ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 mag 2019
05 MAJ 2019

05 MAJ 2019

1/5  MERKURË II K.P. [II]

(pf: Sh. Jozefi Punëtor)

Vap 5,17-26; Ps 33; Gjn 3,16-21

Drita erdhi në botë  Gjn 3,19

 

Kur e dëgjojmë me dashuri fjalën e Jezusit, e shqiptuar nga ata që e duan, ai bën të njihet prej nesh si Biri i Hyjit, nëpërmjet të cilit Ati na do, edhe pse jemi pjesë e botës plot me mëkate. Është ai drita që bën të shndrisë çdo ditë e jona. I ofrojmë atij mundimin e punës sonë, që kështu edhe ajo të mund ta shfaqë fenë tonë.

 

 

2/5  E ENJTE II K.P. [II]

(p: Sh. Atanazi, ip. e mës. i K., † 373)

Vap 5,27-33; Ps 33; Gjn 3,31-36

Duhet më tepër të dëgjohet Hyji se sa njerëzit  Vap 5,29

 

Kjo Fjalë është përgjigjja që Pjetri me apostujt e tjerë i ka dhënë Sinedrit. Ata nuk i ishin bindur urdhërit që të mos mësonin në emër të Jezusit, në fakt e dinin, që siç thotë një psalm, që: "Është me mirë të strehohesh në Zotin se sa të besosh në të pushtetshmit ".

Ne besimtarët e dimë që ligje të ndryshme të Shtetit janë në kundërshtim me urdhërimet e Hyjit. Nuk kemi besim në to, sepse mund të lejojnë edhe atë që Hyji e gjykon si një të keqe të rëndë. Do të jemi të kujdeshsshëm që t’i bindemi gjithmonë vetëm Jezusit, shëlbues të vërtetë dhe të vetëm.

3/5  E PREMTE  SH. FILIPI DHE JAKOBI Ap. (F)[P]

1Kor 15,1-8; Ps 18; Gjn 14,6-14

Zotëri, na e dëfto Atin e na mjafton  Gjn 14,8

 

Është festa e apostujve, Filipit dhe Jakobit. Pikërisht Filipi i ka drejtuar Mësuesit këtë pyetje, së cilës Jezusi i ka përgjigjur, i habitur se si dishepulli i tij ende nuk kishte kuptuar se është pikërisht ai që na e zbulon Atin. A e shohim dashurinë e Jezusit? Kemi parë Hyjin tonë. Të shohim Jezusin na mjafton me të vërtetë, sepse me atë në zemër, jemi të sigurtë që jemi të dashur dhe të shëlbuar për gjithmonë.

4/5  E SHTUNË II K.P. [II]

Vap 6,1-7; Ps 32; Gjn 6,16-21

Unë jam, mos druani  Gjn 6,20

 

Jo, o Jezus, nuk kemi frikë kur e dimë që ti je. E di që, nëse buron frika në zemrën time, është sepse të kam harruar. Ti mund të vish tek unë edhe kur unë nuk e pres, siç ka ndodhur kur ke ecur mbi det me stuhi. Për ty vështirësitë e mia dhe tonat nuk janë të pakapërcyeshme.

 

 

5/5  E DIEL III K.P. Viti C [III]

Vap 5,27-32.40-41; Ps 29; Zb 5,11-14; Gjn 21,1-19

Qitni rrjetën në anën e djathtë të lundrës e do të gjeni  Gjn 21,6

 

Kishin punuar me mund gjithë natën. Ti u propozon atyre ta përsërisin të njëjtin mundim, dhe për më tepër, me një veçanti që mund të duket me pak rëndësi: “në anën e djathtë”. Dishepujt e tu nuk e dinë se kush je ti, sidoqoftë binden. Bindja e tyre e vogël është më e efektshme se sa mundi i madh! Ku punohet pa bindje, në fakt, nuk ka fryt. Hyji përdor bindjen tonë për të kryer mrekullitë e tija.

