ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 mag 2016
05 MAJ 2016

05 MAJ 2016

1/5 E DJELË VI K.P. [II]   Sh. Jozefi Punëtor

Vap 15,1-2.22-29; Ps 66; Vap 21,10-14.22-23; Gjn 14,23-29

 

Mos t’ju shqetësohet zemra

as të mos ju trembet Gjn 14,27

 

Fryti i Pashkës së vërtetë, i pasionit, vdekjes dhe i ringjalljes së Jezusit, është paqja e vërtetë!

Jezus, ti ke ngadhënjyer mbi çdo të keqe për ne: mbi mëkatin, vdekjen! Jemi me besim pranë teje, kërkojmë të dëgjojmë zërin tënd dhe të të bindemi: ti prano çdo drithërimë tonën për jetën dhe për gëzimin, për mirëkuptimin dhe për shëndetin: jemi të varfër, Jezus, por jemi të tutë! Aleluja!

 

 

2/5 E HËNË II K.P. [II]

Sh. Atanazi, ipeshkëv e mësues † 373

Vap 16,11-15; Ps 149; Gjn 15,26-16,4

 

Zoti ia hapi zemrën dhe pranoi çka thoshte Pali   Vap 16,14

 

Besimi është një dhuratë. Është një dhuratë, por që Ati do t’ua bëjë të gjithëve: për të gjithë, Jezusi ka ofruar jetën e vet dhe ka ngadhënjyer mbi vdekjen. Zoti do të donte t’ua hapte zemrën të gjithëve, por pret, sepse nuk dëshiron që të detyrojë; në diturinë e vet pret çastin në të cilin dhurata e tij do të mirëpritet.

Eja, Shpirti Shenjtë, ti që njeh zemrën e Atit… madje edhe timen!

 

 

3/5 E MARTË Sh. FILIP E Sh. JAKOBI Apostuj [P]

1Kor 15,1-8; Ps 18; Gjn 14,6-14

 

Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin   Gjn 14,6

 

Filipi kishte jetuar për shumë kohë me Jezusin, por nuk e kishte njohur me të vërtetë… Edhe unë, Jezus, të drejtoj lutjen, të marr në Eukaristi, të çoj në mendje…, por nuk të njoh ende! Dua të filloj tani që të mbahem ngushtësisht në ty, në një besim e një braktisje të vërtetë: ti je për mua dashuria e përjetshme e Atit qiellor! Aleluja!

 

 

4/5 E MËRKURË VI K.P. [II]

Sh. Luli (Floriani)

Vap 17,15.22-18,1; Ps 148; Gjn 16,12-15

 

Është ai i që u jep të gjithëve jetën, frymën e çdo gjë tjetër Vap 17,25

 

Hyji im, madje Ati im, ti je burimi i jetës sime, e megjithatë për sa kohë në jetën time ke qenë harruar prej meje, sa kohë sërisht gjatë endjes së përditshme unë të lë mënjanë. Ti në çdo çast, je Dhënësi i jetës, i jetës së pasosur. Faleminderit për dashurinë tënde që më bën të ekzistoj!

 

 

5/5 E ENJTE VI K.P. [II]

Sh. Engjëlli

Vap 18,1-8; Ps 97; Gjn 16,16-20

 

Duke dëgjuar Palin, pranonin besimin dhe pagëzoheshin   Vap 18,8

 

Vetë Pali do të thotë se jo për elokuencën e vet apo për dijen njerëzore, por për veprën e Shpirtit Shenjtë shumë prej atyre që dëgjonin njoftimin e tij arrinin të besonin në Jezusin. Të veprosh prej Hyjit është gjithnjë një mister që është larg përllogaritjeve tona, por me siguri mund të mendojmë se Shpirti Shenjtë vepronte edhe falë dashurisë që Pali ushqente për Jezusin.

Nga ana ime do të kërkoj atëhere që të rritem në dashurinë për Jezusin dhe në dhënien për të tjerët për dashurinë e tij, e do t’ia lë Atit rezultatin, pa u enthuziazmuar e as pa u dekurajuar.

