ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

11 NENTOR 2013
11 NENTOR 2013

NËNTOR   2013


1/11 E PREMTE TË GJITHË SHENJTËRIT [P]
Vap 7,2-4.9-14; Ps 23; 1Gjn 3,1-3; Mt 5,1-12
Lum të mëshirshmit sepse do të gjejnë mëshirë Mt 5,7
Sot kremtojmë të gjithë Shenjtërit: janë ata të mëshirshmit që tashmë e kanë mbërritur mëshirën! Mbi këtë tokë i kanë dhënë besimin Jezusit: kanë lënë që mëshira e Atit të bëhet jeta e tyre, duke u dhënë dashuri të gjithëve, në mënyra të ndryshme; tani me këtë mëshirë gëzojnë përgjithmonë! Shenjtër të gjithë të Hyjit, jepnani përsëri mëshirën e Atit qiellor!

2/11 E SHTUNË PËRKUJTIMI I TË GJITHË BESIMTARËVE TË VDEKUR [P]
Mesha 1: Gb 19,1.23-27; Ps 26; Rom 5,5-11; Gjn 6,37-40
Mesha 2: Is 25,6.7-9; Ps 24; Rom 8,14-23; Mt 25,31-46
Mesha 3: Fu 3,1-9; Ps 41; Vap 21,1-5.6-7; Mt 5,1-12
Hyji i provoi dhe i gjeti të denjë Fu 3,5
Sot lutemi për shumë vëllezër që na kanë paraprirë në takimin me Atin dhe që tani Ai po përgatitet derisa të mund të hyjnë plotësisht në lavdinë e Tij. Edhe ne jemi në ecje drejt Shtëpisë së Atit dhe po përgatitemi derisa Ai të na gjejë të denjë për Të. Faleminderit Atë, për mëshirën tënde që na rivesh dhe na bën të denjë me përqafimin Tënd!

3/11 E DJELË XXXI K.GJ.V Viti C [III]
Fu 11,22 - 12,2; Ps 144; 2Sel 1,11 - 2,2;
Lk 19,1-10
Zake, zbrit shpejt! Sot do të vij të rri në shtëpinë tënde Lk 19,5
Jezus, Ati të dërgon për cilindo prej bijve të Tij, për të sjellë dashurinë e Tij, paqen e Tij, jetën e Tij. E ti, me dashuri të bindur, e lë veten të dërgohesh, të dhurohesh: si tek Zakeu, ashtu edhe tek unë dhe tek vëllezërit e mi… Ti duhet të takosh të gjithë, duhet të jepesh për të gjithë… nëse jo nuk do të jetojnë! Ja pra, dua të ndihmoj; Atë, dërgomë edhe mua sëbashku me Jezusin!

4/11 E HËNË XXXI K.GJ.V [III]
Sh. Karl Borromeu ipeshëv † 1584
Rom 11,29-36; Ps 68; Lk 14,12-14
Kush e njohu mendimin e Zotit? Rom 11,34

Është e vërtetë, askush s’mund ta dijë se çfarë mendon Hyji…, së paku pa e dëgjuar Jezusin.
Jezusi, në fakt, mendon si Ati, na shikon ne dhe çdo realitet me sytë e Atit. Duke dëgjuar Atë, dimë se çfarë i jep gëzimin Atit o cfarë e trishton, mund të shikojmë përtej shfaqjes dhe të menjëhershmes, mund të njohim se çfarë na bën mirë ose keq, çfarë dëshiron dashuria e Atit dhe çfarë ka përgatitur për ne.

5/11 E MARTË XXXI K.GJ.V [III]
Rom 12,5-16; Ps 130; Lk 14,15-24
Kush ndan le të jetë bujar Rom 12,8
Ndër duar kam vetëm këtë që ju ka vendosur Ati: ajo çfarë vjen nga dashuria nuk mund të shërbejë veçse për dashurinë! Kur hap duart për të dhënë, bëj pra, vetëm këtë që është detyra ime e birit të Hyjit; e bëj pra me shumë thjeshtësi dhe natyrshëm… vëllai im, duke marrë dhuratën time, nuk do të skuqet!

6/11 E MËRKURË XXXI K.GJ.V [III]
Rom 13,8-10; Ps 111; Lk 14,25-33
Ai që e do tjetrin, e ka plotësuar Ligjin Rom 13,8
Sot, para së gjithash, do të përmbush me besnikëri detyrën time të lutjes, të dëgjimit dhe të adhurimit. E di, në fakti, se nga bashkimi me Ty Jezus, po marr dhuratën e Shpirtit të Shenjtë: ai do të më ndihmojë për të dashur me të vërtetë, për të dashur sipas zemrës së Atit që do t’i japë jetën e vërtetë çdo njeriu!

