CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
03 MARS 2012 03 MARS 2012
MARS
2012
1
E ENJTE
Sh. Albini
Kush lyp,
i jepet
1/3 E ENJTE I K.K. [I]
Sh. Albini
E Lum. Giovanna Maria Bonomo virgj. † 1670
Esd 4,1.3-5.12-14; Ps 137; Mt 7,7-12
Kush lyp, i jepet Mt 7,8
Ndonjëherë themi: “Po unë jam
tepër i keq që Zoti nuk po mundet
të më dëgjojë!”. Ky pohim nuk është
në sintoni me Ungjillin.
Zemra e Atit mbetet zemër e Atit
përgjithmonë edhe atëherë, kur unë
largohem nga Ai…
Veshi i tij është gjithmonë
i kujdesshëm ndaj zërit tim; e për
më tepër, nëse ky zë i vjen për
së largu, si thirrje e përvuajtur që
kërkon ndihmën dhe fitimin
e mëshirës.
MARS
2012
2
E PREMTE
Sh. Karli
i Mirë
Nëse drejtësia juaj
nuk do të jetë
më e madhe se ajo
e farisenjve...
2/3 E PREMTE I K.K. [I]
Sh. Karli i Mirë
Ez 18,21-28; Ps 129; Mt 5,20-26
Nesë drejtësia juaj nuk do të jetë
më e madhe se ajo e farisenjve…
Mt 5,20
Farisenjtë ishin pedantë në
vëzhgimin e neneve të ligjit:
t’ua kaloje atyre, thuajse ishte e
pamundur. Por ajo për të cilën flet
Jezusi, është një tjetër ‘drejtësi’:
ajo çka e tejkalon nenin, duke
u bindur me dashuri ndaj dashurisë
së Hyjit. Neni thotë të mos vrasësh,
por Ati më thërret edhe për të
dashur dhe për ta falur vëllanë tim
e madje edhe armikun tim.
Neni më tregon mosngrënien e
mishit të premteve, ndërsa dashuria
e Atit më shtyn për ta ndarë
ushqimin me atë që është në nevojë.
MARS
2012
3
E SHTUNE
Sh. Marini
Lutuni për ata
që ju salvojnë
3/3 E SHTUNË I K.K. [I]
Sh. Marini
Lp 26,16-19; Ps 118; Mt 5,43-48
Lutuni për ata që ju salvojnë
Mt 5,44
A ke provuar ndonjëherë të lutesh
për atë kushëri apo të afërt o koleg,
që të ka bërë keq? Provoje sot,
madje tani. Edhe nëse ndjen tepër
inat, thuaji Atit: “Ti, që më do kaq
shumë, bekoje këtë person, derisa
të rritet në dashurinë tënde!”.
Provoje edhe nesër. Dalëngadalë
ky inat do të svanitet e ti do të
gjendesh me zemër të çliruar dhe
do të provosh gëzimin e të qenurit…
ashtu sikurse Hyji!
MARS
2012
4 Sh. Kazimiri
Petkat e tija
u bënë ndriçuese,
të bardha
E DJELË 2012 2012
4/3 E DJELË II K.K. Viti B [II]
Sh. Kazimiri
Zan 22,1-2.9.10-13.15-18; Ps 115;
Rom 8,31-34; Mk 9,2-10
Petkat e tija u bënë ndriçuese të
bardha Mk 9,3
Në këtë Kreshmë çona ‘në mal’,
o Jezus: do të jemi më pranë
teje, mjaft larg shkujdesjeve e
preokupimeve; duke të shikuar,
duke të dëgjuar, duke mirëpritur
bashkë me ty vullnetin e Atit; edhe
‘veshja’ jonë e jeta jonë, do të
shndrisë nga lavdia jote: do të bëhet
me ty një ‘jetë e ringjallur’!
