CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
11 NENTOR 2012 11 NENTOR 2012
NËNTOR
2012
1
E ENJTE
TË GJITHË
SHENJTËRIT
I madh do të jetë
shpërblimi juaj
në qiell
1/11 E ENJTE
TË GJITHË SHENJTËRIT [P]
Vap 7,2-4.9-14; Ps 23; 1Gjn 3,1-3; Mt 5,1-12
I madh do të jetë shpërblimi juaj
në qiell Mt 5,12
Të dashur Vëllezër e Motra, që
po gëzoni shpërblimin që vetë
Zoti ua ka përgatitur, na mësoni
dashurinë e pastër dhe na mësoni
të bëjmë gjithçka për Jezusin:
dhënien brenda vetes të faljes jo të
kërkuar; kryerjen e vizitës ndaj atij
të sëmuri që nuk mundet as të thotë
faleminderit, asistimin e nënës edhe
nëse sot do të kish qenë turni
i motrës – e cila mbase mund të
ketë harruar…
Unë besoj, o Jezus, në Fjalën tënde,
në Parajsën dhe në jetën e pasosur!
NËNTOR
2012
2
E PREMTE
TË GJITHË
TË VDEKURIT
Do ta ringjall
në ditën e fundit
2/11 E PREMTE PËRKUJTIMI I TË
GJITHË BESIMTARËVE TË VDEKUR [P]
Job 19,1.23-27a; Ps 26; Rom 5,5-11; Gjn
6,37-40
Do ta ringjall në ditën e fundit
Gjn 6,40
Pavarësisht varfërisë sime, e ndoshta
edhe falë saj pasi çdo varfëri tërheq
vështrimin e Hyjit, i cili është Atë,
kam njohur, tashmë në këtë jetë,
pushtetin e Zotit që ringjall, ringre
dhe rijep jetën.
Nuk është e vështirë për mua, që
për këtë arsye të besoj se Jezusi do
të na ringjallë në ditën e fundit. Nga
kjo, gëzimi dhe besimi i madh, është
një etje e vazhdueshme e bashkimit
me Jezusin!
NËNTOR
2012
3
E SHTUNË
Sh. Marti ni i Porres,
Për mua
Krishti është jetë
dhe vdekja fitesë
3/11 E SHTUNË XXX K.GJ.V. [II]
Sh. Martini i Porres, rregulltar † 1639
Fil 1,18-26; Sal 41; Lc 14,1.7-11
Për mua Krishti është jetë dhe vdekja
fitesë Fil 1,21
Unë nuk e kam arritur ende këtë
pjekuri ose më mirë këtë liri dhe
e ndjej sërisht tërheqjen e fortë të
kësaj toke… Ky pohim i apostullit,
gjithësesi nuk është tepër i lartë dhe
nuk është çështje shenjtërish si sh.
Pali; njoh, në fakt, njerëz që jetojnë
ende në këtë tokë duke shijuar
gëzimet dhe gjërat e bukura, por që
shikojnë drejt takimit përfundimtar
me Jezusin si në një gëzim edhe më
të madh.
Faleminderit Jezus, për këta
vëllezër… me këmbë në tokë, por
me zemër plotësisht në ty!
NËNTOR
2012
4 Sh. Karl Borromeu
Zoti Hyji ynë
është
i vetmi Zot
E DJELË 2012 2012
4/11 E DJELË XXXI K.GJ.V. Viti B [III]
Sh. Karl Borromeu
Lp 6,2-6; Ps 17; Heb 7,23-28; Mk 12,28-34
Zoti Hyji ynë është i vetmi Zot
Mk 12,29
Faleminderit Jezus, sepse në ty
“Zoti Hyj… i vetmi Zot”, që populli
i Izraelit kishte nisur ta njihte, ka
ardhur mes nesh. Tani e dimë kush
është Hyji: është një Atë që na
do dhe për këtë na do gjithmonë
me vete; për të na e bërë këtë
dhuratë ka paguar një çmim të
pallogaritshëm: na ka dhënë ty,
Jezus, që je jeta e tij!
