CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
01 nov 2016 11 Nëntor 2016
11 Nëntor 2016
1/11 E MARTË TË GJITHË SHENJTËRIT [P]
Vap 7,2-4.9-14; Ps 23; 1Gjn 3,1-3; Mt 5,1-12
Lum pajtuesit sepse do të quhen bijtë e Hyjit Mt 5,9
Veprimtar i paqes është kush e vë veten në shërbimin që të gjithë njerëzit të mund ta pranojnë Jezusin, paqen e vërtetë. Kush vepron kështu është me të vërtetë biri i Hyjit, sepse e bashkëndan jetën dhe dashurinë.
Të gjithë Shenjtërit e Zotit, faleminderit që vepra juaj e paqes, përmes ndërmjetësimit tuaj, vazhdon, deri në Ditën e Zotit!
2/11 E MËRKURË PËRKUJTIMI I TË GJITHË BESIMTARËVE TË VDEKUR [P]
Mesha 1: Job 19,1.23-27; Ps 26;
Rom 5,5-11; Gjn 6,37-40
Mesha 2: Is 25,6.7-9; Ps 24; Rom 8,14-23; Mt 25,31-46
Mesha 3: Ur 3,1-9; Ps 41; Vap 21,1-5.6-7;
Mt 5,1-12
Atë që vjen tek unë, s’do ta qes jashtë Gjn 6,37
Me besimin që na jep kjo fjalë e jotja, Jezus, sot po i sjellim tek ti vëllezërit e vdekur. Faleminderit për pushtetin e pakufishëm në dashuri: Ati ta ka dhënë, në Kryq! Kryqit tënd dua t’i bashkoj edhe kryqin tim të sotëm: lutja ime do të jetë më e çmueshme për ty!
3/11 E ENJTE XXXI K.GJ.V. [III]
Sh. Martini i Porres rregulltar † 1639
Fil 3,3-8; Ps 104; Lk 15,1-10
Mburremi në Krishtin Jezus Fil 3,3
Sh. Pali është i qartë në thënien se të mburresh, e pra ta konsiderosh si meritë, ta kesh frekuentuar gjithnjë kishën, dhënien herë pas here të lëmoshës e ushtrimin e vullnetariatit, të mos kesh vrarë kurrë askënd… është marrëzi. Ne, si të krishterë, e dimë se Jezusi e ka dhënë jetën e vet për të gjithë njerëzimin: mburrja jonë, besnikëria jonë pra, do të duhet të jetë e tëra dhe e vetmja në dashurinë e tij dhe çdo vepër e mirë e jona është hir për të..
4/11 E PREMTE XXXI K.GJ.V. [III]
Sh. Karl Borromeu ipeshëv † 1584
Fil 3,17 - 4,1; Ps 121; Lk 16,1-8
Qëndroni të fortë në Zotin Fil 4,1
Tundimi për ta lënë veten që të merremi zvarrë nga mentaliteti i botës si dhe tërheqjet, që na ofrohen, qofshin edhe kalimtare ato, është gjithmonë i fortë. Sh. Pali na fton për të parë shembujt e koherencës ndaj Ungjillit; jo vetëm ndaj shenjtërve të njohur “zyrtarisht”, por edhe ndaj shumë dëshmitarëve të guximshëm të sotëm, për shembull, mjekëve të fortë e kurajozë, çifteve që përgatiten seriozisht për të formuar një familje sipas urtësisë së Hyjit, kë në shoqëri mbron jetën... e shumë të tjerë.
5/11 E SHTUNË XXXI K.GJ.V. [III]
I Lumi Guido Maria Konforti
Fil 4,10-19; Ps 111; Lk 16,9-15
Gjithçka mundem me ndihmën e Atij që më jep fuqi! Fil 4,13
Apostulli falënderon të krishterët e Filipit, që e kanë asistuar materialisht. Pranon, megjithatë, se mbështetja e tij e parë e vërtetë është gjithmonë Jezusi. Dhe ndodh kështu pikërisht se zemra e tij mund të jetë gjithmonë e lirë, e përvuajtur, e lehtë, dhe e besueshme.
