ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 mag 2025
05 MAJ 2025

05 MAJ 2025

1

2025

MAJ

Sh. Jozefi Punëtor

E ENJTE

Ati

e do Birin

1/5 E ENJTE K. P. [II]

(pf: Sh. Jozefi Punëtor)

Vap 5,27-33; Ps 33; Gjn 3:31-36 ose Zan 1.26 - 2.3; (ose Kol 3,14-15.17.23-24); Ps 90; Mt 13,54-58

Ati e do Birin Gjn 3,35

Në këto fjalë ne e përceptojmë gëzimin Tënd, o Jezus. Dashuria e Atit është pasuria, bukuria dhe jeta Jote. Ndonjëherë Ati është kërkues, sepse Ai nuk do vetëm Ty, por edhe mëkatarët që kanë nevojë për flijimin Tënd për t'u shëlbuar.

Është dashuria që të krishterët jetojnë vazhdimisht edhe në punën e tyre të përditshme, të mbështetur nga shembulli i Shën Jozefit.

2

2025

MAJ

Sh. Atanazi

E PREMTE

Thuajuni njerëzve

të ulen

2/5 E PREMTE K. P. [II]

(p: Sh. Atanazi, ip. e mës. i K., † 373) Vap 5,34-42; Ps 26; Gjn 6:1-15

Thuajuni njerëzve të ulen Gjn 6,10

Jezusi u flet dishepujve. Ata e këshilluan që t'i largonte njerëzit, por Jezusi nuk i dëgjon. Të largohen? Jo, në Mbretërinë e qiejve nuk veprohet kështu. Bariu nuk i largon delet e uritura. "Thuajuni të ulen", domethënë ftojini në tryezë. Ju do ta jepni bukën, do ta merrni nga Ati me bekimin tim. Në Mbretërinë e qiejve nuk përdoren paratë, por dashuria!

3

2025

MAJ

Sh. Filipi dhe Jakobi

E SHTUNË

Krishti vdiq

për mëkatet tona

3/5 E SHTUNË SH. FILIPI DHE JAKOBI AP [P]

1Kor 15,1-8; Ps 18; Gjn 14,6-14

Krishti vdiq për mëkatet tona

1Kor 15,3

Dy apostujt e dinin se Jezusi kishte vdekur edhe për mëkatet e tyre. Ata i ofruan jetën me mirënjohje të madhe.

Dhe sot ata luten për ne, që edhe neve të na jepet falja, e bashkë me faljen edhe një jetë e re.

4

2025

MAJ

E DIEL

Ejani e hani

4/5 E DIEL K. P. [III]

Vap 5,27-32,40-41; Ps 29; Zb 5,11-14; Gjn 21,1-19

Ejani e hani Gjn 21,12

Pasi i ftoi të shtatë dishepujt të hidhnin rrjetat, dhe pasi i tërhoqën të mbushura me peshq të mëdhenj, ja që i ftoi të hanë. A e prisje që Ai t'i ftonte të luteshin dhe ta falënderonin? Po, do ta prisja. Dhe në vend të kësaj Jezusi është i thjeshtë dhe i përvuajtur. Ai merret para së gjithash me situatën e tyre konkrete.

5

2025

MAJ

E HËNË

Sepse këtë

e vulosi Ati‑Hyj

5/5 E HËNË K. P. [III]

Vap 6,8-15; Ps 118; Gjn 6:22-29

Sepse këtë e vulosi Ati‑Hyj Gjn 6,27

Jezusi po u flet atyre që kishin ngrënë bukën e shpërndarë në mënyrë të mrekullueshme nga dishepujt. Ai i nxit që të mos kërkojnë aq shumë ushqim për stomakun, por para së gjithash për atë që na ushqen për jetën e përjetshme. Ajo Bukë është Ai Vetë, i Cili ka marrë garancinë e vërtetësisë nga Ati: “sepse këtë e vulosi Ati‑Hyj”!

