ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 lug 2014
07 Korrik 2014

07 Korrik 2014

1/7 E MARTË XIII K.Gj.V. [I]

I Lumturi Anton Rosmini † 1855

Am 3,1-8; 4,11-12; Ps 5; Mt 8,23-27

Bëhu gati, o Izrael, t’i dalësh

përballë Hyjit tënd! Am 4,12

Zoti kishte nënshkruar besëlidhjen

me popullin e vet, Izraelin: e kishte

asistuar, marrë nën mbrojtje, e

kishte mbrojtur, me paktin që të

ishte i lënë për t’u drejtuar nga ai.

Duke u larguar, në të kundërt, kishte

mbetur i pambrojtur, i vetmuar, pa

këtë aleat të fuqishëm: kishte rënë

në duart e armiqve. Amosi dhe të

gjithë profetët, duke parë vuajtjet

e popullit, vazhdojnë t’i bëjnë thirrje

të kthehet tek Perëndia, shpëtimi i tij

dhe çliruesi i tij.

 

2/7 E MËRKURË XIII K.Gj.V. [I]

E Lumtura Eugenia Joubert

Am 5,14-15.21-24; Ps 49; Mt 8,28-34

Kërkoni të mirën e jo të keqen

Am 5,14

Perëndia është e Mira e pasosur.

Dikush e kërkon kur zotohet për

t’i dhënë rëndësi, që të kujtohet për

praninë e tij, për ta vënë në plan të

parë, për ta lënë veten të udhëhiqet

prej tij.

 

3/7 E ENJTE SH. TOMA Apostull [P]

Ef 2,19-22; Ps 116; Gjn 20,24-29

Mos ji njeri që s’beson, por besimtar!

Gjn 20,27

Toma nuk arrinte t’i besonte

apostujve të tjerë që e kishin parë

Jezusin e ringjallur. Si u ndihmua

në mosbesimin e tij? Duke zbatuar

ftesën e Jezusit: “Shtrije dorën tënde

dhe vendose në brinjët e mia”!

Duke shikuar plagët e Jezusit,

burimit të jetës së pasosur, të

dërguar nga Ati në botë, Toma

u shërua: mori pra dhuratën

e besimit.

 

4/7 E PREMTE XIII K.Gj.V. [I]

Sh.Elisabeta e Portugalisë † 1336

Am 8,4-6.9-12; Ps 118; Mt 9,9-13

Unë nuk erdha të ftoj të drejtët,

por mëkatarët Mt 9,13

Mateu, duke i shkuar nga pas

Jezusit e duke qëndruar me të,

ka kaluar nga errësirat në dritë.

Ka mundur të jetë i lumtur dhe

të ngazëllehet me harenë në

Perëndinë, Shëlbuesin e vet.

Ka qenë përzgjedhur për të qenë,

falë Ungjillit që ka shkruar, njëra

ndër shtyllat e së vërtetës së

mëshirshme të Perëndisë.

Ka provuar, e pastaj ka njoftuar,

se Jezusi, para se të jetë gjykatës,

është mjek i ngutur!

 

5/7 E SHTUNË XIII K.Gj.V. [I]

Sh. Anton Maria Zakaria mesh. † 1539

Am 9,11-15; Sal 84; Mt 9,14-17

Vera e re hidhet në rrëshiqa rë rinj

Mt 9,17

Jezus, ti je vera e re për të cilën

shërben një jetë e re! Duke shprazur

në mua verën e jetës tënde ardhur

nga Ati për ne, ti rindërton edhe

mendësinë time, shëron edukimin

tim dhe e ripërtërin të gjithë

jetën time.