 

 

6/5  E HËNË III K.P. [III]

Vap 6,8-15; Ps 118; Gjn 6,22-29

Çka na duhet të bëjmë për t’i kryer veprat që kërkon Hyji?  Gjn 6,28

 

Përgjigjja jote kësaj pyetje jo vetëm që është e rëndësishme, por edhe zbuluese. Nuk është të bërit që Hyji shikon: ai është i vëmendshëm ndaj nesh, në marrëdhënien tonë me atë. Kënaqet me fenë që ne kemi në të dhe në Atë që ka dalë nga zemra e tij. E njohim Atin kur edhe zemra jonë e do pa rezerva, dhe e njohim Birin kur dashuria jonë bëhet bindje e lirë dhe e gëzueshme!

 

7/5  E MARTË III K.P. [III]

Vap 7,51 - 8,1; Ps 30; Gjn 6,30-35

O Jezus Zot, merre shpirtin tim  Vap 7,59

 

Ta mbikqyrim Shtjefnin ndërsa vritet me goditje gurësh. E vrasin sepse e ka mirëpritur Jezusin si Zotin e jetës së vet. Është për emrin e tij dhe sepse e do, që tani vuan vdekjen. Në atë moment i drejtohet atij, pa i kundërpaditur dhe pa i mallkuar ata që e urrejnë: Jezusi kishte ofruar jetën edhe për ata. Ai merr pjesë në ofertën e Jezusit.

 

8/5  E MËRKURË III K.P. [III]

Vap 8,1-8; Ps 65; Gjn 6,35-40

… kushdo sheh Birin dhe beson në Të, ta ketë jetën e pasosur  Gjn 6,40

 

Jeta ime është bërë jeta e vërtetë kur ke arritur ti, o Jezus, kur kam filluar të të shoh të pranishëm dhe të rëndësishëm, kur kam filluar të të them ‘po-të’ e mia dhe ‘ja ku jam’ të miat, kur kam filluar të kem parasysh që ti mund të jesh shoqëria ime e sigurtë. Atëherë edhe frikërat e mia, ato të errësirës e ato të së ardhmes, janë zvogëluar deri në të zhdukur. Faleminderit, o Jezus!

 

9/5  E ENJTE III K.P. [III]

Vap 8,26-40; Ps 65; Gjn 6,44-51

Unë jam buka e gjallë që zbriti prej qiellit  Gjn 6,51

 

Është një zbulim. “Unë jam” është emri i Hyjit: Jezusi është Hyji i ardhur tek ne dhe për ne, për të qenë ushqimi ynë, për t’u bërë forca jonë dhe për të garantuar neve jetë dhe vazhdimësi. Unë ushqehem me Jezusin, e lë që të hyjë në jetën time konkrete, nuk kaloj më asnjë ditë pa Të. Dhe kjo, jo vetëm duke ngrënë bukën euharisti, por duke dëgjuar Fjalën e tij dhe duke iu bindur.

 

 

10/5  E PREMTE III K.P. [III]

Vap 9,1-20; Ps 116; Gjn 6,52-59

U ngrit dhe qe pagëzuar  Vap 9,18

 

Marrim pjesë sot në pagëzimin e Saulit, e arritur mrekullitsht nga Jezusi në rrugën drejt Damaskut. Pas tri ditë të jetuara në verbërinë e jashtme dhe të brendshme, më në fund hap sytë, mbi të gjitha ata të zemrës, mbi Jezusin, Birin e Hyjit. Feja e re i ofron përgjigjen e gjithë atyre dyshimeve dhe të gjitha frikërave. Po, sepse Jezusi është “amen” i Hyjit, është po-ja e Hyjit ndaj të gjitha nevojave të njeriut, ajo e faljes dhe asaj të shenjtërisë.

 

 

11/5  E SHTUNË III K.P. [III]

Vap 9,31-42; Ps 115; Gjn 6,60-69

Ne besojmë dhe e dimë se ti je shenjti i Hyjit  Gjn 6,69

 

Apostujt rezistojnë ndaj tundimit, të cilit shumë dishepuj të tjerë dhe shumë Judenj janë dorëzuar. Këta janë larguar nga Jezusi, duke pohuar se nuk mund ta mirëpresin që ai të jetë buka e gjallë dhe e vërtetë, ushqimi i vërtetë për jetën. Por Jezusi nuk i ka zbutur fjalët e tija, në fakt u ka kërkuar të Dymbëdhjetëve: “A mos doni të shkoni edhe ju?”. Këta i përgjigjen përmes Pjetrit me këtë vepër feje: vetëm ti e askush tjetër vjen prej Hyjit!

