CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
05 MAJ 2012 05 MAJ 2012
MAJ 2012
1/5 E MARTË IV K.P. [IV]
SH. JOZEFI PUNËTOR
Vap 11,19-26; Ps 86; Gjn 10,22-30
Dhentë e mia e dëgjojnë zërin tim
Gjn 10,27
Ngandonjëherë ankohem, se nuk
e ndjej zërin e Zotit... Është pikërisht
atëherë momenti i përvujtërisë:
përvujtëri për ta mirënjohur,
meqenëse ndoshta nuk jam në
pritjen e Fjalës së Tij, por për më
tepër, i tërhequr e i turbulluar
nga fjalë të tjera; është momenti
i durimit: durimi për të lënë që
zemra ime të njoftojë fortësinë time
të mbyllur, që të hapet, e etur ndaj
Fjalës gjallëruese të të Ringjallurit.
Kur dëgjoj zërin e tij, çdo veprimtari
e imja, punë e lodhje, është
çmueshme dhe mban vulën
e bekimit të tij.
MAJ
2012 E E MËRKURË
2
Unë erdha në botë si dritë
Sh. Atanazi
2/5 E MËRKURË IV K.P. [IV]
Sh. Atanazi ipeshkëv e mësues, † 373
Vap 12,24-3,5; Ps 66; Gjn 12,44-50
Unë erdha në botë si dritë Gjn 12,46
Jezusi është më të vërtetë ajo dritë
që kërkon të ndriçojë edhe situatat
më të errëta; edhe ato situata,
përpara të cilave burimet njerëzore
nuk mund të bëjnë më asgjë.
Të adhuroj, Zot Jezus, sepse me ty
jam me të vërtetë i sigurtë në rrugën
e jetës: ti je Ai që jeton, je
i Ringjalluri që ke mundur vdekjen
e madje edhe timen.
MAJ
2012
3
Krishti vdiq
për mëkatet tona
E E ENJTE
SH. FILIPI
SH. JAKOBI
3/5 E ENJTE SH. FILIPI E SH. JAKOBI
Apostuj [P]
1Kor 15,1-8; Ps 18; Gjn 14,6-14
Krishti vdiq për mëkatet tona 1Kor 15,3
Sot do të kërkoj ta mbaj të pranishme
këtë fjalë: një e vërtetë, që do të më
ndihmojë për të qenë i ndërgjegjshëm
sesa i ka kushtuar Jezusit të më falë
mua; e pra për të pasur pendimin
për mëkatet.
Ai, do të më ndihmojë, mbi të gjitha,
për t’u rritur në adhurimin e dashurisë
së tij, në gëzimin e të diturit se më ka
dashur shumë; e pra në dëshirën e të
jetuarit duke e falënderuar.
MAJ
2012
4
Hyji e ngjalli
prej të vdekurish
E E PREMTE
Sh. Luli
(Floriani)
4/5 E PREMTE IV K.P. [IV]
Sh. Luli (Floriani)
Vap 13,26-33; Ps 2; Gjn 14,1-6
Hyji e ngjalli prej të vdekurish
Vap 13,30
Jezus, ti që e njihje Atin, i ke
kushtuar besimin më të madh:
i je besuar atij edhe në vdekje, duke
e mirëpritur me dashuri; dhe nuk
ke mbetur i zhgënjyer!
Dua të mësoj nga ti, për ta besuar
jetën time në duart e Atit, duke
jetuar e duke vdekur si bir, ashtu
sikurse ti!
Ati do të veprojë edhe në mua, me
të gjithë pushtetin e dashurisë së tij!
Aleluja!
MAJ
2012
5
Unë jam në Atin
dhe Ati
është në mua
E SHTUNE
Sh. Engjëlli
5/5 E SHTUNË IV K.P. [IV]
Sh. Engjëlli
Vap 13,44-52; Ps 97; Gjn 14,7-14
Unë jam në Atin dhe Ati është në
mua Gjn 14,11
Zot Jezus, sot po më fton të të jap
besimin, ty e fjalëve të tua! Shpesh
arsyeja më largon nga ti, nga
udhët e tua, nga vullneti i Atit e nga
mirëpritja me thjeshtësi e asaj çka
dëshiron të më japësh.
