ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

04 PRILL 2013
04 PRILL 2013

Prill

1/4 E HËNË e ENGJËLLIT [P]
Vap 2,14.22-32; Ps 15; Mt 28,8-15
Mos kini frikë!... Atje do të më shohin Mt 28,10
Jezusi i Ringjallur i shfaqet Marisë Magdalenë dhe Marisë tjetër. I thotë atyre të mos tremben edhe nëse do të duhet të vuajnë për të lajmëruar se Ai është ringjallur. I fton të bëhen mesazheret e tija për t’u thënë vëllezërve se Ai është i gjallë dhe i pret në Galile. Atje edhe ata do ta shikojnë; do të mund ta prekin, të flasin dhe drejtpërdrejt të hanë me Të e ta adhurojnë.

2/4 E MARTA e PASHKËVE [P]
Sh. Françesku Paola eremit † 1507
Vap 2,36-41; Ps 32; Gjn 20,11-18
U soll prapa e pa Jezusin Gjn 20,14
Fytyrën tënde, praninë tënde unë po e kërkoj Jezus! Ti më ke dashur dhe më do përherë me dashuri të vërtetë. Uroj të të njoh, o i Ringjallur, që të mirënjoh e të dua me gjithë zemër!

3/4 E MËRKURA e PASHKËVE [P]
Vap 3,1-10; Ps 104; Lk 24,13-35
Atyre iu hapën sytë dhe e njohën Lk 24,31
Jezusi i ringjallur është i pranishëm aty ku dy ose më shumë vetë bashkohen prej dashurisë së Tij. Njohja është dhurata që Ai vetë e bën për kë e do duke e jetuar fjalën e Tij. Dua të bindem Ty, Jezus, me fe; e di se atëhere ti do të më hapësh sytë në mënyrë që unë të mund të njoh atje ku ti je.

4/4 E ENJTJA e PASHKËVE [P]
Sh. Isidori ipeshkëv e mësues † 636
Vap 3,11-26; Ps 8; Lk 24,35-48
Shikojini duart e mia e këmbët e mia: unë jam! Vetë! Lk 24,39
Duke parë e duke adhuruar plagët e mundimit të Jezusit, marrim prej Tij një një fe gjithnjë e më të gjallë, ashtu si Toma. Sytë tanë u shërofshin nga verbimi e ne u kënaqshim gjithmonë e më shumë me realitetin e pranisë së Tij, deri në thirrjen e magjepsjes dhe të gëzimit, ashtu siç thotë apostulli: “Zoti im e Hyji im!”

5/4 E PREMTJA e PASHKËVE [P]
Sh. Vincenci Ferrer meshtar † 1419
Vap 4,1-12; Ps 117; Gjn 21,1-14
Jezusi u tha: “Ejani e hani!” Gjn 21,12
Jezusi, i gjallë dhe i ringjallur, interesohet sesi po ushqehet jeta e dishepujve dhe u thotë atyre: “Nuk keni asgjë për të ngrënë?” Kërkon edhe bashkëpunimin e tyre: “Sillni pak nga peshku që sapo keni zënë”, e pra i fton: “Ejani për të ngrënë!”
Jezus, ti je buka e vërtetë e dhënë nga Ati për jetën e të gjithë atyre që presin nga Ti mbështetjen!

6/4 E SHTUNA e PASHKËVE [P]
Vap 4,13-21; Ps 117; Mk 16,9-15
Ata dëgjuan se është gjallë…, nuk i besuan Mk 16,11
Është ajo që i ka ndodhur pjesës më të madhe nga ne! Për vite me radhë kemi dëgjuar lajmin e Ringjalljes së Jezusit, në Kishë e në takime të ndryshme, pa e kuptuar, si një fjalë me domethënie të pakapshme. Megjithatë pasi që Jezusi i Ringjallur na hapi zemrën dhe mendjen, duke na prekur me Shpirtit të Tij, atëherë ndryshuan çështjet! E kuptuam “Lajmin e mirë” dhe morëm forcën për ta jetuar.

