ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

05 MAJ 2013
05 MAJ 2013

1/5 E MËRKURË V K.P. [I]
Sh. Jozefi Punëtor
Vap 15,1-6; Ps 121; Gjn 15,1-8
Unë jam hardhia e vërtetë,
e im Atë është vreshtari Gjn 15,1

Hyji ynë, Ati, është një Hyj që punon! Po, madje punon me kujdes: ai bën gjithçka për të na bërë të rritemi si bijtë e Tij. Jo vetëm ka krijuar gjithësinë për të na e vënë në dispozicion, por na ka dhënë edhe Birin e Tij në të cilin “të shartojmë” jetën tonë. Të bashkuar në Jezusin marrim jetën e dashurisë së Atit e bëhemi të aftë ta paraqesim në marrëdhëniet e përditshme.
Sh. Jozef, ndihmona që ta lëmë veten “për t’u përpunuar” nga Ati.

2/5 E ENJTE V K.P. [I]
Sh. Athanasi ipeshkëv e mësues † 373
Vap 15,7-21; Ps 95; Gjn 15,9-11
Qëndroni në dashurinë time Gjn 15,19
Dashuria jote, Zot Jezus, është me të vërtetë dhurata më e madhe; është ajo që e mbush të gjithë jetën. Do të kërkoj me të gjitha forcat që të banojë në mua, natë e ditë! Besoj në Shpirtin e Shenjtë, që do të bëjë të pranishëm tek unë çast pas çasti, dhe do të më bëjë të ndjeshëm ndaj zërit tënd, ndaj fjalës tënde, ndaj dëshirave të tua dhe ndaj dashurisë që ti e kthen mbi mua! Aleluja!

3/5 E PREMTE SH. FILIPI e SH. JAKOBI Apostuj [P]
1Kor 15,1-8; Ps 18; Gjn 14,6-14
Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta Gjn 14,6
Jezus, vetëm Ti na çon tek ai Hyj që na do e që është Atë: Ti je Rruga!
Jezus, Ti je drita që na bën të burojë dashuria e Atit në çdo ngjarje: Ti je e vërteta!
Jezus, Ti na bën të jetojmë në zemrën e Atit: Ti je Jeta!
Faleminderit, Shenjtërit Apostuj Filip e Jakob, për dëshminë tuaj ndaj Zotit Jezus!

4/5 E SHTUNË V K.P. [I]
Vap 16,1-10; Ps 99; Gjn 15,18-21
Nëse mua më salvuan edhe ju do t’ju salvojnë Gjn 15,20
Jezus, dashuria e Atit, do të dimë t’i bashkëndajmë provat e tua, vetminë e kundërshtinë e atij që nuk të mirëpret, nëse do të përjetojmë intimitetin tënd me Atin.
Eja Shpirti i Shenjtë, e jepna që të themi me gëzim: “Atë, më mjafton Ti!”

5/5 E DJELË VI K.P. Viti C [II]
Vap 15,1-2.22-29; Ps 66; Vap 21,10-14.22-23; Gjn 14,23-29
Nëse ndokush më do,
ai do të ma mbajë fjalën Gjn 14,23

Ky pohim i Jezusit më bën të shikoj se ta duash nuk do të thotë të kesh kushedi se çfarë përcjellje ndjesore apo të provosh përshtypje të veçanta gjatë lutjes; e pra më jep paqe të qendroj edhe në thatësinë time. Nga ana tjetër më inkurajon për ta dashur në mënyrë shumë konkrete: duke jetuar sipas fjalës së Tij.
Të duash kështu, më tepër se ndjenjat, zoton vullnetin, dhe e bën bashkimin e jetës me Jezusin e me Atin.

6/5 E HËNË VI K.P. [II]
Vap 16,11-15; Ps 149; Gjn 15,26 - 16,4
Por edhe ju gjithashtu do të dëshmoni për mua, spese jeni me mua që në fillim Gjn 15,27

T’i japësh dëshminë Jezusit është detyrë e privilegj i Shpirtit të Shenjtë; edhe apostujt e çdo dishepull i vërtetë i japin dëshminë. Edhe ti që jeton i bashkuar me Jezusin e që i ofron Atij, në Kishë, kohë, energji, besim e dashuri dhe nga Ai merr gëzim e paqe, edhe ti mund t’i thuash ndokujt se Jezusi është i gjallë e mund t’i japësh kështu jetën e vërtetë: Shpirti i Shenjtë do të veprojë me ty!