6

2025

MAJ

E MARTË

Pa lavdinë e Hyjit e Jezusin duke qëndruar në të djathtën e Hyjit

6/5 E MARTË K. P. [III]

Vap 7,51-59; 8.1; Ps 30; Gjn 6:30-35

Pa lavdinë e Hyjit e Jezusin duke qëndruar në të djathtën e Hyjit Vap 7,55

Shën Luka po na tregon dëshminë e Shën Shtjefnit. Pasi foli për Jezusin përpara Sinedrit, diakoni e sheh me të vërtetë Jezusin të ringjallur në lavdi: një dhuratë me të cilën Vetë Zoti i dha përqafimin e Tij të dashur, një parashijim parajse, përpara vrasjes me gurë.

7

2025

MAJ

E MËRKURË

Filipi filloi të

predikojë Mesinë

7/5 E MËRKURË K. P. [III]

Vap 8,1-8; Ps 65; Gjn 6:35-40

Filipi filloi të predikojë Mesinë Vap 8,5

"Turmat ua vinin veshin me kujdes mësimeve të Filipit". Me gjithë përndjekjen, Filipi u flet për Zotin banorëve të Samarisë. Fjalët e tij tërheqin vëmendjen. Kur flasim për Jezusin, biseda është gjithmonë interesante, është ajo që të gjithë presin, qoftë edhe pa vetëdije.

O Jezus, Ti je një thesar për zemrën e njeriut!

8

2025

MAJ

E ENJTE

Përveç Atij

që është te Hyji;

vetëm Ai e pa Atin

8/5 E ENJTE K. P. [III]

Vap 8,26-40; Ps 65; Gjn 6:44-51

Përveç Atij që është te Hyji; vetëm Ai e pa Atin Gjn 6,46

Jezusi e thotë këtë për t'u bërë i njohur. Ai e njeh Atin dhe prandaj mund të na flasë për Të, dhe ne mund ta pranojmë Fjalën e Tij si të vërtetë. Ai vjen nga Hyji, përndryshe pesë mijë vetë nuk do të kishin ngrënë vetëm me pesë bukë. Nëse Ai vjen nga Hyji, Ai e njeh dhe mund të na e thotë: Hyji është një Atë që na do.

9

2025

MAJ

E PREMTE

Jezusi është

Biri i Hyjit

9/5 E PREMTE K. P. [III]

Vap 9,1-20; Ps 116; Gjn 6,52-59

Jezusi është Biri i Hyjit Vap 9,20

Fakti që Sauli do ta thoshte këtë është e pabesueshme. Pikërisht ai, i cili deri vonë donte t’i pengonte besimtarët në Jezusin të jetonin! Por tani e ka takuar, është mahnitur, transformuar, pushtuar. Tani e thotë dhe mund ta thotë në mënyrë të besueshme.

10

2025

MAJ

E SHTUNË

Pjetri i tha:

“Ene, po të shëron

Jezu Krishti!”

10/5 E SHTUNË K. P. [III]

Vap 9,31-42; Ps 115; Gjn 6,60-69

Pjetri i tha:

“Ene, po të shëron Jezu Krishti!” Vap 9,34

Nuk është hera e parë që Pietri thotë fjalë të guximshme. I kishte thënë lypsit të gjymtuar në Portën e Bukur të Tempullit. Tani është në Lidë dhe, si të ishte gjëja më normale në botë, i përsërit. Dhe Jezusi e përsërit mrekullinë. Është një mrekulli që shërben për të na forcuar në fe.

11

2025

MAJ

E DIEL

Unë u jap jetën

e pasosur

11/5 E DIEL K. P. Viti C [IV]

Vap 13,14.43-52; Ps 99; Zb 7,9.14-17; Gjn 10,27-30

Unë u jap jetën e pasosur Gjn 10,28

Një premtim i nënvlerësuar nga shumë njerëz. Pse? Thjesht sepse ne nuk e dimë se çfarë është "jeta e pasosur". Unë e di se jeta e pasosur është ajo e Hyjit, e Atij Hyji që është dashuri, i Cili është Ati që dërgoi Birin për të çliruar njerëzit nga pushteti i të ligut. Jeta e pasosur është plotësia e gëzimit, e paqes, e shenjtërisë. A na e jep Jezusi jetën e pasosur? Ai na jep jetën e Hyjit!