7/4 E DJELA e “Mëshirës Hyjnore” II K.P. Viti C [P]
Vap 5,12-16; Ps 117; Vap 1,9-11.12-13.17.19; Gjn 20,19-31
Me ta ishte edhe Toma Gjn 20,26
Mbase Toma, dora-dorës që kalonin ditët, bëhej i ndërgjegjshëm se gëzimi i vëllezërve ishte i denjë për besimin. Për këtë arsye, tetë ditë më pas, u vu re mirë nga mungesa në mbledhjen e dishepujve: kështu mundi ta takojë personalisht Zotin.
Faleminderit Jezus, për mëshirën që pate me Tomën. Faleminderit për mëshirën që ke me mua gjatë pritjes së rritjes sime në dashurinë tënde. Faleminderit që je i gatshëm për të më takuar në çdo të djelë.

8/4 E HËNË LAJMËRIMI I ZOTIT [P]
Is 7,10-14; Ps 39; Heb 10,4-10; Lk 1,26-38
Të falem, o Hirplote! Zoti me ty! Lk 1,28
Është motivi i një gëzimi të madh festa e sotme: Ati ka zgjedhur Marinë, ndër të gjitha virgjërat e Izraelit për të qenë Nëna e Birit të Tij.
Faleminderit Jezus, për dhuratën që më ke bërë edhe mua duke të mirëpritur në zemrën time. Faleminderit për gëzimin që Ti do ta bashkëndash me mua për pastërtinë e Nënës tënde. Faleminderit që edhe sot po përmbush gjëra të mëdha me kë ta përsërit bashkë me Marinë “ja ku jam”!

9/4 E MARTË II K.P. [II]
Vap 4,32-37; Ps 92; Gjn 3,7-15
kushdo të besojë në të
ta ketë jetën e pasosur Gjn 3,15

Çfarë është jeta e pasosur? Të besosh në Jezusin e Ringjallur, duke iu besuar Atij dhe shëmbëlltyrës së Tij. Kjo jep domethënien e plotësisë së jetës dhe na bën të shijojmë bashkimin me Hyjin. Është një mister që Jezusi ua zbulon të vegjëlve, atyre që tashmë në mëngjez, duke hapur sytë, e lavdërojnë dhe më pas përmbushin gjithçka të vogël, madje edhe larjen e fytyrës, si një vepër dashurie për Të.

10/4 E MËRKURË II K.P. [II]
Vap 5,17-26; Ps 33; Gjn 3,16-21
ai që e vë në zbatim të vërtetën,
ai del në dritë Gjn 3,21

Nicodemi, me të cilin Jezusi është duke folur, e ka përjetuar në vetën e parë këtë fjalë. Nga “nata” e frikës së të qenit gjykuar keq prej kolegjit të Gjykatores, ka kaluar me pëlqimin e vet në deklarimin si shok e dishepull i Jezusit. Me Jozefin e Arimatesë do të bashkëpunojë më pas për ta vendosur trupin e pajetë të Jezusit në varrezë.
Faleminderit Jezus, që u ringjalle në zemrën e Nikodemit e që do të ringjallesh edhe në timen!

11/4 E ENJTE II K.P. [II]
Sh. Stanislao ipeshkëv e martir † 1079
Vap 5,27-33; Ps 33; Gjn 3,31-36
Hyji nuk e jep Shpirtin me masë Gjn 3,34
Besoj, Jezus, se Ti je i mbushur me Shpirtin e Shenjtë: çdo fjalë e Jotja e përmban atë. Do të dëshiroj të qëndroj gjithmonë me Ty, duke të dëgjuar e duke t’u bindur me dashuri; faleminderit që je!