MARS
2012
5 Sh. Teofi li
Falni
dhe do të jeni
të falur
E HËNË
5/3 E HËNË II K.K. [II]
Sh. Teofili
Lp 9,4-10; Ps 78; Lk 6,36-38
Falni dhe do të jeni të falur Lk 6,37
Për cilën përgatitje më të mirë lidhur
me kremtimin e Pashkëve, bëhet
fjalë, nëse nuk kërkoj të heq dorë
prej mërive, motiveve të inateve dhe
të pëçarjes që ma kyçin zemrën?
Të kremtosh Pashkën, do të thotë
të kremtosh fitoren e Jezusit në kryq,
fitoren e faljes mbi mëkatin.
Si mund të ringjallet në mua Jezusi,
nëse atë e pengoj të më falë?
Gjaku i Jezusit, në të cilin është
fuqia që fal dhe çliron, zbrit mbi
mua dhe më ripërtërij!
MARS
2012
6
Ju të gjithë
jeni vëllezër
Sh. Koleta
E MARTË
6/3 E MARTË II K.K. [II]
Sh. Koleta
Is 1,10.16-20; Ps 49; Mt 23,1-12
Ju të gjithë jeni vëllezër Mt 23,8
Kjo fjalë më ndihmon të ndjehem
në vendin e duhur me të gjithë
dhe t’i shikoj të gjithë me drejtësi.
Më ndihmon që të mos kem frikë
prej atij që e shikoj ‘më lart’ se
veten: ka edhe ai po të njëjtin Zotin
tim, të cilit i jep llogari; edhe unë,
si ai, jam dashur nga i njëjti Atë.
Ndihmomë të mos ndjehem sipër
askujt: nëse kam marrë një detyrë,
e kam marrë për t’u shërbyer
më të vegjëlve. Përkundrazi,
kur ndjehem sipër të tjerëve…
është çasti për të zbritur!
MARS
2012
7
Kelkun tim
do ta pini
Sh. Perpetua
Sh. Feliçita
E MËRKURË
7/3 E MËRKURË II K.K. [II]
Sh. Perpetua e Feliçita, martire † 202/203
Jer 18,18-20; Ps 30; Mt 20,17-28
Kelkun tim do ta pini Mt 20,23
Është një premtim i Jezusit, që mund
të sjellë frikë. Mendoj për sa jetojnë
mërzinë e pritjes së rezultatit të
analizave mjekësore ose edhe për
ata që gjatë kurimit e jetojnë akthin
e rezultatit…
Zot Jezus, sot dua të lutem për këta
vëllezër: bëj që ta ndjejnë dashurinë
tënde, e cila është më e fortë se jeta
dhe vdekja, e që bëhet më e fortë
pikërisht në momentin e dhimbjes;
jepu atyre forcën, që ta ndjejnë
zërin tënd ngushëllues, i cili të jep
sigurinë: “Kurajë, mos u druaj, se
nuk je i vetëm: je duke pirë me mua
nga kupa ime”.
MARS
2012
8
Kanë Moisiun
e profetët;
le t’i dëgjojnë ata
Sh. Gjoni
i Hyjit
E ENJTE
8/3 E ENJTE II K.K. [II]
Sh. Gjoni i Hyjit, rregulltar † 1550
Jer 17,5-10; Ps 1; Lk 16,19-31
Kanë Moisiun e profetët;
le t’i dëgjojnë ata Lk 16,29
E kemi shpesh tundimin për të
mbajtur si të domosdoshme ndonjë
shenjë të jashtëzakonshme lidhur
me kthimin tonë ose të cilitdo që
jeton pranë nesh. Por Zoti na ka
folur dhe përsëri na flet në Kishën
e tij, mbi lodhjen për të besuar
dhe për t’iu bindur konkretisht
Fjalës së Tij: është kjo udha që
na çon në qiell!
Jezus, sot dua të të dëgjoj!