7/11 E ENJTE XXXI K.GJ.V. [III]
Rom 14,7-12; Ps 26; Lk 15,1-10
Gëzohuni me mua se e gjeta delen time që më humbi Lk 15,6
Janë fjalë plot gëzim që gati-gati, do të mund t’i ndiej të thirren nga Ati im qiellor, kur më në fund të mundë të më përqafojë përmes sakramentit të Pajtimit.
Është gëzimi që Ati pret dhe që unë duhet ta kujtoj kur takoj ndokënd që duket i përhumbur: kështu do të jem i shpronësuar për të mos gjykuar, por për më tepër për të dashur, mirëprituar dhe ndihmuar për të dëgjuar Jezusin, shelbuesin e të gjithëve.

8/11 E PREMTE XXXI K.GJ.V. [III]
Rom 15,14-21; Ps 97; Lk 16,1-8
Jep llogari për mbarështimin tënd Lk 16,2
Faleminderit Zot Jezus, që me këtë fjalë më thërret edhe mua! Për mua është e lehtë, në fakt, të gëzoj dhurata e Tua të shelbimit që vë në veprim në jetën time, pa kujtuar se Ti më thërret edhe për të bashkëndarë veprën Tënde të dashurisë në tokë. Dua që sot të kushtohem për këtë me përkushtimin e birit: ndihmomë!

9/11 E SHTUNË KUSHTIMI I BAZILIKËS LATERANIT [P]
Ez 47,1-2.8-9.12 ose 1Kor 3,9c-11.16-17; Ps 45; Gjn 2,13-22
A nuk e dini se jeni Tempulli i Hyjit 1 Kor 3,16
Sot falënderojmë Atin për bazilikën e parë, të ngritur nga perandori Kostandin, kishën nënë të të gjitha kishave të Qytetit të Romës dhe të Botës. Kjo festë është një shenjë e dashurisë dhe e bashkimit drejt katedrës së Pjetrit, të cilën “e udhëheq në dashuri”(Sh. Injaci i Antiokisë). Një mënyrë e mirë e të thënit faleminderit do të jetë e bëra e më shumë të dashurve dhe veprimtarëve të palodhur të këtij bashkimi dashurie, Kishës, që është vendi i vërtetë i banimit të Hyjit tonë.

10/11 E DJELË XXXII K.GJ.V. Viti C [IV]
2Mak 7,1-2.9-14; Ps 16; 2Sel 2,16 - 3,5; Lk 20,27-38
Hyji nuk është Hyj i të vdekurve, por i të gjallëve Lk 20,38
Këto fjalë Tuat, Zot Jezus, janë sekreti i sigurisë së ne të krishterëve përballë vdekjes. Njerëzit tanë të dashur të varrosur, tek të cilët kemi parë fenë, prej të cilëve kemi marrë shenjat e dashurisë Tënde, të cilëve mund t’u themi se, ndonëse dobësitë njerëzore dhe papërpikmëritë, ishin të tuat, qëndrojnë sërisht duke marrë jetë nga Ti: mundemi për këtë arsye të lutemi për ta dhe mund të jemi përsëri të shoqëruar e të ndihmuar nga ata. Çfarë hiri i pafund është që të jemi të Tutë, Zot Jezus!

11/11 E HËNË XXXII K.GJ.V. [IV]
Sh. Martini nga Turi ipeshkëv † 397
Fu 1,1-7; Ps 138; Lk 17,1-6
Na e shto fenë Lk 17,5
Jezusi sapo u kishte rekomanduar apostujve dashurinë që fal pa kufi. Gati si jehonë për këtë rekomandim ata thonë: “Na e shto fenë!” Edhe unë mundem të fal vetëm kur, falë dritës së Jezusit, shikoj fytyrën e Atit, kur, dmth, kujtohem që Ai është duke e dashur vëllanë tim!

12/11 E MARTË XXXII K.GJ.V. [IV]
Sh. Jozafati ipeshkëv e martir † 1623
Fu 2,23 – 3,9; Ps 33; Lk 17,7-10
Prej lakmisë së djallit hyri në botë vdekja Fu 2,24
Përseja ndaj së keqes, nga vdekja, në gjendje të ndryshme, mbetet për ne me të vërtetë një mister. Është, megjithatë, një mister i ndriçuar nga një siguri: Hyji na do dhe e gjitha ajo çfarë bën ose lejon është për të mirën tonë, ndoshta për një të mirë më të madhe që ende nuk e shikojmë. Në fakt, edhe misteri i vdekjes, ka ndriçuar me dashurinë e Birit të Tij Jezus që për ne e ka përjetuar dhe ngallënjyer.