 

6/7 E DJELË XIV K.Gj.V. Viti A [II]

Sh. Maria Goreti, virgjër e martire † 1902

Zak 9,9-10; Ps 144; Rom 8,9.11-13;

Mt 11,25-30

Merrni mbi vete zgjedhën time e

pranoni t’ju mësoj unë Mt 11,29

Shën Silvani i Malit Athos ka

shkruar: Nëse bota njeh fuqinë

e fjalëve të Jezusit: «Mësoni nga unë

që jam i butë dhe i përvuajtur në

zemër», atëherë e gjithë bota dhe

e gjithë toka do t’i linte të gjitha

shkencat e tjera dhe do të mësonte

vetëm këtë urtësi qiellore…

Kush e ka njohur, nuk do ta lërë këtë

dituri, edhe nëse do t’i ofronin

të gjitha thesaret e botës”.

 

7/7 E HËNË XIV K.Gj.V. [II]

Sh. Asti ipeshkëv e martir † shekulli I

Os 2,16-18.21-22; Sal 144; Mt 9,18-26

Ki besim, o bijë! Feja jote të shpëtoi!

Mt 9,22

Tregimi i shërimit të gruas që vuan

nga hemoragjia është rradhitur

me një mënyrë të zhdërvjellët, në

tregimin e ringjalljes së vajzës së një

njeriu të shquar. Në njërin dhe në

tjetrin rast konstatohet i njëjti besim

në fuqinë e Krishtit, Zot të jetës.

Shëlbimi jepet nga Jezusi, Perëndi

i vërtetë e njeri i vërtetë, për kë

dorëzohet tek ai me besim të plotë

 

8/7 E MARTË XIV K.Gj.V. [II]

Sh. Adriani, Sh. Inocenti, Sh. Prishila

Oz 8,4-7.11-13; Ps 113B; Mt 9,32-38

Kur e pa turmën e popullit, ndjeu

dhembshuri për të Mt 9,36

Ungjillëtari Mateu, duke qenë me

Jezusin, e shikonte me qartësi

motivin për të cilin lodhej për

të njoftuar ungjillin e tij, duke

përshkuar qytete dhe fshatra:

ishte dashuria e tij e dhembshur.

Duke shikuar nga qielli i pasur

me jetë dhe pavdeksi, ai do që t’i

përmbushë me të mirat e veta ata

të cilët e dëgjojnë. Duke i njohur

iluzionet dhe zhgënjimet e njerëzve,

ai do që t’i çlirojë e t’u japë jetën

e vërtetë!

 

9/7 E MËRKURË XIV K.Gj.V. [II]

Sh. Agostini Zhao Rong e martirët kinezë,

† 1648-1930;

Sh. Paolina Visintainer, virgj. † 1942

Oz 10,1-3.7-8.12; Ps 104; Mt 10,1-7

Është koha Zotin të kërkoni

Oz 10,12

Profeti Ozea përshkruan, me

shumë figura, gjendjen e vuajtjes

dhe të çrregullimit të popullit të

Izraelit, shkaktuar prej largimit nga

Perëndia, i vetmi burim i jetës.

Ky popull e kishte lënë veten që ta

mbushte mendjen dhe zemrën me

ideale të tjera dhe të tjerë idhuj.

Në mes të shumë tensioneve dhe

frikës profeti pohon: “Është koha

të kërkohet Zoti, derisa ai të vijë e

të përhapë mbi ju drejtësinë e vet”

dhe pastaj kujton premtimin e Zotit:

“Unë do t’i shëroj nga pabesia

e tyre”.

 

10/7 E ENJTE XIV K.Gj.V. [II]

Sh. Ireneu, sh. Emanuel Ruiz, sh. Silvana

Oz 11,1-4.8-9; Ps 79; Mt 10,7-15

Falas morët, falas edhe jepni!

Mt 10,8

Jezusi i mëson dishepujve mënyrën

sesi t’i përdorin dhuratat e mëdha

të marra: “Shëroini të sëmurët,

ringjallini të vdekurit, pastroini

lebrozët, dëboini demonët”.