NËNTOR
2012
5
E HËNË
Mos bëni asgjë
për rivalitet
apo mëndjemadhësi
I Lumi Guido
Maria Konforti
5/11 E HËNË XXXI K.GJ.V. [III]
I Lumi Guido Maria Konforti
Fil 2,1-4; Ps 130; Lk 14,12-14
Mos bëni asgjë për rivalitet apo
mëndjemadhësi Fil 2,3
Çfarëdo që të bëj i shtyrë nga
këto ndjenja, nuk mund t’i bëjë
mirë askujt, as mua e as të tjerëve.
Vetëm ajo që bëhet me dashuri,
lind tjetër dashuri, sjell paqe, gëzim
dhe bashkim, pasi mban në vetvete
bekimin e Zotit… dhe jo putrën
e djallit!
NËNTOR
2012
6
Lum ai
që do të marrë pjesë
në gostinë
e mbretërisë
së Hyjit
Sh. Leonardi
E MARTË
6/11 E MARTË XXXI K.GJ.V. [III]
Sh. Leonardi
Fil 2,5-11; Ps 21; Lk 14,15-24
Lum ai që do të marrë pjesë në
gostinë e mbretërisë së Hyjit Lk 14,15
Jezus, me dhutatën e jetës sate,
e hape derën e pranimit të kësaj
lumturie për të gjithë dhe të gjithëve
i ofrove biletën për t’u ulur në
banketin e përjetshëm të dashurisë së
Atit: faleminderit!
Po vij menjëherë, me gëzim: e gjitha
çfarë mbetet nuk është jetë as për
mua e as për vëllezërit e mi!
NËNTOR
2012
7
Bëni gjithçka
pa murmurimë
Sh. Ernesti
E MËRKURË
7/11 E MERKURË XXXI K.GJ.V. [III]
Sh. Ernesti
Fil 2,12-18; Ps 26; Lk 14,25-33
Bëni gjithçka pa murmurimë
Fil 2,14
Sh. Pali, e së bashku me të të gjithë
shenjtërit, na porosisin përherë
rrugën e bindjes dhe të mirëdashjes.
Ata, në fakt, me besimin e thellë që
e kanë marrë si dhuratë, shikojnë
se Hyji është i pranishëm në të
gjithë jetën tonë: gjithçka është
dashur dhe lejuar prej tij. Ne, duke
mirëpritur si bij çdo ngjarje madje
edhe vuajtjet e shkaktuara nga
të tjerët, i japim rast atyre, që të
zgjohen e të kuptojnë se cili është në
të vërtetë Ati i Gjithëpushtetshëm!
NËNTOR
2012
8
Ky i pranon
mëkatarët
dhe po ha me ta
Sh. Gjon
Dun Skoti
E ENJTE
8/11 E ENJTE XXXI K.GJ.V. [III]
Sh. Gjoni Dun Skoti
Fil 3,3-8; Ps 104; Lk 15,1-10
Ky i pranon mëkatarët dhe po ha
me ta Lk 15,2
Farisenjtë thonin kështu duke
murmuruar kundër Jezusit, të
skandalizuar prej këtij qëndrimi
të tij.
Në të kundërt, unë them:
“Faleminderit Jezus!”. Unë, që e
njoh veten larg të qenit ashtu sikurse
Ati më dëshiron, çfarë do të bëja
nëse Jezusi do të mirëpriste vetëm
kë është i denjë të qëndrojë me të?
Faleminderit, Jezus, që ke ardhur të
më kërkosh dhe të më çosh tek Ati.