12/4 E PREMTE II K.P. [II]
Vap 5,34-42; Ps 26; Gjn 6,1-15
E ndiqte një shumicë e madhe Gjn 6,2
Jezus, Ti je Ai që per te cilin të gjithë njerëzit kanë nevojë për të pasur zemër të lirë dhe të kthjellët, të kënaqur në pritjet më të vërteta dhe esenciale, të afta për të përballuar çdo armiqësi me qëndrueshmëri dhe me paqe. Faleminderit që ekziston: edhe unë dua të qëndroj me Ty!

13/4 E SHTUNË II K.P. [II]
Sh. Martini I, papë e martir † 655
Vap 6,1-7; Ps 32; Gjn 6,16-21
Panë Jezusin duke ecur përmbi det e po i afrohej lundrës. I kapi frika Gjn 6,19
Për dishepujt ishte errësirë, si për orën ashtu edhe për situatën e keqkuptimit dhe të pabesueshmërisë së brendëshme ndaj Jezusit. Me ta parë të afrohej duke ecur mbi detin në stuhi, qe sikurse të gjendeshin përballë një vepre të Hyjit, Hyjit vetë: “patën frikë”.
Faleminderit Jezus, për këtë episod, profeci të ringjalljes Tënde; faleminderit për ngadhënjimin mbi vdekjen dhe mëkatin; faleminderit që ke bërë të humbasë edhe brenda meje frika e Hyjit!

14/4 E DJELË III K.P. Viti C [III]
Vap 5,27-32.40-41; Ps 29; Vap 5,11-14; Gjn 21,1-19
Atë natë nuk zunë asgjë Gjn 21,3
Kjo fjalë shpreh mirë “netët” që tanimë i përjetojmë edhe në Kishë: zhgënjime, dështime, errësime… Duke mbetur të bashkuar përreth barinjve tanë, do ta shikojmë përsëri Jezusin; ai, që është besnik, nuk do të mungojë të vijë mes nesh me dritën e tij: ai nuk e braktis të Fejuarën e vet!

15/4 E HËNË III K.P. [III]
Vap 6,8-15; Ps 118; Gjn 6,22-29
Veproni, për një ushqim që qëndron për jetën e amshueshme
Gjn 6,27
Faleminderit Jezus, që na orienton për të pasur më shumë vëmendje për jetën shpirtërore se sa për atë materiale. Ushqimi yt është kryerja e vullnetit të Atit: ndihmona të ushqehemi me këtë ushqim që të ngop me të vërtetë!

16/4 E MARTË III K.P. [III]
Vap 7,51 - 8,1; Ps 30; Gjn 6,30-35
Ati im jua jep bukën prej qiellit Gjn 6,32
Ne njerëzit, nga natyra, kërkojmë të përkujdesemi për të jetuar; në ndonjë farë mënyre kërkojmë të plotësojmë çdo nevojë që e ndiejmë. Jezusi na thotë se Ati qiellor na jep një bukë që ngop çdo pritjen tonë dhe se kjo bukë është Ai, Jezusi. O dhuratë e përkryer, të dëshiroj dhe dua që të mirëpres!

17/4 E MËRKURË III K.P. [III]
Vap 8,1-8; Ps 65; Gjn 6,35-40
Unë do ta ringjall në ditën e fundit Gjn 6,40
Besoj në Ty Jezus, Shëlbimi im: faleminderit për dashurinë Tënde e cila më bën të jetoj i sigurtë; faleminderit për fjalën tënde që është dritë e forcë në ecjen time; faleminderit për premtimin Tënd të ringjalljes!

18/4 E ENJTE III K.P. [III]
Vap 8,26-40; Ps 65; Gjn 6,44-51
Të gjithë do të jenë nxënës të Hyjit Gjn 6,45
Ja pra përse ndonjëherë e ndiejmë, dhe me gëzim të vërtetë, bashkim të thellë edhe me personat e paparë kurrë më parë: ndihemi që edhe ata e duan Jezusin, ashtu si ne; jetojnë me Të! Është Ati që punon, në ta dhe në ne; është Shpirti i Shenjtë që na jep, në brendësi, jetë të re.

