CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
01 apr 2014 04 PRILL 2014
04 PRILL 2014
01/4 E MARTË IV K.Kr. [IV]
Sh. Alvaro
Dal 47,1-9.12; Ps 45; Gjn 5,1-16
Çohu – i tha Jezusi – merre shtrojën
tënde dhe ec Gjn 5,8
Kjo shtrojë mund të na japë shumë
gjëra… Jezusi mund ta bënte që
të ecte këtë njeri të thjeshtë duke i
thënë të çohej e të ecte, duke lënë
mënjanë barelën…
Situatat e vështira, prej të cilave
Jezusi na bën të dalim, nuk duhet
të fshihen prej jetës sonë e të
përfundojnë në harresë, por duhet
të mbeten si përvoja të gjalla që na
ndihmojnë për të ecur me Jezusin
me një besim e një mirënjohje
gjithnjë e më të vërtetë.
2/4 E MËRKURË IV K.K. [IV]
Sh. Françeshu i Paolas, eremit, † 1507
Is 49,8-15; PS 144; Gjn 5,17-30
Kush nuk e nderon Birin, nuk e
nderon as Atin që e dërgoi
Gjn 5,23
Shikoj në ty, Bir Jezus, shikoj në ty,
Atë: shikoj, mësoj, marr dashurinë,
përvujtërinë, bashkimin, paqen dhe
gëzimin! Në familje, në famulli, në
çdo marrëdhënie të thjeshtë mund
ta përjetoj edhe unë dashurinë, atë
dashuri që di t’i japë stimën një tjetri
epror ndaj vetes, atë dashuri që
gëzohet për të mirën e vëllait!
3/4 E ENJTJA IV K.K. [IV]
Sh. Rikardi
Dal 32,7-14; Ps 105; Gjn 5,31-47
Nuk kërkoj Iavdi prej njerëzve
Gjn 5,41
Për lodhjen time e për gëzimin tim,
për jetën time e për vdekjen time,
do ta kërkoj vetëm në ty, Jezus,
motivin e aprovimin. Do të jem si Ti,
që shikoje gjithmonë e vetëm nga
Ati yt!
4/4 E PREMTJË IV K.K. [IV]
Sh. Izidori, ipeshkëv e mësues, † 636
Ur 2,1.12-22; Ps 33; Gjn 7,1-2.10.25-30
Nuk erdha prej vetvetes Gjn 7,28
Bindja e Jezusit ndaj Atit është ajo
çka më garanton se mund të besoj
në të. Kush vepron me iniciativën
e vet, mund të jetë i shtyrë nga
interesat e veta personale që më
dëmtojnë. Jezusi është shtyrë vetëm
nga dëshira dhe nga vendimi për
t’iu bindur vullnetit të Atit; vullneti
që është sërisht, gjithmonë e vetëm
dashuri për mua.
Zot Jezus, dua të mirëpres, pasi nuk
ke ardhur për veten tënde, po ke
ardhur i dërguar nga Ati për mua!
5/4 E SHTUNË IV K.K. [IV]
Sh. Vincenc Ferreri meshtar † 1419
Jer 11,18-20; Ps 7; Gjn 7,40-53
Askurrë askush s’ka folur si ky njeri
Gjn 7,46
Mund ta them edhe unë, Jezus!
Askush, kurrë nuk më ka folur siç
më ke folur ti; fjala jote më ka
dhënë dashurinë, paqen, sigurinë,
lirinë… Fjala jote është fjala e atij
që jep jetën për mua!
6/4 E DJELË V K.K. Viti A [I]
Sh.Ireneu
Dal 37,12-14; Ps 129; Rom 8,8-11;
Gjn 11,1-45
“A nuk të thashë, nëse do të besosh
do ta shohësh lavdinë e Hyjit?
Gjn 11,40
Lodhesha për të shikuar dashurinë
e Atit dhe lavdinë e tij: derdhej shiu
lumë, aq sa nuk mund të linte të
dilnin nga kisha të mërguarit për t’u
ofruar atyreve drekën pas lutjes… Ia
kemi kthyer zemrën Jezusit, dhe ja,
e paimagjinueshmja, është shfaqur
lavdia e Atit: në ndihmën reciproke,
në bashkëndarjen e asaj pak prej
së cilës ndokush dispononte, në
durimin e në gëzimin e të gjithëve!
Dua të besoj gjithmonë, Jezus:
dashuria e Atit është gjithmonë më
e madhe!