MARS
2012
9
Përsëri dërgoi
shërbëtorë të tjerë
Sh. Françeska
Romake
E PREMTE
9/3 E PREMTE II K.K. [II]
Sh. Françeska Romake, rregulltare † 1440
Zan 37,3-4.12-13.17-28; Ps 104;
Mt 21,33-43.45
Përsëri dërgoi shërbëtorë të tjerë
Mt 21,36
Sot jemi ne, Kisha e bashkuar
në Jezusin, ‘hardhia’ për të cilën
Ati kujdeset: dashuria e tij bën të
mundur që ne të sjellim fryte të reja
dashurie. E kur ai do të dërgojë
punëtorë e tij – rrethanat e jetës,
frymëzimet, fjalët e vëllezërve – për
të vjelur ndonjë prej këtyre fryteve,-
t’ia ofrojmë me gëzim: falë atij
e në këqyrjen e tij është jeta jonë
e përvuajtur!
MARS
2012
10
Bir,
ti je gjithmonë
me mua
Dyzet marti rët
e Sebastës
E SHTUNË
10/3 E SHTUNË II K.K. [II]
Dyzet martirët e Sebastës
Mik 7,14-15.18-20; Ps 102; Lk 15,1-3.11-32
Bir, ti je gjithmonë me mua Lk 15,31
Po, Atë, kjo është dhurata më
e bukur që mund të marr nga ti!
Kur e fal vëllanë tim, kur e ruaj
zemrën time në paqe e në besim,
kur prej jetës sime, orëve të mija,
dhuratave me të cilat ti më ke
pasuruar, unë bëj një dhuratë dhe
e di që jam me ty.
Faleminderit, Atë i mirë!
MARS
2012
11 Sh. Kostandini
Jezusi u ngjit
në Jeruzalem
E DJELË 2012 2012
11/3 E DJELË III K.K. Viti B [III]
Sh. Kostandini
Dal 20,1-17; Ps 18; 1Kor 1,22-25; Gjn 2,13-25
Jezusi u ngjit në Jeruzalem Gjn 2,13
Jezusi ngjitet në Jeruzalem për të
kremtuar Pashkën e tij, Pashkën
e vërtetë.
Të mësojmë nga ti, Jezus: të
mos bëjmë që pashka ‘e jonë’ të
përmbahet vetëm në ndonjë lutje
ose praktikë, e cila nuk mund të
na prekë në zemër; ajo, në të
kundërt, falë edhe zotimit kreshmor,
do të jetë festa e të gjendurit më
pranë e më të bashkuar me ty, për
t’u kënaqur e për t’i dhënë jetë
dashurisë së Atit.
MARS
2012
12
E nxorën
jashtë qytetit
Sh. Maksimiliani
E HËNË
12/3 E HËNË III K.K. [III]
Sh. Maksimiliani
2Mbr 5,1-15; Ps 41-42; Lk 4,24-30
E nxorën jashtë qytetit Lk 4,29
Është qyteti i Nazaretit, pikërisht
ku Jezusi ishte rritur.
Zot Jezus, të falënderoj: për mua e
për të gjithë, sepse pa u ankuar, ke
vuajtur refuzimin, pakuptueshmërinë
dhe vetminë. Përvujtësisht të kërkoj
dritën për të të rinjohur e për të të
mirëpritur: e di se ti më viziton dhe
më flet për çdo ditë.
MARS
2012 E MARTË 2011
13
E liroi
dhe ia fali
dënimin
Sh. Lazri
13/3 E MARTË III K.K. [III]
Sh. Lazri
Lp 3,25.34-43; Sal 24; Mt 18,21-35
E liroi dhe ia fali dënimin Mt 18,27
Ky padron jo vetëm që e dëgjon
përgjërimin e shërbyesit borxhli,
por shkon edhe më tutje: nuk i jep
as kohën për të larë borxhin, por,
madje ia fal krejt atë.
Kjo është drejtësia që shëlbon dhe
drejtësia e dashurisë që çliron.