 

 

6/5 E PREMTE VI K.P. [II]

Sh. Dominik Savio

Vap 18,9-18; Ps 46; Gjn 16,20-23

 

Mos u tremb, por fol e mos hesht! Vap 18,9

 

Të gjendur, në këto ditë të pashkëve, në një bashkim më veprues me ty, Jezus, nuk kemi më frikë! Të gjithë kanë nevojë për ty, o jeta e vetme e vërtetë; duam të njoftojmë, ndoshta edhe me një buzëqeshje të vetme, me një vështrim mirëkuptimi, me një fjalë që vjen nga dashuria jote!

 

 

7/5 E SHTUNË VI K.P. [II]

NënTËshja e Rrëshajeve

Sh. Gjyzela

Vap 18,23-28; Ps 46; Gjn 16,23-28

 

Për hir të Zotit, u vlejti shumë besimtarëve Vap 18,27

Sh. Pali ka shkruar se “askush nuk mund të thotë se Jezusi është Zoti, veçse nën veprimin e Shpirtit të Shenjtë”. Të besosh se Jezusi është “fytyra” e Hyjit, se fjala e tij është i vetmi udhërrëfues i sigurtë, se flija e tij më rivendos në bashkimin me Hyjin dhe me vëllezërit, se fitoria e tij mbi vdekjen është bazamenti i shpresës së vërtetë, se është ai mbi të cilin mund ta besoj jetën time, është veprimi i Shpirtit të Shenjtë. E Shpirti i Shenjtë nuk është… një dembel! Ai pret që unë vetëm ta thërras, që ta lë të veprojë. Le ta thërrasim për çdo ditë, ashtu siç na ka ftuar të bëjmë, tashmë prej kohësh, Papa Françesku.

 

 

8/5 E DJELË NGJITJA E ZOTIT NË QIELL

Sh. Viktori martir

Vap 1,1-11; Ps 46; Heb 9,24-28; 10,19-23; Lk 24,46-53

 

U nda prej tyre dhe u ngrit në qiell

Lk 24,51

 

Në këtë ditë të shenjtë jemi në gëzimin për ty, Jezus: të sodisim ndërsa “ngjitesh sipër, në qiell”! Ti vetëm je bërë i vogël, ti je bërë shërbyes; ke bërë me jetën tënde një vazhdim, o dhuratë e përpiktë e dashurisë. Tani vetë Ati të lavdëron, të merr pranë vetes, të çmon: për gjakun tënd, dhe në fakt, sëbashku me ty mund t’i kesh, tashmë të shpaguarit, të gjithë ne! Jezus, ti i ke dhënë gëzimin Atit! Aleluja!

 

 

9/5 E HËNË VII K.P. [III]

Sh. Pakomi

Vap 19,1-8; Ps 67; Gjn 16,29-33

 

Në ta zbriti Shpirti Shenjt Vap 19,6

 

Jezus, me t’u përmbushur misioni yt në tokë, kthehesh i risjellë tek Ati; dhe dishepujt e tu janë plot me gëzim e me shpirtin e lutjes! Ngjet një diçka e ngjashme kur një vëlla bashkohet me ty me një akt të dashurisë së vërtetë: atëherë, në mënyrë të mistershme, ndjej edhe unë në zemër gëzimin tënd dhe një marrëdhënie më të gjallë me ty!

Jezus, i ulur në të djathtë të Atit, je përsëri, e përsëri më shumë, me ne, për ne! Aleluja!

 

 

10/5 E MARTË VII K.P. [III]

Sh. Jobi

Vap 20,17-27; Ps 67; Gjn 17,1-11

 

I shërbeva Zotit me përvujtëri, me lot e me vështirësi Vap 20,19

 

Kështu thotë Sh. Pali, duke përshëndetur të moshuarit e Efesit. Ne, duke dëgjuar provat dhe vuajtjet e Apostujve, ndjehemi të inkurajuar: kur, në ndonjë shërbim të vogël për famullinë tonë apo për ndonjë tjetër grup kishe, takojmë ndonjë keqkuptim, ose bëhemi objekt i inatit apo i xhelozisë, ne durojmë: janë raste për t’i dhënë Jezusit një dashuri më të vërtetë, më të pastër! Ai do të gëzohet dhe Mbretëria e Tij do të pasurohet!