Sot, dua ta çoj shikimin mbi ty e
të shikoj sesi jeton ti në Atin, duke
bërë gjithmonë atë çka i pëlqen atij,
e ashtu siç jeton ai në ty, duke të
dashur e duke të mbështetur.
MAJ
2012
6
Kush mbetet
në mua e unë në të,
jep shumë fryt
Sh. Dominik
Savio
E DJELË 2012 2012
6/5 E DJELË V K.P. Viti B [I]
Sh. Dominik Savio
Vap 9,26-31; Ps 21; 1Gjn 3,18-24;
Gjn 15,1-8
Kush mbetet në mua e unë në të,
jep shumë fryt Gjn 15,5
Imazhi i hardhisë është shumë
shprehës. Nëse do të dua frytin, por
nëse nuk do të rri i bashkuar me
ty, nuk do ta realizoj dot atë çfarë
dëshiroj.
Nëse të kërkoj ty dhe nëse përpiqem
të mbetem në ty, nëse lë që Shpirti yt
të më udhëheqë, ti atëherë qëndro
në mua dhe atëherë unë do të
sjell fryt.
Shumë fryt për Mbretërinë tënde:
fryti që i jep lavdinë Atit.
MAJ
2012
7
Nëse ndokush
më do, ai do të
ma mbajë fjalën
E E HËNË
Sh. Gjyzela
7/5 E HËNË V K.P. [I]
Sh. Gjyzela
Vap 14,5-18; Ps 113; Gjn 14,21-26
Nëse ndokush më do, ai do të ma
mbajë fjalën Gjn 14,23
Kur e dua Jezusin, ia dal mbanë
të jetoj sipas Fjalës së tij edhe kur
më kushton shtrenjtë.
Ta duash do të thotë t’i japësh
përparësi atij, madje edhe ndaj
dëshirave të mia, programeve,
ndjenjave, ideve…; do të thotë ta
konsiderosh atë dhe diturinë e tij,
më të rëndësishëm se vetveten,
por edhe se “ekzigjencat” e mia
të vërteta, apo dyshuara.
Faleminderit Jezus, për aq shumë
raste që ti më jep
për të demonstruar dashurinë time
e mbi të gjitha për ndihmën
e Shpirtit tënd në këtë… lodhje!
MAJ
2012
8
E MARTË
Sh. Viktori
Po shkoj dhe do të
kthehem tek ju
8/5 E MARTË V K.P. [I]
Sh. Viktori martir
Vap 14,19-28; Ps 144; Gjn 14,27-31
Po shkoj dhe do të kthehem tek ju
Gjn 14,28
Jezus, dije mirë se pa ty nuk
mundemi për asgjë! Kur të thuash
se po shkon, në të njëjtën kohë
premton që të kthehesh…
Shko tek Ati, që është gjithçka për ty
dhe ne jemi të kënaqur.
Por njëlloj të presim, sepse me të
vërtetë pa ty nuk mundemi të bëjmë
asgjë që të jetë e nevojshme për
Mbretërinë tënde.
MAJ
2012
9
Pa mua
s’mund të bëni
asgjë
E E MËRKURË
Sh. Pakomi
9/5 E MËRKURË V K.P. [I]
Sh. Pakomi
Vap 15,1-6; Ps 121; Gjn 15,1-8
Pa mua s’mund të bëni asgjë
Gjn 15,5
Jezus, unë ngrihem për dashurinë
tënde e me ty përgatis drekën për
fëmijët e mi.
Jezus, ndihmomë t’i buzëqesh këtij
personi, i cili dje më hodhi një fjalë
të panjerëzishme: ka nevojë për
dashurinë e Atit!