Edhe unë dua të jem ‘i drejtë’ ashtu
si Ati im!
MARS
2012
14
E MËRKURË
Sh. Mati lda
Kam ardhur
që ta përkryej ligjin
14/3 E MËRKURË III K.K. [III]
Sh. Matilda
Lp 4,1.5-9; Ps 147; Mt 5,17-19
Kam ardhur që ta përkryej ligjin
Mt 5,17
Duke të parë ty, Jezus, në
shembullin e mrekullueshëm që më
ke dhënë gjatë jetës sate tokësore,
e duke ardhur tek ti për të kërkuar
përvujtësisht dritën e forcën, ja tek
jam i sigurtë për të qenë gjithnjë
përpara Atit në dritën e birit.
Jezus, ti je përmbushja e Shkrimit,
ti je e tëra ajo që Ati, ngahera,
a dëshiruar të më japë!
Faleminderit!
MARS
2012
15
E ENJTE
Sh. Luiza
e Marillac
Memeci nisi të flasë
15/3 E ENJTE III K.K. [III]
Sh. Luiza e Marillac
Jer 7,23-28; Ps 94; Lk 11,14-23
Memeci nisi të flasë Lk 11,14
Çfarë ndryshimi të jetë për atë njeri,
që tanimë mund të flasë!
Mbase, ashtu si për Zakarinë edhe
për këtë njeri, fjalët e para do
të kenë qenë fjalë falënderimi e
lëvdimi.
Ndoshta edhe unë jam memec, në
drejtim të asaj se shpesh nuk di të
falënderoj; nuk i jam mirënjohës
as Zotit dhe as atij që më qëndron
pranë…
Derisa jeta ime të bëhet e re, gjatë
kësaj kohe, në lutjen time, do të
kem kujdesin për t’i dhënë përparësi
fjalës faleminderit!
MARS
2012
16
E PREMTE
Sh. Herberti
Nuk je larg
mbretërisë së Hyjit
16/3 E PREMTE III K.K. [III]
Sh. Herberti
Oz 14,2-10; Ps 80; Mk 12,28-34
Nuk je larg mbretërisë së Hyjit
Mk 12,34
Jezusi i thotë këto fjalë siguruese
Skribit, që e kishte pyetur: shikon
që ai e kishte kuptuar se cili është
vullneti kryesor i Atit; për më tepër,
e kishte kuptuar se cili është qëllimi
i çdo urdhëri hyjnor dhe cila duhet
të jetë shtysa për çdo vëzhgim fetar
në çfarëdolloj veprimi: dashuria -
dashuria si përgjigje mirënjohjeje
ndaj Hyjit dhe si hap konkret
drejt vëllait.
MARS
2012
17
E SHTUNË
Sh. Patriku
O Hyj, ki mëshirë
për mua mëkatarin
17/3 E SHTUNË III K.K. [III]
Sh. Patriku ipeshkëv † rreth 461
Oz 6,1-6;
Ps 50; Lk 18,9-14
O Hyj, ki mëshirë për mua
mëkatarin Lk 18,13
Për çdo ditë kam rastin ta bëj timen
lutjen e tagrambledhësit dhe kjo
ngjet, kur ndjehem në dobësi ose në
mëkat; e kështu nxitoj menjëherë tek
Jezusi dhe kërkoj ndërhyrjen
e tij të mëshirshme; vetëm atëherë,
ndjehem i zgjidhur nga mëkati dhe
i ripërtërirë e madje kam deri
besimin që ai di ta kthejë në të mirë
edhe mjerimin tim. E kur kjo ngjet
në Sakramentin e Rrëfimit,
fjala e meshtarit jep sigurinë ndaj
besimit tim.
Faleminderit, Zot Jezus!
