ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 mar 2016
03 MARS 2016

03 MARS 2016

 

1/3 E MARTË III K.K. [II]

Sh. Albini

Dan 3,25.34-43; Ps 24; Mt 18,21-35

 

Mos e tërhiq mëshirën tënde prej nesh Dan 3,35

 

Është përgjërimi i Danielit që pranon pasojat e mëkateve të kryer në rrethanat e shtypjes së popullit të Izraelit. Sa vështirësi të bashkësisë së krishterë mund të njohin të njëjtin rezultat!

Ky përgjërim evidenton atë rast të shërbyesit borxhli të shembëlltyrës së sotme: “Ki mëshirë me mua”.

Ati është i gatshëm që të na mbëshjellë me mëshirën e vet: mjaft që të pendohemi dhe të falim.

 

 

2/3 E MËRKURË III K.K. [II]

Sh. Karli i Mirë

Lp 4,1.5-9; Ps 147; Mt 5,17-19

 

E tani, o Izrael, dëgjo urdhërimet dhe rregulloret që po jua mësoj

Lp 4,1

 

Po, Atë, urdhërimet e tua janë një dhuratë e çmueshme e dashurisë tënde, e urtësisë tënde! Ti, që na deshe dhe na krijove, e di se cila është rruga që na çon drejt gëzimit. Ne po të besohemi ty dhe po kërkojmë me të gjithë zemrën të të bindemi: faleminderit që po na ndihmon, faleminderit që na fal dhe na ringre, përgjithmonë!

 

 

3/3 E ENJTE III K.K. [III]

Sh. Marini

Jer 7,23-28; Ps 94; Lk 11,14-23

 

Unë do të jem Hyji juaj e ju do të jeni populli im Jer 7,23

 

Ky premtim i Zotit ndiqet nga fjalët: “Dëgjoni zërin tim, e…”. E Jezusi do të thotë: “Kush më do zbaton fjalën time”.

Faleminderit, Jezus, për Fjalën tënde: e dhurata jote, që mirëpres, më bën “tëndin”, gjymtyrë të Kishës, që është Korpi yt. Zëri yt është ende i gjallë: në Shkrim, në Kishë e në zemrën time!

 

 

4/3 E PREMTE III K.K. [III]

Sh. Kazimiri

Oz 14,2-10; Ps 80; Mk 12,28-34

 

Do t’ua shëroj pabesnikërinë

Oz 14,5

 

Si na shëron Zoti? Duke na bërë të shikojmë madhështinë e dashurisë së tij: një dashuri pafundësisht në besnikëri, e qëndrueshme, e gatshme të na falë e të na pranojë sërisht, një dashuri konkrete që bën gjithçka për të na tërhequr nga vetja e për të na ndezur sërisht besimin tonë në të.

Faleminderit, Atë: dashuria e kryqëzuar e Birit Tënd Jezus ngadhënjen mbi pabesinë time e më bën të dëshiroj që të kthehem për të të dashur me të gjithë zemrën, me të gjithë veten time. E në këtë dashuri do të ketë vend për të gjithë vëllezërit e mi.

 

 

5/3 E SHTUNË III K.K. [III]

Sh. Teofili

Oz 6,1-6; Ps 50; Lk 18,9-14

 

Dua dashurinë e jo flinë   Oz 6,6

 

Tashmë profetët, të ndriçuar nga Shpirti i Shenjtë, kishin kuptuar dhe i kishin mësuar popullit të Izraelit se ajo çka i pëlqen Zotit është një jetë e jetuar në marrëdhënie dashurie me të.

Jezus, me flinë tënde ti përmbushe dëshirën e Atit: na bëre Bij të tij! Jepna përsëri Shpirtin e Shenjtë, sepse, në dritën e tij, mund të ecim në rrugën e dashurisë!

 

 

6/3 E PDJELË IV K.K. [IV]

Sh. Koleta

Joz 5,9.10-12; Ps 33; 2Kor 5,17-21;

Lk 15,1-3.11-32

 

U çua dhe mori rrugën të kthehet tek i ati Lk 15,20

 

Jezusi na e paraqet kështu Atin tonë qiellor: atë djalë, që preferoi pjesën e trashëgimisë ndaj dashurisë së tij, dhe që kishte shkuar, duke ia coptuar zemrën, ai gjithmonë e kishte pritur, me dashuri të pandryshueshme.

Edhe unë, Baba, jam një mëkatar i varfër: faleminderit për puthjen dhe për përqafimin tënd që e rezervon edhe për mua!