 

 

12/5  E DIEL IV K.P. Viti C [IV]

Vap 13,14.43-52; Ps 99; Zb 7,9.14-17; Gjn 10,27-30

Unë u jap jetën e pasosur  Gjn 10,28

 

Jezusi është duke menduar për “delet” e veta, për ata që dëshirojnë ta dëgjojnë dhe prandaj janë gati t’i binden. Atyre ai u jep “jetën e pasosur”, që do të thotë, atë jetë që Hyji vetë jeton. Është jeta e atij që do, që nuk pushon së dashuri, jetë që gëzon paqe e plotësi, kënaqësia për të qenë krejt të realizuar, sipas projektit të Atit. Të bëjmë kujdes: Jezusi thotë “u jap” dhe ‘nuk do t’u jap’: tashmë që këtu, tani dhe sot, jetojmë jetën e pasosur!

 

13/5  E HËNË IV K.P. [IV]

(pf: Sh. Maria Virgjër e Fatimës - 1917)

Vap 11,1-18; Ps 41-42; Gjn 10,1-10

Çka Hyji pastroi, ti mos e shpall të papastër Vap 11,9

 

Kjo fjalë na çon në një kthesë të shën Pjetrit. Ai, si hebre i mirë, donte që të ishte krejt i bindshëm ndaj rregullave të predikuara nga rabinët. Por tani ka ardhur Jezusi, Mesia, që e ka çuar Ligjin krejt në plotësi, që do të thotë, të gjitha Shkrimet, të shenjta. Tani vëmendja i drejtohet atij. Për atë, nuk është asgjë e papastër përveçse zemrës së njeriut të pabindur ndaj Hyjit. Ushqimet e krijuara prej Hyjit, nuk janë të papastra, dhe as njerëzit e dashur prej tij. Kështu Pjetri përgatitet për të hyrë në shtëpinë e Kornelit pagan!

14/5  E MARTË  SH. MATIA, Ap. (F)[P]

Vap 1,15-17.20-26; Ps 112; Gjn 15,9-17

Ti, o Zot, që njeh zemrat e njerëzve, trego cilin prej këtyre të dyve e ke zgjedhur  Vap 1,24

 

Apostujt dhe dishepujt e mbledhur duhet të vendosin se cili do të zërë vendin e Judës. E kanë identifikuar kush mund të jetë, por për përzgjedhjen e fundit i drejtohen Zotit, duke qitur short mbi dy emrat e propozuar. Atij mund t’i drejtohemi, edhe për vendime të rëndësishme, me këtë thjeshtësi pothuajse prej fëmijësh, themi ne, një thjeshtësi që shpresh besimin e vërtetë dhe të thellë në nëdërhyrjen e tij.

15/5  E MËRKURË  IV K.P. [IV]

Vap 12,24 - 13,5; Ps 66; Gjn 12,44-50

Ndërkaq fjala e Hyjit rritej e shtrihej  Vap 12,24

 

Mbreti Herod Agripa kishte kërkuar të kundërshtonte sa më shumë ishte e mundur predikimin e apostujve. Për këtë e kishte burgosur Pjetrin që t’i priste kokën, por natën para ekzekutimit, një engjëll i ka hapur dyert e burgut. Herodi vetë papritur vdiq. Fjala e Zotit nuk ka pengesa: njeriu nuk mund ta ndalë. Ajo është dashuri që shëlbon.

 

16/5  E ENJTE  IV K.P. [IV]

Vap 13,13-25; Ps 88; Gjn 13,16-20

Ju, të frikësuar prej Hyjit, dëgjoni!  Vap 13,16

 

Paganët që i bashkoheshin fesë së Hebrenjve i quanin “të frikësuar prej Hyjit”. Ishin edhe në sinagogën e Anitokisë dhe Pisidisë, ku Pali e Barnaba u ndalën gjatë udhëtimit të tyre të parë. Edhe ata mund të dëgjonin së bashku me Hebrenjtë shpalljen e Jezusit. Prej tij edhe ata marrin shëlbim dhe jetë të re! Jezusi është ringjallur edhe për ta!