U kishte dhënë atyre fuqinë

për të vazhduar veprën e vet,

që të shëronin njeriun nga

keqinterpretimet prej mëkatit, duke

u dhënë atyre fuqinë e vet hyjnore

mbi Të Keqin. Për këtë arsye,

punëtorët e mbretërisë janë shumë

të ndërgjegjshëm se kanë marrë

gjithçka dhe s'mund të kërkojnë

interesat e tyre - përndryshe do të

varfëronin dhe do ta bënin të kotë

përpjekjen e tyre.

 

11/7 E PREMTE SH. BENEDIKTI, († 547),

Pajtor i Europës [P]

Fu 2,1-9; Ps 33; Mt 19,27-29

Mburojë do të jetë për ata që

e ndjekin të drejtën Fu 2,7

Ky fragment, ashtu si shtatë kapitujt

e parë të librit të Fjalëve të Urta,

përkufizuar antologji e diturisë së

Izraelit, fillon me fjalët

e përmallshme: “Biri im…”.

Janë shprehje të dashurisë dhe

butësisë së Atit, të atij që na do

përgjithmonë e vjen tek ne në

Jezusin. Ai na dëshmon me fjalën

e sotme, që të jemi mburojë e ledh

mbrojtës, e pra mbrojtje e sigurtë

për të gjithë ata që veprojnë me

drejtësi e që i besohen atij duke

iu bindur.

Sh. Benedikti, pajtor i Europës,

lutu për ne!

 

12/7 E SHTUNË XIV K.Gj.V. [II]

Sh. Ermagora ipeshkëv e Fortunati xhak.,

martirë

Is 6,1-8; Ps 92; Mt 10,24-33

Mos i druani ata që vrasin trupin!

Mt 10,28

Sa do të jemi të aftë t’i bindemi

Jezusit e për këtë të mos kemi frikë

nga ata që mund të na vrasin?

Sh. Pali na përgjigjet: përmes shumë

lutje, falënderimi e lavdie. Duke u

lutur ushtrojmë fenë, e feja jep forca

dhe kurajë të papritur!

 

13/7 E DJELË XV K.Gj.V. Viti A [III]

Sh. Enrriku † 1024

Is 55,10-11; Ps 64; Rom 8,18-23; Mt 13,1-23

Doli mbjellësi për të mbjellë Mt 13,4

Është e rëndësishme të lexosh

Fjalën e Perëndisë duke u lutur me

përvujtëri dhe besim:

“Jezus, ndihmona, që fjala jote

të rritet në zemrat tona e ne të

shikojmë shëlbimin tënd!”. Ai është

mbjellësi fjala e të cilit me të vërtetë

mund të bëhet në ne fara që sjell

fryte duke modeluar jetën tonë sipas

zemrës së Atit.

 

14/7 E HËNË XV K.Gj.V. [III]

Sh. Kamili de Lellis, meshtar † 1614

Is 1,10-17; Ps 49; Mt 10,34 - 11,1

Pushoni të bëni keq, mësoni të bëni

vepra të mira Is 1,16-17

Kisha kremton Sh. Kamilin e Lellis.

Ashtu si të rinjtë e tjerë, ai kërkonte

realizimin e vet në një jetë të çrregullt,

në argëtime, larg Perëndisë.

Për mëshirë të Zotit, në vijim, gjatë

vuajtjes së shkaktuar nga një plagë

e pakurueshme, iu hapën sytë mbi

vlerën e jetës së pasosur të sjellë nga

Jezusi si dhe mbi mjerimin e vet që e

kishte pllakosur. Kjo dritë e së vërtetës

shkëlqeu në zemrën e tij!

Falë atij Perëndia shpërndau pastaj

tek shumë vëllezër e motra pikërisht

këtë dhuratë. Tani, pas katërqind

vitesh, mjaft njerëz, mes pikëllimit

të madh, janë të ngushëlluar nga

shërbimi i tyre me dashuri.