12

2025

MAJ

Sh. Nereu e Akileu

Sh. Pankraci

E HËNË

Zbriti mbi ta

Shpirti Shenjt

12/5 E HËNË K. P. [IV]

(pf: Sh. Nereu e Akileu, mart., † shek. III;

Sh. Pankraci, mart., † 304)

Vap 11,1-18; Ps 41-42; Gjn 10.1-10

Zbriti mbi ta Shpirti Shenjt Vap 11,15

Pjetri u flet të krishterëve të komunitetit të Jeruzalemit, të cilët e akuzojnë se ka hyrë në shtëpitë e paganëve. Vërtetë, ai hyri. Por pse? Vetë Zoti e dërgoi atë, duke i dhënë shenjat se duhet ta bëjë këtë. Dhe ata paganë morën Shpirtin e Shenjtë! Prandaj, përpara se të gjykoj, dëgjoj dhe i kushtoj vëmendje asaj që Vetë Hyji po bën.

13

2025

MAJ

Sh. Maria Virgjër

e Fatimës

E MARTË

Dora e Zotit

u ndihmonte

13/5 E MARTË K. P. [IV]

(pf: Sh. Maria Virgjër e Fatimës - 1917)

Shën Aleksandri, mart. Pajtori i Dioqezës së Rrëshenit

Vap 11,19-26; Ps 86; Gjn 10,22-30

Dora e Zotit u ndihmonte Vap 11,21

Kur të krishterët e përndjekur në Jeruzalem arritën në Antioki, ata treguan për besimin e tyre në Jezusin. Ky besim i dha mundësinë Jezusit të ishte i pranishëm: "Dora e Zotit u ndihmonte". Vetë Hyji ngjallte besim në zemrat e paganëve, të atyre që nuk e kishin njohur kurrë.

14

2025

MAJ

  1. MATIA

E MËRKURË

Ti, o Zot,

që njeh zemrat

e të gjithë njerëzve

14/5 E MËRKURË SHËN MATIA AP. [P]

Vap 1,15-17.20-26; Ps 112; Gjn 15,9-17

Ti, o Zot, që njeh zemrat e të gjithë njerëzve Vap 1,24

Apostujt po luten. Ata luten me fe, një fe shumë e thjeshtë: ata i besojnë Hyjit më shumë sesa shkencës dhe inteligjencës së tyre. Dhe Hyji u përgjigjet pa vështirësi. Matia zgjidhet me short për të zënë vendin e Judë Iskariotit midis të Dymbëdhjetëve. Ata kryejnë një gjest fëminor: edhe ne mund të përjetojmë besimin që kanë fëmijët, pa u ndier Zoti i ofenduar.

15

2025

MAJ

E ENJTE

Hyji... ia ngriti Izraelit

Shëlbuesin: Jezusin

15/5 E ENJTE K. P. [IV]

Vap 13,13-25; Ps 98; Gjn 13,16-20

Hyji... ia ngriti Izraelit Shëlbuesin: Jezusin Vap 13,23

Ata arritën në qytetin e bukur të shtatë kodrave, Antiokia, në malet e Pisidisë. Barnaba dhe Pali hyjnë në sinagogë ditën e Shabatit dhe u flasin me siguri judenjve. Ata kujtojnë historinë e njerëzve, një histori që ka të bëjë me pritjen e një Shpëtimtari. Ata më në fund mund të shpallin se Shpëtimtari ka ardhur: tani ne mund të gëzohemi. Por dy apostujt, ashtu siç kishte paralajmëruar Jezusi, do t’u duhet të refuzohen dhe të ikin!

