ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 mar 2020
03 MARS 2020

03 MARS 2020

1/3  E DIEL  I° GJ. V. Viti A [I] 

Zan 2,7-9; 3,1-7; Ps 50; Rom 5,12-19; Mt 4,1-11  

Adhuroje Zotin, Hyjin tënd  Mt 4,10

Jezusi s’i ka pranuar “mbretëritë” e premtuara nga Satani, që do ta kishte çuar të sundonte popujt me forcë. Ai, përkundrazi, kishte në mendje Fjalën e Atit, që e nxit të ndajë bukën me të uriturin, të mos hante hakun e punëtorëve, të kërkonte të mirën e të gjithëve. Është e lehtë të adhurohet pushteti në vend se Ati. Një ditë më hoqën nga një shërbim që kryeja prej vitesh. Reagimi nervoz i zhgënjimit që kam shfaqur ishte shenjë e qartë që e ‘adhuroja’, që do të të thotë shërbeja, lavdinë time dhe jo Zotin tim.

 

2/3  E HËNË  I° GJ. V. [I] 

Lev 19,1-2.11-18; Ps 18; Mt 25,31-46  

Gjykoje me drejtësi të afërmin tënd Lev 19,15

Kjo fjalë është e drejtuar prej Hyjit gjyqtarëve të popullit të Vet: u urdhëron atyre të jenë të paanshëm, që të mos kenë preferenca, as varësi prej asnjë njeriu, dhe që të mos lihen të korruptohen nga paratë, sepse gjykimi i përket Hyjit.
O Shpirt Shenjt, eja në ndihmën e tyre dhe tonën!

 

 

3/3  E MARTË  I° GJ. V. [I] 

Is 55,10-11; Ps 33; Mt 6,7-15  

Ati juaj e di mirë se për çka keni nevojë  Mt 6,8

Faleminderit, o Jezus, që na mëson lutjen e besueshme, siç bijtë drejt Atit të mirë dhe të drejtë, që njeh çdo nevojë tonën. Ti na ndihmo ta duam dhe t’i kërkojmë thelbësoren për jetën tonë: Bukën Tënde, faljen, aftësinë për të falur, dhe çlirimin nga pushteti i djallit.

 

4/3  E MËRKURË  I° GJ. V. [I]                       (pf: Sh. Kazimiri, † 1484)

Jon 3,1-10; Ps 50; Lk 11,29-32  

Këtu Dikush më i madh se Jona        Lk 11,32

Jezusi na fton të kthehemi, të matemi me Fjalën e Tij dhe ta lëmë atë që nuk është në përputhje. Kështu, do të mund të arrijmë ta njohim Hyjin në vërtetësi. Të kaloja një ditë në tërheqje shpirtërore, në heshtje, duke dëgjuar Fjalën, ishte e mundimshme për mua, gjithësesi angazhohesha ta çoja deri në përfundim. Pas disa vitesh këmbënguljeje, tani e falënderoj shumë Jezusin për këtë mundësi.

 

5/3  E ENJTE  I° GJ. V. [I] 

Es 4,17 n.p-r.aa-bb.gg-hh; Ps 137; Mt 7,7-12  

Lypni e do t’ju jepet  Mt 7,7

E kam bërë këtë eksperiencë të vërtetësisë së premtimit të Jezusit, kur, së bashku më një apo dhe më shumë vëllezër, i kemi kërkuar ndihmë për një person në vështirësi. Zoti ka ndërhyrë me të vërtetë! Faleminderit, o Jezus: mund të mbështetemi gjithmonë në Ty.

 

 

6/3  E PREMTE  I° GJ. V. [I] 

Ez 18,21-28; Ps 129; Mt 5,20-26  

Rregullohu shpejt me kundështarin tënd sa të jesh ende në udhëtim me të   Mt 5,25

Faleminderit, o Jezus, për çdo fjalë Tënden, që na dhuron dashurinë dhe dijen e Hyjit. Ti do që të ketë bashkim dhe harmoni mes njerëzve, dhe për këtë na mëson që të jemi të përvuajtë dhe të përkulshëm, në paqe mes nesh.
Eja, o Shpirt Shenjt, Ti mund të na ndihmosh.