7/5 E MARTË VI K.P. [II]
Vap 16,22-34; Ps 137; Gjn 16,5-11
Zotërinj, çka duhet të bëj për t’u shëlbuar? vap 16,30
Përgjigja e Palit mbi këtë pyetje ka qenë: “Beso në Zotin Jezus”; beso se Ai mund të shelbojë, pranoje si shpëtimtarin tënd, lëre veten të zhytesh në në jetën e Tij, hapju Shpirtit të Tij që i jep formë jetës tënde mbi të Tijën e të bën bir të Atit.

8/5 E MËRKURË VI K.P. [II]
Vap 17,15.22 - 18,1; Ps 148; Gjn 16,12-15
Gjithçka ka Ati, është imja Gjn 16,15
Ati do të na japë gjithçka të vetën, e këtë nëpërmjet Jezusit; për këtë ka vendosur gjithçka në duart e Tia: mbi të gjitha Shpirtin e Atit që është edhe Shpirti i Jezusit. Siç thotë Shën Gjoni, Jezusi “e jep Shpirtin pa masë”; Ai e ka dhënë frymën mbi Apostujt në mbrëmjen e Pashkës, dhe nga e djathta e Atit, së bashku me të, ditën e Rrëshajeve e ka dërguar mbi Kishën, derisa të bëhet lajmëtare e dashurisë së Tij për të gjithë popujt.

9/5 E ENJTE VI K.P. [II]
Vap 18,1-8; Ps 97; Gjn 16,16-20
Ju do të qani e do të vajtoni
e bota do të gëzojë Gjn 16,20

Ne të krishterëve, herë pas here, na ndodh ta ndjejmë “lodhjen” e qenjes si bij të Atit qiellor: në ngritjen në mëngjes para të tjerëve për të dëgjuar fjalën e Jezusit, në mosndërrimin shpesh të makinës, të syzeve, të rrobave… për t’i dhënë atë çfarë prej “nesh”, i përket kujt vuan…
Eja, Shpirt i Shenjtë, jepna dashurinë e Jezusit! Të kënaqim të vegjëlit tanë – në sakrifica të mëdha, duke ditur se po i bëjnë mirë apo e ndihmojnë këtë botë që ndoshta tani nuk na kupton e mbase edhe na përqesh!

10/5 E PREMTE VI K.P. [II]
Vap 18,9-18; Ps 46; Gjn 16,20-23
Mos u tremb, por fol e mos hesht! Vap 18,9
Faleminderit Jezus, për detyrën e njoftimin që i ke dhënë Apostujve të tu. Sa e sa herë Fjala që Ti vendosje në gojën e tyre i ka dhënë zemrës sime jetën, paqen, forcën e ripërtërirë për të besuar por edhe gëzimin për të dashur!
Eja Shpirt i Shenjtë, e mbështeti me forcën dhe butësinë tënde mbarështuesit e Ungjillit!

11/5 E SHTUNË VI T.P. [II] Nëntëditëshi i Rrëshjeve
Vap 18,23-28; Ps 46; Gjn 16,23-28
Kërkoni e do të merrni që gëzimi juaj të jetë i plotë Gjn 16,24
Gëzimi im do të jetë i plotë jo sepse kërkoj dhe gjej komoditet, shëndet, mprehtësi, sukses dhe sa e sa të tjetra që në mënyrë egoiste mund të dëshiroj. Gëzimi i plotë më vjen nga kërkimi dhe pritja i asaj çka më bukur dhe më çmueshëm Ati dhe Jezusi duan të ma japin: Shpirtin e tyre të dashurisë.

12/5 E DJELË TË NGJITURIT E ZOTIT NË QIELL Viti C [P]
Vap1,1-11; Ps 46; Heb 9,24-28; 10,19-23; Lk 24,46-53
Unë do ta dërgoj mbi ju Premtimin e Atit tim Lk 24,49
Zot Jezus, gëzimi i të tuajve që të kanë parë të ngjitesh në qiell është edhe gëzimi ynë. Ti nuk na ke braktisur! Ulesh në të djathtën e Atit, që kurorëzon dashurinë Tënde me dashurinë e Tij, e derdh mbi ne dashurinë Tënde, Shpirtin e Shenjtë! Aleluja!