 

 

7/3 E HËNË IV K.K. [IV]

Sh. Perpetua e Sh. Feliçita, martire † 202/203

Is 65,17-21; Ps 29; Gjn 4,43-54

 

Unë po krijoj qiell të ri e tokë te re

Is 65,17

Edhe qielli, me yjet e tia, kthjelltësia e tij, retë e tia; edhe toka, me malet e veta, ultësirat e veta, sythat e veta, shkëlqejnë prej bukurisë së re, kur ti, Jezus, jeton në zemrën time, duke më dhënë paqen tënde! Me fjalën tënde, me sakramentet, ti po na përgatit për dhuratën e jetës së re, të ringjallur: faleminderit, Jezus!

 

 

8/3 E MARTË IV K.K. [VI]

Sh. Gjoni i Hyjit, rregulltar † 1550

Ez 47,1-9.12; Ps 45; Gjn 5,1-16

 

Çdo qenie e gjallë që lëviz, kudo që të arrijë burimi, do të jetojë Ez 47,9

 

Uji është shenjë jete. Uji që Ezekieli pa të dilte nga ana e djathtë e tempullit na bën të mendojmë për ujin e dalë nga brinja e djathtë e Jezusit në kryq; na bën të kuptojmë bollëkun e plotësinë e jetës që Jezusi na jep, na siguron shërimin që, përmes Kishës, ai vazhdon ta vërë në veprim, ashtu si atë ditë në pellgun e Betzatës.

 

 

9/3 E MËRKURË IV K.K. [IV]

Sh. Françeska Romake, rregulltare † 1440

Is 49,8-15; Ps 144; Gjn 5,17-30

 

Të ndihmova ditën e shpëtimit

Is 49,8

 

Mund të ta përsëris edhe unë e mund ta përsërisësh edhe ti. Kaluam netë të ftohta dhe të errëta, patëm uri dhe etje… Ishin mëkatet tona, mosbindja ndaj Fjalës së Jezusit që na bënë të vuajmë. Por, në pikëllim, e thirrëm përsëri atë, vetë atë dhe Ai na dha jetën, me faljen e vet! Faleminderit, Jezus!

 

 

10/3 E MARTË III K.K. [III]

Dyzet martirët e Sebastës

Dan 3,25.34-43; Ps 24; Mt 18,21-35

 

Prej teje do të bëj një popull të madh Dal 32,10

 

Pikërisht, Moisiut, Zoti i drejton këtë premtim. Por Moisiu, tashmë, në zemër mbart vetë dashurinë e Hyjit për Popullin: jeton për ta dhe për ta, e ndonëse mëkatar, ai lutet, derisa nga vetë Zoti të mund të bekohet e shëlbohet. Edhe nëse është mosdëgjues, i pabindur, bëhet ndërmjetësues: e Zoti dëgjon dhe fal. Sa e madhe dhe e bukur është dashuria e Hyjit në zemrën e njeriut! Edhe unë mund ta mirëpres atë!

 

 

11/3   E PREMTE IV K.K. [IV]

Sh. Kostandini

Ur 2,1.12-22; Ps 33; Gjn 7,1-2.10.25-30

 

I verboi paudhësia e tyre Ur 2,21

 

Kjo pjesë e Shkrimit ka të bëjë me profecinë e kundërshtimit të Jezusit nga ana e krerëve të Judejve. Ajo çfarë ka përjetuar Jezusi, edhe nëse në përmasa ndryshe, e përjeton edhe kush kërkon t’i bindet Zotit, në mes të shumë të tjerëve që nuk e dëgjojnë zërin e tij.

Jezus, po të lutem në përvujtëri, të më drejtosh duke më marrë përdore: mos lejo që egoizmi im të më verbojë, dhe unë pastaj, duke mos pranuar ”profetët” e tu, ta refuzoj dashurinë tënde!

 

 

12/3 E SHTUNË IV K.K. [IV]

Sh. Maksimiliani

Jer 11,18-20; Ps 7; Gjn 7,40-53

 

Ty ta kam besuar çështjen time

Jer 11,20

 

Jeremia, me braktisjen e tij në Hyjin në vuajtjet e mëdha të hasura në detyrën e profetit, bëhet lajmi i Jezusit, i besimit të tij të bindur në Atin: besim i përjetuar deri për të hyrë në vdekjen duke e braktisur veten në duart e tia. Besimi që nuk u zhgënjye: do të lindë në fakt, agimi i ringjalljes.

