ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 mag 2014
05 MAJ 2014

05 MAJ 2014

1/5 E ENJTE II K.P. [II]
Sh. Jozefi Punëtor
Vap 5,27-33; Ps 33; Gjn 3,31-36
Kush beson në Birin e ka jetën e
pasosur Gjn 3,36
Faleminderit, Atë i mirë dhe
i Shenjtë, që na ke dhënë Birin
tënd Jezusin! Ai është ofruar për
të vuajtur e vdekur për të dhënë
shëlbimin, paqen dhe një jetë
të re për sa e mirëpresin dhe
besojnë në të.

2/5 E PREMTE II K.P. [II]
Sh. Atanazi, ipeshkëv e mësues † 373
Vap 5,34-42; Ps 26; Gjn 6,1-15
Mblidhni tepricat që të mos mbesë
asgjë Gjn 6,12
Pasi kishte nginjur një turmë të
madhe, me bukët dhe peshqit,
Jezusi dha këtë urdhër. I mblodhën
në dymbëdhjetë shporta, nga një
për çdo apostull; kjo do të thotë
se ai e ofron jetën me bollëk e,
përtej, që buka e tij të mund të
gjendet përsëri pranë apostujve.
Faleminderit, Jezus!

3/5 E SHTUNË SH. FILIP
E SH. JAKOBI APOSTUJ [P]
1Kor 15,1-8; Ps 18; Gjn 14,6-14
Unë jam udha, e vërteta dhe jeta
Gjn 14,6
Kjo përgjigje e jotja dhënë Tomës është
e çmueshme edhe për mua, Zot Jezus.
Faleminderit, sepse në ty gjej rrugën e
sigurtë e të vetme për të arritur tek Ati;
në ty mund të shikoj që tani fytyrën e tij,
dhe nga ti marr të gjithë dashurinë e tij,
që më gjallëron!

4/5 DJELË III K.P. Viti A [III]
Sh. Luli (Floriani)
Vap 2,14.22-33; Ps 15; 1Pjt 1,17-21;
Lk 24,13-35
Rri me ne se u bë natë Lk 24,29
Këto fjalë janë bërë tashmë lutja
jonë e shpeshtë: “Rri me ne”! është
ftesa e dy dishepujve që nuk e dinin
ende se kush ishte shoku i tyre i
udhëtimit. Ne, tani që e njohim,
duhet t’i themi: Jezus, po vijmë me
ty, nuk të lemë më!

5/5 E HËNË III K.P. [III]
Sh. Engjëlli
Vap 6,8-15; Ps 118; Gjn 6,22-29
Çka na duhet të bëjmë për t’i kryer
veprat që kërkon Hyji? Gjn 6,28
Kësaj pyetje Jezusi i përgjigjet:
“Kjo është vepra e Perëndisë: që të
besoni në atë që ka dërguar”.
Në besimin në Jezsuin, duke iu
bindur me dashuri, ne vemë në
veprim çka është e pëlqyeshme për
Atin, si fëmijët e vërtetë të tij.

6/5 E MARTË III K.P. [III]
Sh. Dominik Savio
Vap 7,51 - 8,1; Ps 30; Gjn 6,30-35
O Jezus Zot, merre shpirtin tim
Vap 7,59
Sh. Shtjefni, martiri i parë i Kishës,
duke e pasë dashur shumë Jezusin,
ishte i mbushur me Shpirtin e tij.
Ashtu si Jezusi në kryq, ai lutet për
vrasësit e tij dhe e dorëzon në duart
e tyre shpirtin.
Faleminderit, Jezus, për dëshminë e
këtij mikut tënd të madh!

7/5 E MËRKURË III K.P. [III]
Sh. Gjyzela
Vap 8,1-8; Ps 65; Gjn 6,35-40
Unë jam buka e jetës Gjn 6,35
Faleminderit, Jezus, që na jepesh
ne në fjalën tënde, në Euharistinë e
Shenjtë, në vëllezërit që të duan, në
Shpirtin e Shenjtë që na asiston…
Ti je ai që e shuan etjen e zemrës
sonë për dashuri dhe plotësi!

8/5 E ENJTE III K.P. [III]
Sh. Viktori martir
Vap 8,26-40; Ps 65; Gjn 6,44-51
Kush beson e ka jetën e pasour
Gjn 6,47
Besoj në ty, Jezus, dhe në ty po
besohem krejtësisht! Të falënderoj
që më ke mirëpritur, pasi Ati, për
meritata e tua, me hirin e Pagëzimit,
më ka bërë birin e vet.
Faleminderit, se nga ti po marr
plotësinë e jetës.