 

15/7 E MARTË XV K.Gj.V. [III]

Sh. Bonaventura ipeshkëv e mësues † 1274

Is 7,1-9; Ps 47; Mt 11,20-24

Nëse s’do t’më besoni, nuk do të

shpëtoni! Is 7,9b

Këto fjalë të profetit Isai, frymëzuar

nga Perëndia, i janë adresuar

Akazit, pasardhësit të Davidit, të

kërcënuar nga armiqtë.

Zemra e tij e ajo e popullit të vet

ishin të tronditura siç tronditen

pemët e pyllit prej erës. Më përpara

Isaia i njofton: “Rri i qetë, mos ki

frikë”, porse për të ardhmen i shton:

“Por nëse s’do t’më besoni, nuk do

të shpëtoni!”.

Do të jemi në gjendje t'i ndihmojmë

fëmijët tanë që të kenë të ardhmen,

nëse do të jemi të qëndrueshëm

në Zotin.

 

16/7 E MËRKURË XV K.Gj.V. [III]

Virgjëra Mari e Malit Karmel

Is 10,5-7.13-16; Ps 93; Mt 11,25-27

Veprova me fuqinë e krahut tim

Is 10,13

Gjithçka është në forcën e dorës

së Zotit ku mund të besoj: gjithçka

që jam dhe gjithçka që e bëj mirë,

vjen nga Zoti; çdo aftësi që e gjej

tek vetja, ma ka dhënë ai.

Të falënderoj, Atë, burim i çdo

të mire!

 

17/7 E ENJTE XV K.Gj.V. [III]

Sh. Aleksi, Sh. Klaudja

Is 26,7-9.12.16-19; Ps 101; Mt 11,28-30

Shpirti im të kërkon Is 26,9

Është një njeri i drejtë që shprehet

kështu, është dikush që e do Zotin

dhe që dëshiron të përmbushë

vullnetin e tij.

Faleminderit, Jezus: ti je i Drejti!

Ti je shembull; ti na bën të drejtë;

me hirin tënd na vë në shkallën

e përmbushjes së vullnetit të Atit,

çdo ditë.

 

18/7 E PREMTE XV K.Gj.V. [III]

Sh. Frederiku

Is 38,1-6.21-22.7-8; Ps: Is 38,10.11.12.16;

Mt 12,1-8

Do të shpëtoj ty dhe këtë qytet unë

do ta mbroj Is 38,6

Kështu i përgjigjet Zoti mbretit

Ezekia, i cili i është lutur ta shërojë

nga një sëmundje vdekjeprurëse.

Faleminderit, Atë, që ke mëshirë për

kë, i pikëlluar, të përgjërohet me

besim dhe përulësi!

 

19/7 E SHTUNË XV K.Gj.V. [III]

Sh. Rufina

Mik 2,1-5; Ps 9B; Mt 12,14-21

Sendërgjojnë mbrapshtinë, se

pushteti është në dorë të tyre Mik 2,1

Jezus, pushteti që ti e ke pasur prej

Atit është aftësia për t’i dashur të

gjithë, është dhurata e vetvetes.

Pushteti i njerëzve, nëse nuk vjen

prej teje dhe nëse nuk është bekuar

nga ti, shndërrohet në dominim dhe

është instrumenti i shtypjeve.

 

20/7 E DJELË XVI K.Gj.V. Viti A [IV]

Sh. Apolinari ipeshkëv e martir † shek. II

Ur 12,13.16-19; Ps 85; Rom 8,26-27;

Mt 13,24-43

Është më e vogla ndër të gjitha

farërat Mt 13,32

Vogëlsia nuk ka rëndësi:

e rëndësishme është çfarë mund

të bëjë Perëndia nëpërmjet teje,

nëpërmjet nesh. Një ditë Ati na ka

përdorur pikërisht ne, bashkësi

tepër e vogël, për të tërhequr

tek Jezusi një person dhe për të

ngushëlluar një tjetër, e për t’i dhënë

shpresë një familje. Dhe e tërë kjo

pa qenë nevoja që ne ta donim e ta

dinim atë.

