CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
01 nov 2014 11 Nëntor 2014
11 Nëntor 2014
1/11 E SHTUNË TË GJITHË SHENJTËRIT [P]
Vap 7,2-4.9-14; Ps 23; 1Gjn 3,1-3; Mt 5,1-12
Tani jemi fëmijët e Hyjit 1Gjn 3,2
Të jesh bir i Perëndisë është diçka
e bukur dhe serioze. Jemi bijtë
e një Perëndie që është dashuri,
e pra është diçka e bukur të
mirëpritesh nga një Perëndi i tillë.
Dhe është impenjuese, sepse të
jetosh dashurinë prej së cilës jemi
mbrujtur kërkohet ta ofrojmë
vetveten orë për orë, minutë për
minutë.
Jeta e shenjtërve, që sot
përnderojmë, na jep shembullin,
e nga shembulli i tyre marrim forcën
dhe gëzimin!
2/11 E DJELË PËRKUJTIMI I TË
GJITHË BESIMTARËVE TË VDEKUR [P]
Mesha 1: Gb 19,1.23-27; Ps 26; Rom 5,5-11;
Gjn 6,37-40
Mesha 2: Is 25,6.7-9; Ps 24; Rom 8,14-23;
Mt 25,31-46
Mesha 3: Fu 3,1-9; Ps 41; Vap 21,1-5.6-7; Mt
5,1-12
Lum të mëshirshmit, sepse do të
gjejnë mëshirë Mt 5,7
Ne sot jemi të mëshirshëm me të
vdekurit tanë të shtrenjtë: u falim
gabimet e tyre të mundshme, të
vullnetshme ose jo, të kryera ndaj
nesh, dhe i kërkojmë Perëndisë që
t’i mbulojë me faljen e vet.
Të njëjtën mëshirë ta përdorim
me kë na shqetëson. Nuk do të
pendohemi, sepse do të kemi
shpërblimin të madh.
3/11 E HËNË XXXI K.Gj.V. [III]
Sh. Martini i Porres rregulltar † 1639
Fil 2,1-4; Ps 130; Lk 14,12-14
Mos bëni asgjë për kryelartësi, as
për mëndje të madhe Fil 2,3
Sa reaksione na vënë ne në veprim
gjatë ditës! Motivimet, pastaj, që
na shtyjnë për të vepruar nuk janë
përgjithmonë me prejardhje nga
zemra e Perëndisë. Shpesh duam
të dukemi e ta fitojmë davanë me
ndokënd për të pohuar epërsinë
tonë. Nëse do të kërkonim të bënim
figurë të mirë tek Jezusi, në të
kundërt, do të kishim paqen dhe
do t’i transmetonim siguri e gëzim
botës që na rrethon!
4/11 E MARTË XXXI K.Gj.V. [III]
Sh. Karl Borromeu ipeshëv † 1584
Fil 2,5-11; Ps 21; Lk 14,15-24
Asnjë prej atyre njerëzve që qenë të
grishur, s’do ta shijojë darkën time
Lk 14,24
Qenë të ftuar e preferuan tjetër
gjë. Ftesat e njerëzve mund të
lihen në mospërfillje, po ato të
Perëndisë… Ftesat e Perëndisë
janë ato që i japin plotësinë jetës
sonë. T’i refuzosh do të thotë të
dëmtohesh për gjithmonë. Sot do
të jem i kujdesshëm për të thënë
“Ja ku jam”-ën time, kur Zoti të më
ftojë për të marrë dashurinë e tij
nga një vëlla ose që t’ia jap këtë
dashuri vëllait, në mënyrë që festa
të vazhdojë!
5/11 E MËRKURË XXXI K.Gj.V. [III]
I Lum. Guido Maria Konforti
Fil 2,12-18; Ps 26; Lk 14,25-33
Bëni gjithçka pa murmurimë e pa
vonesë Fil 2,14
Murmurima është shenjë
e shëmtuar: është një shenjë
që vëmendja jonë të ndalet në
sipërfaqe e të mos shikojë veprimin
e Perëndisë. Murmurima është
shenjë se atë çfarë bëjmë, nuk
e bëjmë me dashuri. Perëndia, në
fakt, mund të na kërkojë ndonjë
vuajtje për Mbretërinë e tij ose të
na tregojë ndonjë vepër dashurie
ndryshe nga e zakonshmja.