9/5 E PREMTE III K.P. [III]
Sh. Pakomi
Vap 9,1-20; Ps 116; Gjn 6,52-59
Saul, Saul, pse po më salvon?
Vap 9,4
Nga këto fjalë, që Jezusi ia kthen
Saulit, shfaqet qartë se gjithçka
që ne bëjmë për kë beson në
Jezusin, është si t’ia bënim vetë
Jezusit. Jepna, Zot, Shpirtin tënd të
dashurisë për të nderuar ty dhe Atin,
duke dashur Kishën, e cila edhe pse
në varfëri e dobësi, gjithmonë të
shpall e të përket!

10/5 E SHTUNË III K.P. [III]
Sh. Jobi
Vap 9,31-42; Ps 115; Gjn 6,60-69
Ti ke fjalët e jetës së pasosur
Gjn 6,68
Fjala jote, Jezus, më jep paqe
dhe siguri; më bën të jetoj, duke
pastruar e ripërtërirë zemrën time,
dhe më jep gëzim, kur e përjetoj.
Faleminderit, Jezus, që mund të
qëndroj me ty!

11/5 E DJELË IV K.P. Viti A [IV]
Sh. Stela
Vap 2,14.36-41; Ps 22; 1Pjt 2,20-25;
Gjn 10,1-10
Ai i thërret delet e veta me emër
Gjn 10,3
Bariu ynë i mirë, Zoti Jezus, nuk i
sheh delet e tij me sy tregëtari.
Bariu ynë na shikon me meritat e
të metat tona, për t’i çmuar dhe
përdorur aftësitë tona, dhe për të
korrigjuar e plotësuar mangësitë
tona. Ne gëzojmë prej tij dhe vihemi
në dispozicion të tij, duke thënë:
ja ku jam!

12/4 E HËNË IV K.P. [IV]
Sh. Nereu e sh. Akili, martirë, † 304
Vap 11,1-18; Ps 41-42; Gjn 10,11-18
Bariu i mirë e jep jetën e vet për
delet Gjn 10,11
Faleminderit, Jezus, bari i mirë,
se e ke flijuar jetën tënde edhe
për mua, për të më shpëtuar nga
armiku! Ndihmomë që të jetoj në
shpirtin tënd të dashurisë mirëbërse!

13/5 E MARTË IV K.P. [IV]
E Lumja Virgjër Mari e Fatimës -1917
Vap 11,19-26; Ps 86; Gjn 10,22-30
Nëse je Mesia, na e thuaj haptas
Gjn 10,24
Është një kërkesë pa dashuri që
i bëhet nga krerët e hebrenjve
Jezusit; veprimi i tij ishte tashmë një
përgjigje e qartë, por ata nuk donin
ta pranonin. O Shpirt i Shenjtë,
jepna përvujtërinë dhe zemrën e
pastër për të dashur Jezusin!
Mari, nënë e Jezusit, që ke dashur
të takosh fëmijët në Fatima, lutu
për ne!

14/5 E MËRKURË SH. MATIA, Apostull [P]
Vap 1,15-17.20-26; Ps 112; Gjn 15,9-17
Ju nuk më zgjodhët mua, por unë ju
zgjodha ju. Gjn 15,16
Jemi të krishterë jo rastësisht, por
sepse ti, Jezus, na ke thirrur që
të jemi me dhuratën e Pagëzimit,
për të bashkëpunuar me ty në
mbretërinë tënde të dashurisë.
Faleminderit që na ke zgjedhur.
Sh. Mati, lutu për ne derisa të
përgjigjemi me ndërgjegjësim në
këtë dhuratë të madhe!

15/5 E MËRKURË VII K.P. [III]
Sh. Izidori
Vap 13,13-25; Ps 88; Gjn 13,16-20
Nuk është shërbëtori më i madh
se zotëria e tij Gjn 13,16
Pasi u kishe larë këmbët apostujve
të tu, Jezus, u kthen këto fjalë, që
edhe ata, të ndjekin shembullin tënd
të shërbimit e të duhen reciprokisht.
Ndihmona edhe ne të krishterët
për të marrë stilin tënd të jetës së
përvuajtur e të butë, të mbushur me
dashuri të pastër. Të falënderojmë!

16/5 E PREMTE IV K.P. [IV]
Sh. Gjoni Nepomuceno, meshtar e martir † 1383
Vap 13,26-33; Ps 2; Gjn 14,1-6
Askush nuk shkon tek Ati pos nëpër
mua Gjn 14,6
Unë besoj, Jezus, se vetëm ti mund
të na bësh të njohim Perëndinë
e vërtetë, Atin. Ti je dëshmitari
besnik i tij, ti je rruga e vetme dhe e
sigurtë për të arritur në zemrën e tij.
Faleminderit, Jezus!