13/11 E MËRKURË XXXII K.GJ.V. [IV]
Fu 6,1-11; Ps 81; Lk 17,11-19
Feja jote të shpëtoi Lk 17,19
Fruti më i bukur i fesë në Ty, Jezus, nuk është shëndeti, as ndonjë mirëbërje tjetër e lidhur me tokën; ndodh e kundërta, pra është dhurata e shëlbimit. Kjo dhuratë që e ke mirënjohur të pranishme në të shkretin lebroz të huaj të ungjillit të sotëm: ai, vetëm mes të tjerëve, ndonëse i shëruar prej teje, ka ditur të adhurojë, të falënderojë, të lëvdojë; ta ka njohur të mirën më të çmueshme, më tepër se vetë jetën!

14/11 E ENJTE XXXII K.GJ.V. [IV]
Fu 7,22 - 8,1; Ps 118; Lk 17,20-25
Mbretëria e Hyjit është mes jush Lk 17,26
Qëndrimi i një personi më bënte të vuaja dhe isha i predispozuar ta gjykoja keq. Një ditë, gjatë lutjes së mëngjesit, u njoftova në zemrën time se ai vëlla kishte nevojë për dashuri e mëshirë dhe provova gëzimin duke menduar të ia ofroja unë në emër të Jezusit! M’u duk se mbretëria e Atit kishte ardhur mes nesh!

15/11 E PREMTE XXXII K.GJ.V. [IV]
Sh. Alberti i Madh ipeshkëv e mësues † 1280
Fu 13,1-9; Ps 18; Lk 17,26-37
Kushdo që të mundohet ta ruajë jetën e vet, do ta humbasë Lk 17,33
Jezus, me këtë fjalën Tënde ndoshta do të më thuash se kur kërkoj veten time, kur i vihem punës për mirëqenien time, nuk jam në dashurinë, për këtë arsye jam jashtë jetës. Mësomë për të dashur, mësomë të vdes, mësomë Ti për të jetuar me të vërtetë! Faleminderit Jezus!

16/11 E SHTUNË XXXII K.GJ.V. [IV]
Sh. Margarita e Skocisë † 1093; Sh. Geltruda virgjër † 1302
Fu 18,14-16;19,6-9; Ps 104; Lk 18,1-8
Kur të vijë Biri i njeriut, a thua do të gjejë fe mbi tokë? Lk 18,8

Duke kujtuar këtë dëshirë Tënden, Zot Jezus, na përmallon! Po, për vete çmon vetëm dhe gjithmonë të mirën tonë, paqen tonë; je tamam si një baba i mirë që njeh vegjëlinë dhe varfërinë e fëmijëve të vet! Dëshiron vetëm që, gjatë tërë jetës dhe në çdo çast të saj, ta rujamë besimin në Ty: Ti, atëhere, mund të bësh gjithçka për ne! Faleminderit Jezus!

17/11 E DJELË XXXIII K.GJ.V. Viti C [I]
Mal 3,19-20 (Heb. 4,1-2); Ps 97; 2Sel 3,7-12;
Lk 21,5-19
As një fije floku s’do t’ju bjerë prej kresë Lk 21,18
Është ndoshta kontradita mes këtyre fjalëve të Tua dhe realitetit të martirit, Zot Jezus? Trupi i shumë vëllezërve tanë tmerrësisht ka qenë coptuar e rrënuar para se të të vdisnin… Jo, nuk ka kontraditë! Ti, Zot Jezus, në ardhjen Tënde, “do të rindërtosh” trupin e të tuve, do t’ua rikthesh të lavdishëm, shumë më të bukur saqë s’ka për të njohur “rrënimin” nga dashuria Jote! Do të jetë një trup që do të mund të qëndrojë me dinjitet përbri Tëndit, për gjithmonë në qiell! Faleminderit, Jezus!

18/11 E HËNË XXXIII K.GJ.V. [I]
1Mak 1,10-15.41-43.54-57.62-64; Ps 118; Lk 18,35-43
1Mbr 8,22-23 ose 1Pjt 2,4-9; Ps 83; Lk 19,1-10
Çka dëshiron të bëj për ty? Lk 18,41
Jezus, ti që më njeh më mirë se c’e njoh unë veten dhe di më mirë se unë çfarë është e mira; Ti bëje për mua: përse ma kërkon? Unë nuk di as nga t’ia nis për t’u përgjigjur …
“Çka dëshiron të bëj për ty?”. Faleminderit Jezus, që ma kërkon këtë: në këtë mënyrë më rizgjon nga topitja ime, ringre në këmbë vullnetin tim dhe përtej të tjerave më trajton si një person të lirë, pa më rënduar. Jezus, bëmë me të vërtetë Tëndin!