NËNTOR
2012
9
Zelli
për shtëpinë tënde
më bren
Kushti mi i BAZILIKËS
SË LATERANIT
E PREMTE
9/11 E PREMTE Kushtimi i
BAZILIKËS SË LATERANIT [P]
Ez 47,1-2.8-9.12 (ose 1Kor 3,9c-11.16-17);
Ps 45; Gjn 2,13-22
Zelli për shtëpinë tënde më bren
Gjn 2,17
Streha e vetme e Hyjit është Kisha,
bashkimi i besimtarëve. Për të,
Jezusi Shpëtimtar, besnik në
misionin e Atit, ka dhënë të gjithë
vetveten: e adhurojmë edhe sot në
kryq, ndërsa prej kraharorit të tij
burojnë gjaku dhe uji. Jezus për
Kishën tënde: ti je streha për të dhe
ajo është për ty!
NËNTOR
2012
10
Asnjë shërbëtor
nuk mund
t’u shërbejë
njëkohësisht
dy zotërinjve
Sh. Luani i Madh
E SHTUNË
10/11 E SHTUNË XXXI K.GJ.V. [III]
Sh. Luani i Madh papë dhe mësues † 461
Fil 4,10-19; Ps 111; Lk 16,9-15
Asnjë shërbëtor nuk mund t’u
shërbejë njëkohësisht dy zotërinjve
Lk 16,13
Atë, gjithçka e marr nga ti: jetën,
dashurinë e paqen! E gjithçka unë
jam, dua ta dhuroj ty! Mirëprite,
çast pas çasti, lodhjen time dhe
shërbimin tim ndaj vëllezërve…
jetën time. Faleminderit për gëzimin
e madh që mund të dua në çdo
moment dhe që mund ta bëj një
gjë të tillë së bashku me Birin tënd
Jezus, dhuratën tënde më të madhe!
NËNTOR
2012
11 Sh. Marti ni nga Turi
Erdhi një vejushë
skamnore
dhe hodhi dy lepta
E DJELË 2012 2012
11/11 E DJELEË XXXII K.GJ.V.
Viti B [IV]
Sh. Martini nga Turi
1Mbr 17,10-16; Ps 145; Heb 9,24-28;
Mk 12,38-44
Erdhi një vejushë skamnore dhe
hodhi dy lepta Mk 12,42
E dimë se këto dy monedha të vogla
të ofruara në tempull ishin e gjitha
ajo çfarë kishte kjo grua. Ajo e dinte
se kishte edhe një Hyj, që e donte
dhe mund t’ia besonte të gjithë
ekzistencën e saj.
Unë, që nuk kam vetëm këto dy
monedha, e di se kam një Atë, i cili
meriton të gjithë besimin tim?
NËNTOR
2012
12
Na e shto fenë!
Sh. Jozafati
E HËNË
12/11 E HËNË XXXII K.GJ.V. [IV]
Sh. Jozafati ipeshkëv dhe martir † 1623
Tit 1,1-9; Ps 23; Lk 17,1-6
Na e shto fenë! Lk 17,5
Nga mënyra sesi Jezusi i përgjigjet
kësaj kërkese të nxënësve duket se
besimi i tyre nuk qe i pakët, por qe
madje joekzistent. Efektivisht besimi,
e pra besimi në Zotin ose është ose
nuk është. Nëse nuk ia dal të kem
besimin në të, në situatat e vështira,
do të thotë se, në realitet, edhe në
ata më të thjeshtat nuk besoj në të,
por për më tepër në veten time.
Jezus bëj që besimi të lindë tek unë!
NËNTOR
2012 E MARTË
13
Jemi shërbëtorë
të pavlefshëm
Sh. Stanislav
Kosta
13/11 E MARTË XXXII K.GJ.V. [IV]
Sh.Stanislao Kosta
Tit 2,1-8.11-14; Ps 36; Lk 17,7-10
Jemi shërbëtorë të pavlefshëm
Lk 17,10
Përvujtëria, është me të vërtetë
karakteristika që i ka hije më tepër
nxënësit tënd, Zot Jezus! Vallë
a nuk është përsëri një nder i madh
që të shërbesh ty? E sërisht, a nuk
është vallë hiri yt të sjellësh frytin në
ndonjë vepër të mirë? Faleminderit
Jezus, se prej mëshirës sate edhe unë
mund të shërbej ty, Ati, i Fejuari dhe
Shpëtimtari im!