19/4 E PREMTE III K.P. [III]
Vap 9,1-20; Ps 116; Gjn 6,52-59
U ngrit dhe qe pagëzuar Vap 9,18
Flitet për Sh. Palin, të kthyer nga Jezusi ndërsa i persekutonte të krishterët. Jezusi vetë ngarkoi një dishepullin e vet që ta shëronte nga verbëria dhe e frymëzoi që të pagëzohet; Pali më pas i shërbeu Zotit me të gjithë zemrën e me të gjitha forcat.

20/4 E SHTUNË III K.P. [III]
Vap 9,31-42; Ps 115; Gjn 6,60-69
Shpirti është ai që jep jetën Gjn 6,63
Faleminderit Jezus, që na kujton sot se, pa ndihmën e Shpirtit të Shenjtë, nuk mund të bëjmë asgjë të mirë; vetëm me ndihmën e Tij mund të bindemi me dashuri dhe kështu të jetojmë si Ti, si bijtë e Hyjit Atë.

21/4 E DJELË IV K.P. Viti C [IV]
Vap 13,14.43-52; Ps 99; Vap 7,9.14-17;
Gjn 10,27-30
Unë dhe Ati jemi një Gjn 10,30
Bashkimi i dashurisë dhe i jetës me Atin, o Jezus, është gëzimi yt! E këtë gëzim ma jep edhe mua që i dobët e mëkatar, po vij tek Ti me besim. Këtë gëzim askush, kurrë nuk mund të ma heqë, sepse askush nuk mund të më shkëpusë nga Ti: më mban fort dora jote, që sjell në përjetësi shenjën e dashurisë Tënde! Aleluja!

22/4 E HËNË IV K.P. [IV]
Vap 11,1-18; Ps 41-42; Gjn 10,1-10
Unë jam dera Gjn 10,9
Qysh nga vegjëlia ndjeja se e vetmja gjë për të kërkuar është jeta e pasosur, parajsa… Me sforcimet e mia, gjithësesi nuk ia dilja mbanë për asgjë! Kur përmes dishepujve të Tu, të njoha, Jezus, pata sigurinë se Ti do të më kishe sjellë në gjirin e Atit, pavarësisht dobësive, paaftësive dhe mëkateve të mia: Ti, “dera”, udha e sigurtë. Aleluja!

23/4 E MARTË IV K.P. [IV]
Sh. Gjergji martir † 303; Sh. Adalberto ipeshkëv e martir † 997
Vap 11,19-26; Ps 86; Gjn 10,22-30
Dora e Zotit u ndihmonte Vap 11,21
Kur në veprimin tonë është bekimi i Hyjit, lodhja jonë sjell fryt të mirë. Ja një rast në të cilin kam arritur të mbledh përvojë. Doja të bëja një riparim, por derisa ky ishte vetëm në nismën time, nuk ia dilja mbanë. Kur i kërkova një vëllai, nëse do të qe rasti ta bëja, ai më tha që po, dhe riparimi u bë më së miri.
Jezus, dua të jem në bashkim me vëllezërit përpara se të veproj!

24/4 E MËRKURË IV K.P. [IV]
Sh. Fedele nga Sigmaringen † 1622
Vap 12,24 - 13,5; Ps 66; Gjn 12,44-50
Unë ï·“ drita ï·“ erdha në botë Gjn 12,46
Me të vërtetë Jezus, Ti je drita: vetëm Ti vjen nga gjiri i Atit, Ti vetëm na jep aftësinë për të shikuar dashurinë e Tij, edhe atë të fshehurën në faktet më të errëta të jetës sonë! E kur “shikojmë” Atin, kur ushtrojmë përvojë, në brendësinë tonë, prej dashurisë Tënde, jemi të ngopur dhe kemi paqen! Aleluja!