 

 

11/5 E MËRKURË VII K.P. [III]

Sh. Stela

Vap 20,28-38; Ps 67; Gjn 17,11-19

 

Kini kujdes për vete e për grigjën

Vap 20,28

 

Është Pali që u bën thirrje të moshuarve të Efesit dhe u kujton atyre se ka qenë Shpirti Shenjtë i cili i ka bërë rojtarë e barinj të kësaj grigje, të Kishës që është fituar pikërisht me gjakun e Birit të vet. Një detyrë e madhe është të rrish zgjuar e të ruash besimin në vetvete dhe tek të tjerët; një përgjegjësi që mund të ngjallë frikë. Jezusi vetë ka kërkuar tashmë që të ndërhyjë: “Ati Shenjtë, ruaji në emrin tënd ata që m’i ke dhënë” e për ta ka shenjtëruar veteveten. Çdo detyrë, çdo lodhje e çdo përgjegjësi mundet, madje, duhet të jetë e përjetuar gjithmonë në besimin në Atë që na dërgon.

 

 

12/5 E ENJTE VII K.P. [III]

Sh. Nereu e sh. Akili, martirë, † 304

Vap 22,30; 23,6-11; Ps 15; Gjn 17,20-26

 

Aspak mos u tremb! Si ke dëshmuar për mua në Jerusalem, po ashtu duhet të dëshmosh edhe në Romë. Vap 23,11

 

E admiroj Palin: unë do të kisha qenë tërhequr prapa... Mbase edhe Pali do të ishte tërhequr pas… Por ato fjalë të Jezusit, të mbërritura në veshët e tia, ai zë i dëgjuar me siguri në zemër, e kanë bërë dëshmitar të guximshëm. Forca që vjen nga Lart, ndihma e Shpirtit Shenjtë që Jezusi ka premtuar, vepron ende: sa vëllezër edhe në ditët tona e dëshmojnë Jezusin me çmimin e jetës.

Eja, Shpirti Shenjtë, ti që më pëshpërit: “Kurajë, dëshmia jote është e rëndësishme, është e çmuar!”.

 

 

13/5 E PREMTE VII K.P [III]

E Lumja Virgjër Mari e Fatimës -1917

Vap 25,13-21; Ps 102; Gjn 21,15-19

 

Një farë Jezusi që ka vdekur, por që Pali pohon se është i gjallë Vap 25,19

 

Është për Jezusin, ai Jezus të cilin e kishte takuar, që Pali vuajti aq shumë përndjekje dhe deri martirizimin: dashuria e Jezusit për të ishte gjithçka, dhe ishte më konkrete se çdo e mirë tjetër.

Jezus, ti je i gjallë, ti na do: mirëprite sot lodhjen tonë, gëzimin tonë, afeksionin tonë! Ti je gjithçka për ne!

 

 

14/5 E SHTUNË SH. MATIA, Apostull [P]

Vap 1,15-17.20-26; Ps 112; Gjn 15,9-17

 

Ju nuk më zgjodhët mua, por unë ju zgjodha ju. Gjn 15,16

 

Ti je i përzgjedhur nga Jezusi: mes mijëra e mijërave, të ka dashur ty me një dashuri të veçantë, të ka thirrur në një bashkim të përthelluar me të, për të shijuar gëzimin e tij, për të bashkëndarë misionin e tij të shëlbimit. Mos i kërko përsenë, vetëm falënderoje, kënaqu me dashurinë e tij e me paqen e tij; e thuaji se e do shumë: ai të beson, e gëzohet për ty!

 

 

15/5 E DJELA E RRËSHAJAVE

Sh. Izidori

Vap 2,1-11; Ps 103; Rom 8,8-17; Gjn 14,15-16.23-26

 

E Shpirti Shenjt do t’jua mësojë të gjitha   Gjn 14,26

 

Drejt çfarë gjëje po shkojmë në kërkim? Kemi një mësues brenda nesh! Do të kujdesem për të mos e detyruar të dalë nga unë, për të mos e brengosur, madje: do të bëj të mundur që të mbetet përgjithmonë, që të vijë sërisht pas çdo mëkatit tim, që të kthehet për të pasur pushtet mbi të gjitha zërat e tjera të fortë në botë. Për këtë do të qëndroj pranë Jezusit, do ta dëgjoj, do t’i ofroj hapësirë në zemër: ai do të vazhdojë të dërgojë tek unë Shpirtin e tij!