NËNTOR
2012
14
E MËRKURË
Sh. Veneranda
Jezus, mësues,
ki mëshirë për ne
14/11 E MERKURË XXXII K.GJ.V. [IV]
Sh. Veneranda
Tit 3,1-7; Ps 22; Lk 17,11-19
Jezus, mësues, ki mëshirë për ne
Lk 17,13
Ata dhjetë lebrozë i drejtojnë Jezusit
një pyetje të denjë për Hyjin: në
kohën e tyre, në fakt, të shëroje
një lebroz, ishte e barazvlefshme
të thërrisje dikë nga vdekja për në
jetë, ishte si ‘të qërosh’ nga mëkati.
Sot jam unë Jezus, për të ardhur
tek ti me besimin tim; jam i varfër
dhe në nevojë; jam me të vërtetë
një mëkatar! Megjithatë, besoj në
dashurinë tënde e në dhuratën
tënde hyjnore: e di se do të më
japësh jetën e pasosur, bashkimin
me Atin; edhe unë do të di të dua,
të shërbej, të fal e të lavdëroj!
Faleminderit Jezus!
NËNTOR
2012
15
E ENJTE
Sh. Alberti
i Madh
Mbretëria e Hyjit
është mes jush
15/11 E ENJTE XXXII K.GJ.V. [IV]
Sh. Alberti i Madh ipeshkëv e mësues † 1280
Flm 7-20; Ps 145; Lk 17,20-25
Mbretëria e Hyjit është mes jush
Lk 17,21
Ata farisenj, të verbuar nga
mëndjemadhësia e nga kërkimi
i interesit të tyre, nuk kanë njohur
që ti, Jezus, ishe për ta dhe për të
gjithë popullin dhurata e Hyjit dhe
mbretëria e tyre. Kur të mirëpres,
duke përjetuar njërën prej fjalëve
të tua, atëhere Ati mund të ma japë
jetën e vërtetë, mund të më ndërfusë
në mbretërinë e tij të paqes e të
gëzimit. Me të vërtetë, mbretëria
jote është tashmë midis nesh, Jezus.
Faleminderit!
NËNTOR
2012
16
E PREMTE
Sh. Margarita
e Skocisë
Ecni në dashuri
16/11 E PREMTE XXXII K.GJ.V. [IV]
Sh. Margarita e Skocisë † 1093;
Sh. Gertruda virgjër † 1302
2Gjn 1.3-9; Ps 118; Lk 17,26-37
Ecni në dashuri 2Gjn 1,6
Është kjo, një fjalë, të cilën sot mund
ta mbaj në mendje. Është e shkurtër,
por është e mjaftueshme për të
ndriçuar dhe për të orientuar çdo
veprim, çdo mendim, çdo vendim
të kësaj dite, madje të të gjithë jetës
sime. “Duaj dhe bëj atë çfarë do”
përmblidhte Sh. Agustini.
Çfarë të jetë dashuria e vërtetë,
pastaj, e mësoj nga Jezusi; sot, për
këtë arsye, do të kërkoj të eci
me ty, Jezus!
NËNTOR
2012
17
E SHTUNË
Sh. Elizabeta
e Hungarisë
Kur të vijë
Biri i njeriut,
a thua do të gjejë
fe mbi tokë?
17/11 E SHTUNË XXXII K.GJ.V. [IV
Sh. Elizabeta e Hungarisë rregulltare † 1231
3Gjn 5-8; Ps 111; Lk 18,1-8
Kur të vijë Biri i njeriut, a thua do të
gjejë fe mbi tokë? Lk 18,8
Ti do të vish e do t’më vizitosh edhe
sot gjatë kësaj dite, Jezus: ji besnik!