16

2025

MAJ

E PREMTE

Hyji e ngjalli

prej të vdekurish

16/5 E PREMTE K. P. [IV]

Vap 13,26-33; Ps 2; Gjn 14,1-6

Hyji e ngjalli prej të vdekurish Vap 13,30

Pali vazhdon t’u flasë për Jezusin. Ai shpall atë që është e pamundur për t'u kuptuar, por kjo është vepra e Hyjit, e Atij Hyji që i do njerëzit dhe u shfaqet gjithmonë atyre me mrekulli që kërkojnë besim për t'u mirëpritur. Jezusi u ngjall nga të vdekurit, një vepër hyjnore!

17

2025

MAJ

E SHTUNË

Më besoni mua:

Unë jam në Atin

17/5 E SHTUNË K. P. [IV]

Vap 13,44-52; Ps 97; Gjn 14,7-14

Më besoni mua: Unë jam në Atin Gjn 14,11

Jezusi i përgjigjet Filipit, i cili i kërkon që të mund ta shohë Atin. Ai është i habitur: mendonte se dishepulli do të kishte kuptuar tashmë se Biri i Hyjit jeton të njëjtën jetë si Ati i Vet. Prandaj i thotë: "Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin". Nëse jeton i bashkuar me Jezusin, je gjithashtu në bashkim të plotë me Atin e Tij: ke plotësinë e jetës së Tij brenda vetes!

18

2025

MAJ

E DIEL

Hyji

u lavdërua në të

18/5 E DIEL K. P. Viti C [I]

Vap 14,21-27; Ps 144; Zb 21,1-5; Gjn 13,31-33,34-35

Hyji u lavdërua në të Gjn 13,32

Juda u largua dhe askush nuk e di pse. Jezusi e di këtë dhe Ai na e thotë. Nuk na tregon një arsye sipërfaqësore, por atë që sheh Vetë Zoti. Atë që do të bëjë Juda do t'i japë Hyjit mundësinë për të kuptuar misterin e dashurisë së Tij më të thellë, atë që Jezusi do ta zbulojë në kryq.

19

2025

MAJ

E HËNË

Ai që më do mua,

do ta dojë edhe Ati im

19/5 E HËNË K. P. [I]

Vap 14,5-18; Ps 113; Gjn 14,21-26

Ai që më do mua, do ta dojë edhe Ati im

Gjn 14,21

Faleminderit, o Zot Jezus, që na zbulon rrugët e Atit. Kur ne të duam, ne jemi një me Ty, sepse dashuria bashkon, dashuria e vërtetë transformon, dashuria na hyjnizon. Do të përpiqem të Të dua me gjeste të vogla dhe bindje të vogla. Unë do ta falënderoj Atin për dashurinë që ka për Ty!

20

2025

MAJ

Sh. Bernadini nga Siena

E MARTË

Ia porositnin

Zotit

20/5 E MARTË K. P. [I]

(pf: Sh. Bernardini nga Siena, mesh., † 1444)

Vap 14,19-28; Ps 144; Gjn 14,27-31

Ia porositnin Zotit Vap 14,23

Ata janë Barnaba dhe Pali, të cilët kthehen në qytetet që i kanë vizituar tashmë. Pasi luten, ata i besojnë besimtarët e rinj të zgjedhur për të qenë Udhëheqës: ia besojnë Zotit. Do të jetë Ai që do t'i ndriçojë ata, me dritën e Shpirtit Shenjt, për t'i ndihmuar komunitetet të qëndrojnë të rrënjosura besnikërisht në Ungjill.

21

2025

MAJ

Sh. Kristofor Magallanes

e Shokët

E MËRKURË


Kush dëshiron të jetë

i pari, le të bëhet i sprasmi i të gjithëve

21/5 E MËRKURË K. P. [I]

(pf: Sh. Kristofor Magallanes mesh. dhe Shokët mart., † 1927)

Vap 15,1-6; Ps 121; Gjn 15,1-8

Ata treguan gjithçka Hyji bëri me anë të tyre Vap 15,4

Janë përsëri Pali dhe Barnaba: ata mbërrijnë në Jerusalem dhe flasin për përvojën e tyre të parë si misionarë në Qipro dhe në rajonet qendrore të Turqisë së sotme. Ata nuk mburren, por lavdërojnë Hyjin: është Ai që hap zemrat e hebrenjve dhe paganëve për të mirëpritur Ungjillin.

