ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

04 PRILL 2012
04 PRILL 2012

PRILL

2012

E DJELA

E LARIT 1

Shpirti është

i gatshëm, por

mishi është i dobët

E DJELË 2012 2012

1/4 E DJELA E LARIT Viti B [P]

Mk 11,1-10 (ose: Gjn 12,12-16); Is 50,4-7;

Ps 21; Fil 2,6-11; nga Mk 14,1 15,47

Shpirti është i gatshëm, por mishi

është i dobët Mk 15,38

Jezusi i kishte dëgjuar premtimet

e Pjetrit, por tani i bie ndër mend se

nuk do të jetë në gjendje t’i mbajë.

Për të ndjekur Jezusin është e

nevojshme të lutemi shumë, pasi

tundimet e kundërta janë shumë

e shumë të forta.

Në këtë javë të ardhshme do të

përfitoj prej mundësive të ndryshme

të lutjes që do të më paraqiten.

Nuk dua të kaloj riskun e mohimit

të Jezusit, ashtu si Pjetri.

PRILL

2012 E E HËNË

E HËNA

E MADHE 2

Bënë për të

një darkë

2/4 E HENA E MADHE [II]

Sh. Françeshu i Paola-s, eremit, † 1507

Is 42,1-7; Ps 26; Gjn 12,1-11

Bënë për të një darkë

Gjn 12,2

Janë pikërisht Lazri dhe motrat

Marta e Maria që e ftojnë për darkë

Jezusin, për ta falënderuar. Lazari

në fakt kishte vdekur, por Jezusi e

kishte thirrur nga jashtë varrit.

Me sa mirënjohje i detyrohem edhe

unë për çdo ditë Jezusit!

Euharistia është hiri ynë, darka në

të cilën Jezusi është i pranishëm me

ne: ai vetë na ka thirrur!

PRILL

2012

E MARTË E MARTJA

E MADHE 3

Unë të caktoj

drita e kombeve

3/4 E MARTJA E MADHE [II]

Is 49,1-6; Ps 70; Gjn 13,21-33.36-38

Unë të caktoj të jesh drita e

kombeve

Is 49,6

Jezusi, i dërguar nga Hyji Atë,

me jetën e tij tokësore prej Njeriu-

Hyj, është me të vërtetë dritë për çdo

njeri dhe për çdo popull.

Nën drejtimin e tij, njerëzit duhen

dhe kërkojnë të mirën e njëri-tjetrit.

Pa të mbetet egoizmi që bën të

vuajnë popujt.

PRILL

2012 E E MËRKURË

4

Përgatitën darkën

e Pashkëve

E MËRKURA

E MADHE

4/4 E MËRKURA E MADHE [II]

Sh. Izidori, ipeshkëv e mësues, † 636

Is 50,4-9; Ps 68; Mt 26,14-25

Përgatitën darkën e Pashkëve

Mt 26,19

Nxënësit ndjekin dëftimet e

Jezusit, përgatisin aq sa duhet

për kremtimin e Pashkës: qengjin,

barërat e hidhura, bukën pa tharm,

verën… e Jezusi do të realizojë

faktin se këto gjëra bëjnë me dije

dhënien e vetvetes si Qengji i Hyjit

dhe hapjen e kalesën nga vdekja

për në jetë.

Kështu ndodh për çdo kremtim

euharistik dhe për çdo sakrament:

ne përgatisim bukën, verën, ujin,

vajin, por është Jezusi që i bën këto

shenja të efektshme me veprimin e

Shpirtit të Shenjtë.

PRILL

2012

5

I deshi

deri në pikën

e fundit

E E ENJTE

E ENJTJA

E MADHE

5/4 E ENJTJA E MADHE [P]

Dal 12,1-8.11-14; Ps 115; 1Kor 11,23-26;

Gjn 13,1-15 (Mesha “In Coena Domini”)

I deshi deri në pikën e fundit

Gjn 13,1

Sa e madhe është mirësia jote,

o Zot Jezus! Ti je besnik përherë,

na qëndron pranë në çdo situatë:

në fjalën tënde, kur mblidhemi

në emrin tënd, tek çdo vëlla që

të do, tek mbarështuesit e tu dhe

në shërbesën e tyre, por edhe në

Euharistinë që na e ke dhënë sot.

Faleminderit, Jezus!

