ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 apr 2019
04 PRILL 2019

04 PRILL 2019

1/4  E HËNË IV K.K. [IV]

Is 65,17-21; Ps 29; Gjn 4,43-54

Shko, fëmija yt jeton Gjn 4,51

 

Zyrtari i mbretit i ka dhënë besim Jezusit, që i kishte drejtuar këto fjalë, dhe i bindur, u vu në ecje.
Një natë Ipeshkëvi ynë ka bashkëndarë me ne një eksperiencë të ngjashme: shpesh, gjiatë predikimit, shfaqte një sens varfërie për sa i përket shpalljes së tij, por, besnik ndaj mandatit të Jezusit, vazhdon … Dhe shpeshherë ka prekur me dorë frytin e besimit të tij në Zotin.

 

 

2/4  E MARTË IV K.K. [IV]

(p: Sh. Françesku i Paulës, eremit, † 1507)

Ez 47,1-9.12; Ps 45; Gjn 5,1-16

O Zot, nuk kam askënd… Gjn 5,7

 

Mes shumë të paralizuarve që rrinin shtrirë pranë pishinës që quhej Betsata, vëmendjen e Jezusit e tërheq një burrë: i sëmurë prej tridhjetë e tetë vitesh dhe s’kishte askënd që të mund  përkujdesej për të. Jezusi e dinte dhe ndërhyri me fuqinë e tij të dashurisë...
O Zot, na bëj edhe ne dhuratë, me Shpirin tënd të Shenjtë, derisa të na udhëheqë mendimet tona, ndjenjat, veprat. Do të jemi dhuratë për ndonjë të varfër që ti do.

 

3/4  E MËRKURË IV K.K. [IV]

Is 49,8-15; Ps 144; Gjn 5,17-30

E harron – thua – gruaja foshnjën e vet? Is 49,15

 

Pjesa në të cilën trajtohet kjo Fjalë është një perlë e Shkrimit: nëse nuk do të mund ta dëgjojmë në Meshën e Shenjtë, do ta kërkojmë në Bibël për ta lexuar dhe ta mbajmë në zemër. Në fakt, çfarë kemi ne të krishterët, ndryshe nga bota, për të qenë të mbështetur dhe ngushëlluar, përveçse dashurisë së Atit qiellor: dashuri besnike, dashuri që fal dhe harron, dashuri që rinon dhe mbush me gëzim?

 

4/4  E ENJTE IV K.K. [IV]

(p: Sh. Izidori, ip. e mës. i K., † 636)

Es 32,7-14; Ps 105; Gjn 5,31-47

E ju, prapë se prapë nuk doni të vini tek unë, që ta keni jetën Gjn 5,40

 

Sa dëshiron Jezusi që ne ta gjejmë jetën, atë të vërtetë dhe të plotë, që nuk njeh vdekjen, dhe që vetëm ai mund ta dhurojë! Është e njëjta dëshirë që ne, Kisha e tij, mbajmë në zemër. I ofrojmë çdo frymëmarrje, çdo mund, çdo gëzim, çdo lot, që dëshira e Atit dhe e Jezusit të plotësohet!

 

5/4  E PREMTE IV K.K. [IV]

(p: Sh. Vinçenc Ferreri, mesh., † 1419)

Ur 2,1.12-22; Ps 33; Gjn 7,1-2.10.25-30

Unë e njoh Gjn 7,29

 

Kur dikush do të na thotë në mirëbesim që nuk beson në asgjë – kushedi se sa eksperienca të dhimbshme ka kaluar! – do t’i themi me siguri e gëzim: «Dëgjo Jezusin! Ai e njeh Hyjin dhe mund të bëjë që ti ta takosh. Shiko se si i donte të mjerët dhe mëkatarët, shiko se si ka vdekur në kryq, pa u ankuar, shikoje të ngjitet tek Ati, duke na bekuar!». Do ta shoqërojmë fjalën tonë me një lutje të besueshme ndaj Shpirtit Shenjtë.