6/11E E DJELA XXXII K.GJ.V. Viti C [III]
Sh. Leonardi
2Mak 7,1-2.9-14; Ps 16; 2Sel 2,16-3,5;
Lk 20,27-38
Vetë Zoti i drejtoftë zemrat tuaja në dashurinë e Hyjit! 2Sel 3,5
Jemi përsëri në klimën e lutjes për besimtarët e vdekur. Leximi i Besëlidhjes së Vjetër si dhe Jezusi në Ungjill na flasin mbi ringjalljen. Sh. Pali në sintoni të plotë, lutet për ne, deri sa të jemi të udhëhequr, në ecjen tonë në këtë tokë, “me dashurinë e Hyjit”. Duke jetuar në dashurinë e Hyjit, në fakt, jemi tashmë në ringjallje, në bashkësi me Zotin dhe me vëllezërit tanë, të gjallë e të vdekur.
7/11 E HËNË XXXI K.GJ.V. [III]
Sh. Ernesti
Tit 1,1-9; Ps 23; Lk 17,1-6
Hir dhe paqe prej Hyjit Atë dhe prej Krishtit Jezus, Shëlbuesit tonë. Tit 1,4
Kështu Sh. Pali e përshëndet Titin, i cili ndjehet i lidhur në mënyrë të brendshme në Zotin. Edhe ne, që jemi dishepuj të Jezusit, duke u takuar, mund të shkëmbejmë jo vetëm një përshëndetje që shpreh afekt njerëzor, edhe të çmueshëm, por që të komunikojë edhe dhuratat e Atit tonë Qiellor: paqen, dashurinë, gëzimin, forcën.
8/11 E MARTË XXXI K.GJ.V. [III]
Sh. Gjon Dun Skoti
Tit 2,1-8.11-14; Ps 36; Lk 17,7-10
Ai e flijoi vetveten për ne Tit 2,14
Faleminderit, Zot Jezus, për dashurinë tënde! Dua të eci sot në gëzim: ti ma mbush zemrën e më bëj të guximshëm e të fortë në dashurinë për vëllezërit!
9/11 E MËRKURË Kushtimi i BAZILIKËS SË LATERANIT [P]
Ez 47,1-2.8-9.12 ose Kor 3,9c-11.16-17;
Ps 45; Gjn 2,13-22
Zelli për Shtëpinë tënde më bren! Gjn 2,17
Tempulli i Jeruzalemit, me trafikun e tij të parave dhe të kafshëve, nuk ishte më tani vendi i zbulimit dhe i adhurimit të Atit. Jezusi, i ardhur pikërisht për të zbuluar fytyrën e tij, nuk mund të mos vuante, të mos ndërhynte.
Të jemi të kujdesshëm që kishat tona dhe Bashkësitë në të cilat mblidhemi të jenë gjithmonë mjete të efektshme për njohjen e Zotit e për dashurinë e tij! Do të jetë kjo edhe mënyra më e vërtetë për ta festuar!
10/11 E ENJTE XXXII K.Gj.V. [IV]
Sh. Luani i Madh papë dhe mësues † 461
Flm 7-20; Ps 145; Lk 17,20-25
Bamirësia jote ka qenë për mua motivi i gëzimit të madh dhe ngushëllimit Flm 7
Ati dëshiron që t’i japim njëri-tjetrit të njëjtën dashuri të tij. Dhe është pikërisht kështu, sepse vjen prej zemrës së Atit që dashuria e vëllezërve “është motiv i gëzimit të madh dhe i ngushëllimit”!
11/11 E PREMTE XXXII K.GJ.V. [IV]
Viti B [IV]
Sh. Martini nga Turi ipeshkëv † 397
2Gjn 1.3-9; Ps 118; Lk 17,26-37
Të ecim urdhërimeve të tij 2Gjn 1,6
Është kjo për të cilën jemi krijuar, është kjo në të cilën gjejmë gëzimin, plotësi, është kjo që gëzon zemrën e Atit! E ç’të jetë dashuria, në rrethanat konkrete të çdo dite, do ta shikojmë duke parë Jezusin: ai na ka dashur duke ofruar vetveten, duke na bërë që ta njohim Atin, besnikërinë e tij, mëshirën e tij, shenjtërimin e tij.
12/11 E SHTUNË XXXII K.GJ.V. [IV]
Sh. Jozafati ipeshkëv dhe martir † 1623
3Gjn 5-8; Ps 111; Lk 18,1-8
T’i panojmë njerëzit e tillë që të jemi bashkëpunëtorë të së Vërtetës 3Gjn 8
Ne mundemi të ndihmojmë njësoj misionarët tanë, duke marrë pjesë në nismat e famullisë sonë apo të Kishës dioqezane: është një mënyrë e vërtetë dhe e sigurtë e ushtrimit të bamirësisë, sepse do të thotë të kontribuosh për t’i dhënë jetë të amshuar vëllezërve tanë.
