CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
01 nov 2019 11 Nëntor 2019
11 Nëntor 2019
1/11 E PREMTE TË GJITHË SHENJTËRIT (E kremte)[P]
Zb 7,2-4.9-14; Ps 23; 1Gjn 3,1-3; Mt 5,1-12
I madh do të jetë shpërblimi juaj në qiell Mt 5,12
Sot celebrojmë gëzimin e Kishës, trupin e formuar prej të gjithë shenjtërve, të shenjtëruar prej pranisë së Zotit Jezus në ata. Janë shenjtër tashmë të mbërritur tek caku, kanë hyrë në Jerusalemin qiellor, dhe janë të shenjtë. Jemi ne që akoma po ecim në tokë duke marrë mbi vete kryqin tonë pas Jezusit. Ata gëzojnë shpërblimin, ne e dëshirojmë. Është një shpërblim ‘i madh’, është pjesmarrja në dashurinë të Hyjit tonë ‘të madh’ dhe Atë!
2/11 E SHTUNË PËRKUJTIMI I TË GJITHË BESIMTARËVE TË VDEKUR [P]
Mesha 1: Jb 19,1.23-27; Ps 26; Rom 5,5-11; Gjn 6,37-40
Mesha 2: Is 25,6.7-9; Ps 24; Rom 8,14-23; Mt 25,31-46
Mesha 3: Ur 3,1-9; Ps 41; Zb 21,1-5.6-7; Mt 5,1-12
Të lumët ju kur t’ju shajnë… Mt 5,11
Duke menduar për vdekjen tonë le ta fiksojmë shikimin atje ku do të mbërrijmë, tek prania e Atit që na do. Dashuria e tij na shoqëron edhe tani ndërsa po bartim kryqin: gëzimi që marrim në të ndjekur të Jezusit të kryqëzuar lulëzon shpesh prej vuajtjes së nuk na kuptojnë dhe na përçmojnë. Kushedi se sa kanë vuajtur të dashurit tanë të vdekur, për të mbetur besnik ndaj Zotit, pa e pas vënë re! I falënderojmë.
3/11 E DIEL XXXI GJ.V. Viti C [III]
Ur 11,22 - 12,2; Ps 144; 2Sel 1,11 - 2,2; Lk 19,1-10
Ktheu të rrijë te një mëkatar Lk 19,7
Ata që e mbajnë veten të bindshëm ndaj Ligjit nuk mësojnë prej Jezusit, por e kritikojnë. Por, ndërsa ata po e kritikojnë, Zakeu ndryshon mendimet e tija dhe vendosmëritë e tija, pikërisht sepse Jezusi e ka vlerësuar vullnetin e tij për ta parë dhe i është përgjigjur duke hyrë në shtëpinë e tij për t’iu gëzuar mikpritjes së tij. Ndërsa unë po e gjykoj një mëkatar, ai mund të arrijë të jetojë shenjtërinë shumë më mirë se sa unë!
4/11 E HËNË XXXI GJ.V. [III]
(p: Sh. Karli Borromeo, ip., † 1584)
Rom 11,29-36; Ps 68; Lk 14,12-14
Gjithçka është, është prej Tij, nëpër Të dhe për Të Rom 11,36
Shën Pali po mrekullohet për mënyrat e të vepruarit që Hyji po përdor në historinë e njerëzimit. Hyji i don për vete, qoftë hebrenjtë e qoftë paganët, sepse të gjithë kanë jetë prejt tij. Në çdo situatë edhe ne do të kemi shikimin e fiksuar mbi dashurinë e tij që mbeshtjell çdo krijesë, dhe asgjë tjetër.