Thuajmë që të mos pres nga ti gjëra
të veçanta gjatë ardhjes sate: vetëm
një zemër që ka besimin tek ti!
Jezus, ti je me të vërtetë ai që më do
pa interes dhe që shpëton! Eja!
NËNTOR
2012
18 Kushti mi i Bazilikës
së Sh. Pjetrit
dhe Sh. Palit
Qielli e toka
do të kalojnë,
por fjalët e mia
nuk do të kalojnë
E DJELË 2012 2012
18/11 E DJELË XXXIII K.GJ.V. Viti B [I]
Kushtini i Bazilikës së Sh. Pjetrit dhe Sh. Palit
Lp 12,1-3; Ps 15; Heb 10,11-14.18; Mk
13,24-32
Qielli e toka do të kalojnë, por fjalët
e mia nuk do të kalojnë Mk 13,31
Faleminderit Jezus, për këtë siguri
kaq të qartë që na jep. Faleminderit
pasi nuk është pretendim bosh
i një njeriu të çfarëdoshëm, por
vjen nga ti, që ke ngadhënjyer mbi
vdekjen në favor të gjithë njerëzimit.
Faleminderit pasi në çështjet e kësaj
bote të trazuar fjalët e tua japin
paqe e siguri dhe japin gëzim për
t’u kënduar edhe sot: aleluia!
NËNTOR
2012
19
E HËNË
Sh. Balduini
Çfarë dëshiron
të bëj për ty?
19/11 E HËNË XXXIII K.GJ.V. [I]
Sh. Balduini
Vap 1,1-4; 2,1-5; Ps 1; Lk 18,35-43
Çfarë dëshiron të bëj për ty?
Lk 18,41
Jezusi lejon të gjendet për atë që
e kërkon me dashuri dhe besim të
plotë në të. Ai di t’i kënaqë nevojat
tona themelore dhe më të thella;
është gjithmonë i gatshëm për të na
ndihmuar. Faleminderit, Zot Jezus!
NËNTOR
2012
20 KRISHTI, MBRET
I GJITHËSISË
Sot më duhet
të ndalem
në shtëpinë tënde
E MARTË
20/11 E MARTË XXXIII K.GJ.V. [I]
Krishti Mbret i Gjithësisë
Vap 3,1-6.14-22; Ps 14; Lk 19,1-10
Sot më duhet të ndalem në shtëpinë
tënde Lk 19,5
Jezus, sot ndalesh me mua! Besoj
se më je pranë! Ky gëzim do të më
bëjë të aftë, që të bëhem edhe unë
dhuratë dashurie.
NËNTOR
2012
21
E MËRKURË
KUSHTIMI I ZOJËS
Tregtoni
derisa
të kthehem
21/11 E MERKURË XXXIII K.GJ.V. [I]
Kushtimi i të lumes Virgjër Mari
Vap 4,1-11; Ps 150; Lk 19,11-28
(ose Zak 2, 14-17; Ps 44; Mt 12,46-50)
Tregtoni derisa të kthehem Lk 19,13
Gjithçka jam dhe gjithçka më
gjendet ndër duart e mia, është
dhurata e jote, Zot! U bëftë mjeti
i ndertimit të mbretërisë sate, në
pritjen e ardhjes sate. Dhe sot,
që gjendem në krevat me ethe,
çfarë mund të bëj për ty? Të ofroj
vetminë time dhe dhimbjet e trupit
tim të sëmurë: bashkoji, Jezus, me
mundimin tënd të shenjtë për të cilin
na ke shëlbyer!