MARS
2012
18 Sh. Çirili
i Jeruzalemit
Kush beson
në të
nuk dënohet
E DJELË 2012 2012
18/3 E DJELË IV K.K. Viti B [IV]
Sh. Çirili i Jeruzalemit, ipeshkëv e mësues
† 386
2Kr 36,14-16.19-23; Ps 136; Ef 2,4-10;
Gjn 3,14-21
Kush beson në të nuk dënohet
Gjn 3,18
Zot Jezus, sot e në të gjithë këtë
javë, duam të sjellim ata njerëz që
nuk e dinë se kanë nevojën për ty:
ata nuk e shikojnë mëkatin e tyre
dhe nuk kujtohen për dënimin që
peshon mbi ta.
Le të mund të vijnë tek ti, që të
marrin shpëtimin tënd e të njohin
paqen e vërtetë!
MARS
2012
19
E HËNË
SHËN JOZEFI
Ti ngjitja emrin
Jezus
19/3 E HËNË SH. JOZEFI,
I FEJUARI i së LUM.VIRGJ. MARI [P]
2Sam 7,4-5.12-14.16; Ps 88;
Rom 4,13.16-18.22; Mt 1,16.18-21.24
Ti ngjitja emrin Jezus Mt 1,21
Faleminderit Jezus, për emrin tënd
dhe faleminderit për dhuratën
e mundësisë së të shprehurit në
brendësinë e zemrës dhe përkarshi
të tjerëve.
Faleminderit, se ti që je Hyj, e le
veten të edukohesh prej një njeriu.
Faleminderit Shën Jozef, që ke
qenë baba.
Faleminderit babait tim dhe të gjithë
asaj çka më ka transmetuar prej
dashurisë sate.
MARS
2012
20 Sh. Niketa
Jezusi e mori vesh
se është për
kohë të gjatë
në atë gjendje…
E MARTË
20/3 E MARTË IV K.K. [IV]
Sh. Niketa
Ez 47,1-9.12; Ps 45; Gjn 5,1-3.5-16
Jezusi e mori vesh se është për kohë
të gjatë në atë gjendje… Gjn 5,6
Jezus, ti e shikon të gjithë varfërinë
time. Shikon sesi prej vitesh tërheq
zvarrë jetën e besimit sipërfaqësor,
shikon të gjitha pabesitë e mia,
zotimin tim të pakët dhe dashurinë
time të brishtë për ty.
Faleminderit që e kthen sërisht
vështrimin mbi mua e më kërkon:
“A do që të shërohesh?”.
Faleminderit që prej fuqisë
së dashurisë sate, mund të filloj
të hedh hapa të reja: tashmë jo
për të nesërmen, por për të
tanishmen, menjëherë.
MARS
2012
21
E MËRKURË
Sh. Benvenuti
E quante
Hyun
Atin e tij
21/3 E MËRKURË IV K.K. [IV]
Sh. Benvenuti
Is 49,8-15; Ps 144; Gjn 5,17-30
E quante Hyun Atin e tij Gjn 5,18
Për krerët e Judenjve ky ishte ‘faji’
i Jezusit: të guxonte që të bëhej aq
i afërt me Hyjin! Porse nuk e kishin
kuptuar ose nuk donin ta kuptonin
se Jezusi ndjehej përpara Atit si Biri,
për t’iu përgjigjur dashurisë së tij
dhe për ta shpallur atë;
jo si satanai, i cili kishte dashur të
vihej në vend të Hyjit për të zotëruar.
Në leximin e parë, të sotmin, Ati na
thotë: “Nëse do të ishte edhe një
grua e vetme, që do ta harronte të
birin, unë nuk do të të harroj kurrë”.
Ati na do edhe ne, po aq pranë
vetes, si bij; nëpërmjet Jezusit, na ka
thënë se mund ta quajmë Atë.