Nuk është ekzagjerim! Jezusi është
i kënaqur të jetë gjithmonë
i pranishëm në ne: kjo është bukuria
dhe fekondimi apo prodhimtaria
e jetës sonë.
MAJ
2012
10
Moisiun
ka kush e predikon
në çdo qytet
E E ENJTE
Sh. Jobi
10/5 E ENJTE V K.P. [I]
Sh. Jobi
Vap 15,7-21; Ps 95; Gjn 15,9-11
Moisiun ka kush e predikon në çdo
qytet Vap 15,21
Ky pohim u bë nga Apostujt,
pasi u lutën për një vendim të
rëndësishëm.
Duke thënë një gjë të tillë, nuk
deshën të përçmonin Moisiun, por
deshën ta saktësonin njoftimin
themelor, prej të cilit nuk mund të
hiqet dorë dhe që është imperativi
i besuar Kishës: falë Jezusit, e vetëm
atij, shëlbimi është ofertë për të
gjithë njerëzit.
I krishteri çmon dhe e mbështet
gjithçka është e mirë, por nuk lejon
që asnjë vlerë të zërë vendin e parë,
vendin e Zotit e të Shëlbuesit
për të gjithë.
MAJ
2012
11
Ju jeni miqtë e mi
E PREMTE
Sh. Stela
11/5 E PREMTE V K.P. [I]
Sh. Stela
Vap 15,22-31; Ps 56; Gjn 15,12-17
Ju jeni miqtë e mi Gjn 15,14
Cili Hyj është i mirë si Hyji ynë?
Një Hyj që na bën ta thërrasim Atë
dhe na thërret bij;
një Hyj që është bërë njeri e ka lënë
veten të gozhdohet në kryq për të
ngallënjyer mbi vdekjen tonë;
një Hyj që na jep Shpirtin e tij
derisa të mbetemi në bashkim me
të si miq.
Faleminderit, Jezus, që më dëshiron
për të më pasur mikun tënd!
MAJ
2012
12
Kështu Kishat
forcoheshin në fe
dhe dita-ditës
rriteshin në numër
E SHTUNE
Sh. Nereu
Sh. Akili
12/5 E SHTUNË V K.P. [I]
Sh. Nereu e sh. Akili, martirë † 304
Vap 16,1-10; Ps 99; Gjn 15,18-21
Kështu Kishat forcoheshin në fe
dhe dita-ditës rriteshin në numër
Vap 16,5
Shpirt i Shenjtë, vizitoje ende Kishën,
vizitoje familjen tonë e bashkësinë
tonë! Falë zotimit personal të
gjithësecilit, ashtu si të krishterët
e parë, do të rritemi së bashku në
besimin tek Jezusi: së bashku do
ta falënderojmë, së bashku do të
punojmë për Mbretërinë e tij, së
bashku do ta presim; do të jetojmë
në gëzimin tënd, Jezus!
MAJ
2012
13
Ju nuk më zgjodhët
mua, por unë
ju zgjodha ju
Sh. Maria Virgjër
e Fati mës
E DJELË 2012 2012
13/5 E DJELË VI K.P. Viti B [II]
Sh. Maria Virgjër e Fatimës - 1917
Vap 10,25-26.34-35.44-48; Ps 97;
1Gjn 4,7-10; Gjn 15,9-17
Ju nuk më zgjodhët mua,
por unë ju zgjodha ju Gjn 15,16
Kjo fjalë na jep paqe, besim
e ngushëllim: paqen, pasi…
sa dyshime e sa pendesa ka mbi
vendimet e ndërmarra prej nesh!
Përzgjedhjet e Jezusit, në të kundërt,
për të cilat mund të jemi të sigurtë,
janë gjithmonë të drejta; është
pastaj besimi, sepse, në qoftë se ai
na zgjodhi, do të na japë edhe sa
është e nevojshme për ta ndjekur
e për detyrat që na ka besuar; është
edhe ngushëllimi, pasi ndihemi
të shikuar prej tij, të dashur,
të vlerësuar, ndonëse e gjitha ajo
pak gjë që jemi është brishtësi.