17/5 E SHTUNË IV K.P. [IV]
Sh. Paskali
Vap 13,44-52; Ps 97; Gjn 14,7-14
Të kam caktuar që të jesh dritë për
paganët Vap 13,47
Sh. Pali e mirëpret këtë fjalë të
Shkrimit si vullnet të Perëndisë,
për jetën e vet. Për këtë arsye kur
Hebrenjtë kundërshtojnë njoftimin
e Ungjillit, ai u drejtohet paganëve.
Shpirti i Shenjtë na bëj edhe ne
të kujdesur për të përmbushur
përgjithmonë vullnetin e Perëndisë!

18/5 E DJELË V K.P. Viti A [I]
Sh. Leonard Murialdo, meshtar edukues
†1900
Sh. Gjoni I papë dhe martir , † 526
Vap 6,1-7; Ps 32; 1Pjt 2,4-9; Gjn 14,1-12
Unë jam udha, jeta dhe e vërteta
Gjn 14,6
Jezus, je shfaquar si i vetmi
shpëtimtar i vërtetë: ti je rruga që
na çon tek Perëndia duke na bërë
që të evitojmë rrugët e gabuara, e
pra lodhjet e panevojshme; ti je e
vërteta, që mbush me domethënie
qenien tonë e çdo vuajtje tonën;
ti je jeta, që na ngre nga errësira
e nga ftohti të cilët bëjnë shtëpiat
dhe rrugët tona të përngjasojnë me
një varr. Faleminderit, Zot Jezus!

19/5 E HËNË V K.P. [I]
Sh Pjetër Çelestini
Vap 14,5-18; Ps 113; Gjn 14,21-26
Nëse dikush më do, ai do të ma
mbajë fjalën Gjn 14,23
Faleminderit, Jezus! Këtë herë
ndjehem ftohtë, i privuar nga çdo
ndjenjë e mirë; këtë herë ndodhem
në errësirë dhe në heshtje të
brendshme… Kujtoj atëherë këto
fjalët e tua: kërkoj të jetoj sipas
mësimeve të tua, e gjej paqen dhe
e rigjej ngrohtësinë e bashkimit
me ty dhe me Atin tim!

20/5 E MARTË V K.P. [I]
Sh. Bernardini i Sienës meshtar † 1444
Vap 14,19-28; Ps 144; Gjn 14,27-31
Po ju lë paqen, po ju jap paqen time
Gjn 14,27
Me këto fjalë, Jezusi u jep
dishepujve të vet të gjithë çka gëzon
e disponon: Shpirtin e vet, besimin
e vet të plotë në Atin e, kur nuk do
të jetë më fizikisht me ta, praninë
e vet shpirtërore.
Faleminderit, Jezus, që u jepesh
atyre që të duan!

21/5 E MËRKURË V K.P. [I]
Sh. Kristofori Magallanës dhe shokët martirë,
† 1927
Vap 15,1-6; Ps 121; Gjn 15,1-8
Pa mua s’mund të bëni asgjë
Gjn 15,5
Çfarë do të na thuash, Zot Jezus?
Ndoshta se, pa ty, nuk kombinojmë
asgjë të mirë, nuk jemi në gjendje të
kemi një zemër të thjeshtë, të pastër
e vëllazërore, të aftë që t'i dojë të
gjithë: pa ty nuk ia dalim të çojmë
asnjë tek Ati! Jezus, të besohemi
ty, mbana të bashkuar me ty!
Faleminderit!

22/5 E ENJTE V K.P. [I]
Sh. Rita nga Kasha, rregulltare, † 1447
Vap 15,7-21; Ps 95; Gjn 15,9-11
Qëndroni në dashurinë time Gjn
15,9
Faleminderit, Jezus: ti vazhdo të na
duash në shumë mënyra, jepna ne
e na shtyj përpara për të na lënë të
duhemi nga ty, edhe duke u bindur
në fjalët e tua: kush i përjeton,
në fakt, bëhet i madh në sytë e
Perëndisë! Faleminderit që na jep
forcën për t’i vënë në jetë dhe na
ndihmon për të dhënë, ashtu si ti!

23/5 E PREMTEN V K.P. [I]
Sh. Dezideri e sh. Gjoni i Prados
Vap 15,22-31; Ps 56; Gjn 15,12-17
Këtë gjë ju urdhëroj: doni njëritjetrin
Gjn 15,17
Jezus, faleminderit për këtë fjalë
tënden! Ti do që ne të krishterët
të jemi në botë shenja e gjallë e
dashurisë tënde, e pranisë tënde
mes nesh dhe brenda nesh, në
mënyrë që të gjithë të mund të
besojnë në ty.