19/11 E MARTË XXXIII K.GJ.V. [I]
2Mak 6,18-31; Ps 3; Lk 19,1-10
Sot i erdhi kësaj shtëpie shëlbimi Lk 19,9
Më bie ndër mend gjithnjë e më shumë, Zot Jezus, se shëlbimi je Ti, Ti që vazhdon të vish për t’më shpëtuar! Nuk ia dilja të falja… Nuk dija të hiqja dorë prej idesë sime… Ndihesha i lidhur në ndonjë diçka të kësaj toke dhe isha i trishtuar… Gjithmonë e kam provuar ndihmën Tënde; kam shijuar gëzimin dhe lirinë e dashurisë: faleminderit Jezus, Shpëtimtari im!

20/11 E MËRKURË XXXIII K.GJ.V. [I]
2Mak 7,1.20-31; Ps 16; Lk 19,11-28
Zotëri, mnaja jote dha dhjetë mna Lk 19,16
Do të jetë gëzim i madh, kur ta takoj Zotin, të mund t’i jap ndonjë frut prej dhuratave të Tia dhe prej lodhjes sime! Edhe sot do të mbaj përpara syve të mi atë takim, duke mbledhur diçka që të ofroja: do ta bëj me thjeshtësi dhe gëzim, sepse tashmë e njoh pak zemrën e Zotit!

21/11 E ENJTE XXXIII K.GJ.V. [I]
Kushtimi i të Lumes Virgjër Mari
1Mak 2,15-29; Ps 49; Lk 19,41-44
Mos qoftë e thënë kurrë që të braktisim ligjin dhe traditën 1Mak 2,21
Këtë thonte Matatia sëbashku me fëmijët duke provuar vullnetin e të mbeturit besnikë ndaj ligjeve të dhëna nga Hyji për popullin e Vet. Tani që Hyji, pas përgatitjes së bërë përmes Profetëve, na ka dërguar si shëlbues Birin Jezus, me sa më shumë dashuri e vendosmëri mund të kërkojmë që t’i jemi besimtarë! Jezus, “nga kush të shkojmë, Ti ke fjalët e jetës së pasosur”! Sigurisht nuk do të na mungojë ndihma e Nënës sonë qiellore.

22/11 E PREMTE XXXIII K.GJ.V. [I]
Sh. Çeçilia virgjër e martire † 250
1Mak 4,36-37.52-59; psalmi: 1Kro 29,10-12; Lk 19,45-48
Shtëpia ime duhet të jetë shtëpi lutjeje Lk 19,46
Zot Jezus, eja sot në zemrën time; Të lutem vendos rregull në afeksionet e mia dhe në mendimet e mia: vendos në plan të parë Atin! Ndriçoma fytyrën e Tij dhe mbaje të gjallë marrëdhënien e birësore marrëdhënien time me Të; atëherë zemra ime do të jetë shtëpia e Tij e edhe veprimet e mia do t’i japin lavdi.

23/11 E SHTUNË XXXIII K.GJ.V. [I]
Klementi I papë e martir † 101; Sh. Kolombani abat † 615
1Mak 6,1-13; Ps 9; Lk 20,27-40
Hyji nuk është Hyj i të vdekurve, por i të gjallëve Lk 20,38
Faleminderit Jezus, se po më jep njohjen, që të dua, t’i shërbej të vetmit Hyj, Atit! Nga Ai po marr atë jetë që në çastet e vdekjes, nuk shuhet, por vetëm shndërrohet; atë jetë të dashurisë që merr gjithçka nga Ati dhe gjithçka e jep, në plotësinë e gëzimit; atë jetë që është përjetësi. Faleminderit Jezus, që po më bën bir të Hyjit, për gjithmonë!

24/11 E DJELË XXXIV K.GJ.V. JEZU KRISHTI MBRET I GJITHËSISË Viti C [P]
2Sam 5,1-3; Ps 121; Kol 1,12-20;
Lk 23,35-43
Të të bjerë ndër mend për mua, o Jezus, kur të arrish në Mbretërinë tënde Lk 23,42
Sytë e atij keqbërësi, të dënuar nga njerëzit, të shikonin Jezus, ndërsa qëndroje varur në kryq; të kanë njohur për: Dashuri, Shpëtimtar, Hyj, Mbret i qiellit dhe i tokës! E zemra e tij u hap për një besim të ndriçuar! Faleminderit Jezus, se Ti ke përgatitur për të gjithë Mbretërinë Tënde!