 

6/4  E SHTUNË  IV K.K. [IV]

Jer 11,18-20; Ps 7; Gjn 7,40-53

Kështu u bë përçarje në popull për shkak të tij Gjn 7,43

 

Në fillimin e misionit të tij Jezusi kishte thënë: “Të lumët ata që janë të pastër në zemër, sepse do ta shohin Hyjin”. Është një ftesë që ta çlirojmë zemrën tonë nga gjithçka që nuk vjen prej Atit, dhe që të ecim me vendosmëri në rrugën e përvuajtërisë dhe të bindjes së besueshme. Në ketë jetë mund të na dhurohet një njohje e vërtetë e Jezusit, që do të na bëjë dëshmitarë të tij të sigurtë dhe të guximshëm në errësirën e kësaj bote.

 

7/4  E DIEL  V K.K. Viti C [I]

Is 43,16-21; Ps 125; Fil 3,8-14; Gjn 8,1-11  (ose leximet e vitit A)

Kush prej jush është pa mëkat, le ta hedhë gurin i pari në të  Gjn 8,7

 

Jezusi nuk thotë që ligji i dhënë prej Moisiut është i gabuar, as nuk thotë edhe që ajo grua nuk ka mëkatuar. Ai don që secili të shohë brenda vetes, që të mos kërkojë të drejtën të dënojë të tjerët. Këtë “të drejtë” Hyji nuk na e jep: në fakt, Jezusi, nuk ka ardhur për të na dënuar, por për të na shëlbuar. Ai, i vetmi pa mëkat, thotë: “As unë po të dënoj, shko e mos mëkato më”.

 

8/4  E HËNË  V K.K. [I]

Dan 13,1-9.15-17.19-30.33-62; Ps 22; Gjn 8,12-20

Unë jam drita e botës  Gjn 8,12

 

Konfirmimi i Jezusit për farisenjtë, të cilëve u është drejtuar, tingëllon mjaft qartë, por gjithashtu befauese. Në fakt, në krejt Shkrimin, “dritë” është Fjala e Hyjit. Për farisenjtë, ky konfirmim tingëllon si blasfemi. Për ne, ama, ajo është siguri, është gëzim, është forcë dëshmie. Faleminderit, o Zot Jezus!

 

9/4  E MARTË  V K.K. [I]

Nr 21,4-9; Ps 101; Gjn 8,21-30

Ai që më dërgoi është në mua  Gjn 8,29

 

Jezusi gjithmonë ka qenë i sigurt për praninë e dashur të Atit, që e ka mbështetur në të duruarit të refuzimit të njerëzve. E ka ndihmuar edhe në kryqin, kur ka eksperimentuar ankthin e ndjenjës si i braktisur nga Ati: edhe në atë errësirë Jezusi nuk ka rënë në dëshpërim dhe s’e ka humbur besimin në Atin.
Jezus, rrënjos edhe në mua këto fjalë të tuat dhe vullnetin tënd që të bëhet gjithmonë ajo që është e pëlqyer Atit.

10/4  E MËRKURË  V K.K. [I]

Dan 3,14-20.46-50.91-92.95; Dan 3,52-56; Gjn 8,31-42

Nëse do ta mbani fjalën time, vërtetë do të jeni nxënësit e mi Gjn 8,31

 

Të jemi dishepujt e Jezusit nuk është të bëjmë ndonjëherë një hap: është ta ndjekim ku ai na sugjeron dhe na shpie, edhe kur ai kërkon përvuajtëri. Është të mirëpresim që fjala e tij të bëjë dritë mbi çdo aspekt të jetës sonë dhe ta formojë sipas zemrës së Atit. Do të na kushtojë ndonjë refuzim, por do të eksperimentojmë lirinë e vërtetë, të atij që din të dojë gjithmonë!