13/11 E DJELA XXXII K.GJ.V. [IV]
Sh. Stanislav Kosta
Mal 3,19-20 (Heb. 4,1-2); Ps 97; 2Sel 3,7-12; Lk 21,5-19
As një fije floku s’do t’ju bjerë prej kresë! Lk 21,18
Jezusi kishte thënë gjithashtu: “Kush do të humbë jetën e vet për çështjen time, do ta gjejë”. Kur i ofroj Jezusit jetën time (për dashurinë e tij nuk i përgjigjem për një ofezë; lejoj të humbasë një të drejtën time, edhe për të ruajtur paqen; fal në qetësi për kë as nuk kujtohet që të më ketë bërë të vuaj…), atëherë vetë Jezusi më bën të hyj më shumë në jetën e vet, në dashurinë e vet, e në të rigjej gjithçka, të qindfishuar!
14/11 E HËNË XXXII K.GJ.V. [IV]
Sh. Veneranda
Vap 1,1-4; 2,1-5; Ps 1; Lk 18,35-43
Lum ata që i ruajnë fjalët e shkruara të kësaj profecie Zb 1,3
Sh. Gjoni ka marrë nga Zoti detyrën e transmetimit të fjalës së tij për Bashkësinë e Azisë së Vogël: fjalën e inkurajimit, por edhe të korrigjimit. Ne i jemi mirënjohës Zotit se ende na flet, në Kishën e vet, dhe duam të vendosim çdo zotim për të ruajtur e për të jetuar fjalët e tij, që të sjellin në jetë.
Mari e Shenjtërueshme, Nënë që dëgjon e ruan Fjalën, lutu për ne!
15/11 E MARTË XXXII K.GJ.V. [IV]
Sh. Alberti i Madh ipeshkëv e mësues † 1280
Vap 3,1-6.14-22; Ps 14; Lk 19,1-10
Unë i qortoj dhe i ndëshkoj ata që i dua Zb 3,19
Do të them faleminderit për çdonjërin prej atyre me të cilët Zoti beson detyrën për t’më korrigjuar. Për dashurinë e Mbretërisë së tij, duke pasur para sysh dashurinë e tij, do të di të ngadhënjej mbi egoizmin tim.
16/11 E MËRKURË XXXIII K.GJ.V. [II]
Sh. Margarita e Skocisë † 1093;
Sh. Geltruda virgjër † 1302
Vap 4,1-11; Ps 150; Lk 19,11-28
Atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë e atij që s’ka, do t’i merret edhe ajo pakicë që ka. Lk 19,26
E pra të bëjmë kujdes: do të mbjellim në zemër besim e dashuri për Jezusin, në çdo detyrë që na ka besuar; ai, kështu, do të ndihet i mirëpritur e do të vijë sërisht për të kërkuar ndonjë shërbim për mbretërinë e tij. Bashkimi me Zotin tonë do të rritet edhe më shumë e kështu pra edhe gëzimi!
17/11 E ENJTE XXXIII K.GJ.V. [I]
Sh. Elizabeta e Hungarisë
Vap 5,1-10; Ps 149; Lk 19,41-44
Kush është i denjë ta hapë librin dhe t’ia zgjidhë vulat? Zb 5,2
Kush mund të hapë vulat e thesarit të dashurisë e të mëshirës së zemrës së Atit? Kush mund të na bëjë që të vijë butësia dhe shëlbimi e tij? Ti vetëm, Jezus, që si Qengji e le veten të flijoheshe! Gjaku yt i shkriu të gjitha pengesat, të ngritura nga armiku mes nesh dhe krahut të Atit. Faleminderit, Jezus!
18/11 E PREMTE XXXIII K.GJ.V. [I]
Kushtimi i Bazilikës së Sh. Pjetrit dhe Sh. Palit
Ap 10,8-11; Ps 118; Lk 19,45-48
Të duhet përsëri të profetizosh mbi shumë popuj Zb 10,11
Gjoni, dishepulli i dashur nga Zoti, simboli i çdo dishepulli që pranon dashurinë e Jezusit, e ka lajmëruar Fjalën me qëndrueshmëri mes shumë torturash. Ta bëjmë edhe ne, me gëzim, pjesën tonë të vogël, në këtë pjesëz të botës në të cilën Ati na vendos: me shembullin ose me fjalën jemi një dritë e vogël mes errësirave, të gatshëm edhe që të vuajmë me Jezusin!