6/11 E ENJTE XXXI K.Gj.V. [III]
Sh. Leonardi
Fil 3,3-8; Ps 104; Lk 15,1-10
Gëzohuni me mua, sepse kam gjetur
monedhën që kisha humbur Lk 15,9
Për të dëgjuar Jezusin janë mëkatarët,
por ai tani u drejtohet këtyre farisenjve
e skribëve që e kritikojnë, pikërisht
sepse humbte kohën me persona
të cilët shprehnin mosbesim. Ai, me
shëmbëlltyra, manifeston gëzimin
e tij e atë të Perëndisë, sepse shumë
mëkatarë, duke e mirëpritur atë,
lavdërojnë Perëndisë.
7/11 E PREMTE XXXI K.Gj.V. [III]
Sh. Ernesti
Fil 3,17 - 4,1; Ps 121; Lk 16,1-8
Jep llogari për mbarështimin
tënd, sepse ti s’mund të jesh më
mbarështues Lk 16,2
Për jetën tonë nuk jemi zotërues
absolutë. Ajo e ka origjinën nga një
thirrje dhe pret përgjigjen.
Çdo veprim i yni, çdo vendim i yni,
çdo përzgjedhje është një përgjigje
ndaj atij që na ka thirrur për të
ekzistuar që të sjellim dashurinë
e tij mbi këtë tokë! Për ta bërë
realitet duhet të përdorim të gjithë
vëmendjen e mundur, duke u bërë
më dinakët ndër bijtë e kësaj bote.
8/11 E SHTUNË XXXI K.Gj.V. [III]
Sh. Gjon Dun Skoti
Fil 4,10-19; Ps 111; Lk 16,9-15
Nuk mund t’i shërbehet edhe Hyjit
edhe pasurisë Lk 9,13
T’i shërbesh pasurisë do të thotë ta
kesh shikimin e shkurtër, të jesh
i mbyllur në zgjatjen për pak kohë të
jetës sonë. Kush i shërben Perëndisë,
shikon përtej e zotohet për amshim.
Kush i shërben Perëndisë, i jep vlerë
relative edhe pasurisë: ajo ka për
qëllim që jesh instrument i dashurisë
së Atit. Nëse i shërben Atit, do të
kesh shumë qartësira edhe mbi
përdorimin e të mirave të tua.
9/11 E DJELË Kushtimi i BAZILIKËS
SË LATERANIT [P]
Ez 47,1-2.8-9.12; Ps 45; 1Kor 3,9c-11.16-17;
Gjn 2,13-22
Rrënojeni këtë Tempull e unë do ta
rindërtoj për tre ditë Gjn 1,19
Përkushtimi i Bazilikës katedrale
të papës është një festë për të
gjithë Kishën. Festa për ndërtesën
është rast për të dhënë hirin për
komunitetin, i cili në të ka selinë
e vet e me të thuajse identifikohet.
Të japim hirin për bashkimin me
vëllezërit në fe, për drejtimin
e barinjve tanë, për shërbimin
e kujt ushtron karizmat e ndryshme
të dhëna nga Shpirti i Shenjtë.
Ndërtesa është dëshmitare
e dhuratave të Hyjit e të gëzimit
që bijtë e Kishës kanë gëzuar
gjatë shekujve.
10/11 E HËNË XXXII K.Gj.V. [IV]
Sh. Luani i Madh papë dhe mësues † 461
Tit 1,1-9; Ps 23; Lk 17,1-6
Na e shto fenë! Lk 17,6
Jezusi i ftoi dishepujt për të
praktikuar faljen deri në shtatë herë
në ditë! Përndryshe, ata kërkojnë
shtimin e fesë. Ata e kuptojnë, se
për të falur, është e nevojshme
braktisja e vazhdueshme në
Perëndinë.
Është e vërtetë, por – me sa duket
të thotë Jezusi – nuk nevoitet shtimi
i fesë: mjafton ta praktikosh atë
që tashmë e ke, edhe nëqoftëse të
duket se është në përmasat e farës
së senapit.