MAJ
2012
14
Ju urdhëroj:
që ta doni
njëri-tjetrin
E E HËNË
Sh. MATIJA
14/5 E HËNË SH. MATIJA, Apostull [P]
Vap 1,15-17.20-26; Ps 112; Gjn 15,9-17
Ju urdhëroj: që ta doni njëri-tjetrin
Gjn 9,17
Do të mjaftonte vetëm të kujtonim
vetëm këtë urdhër të Jezusit! E, në
të kundërt, ndihem i lehtë të humbas
në një sërë rregullash dytësore,
duke harruar themeloren.
Eja, Shpirt i Shenjtë, ti që ke dhënë
dritën për zgjedhjen e nxënësit
Matia: kujtomë vazhdimisht
dashurinë që Jezusi ka për mua
e bëmë të kuptoj, çast për çast,
si mund t’i jepem të tjerëve me dituri
e të vërtetë.
MAJ
2012
15
Beso në Jezusin Zot
dhe do të shëlbohesh
E MARTË
Sh. Izidori
15/5 E MARTË VI K.P. [II]
Sh. Izidori
Vap 16,22-34; Ps 137; Gjn 16,5-11
Beso në Jezusin Zot dhe do të
shëlbohesh Vap 16,31
Përballë kërkesës së rojës së burgut
rreth shpëtimit të vet, Pali jep një
përgjigje të thjeshtë e të sigurtë:
“Beso…”.
Po, Jezus, besoj në ty,
besoj në dashurinë tënde,
besoj se je ringjallur,
besoj se vetëm ti më fal.
Vetëm prej teje vjen plotësia e jetës.
MAJ
2012
16
Prej një njeriu
krijoi mbarë
gjininë njerëzore
E MËRKURË
Sh. Gjoni
Nepomuk
16/5 E MËRKURË VI K.P. [II]
Sh. Gjoni Nepomuk, meshtar e martir † 1383
Vap 17,15.22 18,1; Ps 148; Gjn 16,12-15
Prej një njeriu krijoi mbarë gjininë
njerëzore Vap 17,26
Shën Pali po tregon, të përmbledhur,
historinë e shëlbimit në Areopag,
“zemra” politike, religjioze
e kulturore e Athinës pagane.
Turma e shumtë dëgjon; në
njoftimin e vdekjes dhe ngjalljes së
Jezusit, megjithatë, thuajse të gjithë
tërhiqen… Vetëm pak persona
besojnë dhe janë të bashkuar
pranë Jezusit.
Faleminderit Jezus, që na ke
zgjedhur edhe ne, mes shumë të
tjerëve, për të bërë pjesë në grigjën
tënde! Ajo është ende e vogël, por ti
e udhëheq: për këtë arsye ajo është
e çmueshme për të gjithë popujt.
MAJ
2012
17
Unë po shkoj
tek Ati
E ENJTE
Sh. Paskali
17/5 E ENJTE VI K.P. [II]
Sh. Paskali
Vap 18,1-8; Ps 97; Gjn 16,16-20
Unë po shkoj tek Ati Gjn 16,17
Nxënësit e Jezusit, pas dhimbjes për
mundimet dhe vdekjen
e Zotërisë, e kanë marrë tepër
shpejt frytin: dhuratën e Shpirtit të
Shenjtë ngushëllues.
Jezusi që qëndron në të djathtë
të Atit, vazhdon t’i dërgojë Kishës
dhuratën e vet dhe për këtë arsye
ajo nuk i druhet netëve, as edhe më
të errëtave: çdo nxënës i Jezusit,
i ngushëlluar nga dashuria
e tij, bëhet mjet për botën.
Eja, o Shpirt i Shenjtë!