5/11 E MARTË XXXI GJ.V. [III]
Rom 12,5-16; Ps 130; Lk 14,15-24
Në shpresë jini të gëzueshëm, në vështirësi të durueshëm, në lutje të qëndrueshëm Rom 12,12
Nxitjet e apostullit burojnë nga dashuria e tij për Jezusin dhe nga dëshira e tij që edhe jeta jonë të bëhet lavdia e Hyji. Lavdia e Hyjit është gëzimi ynë, që e bën atë të bëjë figurë të mirë. Dhe gëzimi vjen prej shpresës, që do të thotë, që t’i kemi parasysh premtimet e Zotit. Prandaj do të vazhdoj të lutem, me kuptimin që do ta rigjallëroj marrëdhënien me Të, që ta dua duke iu përgjigjur dashurisë së tij, që është e ngultë!
6/11 E MËRKURË XXXI GJ.V. [III]
Rom 13,8-10; Ps 111; Lk 14,25-33
Dashuria, pra, është zbatimi i përsosur i Ligjit Rom 13,10
Hyji na i ofron urdhërimet si dhuratë e dashurisë së tij. Mbajtja jonë e urdhërimeve, është dashuri që i përgjigjet dashurisë. Çdo dashuri e vërtetë, çdo gjest bamirësie, lind nga bindja ndaj Atit dhe na shtyn që t’i bindemi. Atëherë jemi tashmë në zemrën e Hyjit!
7/11 E ENJTE XXXI GJ.V. [III]
Rom 14,7-12; Ps 26; Lk 15,1-10
Secili prej nesh do t’i japë llogari Hyjit për vetvete Rom 14,12
Shën Pali don të çrrënjosë zakonin nga zemra jonë që kritikojmë dhe gjykojmë të tjerët. Mes nesh duhet të jetë e pranishme vetëm dashuria e Hyjit, një dashuri prej butësie dhe mirësie. Përndryshe, si mund të shihet përngjasimi ynë si bijtë e vërtetë të Hyjit? Më ndihmon të mendoj, fakti që, ai nuk do të më kërkojë llogari për të tjerët por për vetveten time.
8/11 E PREMTE XXXI GJ.V. [III]
Rom 15,14-21; Ps 97; Lk 16,1-8
Ju shkrova... për t’jua përkujtuar pak a shumë gjërat e njohura Rom 15,15
Kam edhe unë tundimin ta mbaj veten të arritur, që tashmë di, që nuk kam nevojë të mësoj. Dhe përkundrazi… ky është pikërisht tundimi! Fjala e Hyjit çdo ditë është e re dhe ka sugjerime të reja për të më dhënë. Prandaj, janë të mirëpritura përsëritjet. Kush më thotë, atë që e di tashmë, do ta falënderoj. Më ofron një dhuratë të re të Hyjit, një pikë e re dashurie që ushqen në mua një dashuri më të plotë.
9/11 E SHTUNË KUSHTIMI I BAZILIKËS LATERANE (F)[P]
(Kushtimi i Kishës Katedrale të Rrëshenit)
Ez 47,1-2.8-9.12 ose 1Kor 3,9-11.16-17; Ps 45; Gjn 2,13-22
Po ju a nuk e dini se jeni Tempulli i Hyjit? 1Kor 3,16
Ndërsa jemi në festë për kishën nënë, në të cilën Papa mëson, Shën Pali na kujton që jemi ne tempulli i vërtetë i Hyjit, e ndërtuar mbi themelin e vetëm që është Krishti Jezus! Fjalë ngushëlluese, por edhe serioze. Ato po që vënë në dukje dinjitetin e thirrjes sonë, por edhe përgjegjësi që të mos e turpërojmë, me sjelljen tonë kundrejt të afërmit Atë që banon tempullin që jemi ne.
10/11 E DIEL XXXII GJ.V. Viti C [IV]
2Mak 7,1-2.9-14; Ps 16; 2Sel 2,16 - 3,5; Lk 20,27-38
Hyji nuk është Hyj i të vdekurve, por i të gjallëve Lk 20,38
Jezusi u përgjigjet atyre që donin ta tallnin fenë në ringjallje. Në qoftë se Hyji është quajtur “Hyj i Abrahamit”, do të thotë që për atë Abrahami është i gjallë, edhe pse ka vdekur prej shekujsh. Dhe Jezusi e dinte që ne do ta kishim thirrur Hyj, “Hyji, Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit”: e konfirmon kështu ringjallja e tij!