 

7/3  E SHTUNË  I° GJ. V. [I]                                   (p: Sh. Perpetua dhe Feliçita, mart, † 202/203)

Lp 26,16-19; Ps 118; Mt 5,43-48  

Ti sot e zgjodhe Zotin që të jetë Hyji yt  Lp 26,17

O Jezus, çfarë mund të më kërkosh, që unë sot ta kem vetëdijen që Hyji është Hyji im? Si gjë e parë, më vjen në mendje të shenjtëroj të nesërmen, ditën e Tij, të dielën. Do të kremtoj ringjalljen e Tij, do të marr pjesë në Meshën e Shenjtë, do të rri me të mitë në vëllazëri dhe pasditen do të frekuentoj me njerëzit e famullisë një tjetër takim lutjeje për të lëvduar Emrin e Tij. Kështu, do t’I jap mundësinë që ta udhëheqë jetën time Atit të Vet për t’u gëzuar me dashurinë e Tij.

 

8/3  E DIEL  II° GJ. V. Viti A [II] 

Zan 12,1-4; Ps 32; 2Tim 1,8-10; Mt 17,1-9  

Zotëri, është mirë për ne të rrimë këtu!  Mt 17,4

Sot është e diel, dita e Zotit; mund ta shijojmë dashurinë e Tij, praninë e Tij të gjallë mes nesh. Ai na thërret në Meshën e Shenjtë ku na dhurohet neve, në Fjalën e Tij, në Trupin dhe Gjakun e Tij, në takimin me vëllezërit, që besojnë në Të. Faleminderit, o Zot, Jezus: është mirë të rrimë me Ty, të bashkuar me Ty, si tre apostujt mbi mal ku kanë parë dritën Tënde.

 

9/3  E HËNË  II° GJ. V. [II]                                      (p: Sh. Françeska Romake, rreg., † 1440)

Dan 9,4-10; Ps 78; Lk 6,36-38  

Nuk i dëgjuam shërbëtorët e tu profetët  Dan 9,6

Danieli po i kërkon falje Hyjit. E ri-njeh tek vetja e tij, që mëkati kyesor, burim i shumë mëkateve të tjera, është ai i mos-dëgjimit dhe mos-bindjes ndaj profetëve. Këta, në fakt, flasin në Emrin e Hyjit. Ne nuk duhet t’i besojmë zgjuarsisë sonë, nuk mund t’i besohemi arsyetimeve tona, por të rrimë gjithnjë në dëgjim: Hyji shërbehet ende prej njerëzve, që na komunikojnë Fjalën e Tij, që na bëjnë t’i njohim mendimet e Tij.

 

10/3  E MARTË  II° GJ. V. [II] 

Is 1,10.16-20; Ps 49; Mt 23,1-12  

Kush përvujtërohet do të lartësohet   Mt 23,12

Jezusi po na përgatit ta takojmë. Shpirti krenar dhe mburrës, kush kërkon ta kënaqë ambicjen, duke u respektuar dhe nderuar nga të tjerët, nuk është gati dhe nuk do të arrijë ta takojë Jezusin, i butë dhe i përvuajtë me zemër. A do që në ardhjen e Tij, takimi yt me Të, të jetë i gëzueshëm? Kërko t’i pranosh përuljet, të duash në fshehtësi, që ta konsiderosh veten nevojtar për ndihmën e Tij.

 

11/3  E MËRKURË  II° GJ. V. [II] 

Jer 18,18-20; Ps 30; Mt 20,17-28  

Sikurse edhe Biri i njeriut, që s’erdhi për të qenë shërbyer, por për të shërbyer  Mt 20,28

Jeta e Jezusit është e gjitha dhuratë. Është dhuratë edhe jeta ime e bashkuar me Atë. Është një dhuratë që unë e kam marrë, një dhuratë që Ati ua ofron bijve të tjerë të Tij. Prandaj kënaqem duke shërbyer, duke qenë i vëmendshëm ndaj nevojave të personave që jetojnë me mua ose që do t’i takoj, dhe do të ofrohem me thjeshtësi, pa u vënë re.

 

12/3  E ENJTE  II° GJ. V. [II] 

Jer 17,5-10; Ps 1; Lk 16,19-31  

Qoftë bekuar ai që shpreson në Zotin  Jer 17,7

Kush shpreson në Zotin, edhe nëse ka arsye vuajteje, është në paqe. Jezusi na e jep shembullin me shëmbëlltyrën që na e ofron sot: Lazri, i varfër në kallam, shpreson në Zotin. E ka të kotë të shpresojë në njerëz, që e kanë zemrën e ngurtë. Të shpresojë në Zotin e ndihmon të mos ketë zili apo të urrejë, ta jetojë në paqe varfërinë e tij dhe më pas, ta gëzojë lumturinë e vërtetë.