 

 

11/4  E ENJTE  V K.K. [I]

(p: Sh. Stanislavi, ip. e mart., † 1079)

Zan 17,3-9; Ps 104; Gjn 8,51-59

Ti duhet ta ruash besëlidhjen time, po ashtu edhe pasardhësit e tu brez pas brezit  Zan 17,9

 

Zoti po i flet Abrahamit, burri i parë ‘historik’ që dëgjon zërin e Hyjit. Hyji e ka zgjedhur, i kërkon besnikëri dhe bindje, i siguron pjellori. Prej asaj kohe, shumë ecje është bërë nga ana e Atit! Dhe ne kemi hirin të jetojmë plotësinë e kohës, gëzojmë Besëlidhjen e Re: “Kush mbetet në mua dhe unë në të, jep shumë fryt”. Vjen mirënjohje e gëzueshme dhe angazhim!

 

12/4  E PREMTE  V K.K. [I]

Jer 20,10-13; Ps 17; Gjn 10,31-42

Por me mua është Zoti si trimi i trimave Jer 20,11

 

Jeremia është marrë në shenjë prej atij që është i bezdisur nga predikimi i tij. Por ai, ama, nuk e humb zemrën, sepse e din që nuk është vetëm. Ai është profecia e Jezusit: kryetarët e fesë kërkojnë ta vrasin me gurë që t’ia mbyllin gojën, që të mos dëgjojnë fjalët e tija të vërteta, që i konsiderojnë blasfemi. Edhe Jezusi e di që Ati është pranë tij, madje, me besimin me të cilin në kryq do t’i dorëzojë shpirtin e vet, thotë: “Ati është në mua dhe unë në Atin”.

13/4  E SHTUNË  V K.K. [I]

(p: Sh. Martini I, papë e mart., † 655)

Ez 37,21-28; Jer 31,10-13; Gjn 11,45-56

Çfarë të bëjmë? Ky njeri bën shumë shenja  Gjn 11,47

 

Shenjat duhesh t’u kishte bërë të kuptueshme kryetarëve të fesë që Jezusi ishte prania e vetë Hyjit në mes tyre, tempulli i vërtetë i premtuar nga Hyji nëpërmjet profetit Ezekiel. Ata, ama, mbeten te lidhur ngushtë me tempullin e gurtë në të cilin kanë pushtet, prestigj, pasuri, dhe vendosin ta eleminojnë Jezusin. E unë çfarë bëj përball shenjave që Jezusi më dhuron? Që shenjat e dashurisë të mund të bëjnë të bien idhujt e mi dhe të lënë hapësirë në mua, Atij që ka dhënë jetën e vet për mua.

 

14/4  E DIELA E LARIT Viti C [P]

Lk 19,28-40; Is 50,4-7; Ps 21; Fil 2,6-11; Lk 22,14 - 23,56

Lutuni që të mos bini në tundim        Lk 22,40

 

Faleminderit, o Shpirt Shenjt: faleminderit për shembullin e Jezusit, që është përgatitur për Mundimin e tij me lutje dhe që na e ka rekomanduar edhe neve! Faleminderit për shumë herë në të cilat kemi eksperimentuar, që prej lutjes na vijnë dritë e forcë për jetën, si dishepuj të Zotit! Nuk do të mungoj në takimet e lutjes me të cilat kjo Javë është e mbushur!

 

15/4  E HËNA E MADHE [II]

Is 42,1-7; Ps 26; Gjn 12,1-11

Mbi të e kam ndikuar Shpirtin tim        Is 42,1

 

Shpirti është era që lëviz krejt qenien tonë, ndjenjat, mendimet, veprimet. Shpirti i Atit është mbi Jezusin: ai lëvizet vetëm dhe gjithnjë nga dashuria e Atit. E shohim në mësimin e tij, në mrekullitë e kryera, por mbi të gjitha në dhurimin e vetvetes që ai ka konsumuar mbi kryq. Është ajo që do të kundrojmë gjatë kësaj jave të madhe: asnjë shpirt tjetër, as mbrojtës dhe as hakmarrës, s’e ka lëvizur Jezusin, por vetëm dashuria e përkryer e Atit.