 

 

 

17/5  E PREMTE  IV K.P. [IV]

Vap 13,26-33; Ps 2; Gjn 14,1-6

Besoni në Hyjin edhe në mua besoni  Gjn 14,1

 

Jezusi e fillon kështu bashkëbisedimin e tij me dishepujt gjatë Darkës së fundit. Të kesh fe në atë, siç po ashtu në Hyjin, është i vetmi burim sigurie. Të besuarit na shpëton nga frika dhe nga çdo shqetësim. Në fakt, Jezusi dhe Ati na duan, duke mos i lejuar të keqes të hyjë dhe të lotojë zemrën tonë.

 

 

18/5  E SHTUNË  IV K.P. [IV]

(pf: Sh. Leonardo Murialdo edukues † 1900;

Sh. Gjoni I, Papë e mart., † 526)

Vap 13,44-52; Ps 97; Gjn 14,7-14

Dishepujt ishin plot me gëzim  Vap 13,52

 

Gëzimi i vërtetë dhe i thellë arrin gjithnjë nga zemra e njeriut, kur ai beson në Jezusin. Shpallja e Palit dhe Barnabës ka prekur zemrën e të shumtëve, që nuk kanë mundur ta fshehin gëzimin e tyre. Është për këtë që shpallja e këtillë është quajtur ‘ungjill’, që do të thotë, lajmi i mirë. E falenderoj edhe unë Jezusin për të gjitha çastet e gëzimit të vërtetë me të cilën ka gëzuar dhe gëzon jetën time, por dhe takimet e mia me ata që besojnë në Të.

 

19/5  E DIEL  V K.P. Viti C [I]

Vap 14,21-27; Ps 144; Ap 21,1-5; Gjn 13,31-33.34-35

Nëse e doni njëri-tjetrin, të gjithë do t’ju njohin se jeni nxënësit e mi    Gjn 13,35

 

Faleminderit, o Jezus. Me këto fjalë ti më shëlbon nga mashtrimi i cektësisë. Unë nuk jam nxënësi yt sepse them që besoj në ty ose sepse meditoj dijen tënde. Të jesh apo jo nxënësi yt realizohet në marrëdhëniet me bijtë e Hyjit, me personat e tjerë. Atyre duhet t’u tregoj dashurinë e Atit, dhe prej tyre ta mirëpres me përvuajtëri.

 

 

20/5  E HËNË  V K.P. [I]

(pf: Sh. Bernardini nga Siena, mesh., † 1444)

Vap 14,5-18; Ps 113; Gjn 14,21-26

Ai i dha vetes dhe eci  Vap 14,10

 

Jemi në një qytet në Listër, ku Pali e Barnaba kanë mbërritur me planin për të shpallur Jezusin. Dhe pikërisht feja në Jezusin, që Pali predikonte, e ka shëruar atë njeri çalaman, ku vuante që prej lindjes. Por ama, mrekullia nuk e ka ndihmuar turmën përveçse të entuziazmohej. Në fakt, kanë mjaftuar ca gjuhë të liga, dhe Pali ka rrezikuar vdekjen. Jo mrekullitë, por kryqi i Jezusit sjell shëlbimin!

 

 

21/5  E MARTË  V K.P. [I]

(pf: Sh. Kristofor Magallanes, mesh. dhe Shokët, mart., † 1927)

Vap 14,19-28; Ps 144; Gjn 14,27-31

Pasi luteshin dhe agjëronin, ia porositnin Zotit  Vap 14,23

 

Pali e Barnaba u kanë dhënë jetë bashkësive të krishtera në qytetet e vizituara. Ata nuk mund të qëndrojnë gjatë, dhe dishepujt e rinj sapo kanë hyrë në fe, të papërvojë në jetën e krishterë. Me lutjen e tyre, të mbështetur me agjërim, dy apostujt “ia porositnin Zotit”: Jezusi është i besueshëm! Tani, ku në shumë fshatra nuk banon meshtari, kjo është rruga për t’u ndërmarrë: t’i besohemi Zotit dhe t’ia besojmë atij besimtarët. Ai di të udhëheqë!