11/11 E MARTË XXXII K.Gj.V. [IV]
Viti B [IV]
Sh. Martini nga Turi ipeshkëv † 397
Tit 2,1-8.11-14; Ps 36; Lk 17,7-10
Jemi shërbëtorë të pavlefshëm.
Bëmë vetëm atë që patëm detyrë të
bëjmë Lk 17,10
Kush i shërben Jezusit ndjehet
me të vërtetë i vogël e madje
i panevojshëm, pasi është e
kuptueshme që gjithçka është
dhuratë e Perëndisë. Edhe aftësia e
shërbimit është dhuratë që e marrim
e nëse shërbejmë me dashuri e për
dashuri, nuk na vjen as ndër mend
për të pasur ndonjë të drejtë ose
ndonjë meritë. Kush do, nuk do për
të qenë «i paguar»: nuk do të ishte
dashuri kjo!
12/11 E MËRKURË XXXII K.GJ.V. [IV]
Sh. Jozafati ipeshkëv dhe martir † 1623
Tt 3,1-7; Sal 22; Lc 17,11-19
Çohu e shko; feja jote të shpëtoi!
Lk 17,19
Lebrozi e gëzoi Jezusin. E Jezusi, me
një farë hidhërimi ndërkohë, vuri re
se nëntë të tjerët mungonin. Ai që
ka ditur të falënderojë e të vijë për
t’u venë në dispozicion të Zotit, e ka
kuptuar atë me të vërtetë se është
Zoti, e jo vetëm një shërues.
Nëse Jezusi është Zoti, i kërkoj
të shërojë jetën time, i vihem në
këmbët e tij. Nëse është Zoti, nuk
kënaqem që t’i kërkoj shërim, por i
ofroj shëndetin tim!
13/11 E ENJTE XXXII K.Gj.V. [IV]
Sh. Stanislav Kosta
Flm 7-20; Ps 145; Lk 17,20-25
Vepra e mirë të cilën do ta bësh, të
mos duket se e bërë me përdhunë,
por vullnetarisht Flm 14
Shën Pali i kërkon shokut të tij
Filimonit ta trajtojë si vëlla skllavin e
vet besimtar. Ia kërkon me të gjithë
autoritetin e apostullit, por i kërkon
gjithashtu që ta bëjë këtë për dashuri
të Zotit, i vetmi kusht i cili bën realitet
që një gjest i mirësisë të jetë dashuria
e vërtetë.
14/11 E PREMTE XXXII K.Gj.V. [IV]
Sh. Veneranda
2Gjn 1.3-9; Ps 118; Lk 17,26-37
Ecni në dashuri 2Gjn 6
Shën Gjoni insiston në letrat e veta,
ashtu si në Ungjill, mbi urdhërimin
e dhënë nga Jezusi. “Duajeni njëritjetrin”,
kishte thënë ai me insistim,
duke dhënë madje shembullin e
paharruar të përkuljes mbi këmbët e
pista me erë të keqe të dishepujve.
I krishteri nuk mund të heqë dorë
nga të dashurit. Të gjitha hapat
e veta do të jenë vepër dashurie,
madje edhe kur kjo të marrë ngjyrën
e faljes.
15/11 E PREMTE XXXII K.GJ.V. [IV]
Sh. Alberti i Madh ipeshkëv e mësues † 1280
3Gjn 5-8; Os 111; Lk 18,1-8
Në amshim do të jetë kujtimi i të
drejtit Ps 111,6
Sigurisht, çdonjëri prej nesh ruan në
zemër kujtimin e ndokujt që ka qenë
“i drejtë” dhe ka dhënë shembullin
e fesë. Unë kujtoj gjyshin tim që,
para se të vdiste, porositi fëmijët që
të duheshin mes tyre dhe të jetonin
në fe. Këto fjalë të fundit, në një
periudhë kur isha larg Perëndisë,
kanë qenë nisma e kthimit tim.
Bëj, Jezus, që edhe unë të lë ndonjë
gjurmë feje pas meje!