 

13/3  E PREMTE II°  GJ. V. [II] 

Zan 37,3-4.12-13.17-28; Ps 104; Mt 21,33-43.45-46  

E kapën, e qitën jashtë vreshtit dhe e vranë  Mt 21,39

Ati ka besim tek njerëzit, edhe nëse nuk e meritojnë. Nuk pushon së paturi besim në ta. Më në fund do t’i gjejë ata që do ta pranojnë Birin e Vet, do ta duan, do t’i shërbejnë, do t’i binden. Sot Ati ka besim në ty, edhe në mua.

 

14/3  E SHTUNË  II° GJ. V. [II] 

Mik 7,14-15.18-20; Ps 102; Lk 15,1-3.11-32  

Kënaqet kur mund të përdëllejë    Mik 7,18

Profeti Mikeja tregon besim në Hyjin, Atin e mëshirshëm, i kënaqur t’i dhurojë dashurinë e Tij atij që strehohet në Atë dhe i kërkon ndihmë përvuajtërisht. Edhe unë, edhe ti, jemi të sigurtë për dashurinë e Tij atërore dhe amënore, dhe kemi besim gjithnjë në Të!

 

15/3  E DIEL  III° GJ. V. Viti A [III] 

Esd 17,3-7; Ps 94; Rom 5,1-2.5-8; Gjn 4,5-42  

Unë jam Mesia, unë që po flas me ty   Gjn 4,26

Për Samaritanen, takimi me Jezusin, Mesia i shumëpritur nga të gjithë etërit e saj, u bë një dhuratë e papritur dhe shumë e veçantë. Por sot, Jezusi don të të thotë edhe ty: ”Unë jam Mesia, unë që po flas me ty ; jam Ai që, pa e ditur, ke pritur prej gjithnjë.”
Ja, Ai është këtu me ty, të flet, të jep krejt dashurinë e Tij, d.m.th., shëlbimin e Tij. Nuk do të mund të jetosh dot më pa Të!

 

16/3  E HËNË III° GJ. V. [III] 

2Mbr 5,1-15; Ps 41-42; Lk 4,24-30  

Tani po e di se s’ka Perëndi në asnjë vend tjetër, përveç në Izrael 2Mbr 5,15

Naamani, prijësi i ushtrisë siriane, i gërbulur, për të cilin, pas një këshille të një skllaveje të re hebreje, mbreti e kishte dërguar në Izrael, e atje shërohet prej profetit Elizeu, pas një vepre bindjeje. Duke e parë veten të shëruar, pranon që shërimi i tij është vepër e Hyjit të Izraelit. Zemra e tij kthehet për të adhuruar vetëm Atë.

 

17/3  E MARTË  III° GJ. V. [III]                      (p: Sh. Patriku, ip., † 461 ca)

Dan 3,25.34-43; Ps 24; Mt 18,21-35  

Mos e tërhiq mëshirën tënde prej nesh  Dan 3,35

Danieli e lut kështu Zotin për popullin e tij që, për shkak të mëkatit, vuan hidhërimin dhe poshtërimin e mërgimit. Sot, krejt popujt e njerëzve vuajnë për shkak të mëkatit; Ati përdor edhe lutjen time dhe tënden, për të dhuruar falje, paqe dhe jetë të re, për të dhuruar Jezusin.

 

18/3  E MËRKURË  III° GJ. V. [III]                           (p: Sh. Cirili i Jeruzalemit, ip. e mës. K., † 386)

Lp 4,1.5-9; Ps 147; Mt 5,17-19  

E tani, o Izrael, dëgjo urdhërimet dhe rregulloret që po jua mësoj Lp4,1

Hyji, që është Atë, i drejton popullit të Vet, dhe sot ne të krishterëve, këto fjalë dashurie. Ku do t’i gjejmë rregulloret për t’i ndjekur? Do t’i gjejmë në fjalët e Jezusit, që Kisha na i ofron çdo ditë. Duke i jetuar, do të kemi gëzim dhe jetë të shenjtë.