 

21/7 E HËNË XVI K.Gj.V. [IV]

Sh. Lorenci nga Brindizi, meshtar e mësues

† 1619

Mik 6,1-4.6-8; Ps 49; Mt 12,38-42

Të duash mirësinë, të jetosh

kujdesshëm me Hyjin tënd Mi 6,8

Çfarë po kërkon Zoti nga ty?

Ai të kërkon që ta duash me të

gjithë zemrën dhe të gjitha forcat,

duke e lënë veten që të duhesh prej

tij. Me ndihmën e tij, të kërkon që ta

duash të afërmin, ashtu siç

e do vetveten.

O Shpirt i Shenjtë, lëshohem në ty

për të arritur të jetoj në këtë botë!

 

22/7 E MARTË SH. MARIA

MAGDALENË (M) [P]

Kk 3,1-4 ose 2Kor 5,14-17; Ps 62; Gjn 20,1-

2.11-18

Shkoi dhe u lajmëroi nxënësve:

”Kam parë Zotërinë”! Gjn 20,18

Marija Magdalenë, pasi e kishte

takuar dhe pranuar Jezusin e

Ringjallur, që e donte aq shumë, do

të donte të qëndronte me të; por ai

e dërgoi tek apostujt, vëllezërit e tij,

që të njoftonte ringjalljen e vet dhe

ngjitjen e ardhshme tek Ati.

Ajo bindet e gatshme!

 

23/7 E MËRKURË SH. BRIXHIDA

† 1373 rregulltare, Pajtore e Europës

Gal 2,19-20; Ps 33; Gjn 15,1-8

Banoni në mua sikurse edhe unë

në ju Gjn 15,4

Të falënderoj, Jezus, që na ke

lënë fjalën tënde të së vërtetës:

jepna dhuratën ta përjetojmë me

besnikëri, që jeta jonë të jetë

e frytshme, me lavdinë

e Perëndisë Atë!

Sh. Brixhidë, ti që e përjetove këtë

fjalë jetësore të Jezusit, lutu për ne,

popujt europianë!

 

24/7 E ENJTE XVI K.Gj.V. [IV]

Sh. Charbel Makhlüf meshtar † 1898

Jer 2,1-3.7-8.12-13; Ps 35; Mt 13,10-17

Me mall të kujtoj, kur më ndoqe në

shkretëtirë Jer 2,2

Në këto fjalë e në çfarë vijon kumtohet

dashuria e Atit për bijtë e tij, e Jezusit

për dishepujt e tij; dëshira e tyre e

gjallë është që të ngulmojnë për të

qenë besimtarë.

O Shpirt i Shentë, faleminderit që na

ndihmon për t’u dhënë gëzim e lavdi

Jezusit dhe Atit!

 

25/7 E PREMTE SH. JAKOBI Apostull P

2Kor 4,7-15; Ps 125; Mt 20,20-28

Ai që prej jush do të bëhet i madh,

le të bëhet shërbëtori juaj Mt 20,26

Jezus, ti na mëson me jetën tënde

madhështinë tënde të vërtetë:

të jesh dashuri, dhuratë

e vazhdueshme e vetevetes, ta vësh

veten në shërbim të të gjithëve:

faleminderit!

E faleminderit për të gjithë shenjtërit

që i kanë shkuar nga pas këtyre

gjurmëve të tua!