 

 

16/5 E HËNË VII K.GJ.V. [III]

Sh. Gjoni Nepomuceno, meshtar e martir † 1383

Gc 3,13-18; Ps 18; Mk 9,14-29

 

Urtia që vjen prej së larti më së pari është e pastër, pastaj pajtuese, e butë, e përshtatshme   Jak 3,17

 

Ta adhurojmë, falë kësaj Fjale, Shpirtin e Shenjtë i cili na është dhënë. Ai është i pastër: nuk vë asgjë dhe asnjeri përbri Jezusit e Atit; është paqësor: di të sjellë siguri në marrëdhëniet me të tjerët; është i butë: nuk reagon me dhunë as imponohet; është i lakueshëm: e di, se jo në vetvete, por në Hyjin qëndron mbrojtja për veteveten dhe për të vërtetën.

 

 

17/5 E MARTË VII K.P. [III]

Sh. Paskali

Jak 4,1-10; Ps 54; Mk 9,30-37

 

Afrohuni Hyjit edhe Ai do t’iu afrohet juve!   Jak 4,8

 

Sigurisht Hyji, Ati ynë, nuk largohet kurrë prej nesh, dashuria e tij na ndjek pas edhe kur ne largohemi prej tij. Kthimi tek Ai, pranimi i mjerimit tonë e kërkimi i faljes së tij, do të na bëjë të provojmë në mënyrë edhe më të gjallë afërsinë e tij, afeksionin e tij, përqafimin e tij që na ringre lart.

 

 

18/5 E MËRKURË VII K.GJ.V. [III]

Sh. Leonard Murialdo, meshtar edukues †1900

Sh. Gjoni I papë dhe martir , † 526

Jak 4,13-17; Ps 48; Mk 9,38-40

 

Ju që nuk dini as çka do të ndodhë nesër! Jak 4,14

 

Maturia, jo ajo njerëzorja, po ajo që është dhuratë e Shpirtit të Shenjtë, është gjithmonë e shoqëruar nga besimi e nga braktisja në duart e Atit. Një baba, një nënë, një edukues dhe çdo i krishterë i mirë kërkon të kuptojë vullnetin e Atit të tij për të nesërmen; i kërkon dituri dhe dritë, i gatshëm për të pranuar ndërhyrjet e tia, edhe në qofshin të paparashikuara.

 

 

19/5 E ENJTE VII K.GJ.V. [III]

Sh Pjetër Çelestini

Jak 5, 1-6; Ps 48; Mk 9,41-50

 

Kini kripë në vetvete   Mk 9,50

 

Është kripa që jep shije për çdo ushqim; është Fjala e Jezusit, dituria e tij, e cila prej jetës sonë bën bekimin, për çdo mjedis në të cilin na takon të gjendemi!

Dua të të dëgjoj, Jezus, e të jetoj sipas zemrës tënde: ndihmomë!

 

 

20/5 E PREMTE VII K.GJ.V. [III]

Sh. Bernardini i Sienës meshtar † 1444

Jak 5,9-12; Ps 102; Mk 10,1-12

 

Mos u ankoni Jak 5.9

 

Jezusi na fton për ta sunduar vetveten, për t’u përmbajtur nga ato ankime që aq shpesh na vijnë në majë të gjuhës: edhe nga defektet e atyreve që jetojnë pranë (e të mos harrojmë se edhe ne kemi e mbase më shumë se ata), janë një dhuratë e dashurisë së Atit: na lejojnë, në fakt, që të ushtrojmë dashurinë e kujdesshme, duke bërë kështu të depërtojë më thellë në zemrën e tij, oqeani i dashamirësisë.

 

 

21/5 E SHTUNË VII K.GJ.V. [III]

Sh. Kristofori Magallanës dhe shokët martirë, † 1927

Jak 5,13-20; Ps 140; Mk 10,13-16

 

Lutuni për njëri-tjetrin   Jak 5,16

 

Kur të zbulojmë “llogaritjen” e Zotit për lutjet tona reciproke, kush e di sesa surpriza do të ketë! Ka mundësi që ai të mos llogarisë numrin e lutjeve të thëna për njëri-tjetrin, por për më tepër, sesa gjithsecili do të ketë ditur ta ofrojë jetën e vet në rrethana të ndryshme; kjo do ta bëjë të vlefshme lutjen tonë të njërit për tjetrin.