13/5 E HËNË VII K.P. [III]
E Lumja Virgjëresha Mari e Fatimas 1 917
Vap 19,1-8; Ps 67; Gjn 16,29-33
Në këtë botë keni vuajtje, por mos u trembni: unë e munda botën Gjn 16,33
Jezus, ti nuk na e fsheh, ndonëse jemi dishepujt e tu, madje pikërisht pasi jemi dishepujt e tu do të kemi vuajtje në botë; na siguron megjithatë, për fitoren Tënde mbi botën. Do të mbahemi të shtrënguar në Ty, Jezus, e asgjë nuk do të na shkulë kurrë prej dashurisë së Atit!

14/5 E MARTË SH. MATIA Apostull [P]
Vap 1,15-17.20-26; Ps 112; Gjn 15,9-17
Këtë gjë jua urdhëroj: duajeni njëri-tjetrin Gjn 15,17
Në pjesën e leximit të sotëm, që është festa e një Apostulli, të cilin Kisha na e parashtron, tingëllon dy herë urdhërimi i Jezusit: si një dorëzim që Ai ua bën të tijve para se të nisej, të vdiste e të ringjallej; ajo është jeta për të mbetur në Të.
Meqenëse dëshiroj mbi çdo gjë tjetër që të jem i bashkuar me Ty, Jezus, do të kërkoj me të gjitha forcat ta dua vëllanë tim, të jem i kujdesshëm, mirëdashës dhe i përzemërt me të.

15/5 E MËRKURË VII K.P. [III]
Vap 20,28-38; Ps 67; Gjn 17,11-19
Më i lum është ai që jep se ai që merr Vap 20,35
Është një lumnim i ri, i lulëzuar jo në Mal, por nga zemra, nga përvoja e gjallë e një dishepulli të vërtetë të Jezusit!
Eja, Shpirt i Shenjtë, e jepna edhe ne favorin për që ta njohim Jezusin e gëzimin e Tij, duke dashur e përjetuar fjalët e Tia!

16/5 E ENJTE VII K.P. [III]
Vap 22,30; 23,6-11; Ps 15; Gjn 17,20-26
Atë, dua që ata, të cilët m’i dhe, të jenë aty ku jam unë Gjn 17,24
Interesante kjo “dua” në gojën e Jezusit: me të vërtetë birësore! Jezusi “do” pasi e di që është gëzimi i Atit, dhe që kjo të mund të ralizohet, ofron veteveten, pa masë!
Shpirt i Shenjtë, Shpirt i Birit, eja! Aleluja!

17/5 E PREMTE VII K.P. [III]
Vap 25,13-21; Ps 102; Gjn 21,15-19
Zotëri, ti e di se të dua! Gjn 21,15
Eja, Shpirti i Shenjtë, më jep gëzimin e kurajën për të thënë gjithmonë: “Jezus, të dua!”. Do t’ia them ashtu si fëmija që ia përsërit i sigurtë babait… E babai, që i njeh tekat, i pret edhe puthjet e tia e, me dashurinë e vet, bën që të rritet.

18/5 E SHTUNË VII K.P. [III]
Sh. Gjoni I Papë e martir † 526; Sh. Leonardo Murialdo † 1900, Sh Bartolomeu Kapitanio † 1833, Vincenca Gerosa 1847
Vap 28,16-20.30-31; Ps 10; Gjn 21,20-25
Zotëri, kush është ai që do të të tradhtojë? Gjn 21,20
Zot Jezus, sot mos qoftë kjo ditë që unë “të dorëzoj”… duke preferuar për Ty rehatinë time, krenarinë time dhe dëshirën time për t’i pëlqyer njerëzve. Ruajmë e forcomë, Jezus: pres prej Teje dhuratën e Shpirtit Tënd të Shenjtë!

19/5 E DJELA E RRËSHAJEVE Viti C [P]
Vap 2,1-11; Ps 103; Rom 8,8-17; Gjn 14,15-16.23-26,
Nëse ndokush më do, ai do të ma mbajë fjalën Gjn 14,23
Si të bëj për të ndjekur Fjalën Tënde, Jezus? Unë të dua, por jam shumë i dobët. Sot, më jep Shpirtin Tënd, të njëjtin që i jep të gjithë Kishës Tënde. Do të jetë Shpirti që do të më japë qëndresën e besnikërinë për të dhënë një dashuri vepruese dhe të efektshme. Shpirti më dhëntë gjithashtu vullnetin për të jetuar në bashkim me të gjithë dishepujt e Tu, kështu që Kisha Jote të rritet e të vazhdojë misionin e realizimit të çdo Fjale Tënde nëpër botë.