19/11 E SHTUNË XXXIII K.GJ.V. [I]
Sh. Balduini
Vap 11,4-12; Ps 143; Lk 20,27-40
Hyji nuk është Hyj i të vdekurve, por i të gjallëve Lk 20,38
Hyji ynë u thirr nga Moisiu “Hyj i Abrahamit, Hyj i Isakut, Hyj i Jakobit”.
Duke iu përgjigjur saduçejve, grup aristokratësh që nuk besonte në ringjalljen, Jezusi shpjegon se Hyji nuk është Hyj i të vdekurve: në sytë e tij Patriarkët janë të gjallë përgjithmonë.
Faleminderit, Jezus, për fjalën të sigurtë: mbi të mbështes përzgjedhjet e jetës sime! Kërkoj përgjithmonë që të mbahem i bashkuar me ty, Bir që jeton në zemrën e Atit në amshim!
20/11 E DJELË XXXIV K.GJ.V. JEZU KRISHTI MBRET I UNIVERSIT Viti C[P]
2Sam 5,1-3; Ps 121; Kol 1,12-20;
Lk 23,35-43
Le të bjerë ndër mend për mua, o Jezus, kur të arrish në Mbretërinë tënde! Lk 23,42
Jezus, sot kremtojmë mbretërimin tënd universal. E Kisha të vendos përpara syve tanë në kryq… Dhe është tamam kështu: në kryq ti je Mbret, Mbret që do dhe mund të hapësh dyert e Mbretërisë për të gjithë të varfërit që me besim të kërkojnë: “Jezus kujtohu për mua, kur të hysh në Mbretërinë tënde!” Të adhuroj e të falënderoj, Zot Jezus!
21/11 E HËNË XXXIII K.GJ.V. [I]
Kushtimi i të Lumes Virgjër Mari
Vap 14,1-3.4-5; Ps 23; Lk 21,1-4
Pa edhe një grua të vejë, skamnore që hodhi dy lepta Lk 21,2
Faleminderit Jezus, për shikimin tënd! Arrij gjithmonë i fundit, puna ime nuk ia del mbanë thuajse kurrë, jam gjithmonë në fund të listës… E për më tepër trishtohem! Por e di se ti më do mirë, që e sheh zemrën time: në të dua të mbaj të gjallë përgjithmonë besimin në ty; jam i sigurtë se do të jesh i kënaqur!
E faleminderit që ke gjetur zemrën e Nënës sonë, më të bukurën, më të përvuajturën, më të denjën për të qenë Banesa jote!
22/11 E MARTË XXXIII K.GJ.V. [I]
Sh. Çiçilia virgjër e martire † 250
Vap 14,14-19; Ps 95; Lk 21,5-11
Ruajuni të mos ju gënjejnë! Lk 21,8
Nëse do të dimë ta vendosim të gjithë vëmendjen tonë për të jetuar me Jezusin, çast pas çasti, askush s’mund të na mashtrojë apo të na trembë: ai është mbi të gjithë, është Zoti! Të bëjmë vetëm kujdesin që qëndrimi ynë me të, të bëhet gjithnjë dhe më i vërtetë e konkret, i bazuar mbi Fjalën e gjallë, e cila na ofrohet në Kishë.
23/11 E MËRKURË XXXIV K.GJ.V. [II]
Sh. Klementi I papë e martir † 101;
Zb 15,1-4; Ps 97; Lk 21,12-19
Të mëdha dhe të madhërueshme janë veprat e tua, o Zot Zb 15,3
Është kënga e Vëllezërve tanë që mbi tokë e deshën Zotin dhe tani janë para tij: e lavdërojnë me të gjithë zemrën, pasi e pranojnë se shëlbimi i tyre e lumturimi është vepër e tij. Edhe ne, që shpresojmë të bashkohemi një ditë në këngën e tyre, po e nisim që tani: gjatë tërë këtij viti, në fakt, shumë herë e kemi shijuar shëlbimin e Zotit!
24/11 E ENJTE XXXIV K.GJ.V. [II]
Sh. Andrea Dung-Lak meshtar dhe shokët martirë nga Vietnami shek. XVI-XVIII
Zb 18,1-2.21-23; 19,1-3.9; Ps 99;
Lk 21,20-28
Gjyqet e tij janë të vërteta dhe të drejta Zb 19,2
Sytë e Zotit shikojnë gjithçka, shikojnë në fundin e zemrës: nëse ka ndonjë mëkat nuk i mbetet i fshehur! Por zemra e Zotit është më dashamirëse se ajo e një nëne, dora e tij më e fortë se ajo e një babai: nëse i kërkoj falje, ai mund të ripërtërijë gjithçka!