MAJ
2012
18
Mos u tremb,
por fol e mos hesht
E E PREMTE
Sh. Leonard
Murialdo
18/5 E PREMTE VI K.P. [II]
Nëntshi i Rrëshajeve
Sh. Leonard Murialdo, meshtar edukues
†1900
Sh. Gjoni I papë dhe martir † 526
Vap 18,9-18; Ps 46; Gjn 16,20-23
Mos u tremb, por fol e mos hesht
Vap 18,9
Pali është dhënë për të bërë ashtu
si pak persona të tjerë në përhapjen
e Ungjillit; që nga koha që e ka
njohur Jezusin, ka shfrytëzuar çdo
rast për të folur për të. Megjithatë
as edhe Pali, nuk ka qenë i privuar
nga çastet e shkurajimit dhe
vështirësitë e brendëshme… Jezusi
e ka mbështetur, qetësuar dhe
konfirmuar në vullnetin e Atit.
Faleminderit, Jezus, që nuk i lë
vetëm ata të cilët punojnë për
Mbretërinë tënde!
Ti je afër edhe vetes sime; nuk
druhem e lejoj që ti të
më “përdorësh” si një mjet tëndin.
MAJ
2012
19
Sepse vetë Ati
ju do
E SHTUNË
Sh. Pjetër
Çelesti ni
19/5 E SHTUNË VI K.P. [II]
Sh. Pjetër Çelestini
Vap 18,23-28; Ps 46; Gjn 16,23-28
Sepse vetë Ati ju do Gjn 16,27
E vetmja mënyrë për të qenë të
pëlqyeshëm për Atin është ta duash
Jezusin e të vëzhgosh fjalën e tij.
Në fakt, kur e mirëpresim Jezusin,
dashuria e Atit, e gjitha e kthyer tek
Biri, na mbështjell edhe ne: jeta jonë
atëherë është e mbushur, dhe Ati
ngazëllehet me gëzimin tonë.
MAJ
2012
20
Kush do të besojë
e do të pagëzohet,
do të shëlbohet
TË NGJITURIT
E ZOTIT NË QIELL
E DJELË 2012 2012
20/5 E DJELË TË NGJITURIT
E ZOTIT NË QIELL Viti B [P]
Vap 1,1-11; Ps 46; Ef 4,1-13; Mk 16,15-20
Kush do të besojë e do të
pagëzohet, do të shëlbohet Mk 16,16
Zot Jezus, sot po të kundrojmë në
lavdinë tënde!
Faleminderit për dhuratën e
të rriturit në ty!
Faleminderit për shenjën konkrete
dhe të efektëshme të Pagëzimit,
përmes të cilit jemi bërë gjymtyrë
të gjalla të Trupit tënd, Kishës!
Falë teje mund të jetojmë në gëzim.
Bëna edhe ne mjete
të dashurisë sate!
MAJ
2012
Në botë
do të keni vuajtje,
por mos u trembni
E HËNË
Sh. Kristofori 21
21/5 E HËNË VII K.P. [III]
Sh. Kristofori Magallanës dhe shokët martirë,
† 1927
Vap 19,1-8; Ps 67; Gjn 16,29-33
Në botë do të keni vuajtje, por mos
u trembni Gjn 16,33
Edhe problemet e vështirësitë bëjnë
pjesë në impenjimin për Jezusin si
dhe në të jetuarit për të.
Vetë Jezusi, është ai që nuk ma
zhgënjen shikimin. Nuk më
tregon asnjë rrugë për ta evituar
vështirësinë… Më jep kurajën.
Dhe më vihet përbri për të më
udhëhequr në çdo situatë.
Të falënderoj, Jezus, sepse ti je
dritë e forcë.
Në ty është fitorja.
MAJ
2012 2010
22
I kam
shërbyer Zotit
me të gjithë
përvujtërinë
Sh. Rita
nga Kasha
E MARTË
22/5 E MARTË VII K.P. [III]
Sh. Rita nga Kasha rregulltare † 1447
Vap 20,17-27; Ps 67; Gjn 17,1-11
I kam shërbyer Zotit me të gjithë
përvujtërinë Vap 20,19
Pali ka qenë me të vërtetë një shërbëtor
i madh në Mbretërinë tënde dhe
i ka shpenzuar të gjitha forcat për
të përhapur Fjalën tënde. E ka bërë
me përvujtëri, i bindur se hiri yt ishte
veprues.