16/11 E DJELË XXXIII K.Gj.V. Viti A [I]
Sh. Margarita e Skocisë † 1093;
Sh. Geltruda virgjër † 1302
Fu 31,10-13.19-20.30-31; Ps 127; 1Ts 5,1-6;
Mt 25,14-30
Pse u dëftove besnik në sende të
vogla, do të bëj të parë mbi pasuri
të mëdha: hyr në gëzimin e Zotërisë
tënd! Mt 25,23
Talentet! Nuk është vlera e talenteve
që i intereson Jezusit, por fakti që
shërbëtorët e vet kanë kushtuar
gjatë të gjithë kohës për të.
Ata kanë lënë menjanë interesat
e veta për ta vënë atë në qendër
e përmbi të gjitha gjërat. Për këtë
arsye janë të denjë për mbretërinë
e amshuar e për gëzimin e pasosur.
Kush e harron Zotin ose nuk non
zotohet me të, nuk është i denjë për
të pasur përgjegjësi në mbretëri e as
edhe në Kishë!
17/11 E HËNË XXXIII K.Gj.V. [I]
Sh. Elizabeta e Hungarisë
Zb 1,1-4; 2,1-5; Ps 1; Lk 18,35-43
Kujtohu pra se prej ku re, kthehu
Vap 2.5
Është Fjala e Zotit në Kishat e tij
dhe tek përfaqësuesit e vet.
Për fat të keq, ngjet që të fillohet
një ecje në fe me gëzim dhe me
shumë entuziazëm, por më pas të
përshtatesh dhe të kënaqesh me atë
çfarë është bërë, pa menduar për
rastet e tjera të ripërtëritjes.
Kujtohu për gëzimin që kishe kur
takove Jezusin për herë të parë, dhe
rifillo!
18/11 E MARTË XXXIII K.Gj.V. [I]
Kushtimi i Bazilikës së Sh. Pjetrit
dhe Sh. Palit
Zb 3,1-6.14-22; Ps 14; Lk 19,1-10
1Mb 8,22-23 opp. 1Pjt 2,4-9; Ps 83;
Lk 19,1-10
Kërkonte të shihte se kush ishte
Jezusi Lk 19,3
Është Zakeu, një burrë i pasur, e
pra, siç mendojnë njerëzit, me siguri
i pandershëm dhe i pandjeshëm
ndaj të varfërve. Ai, megjithatë,
do ta takojë Jezusin me sytë e
veta. E Jezusi, atëherë, e takon me
zemër. Nga ky moment ky njeri
u bë i ndjeshëm dhe i ndershëm.
Takimi me Jezusin i ndryshon edhe
njerëzit më të këqinj. A do të jesh i
dobishëm? Bëj që dikush ta takojë
Jezusin falë teje!
19/11 E MËRKURË XXXIII K.Gj.V. [I]
Sh. Balduini
Zb 4,1-11; Ps 150; Lk 19,11-28
Zotëri, mnaja jote dha edhe pesë
mna Lk 19,18
Ashtu si të djelën e kaluar Mateu,
sot Luka na tregon të njëjtën
shembëlltyrë. Kush e zoton jetën për
Jezusin e jeton realizimin e vet në
botën më të vërtetë e më të plotë që
mund të imagjinohet.
20/11 E ENJTE XXXIII K.Gj.V. [I]
Sh. Feliksi
Zb 5,1-10; Ps 149; Lk 19,41-44
Kur u afrua e pa qytetin dhe qau
mbi të Lk 19,41
Zemra e Jezusit është e ndjeshme.
Ai e di se profecitë realizohen,
dhe se koha ka mbërritur. Qyteti
që e refuzon dhe dënon bie jashtë
duarve të Perëndisë që e mbrojnë,
dhe mbetet kështu pa mbrojtje.
Kjo e qarë ngjason me atë të mjaft
prindërve që shikojnë bijtë
të largohen nga Zoti.