 

 

22/5 E DJELË E SHenjtërueshmja Trini [P]

Sh. Rita nga Kasha, rregulltare, † 1447

Fu 8,22-31; Ps 8; Rom 5,1-5; Gjn 16,12-15

 

Gjithçka ka Ati, është imja Gjn 16,15

 

Misteri i të Shenjtërueshmes Trini që kremtojmë sot, është një ndër këto mistere që Ati e hap për të vegjëlit, për aq sa vihen para tij me përvujtëri. Hyji ynë është një mister i dashurisë: jeta e Atit, e Birit dhe e Shpirtit Shenjtë është dhënia e tyre reciprokisht, në një bashkim të përkryer, burim të gëzimit të plotë. Edhe neve na është dhënë që të marrim pjesë, nëse e mirëpresim Jezusin!

 

 

23/5 E HËNË VIII K.GJ.V. [IV]

Sh. Dezideri e sh. Gjoni i Prados

1Pjt 1,3-9; Ps 110; Mk 10,17-27

 

Atëherë kush do të mund të shëlbohet? Mk 10,24

 

Zoti nuk na kërkon gjëra të pamundura: madje, kjo që për ne ishte e pamundur, e pra për t’u shpëtuar nga vetja jonë, e ka bërë atë të sakrifikohet në kryq. Dyert e mbretërisë së tij ai na i ka hapur dhe mbeten të hapura: vështirësia vjen prej vullnetit tonë që lihet të tërhiqet nga egoizmi, nga dëshira e flaktë për të pasur, nga kënaqësia dhe nga ajo çka është e rehatshme. Zoti na do të lirë, na kërkon vetëm lodhjen për të qenë të vendosur që ta kemi atë si thesarin e zemrës sonë.

 

 

24/5 E MARTË VIII K.GJ.V. [IV]

Zoja Ndihmëtare

1Pjt 1,10-16; Ps 97; Mk 10,28-31

 

Siç është Shenjt Ai që ju ka thirrur, ashtu edhe ju jini të shenjtë në tërë jetën tuaj   1 Pjt 1,15

 

Rrëfej se kur isha vajzë, termi “shenjt” nuk më tërhiqte. Duke u afruar më tepër ndaj Kishës e duke marrë një formim më të mirë të krishterë, kuptova se të jesh ”shenjt” nuk është ndonjë gjë e largët, prej “fugureje”; por thjeshtë, është të jetosh i bashkuar me Jezusin, i udhëhequr nga Shpirti i tij i dashurisë. Është bukur të jetosh shenjtërisht! Tani e dëshiroj aq shumë këtë dhe çdo ditë po e kërkoj përvujtërisht hirin.

 

 

25/5 E MËRKURË VIII K.GJ.V. [IV]

Sh. Beda i përnderuari ipeshkëv e mësues

† 735;

Sh. Gregori VII Papë † 1085; Sh. Maria Magdalena Paci virgjër † 1607

1 Pjt 1, 18-25; Ps 147; Mk 10,32-45

 

Kushdo prej jush që do të jetë më i madh, le të bëhet shërbëtori juaj

Mk 10,43

 

Jetoj në një familje që e do Jezusin si qendrën e saj. Mahnitem, dhe e falënderoj Atin për aq shumë shembuj që çdo ditë më bëhen realitet dhe nga të cilat më vjen jeta. Këtu çdokush, nëse zotëron një dhunti, kërkon të angazhojë për të përmbushur një shërbim ndaj të tjerëve; këtu më “të vegjëlit” janë më të shërbyerit, dhe ndjehen mirë! Jezus, ti i ke dhënë me të vërtetë familjeve të tua rrugët e paqes dhe të jetës! Faleminderit!

 

 

26/5 E ENJTE VIII K.GJ.V. [IV]

Sh. Filip Neri meshtar † 1595

1 Pjt 2, 2-5. 9-12; Ps 99; Mk 10,46-52

 

Sjellja juaj mes paganëve të jetë shembullore   1Pjt 2,12

 

Është Pjetri, ai që fton të krishterët e parë për t’u ofruar paganëve, mes të cilëve ata jetojnë, shembullin e jetës së tyre të transformuar nga takimi me Jezusin!