Sot mund të jem edhe unë instrumenti
e dashurisë sate, por dua që një gjë
e tillë të jetë vetëm për ty, për lavdinë
e Atit.
MAJ
2012
23
Unë ua dorëzova
fjalën tënde
E E MËRKURË
Sh. Dezideri
Sh. Gjoni i Prados
23/5 E MËRKURË VII K.P. [III]
Sh. Dezideri e sh. Gjoni i Prados
Vap 20,28-38; Ps 67; Gjn 17,11-19
Unë ua dorëzova fjalën tënde
Gjn 17,14
Për çdo ditë, ti më flet, Jezus.
Për çdo ditë, ti ke për të më thënë
gjërat e Atit.
Kujdesem për dëgjimin tim, pasi
Fjala jote është jeta dhe është
shëlbimi për mua. Nuk dua që të
shkapërderdh rastet për ta dëgjuar.
MAJ
2012
24
Këtyre
ua dëftova
emrin tënd
E ENJTE
ZOJA
NDIHMËTARE
24/5 E ENJTE VII K.P. [III]
Zoja Ndihmëtare
Vap 22,30; 23,6-11; Ps 15; Gjn 17,20-26
Këtyre ua dëftova emrin tënd
Gjn 17,26
Kështu Jezusi përmbledh jetën
e vet në tokë! Faleminderit, Jezus!
Faleminderit sepse vazhdon, për çdo
ditë, të na thuash se kemi një Hyj që
është për ne Baba, që na ka dashur
dhe që na do përgjithmonë!
Edhe unë, ashtu si edhe ti, do t’ia
them atij që do të më qëndrojë
pranë sot: do t’ia them me
buzëqeshjen time!
MAJ
2012
25
Simon Gjoni,
a më do?
E PREMTE
Sh. Beda
Sh. Gregori
Sh. Maria Magdalena
25/5 E PREMTE VII K.P. [III]
Sh. Beda i nderueshmi, ipeshkëv e mësues
† 735;
Sh. Gregori VII Papë † 1085; Sh. Maria
Magdalenë nga Paci virgjër † 1607
Vap 25,13-21; Ps 102; Gjn 21,15-19
Simon Gjoni, a më do? Gjn 21,17
Jezusi po i besonte Pjetrit detyrën
e veçantë: atë të mbështetjes dhe
udhëheqjes për nxënësit e tij të tjerë;
e ai kërkon vetëm për tri herë me
radhë, nëse e donte…
Edhe unë, për të përmbushur
detyrat e vogla që Jezusi më beson
në Kishën e tij, do të kërkoj mbi të
gjitha, të mbaj të gjallë dashurinë
time për të, të jem i kujdesur për
praninë e tij dhe për vullnetin e tij.
MAJ
2012
26
Ti eja pas meje
E SHTUNË
Sh. Filipi Neri
26/5 E SHTUNË VII K.P. [III]
Sh. Filipi Neri meshtar † 1595
Vap 28,16-20.30-31; Ps 10; Gjn 21,20-25
Ti eja pas meje Gjn 21,22
Faleminderit, Jezus! Ti me secilin
prej nesh ke një marrëdhënie të
vetme, të veçantë: një dashuri
eskluzive!
Nuk do të konfrontohem me
dhuratat, me shërbimin, me ecjen
e vëllezërve të mi: do të shikoj
vetëm ty, Jezus, i kënaqur vetëm për
dashurinë tënde dhe me besimin
e udhëheqjes sate!