20/5 E HËNË VII K.GJ.V. [III]
Sh. Bernardini i Sienës meshtar † 1444
Sir 1,1-10; Ps 92; Mk 9,14-29
Gjithçka është e mundshme për atë që beson! Mk 9,23
Me çudi po këqyrja një grua, tashmë jo më të re po të sprovuar nga një sërë sëmundjesh, e cila ofrohej me zemërbardhësi për shërbime të ndryshme, si në familje për të ndihmuar fëmijët e të afërmit, ashtu edhe në bashkësinë famullitare në dobi të Misionit: kuptova se forca i vinte vetëm nga Jezusit, në të cilin besonte e me të cilin jetonte në familjaritet të thjeshtë.

21/5 E MARTË VII K.GJ.V [III]
Sh. Kristofori Magallanes meshtar e shokët martirë † 1927
Sir 2,1-11(1-13); Ps 36; Mk 9,30-37
Besoji Hyjit dhe Ai do të gjendet në ndihmë Sir 2,6
Kur njoha Jezusin, kuptova me gëzim të pakufi se Hyji nuk është një Qenie e largët, por Personi që na qëndron më pranë, që na do më shumë e që kujdeset për ne në gjithçka. Kisha nevojë për diçka të vogël? Për një shami, për një ditë me diell apo për të dhuruar një fjalë? Shkoja patjetër nga Ai, me besim, ashtu siç shkon një fëmijë nga i jati.

22/5 E MËRKURË VII K.GJ.V [III]
Sh. Rita nga Kashia rrehulltare † 1447
Sir 4,11-19(12-22); Ps 118; Mk 9,38-40
Kush nuk është kundër nesh, është me ne Mk 9,40
Edhe këtë herë, Jezus, mendimi yt është më i lartë, më i hapur, më i “mirë” se i yni! Dua gjithmonë ta lë Ty detyrën e gjykimit! E mua, lirinë e gëzimin për të dashur e për t’u shërbyer të gjithëve në emrin Tënd!

23/5 E ENJTE VII K.GJ.V. [III]
Sir 5,1-8(1-10); Ps 1; Mk 9,41-50
Mos vono të kthehesh te Zoti Sir 5,8
Kjo fjalë thotë urgjencën e largimit nga zakonet e qëndrimet që nuk janë sipas urtësisë së Atit e pra që nuk sjellin veçse të keqen. Kështu edhe Jezusi ka pohuar se mundësia “e të hyrit në jetë” ka prioritet absolut mbi gjithçka tjetër, për aq sa e rëndësishme mund të duket.
Faleminderit, Atë, që më bën tashmë të shijoj nga ky çast ëmbëlsinë e përqafimit që më pret sërisht por edhe plotësinë e kësaj jete në të cilën me të vërtetë ‘ia vlen’ të hysh!

24/5 E PREMTE VII K.GJ.V. [III]
Sir 6,5-17; Ps 118; Mk 10,1-12
Çka bashkoi Hyji, njeriu të mos guxojë ta ndajë Mk 10,9
Kujt i drejtohet kjo Fjalë? Të martuarve mbi të gjitha: ata nuk duhet të ndalen mbi mendimet apo ndjenjat e afeksionit ndaj burrave ose grave të tjera të cilët nuk janë bashkëshortët e tyre. Po i drejtohet të gjithëve: asnjëri të mos i flasë keq një burrë për gruan e tij ose një gruaje për burrin e saj dhe askush të mos kërkojë të zëvendësojë as edhe për pesë minuta njërin apo tjetrin. Ata duhet të ndihmohen për të mbetur të bashkuar që të përjetojnë hirin që kanë marrë nga Hyji.

25/5 E SHTUNË VII K.GJ.V. [III]
Sh. Beda i nderueshmi ipeshkëv e mësues † 735; Sh. Gregori VII Papë † 1085; Sh. Maria Magdalenë de’ Pazzi, virgjër † 1607
Sir 17,1-13; Ps 102; Mk 10,13-16
Ruhuni nga çdo bakeqësi! Sir 17,11
Në këtë botë kaq të rrëmujshme e relativiste nganjëherë është e vështirë të kuptosh çfarë është e drejtë e çfarë është e padrejtë. Për të mos e lënë veten të ngatërrohemi, të shikojmë nga Ati e t’i kërkojmë dritën Atij. Kjo çka është sipas dashurisë së Tij është drejtësi, është, d.m.th., në “vendin e duhur”; kjo çka, përkundrazi, nuk realizon dëftimet e Tia është “jasht vendit të duhur”, është jasht dashurisë së Tij, është padrejtësi.