 

22/5  E MËRKURË  V K.P. [I]

(pf: Sh. Rita e Kashës, rreg., † 1447)

Vap 15,1-6; Ps 121; Gjn 15,1-8

Duke kaluar për Fenici, u treguan vëllezërve për kthimin e paganëve    Vap 15,3

 

Po shoqërojmë shën Palin në kthimin nga misioni. Gëzimi i tij më i madh është të konstatuarit që edhe paganët kanë arritur në fe, në Jezusin, që kështu mund t’i shëlbojë nga gënjeshtra dhe nga boshllëku i idhujtarisë. Ne sot e kuptojmë gëzimin e Palit, sepse vëmë re se në cilat tradhti dhe se në sa vuajtje takojmë duke braktisur fenë. Dhe marrim guxim të shpallim ende, atij që nuk beson, bukurinë e fytyrës së Jezusit!

23/5  E ENJTE  V K.P. [I]

Vap 15,7-21; Ps 95; Gjn 15,9-11

Hyji që njeh zemrat bëri dëshmi për ta   Vap 15,8

 

Pali po flet për paganët, që të krishterët hebrenj i konsideronin të paaftë për të marrë Shpirtin Shenjt. E po mirë, vetë Hyji me shumë mrekulli ka bërë të shihet që edhe ata janë nga ai të dashur dhe të mirëpritur. Kur duan Jezusin shëlbohen dhe bëhen të aftë ta marrin kryqin dhe të jetojnë dashurinë reciproke. Të njëjtën gjë mund të themi sot për personat e gjykuar të largët, por që e duan Jezusin më shumë se unë.

 

 

24/5  E PREMTE  V K.P. [I]

Vap 15,22-31; Ps 56; Gjn 15,12-17

Unë ju zgjodha ju  Gjn 15,16

 

O Jezus, a është tamam e vërtetë që ti ke zgjedhur mua? Dhe përse? Nëse ti ke zgjedhur mua, dashuria jote është me të vërtetë e madhe. Nuk ke gjetur në mua merita, në vetvete jo të pranishme në mua: e atëherë, si ia ke bërë të më zgjedhësh? Ke parë që, duke marrë dashurinë tënde, do të kisha patur mundësi të të shërbeja, të të dhuroja varfërinë time dhe të bëhem i dobishëm ndaj mbretërisë sate. Faleminderit, o Jezus! Ja ku jam!

 

25/5  E SHTUNË  V K.P. [I]

(pf: Sh. Beda Venerabile, ip. e mës. i K., † 735; Sh. Gregori VII, Papë, † 1085; Sh. Maria Magdalenë de’ Paci, virgj., † 1607)

Vap 16,1-10; Ps 99; Gjn 15,18-21

Pse unë ju zgjodha prej botës, për këtë arsye bota ju urren  Gjn 15,19

 

Ti na ke zgjedhur, o Jezus, por kjo dashuri e jotja nuk na ka vënë në vende të tilla saqë te jemi të admiruar dhe të duartrokitur nga njerëzit. Në fakt, ti na ke zgjedhur që të të ndjekim në rrugën e kryqit, ajo rrugë që tregon më shumë se çdo gjë tjetër dashurinë e Atit. S’do të them më: ‘Ç’të keqe kam bërë për të merituar këtë kryq?’, por do të të ofroj ty mundin dhe vuajtjen për të qenë i bashkuar me ty, që mbi kryq më ke shëlbuar dhe vazhdon t’i shëlbosh njerëzit.

26/5  E DIEL  VI K.P. Viti C [II]

Vap 15,1-2.22-29; Ps 66; Zb 21,10-14.22-23; Gjn 14,23-29

Nëse ndokush më do, ai do të ma mbajë fjalën   Gjn 14,23

 

Kjo është e vetmja mënyrë për të njohur Jezusin. Ai do t’i manifestohet atij që e do duke iu bindur. Kështu i është përgjigjur Zoti pyetjes së Judës, që i kërkonte se pse vallë nuk e tregonte veten të gjithëve, edhe armiqve të tij: në mënyrë të atillë do të kishte evituar kryqin. Por ata që nuk e duan, nuk mund ta njohin, sepse vetëm dashuria mund ta vërë njeriun në bashkim me atë.