 

19/3  E ENJTE SH. JOZEFI, FATI I SH. MARISË VIRGJËR [P] 

2Sam 7,4-5.12-14.16; Ps 88; Rom 4,13.16-18.22; Mt 1,16.18-21.24 ose Lk 2,41-51  

Mos ki frikë ta marrësh Marinë, të fejuarën tënde   Mt 1,20

Mo ki frikë”; është një fjalë frekuente në Bibël. Kush kërkon vullnetin e Hyjit për ta jetuar, si Shën Jozefi, do të ketë dritë dhe paqe: janë dhuratat e Atit, që njeh gjthçka dhe na ndihmon.
Shën Jozefi, faleminderit që lutesh akoma bashkë me Marinë për ne dhe për të gjithë Kishën.

 

20/3  E PREMTE  III° T.GJ. V. [III] 

Oz 14,2-10; Ps 80; Mk 12,28-34  

Do t’ua shëroj pabesnik’rinë   Oz 14,5

Një nënë nuk ka pasur guxim ta çojë përpara shtazëninë. Më pas, ama, errësira dhe frika kanë hyrë në shpirtin e saj. Çdo herë që dëgjonte të flitej për fëmijë dhe për projekte që miket e saja bënin për veten e tyre, për atë ishte një vuajtje: mes atyre të vegjëlve do të kishte patur mundësi të ishte edhe i saji. Në këtë mënyrë Ati i kishte ofruar rastin për t’u penduar. Ajo e ka njohur mëkatin e saj dhe ka marrë forcën për të kërkuar falje  në Emër të Jezusit. Tani, për ta falënderuar, është vënë në shërbimin e Tij.

 

21/3  E SHTUNË  III° GJ. V. [III] 

Oz 6,1-6; Ps 50; Lk 18,9-14  

Dua dashurinë e jo flinë   Oz 6,6

Jezusi i ri-merr këto fjalë të profetit Oze, duke u dhuruar atyre që i mbajnë urdhërimet, por jo me / për  dashuri. Edhe Shën Pali i përsërit, kur konfirmon që, nëse nuk jetojmë në dashuri vetëmohuese, asgjë s’na sjell dobi.
Që çdo veprim i yni të lindë nga dashuria dhe të na çojë në dashuri.

 

 

22/3  E DIEL  IV° GJ. V. Viti A [IV] 

1Sam 16,1.4.6-7.10-13; Ps 22; Ef 5,8-14; Gjn 9,1-41  

Besoj, o Zot!  Gjn 9,38

Ai njeri, i verbër që nga lindja, i varfër, i përjashtuar nga jeta fetare edhe nga populli i tij, ka bërë eksperiencën e dashurisë së mëshirshme të Jezusit në mishin e vet.
O Jezus, ke ndriçuar edhe errësirat e mia: nuk të shihja; më ke dhënë mundësinë të Të kundroj. Tani kam besim dhe të besohem  vetëm Ty. Faleminderit!

 

23/3  E HËNË  IV° GJ. V. [IV]                        (p Sh. Turibi i  Mongrovejës, ip., † 1606)

Is 65,17-21; Ps 29; Gjn 4,43-54  

Por do të gëzohet e do të galdohet përgjithmonë në ato që unë po krijoj    Is 65,18

Profeti Isaia flet për një tokë të re, pa probleme dhe vështirësi.

Cila do të jetë? Kur do ta shijojmë? Pas gjykimit përfundimtar?

Që tani, për atë që jeton në dashurinë ndaj Hyjit dhe të afërmit; që tani, për atë që e takon Jezusin me fenë e gjallë, siç funksionarin e mbretit, që e gjen birin e shëruar.

 

 

24/3  E MARTË  IV° GJ. V. [IV] 

Ez 47,1-9.12; Ps 45; Gjn 5,1-16  

Çohu ‑ i tha Jezusi ‑ merre shtrojën tënde dhe ec  Gjn5,8

Jezusi shikon një njeri të paralizuar që prej tridhjetetetë vitesh dhe e pyet: ”A don të shërohesh?” Ky i bën të kuptueshme që dëshiron pikërisht shërimin. Atëherë Zoti, i urdhëron të çohet: pa e ditur se kush është Ai që po i flet, ai i bindet, dhe e gjen veten të shëruar!
Faleminderit, o Jezus për fuqinë e Fjalës Sate dhe të dashurisë Sate të pranuara me besim.