21/11 E PREMTE XXXIII K.GJ.V. [I]
Kushtimi i të Lumes Virgjër Mari
Zb 10,8-11; Ps 118; Lk 19,45-48
Çdo ditë mësonte në Tempull
Lk 19,47
Është interesante të cekësh se
Jezusi nuk shkonte për të mësuar
në shtëpira ose nëpër sheshe veçse
kur e kërkonin. Me iniciativën e vet
shkonte në sinagoga, ose, duke
u gjendur në Jeruzalem, shkonte në
tempull: Fjala e Perëndisë i përket
vendeve të Perëndisë! Ajo është për
veshët e njerëzve, të atyre njerëzve
që bëjnë hapa për të dëgjuar zërin
e Perëndisë.
Sot mësojmë nga Marija për të
dëgjuar Fjalën e Perëndisë dhe për
t’i dhënë atij jetën tonë!
22/11 E SHTUNË XXXIII K.Gj.V. [I]
Sh. Çiçilia virgjër e martire † 250
Zb 11,4-12; Ps 143; Lk 20,27-40
Zoti është Hyj i Abrahamit, Isakut
dhe Jakobit. Hyji nuk është Hyj i të
vdekurve por i të gjallëve Lk 20,38
Perëndia e lë veten të njihet me
emrin e Patriarkëve, që kanë jetuar
duke iu bindur atij. Në jetën e tyre
shfaqen vullneti dhe dashuria
e vet. Në jetën e tyre manifestohet
Perëndia, e për këtë arsye janë
përsëri dhe përgjithmonë të gjallë
me jetën e atij Perëndie që është
lidhur me ta.
Tashmë ne themi të njëjtën gjë
për shenjtërit. Martirja Çiçile, me
gëzimin e këngës, na shpërfaq se
jeta me Perëndinë është e gëzuar
dhe e këndëshme.
23/11 E DJELË XXXIV K.Gj.V. JEZU
KRISHTI MBRET I GJITHËSISË Viti A [P]
Sh. Klementi I papë e martir † 101;
Ez 34,11-12.15-17; Ps 22;
1Kor 15,20-26.28; Mt 25,31-46
Para tij do të mblidhen të gjithë
popujt Mt 25,32
E adhurojmë Jezusin duke i atribuar
titullin e mbretit. Ai është sjellur si
mbret i vërtetë në raste të ndryshme
dhe ka lënë të kuptohet qëndrimin
e mbretit në mbretërinë e Perëndisë.
Zakonisht mbreti gjykon mbi bazën
e bindjes ndaj fjalës së tij. Jo të
gjithë do të mund të thonë se e kanë
njohur dhe dëgjuar Jezusin, por ai
as që ua kërkon. Të gjithëve do t’u
kërkojë nëse i kanë dashur njerëzit
për të cilët ai ka vdekur dhe është
ringjallur!
24/11 E HËNË XXXIV K.Gj.V. [II]
Sh. Andrea Dung-Lak meshtar dhe shokët
martirë nga Vietnami shek. XVI-XVIII
Zb 14,1-3.4-5; Ps 23; Lk 21,1-4
Në gojën e tyre nuk u gjet rrenë
Vap 14,5
Janë ata që i shkojnë pas Qengjit,
dhe që e duan Jezusin duke
bashkëndarë edhe ofertën e tij të
jetës. Ata nuk kanë ndonjë interes
për të gënjyer, sepse jetojnë me të
që është e vërteta. Gënjeshtra është
në zemrën e atij që ka frikë: kush
jeton me Jezusin nuk ka arsye për
t’u druajtur! “Edhe nëse shkoj nëpër
luginën e errët, nuk kam frikë asnjë
të keqe, pasi ti je me mua”!
25/11 E MARTË XXXIV K.Gj.V. [II]
Sh. Katerina e Aleksandrisë virgjër e martire
† shekulli III-IV
Zb 14,14-19; Ps 95; Lk 21,5-11
Ruajuni të mos ju gënjejnë, sepse
shumë do të vijnë nën emrin tim
Lk 21,8
Ta lësh veten të gënjehesh… është
mjaft e lehtë. Mund të ndodhë nëse
i vemë mendjen aparencës, e nëse
jemi të sipërfaqshëm kjo ngjet me
siguri. Ajo “ruajuni” na zoton për të
qëndruar të bashkuar me Jezusin,
në dëgjimin e tij, të ngjitur në
dashurinë e tij, edhe nëse ai ecën
duke mbajtur kryqin. Kush vjen në
emrin e tij, por pa kryqin, do që me
siguri të na gënjejë.