11/11 E HËNË XXXII GJ.V. [IV]
(p: Sh. Martini i Tursit, ip., † 397)
Ur 1,1-7; Ps 138; Lk 17,1-6
Mendimet dhelparake na ndajnë nga Hyji Ur 1,3
O Zot Jezus, më lejo që të kem gjithnjë parasysh fjalët e tua, konfirmimet tuaja, më qëllim që arsyetimet e mia të nisen nga baza të forta dhe të sigurta. Si mund t’i pëlqej Atit, në qoftë se nuk do të ushqehesha nga urtia jote? Si do të mund t’i doja të afërmit, nëse do t’u ofroja atyre arsyetime të bazuara mbi mendimet e njeriut, të mbytura me egoizëm?
12/11 E MARTË XXXII GJ.V. [IV]
(p: Sh. Josafati, ip. e mart., † 1623)
Ur 2,23 – 3,9; Ps 33; Lk 17,7-10
Për një vuajtje të lehtë do të fitojnë të mira të mëdha Ur 3,5
Të drejtë janë ata që kanë dëshiruar të bëjnë gjithmonë vullnetin e Hyjit, që çojnë në botën e tyre dashurinë e tij, të jenë gjithnjë të rrënjosur në urtinë e tij. Për të qenë të drejtë, nganjëherë kanë vuajtur urrejtjen dhe refuzimin e të mbrapshtëve, që do të thotë, të armiqve të Hyjit. A do t’i harrojë Hyji? Ai, që mëson drejtësinë, a nuk do t’i përlëvdojë?
13/11 E MËRKURË XXXII GJ.V. [IV]
Ur 6,1-11; Ps 81; Lk 17,11-19
Po a nuk a pastruat të dhjetët? Ku janë nëntë të tjerët? Lk 17,17
Këto pyetje të Jezusit tregojnë habinë e tij. Si mundet, një njeri që i është bërë mirë, të harrojë bamirësinë e tij? Dhjetë ishin të gërbulurit, vetëm një ai që u kthye për ta falënderuar. Do të kërkoj sot të jem unë si ai i vetmi që përkulet nën këmbët e tija për t’i thënë faleminderit, duke u ofruar që t’i shërbej.
14/11 E ENJTE XXXII GJ.V. [IV]
Ur 7,22 - 8,1; Ps 118; Lk 17,20-25
Mbretëria e Hyjit është mes jush Lk 17,21
Kush është mbretëria e Hyjit? Do të dëshironim ta shihnim jashtë nesh, në mënyrë që edhe të tjerët ta shihin si mbretëri të Hyjit, dhe ne, nuk do të përqesheshim. Nuk është ashtu. Kur i bindem Hyjit, atëherë unë jam mbretëria e tij. Prandaj nuk do të vrapoj sa këtej e sa andej, kur dikush bërtet: “Gjendet këtu, është aty poshtë”! Do të mashtrohesha kështu. I bindem Jezusit, çdo fjale të tijën: atëherë ai do të jetë mbreti im.
15/11 E PREMTE XXXII GJ.V. [IV]
(pf: Sh. Alberti i Madh, ip. e mës. i K., † 1280)
Ur 13,1-9; Ps 18; Lk 17,26-37
Kushdo që të mundohet ta ruajë jetën e vet, do ta humbasë, e kush ta humbasë, do ta ruajë Lk 17,33
Kur do të jenë përndjekjet… çfarë të bëjmë? Jezusi parashikon për besimtarët e tij këtë mundësi, që është realizuar me të vërtetë shumëherë përgjatë shekujve. Edhe Loti, duke u bindur, kishte qenë shpëtuar prej ndëshkimit të Sodomës, ndërsa gruaja e tij, duke patur keqardhje për qytetin, ka humbur jetën. Bindju Hyjit: është ai që shëlbon!