24/5 E SHTUNË V K.P. [I]
Zoja Ndihmëtare
Vap 16,1-10; Ps 99; Gjn 15,18-21
Po të ishit të botës, bota do t’i donte
të vetët Gjn 15,19
Ata, të cilët i shkojnë nga pas
Jezusit me besnikëri, duke përjetuar
fjalën e tij, shikohen si një qortim
nga të tjerët që, në të kundërt,
i shkojnë nga pas instinkteve të
veta, mënyrave të botës, egoizmit.
Këta të fundit, për të tillë arsye,
kundërshtojnë dhe persekutojnë
besimtarët që nuk e fshehin fenë
e tyre.
Eja, Shpirti i Shenjtë, jepna besnikëri
e durim!

25/5 E DJELË VI K.P. Viti A [II]
Sh. Beda i përnderuari ipeshkëv e mësues
† 735;
Sh. Gregori VII Papë † 1085; Sh. Maria
Magdalena Paci virgjër † 1607
Vap 8,5-8.14-17; Ps 65; 1Pjt 3,15-18;
Gjn 14,15-21
Atë që më do mua, do ta dojë edhe
Ati im. Gjn 14,21
Jezus, me këtë premtim na mbush
me shpresë dhe fe! Sigurisht, Jezus,
të dua! Nuk ia arrij ta bëj këtë në
mënyrë të përkryer, por po provoj
për çdo ditë. Bie shpesh në mëkat,
por ringrihem, e ringrihem përsëri, e
sërish rinis. Premtimi yt është shumë
i bukur: nuk heq dorë!

26/5 E HËNË VI K.P. [II]
Sh. Filip Neri meshtar † 1595
Vap 16,11-15; Ps 149; Gjn 15,26-16,4
Edhe ju gjithashtu do të dëshmoni
për mua, sepse jeni me mua
Gjn 15,27
Kush qëndron me ty, Jezus, i
bashkuar me ty, merr Shpirtin e
Shenjtë: ai jep forcën dhe dritën për
të qenë dëshmitari yt, i dashurisë
tënde, i urtësisë dhe gëzimit tënd.
Faleminderit!

27/5 E MARTË VI K.P. [II]
Sh. Agustini i Kanterburit ipeshkëv † 604
Vap 16,22-34; Ps 137; Gjn 16,5-11
Çka duhet të bëj për t’u shëlbuar?
Vap 16,30
Rojes së burgut që e ka bërë këtë
pyetje, Pali dhe Sila në burg,
i përgjigjen: ”Beso në Zotin Jezus
e do të jesh i shpëtuar ti dhe
familja jote”.
Faleminderit, Zot Jezus, shpëtimtari
ynë, për të gjithë ata që të njoftojnë!

28/5 E MËRKURË VI K.P. [II]
Sh. Guljelmi (Vilhelmi)
Vap 17,15.22 - 18,1; Ps 148; Gjn 16,12-15
Gjithçka ka Ati, është e imja
Gjn 16,15
Këto fjalë japin gëzim, dritë
e forcë për të jetuar si Jezusi.
Kështu të krishterët e parë mbledhin
së bashku të mirat e tyre, materiale
e shpirtërore.
Shpirt i Shenjtë, ndihmona për të
ndjekur shembullin!

29/5 E ENJTE VI K.P. [II]
Sh. Maksimi
Vap 18,1-8; Ps 97; Gjn 16,16-20
Po shkoj tek Ati Gjn 16,17
Besoj, Jezus, që je dërguar nga
Ati në tokë për një mision shëlbimi
për ne. Besoj që, pasi e kishe
përmbushur me jetën tënde, vdekjen
dhe ringjalljen, je kthyer tek Ati,
porse duke mbetur i gjallë,
i pranishëm e veprues shpirtërisht
në tokë, në Kishën tënde.
Faleminderit Jezus!

30/5 E PREMTE VI K.P. [II]
Sh. Sisini e sh. Aleksandri, martirë † 397
Vap 18,9-18; Ps 46; Gjn 16,20-23
Mos u tremb, por fol e mos hesht
Vap 18,9
Zoti e inkurajon Sh. Palin, e penguar
në njoftimin e Ungjillit. Edhe ne, kur
duam të jetojmë në besimin ndaj
fjalës së Perëndisë, mund të gjejmë
pengesa.
Jezus, të besohemi ty për të mundur
që t’i kalojmë pengesat dhe për të
qenë me fe!

31/5 E SHTUNË VIZITA e
VIRGJËRËS së BEKUAR MARI [P]
Sof 3,14-17 ose Rom 12,9-16; Ps 2,8.10-14;
Lk 1,39-56
Ushtroni mikpritjen Rom 12,13
Duke jetuar këtë fjalë të Perëndisë,
mund të gjendemi në mirëpritjen e
Zotit, ashtu si Elisabeta, kur mirëpriti
Marinë dhe si Abrahami, kur
mirëpriti tre mërgimtarët.
O Shpirt i Shenjtë, jepna dritë
e forcë për të mirëpritur me
zemërgjerësi vëllezërit dhe
nevojtarët!

In primo piano