26/11 E MËRKURË XXXIV K.Gj.V. [II]
Sh. Konradi
Zb 15,1-4; Ps 97; Lk 21,12-19
Të mëdha dhe të madhërueshme
janë veprat e tua Zb 15,3
Edhe ne bashkohemi me ata që
këndojnë “këngën e Qengjit”.
Të kemi njohur, Zot Jezus, dhe
e dimë se veprat e tua janë të
mëdha: jo vetëm mrekullitë, që
kanë mahnitur turmat; sidomos
është sublime vepra e dashurisë
tënde, ajo dashuri që të ka mbajtur
në këmbë përgjatë ecjes
drejt Kalvarit!
27/11 E ENJTE XXXIV K.Gj.V. [II]
Sh. Valeriani
Zb 18,1-2.21-23; 19,1-3.9; Ps 99;
Lk 21,20-28
Të lumët ata që janë të grishur në
gostinë e dasmës së Qengjit Zb 19,9
Mes fjalëve të fundit të biblës është
kjo lumturi e re! Të ftuarit në dasmë,
e pra për të gëzuar e për të marrë
pjesë në dashurinë e Qengjit, jemi
edhe ne; ne që marrim Euharistinë
duke u lutur me vëllezërit, duke
tejkaluar antipati dhe simpati,
duke duruar mënyra të bëri që na
irritojnë: ne jemi të lumtur.
Gjithçka kalon në rend sekondar:
bëhet e rëndësishme vetëm qenia
në tryezën tënde, Zot Jezus!
28/11E PREMTE XXXIV K.Gj.V. [II]
Sh. Jakobi i Markisë
Zb 20,1-4.11 - 21,2; Ps 83; Lk 21,29-33
Qielli e toka do të zhduken, e fjalët
e mia nuk do të bien poshtë
Lk 21,33
Kjo shprehje na ka ndihmuar për të
relativizuar shumë gjëra në pamje
të parë të rëndësishme.
E domosdoshmja është urtësia
e Perëndisë, për të mbrujtur me të
gjitha veprimet tona dhe të gjitha
marrëdhëniet tona me të tjerët.
E urtësia e Perëndisë mbahet në
mënyrë të fshehur ose të shfaqur,
në mësimet e Jezusit!
29/11 E SHTUNË XXXIV K.Gj.V. [II]
Sh. Saturini
Zb 22,1-7; Ps 94; Lk 21,34-36
Nuk do të ketë më natë…, Zoti
Perëndi do t’i ndriçojë Zb 22,5
Libri i Zbulesës flet, me një gjuhë
të figurshme, për jetën tonë në
Perëndinë dhe me Perëndinë.
Kjo jetë është një qytet qiellor, një
vend i sigurtë, ku nuk mungon asgjë
nga ajo çfarë jemi në gjendje të
dëshirojmë. Frika, që na shqetëson
normalisht, zhduket në dritën
e fytyrës së Perëndisë. Kush jeton
me të, në fakt, nuk ka më asgjë dhe
askënd për t’u ndrojtur:
ai është bariu i sigurtë dhe i fortë
që na shoqëron e na drejton
në çdo moment!
30/11 E DJELË I K.A. Viti B [I]
SH. ANDREA Apostull [P]
Is 63,16b-17.19b;64,2-7; Ps 79; 1Kor 1,3-9;
Mk 13,33-37
Rrini zgjuar sepse nuk e dini kur do
të vijë ai çast Mt 13,33
Nisim vitin e ri liturgjik me një porosi
të rëndësishme të Jezusit. Nuk është
vetëm vdekja që na befason në
çastin e papritur, por shumë fakte
e shumë takime në të cilat dëshmija
jonë për Zotin është vendimtare.
Nuk e dimë kur jemi të rëndësishëm
për fenë e kur për dashurinë
mirëbërëse të vëllezërve tanë:
ta shikojmë, për këtë, gjithmonë
jetën tonë si një përgjigje ndaj Atit!
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- Abbà
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011