22

2025

MAJ

Sh. Rita e Kashës

E ENJTE

E në fund ne besojmë

se shëlbohemi...

në saje të hirit të

Jezusit Zot

22/5 E ENJTE K. P. [I]

(pf: Sh. Rita e Kashës, rreg., † 1447) Vap 15,7-21; Ps 95; Gjn 15,9-11

E në fund ne besojmë se shëlbohemi... në saje të hirit të Jezusit Zot Vap 15,11

Është Pjetri ai që e njeh atë që ndodhi gjatë misionit të Barnabës dhe Palit. Nëpërmjet tyre Vetë Hyji ishte i pranishëm dhe vepronte fuqishëm. Shëlbimi, pra aderimi me Jezusin, erdhi si dhuratë për paganët, por edhe për hebrenjtë nuk ka shëlbim pa Jezusin, Emri i të Cilit do të thotë "Zoti shëlbon"!

23

2025

MAJ

E PREMTE

Unë

ju zgjodha ju

23/5 E PREMTE K. P. [I]

Vap 15,22-31; Ps 56; Gjn 15,12-17

Unë ju zgjodha ju Gjn 15,16

Faleminderit, o Zot Jezus! Ti ma vure shikimin për të më zgjedhur dhe të bashkohem me të gjithë dishepujt që të dëgjuan dhe të kanë ofruar dashurinë e tyre. Sigurisht që nuk ke gjetur asgjë tek unë që meriton vëmendjen Tënde, por tani është vëmendja Jote ajo që më bën të denjë për Ty, për të bashkëpunuar me Ty.

Ti je Ai që dhuron dhe shenjtëron.

24

2025

MAJ

E SHTUNË

Kalo në Maqedoni

e na ndihmo!

24/5 E SHTUNË K. P. [I]

Vap 16,1-10; Ps 99; Gjn 15,18-21

Kalo në Maqedoni e na ndihmo! Vap 16,9

Ajo që po i ndodh Shën Palit gjatë natës është një vegim ose një ëndërr. Ai ndihet i thirrur nga një i huaj, por ka nevojë për ta njohur Jezusin. Ai bindet së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Dhe ja ku janë në Evropë, në veri të Greqisë së sotme. Një surprizë nga Jezusi, i cili e di se ku do të mirëpritet dhe do të japë fryte Emri i Tij.

25

2025

MAJ

E DIEL

Po kthehem

tek Ati

25/5 E DIEL K. P. Viti C [II]

Vap 15,1-2,22-29; Ps 66; Zb 21,10-14.22-23; Gjn 14,23-29

Po kthehem tek Ati Gjn 14,28

Jezusi vazhdon t'u besojë apostujve. Ai kishte shpallur largimin e Tij nga kjo botë për t'u kthyer tek Ati. Duhet të jetë burim gëzimi për ta që Zoti dhe Mësuesi i tyre është pranë Atit për të shijuar plotësinë e Tij dhe për të udhëhequr bashkësinë e besimtarëve bashkë me Të. Arsye gëzimi që do t'i mbështesë në çdo përpjekje!

26

2025

MAJ

Sh. Filip Neri

E HËNË

Zoti

ia hapi zemrën

26/5 E HËNË K. P. [II]

(p: Sh. Filip Neri, mesh., † 1595)

Vap 16,11-15; Ps 149; Gjn 15,26 - 16,4

Zoti ia hapi zemrën Vap 16,14

Kur një mëkatar fillon të kujdeset për Jezusin, është një shenjë se Vetë Hyji është duke punuar në të. Shën Pali shpalli vdekjen dhe ringjalljen e Zotit, dhe Lidia, një tregtare, fillon të besojë me gëzim. Besimi që lind në zemrën e kësaj gruaje është një mrekulli, si besimi që po piqet në zemrën time.