 

16/4  E MARTJA E MADHE [II]

Is 49,1-6; Ps 70; Gjn 13,21-33.36-38

Unë të caktoj të jesh drita e botës       Is 49,6

 

Të shikoj ty, o Jezus. Të shoh tek përballon dhimbjen më të thellë fizike dhe morale; mbështetja jote e vetme është besimi birësor në Atin, që bëhet lutje, e fortë dhe e vuajtur. Shoh që mirëpret rrugën e dashurisë: nga errësira jote do të burojë drita për çdo njeri. T’i ofroj ty errësirat e mia, o Jezus: bëji drita të tua të paktën për një zemër! Faleminderit!

 

17/4  E MËRKURA E MADHE [II]

Is 50,4-9; Ps 68; Mt 26,14-25

Do të bëj Pashkë tek ti me nxënësit e mi  Mt 26,18

 

Ajo Pashkë, o Jezus, për shkak të tradhëtisë së njërit prej atyre që doje, do të kishte sjellë vulën e ofertës së jetës, të vuajtjes, të shkëputjes. Faleminderit që ke mirëpritur gjithçka sikur të ishte prej duarve të Atit. Kështu na përgatisje Pashkën e vërtetë, Festën e vërtetë: atë që shijojmë paraprakisht çdo të diel, kumtim dhe kapar i asaj në amshim, në qiell!

 

18/4  E ENJTJA E MADHE [P]

Es 12,1-8.11-14; Ps 115; 1Kor 11,23-26; Gjn 13,1-15 (Mesha e Darkës së Fundit-Coena Domini)

Nëse nuk do të laj, nuk do të kesh pjesë në mua  Gjn 13,8

 

O Jezus, është Gjaku yt prej Qengji, që sot me krejt Kishën kundroj dhe adhuroj, gjaku që më pastron prej mëkatit të vjetër dhe të ri. Kështu mund të kem pjesë në ty, do të hyj në Mbretërinë tënde të pranishme në botë: do të gjej shumë vëllezër për t’i dashur dhe shërbyer, nga ku të lihem të duhem; do të marr një strehë në butësinë e Atit. Faleminderit, o Jezus, Qengji im!

 

 

19/4  E PREMTJA E MADHE [P]

Is 52,13 - 53,12; Ps 30; Heb 4,14-16; 5,7-9; Gjn 18,1 - 19,42

Me vërragën e tij ne u shëruam  Is 53, 5

 

Ne sot, grigjë e vogël e Jezusit, kundrojmë dashurinë e tij në kulmin e shkëlqimit të tij: e adhurojmë, e falenderojmë në thellësinë e zemrës sonë, dhe me gëzim e vendosmëri i ofrohemi akoma atij. Në plagët e tija, tani të lavdishme, gjejmë strehë, shpëtim, ngushëllim, siguri që të jemi të dashur përgjithmonë… Faleminderit, o Jezus, Shpëtimtari im!

 

20/4  E SHTUNA E MADHE [P]

Në saje të tij ju besoni në Hyjin që e ngjalli nga të vdekurit  1Pjt 1,21

 

Vigjlijen e Pashkës Kisha, Nëna jonë, na fton në heshtje. Jezusi ka mirëpritur dhe shenjtëruar edhe vdekjen, varrin, fshehjen, heshtjen: e ka bërë vend të takimit të tij më të bukur me Atin; e ka bërë djepin e jetës sonë të re, që lind nga feja e vërtetë. Heshtja e sotme do të jetë plot e përplot me mirënjohje dhe me dashuri për Jezusin, një pritje e jona me Të, të jetës që vjen nga Ati.