Jezus, dua të të besohem me ty, në Atin, sot e përgjithmonë!

 

 

13/3 E DJELA V K.K. [I]

Sh. Lazri

Oz 14,2-10; Ps 80; Mk 12,28-34

 

Shko, por tani e tutje mos mëkato më   Gjn 8,11

 

Ashtu si gruaja mëkatare, edhe unë, Jezus, mbeta vetëm, me ty! Më dhe fjalën e faljes tënde, konkrete, kaq të fortë sa të coptosh çdo zinxhir; më dhe dashurinë tënde, kaq të vërtetë sa të shuash çdo etje timen… Si mund të largohem nga ti? Përsëri, e përsëri, për fat të keq, rrëzohem, por nuk mund të qëndroj larg teje!

 

 

14/3 E HËNË V   K.K. [I]

Sh. Matilda

Dan 13,1-9.15-17.19-30.33-62; Ps 22; Gjn 8,12-20

 

I çoi sytë drejt qiellit: sepse zemra e saj kishte besim në Zotin Dan 13,35

 

Sa shembuj feje e besimi në Zotin shikojmë në Bibël, në jetën e Shenjtërve, por edhe në jetën e shumë vëllezërve tanë bashkëkohës!

Ky fund i Kreshmëve qoftë një kohë në të cilën rritet braktisja jonë e besimi ynë në dashurinë e Atit: atëherë do të çelë shpresa e do të lulëzojë paqja dhe gëzimi pashkor.

 

 

15/3 E MARTË V K.K. [I]

Sh. Luiza e Marillac

Nr 21,4-9; Ps 101; Gjn 8,21-30

 

Kushdo që, pasi ta ketë ngrënë gjarpri, ta shikojë, do të shpëtojë

Nr 21,9

 

Zot Jezus, je ti në lartësi mbi kryqin në vend të gjarprit të bronxtë. Unë të shikoj ty, e shërohem nga e keqja që bën mëkati im. Ankesat e mia, kritikat e mia dhe akuzat e mia, që më bëjnë të keq, shërohen. Duke të parë ty i ofrohem edhe unë Atit për të mbajtur mbi shpatulla mëkatin e botës.

 

 

16/3 E MËRKURË V K.K. [I]

Sh. Herberti

Dan 3,14-20.46-50.91-92.95; Dan 3,52-56; Gjn 8,31-42

 

Nëse do ta mbani fjalën time,

vërtet do të jeni nxënësit e mi  

Gjn 8,31

 

“Nëse do të qëndroni në fjalën time”: nëse mendimet e mia dhe ndjenjat e mia, nëse hapat e mia dhe veprimet e mia janë “në fjalën tënde”, në Shpirtin e tij, në «linjat» e tia, atëherë unë jetoj në Jezusin dhe jam me të vërtetë i tiji!

 

 

17/3 E MARTË IV K.K. [IV]

Sh. Patriku ipeshkëv † rreth 461

Ez 47,1-9.12; Psl 45; Gjn 5,1-16

 

Ti duhet ta ruash besëlidhjen time, po ashtu edhe pasardhësit e tu brez pas brezi   Zan 17,9

 

Është e bukur që para se t’i kërkonte diçka për Abrahamin, Zoti i liston të gjitha hiret, të gjithë të mirën që ka vendosur të bëjë ndaj tij dhe pasardhësve të tij. Vetëm pasi ta ketë premtuar dhe zotuar dashurinë e vet, i kërkon Abrahamit që ta kryejë atë pjesë të vogël çfarë i takon. Me të vërtetë mund të jap besimin dhe të bindem për një Hyj që zotohet i pari!

 

 

18/3 E PREMTE V K.K. [I]

Sh. Çirili i Jeruzalemit, ipeshkëv e mësues

† 386  

Jer 20,10-13; Ps 17; Gjn 10,31-42

 

Me mua është Zoti si trimi i trimave Jer 20,11

 

Faleminderit, Jezus, që sikurse Ati, të ndenji pranë në çdo sprovë, kështu mbetesh gjithmonë ti me mua! Vetëm më kërkon që të jem i butë, të jem besues, të qëndroj në dashuri, duke ta lënë ty mbrojtjen time.