PRILL

2012

6

Nuk e hapi

gojën e vet

E E PREMTE

E PREMTJA

E MADHE

6/4 E PREMTJA E MADHE [P]

Is 52,13 53,12; Ps 30; Heb 4,14-16;5,7-9;

Gjn 18,1-19,42

Nuk e hapi gojën e vet Is 53,7

Fjala e profetit përshkruan

qëndrimin e Jezusit gjatë dy

proceseve, të cilëve u është

nënshtruar. Ai nuk ka kërkuar të

mbrohet, por ka vazhduar të lutet,

duke ia lënë Hyjit mbrojtjen e vet.

E Hyji e ka dëgjuar në një mënyrë

që nuk do të jemi në gjendje kurrë

ta imagjinojmë: e ka ngritur nga

vdekja, madje, e ka lartësuar

madhërisht.

PRILL

2012

7

Ai na goditi,

por edhe

do të na shëndoshë

E SHTUNE

E SHTUNA

E MADHE

7/4 E SHTUNA E MADHE [P]

Ai na goditi, por edhe do të na

shëndoshë Oz 6,1

Në këtë ditë të shenjtë, Kisha na

paraqet këtë fjalë të shpresës:

pas provës do të jetë lehtësimi, pas

vdekjes me Jezusin, ringjallja me të.

PRILL

2012

8

Krishti, Qengji ynë

i Pashkëve,

tanimë është flijuar!

PASHKËT

e RINGJALLJES

së ZOTIT

E DJELË 2012 2012

8/4 PASHKËT E RINGJALLJES

SË ZOTIT Viti B [P]

Vap 10,34.37-43; Ps 117; Kol 3,1-4 (ose:

1Kor 5,6-8); Gjn 20,1-9 (ose.: Mk 16,1-8)

Krishti, Qengji ynë i Pashkëve,

tanimë është flijuar! 1Kor 5,7

Sot përmbushet misteri i dashurisë

Hyjit: Biri është ofruar në një akt

dashurie të plotë!

Këtë do të thotë për ne ‘Pashka’;

e pra kalimin në një mënyrë tjetër

të qeni: nuk jemi të orientuar më

drejt vdekjes, por drejt jetës së re e

të pasosur në të cilën ka hyrë Jezusi.

Kush beson, zbulon gëzimin.

Aleluja!

PRILL

2012

9

Në praninë tënde

do të më mbushësh

me gëzime

E E HËNË

E HËNA

e PASHKËVE

9/4 E HËNA e PASHKËVE

(të Engjëllit) [P]

Vap 2,14.22-32; Ps 15; Mt 28,8-15

Në praninë tënde do të më

mbushësh me gëzime Vap 2,28

Çdokush që beson në Jezusin,

mund t’i bëjë për vete këto fjalë në

shpresë. Edhe ai, që çdo ditë jeton

momentet e sprovës, e di se do

të vijnë shkëndija ngushëllimi për

shkak të dashurisë besnike të Zotit,

në të cilin ai beson dhe që një ditë

do ta shikojë ballë për ballë.

PRILL

2012

10

E MARTË

E MARTJA

e PASHKËVE

Ata i thanë:

”Pse po qan

moj burrneshë?”

10/4 E MARTJA e PASHKËVE [P]

Vap 2,36-41; Ps 32; Gjn 20,11-18

Ata i thanë: ”Pse po qan moj

burrneshë?” Gjn 20,13

Engjëjt mrekullohen se Maria qan,

pasi motivi për të cilin ajo qan është

çështja e gëzimit për të gjithë botën!

Por Maria ende nuk e di dhe nuk

i bën llogaritë se Zoti i saj është

ringjallur e është edhe për të burimi

i jetës së re!

Shpesh të qarat tona janë shenjë

që nuk e njohim atë çka Hyji është

duke bërë apo tashmë e ka bërë

për ne!

PRILL

2012

11

Në emër

të Jezu Krishtit

Nazarenas, ngrihu

dhe ec!

E E MËRKURË

E MËRKURA

e PASHKËVE

11/4 E MËRKURA e PASHKËVE [P]

Sh. Stanislavi ipeshkëv e martir † 1079

Vap 3,1-10; Ps 104; Lk 24,13-35

Në emër të Jezu Krishtit Nazarenas,

ngrihu dhe ec! Vap 3,6

Apostujt e dinë se emri i Jezusit,

të gjallë ndër qiej, është forca dhe

fitorja. Ata i bëjnë thirrje në çdo

rrethanë dhe nuk janë kurrë

të zhgënjyer.