MARS
2012
22
E ENJTE
Sh.Kristi ani
Nuk doni
të vini
tek unë,
që ta keni jetën
22/3 E ENJTE IV K.K. [IV]
Sh. Kristiani
Dal 32,7-14; Ps 105; Gjn 5,31-47
Nuk doni të vini tek unë, që ta keni
jetën Gjn 5,40
Zot Jezus, ja pra ajo çfarë të bën që
të vuash: pamundësia e dhënies së
jetës! Kur në etjen time për dritë, për
falje, për dashuri dhe për gëzim,
nuk të drejtohem ty, mbetem i
pashpaguar e pajetë…
E ti, që pret prej meje vetëm të
drejtohem me besim, po vuan ende!
Falmë, o Jezus!
MARS
2012
23
E PREMTE
Sh. Turibi
i Mongrovejës
Nuk erdha
prej vetvetes
23/3 E PREMTE IV K.K. [IV]
Sh. Turibi i Mongrovejës ipeshkëv † 1606
Ur 2,1.12-22; Ps 33; Gjn 7,1-2.10.25-30
Nuk erdha prej vetvetes Gjn 7,28
Me çfarë gëzimi e njeh Jezusi të
ardhurit në emër të Atit! Ai është
me të vërtetë Bir: jeton për Atin,
lejon që në ndjenjat e tija, në fjalët
e tija, në gjestet e tija, të kalojë e të
konkretizohet dashuria e Atit!
Jezus, ti je gëzimi i Atit, ndërsa na
bën që ta njohim Atë!
MARS
2012
24
E SHTUNE
Sh. Katerina
e Suedisë
Asnjëri
s’vuri dorë
në të
24/3 E SHTUNË IV K.K. [IV]
Sh. Katerina e Suedisë
Jer 11,18-20; Ps 7; Gjn 7,40-53
Asnjëri s’vuri dorë në të Gjn 7,44
Kjo fjalë, Jezus, do të më japë
paqen gjatë të gjithë kësaj dite!
Jeta ime e bashkuar me tënden,
është në duart e Atit: asgjë nuk
mund të më ngjasë, nëse ai nuk
dëshiron dhe nuk e lejon, e gjithçka,
në ty e falë teje, do të jetë
vetëm dashuri!
MARS
2012
25 Sh. Rikardi
Kur të jem
lartësuar nga toka,
do t’i tërheq tek unë
të gjithë njerëzit
E DJELË 2012 2012
25/3 E DJELË V K.K. Viti B [I]
Sh. Rikardi
Jer 31,31-34; Ps 50; Eb 5,7-9; Gjn 12,20-33
Kur të jem lartësuar nga toka, do t’i
tërheq tek unë të gjithë njerëzit
Gjn 12,32
Jezusi po u përgjigjet nxënësve të
tij: i kishin thënë se Grekët, njerëz
paganë, po e kërkonin.
Jezusi e kupton se po i afrohej ‘Ora’
e vet, çasti i kryqit: në fakt, është
flijimi i tij, përgjigjja e dashurisë së
tij ndaj pritjes së shëlbimit
për çdo njeri!
MARS
2012
26
E HËNË
PARALAJMËRIMI
I LINDJES SË KRISHTIT
Të falem,
o Hirplote
26/3 E HËNË LAJMËRIMI I ZOTIT [P]
PARALAJMËRIMI I LINDJES SË KRISHTIT
Is 7,10-14;Ps 39; Heb 10,4-10; Lk 1,26-38
Të falem, o Hirplote Lk 1,28
Në përshëndetjen e Marisë nga
engjëlli jehon ftesa e gëzimit
shëlbues, drejtuar shpeshherë nga
profetët për popullin: është njoftimi
i gëzimit më të madh, i vetmi gëzim
i vërtetë; ai që Ati ka përgatitur për
çdo njeri!
Ky gëzim je ti, Jezus, je ti pranë
nesh, pra ti në ne, për të na dashur,
mbrojtur e shpëtuar!
Faleminderit, që na ke mirëpritur së
pari ti Mari me besim të pastër e me
dashuri të pastër, ti që je Dhurata
e Atit!