27

2025

MAJ

Sh. Agustini i Kenterberit

E MARTË

Pali e Sila luteshin

duke i kënduar

Hyjit himne

27/5 E MARTË K. P. [II]

(pf: Sh. Agustini i Kenterberit ip., † 604) Vap 16,22-34; Ps 137; Gjn 16,5-11

Pali e Sila luteshin duke i kënduar Hyjit himne Vap 16,25

Ata ishin në burg, jo për ndonjë keqbërje, por sepse kishin liruar një skllave nga prania e një shpirti fallxhor. Të zotët e saj, në vend që t'i gëzoheshin atij çlirimi, ua hoqën apostujve, sepse ata nuk përfitonin më nga parashikimet e asaj gruaje. Pali dhe Sila, edhe në burg, ndiheshin si në shtëpinë e tyre dhe këndonin lavdinë e Hyjit.

28

2025

MAJ

E MËRKURË

Kur dëgjuan

“Të ngjallurit e të

vdekurve”,

disa e përqeshën

28/5 E MËRKURË K. P. [II]

Vap 17.15.22 - 18.1; Ps 148; Gjn 16:12-15

Kur dëgjuan “Të ngjallurit e të vdekurve”, disa e përqeshën Vap 17,32

Dhe kush nuk do të tallej me ata që flasin për ringjalljen e të vdekurve? Por ne përkundrazi nuk tallemi me ata që vdesin për dashuri dhe nuk habitemi që edhe Zoti nuk i tallë dhe nuk i lë në vdekje. Që nga ai moment Pali do të shpallë marrëzinë e vdekjes së Jezusit në kryq, përpara se të flasë për ringjalljen e Tij.

29

2025

MAJ

Sh. Pali VI

E ENJTE

Trishtimi juaj

do të kthehet

në gëzim

29/5 E ENJTE GJ. V. [IV]

(pf: Sh. Pali VI, papë, † 1978)

Vap 18,1-8; Ps 97; Gjn 16,16-20

Trishtimi juaj do të kthehet në gëzim Gjn 16,20

Jezusi nuk ka frikë të flasë me dishepujt e Tij për vdekjen e Vet. Ai e di që nuk është një dështim, por realizimi i dashurisë më të madhe, dhurata e përsosur, totale e jetës së Tij. Edhe ata do të gëzohen kur do ta shohin të mirëpritur nga Ati në qiej.

Martirët i gëzohen vdekjes me Të dhe për Të!

30

2025

MAJ

E PREMTE


Mos u tremb,

por fol e mos hesht!

30/5 E PREMTE K. P. [II]

Vap 18,9-18; Ps 46; Gjn 16:20-23

Mos u tremb, por fol e mos hesht! Vap 18,9

Jezusi e inkurajon Palin që të vazhdojë të flasë për Të në qytetin e Korintit. Është një qytet i trazuar, një qytet që mund të mburret me të gjitha llojet e mëkateve. Këto nuk janë pengesë për Ungjillin, përkundrazi, është pikërisht aty ku Fjala e Hyjit duhet të arrijë dhe të veprojë. Sa shumë konvertime të jashtëzakonshme do ta ndryshojnë pamjen e atij qyteti!

31

2025

MAJ

Vizita e Shën Marisë

Virgjër

E SHTUNË

I bekuar

është fryti

i kraharorit tënd

31/5 E SHTUNË VIZITA E SHËN MARISË VIRGJËR [P]

Sof 3,14-17 ose Rom 12,9-16; Ps Is 12,2-6; Lk 1,39-56

I bekuar është fryti i kraharorit tënd Lk 1,42

Muaji maj mbyllet me festën që kremton takimin e Marisë me Elizabetën, ose më mirë, të Gjonit me Jezusin. Është e moshuara ajo e cila e prekur nga gëzimi i fëmijës që mban në bark hap gojën ta bekojë nënën e re që ka ardhur tek ajo. Dhe me të ajo bekon Birin e Hyjit që fsheh brenda vetes. Ne bashkohemi me gëzimin dhe bekimin e saj.

In primo piano