Kam mësuar edhe unë që ta thërras

së bashku me vëllezërit: është

gjithmonë burimi i paqes dhe

i aftësisë së të dashurit.

PRILL

2012

12

Ju jeni

dëshmitarët e mi

E E ENJTE

E ENJTJA

e PASHKËVE

12/4 E ENJTJA e PASHKËVE [P]

Vap 3,11-26; Ps 8; Lk 24,35-48

Ju jeni dëshmitarët e mi Lk 24,48

Faleminderit Jezus! Edhe unë

dëshmoj që në dashurinë tënde dhe

në emrin tënd mëkatet janë falur

pasi jeta jote e vdekja jote janë

pëlqyer prej Atit: në të, të gjitha

premtimet e Shkrimit janë realizuar.

Jeta jote, vdekja dhe ringjallja

realizojnë dashurinë e Atit për ne

mëkatarët e varfër.

Të duam dhe të këndojmë: Aleluja!

PRILL

2012

13

Në askënd tjetër

nuk ekziston

shëlbimi

E E PREMTE

E PREMTJA

e PASHKËVE

13/4 E PREMTJA e PASHKËVE [P]

S. Martini I, papë e martir † 655

Vap 4,1-12; Ps 117; Gjn 21,1-14

Në askënd tjetër nuk ekziston

shëlbimi Vap 4,12

Pjetri, i mbushur me Shpirtin

e Shenjtë, mund të pohojë se vetëm

në Jezusin gjendet siguria e ringjalljes

prej së vdekuri. Është për meritë të

Jezusit të Ringjallur që ne tashmë,

mundemi të hyjmë në jetën e pasosur

për të qenë të çliruar nga skllavëria

e hedonizmit, nga arrivizmi, nga

shkapërderdhja e jetës në veset

e alkoolit, të drogës e të seksit.

Në Jezusin, provohet diçka e parajsës

dhe e bashkimit me Hyjin.

PRILL

2012

14

Kur dëgjuan

se ishte gjallë

nuk besuan

E E SHTUNE

E SHTUNA

E PASHKËVE

14/4 E SHTUNA e PASHKËVE [P]

Vap 4,13-21; Ps 117; Mk 16,9-15

Kur dëgjuan se ishte gjallë nuk

besuan Mk 16,11

Të besonin në ringjalljen e Jezusit,

për nxënësit e tij, nuk ka qenë e

lehtë: nuk mund t’i besohej ndonjë

gruaje që thonte se e kish parë.

Jezusi, duke iu shfaqur atyre

disa herë i ringjallur, ka shëruar

pabesueshmërinë e tyre.

Faleminderit, Shpirt i Shenjtë, që na

jep ne dhuratën e të besuarit pa

e pasë shikuar!

PRILL

2012

15

Jezusi erdhi, zuri

vend mes tyre e tha:

”Paqja me ju”!

E DJELA

“E Mëshirës

Hyjnore”

E DJELË 2012 2012

15/4 E DJELË “E Mëshirës Hyjnore”

II K.P. Viti B [P]

Vap 4,32-35; Ps 117; 1Gjn 5,1-6;

Gjn 20,19-31

Jezusi erdhi, zuri vend mes tyre e

tha: ”Paqja me ju”! Gjn 20,19

Në mbrëmjen e Pashkëve dhe tetë

ditë më pas, Jezusi tregon mëshirën

e tij të pafund.

Nxënësit ishin atje të heshtur, të

frikësuar, në pabesueshmëri, njëri

më tepër se tjetri. Disa ditë përpara,

duke e braktisur Jezusin, ua kishin

mbathur nga Kopështi i Ullinjve dhe

megjithatë ai nuk do t’i qortonte.

U jep atyre praninë e vet, u jep

paqen, e pra bashkimin e plotë me

të dhe bëhet i prekshëm nga cilido

qe më tepër në mosbesim.

O Jezus i mëshirshëm,

Zoti e Hyji im!

PRILL

2012

16

Duhet të lindni

përsëri prej së larti

E E HËNË

Sh. Bernardeta

16/4 E HËNË II K.P. [II]

Sh. Bernardeta

Vap 4,23-31; Ps 2; Gjn 3,1-8

Duhet të lindni përsëri prej së larti

Gjn 3,7

Për ta gëzuar jetën e plotë, me të

vërtetë të lumtur, lypset të marrësh

dashurinë që Hyji Atë i ofron të

gjithëve, e pra Jezusin Birin e tij.