 

25/3  E MËRKURË  LAJMËRIMI I ZOTIT [P] 

Is 7,10-14; 8,10c; Ps 39; Heb 10,4-10; Lk 1,26-38  

Hyji e dërgoi engjëllin Gabriel në një qytet të Galilesë te një virgjër  Lk1,27

Ka arritur plotësia e kohës: Ati realizon dizajnin e Tij të dashurisë dhe të shëlbimit për krijesat e Veta të rëna në mëkat. Ka parë zemrën e fshehur të Marisë, zemër e virgjër dhe e lirë, zemër e varfër, që mund të ofronte po-në e saj. Gëzohu, o Mari, Nëna jonë, na ndihmo t’i themi po-të tona Atit: Jezusi mund të vijë akoma për të na shëlbuar!

 

26/3  E ENJTE  IV° GJ. V. [IV] 

Es 32,7-14; Ps 105; Gjn 5,31-47  

Unë erdha në Emër të Atit tim e ju nuk më pranoni  Gjn5,43

Që Ti, o Jezus, shpresojmë të mos ia drejtosh askujt më këto fjalë! Që ne, delet e Tua, të mos preferojmë kurrë zërat e “huaja”në vend se ndaj zërit Tënd dhe ndaj barinjve tanë! Këto zëra do të na tregonin udhë më të lehta, por kurrë s’mund të na japin atë jetë që vetëm Ti mund të na dhurosh!

 

27/3  E PREMTE  IV° GJ. V. [IV] 

Ur 2,1.12-22; Ps 33; Gjn 7,1-2.10.25-30  

Po, ju më njihni dhe e dini se nga jam    Gjn 7,28

Ndonjëherë kemi ide të gabuara për Hyjin, nuk e njohim me të vëtetë. Ai, që shikon gjithçka për ne, mund të na ndriçojë me Fjalën e Tij të vërtetë.  T’i kërkojmë Shpirtit Shenjt hirin e përvuajtërisë për ta njohur, mirëpritur dhe dashur Jezusin gjithmonë me të vërtetën më të madhe.

 

 

28/3  E SHTUNË  IV° GJ. V. [IV] 

Jer 11,18-20; Ps 7; Gjn7,40-53  

Ky është Mesia!  Gjn 7,41

Në popullin e lashtë të Hyjit, ka nga ata, të cilët, edhe pse kundërshtohen nga të tjerët, e ri-njohin Jezusin, i Cili është i vërtetë. Kështu që në Kishë ka njerëz  që besojnë në Jezusin si Biri i vetëm i Hyjit, por ka edhe nga ata që janë në dyshim, dikush që e injoron dhe dikush që e pengon. Edhe unë kërkoj të besoj, duke fituar mbi rezistencat e brendshme dhe pengesat e jashtme.
O Jezus, Ti je Zoti im!

 

29/3  E DIEL  V° GJ. V. Viti A [I] 

Ez 37,12-14; Ps 129; Rom 8,8-11; Gjn 11,1-45  

O Atë, të falënderoj që ma dëgjove lutjen   Gjn 11,41

Jezusi falënderon Atin: i ka dhënë pushtetin ta ri-thërrasë në jetë mikun, Lazrin. Por, për më tepër: i jep pushtet të dhurojë atë jetë që nuk vdes më, çdo njeriu që e pranon, që e pranon Atë të kryqëzuar dhe të ringjallur. Edhe unë të falënderoj, o Atë i Jezusit!

 

30/3  E HËNË  V° GJ. V. [I] 

Dan 13,1-9.15-17.19-30.33-62; Ps 22; Gjn 8,1-11  

Unë jam i pafajshëm për gjakun e saj   Dan 13,46

Një grua hebreje, e martuar dhe druajtse ndaj Hyjit, shpifin mbi të dy burra që do të kishin patur dëshirë të bashkoheshin seksualisht me të dhe që ajo i kishte refuzuar. Po kërkojnë ta dënojnë me vdekje padrejtësisht. Hyji frymëzon një të ri që të shprehet kundër vendimit të gjyqtarëve dhe t’i ekzaminojnë akuzatorët. Kështu provojnë pafajësinë e gruas, Suzana.
Faleminderit, o Atë, që din të dëgjosh të bërtiturën e pafajshme dhe i shpëton.

 

31/3  E MARTË  V° GJ. V. [I] 

Nr 21,4-9; Ps 101; Gjn 8,21-30  

Ai që më dërgoi, është me mua      Gjn 8,29

Jezusi po u flet personave që nuk dinë ta pranojnë; kërkon t’iu zbulojë atyre që është Biri i Hyjit dhe dëshmon që Ati është me Të dhe që e don.
Faleminderit, o Jezus, për durimin dhe dashurinë që tregon edhe armiqve të Tu.

In primo piano