25/11 E PREMTE XXXIV K.GJ.V. [II]
Sh. Katerina e Aleksandrisë virgjër e martire
† shekulli III-IV
Zb 20,1-4.11 - 21,2; Ps 83; Lk 21,29-33
Qielli e toka do të zhduken, e fjalët e mia nuk do të bien poshtë Lk 21,33
E çdo bindje e jona, edhe më e vogla e më e fshehura, ndaj fjalës së Jezusit do të ketë shpërblimin e vet tashmë këtu në tokë, e pastaj në qiell.
Faleminderit, Jezus, që i jep jetës sonë një vlerë përjetësie!
26/11 E SHTUNË XXXIV K.GJ.V. [II]
Sh. Konradi
Vap 22,1-7; Ps 94; Lk 21,34-36
Rrini zgjuar e lutuni në çdo moment Lk 21,36
Kur zemra ime është e kujdesshme ndaj teje, Jezus, ndaj pranisë tënde, ndaj vullnetit tënd, atëherë jam i vëmendshëm, jam i pranishëm.
Eja, Shpirt i Shenjtë, mbaji sytë e hapur mbi Jezusin: gjithçka më flet për të e më orienton tek ai, sepse, jashtë tij, gjithçka është kotësi dhe zhgënjim!
27/11 E DJELË XXXIV K.GJ.V. [II]
Sh. Valeriani
Is 2,1-5; Ps 121; Rom 13,11-14; Mt 24,37-44
Edhe ju rrini gati Mt 24,44
Do të vazhdojmë ende me zotimet tona, Zot Jezus, por me një zemër të re: një zemër që të do ty, mbi të gjitha e mbi të gjithë! Një zemër që ndjehet e huaj mbi këtë tokë, e që të pret… Për të rizgjuar pritjen time, po ndërmarr një zotim, të vogël, por konkret: në këtë kohë Ardhje do të ngrihem dhjetë minuta më përpara se zakonisht, për të qëndruar vetëm me ty e për të përshpëritur: eja, Jezus, shëlbuesi im! Eja, Jezus, shpresa ime; eja Jezus…
28/11 E HËNË XXXIV K.GJ.V. [II]
Sh. Jakobi i Markisë
Is 4,2-6; Ps 121; Mt 8,5-11
Por vetëm jep urdhër e shërbëtori im do të shërohet Mt 8,8
Jezusi e ka admiruar fenë e përvuajtur të këtij ushtaraku pagan: ai ndjehet i denjë prej vizitës së Jezusit dhe besonte në gjithpushtetshmërinë e Fjalës së tij. Të mësojmë prej tij: në këtë kohë të Ardhjes të presim, të dëshirojmë e ta kërkojmë ardhjen e Jezusit; të përçojmë besim, me përvujtëri, ndaj fjalëve të tia; do të gjendemi të “shëruar”: më të aftë për të dashur, për të shërbyer e për të gëzuar!
29/11 E MARTË XXXIV K.GJ.V. [II]
Sh. Saturini
Is 11,1-10; Ps 71; Lk 10,21-24
Do t’i gjykojë me drejtësi skamnorët Is 11,4
Ai që do të vijë do të jetë i mbushur me Shpirtin e Shenjtë: ai nuk do ta lërë veten të gënjehet nga ana e dukshme; të mëdhenj e të vegjël, të pushtetshëm e të mjeruar, të pasur e të varfër do të shkëlqejnë në sytë e tij vetëm për dashurinë e Atit të pranishme në ta. Do të kërkojmë, pra, atë çfarë është e pëlqyeshme për Gjykatësin tonë dhe ta presim me besim: nuk do të na zhgënjejë!
30/11 E MËRKURË SH. ANDREA Apostull [P]
Rom 10,9-18; Ps 18; Mt 4,18-22
‘Kushdo ta thërrasë Emrin e Zotit, do të shëlbohet Rom 10,13
Isha e trishtuar, sepse u solla pa dashuri ndaj një motre; i kërkova falje, por trishtimi nuk po më kalonte: ndjehesha e poshtëruar dhe e shtypur. Me ndonjë pikë lot në sy, iu drejtova Jezusit, vetëm duke e thirrur në emër… Më pas më erdhi paqja dhe gëzimi në zemër: ai më kishte shpëtuar, edhe këtë herë!
Faleminderit, Sh. Andrea, që ke dedikuar të gjithë jetën tënde për të njoftuar Jezusin dhe Lajmin e Mirë për të gjithë të varfërit e tokës!
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- Abbà
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011