 

 

27/5  E HËNË  VI K.P. [II]

(pf: Sh. Agustini i Kenterberit, ip., † 604)

Vap 16,11-15; Ps 149; Gjn 15,26 - 16,4

Zoti ia hapi zemrën Lidisë dhe pranoi çka thoshte Pali  Vap 16,14

 

Si mund të jetë e pranuar Fjala e Ungjillit, fjalë që flet për kryqin në vend se për mirëqenien? Është gjithmonë e nevojshme ndërhyrja e Hyjit, një ‘mrekulli’ e tij! Për këtë, të mos mashtrohemi që arrijmë të bindim me arsyetim ata që nuk besojnë: më tepër është e nevojshme lutja, e shoqëruar me dëshmi të thjeshtë dhe të vërtetë të dashurisë.

 

28/5  E MARTË  VI K.P. [II]

Vap 16,22-34; Ps 137; Gjn 16,5-11

Dhe i predikuan fjalën e Zotit atij e mbarë familjes së tij  Vap 16,32

 

Pali e Sila, në burg në Filipi, pasi gjatë natës një tërmet ka shkundur themelet e ndërtesës, rojtari i burgut i lut që t’i dhurojnë atij dhe familjes së tij Fjalën e shëlbimit. Apostulli nuk e humb rastin për ta shpallur Jezusin! Edhe burgu, qoftë për vuajtjet që sjell, shihet dhe përdoret si mundësi e çmuar për të shëlbuar njerëzit!

 

 

29/5  E MËRKURË VI K.P. [II]

Vap 7,9-17 ose  2Kor 2,14 – 3,3; Ps 125; Gjn 12,24-26

Atë, të cilin ju e nderoni pa e njohur, unë jua kumtoj  Vap17,23

 

Shën Pali gjëndet në Athinë përpara personave më me influencë të qytetit. Ai kërkon të bëjë ndonjë vlerësim mbi ndonjë aspekt të besimit të tyre, por kjo nuk është rruga për të hapur zemrat e tyre ndaj Fjalës! Për këtë është e nevojshme dëshmia e jetës së ofruar nga Jezusi dhe dëshmitarët e tij.

 

30/5  E ENJTE  VI K.P. [II]

Vap 18,1-8; Ps 97; Gjn 16,16-20

Ju do të qani e do të vajtoni e bota do të gëzojë  Gjn 16,20

 

O Jezus, ti vazhdon t’u shpallësh dishepujve vdekjen tënde të ardhshme. Ai do të jetë shkaku i vuajtjes për ta, dhe në të kundërt, gëzim për botën dhe për armikun, që do të këndojë fitore, por për pak kohë. Ringjallja jote do të përmbysë gjithçka: ajo do t’i transmetojë, atij që të do, një gëzim të atillë që asgjë mund ta ndalojë. Faleminderit, o Jezus: edhe unë sot marr pjesë në atë gëzim të pashpjegueshëm.

 

 

31/5  E PREMTE  VIZITA E SHËN MARISË VIRGJËR (F) [P]

Sof 3,14-17 ose Rom 12,9-16; Ps: Is 12,2-6; Lk 1,39-56

Në shpresë jini të gëzueshëm… në lutje të qëndrueshëm  Rom 12,12

 

Sot përfundon muaji i majit, gjatë të cilit, me rruzaren, jemi bashkuar në lutjen e Marisë dhe kundrimit të saj të Jezusit. Nuk do të pushojmë së luturi: është e çmueshme nxitja e apostullit. Gëzimi dhe lutja, karakteristika e të krishterëve, janë aspekte të jetës që varen njëra me tjetrën. Kush jeton lutjen e vertetë merr gëzim:  d.m.th., i ofrohet Hyjit për të realizuar dëshirën e tij të shëlbimit për të gjithë njerëzit.

 

In primo piano