16/11 E SHTUNË XXXII GJ.V. [IV]
(pf: Sh. Margarita e Skocisë, † 1093; Sh. Gertrudë, virgj., † 1302)
Ur 18,14-16;19,6-9; Ps 104; Lk 18,1-8
Por, kur të vijë Biri i njeriut, a thua do të gjejë fe mbi tokë? Lk 18,8
Me këtë shprehje Jezusi, në mënyrë të mbuluar, e shpall sërish vdekjen e tij dhe ringjalljen e tij. E për ne çfarë dëshiron? Ai na ka urdhëruar që të duhemi njëri me tjetrin, por ne do të jemi në gjendje t’i bindemi, nëse do të kemi fe. Është, duke besuar në Të, që mbetet e gjallë në ne forca për të dashur dhe mirëpritur dashurinë e vëllezërve.
17/11 E DIEL XXXIII GJ.V. Vit C [I]
Mal 3,19-20; Ps 97; 2Ts 3,7-12; Lk 21,5-19
Ruajuni, të mos ju gënjejnë Lk 21,8
Jezusi e di që dishepujt e tij do të hasin në vështirësi. Njëra nga këto do të jetë e shkaktuar prej atyre personave që duan ta shfrytëzojnë sensin fetar të njerëzve për interesat vetjake. Do të bëjmë kujdes që të mos shkëmbejmë fenë me bestytnitë. Fenë tonë do ta ballafaqojmë pareshtur më fenë e Kishës. Atëherë, askush, nuk do të arrijë të na mashtrojë.
18/11 E HËNË XXXIII GJ.V. [I]
1Mak 1,10-15.41-43.54-57.62-64; Ps 118; Lk 18,35-43
Çka dëshiron të bëj për ty? Lk 18,41
Lypsari i verbër ndien se po i drejtohet kjo pyetje prej Jezusit. Ai mund të kërkojë pasuri, në mënyrë që mos të ketë më nevojë për të lypur. Përkundrazi, kërkon që të shohë përsëri. Kështu do të mundet të kundrojë fytyrën e Zotit që e do, fytyrën e të afërmve që e kanë ndihmuar. Mbi të gjitha, më në fund mundet t’i lexojë Shkrimet dhe të hyjë për ta lavdëruar Hyjin në tempull, nga ku e cila, vërbëria e tij e kishte përjashtuar. A kam edhe unë një kërkesë për t’ia drejtuar Jezusit? Ia paraqes dhe sigurisht që do ma plotësojë.
19/11 E MARTË XXXIII GJ.V. [I]
2Mak 6,18-31; Ps 3; Lk 19,1-10
Sot do të vij të rri në shtëpinë tënde Lk 19,5
Zakeu kapet befas. Pikërisht për t’iu bindur Atit, Jezusi do të hyjë në shtëpinë e tij, në të cilën asnjë Hebre që e zbaton Ligjin s’do të kishte hyrë. Jezusi ushtron dashurinë e Hyjit në një mënyrë të re. Ai i njeh mëkatet e Zakeut, por parashikon që dashuria do t’i japë një shtat të ri atij mëkatari: shtatin e atij që e lavdëron Hyjin me një jetë që tregon mëshirën e Atit për të varfërit.
20/11 E MËRKURË XXXIII GJ.V. [I]
2Mak 7,1.20-31; Ps 16; Lk 19,11-28
Atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë e atij që s’ka, do t’i merret edhe ajo pakicë që ka Lk 19,26
Një herë kam dëgjuar ta plotësojnë kështu këtë shprehje, në pikpamje të parë enigmatike: «Atij që ka dashuri për Jezusin, do t’i jepet një dashuri besnike, bujare edhe drejt njerëzve. Atij që nuk ka dashuri për Jezusin, dashuria që është në zemrën e tij do t’i zbulohet mungestare, në kërkim të shpërblimeve, i paqëndrueshëm, sedërmadh».