NËNTOR
2012
22
E ENJTE
Sh. Çeçilia
Kur pa qytetin,
qau mbi të
22/11 E ENJTE XXXIII K.GJ.V. [I]
Sh. Çeçilia virgjër e martire † 250
Vap 5,1-10; Ps 149; Lk 19,41-44
Kur pa qytetin, qau mbi të Lk 19,41
Edhe sot, Zot Jezus, ti vuan për tërë
ata bij që nuk të mirëpresin e kështu
nuk mund të gëzojnë dhuratën e
paqes së vërtetë, të cilën vetëm ti
mund ta japësh. Të ofroj lotët e
mi të sotëm dhe zotimin tim për të
përmbushur vullnetin e Atit: gjëra
të vogla, por që në duart e tua,
mund të bëhen një hap drejt teje për
ndokënd që zemra jote e pret.
NËNTOR
2012
23
E PREMTE
Sh. Klementi I
Sh. Kolumbani
Çdo ditë
mësonte në tempull
23/11 E PREMTE XXXIII K.GJ.V. [I]
Sh. Klementi I papë e martir † 101;
Sh. Kolumbani abat † 615
Vap 10,8-11; Ps 118; Lk 19,45-48
Çdo ditë mësonte në tempull
Lk 19,47
E ndjeje si një detyrë të
domosdoshme, që Ati të ka besuar;
dhe i mbeteshe besnik ndonëse
për ty ishte motiv persekutimi dhe
urrejtjeje. Sot, mësona ti sërisht,
Jezus, në Kishë: dua të jap fryt prej
këtij shërbimi të çmueshëm; ti, pra,
duke më bërë të njoh Atin, ndriçoje
dhe bëje të çmueshme jetën time!
NËNTOR
2012
24
E SHTUNË
Sh. Andrea Dung-Lak
Hyji, nuk është Hyj
i të vdekurve,
por i të gjallëve
24/11 E SHTUNË XXXIII K.GJ.V. [I]
Sh. Andrea Dung-Lak meshtar dhe shokët
martirë nga Vietnami shek. XVI-XVIII
Vap 11,4-12; Ps 143; Lk 20,27-40
Hyji, nuk është Hyj i të vdekurve,
por i të gjallëve Lk 20,38
Që një i krishterë të mohojë
ringjalljen (e për fat të keq ndodh
edhe kjo!) është me të vërtetë
qesharake! Si të mund të thuhet
besimtar në Jezusin e vdekur e
të ringjallur e pastaj të thuash
se… “prej andej nuk është kthyer
kërkush?”. Do të kish qenë edhe më
tepër qesharake, nëse me të vërtetë
nuk do të qe ringjallja dhe që Hyji
të na kish thirrur në emrin e tre të
vdekurve të mbaruar në hiç: “Hyji
i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit”.
Lavdi të qoftë ty, Hyji i të gjallëve!
NËNTOR
2012
25 Sh. Katerina
e Aleksandrisë
Mbretëria ime
nuk është
e kësaj bote
E DJELË 2012 2012
25/11 E DJELË XXXIV K.GJ.V.
JEZU KRISHTI, MBRET I GJITHËSISË
Viti B [P]
Sh. Katerina e Aleksandrisë
Lp 7,13-14; Ps 92; Vap 1,5-8; Gjn 18,33-37
Mbretëria ime nuk është e kësaj
bote Gjn 18,36
Ti, Jezus, je Mbret sipas zemrës së
Atit, mbret që shërben, që ofrohesh
pasi seicili ta gëzojë paqen,
bashkimin dhe sigurinë.
Dua të mësoj nga ty, Jezus,
Mbreti im!
NËNTOR
2012
26
E HËNË
Sh. Konradi
Nuk u gjet
mashtrim
në gojën e tyre
26/11 E HËNË XXXIV K.GJ.V. [II]
Sh. Konradi
Vap 14,1-3.4-5; Ps 23; Lk 21,1-4
Nuk u gjet mashtrim në gojën e tyre
Vap 14,4
Ti Jezus, dashuria e Atit që zbulohet,
je e Vërteta! Fjalët e gojës sime do
të jenë e vërteta nëse do të vijnë nga
ti, që je mëshira, mirësia, butësia
dhe paqja… Sa shumë mashtrim ka
ende në gojën time! Pastromë,
Zot Jezus!