 

 

19/3 E SHTUNE   SH. JOZEFI,

I Fejuari i së LUM.VIRGJ. MARI [P]

2Sam 7,4-5.12-14.16; Ps 88; Rom 4,13.16-18.22; Mt 1,16.18-21.24 ose Lk 2,41-51

 

Jozefi bëri siç i urdhëroi engjëlli i Zotit Mt 1,24

 

Sot Kisha është në festë për pajtorin e saj Sh. Jozefin, burrin e Virgjërës Mari. Ai, që u bë babai i Jezusit, fëmijë e adoleshent, është edhe pajtor i atyreve që, në Kishë, kanë detyrën e atësisë, si fizike ashtu edhe shpirtërore.

Sh. Jozefi, i ndihmon të gjithë baballarët për të kërkuar dhe për të dëgjuar gjithmonë vullnetin e Zotit për bijtë e vet: do t’i shikojnë të rriten të ditur, të përzemërt e të gëzuar!

 

 

20/3 E DJELA E LARIT [P]

Sh. Niketa

Lk 19,28-40; Is 50,4-7; Ps 21; Fil 2,6-11;

Lk 22,14 - 23,56

 

Lutuni që të mos bini në tundim  

Lk 22,40

 

Jezus, ti na ke dhënë shembullin sesi përballohet prova: i je lutur Atit tënd me të gjitha forcat, deri në të djersiturit gjak! Në këtë Javë të Shenjtë dua të jem i pranishëm e të marr pjesë në lutjen e Kishës tënde: do të marr forcë edhe unë për “luftën” time të përditshme: do të di të jem besnik dhe do të di të jem mbështetja për ndokënd prej vëllezërve të mi!

 

 

21/3 E HËNA E MADHE [II]

Sh. Benvenuti

Jer 11,18-20; Ps 7; Gjn 7,40-53

 

Unë, Zoti, të thirra në drejtësi

e për dore të kam marrë Is 42,6

 

Jezus, Ati, që të do nga përjetësia, deshi të të besojë ty planin e vet të shëlbimit për të gjithë ne. E ti e mirëprite vullnetin e tij, jetove në dashurinë e heshtur, përvujtërinë e vuajtjen mizore të Mundimit e të Vdekjes në Kryq.

Jezus, i njëlindur Bir i Atit, i Drejtë për ne të padrejtit, të qoftë lavdia!

 

 

22/3 E MARTA E MADHE [II]

Sh. Kristiani

Is 50,4-9; Ps 68; Mt 26,14-25

 

Unë të caktoj të jesh drita e popujve Is 49,6

 

Jezus, kur përshkoje rrugët e Galilesë e të Jeruzalemit, duke njoftuar dashurinë e Atit dhe përmbushjen e premtimeve të tia, i drejtoheshe popullit të Izraelit. Tani që po të afrohet çasti i dhënies së jetës, e të lënit që ta dorëzosh në duart e njerëzve, ti mendon për të gjitha kombet, për të gjithë njerëzimin: ti e di se sakrifica jote do të jetë për të gjithë njerëzit e të gjitha kohërave, përfshirë edhe mua. Të adhuroj, Zot Jezus!

 

 

23/3 E MËRKURA E MADHE [II]

Sh. Turibi i Mongrovejës ipeshkëv † 1606

Is 50,4-9; Ps 68; Mt 26,14-25

 

Zoti Hyj ma dha një gjuhë të ditur

Is 50,4

 

Nëse jemi dishepuj të vërtetë të Jezusit, nëse do të mësojmë nga ai, veçanërisht këto ditë të shenjta, për ta mbajtur kryqin, me dashuri dhe besim ndaj Atit, vetë Jezusi do të vendosë në gojën tonë fjalët e tia: fjalë që ngrohin dhe ndriçojnë zemrën, që japin shpresë e jetë të re për të pikëlluarit e tokës.

 

 

24/3 E ENJTJA E MADHE [II]

Sh. Katerina e Suedisë

Es 12,1-8.11-14; PS 115; 1Kor 11,23-26;

Gjn 13,1-15

 

Ai që më dërgoi, është me mua

Gjn 8,29

 

Populli i Izraelit duhej të kujtonte me anën e një kremtimi të veçantë çlirimin nga skllavëria të Egjiptit. Ne, Kisha e Jezusit, sot e për çdo ditë, gjatë të Shenjtes Eukaristi, kremtojmë ofertën e Jezusit në Kryq; me këtë vepër dashurie ai na ka çliruar nga skllavëria e mëkatit dhe e vdekjes. Faleminderit, Zot Jezus!