MARS
2012
27 Sh. Ruperti
Nuk më la
vetëm
E MARTË 2011
27/3 E MARTË V K.K. [I]
Sh. Ruperti
Neh 21,4-9; Ps 101; Gjn 8,21-30
Nuk më la vetëm Gjn 8,29
Përse u kujtove, Jezus, që Ati ishte
gjithmonë me ty? Ti e pate sigurinë,
pasi e ndjeje të jetonte në zemrën
tënde e në duart e tua dashuria e tij;
sytë e tu dhe zëri yt ishin mjetet
e kësaj dashurie!
MARS
2012
28
E MËRKURË
Sh. Shtjefni
Nëse do ta mbani
fjalën time,
vërtetë do të jeni
nxënësit e mi
28/3 E MËRKURË V K.K. [I]
Sh. Shtjefni
Dan 3,14-20.46-50.91-92.95; Dan 3,52-56;
Gjn 8,31-42
Nëse do ta mbani fjalën time,
vërtetë do të jeni nxënësit e mi
Gjn 8,31
Prej shumë vitesh po kërkoj që të
ndjek Jezus e për çdo ditë e më
tepër bindem se të jesh nxënësi yt
nuk është vendimi i një momenti
ose një qëllim i arritur një herë e
përgjithmonë. Është, për më tepër,
një vendim në vazhdimësi, është një
diçka ‘e mbetur’, është besnikëria
e sotme, e tanishmja ndaj Jezusit.
MARS
2012
29
E ENJTE
Sh. Bertoldi
Ai, që më lavdëron,
është im Atë
29/3 E ENJTE V K.K. [I]
Sh. Bertoldi
Zan 17,3-9; Ps 104; Gjn 8,51-59
Ai, që më lavdëron, është im Atë
Gjn 8,54
Po mësoj prej teje, Jezus; çdo
përkujdesje, për jetën time, po ia
lë Atit, duke pritur gjithçka prej
duarve të tija: gëzimin e dhimbjen,
përvujtërinë e lëvdimin.
Unë merrem vetëm me të, për
mbretërinë e tij, me dashuri!
MARS
2012
30
E PREMTE
Sh. Amadeu
… pse thashë: Jam
Biri i Hyjit”?
30/3 E PREMTE V K.K. [I]
Sh. Amadeu
Jer 20,10-13; Ps 17; Gjn 10,31-42
… pse thashë: “Jam Biri i Hyjit”?
Gjn 10,36
Mësomë përsëri, Jezus, jetën tënde
të birit: jetë që vjen çast pas çasti
nga zemra e Atit, jetë që është një
vazhdim i të dhënit me përvujtëri!
Atëherë emri i birit të Hyjit, që e
mbaj nga Pagzimi i Shenjtë, nuk
do të jetë motiv mburrjeje, ashtu si
mendonin farisenjtë për Jezusin:
do të jetë ‘lavdia’ e Atit!
MARS
2012
31
E SHTUNË
Sh. Beniamini
Jezusi
do të duhej
të vdiste
31/3 E SHTUNË V K.K. [I]
Sh. Beniamini
Ez 37,21-28; Jer 31,10-13; Gjn 11,45-56
Jezusi do të duhej të vdiste Gjn11,51
Jezusi ‘duhej’ të vdiste: ishte, pra,
vullneti i Hyjit që Jezusi me vdekjen
e tij, transformuar në aktin e
dashurisë më të madhe, të bëhej
Shëlbuesi i çdo njeriu!
Jezus, ndërsa përgatitem për të
jetuar Javën e Madhe, të adhuroj,
të dua e të falënderoj!
E di se duke të mbetur pranë, do
të marr Shpirtin tënd e do të mësoj
edhe unë për të ofruar ‘të vdekurën’
time të përditshme për Atin,
me dashuri!
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- Abbà
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011