Për këtë lypset të jesh i përvuajtur,

t’i mirënjohësh kufizimet, varfërinë

tonë, nevojën e shpëtimit e të

dashurisë që kemi.

PRILL

2012

17

Një zemër e vetme

dhe një shpirt

i vetëm

E MARTË

Sh. Rudolfi

17/4 E MARTË II K.P. [II]

Sh. Rudolfi

Vap 4,32-37; Ps 92; Gjn 3,7b-15

Një zemër e vetme dhe një shpirt

i vetëm Vap 4,32

Eja, Jezus i Ringjallur dhe ‘fryj’ ende

me Shpirtin tënd, derisa familja ime,

bashkësia ime, famullia ime, të jenë

’një zemër e vetme’ e ’një shpirt

i vetëm’.

Ndihmomë edhe mua që të bëj

pjesën time: për të falur, për të

hequr dorë nga shikimet e mia,

për të folur vetëm mirë për të

tjerët…, për të jetuar në një dritë të

re, atë të ringjalljes sate.

PRILL

2012

18

Kush beson në të,

nuk dënohet

E E MËRKURË

Sh. Galdini

18/4 E MËRKURË II K.P. [II]

Sh. Galdini

Vap 5,17-26; Ps 33; Gjn 3,16-21

Kush beson në të, nuk dënohet

Gjn 3,18

Le ta kuptojmë kështu këtë fjalë:

kush beson në Jezusin “nuk është

më” i dënuar.

Kush i besohet atij, në fakt, nuk

është në errësirën e largësisë nga Ati

apo i shtypur nga ky terr; dashuria e

Jezusit, shëron jetën tënde, e çliron

nga dominimi i mjaft përthyerjeve të

së keqes dhe orienton drejt paqes e

gëzimit për të jetuar si bij të dashur

të Atit.

PRILL

2012

19

Ati e do Birin

dhe atij ia la

në dorë gjithçka

E E ENJTE

Sh. Leoni

19/4 E ENJTE II K.P. [II]

Sh. Leoni

Vap 5,27-33; Ps 33; Gjn 3,31-36

Ati e do Birin dhe atij ia la në dorë

gjithçka Gjn 3,35

Jezusi, Biri i Hyjit, e do Atin duke

e dëgjuar atë me dashuri e duke

iu bindur gjithmonë, në të gjithë atë

çka bën; për këtë arsye, prej tij,

Ati kënaqet dhe i beson mbretërinë

e vet me besim dhe pushtet të plotë.

Jezus, ndihmona edhe ne për t’i

dhënë gëzim e lavdi Atit duke t’u

bindur ty me dashuri!

PRILL

2012

20

Mblidhni tepricat

që të mos tresë asgjë

E E PREMTE

Sh. Teoti mi

20/4 E PREMTE II K.P. [II]

Sh. Teotimi

Vap 5,34-42; Ps 26; Gjn 6,1-15

Mblidhni tepricat që të mos tresë

asgjë Gjn 6,12

Është ftesa e Jezusit që u bëhet

nxënësve, të cilët kishin asistuar

gojëhapur në shumëfishimin

e bukëve të dhëna nga një djalë.

Kush do të ngihet përsëri me këtë

“bukë”, shenjë e bukës së jetës që

është Jezusi, hyn në Kishë:

të dymbëdhjetë nxënësit, që ruajnë

të dymbëdhjetë shportat me copa

të tepruara, do të kenë mjaft për të

gjithë ata që dëgjojnë Birin e Hyjit.

PRILL

2012

21

Ishte errur tashmë

E E SHTUNË

Sh. Anselmi

21/4 E SHTUNË II K.P. [II]

Sh. Anselmi ipeshkëv e mësues † 1109

Vap 6,1-7; Ps 32; Gjn 6,16-21

Ishte errur tashmë Gjn 6,17

Nxënësit nuk e pranojnë se Jezusi

të kish hequr dorë për t’u bërë

mbret pas shumëfishimit të bukëve;

për këtë bëhet terr edhe në zemrat

e tyre: vetë Jezusi është parë prej

tyre si një fantazmë.