25/4 E ENJTE SH. MARKU UNGJILLTAR [P]
1Pjt 5,5-14; Ps 88; Mk 16,15-20
kush s’do të besojë, do të dënohet Mk 16,16
Të falënderoj, Zot Jezus, sepse më ke dhënë favorin që të njoh: vetëm atëherë kam nisur ta dua jetën, të ndiehem i lirë e i lumtur.
Përmes shkrimeve dhe ndërmjetësisë së Sh. Markut Ungjillëtar, çdo njeri, duke besuar në Ty, uroj që ta gjejë lirinë e paqen!

26/4 E PREMTE IV K.P. [IV]
Zoja e Keshillit t mire
Vap 13,26-33; Ps 2; Gjn 14,1-6
Ti je biri im, unë sot të linda Vap 13,33
Shën Pali, për të folur me Jezusin tek hebrenjtë në sinagogën e Antiokisë së Pisidia, citon psalmet. Këto fjalë janë në Psalmin 2: në to Hyji i drejtohet Birit, të destinuar për të qenë mbreti i të gjithë popujve. Ai u ringjall nga të vdekurit, Ai jep paqen e vërtetë në shlyerjen e mëkateve.

27/4 E SHTUNË IV K.P. [IV]
Vap 13,44-52; Ps 97; Gjn 14,7-14
Unë po shkoj tek Ati Gjn 14,12
Një herë çuditesha duke lexuar se apostujt, pasi një re ua hoqi Jezusin nga pamja, u kthyen në tempull të gëzuar… Ata e dëgjonin në zemër këtë siguri: Mësuesi i tyre, që i kishte dashur, kuptuar, mbrojtur, ishte tani për gjithmonë në të djathtë të Atit; kishte, d.m.th., fuqinë e Hyjit: të dhënit njeriut jetën, faljen, shpëtimin, paqen. Aleluja!

28/4 E DJELË V K.P. Viti C [I]
Vap 14,21-27; Ps 144; Vap 21,1-5; Gjn 13,31-33a.34-35
Po ju jap një urdhër të ri Gjn 13,34
Urdhëresa jote Jezus, ka arritur me të vërtetë si një “risi” e ndritshme në jetën time! Në momentin në të cilin, për mëshirën tënde të kam takuar, kam nisur të kuptoj se sa pak do të vlente tek sytë e tu “religjioziteti” im, kërkesa ime e përsosmërisë njerëzore, me ankthet, frikërat, sforcimet e padobishme që më shoqëronin; ti përkundrazi, pëlqeje mirëpritjen time në zemër të dashurisë së thjeshtë, por të vërtetë për vëllain. Faleminderit, Jezus! Aleluja!

29/4 E HËNA SH. KATERINA nga SIENA † 1380, virgjër e mësuese Pajtorja e Italisë [P]
1Gjn 1,5-2,2; Ps 102; Mt 11,25-30
Ejani tek unë Mt 11,28
Jeta e të krishterit është një vajtje, është një vajtje nga Jezusi. Duke u afruar tek Ai për ta dashur me të gjithë zemrën, sytë tanë ndriçohen dhe nisin ta njohin: e njohim si të Fejuarin, plot afeksion dhe brishtësi.
Duke u lëshuar në vullnetin e Tij, në krahët e Tija, mund të rehatohemi prej Tij e të parashijojmë shijen e jetës së amshuar.

30/4 E MARTË V K.P. [I]
Sh. Pio V papë † 1572;
Vap 14,19-28; Ps 144; Gjn 14,27-31
Po ju jap paqen time Gjn 14,27
Paqja që Ti na jep, Jezus, është paqja e vërtetë: një paqe që asgjë, as edhe vdekja, nuk mund ta turbullojë! Kjo paqe, në fakt, është themeluar mbi Ty, o Zot i qiellit dhe i tokës, që për dashurinë tonë, ke njohur vdekjen dhe pas asaj, jetën e re, të dhuruar Ty për gjithmonë nga dashuria e Atit.

 

In primo piano