21/11 E ENJTE XXXIII GJ.V. [I]
(p: Kushtimi i Virgjërës Mari)
1Mak 2,15-29; Ps 49; Lk 19,41-44
Mos e thëntë Zoti ta lëmë Ligjin e urdhërimet 1Mak 2,21
Matatia me bijtë e tij u përgjigjet kështu lajmëtarëve të mbretit, që donin ta detyronin (të bënte apostazi), pra ,të ndërronte fenë, ta mohojë atë, që do të thotë, të mohonte fenë e etërve të vet. Përgjigjja e tij i kushton jetën. Rasti i Matatisë është profeci për apostujt dhe dishepujt e Jezusit. Sa të krishterë, në këto vite, mbeten besnikë ndaj Zotit, pa marrë parasysh talljet, mënjanimet, përndjekjet dhe vdekjen!
22/11 E PREMTE XXXIII GJ.V. [I]
(p: Sh. Çeçilia, virgj. e mart., † 250)
1Mak 4,36-37.52-59; Psalmi: 1Kr 29,10-12; Lk 19,45-48
Shtëpia ime duhet të jetë shtëpi lutjeje Lk 19,46
O Jezus, ti e quan “shtëpia ime” tempullin e Jerusalemit! Deklaron kështu sepse je Biri i Hyjit dhe tregon fenë tënde: tempulli është me të vërtetë vendi ku Hyji don të tregojë praninë e tij dhe don t’i takojë bijtë e tij. Njerëzit e këtij vendi, në vend që të luten, i japin rëndësi tregtisë, komunikojnë përshtypjen sikurse Hyji, në vend që të jetë Atë që don, është një tregtar me të cilin duhet të bëjmë kontrata!
23/11 E SHTUNË XXXIII GJ.V. [I]
(pf: Sh. Klementi I, papë e mart., † 101; Sh. Kolumbani, abat, † 615)
1Mak 6,1-13; Ps 9; Lk 20,27-40
Ata që u gjetën të denjë të kenë pjesë në atë botë e në ringjallje të të vdekurve, as s’marrin gra e as s’marrin burra Lk 20,35
Kush është “i denjë të ketë pjesë në atë botë e në ringjallje të të vdekurve”? Nga fjalimi i Jezusit duket se këta janë dishepujt e tij, ata që besojnë në Të. Ata tashmë veçohen nga “bijtë e kësaj bote”, të kushtëzuar nga gjërat që kalojnë, nga interesat materiale, nga egoizmat e tyre. Dishepujt marrin jetë të re prej tij: jetë hyjnore, e thënë ndryshe, jetë të amshuar. Dhe ai, Jezusi, me dashurinë e tij mbush jetën e tyre, aq sa nuk ndjejnë nevojën e ndjeshmërive të tjera!
24/11 E DIEL XXXIV GJ.V. KRISHTI MBRET I GJITHËSISË Viti C (E kremte)[P]
2Sam 5,1-3; Ps 121; Kol 1,12-20; Lk 23,35-43
Të të bjerë ndër mend për mua, o Jezus, kur të arrish në Mbretërinë tënde Lk 23,42
Të të bjerë ndërmend për mua! Po, o Jezus, kujtohu për mua! Ti je Mbreti i mbretërisë së Hyjit! Nëse do të kujtohesh për mua, do të jem edhe unë me ty. Vuajtja ime dhe mëkati im nuk do të ekzistojnë më. Do të mund të dua, siç do ti, edhe ata që bëhen armiqtë e mi. O Jezus, që emri im të mbetet i ngulitur në zemrën tënde!
25/11 E HËNË XXXIV GJ.V. [II]
(p: Sh. Katerina e Aleksandrise, virgj. e mart., † shek. III-IV)
Dan 1,1-6.8-20; Psalmi: Dan 3,52-56; Lk 21,1-4
Kjo vejushë skamnore qiti më shumë se të gjithë Lk 21,3
Kriteri i Jezusit është i ri, i thjeshtë: i atij që e mbikëqyr njeriun, përpara veprimeve të tija. Ata që ofrojnë para tregojnë mirësinë e vet. E veja përkundrazi, me gjestin e saj, i besohet krejtësisht mirësisë së Hyjit. Gjesti i saj tregon që Hyji është Atë i mirë, besnik dhe i mëshirshëm. Jezusi ua bën të ditur këtë dishepujve të tij: munden të mësojnë!