 

21/4  E DIEL PASHKA E RINGJALLJES Viti C [P]

Vap 10,34.37-43; Ps 117; Kol 3,1-4 ose 1Kor 5,6-8; Gjn 20,1-9 ose Lk 24,13-35

Panë dhe besuan  Gjn 20,8

Varri bosh me pëlhurat e palosura bëhet një pikëpyetje e madhe për apostullin Gjon. Ai fillon t’i besojë fuqisë së Hyjit dhe Fjalës së Jezusit. Feja e tij sot bëhet ngjitëse. Edhe unë besoj që Jezusi është gjallë në një jetë që s’ka më frikë nga vdekja. Jezusi është Zoti im, që mban në dorë edhe jetën time: nuk kam më frikë dhe vazhdoj të këndoj alelujën e të shpaguarve dhe të shëlbuarve!

 

 

22/4  E HËNA E ENGJËLLIT [P]

Vap 2,14.22-33; Ps 15; Mt 28,8-15

Me praninë tënde do të më mbushësh me gëzime  Vap 2,28

 

Një festë e madhe në një ditë të vetme, në këtë Tetëditësh të Pashkëve, Jezusi në mënyra të ndryshme u shfaqet të vetëve: prania e tij i mbush me gëzim! Kemi edhe ne hirin për të jetuar në ditën e Jezusit të ringjallur: të jemi të vëmendshëm, të heshtur, të shkëputur dhe të lirë nga kjo botë që dëshiron të tërheqë e të mashtrojë. Jezusi do të na habisë me ardhjen e tij, e do të jemi plot e përplot më gëzimin e tij. Aleluja!

 

 

23/4  E MARTA E PASHKËVE [P]

Vap 2,36-41; Ps 32; Gjn 20,11-18

Shko tek vëllezërit e mi e thuaju atyre:"Po ngjitem tek Ati im e Ati juaj”   Gjn 20,17

 

Nuk është me pak rëndësi shpallja që Jezusi i ringjallur i beson dishepullës së tij. Ajo përmbyll plotësinë e hirit që Ai mbi kryq ka fituar për atë që beson në Të: Ati i tij, që është plotësia e gëzimit të tij, është edhe Atë i çdo dishepulli! Edhe ai mund ta gëzojë butësinë, mëshirën dhe sigurinë, dhuratën e jetës së tij të vërtetë, të plotë dhe të amshuar. Aleluja!

 

24/4  E MËRKURA E PASHKËVE [P]

Vap 3,1-10; Ps 104; Lk 24,13-35

Në emër të Jezu Krishtit, ngrihu dhe ec  Vap 3,6

 

Nuk arrija t’i vendosja pikat e ilaçit në syrin e sëmurë të motrës sime: shërbim krejt i thjeshtë dhe i përditshëm. E humbja durimin. Duke kaluar më në fund në syrin tjetër kam pëshpëritur: “O Jezus, më ndihmo!”. Ajo vepër përvuajtërie ka qenë e mjaftueshme, ajo për të cilën e pranoj që edhe për gjërat më të vogla kam nevojë për Jezusin. Falemindrit, o Jezus, që je kaq afër dhe i gatshëm për ne!

25/4  E ENJTJA E PASHKËVE [P]

Vap 3,11-26; Ps 8; Lk 24,35-48

Kthehuni dhe ndryshoni jetën  Vap 3,19

 

Në këtë Ditë gëzimi, a mund të gjejë vend ftesa për kthim, për të filluar një jetë të re? Por ama është Jezusi i Ringjallur që jemi duke celebruar në gëzim, që na jep hirin për të ecur me të në jetën e re, të mbështjellur e të lëvizur prej dashurisë. Ky hir na dhurohet si farë në Pagëzimin e Shenjtë, dhe në misterin e Pashkës së Zotit rinovohet! Aleluja!