25/11 E HËNË XXXIV K.GJ.V. [II]
Sh. Katerina e Aleksandrisë virgjër e martire † shekulli III-IV
Dan 1,1-6.8-20; psalmi: Dan 3,52-56; Lk 21,1-4
Kjo vejushë skamnore qiti më shumë se të gjithë Lk 21,3
Jezus, përse të ka pëlqyer kaq shumë oferta e kësaj gruaje të vejë? Sigurisht sepse ajo ishte fruti i dashurisë: kushtonte në fakt; prekte jetën e saj; ishte fruti i fesë: paraqiste se ajo besonte vetëm në Atin, për të sotmen e për të nesërmen.

26/11 E MARTË XXXIV K.GJ.V. [II]
Dan 2,31-45; psalmi: Dan 3,57-61; Lk 21,5-11
Ruajuni mos t’ju gënjejnë Lk 21,8
Zot Jezus, e njoh tashmë dobësinë time dhe paditurinë time. Nëse nuk do të kisha Ty që si një baba, përkujdesesh për shpëtimin tim, do të jetoja gjithnjë në druajtje! E Ti më rekomandon që të mbaj të ngjitura në zemrën time fjalët e tua dhe të mos largohem kurrë nga Kisha Jote!

27/11 E MËRKURË XXXIV K.GJ.V. [II]
Dan 5,1-6.13-14.16-17.23-28; psalmi: Dan 3,62-67; Lk 21,12-19
Me qendresën tuaj do ta shpëtoni jetën tuaj Lk 21,19

Ne të krishterët po përmbyllim një formë të ecjes sonë, një vit liturgjik. Pjesa e Ungjillit të sotëm na fton për të falënderuar Jezusin, që na ka ndihmuar për të qëndruar: tek askush nga ne nuk kanë munguar çastet e provës, tanimë të vështira për t’i tejkaluar. Përvoja e ndihmës së Tij, e afërsisë së Tij, megjithatë, na jep guximin për të pasur besim, që të qëndrojmë: Ai do të dijë të na mbështesë deri në fund, sepse na do!

28/11 E ENJTE XXXIV K.GJ.V. [II]
Dan 6,11-28; psalmi: Dan 3,68-74 ; Lk 21,20-28
Jeruzalemin do ta shkelin paganët Lk 21,24
Jeruzalemi ishte krenaria e Popullit të Izraelit, simboli i përzgjedhjes së Zotit. Jezusi tani flet për shkatërrimin e tij… Sa herë që edhe dishepulli i Jezusit shikon të nëpërkëmbur ndonjë diçka e cila për të është e shtrenjtë, sepse është e dhënë nga Zoti… mbase edhe vetë jetën! Por Jezusi, Krijues ashtu si Ati, do ta bëjë të re e të frutshme atë jetë të jetuar në ankth, por që i është dorëzuar Atij me besim.

29/11 E PREMTE XXXIV K.GJ.V. [II]
Dan 7,2-14; psalmi: Dan 3,75-81; Lk 21,29-33
Qielli e toka do të zhduken, e fjalët e mia nuk do të bien poshtë Lk 21,33
Zot Jezus, do të kërkoj sot që të ruaj në zemër e në mendje këtë fjalë Tënden. Kështu do të jem më i fortë në çastet në të cilat ndiehem i tërhequr për të ndjekur ide, qëndrime, ndjenja e dëshira që janë kundër fjalës Tënde e që, në këmbim të një shpagimi kalimtar, do të më linin një boshllëk të thellë e të përhershëm.
Ti, Jezus, je shpresa e sigurtë!

30/11 E SHTUNË SH. ANDREA Apostull [P]
Rom 10,9-18; Ps 18; Mt 4,18-22
Besimi vjen nga predikimi, e predikimi është shpallja e Fjalës së Zotit Rom 10,17
Sot jemi në festë për një Apostull, Sh. Andrenë: në zemrën e tij e në gojën e tij jehon e gjallë Fjala e Jezusit! Ai mbështestë dhe i bekoftë barinjtë që sot, në Kishë, na e ofrojnë ende të gjallë Fjalën e Zotit e edhe ne të gjithëve që duam të mirëpresim me fe e dashuri këtë Fjalë që na jep jetën!

In primo piano