Edhe unë e edhe ti, sot, mundemi, madje duhet – është një detyrë e dashurisë! – mbase edhe vetëm me një buzëqeshje, me një akt durimi apo mëshire, t’i themi kujt është ende i vetmuar në këtë botë, se Jezusi ekziston edhe për të, e do dhe dëshiron ta përmbushë jetën e tij!

 

 

27/5 E PREMTE VIII K.GJ.V. [IV]

Sh. Agustini i Kanterburit ipeshkëv † 604

1 Pjt 4, 7-13; Ps 95; Mk 11,11-26

 

Kini besim në Hyjin Mk 11,22

 

Besimi në të cilin më fton Jezusi nuk është thjeshtë që të besosh se Hyji ekzsiton; por është të besosh se ai është në jetën time, është këtu afër meje; më do, dhe atij mund t’i besoj konkretisht, të gjitha nevojat, më të voglat dhe më të mëdhatë, të mijat dhe të vëllezërve të mi.

 

 

28/5 E SHTUNË VIII K.GJ.V. [IV]

Sh. Guljelmi (Vilhelmi)

Jud 17. 20-25; Ps 62; Mk 11,27-33

 

Jini të mëshirshëm   Jud 17,22

 

Vetë jeta jonë është një dhuratë e mëshirës së vazhdueshme të Atit! Me këtë ndërgjegjësim e me këtë gëzim në zemër, përpiqemi për të qenë edhe ne instrumente së njëjtës mëshirë që të bën të jetosh, që shpëton nga trishtimi dhe nga pikëllimi dhe që vë kontakt me zemrën e Atit.

 

 

29/5 E DJELË KORPI DHE GJAKU

I SHENJTË I KRISHTIT

Sh. Maksimi

Zan 14,18-20; Ps 109; 1Kor 11,23-26;

Lk 9,11-17

 

Jepuni ju të hanë!   Lk 9,13

 

Është detyrë që Jezusi ua jep Apostujve të vet: jo vetëm në atë ditë në të cilën i shumëfishoi pesë bukët për të shuar urinë e pesëmijë njerëzve, por është një detyrë që vlen deri në kthimin e tij. Në fakt në atë ditë tepruan simbolikisht dymbëdhjetë shporta: në duart e secilit apostull është ende ajo Bukë me të cilën Jezusi dëshiron të vazhdojë të na shuajë urinë, ajo Bukë që është Korpi i tij dhe Gjaku i tij i dorëzuar në duart e tyre, derisa ata vetë të na japin për të ngrënë.

 

 

30/5 E HËNË IX K.GJ.V. [I]

Sh. Sisini e sh. Aleksandri, martirë † 397

2Pjt 1,1-7; Ps 90; Mk 12,1-12

 

Po nëse vdes jep shumë fryt  

Gjn 12,24

 

Martirët tanë Tejet të Shenjtë e kanë përjetuar këtë Fjalë të Jezusit; edhe besimi ynë është fryt i sakrifikimit të tyre. Sot i falënderojmë e kërkojmë ndihmën e tyre: mundemi edhe ne që për çdo ditë, nga shokë të vërtetë të Jezusit, të jemi ajo farë që vdes (kalbet): në vepra të vogla durimi, mëshire, sakrifikimi… derisa të vijë Mbretëria e tij e dashurisë dhe e paqes!

 

 

31/5 E MARTË VIZITA E VIRGJËRËS SË BEKUAR MARI [P]

Sof 3,14-17 ose Rom 12,9-16; Ps 2,8.10-14; Lk 1,39-56

 

Në kujdesin ndaj të tjerëve të jeni të shpejtë   Rom 12,11

 

Ja Nëna jonë qiellore: duke qenë pak më shumë se një vajzë e re, në pritjen e Birit të saj të parë dhe të vetëm, harron sesi do të kishte qenë tani e tutje jeta e saj, vrapon në ndihmë prej së largu, tek kushërira e moshuar! E di që ajo edhe është vizituar nga Zoti, dhe se ka nevojë për ndihmë…

Nëna jonë e Shenjtërueshme, jepna edhe ne hirin për të qenë të sjellë nga Shpirti Shenjtë, shpirti i dashurisë! Nuk do të njohim më as përtesë e as frikë!

 

In primo piano