 

26/4  E PREMTJA E PASHKËVE [P]

(Zoja e Këshillit të mirë pajtorja e Shqipërisë)

Vap 4,1-12; Ps 117; Gjn 21,1-14

Në asnjë tjetër ka shëlbim  Vap 4,12

 

Është shpallja e apostujve: shpallje e sigurt, që nuk i frikësohet armiqësisë së kryetarëve të popullit dhe kërcënimeve të tyre. Sot kjo shpallje të është besuar ty, mua, neve, që jemi Kisha e brishtë e Zotit. Ajo sjell, mbron dhe dhuron Jezusin Shëlbues. Gëzim i pafund dhe përgjegjësi e thellë dashurie drejt të afërmve tanë. Aleluja!

 

 

27/4  E SHTUNA E PASHKËVE [P]

Vap 4,13-21; Ps 117; Mk 16,9-15

Nuk mundemi që të mos flasim për çka kemi parë e dëgjuar  Vap 4,20

 

Ne mbështesim me siguri besimin tonë në Jezusin mbi dëshminë e apostujve. Për Fjalën, me siguri kanë përballuar përsekutimet, e madje edhe vdekjen. Jemi gati edhe ne të ofrojmë shpalljen e njëjtë të tyren: Hyji është Atë që na shëlbon dhe fal në Jezusin. Do ta themi me fjalë ose me gjeste mëshire dhe bamirësie. Ndoshta do të na kushtojë, por ama do të jemi bartës të jetës dhe të shpresës. Aleluja!

 

 

28/4  E DIELA “E MËSHIRËS HYJNORE”

           II K.P. Viti C [P]

Vap 5,12-16; Ps 117; Zb 1,9-11.12-13.17-19; Gjn 20,19-31

Dishepujt u gëzuan kur panë Zotërinë  Gjn 20,20

 

Papa Françesku na fton shpesh të mbajmë gëzimin e Jezusit, dhe ne bindemi me gjithë qejf. Kush tjetër, në fakt, përveçse dishepujt e Jezusit që mund të sjellin gëzim në këtë tokë të shkretë? Ata, përtej vogëlsisë së tyre, njohin mëshirën e Atit, bartin në zemër dashurinë e tij, i kanë dorëzuar jetën Atij që i do dhe jeton përgjithnjë. Aleluja!

 

 

29/4  E HËNË, SHËN KATERINA E SIENËS   (F: Virgj. e mës. e K., † 1380), Pajtore e Italisë dhe Europës [P]

1Gjn 1,5 - 2,2; Ps 102; Mt 11,25-30

Pranoni t’ju mësoj unë që jam zemërbutë dhe i përvuajtur  Mt 11,29

 

O Jezus, të falenderoj! Më ke dhënë mundësinë të kaloj pak kohë me një nxënës të vërtetë tëndin. Fjalët e tija ishin të ëmbla, transmetonin paqe; asnjë ton pretendimi apo komandimi. Më ndihmo, o Jezus; më ndihmo edhe ti, Sh. Katerina: në fakt, e di, që vetëm nuk ia dal. Do dëshiroja ta kontrolloja të folurën time, ta bëja të matur, mbi të gjitha, bartës i butësisë dhe përvuajtërisë.

30/4  E MARTË  II K.P. [II]

(mf: Sh. Piu V, papë, † 1572; m: Sh. Donati ip.)

Vap 4,32-37; Ps 92; Gjn 3,7-15

Apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi mbi ngjalljen e Zotërisë Jezus  Vap 4,33

 

Ne, çdo të diel, Populli i Hyjit, marrim dritë dhe jetë nga fjala e meshtarit që na shpjegon Shkrimin, që na flet për Jezusin e ringjallur dhe të gjallë: është një dhuratë e madhe në të cilën falenderojmë Zotin. Nganjëherë është vetë meshtari që na falenderon neve, besimtarë, sepse thotë që është jeta jonë me Jezusin dhe për Jezusin, që i jep fjalës së tij forcën e Shpirtit të Shenjtë.

 

In primo piano