MAJ
2012
27
Por edhe ju
gjithashtu
do të dëshmoni
RRËSHAJET
E DJELË 2012 2012
27/5 E DJELË RRËSHAJET Viti B [P]
Vap 2,1-11; PS 103; Gal 5,16-25;
Gjn 15,26-27;16,12-15
Por edhe ju gjithashtu do të
dëshmoni Gjn 15,27
Jezusi e ka premtuar Shpirtin
e Shenjtë dhe sot e dërgon tek
nxënësit e tij: do të na e japë edhe
ne për çdo herë që do t’i ofrohemi
atij për t’iu bindur.
Shpirti i Shenjtë, me dhuratat e veta,
do të na bëjë dëshmitarë të mirësisë
dhe të bukurisë së Birit të Hyjit.
MAJ
2012
28
Atë e doni edhe
pse nuk e patë
E HËNË
Sh. Guljelmi
(Vilhelmi)
28/5 E HËNË VIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Guljelmi (Vilhelmi)
1Pjt 1, 3-9; Ps 110; Mk 10, 17-27
Atë e doni edhe pse nuk e patë
1Pjt 1,8
Sh. Pjetri lëvdon kështu ata që kishin
ardhur në besim prej lajmërimit
të nxënësve, pa e pasë shikuar
drejtpërsëdrejti Zotin. Edhe ne
e gëzojmë zemrën e Apostujve
dhe vetë atë të Atit, me çdo akt
dashurie ndaj Jezusit, me çdo bindje
ndaj fjalës së tij të themeluar në
besim: për këtë udhë do të mund të
shijojmë tashmë, këtu në tokë, atë
gëzim, që në plotësinë e vet, është
ruajtur për ne nga Ati qiellor!
MAJ
2012
29
Të jeni të shenjtë
sikurse edhe vetë
jam i shenjtë
Sh. Maksimi
E MARTË
29/5 E MARTË VIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Maksimi
1Pjt 1,10-16; Ps 97; Mk 10,28-31
Të jeni të shenjtë sikurse edhe vetë
jam i shenjtë 1Pjt 1,16
Nuk duhet të trembemi përpara
kësaj fjale: të qenit shenjtë nuk do të
thotë që të jesh person
i jashtëzakonshëm!
Jemi shenjtër kur lemë të jetojë në
ne Jezusi: ai është Biri që jeton në
plotësi jetën e Atit, dashurinë.
Faleminderit, Jezus, për thirrjen
tënde për shenjtërinë.
MAJ
2012
30
Çka dëshironi
të bëj për ju?
Sh. Sisini
Sh. Aleksandri
E MËRKURË
30/5 E MËRKURË VIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Sisini e sh. Aleksandri, martirë † 397
1Pjt 1,18-25; Ps 147; Mk 10,32-45
Çka dëshironi të bëj për ju?
Mk 10,36
Edhe unë, Jezus, nga çasti në çast
kapem pas teje me një kërkesë:
ti më dëgjon; ngandonjëherë
në dashurinë tënde të ditur e
parashikuese, ti gjykon mirë të mos
ma japësh atë çfarë të kërkoj…
Në dëgjesën tënde, gjithësesi, kam
marrë nga ti Shpirtin e Shenjtë, jeta
e dashuria biri të Hyjit.
Faleminderit, Jezus!
MAJ
2012
31
Doni njëri-tjetrin
Pasia e Zojës
E ENJTE
31/5 E ENJTE Pasia e Zojës [P]
Sof 3,14-18 (ose Rom 12,9-16); Is 12,2-6;
Lk 1,39-56
Doni njëri-tjetrin Rom 12,10
Mari, ti ke jetuar sipas zemrës së
Atit, duke dëgjuar zërin e Jezusit:
ke vepruar gjithmonë në dashurinë
e përvuajtur, shërbimtare
e të fshehur.
Edhe ne, kur besojmë ndaj
dashurisë së Atit, bëhemi të
përvuajtur e të gëzuar në shërbimin
ndaj vëllezërve;
kështu të përngjasojmë, o Mari,
si bij të vërtetë!
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- AbbÃ
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011