Jezusi, në mëshirën e vet, i do dhe

u vien në ndihmë atyre duke thënë:

“Jam unë, mos u druani”. Kështu

i jep kurajë dhe i bën që

të mbërrijnë në vendin ku ishin

drejtuar.

PRILL

2012

22

Shikoni duart

e mija dhe

këmbët e mija:

jam unë vetë!

Sh. Adalberti

E DJELË 2012 2012

22/4 E DJELË III K.P. Viti B [III]

Sh. Adalberti

Vap 3,13-15.17-19; Ps 4; 1Gjn 2,1-5;

Lk 24,35-48

Shikoni duart e mia dhe këmbët

e mija: jam unë vetë! Lk 24,39

Mendimi për Jezusin e Ringjallur,

më bën t'i kujtoja një ndër shenjat

që kërkoi Jezusi, para se të më vinte

në ndjekjen e hapit të tij.

Unë ia kërkova këtë të shikoja një

bashkësi të njëjtë me atë të Kishës

së parë të Jeruzalemit, për të qenë

i sigurtë mbi praninë e tij.

Por tani e di që në çdo asamble

euharistike, ai shfaqet sërisht,

duke sjellë shenjat e kryqit të tij.

Në asamblenë euharistike, në

fakt, vuajtjet e vëllezërve nuk

konsiderohen skandal, por provë

e pranisë së Jezusit.

PRILL

2012

Çka na duhet

të bëjmë

për t’i kryer veprat

që kërkon Hyji?

E E HËNË

Sh. Gjergji

Sh. Adalberti 23

23/4 E HËNE III K.P. [III]

Sh. Gjergji, martir, † rreth 303;

Sh. Adalberti, ipeshkëv e martir, † 997

Vap 6,8-15; Ps 118; Gjn 6,22-29

Çka na duhet të bëjmë për t’i kryer

veprat që kërkon Hyji? Gjn 6,28

Jezusi, i ndërthirrur me këto fjalë,

përgjigjet: “Kjo është vepra e Hyjit:

të besosh në atë që Ai dërgoi”. Hyji

Atë pret nga ne që të besojmë në

Jezusin, Birin e tij.

Ky besim, pastaj, do të bëhet burimi

i çdo veprimi të mirë e do të jetë

burim jete e paqjeje.

PRILL

2012

24

Çfarë shenje bën ti

që ta shohim

e ta besojmë?

Sh. Fideli

E MARTË

24/4 E MARTË III K.P. [III]

Sh. Fideli nga Sigmaringen, meshtar e martir,

† 1622

Vap 7,51 8,1; Ps 30; Gjn 6,30-35

Çfarë shenje bën ti që ta shohim e ta

besojmë? Gjn 6,30

Ata, që ia kanë bërë këtë pyetje Jezusit,

e kishin parë shenjën e shumëfishimit

të bukëve e të peshqve. Për ta

megjithatë nuk mjaftonte.

Për kë nuk është i përvuajtur nuk

mjafton kurrë asgjë. Për këtë arsye

përgjigjja e Jezusit nuk parashikon

një shenjë tjetër, por vetëm dhënien

e jetës së vet; kush e merr do të ketë

më shumë se një shenjë: do të ketë

jetën e pasosur!

PRILL

2012

25

Vishuni

me përvujtëri

E E MËRKURË

Sh. Marku

Ungjilltar

25/4 E MËRKURË SH. MARKU,

Ungjilltar [P]

1Pjt 5,5-14; Ps 88; Mk 16,15-20

Vishuni me përvujtëri 1Pjt 5,5

Shën Pjetri porosit kështu besimtarët

dhe barinjtë e tyre.

Në përvujtëri, në fakt, është

gatishmëria për të dëgjuar

reciprokisht për të kuptuar mirë

qëllimet e njëri ndaj tjetrit.

Të rinjtë, kështu, do të jenë më

të matur dhe presbiterët më të

kujdesshëm për të kuptuar çfarë

është më e përshtatshme dhe për

të drejtuar sipas kërkesave të jetës

së krishterë.

Me përvujtëri të gjithë do të marrin

forcë nga Jezusi që t’i rezistojnë

armikut, i cili do të na e heqë jetën.

PRILL

2012

26

Unë jam

buka e jetës

E E ENJTE

ZOJA

E KËSHILLIT TË MIRË

26/4 E ENJTE III K.P. [III]

ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË

Pajtorja e Shqipërisë

Vap 8,26-40; Ps 65; Gjn 6,44-51

Unë jam buka e jetës Gjn 6,48

Jezus, besoj në ty, Zoti im e Hyji im.

