,42
Atë që Jezusi po ia thotë Martës ma thotë edhe mua. Të gjitha gjërat që i mbaj të rëndësishme e të nevojshme janë më pak të rëndësishme e më pak të nevojshme në dashurinë e Tij, dmth prej dashurisë që Ai ka për mua e të asaj me të cilën mund t’i përgjigjem. I përgjigjem dashurisë së Tij duke dëgjuar Fjalën e Tij dhe më pas duke e përjetuar!
22/7 E HËNË Sh. Maria Magdalenë [P]
Kk 3,1-4 opp. 2Kor 5,14-17; Ps 62; Gjn 20,1-2.11-18
Dashuria e Krishtit na nxit 2Kor 5,14
Kjo fjalë e risjellë në ditën tënde, o Sh. Mari Magdalenë, na bën të mendojmë rreth përvojës tënde me Jezusin e ringjallur. Atë mëngjes ti e kërkoje: e kujtoje të vdekur, drejtpërdrejti të marrë nga vdekja…: nevojtar për ty, për lotët e tua dhe për vajrat e tua. Ai, përkundrazi, ishte atje, e të thirri në emër. Ai është mbi çdo nismë: me dashurinë e vet të bën të tijën, të jep jetë, gëzim dhe mision në Mbretërinë e tij!
23/7 E MARTË SH. BRIXHIDA † 1373 rregulltare Pajtore e Europës [P]
Gal 2,19-20; Ps 33; Gjn 15,1-8
Pa mua s’mund të bëni asgjë Gjn 15,5
Njeriu është i lirë dhe mund të bëjë shumë gjëra, por ajo çka e formon është paqja në zemrën e tij dhe për sa takon; është hiri që ai merr vetëm nga Zoti Jezus: për këtë arsye unë kërkoj mbi të gjitha të qëndroj i lidhur me të.
Faleminderit Jezus, që ekziston!
Sh. Brixhida, që e ke dashur shumë o Jezus i përvuajtur, ndërmjetësoftë për popujt e Europës!
24/7 E MËRKURË XVI K.GJ.V. [IV]
Sh. Charbel Makhlüf meshtar † 1898
Dal 16,1-5.9-15; Ps 77; Mt 13,1-9
Kush ka veshë, le të dëgjojë Mt 13,9
Dëgjimi i thellë e fjalës së Jezusit është dhuratë e ofruar të nënshtruarve: mund të jetë e përhapur kur Ai e ka primatin në zemrën tonë! Kjo është në fakt shenja që e duam e që ia lejon të shfaqet ndër ne duke na bërë të njëjtë me veten.
Sh. Charbel, eremit libanez, është shembulli i përvujtësisë pikërisht sepse në zemrën e tij mbretëronte Jezusi!
25/7 E ENJTE SH. JAKOBI Apostull [P]
2Kor 4,7-15; Ps 125; Mt 20,20-28
Ndërmjet jush nuk duhet të jetëp ashtu Mt 20,26
Nëna e apostujve Jakob e Gjon afrohet me ta, tek Jezusi, për t’i kërkuar që t’i bëjë vend në të djathtën e në të majtën në mbretërinë e Vet. Të gjitha ata, që afrohen tek Jezusi dhe e dëgjojnë, ashtu si dy dishepujt, shndërrohen dhe shërohen nga tundimi për të kryesuar. Marrin dritë dhe të vërtetë nga Jezusi; kalojnë nga kërkimi i madhështisë së vet në shërbim të së mirës së vërtertë të njeriut: japin jetën që Hyji e përjeton në amshim.
26/7 E PREMTE XVI K.GJ.V. [IV]
Sh. Joakimi e Sh. Ana prindërit e Zojës, sh. Prenda
Dal 20,1-17; Ps 18; Mt 13,18-23
Unë jam Zoti, Hyu yt Dal 20,2
Ky Hyj i cili qysh nga Abrahami, ka nisur të na bëhet i njohur, është shfaqur në plotësi në Jezusin: ai është një Hyj që do si një atë, është ai që na ka dhënë jetën e që ka kujdes për ne, duke na drejtuar në jetën që të çon drejt gëzimit të plotë. Jam i kënaqur me ty, Jezus, dritë e së vërtetës! E sot, në gjyshërit e tu të shenjtë Jakob dhe Anë, i them faleminderit të gjithë Izraelit besimtar, besnik e të shenjtë, që të ka dhënë për ne!
27/7 E SHTUNË XVI K.GJ.V. [IV]
Dal 24,3-8; Ps 49; Mt 13,24-30
Grurin mblidheni në drithnikun tim Mt 13,30
Ai grurë ishte rritur me lodhje, mes egjrit; kishte njohur dorën e Zotit, që me dashamirësinë e vet e ruante. Tani engjëjt e vendosin me kujdes në “hambarin” e Zotit të tyre, që është festa e bashkimit, e paqes dhe e gëzimit pa fund!
28/7 E DJELË XVII K.GJ.V. Viti C [I]
Zan 18,20-32; Ps 137; Kol 2,12-14;
Lk 11,1-13
Atij që troket i hapet dera Lk 11,10
Me çfarë gëzimi njoftonte Jezusi, e tashmë njofton sërisht, se Hyji është Baba, Baba i cili njeh natyrën tonë të brishtë, që do të na ndihmojë në nevojat tona! E që na zbulon diçka mjaft të rëndësishme lidhur me lutjen: atë çfarë Ati e ka më përzemër për të na e dhënë dhe çka është Shpirti i Shenjtë; kush e merr mban në zemër jetën e pasosur.
29/7 E HËNË Sh. Marta martire [P]
1Gjn 4,7-16; Ps 33; Gjn 11,19-27 ose Lk 10,38-42
Një grua, me emrin Martë, e priti në shtëpi Lk 10,38
Çfarë gëzimi qe për ty, Sh. Martë, që ta prisje Jezusin! Është i njëjti gëzim që ai i jep secilit prej nesh, kur e marrim në të Shenjtërueshmen Euharisti ose kur e presim me dashuri vepruese fjalën e Tij.
Jezus, uroj që të jesh gjithmonë ti miku i preferuar i zemrës sime!
30/7 E MARTË XVII K.GJ.V. [I]
Sh. Pjetër Krizologu ipeshkëv e mësues † 450
Dal 33,7-11;34,5-9.28; Ps 102; Mt 13,36-43
Zoti, Hyji i mëshirshëm e i butë Dal 34,6
Hyji i del përpara Moisiut para se t’i dorëzojë dhjetë Urdhërimet për të gjithë popullin. Jezusi, pastaj, do të zbulojë se Hyji është atë, është dashuri; kjo njohje na çon në besimin në Të, për t’iu bindur vullnetarisht dhe për ta falënderuar me gjithë zemër.
31/7 E MËRKURË XVII K.GJ.V. [I]
Sh. Injaci i Lojolës meshtar † 1556
Dal 34,29-35; Ps 98; Mt 13,44-46
Shet gjithçka ka dhe e blen atë arë Mt 13,44
Mbretëria e Qiejve është e njëjtë me thesarin e fshehur në një terren: njëri e gjen… e pastaj, plot gëzim, shet të gjitha pasuritë e veta dhe e blen këtë terren. Kur Hyji bëhet për t’u njohur, i zbulohet dikujt në bukurinë e vet, e shtyn që ta dëshirojë, për të dashur të jetë i zotëruar me të gjithë zemrën. Të lutemi me ngulm që në mëshirën e vet, ai të mund t’ia bëjë sot këtë dhuratë të madhe ndokujt.
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- AbbÃ
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011