 

 

25/3 E PREMTJA E MADHE [P]

Sh. Rikardi

Is 52,13 - 53,12; Ps 30; Heb 4,14-16; 5,7-9;

Gjn 18,1 - 19,42

 

A mos je edhe ti prej nxënësve të tij?   Gjn 18,25

 

Po, jam, sepse Jezusi më deshi deri në dhënien e jetës së tij për mua. Jam, sepse nga buzët e tia dëgjoj vetëm fjalë plot me falje e paqe. Jam, sepse vetëm ai më bën që ta njoh Hyjin si Baba. Jam, sepse vetëm ai e mundi vdekjen duke e shndërruar në një vepër dashurie. Jam: ai është Shëlbuesi im, Zoti im e Hyji im.

Gjaku yt, Jezus, zbrittë mbi mua dhe më bëftë dëshmitarin tënd.

 

 

26/3 E SHTUNA E MADHE [P]

Sh. Teodori

Zan 17,3-9; Ps 104; Gjn 8,51-59

 

Kemi një avokat pranë Atit

1Gjn 2,1b-2

 

Sot, Jezus, do të qëndroj mbi varrin tënd: do të adhuroj, Hyji im, pjesëmarrës i vetë vdekjes sime. Ti e ke mirëpritur, që Ati të më mbajë gjithmonë në mes krahëve të tia të dashurisë e të mëshirës. Akuzuesi, në fakt, përpara ofertës tënde, duhet të heshtë: faleminderit, Jezus, Avokati im, Shpëtimtari im!

 

 

27/3 E DJELA E PASHKËVE TË RINGJALLJES

Sh. Ruperti

Vap 10,34.37-43; Ps 117; Kol 3,1-4

ose 1Kor 5,6-8; Gjn 20,1-9 ose Lk 24,1-12 ose Lk 24,13-35

 

Me të vërtetë u ngjall Zotëria  

Lk 24,34

 

Jezus, je i gjallë dhe vdekja nuk të frikëson kurrë! Je i pranishëm çdo ditë e në çdo vend; falë ringjalljes: tani je Zoti, mund të të ndjekim pas, të të duam, të të dëgjojmë, mund të bindemi për çdo fjalë tënden në çdo rrethanë. Gëzimi ynë nuk mund të jetë i zëvendësuar, as edhe nga shpifja e jo më nga përndjekja. Këto gjëra për ty janë zhdukur!

 

 

28/3 E HËNA E ENGJËLLIT [P]

Sh. Shtjefni

Vap 2,14.22-33; Ps 15; Mt 28,8-15

 

Mos kini frikë! Shkoni e lajmëroni Mt 28,10

 

Gratë, të bindura ndaj engjëllit, takojnë Jezusin. Dhe ai para së gjithash i qetëson, më pas u beson atyreve një mision të madh. Ato do të shkojnë për t’u raportuar dishepujve për takimin e tyre. Është gëzim për të gjithë që të shikosh se roli i grave, për Jezusin e ringjallur, paraprin rolin e apostujve!

 

 

29/3 E MARTA E PASHKËVE [P]

Sh. Bertoldi

Vap 2,36-41; Ps 32; Gjn 20,11-18

 

Shpëtohuni nga kjo brezni e mbrapshtë!   Vap 2,40

 

Janë fjalët e thëna nga Pjetri për ata hebrenj që ishin kthyer në Jezusin, pasi e patën dorëzuar për dënimin me vdekje. E Jezusi i ringjallur, i pranishëm në të vetët dhe në bashkimin e tyre, nuk i refuzon ekzekutuesit e vet: ka vdekur edhe për ta dhe u jep atyreve Fjalën e vet të jetës: “Mos e lini veten të mashtroheni nga shpirti i botës, që do t’u heqë nga zemra dashurinë e gëzimin”. Është e tëra kjo, që Jezusi na e përsërit ne, mëkatarëve të varfër, sot! Aleluja!

 

 

30/3 E MËRKURA E PASHKËVE [II]

Sh. Amadeu

Vap 3,1-10; Ps 104; Lk 24,13-35

 

Rri me ne se u bë natë e dita po shkon në të sosur   Lk 24,29

 

Dy dishepujt e Emausit nga i panjohuri që u qe bashkuar në rrugë, kishin dëgjuar fjalë për të cilat zemra e tyre digjej; dëshironin të qëndronin ende me të… Vazhdo të na flasësh, Jezus! Fjala jote, e gjallë, në Kishë, në Ungjillin e Shenjtë, na ballafaqon dhe na jep jetë: me ty nuk i druhemi errësirës së botës! Aleluja!

 

 

In primo piano