Fjala jote ushqen zemrën time

dhe mendjen time e pastron.

Ti je shëlbimi im e paqja ime;

faleminderit, Jezus!

PRILL

2012

27

Kush ushqehet

me këtë bukë

do të jetojë

në amshim

E E PREMTE

Sh. Ozana

e Kotorit

27/4 E PREMTE III K.P. [III]

Sh. Ozana e Kotorit

Vap 9,1-20; Ps 116; Gjn 6,52-59

Kush ushqehet me këtë bukë do të

jetojë në amshim Gjn 6,58

Është Jezusi që na e drejton këtë

fjalë, pasi të na ketë thënë se ai

është buka e zbritur nga qielli.

Besoj, o Jezus, se duke të marrë ty,

marr jetën e plotë, të cilën e pret

zemra ime.

Dua të qëndroj me ty përgjithmonë,

duke të dhënë besimin e plotë!

PRILL

2012

28

Janë disa ndër ju

që nuk besojnë

E E SHTUNË

Sh. Luigi Maria

de Montf ort,

Sh. Pjetër Chanel

Sh. Gianna Berett a Molla

28/4 E SHTUNË III K.P. [III]

Sh. Luigi Maria de Montfort, meshtar, †

1716; Sh. Pjetri Chanel, meshtar e martir,

† 1841; Sh. Gianna Beretta Molla, † 1962

Vap 9,31-42; Ps 115; Gjn 6,60-69

Janë disa ndër ju që nuk besojnë

Gjn 6,64

Të frekuentosh Meshën e Shenjtë,

të marrësh pjesë në takimet

famullitare ose në një lëvizje të

Kishës, të bësh pjesë në një bashkësi

rregulltare, jo gjithmonë do të thotë

të kesh besimin e gjallë e të jesh me

të vërtetë nxënësi i Krishtit.

O Shpirt i Shenjtë, pastroi zemrat

tona që të mund ta ndjekim

Jezusin me dashuri besnikërie, nën

shembujt e shenjtërve!

PRILL

2012

29

Bariu i mirë

e jep jetën e vet

për delet

Sh.Katerina

nga Siena

E DJELË 2012 2012

29/4 E DJELË IV K.P. Viti B [IV]

Sh.Katerina nga Siena

Vap 4,8-12; Ps 117; 1Gjn 3,1-2;

Gjn 10,11-18

Bariu i mirë e jep jetën e vet

për delet Gjn 10,11

Bariu i Mirë është Jezusi; ai e ka

dhënë jetën e tij derisa vdiq në kryq

për të na bërë ta njohim Atin e për

të na udhëhequr drejt tij. Të vënë

në veprim prej Shpirtit të tij, shumë

vetë në Kishë, kanë qenë “barinj”

të vërtetë. Të mos harrojmë këtu

ipeshkvin Luigi Padovese,

që ka dhënë jetën; sa Bari i zellshëm

ka qenë ai në Kishë. Sot kujojmë

edhe Sh. Katerinën, që u shkri për

shenjtërimin dhe bashkimin

e Kishave.

Faleminderit, Jezus, për dëshmitarët

që kanë përmbushur “Pashkën”

e tyre dhe tani këndojnë me ty

Alelujën e përjetshme!

PRILL

2012

30

Edhe paganëve

Hyji u dhuroi

kthimin që shpie

në jetë

E E HËNË

Sh. Piu V

Sh. Masenca

30/4 E HËNË IV K.P. [IV]

Sh. Piu V papë † 1572; Sh. Masenca

Vap 11,1-18; Ps 41-42; Gjn 10,1-10

Edhe paganëve Hyji u dhuroi

kthimin që shpie në jetë Vap 11,18

Kjo thirrje gëzimi e dalë nga goja

e dëgjuesve të Pjetrit është

e vlefshme edhe sot.

Në vend që të na lësh të na bien

krahët përballë dobësive tona

o ndaj paaftësive të të afërmit tonë,

le të ripërtërijmë besimin tonë në

fuqinë e kthimit të përmbyllur në

vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit e në

pjesëmarrjen tonë në vuajtjet e tij,

e do të gjejmë kështu kurajën

e gëzimin.

In primo piano