 

26/7 E SHTUNË XVI K.Gj.V. [IV]

Sh. Joakini e Sh. Ana Sh. Prenda virgjër e

martire † rreth 160

Jer 7,1-11; Ps 83; Mt 13,24-30

Unë do të bëj që të banoni në këtë

vend Jer 7,7

Është premtimi për kë i bindet

Perëndisë: do të banojë me të, në

siguri, në tempull! Joakini dhe Ana

banojnë tani… në parajsë;

në jetën e tyre tokësore i janë bindur

Perëndisë, duke pranuar fjalët e

profetëve të tij. Do të jemi me ta,

nëse do të jetojmë në besnikëri ndaj

Jezusit, ndaj fjalës së tij të shpëtimit,

në Kishën e tij.

 

27/7 E DJELË XVII K.Gj.V. Viti A [I]

Sh. Liliana

1Mb 3,5.7-12; Ps 118; Rom 8,28-30;

Mt 13,44-52

Çdo skrib, që e përvetësoi mësimin

e Mbretërisë së qiellit,… nxjerr nga

visari i vet gjëra të reja e të vjetra

Mt 13,52

Kush mohon të kaluarën e vet e

kundërshton çdo traditë është i

pabesë. Dega e shartuar nuk mund

ta përçmojë degën që e mban dhe e

ushqen. Edhe unë di të jap këshilla

të dobishme për situatat e reja, kur

jam përthelluar mirë në ato çfarë

kam marrë.

 

28/7 E HËNË XVII K.Gj.V. [I]

Sh. Sansoni

Jer 13,1-11; Ps: Dt 32,18-21; Mt 13,31-35

Ky popull tepër i keq… do të jetë

porsi ky brez Jer 13,10

Brezi i Jeremisë është kalbur, është

bërë i padobishëm. Kështu ngjet

nëse e shkëpusim veten nga Jezusi

dhe nuk jetojmë sipas fjalëve të tij të

dashurisë: jeta jonë përkeqësohet,

humbet energji dhe freski.

Jezus, dua të mbetem i bashkuar

me ty, që më do aq shumë; dua të

bindem! Të falënderoj që je.

 

29/7 E MARTË Sh. Marta (m) [P]]

1Gjn 4,7-16; Ps 33; Gjn 11,19-27 ose

Lk 10,38-42

Kush mbetet në dashuri, mbetet në

Hyjin 1Gjn 4,16

Kjo fjalë, e vërtetë dhe e shenjtë, na

jep sy të rinj për të shikuar njerëzit.

Kur shikoj një njeri që do pa interes,

përkulem para tij, ndonëse deri në

atë çast e kam konsideruar mëkatar.

 

30/7 E MËRKURË XVII K.Gj.V. [I]

Sh. Pjetri Krisolog, ipeshkëv e mësues † 450

Jer 15,10.16-21; Ps 58; Mt 13,44-46

Unë me ty do të jem që të të shpëtoj

Jer 15,20

Me siguri do të ketë vuajtje e do ta

gjejmë kush na pengon edhe nëse

jetojmë me besnikërinë në Jezusin

dhe në fjalën e tij. Ai na siguron,

e gjithësesi, asistenca e tij është

mbrojtje!

Faleminderit, Jezus: dëshiroj

të të dua gjithmonë!

 

31/7 E ENJTE XVII K.Gj.V. [I]

Sh. Injaci i Lojolës meshtar † 1556

Jer 18,1-6; Ps 145; Mt 13,47-53

Çohu e zbrit në shtëpi të poçarit dhe

aty do t’i dëgjosh fjalët e mia

Jer 18,2

Kur jetojmë në bindjen ndaj

Perëndisë, ai na zbulon dashurinë

e vet, vullnetin e vet. Faleminderit,

Jezus, pasi fjala e jote, kur

e përjetojmë, na ndriçon dhe na

i jep paqen zemrës; faleminderit që

mund të dëgjojmë për çdo ditë, në

mënyrë të thjeshtë, në Meshën

e Shenjtë: është kjo për ne, tashmë,

është ky dyqani ku ti je poçari:

çdo gjest e çdo gjë këtu na tregon

vullnetin tënd për të modeluar jetën!

In primo piano