26/5 E DJELA E SHENJTËRUESHMJA TRINI Viti C [P]
Fu 8,22-31; Ps 8; Rom 5,1-5; Gjn 16,12-15HENJ
Gjithçka ka Ati, është imja Gjn 16,15
Sa i mrekullueshëm është bashkimi i të Shenjtërueshmes Trini: dashuria që nga Ati derdhet tek Biri e që nga Biri rikthehet tek Ati, falë Shpirtit të Shenjtë! Një bashkim prej të cilit mund të jemi jo vetëm thjesht spektatorë; mund të marrim pjesë duke u bashkuar me Jezusin për t’i thënë Atit, me dashurinë që është Shpirti i Shenjtë: “Ja ku më ke, jam biri yt; bëj me mua atë çfarë të pëlqen Ty!”

27/5 E HËNË VIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Agustini i Kanterburit ipeshkëv † 604
Sir 17,19-24(20-28); Ps 31; Mk 10,17-27
Kthehu kah Hyji e lëri mëkatet e tua Sir 17,21
Nuk mund të dëshpërohem kurrë dhe nuk mund të bie në shkurajim: Jezusi nuk e do, pasi kjo nuk do t’i jepte lavdi Atit! Ai, në fakt, është i gjithpushtetshëm në dashuri, gëzimi i tij është të më mirëpresë, gjithmonë; lavdia e Tij është të më japë jetën e vërtetë dhe të thellë dhe të më bëjë mjet të dashurisë së Tij.

28/5 E MARTË VIII K.GJ.V. [IV]
Sir 35,1-12(1-15); Ps 49; Mk 10,28-31
Mos u paraqit duarbosh para Zotit Sir 35,4
Përkatësia ndaj Jezusit prek edhe aspektin ekonomik të jetës sonë. Kur, pra, i prezantohemi Zotit në kremtimin e së djelës, oferta jonë do t’i jepë lavdi vetëm nëqoftëse do të jetë një ofertë e vërtetë e serioze e jo një lojë, një gjest sipërfaqsor që nuk prek jetën tonë.

29/5 E MËRKURË VIII K.GJ.V. [IV]
Sir 36,1.4-5.10-17(1.5-6.13-19); Ps 78; Mk 10,32-45
Ai që prej jush do të jetë i pari, le të bëhet skllavi i të gjithëve Mk 10,44
Zot Jezus, ti e di mirë se zemra ime ka etje për gëzim, për pushim e për paqe. Megjithatë je aq i sigurtë dhe insiston, në të dëftyerin e të bërit shërbyes për të gjithë. E di Jezus, se ti më do shumë e nuk më gënjen; e besoj me të vërtetë se rruga për të njohur gëzimin e vërtetë është të bëhesh shërbyes, shërbyes i dashurisë, ashtu si Ti. Faleminderit Jezus! Ti më do me vete në sakrificë, më do me vete në gëzim. Ja ku më ke!

30/5 E ENJTE VIII K.GJ.V. [IV]
Sir 42,15-25(15-26); Ps 32; Mk 10,46-52
Mos u tremb! Çohu se po të thërret Mk 10,49
Ajo turmë që më parë e urdhëronte të verbërin Bartime të heshtte, tani, pas kërkesën e Jezusit, e fton për të shkuar nga Ai. Mbase e bën pavarsia dhe me një grimë smirë, surpriza se Jezusi i jep aq rëndësi një lypsi. Ky lypës, megjithatë, kishte pasur kurajën për të thirrur me të madhe besimin e vet, ishte pra i gatshëm të ngrihej, për t’u ringjallur, për t’i shkuar nga pas Mesisë. Ndoshta ishte më i gatshëm se mjaft të tjerë që shikonin e që i rrinin rreth e rrotull Jezusit.

31/5 E PREMTE PASIA E ZOJËS [P]
Sof 3,14-17 ose Rom 12,9-16; Ps 2,8.10-14; Lk 1,39-56
Sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm Lk 1,49
Maria, Ati të ka bërë banesë të Birit të Tij: Ai, në ty, do, ndihmon, ngushëllon dhe mbetet pranë nesh gjatë sprovës. Jezus në ty! Me të vërtetë e madhe është vepra e Atit!

 

In primo piano