26/11 E MARTË XXXIV GJ.V. [II]
Dan 2,31-45; Psalmi: Dan 3,57-61; Lk 21,5-11
Nuk do të mbetet as gur mbi gur pa u rrënuar Lk 21,6
Jezusi çmonton entuziazmin e admiruesve të strukturës arkitektonike të tempullit. Ka realitete më të rëndësishme për të cilat duhet përkujdesur! Shumëherë kjo shprehje më ka ndihmuar që të mos zemërohem me punëtorët që nuk realizonin ndonjë punë se si do të kisha dashur unë. Më të rëndësishme se sa punimet me dorë, të ndjekura sipas rregullit artistik, janë bamirësia ime e durueshme dhe mirësia ime.
27/11 E MËRKURË XXXIV GJ.V. [II]
Dan 5,1-6.13-14.16-17.23-28; Psalmi: Dan 3,62-67; Lk 21,12-19
Me qëndresën tuaj do ta shpëtoni jetën tuaj Lk 21,19
Jezusi i paralajmëron dishepujt e tij: të qenurit me atë nuk u jep privilegje, nuk u siguron admirimin e njerëzve dhe nuk i mbron nga përndjekjet. Ata do të vazhdojnë besnikërinë e tyre megjithëse do të hasin në keqkuptimet, talljet, shpifjet dhe ofendimet, madje vdekjeprurëse. Do të kërkojmë ta fiksojmë shikimin tonë mbi atë nga ku të marrim forcë që të jemi të qëndrueshëm në dashuri deri në fund.
28/11 E ENJTE XXXIV GJ.V. [II]
Dan 6,11-28; Psalmi: Dan 3,68-74; Lk 21,20-28
Për çdo ditë në tri kohët e ditës, i bën lutjet e veta Dan 6,14
Është akuza me të cilën paria e mbretit Dari e denoncojnë Danielin hebre. Ai vazhdon, në fakt, të adhurojë Hyjin e tij, megjithëse ligjet e idhujtarive imponojnë adhurimin e statujës së mbretit. Luanët, në gropën e të cilëve ka qenë hedhur, e respektojnë, duke profetizuar kështu aprovimin e Hyjit ndaj Jezusit, që do të thirret nga gropa e vdekjes, në të cilën zilia e të fuqishmëve e kishte hedhur.
29/11 E PREMTE XXXIV GJ.V. [II]
Dan 7,2-14; Psalmi: Dan 3,75-81; Lk 21,29-33
Qielli e toka do të zhduken, e fjalët e mia nuk do të bien poshtë Lk 21,33
O Zot, Jezus, të falënderoj për çdo mësim tëndin. Mbi Fjalën tënde Pjetri ka hedhur rrjetën që është mbushur me peshk, mbi Fjalën tënde unë dua ta themeloj jetën time. Çdo herë që do të më duhet të vendos apo zgjedh, do të kërkoj të kem parasysh fjalët e tua. Ato do të më japin siguri dhe nuk do të më lënë të gaboj.
30/11 E SHTUNË SH. ANDREA, Ap. (F)[P]
Rom 10,9-18; Ps 18; Mt 4,18-22
Kushdo ta thërrasë Emrin e Zotit, do të shëlbohet Rom 10,13
Nga kjo siguri Shën Pali nxjerr si përfundim nevojën që t’ua bëjë të njohur Zotin Jezus të gjithëve. Misioni i Kishës është pikërisht ky: të shpallet emri i Jezusit, që të gjithë, të mund të kapen pas tij, i vetmi shpëtimtar. Sot falënderojmë vëllain e Shën Pjetrit, Shën Andrea, i pari që ka qenë thirrur prej Jezusit: edhe ai është përballur me vdekjen për ta realizuar këtë mision. Dhe lutemi në bashkim me Kishën bizantine, që e nderon Shën Andrenë si themeluesin e tij.
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- Abbà
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011