NËNTOR
2012
27 Sh. Valeriani
Ruajuni
të mos
ju gënjejnë
E MARTË
27/11 E MARTË XXXIV K.GJ.V. [II]
Sh. Valeriani
Vap 14,14-19; Ps 95; Lk 21,5-11
Ruajuni të mos ju gënjejnë Lk 21,8
Si do t’ia dal mbanë, Zot Jezus,
kështu i dobët dhe i pakujtuar siç
jam për fat të keq unë? Do ta ruaj
fjalën tënde, dritën e vërtetë për
çdo hapin tim; do të mbahem i
bashkuar me ty në lutje dhe në
Kishën tënde, e cila ka premtuar
praninë tënde të gjallë deri në
fundin e botës.
Do të pres, me qetësi, Zoti im!
NËNTOR
2012
28
E MËRKURË
Sh. Jakobi
i Markisë
Me qëndresë
do ta shpëtoni
jetën tuaj
28/11 E MERKURË XXXIV K.GJ.V. [II]
Sh. Jekobi i Markisë
Vap 15,1-4; Ps 97; Lk 21,12-19
Me qëndresë do ta shpëtoni jetën
tuaj Lk 21,19
Të mos lodhemi, pra, dhe të mos
humbasim shpirtin. Në fund të
fundit, çdo dashuri nuk do të ishte
dashuri nëse nuk do ta kalonte
provën e besnikërisë.
Duam të mbetemi të drejtuar nga
Jezusi, me besnikëri, edhe kur prova
duket tepër e madhe dhe e gjatë:
do ta shikojmë shëlbimin të cilin ai
tashmë po e përgatit për ne dhe
do të mbetemi sërisht të mrekulluar
përpara madhështisë së tij.
NËNTOR
2012
29
E ENJTE
Sh. Saturini
Fuqitë e qiejve
në fakt
do të lëkunden
29/11 E ENJTE XXXIV K.GJ.V. [II]
Sh. Saturini
Vap 18,1-2.21-23; 19,1-3.9; Ps 99; Lk
21,20-28
Fuqitë e qiejve në fakt do të
lëkunden Lk 21,26
Të falënderojmë, Atë, për dritën e
diellit dhe të yjeve, për harmoninë e
qetë të universit që na rrethon: është
dhurata e dashurisë sate. Por edhe
më tepër, faleminderit për qiejt e për
tokën e re që ti po përgatit për ne,
bijtë e tu: një qiell e një tokë që nuk
do të kalojnë dhe në të cilin do të
mbretërojë dashuria jote.
NËNTOR
2012
30
E PREMTE
SH. ANDREA
APOSTULL
Kushdo
që do ta thërrasë
emrin e Zotit
do të shëlbohet
30/11 E PREMTE Sh. ANDREA Ap. [P]
Rom 10,9-18; Ps 18; Mt 4,18-22
Kushdo që do ta thërrasë emrin e
Zotit do të shëlbohet Rom 10,13
E kam thirrur shpesh emrin tënd,
Jezus, në rrethana të vogla të jetës,
dhe gjithnjë kam gjetur ndihmën e
paqen. Kështu jam me besimin se
do të kem thirrur me besim e kështu
edhe në ditën e fundit do të më
japësh shëlbimin, atë të pasosurin.
Sot, është Festa e Sh. Andreas
Apostull; prandaj, po të falënderoj
posaçërisht për vëllezërit ortodoksë,
që së bashku me ne besojnë në
emrin tënd të shenjtë.
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender fĂŒr das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften âFĂŒnf Gerstenbroteâ
- Einleitung
- Ăbriggebliebene StĂŒcke
- AbbĂ
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011