7/4 E HËNË V K.K. [I]
Sh.G.B. De La Salle meshtar † 1719
Lp 13,1-9.15-17.19-30.33-62; Ps 22; Gjn
8,1-11
Kush është prej jush pa mëkat, le ta
gjuajë i pari gurin në të Gjn 8,7
Kjo faqe e Ungjillit është një perlë,
një ndriçues i mëshirës së shenjtë
që e arrin zemrën, e prek dhe e
shndërron atë. Ndërron zemrën e
atyreve që janë gati për të gjykuar
e dënuar të tjerët, u bën të përkulin
kokën e të kërkojnë faljen për veten
e tyre. Ndërron zemrën e kujt lihet
të tërhiqet në mëkat, duke bërë të
lindë tek ai pendesa dhe dëshira
e ndryshimit. Tek të gjithë bën të
gurgullojë mirënjohja për butësinë e
ditur të dashurisë së Perëndisë.
8/4 E MARTË V K.K. [I]
Sh. Gualtieri abat
Nr 21,4-9; Ps 101; Gjn 8,21-30
Bëmë mëkat, kur folëm kundër Zotit
Nr 21,7
Jezus, na ndijmo! Ti për ne ke
vuajtur tundimin dhe vdekjen, duke
ruajtur të paprekur besimin në
Atin tënd! Jepna edhe ne hirin për
të mbetur “bij”, kur të vijë prova!
Dhe nëse, prej dobësisë sonë, do
të na ndodhë të rrëzohemi, në
dashurinë tënde na fal e na shpëto!
Faleminderit, Jezus!
9/4 E MËRKURË V K.K. [I]
Sh. Maria Kleofa
Lp 3,14-20.46-50.91-92.95; kant. Lp
3,52-56; Gjn 8,31-42
Kushdo bën mëkat është skllav i
mëkatit Gjn 8, 34
Të jetosh në mëkat është me të
vërtetë të jetosh në skllavëri, në
më të keqen skllavëri! Mëkati, në
fakt, është largimi prej Atit; dhe të
jetosh larg Atit do të thotë të jetosh
në paaftësinë për të dashur, për të
marrë e dhënë besim, dhe për të
gëzuarit e paqes!
Ti, Jezus, e ke ofruar jetën tënde
pikërisht për të na çliruar nga
mëkati e për të na risjellë tek Ati!
10/4 E ENJTE V K.K. [I]
Sh. Ezekieli
Jer 17,3-9; Ps 104; Gjn 8,51-59
Ai që e zbaton fjalën time askurrë
s’do ta shohë vdekjen Gjn 8,51
Vdekja është ajo situatë prej së cilës
nuk shikojmë më asnjë rrugëdalje,
çka do të thotë të provosh fundin e
gjithçkaje. Të bashkuar në Jezusin,
duke jetuar dhënien e besimit dhe të
bindjes, siç bëri Abrahami i thirrur
nga Perëndia, nuk do ta provojmë
dështimin e vdekjes, as edhe të
asaj fizike, sespe, falë Jezusit që
do të bëjë të ringjallet edhe trupi
ynë, do të jetojmë tashmë në
qëndrueshmërinë dhe përjetësinë e
Atij që na do ngahera e përherë.
11/4 E PREMTE V K.K. [I]
Sh. Stanislavi ipeshkëv e martir † 1079
Jer 20,10-13; Ps 17; Gjn 10,31-42
Në dorën tënde e lashë çështjen
time Jer 20,12
Jezus, shpeshherë në pikëllim të jam
besuar ty! Nuk isha i aftë të falja
një fyerje, nuk ia dilja të përballoja
me besim një vështirësi, nuk dija
ta rimerrja veten prej një momenti
shkurajimi… Ti më ke mbetur
pranë, edhe nëse nuk të shikoja;
dhe më ke shpëtuar: faleminderit!
12/4 E SHTUNË V K.K. [I]
Sh. Juljani
Ez 37,21-28; psalmi: Jer 31,10-13;
Gjn 11,45-56
Të gjithë do të kenë një bari të
vetëm Ez 37,24
Është pragu i Javës së Madhe:
do të kremtojmë Jezusin që, i bindur
ndaj Atit, me forcën e Shpirtit të
Shenjtë, ofrohet për ne! Një jetë e
re, e përmbushur, në zemërën e në
frymëmarrjen e të vetmit Atë: ja kjo
që ka qenë e përgatitur për ne…
Në çfarë çmimi! Lavdi përgjithmonë
ty, Perëndia i ynë, që na do për
amshim!
13/4 E DJELA E LARIT Viti A [P]
Mt 21,1-11; Is 50,4-7; Ps 21; Fil 2,6-11;
Passio: Mt 26,14 - 27,66
Ky është Profeti, Jezusi prej
Nazaretit të Galilesë Mt 21,11
Jezus, të shikojmë ndërsa zbret drejt
Jerusalemit, i përvuejtur, “i ulur mbi
gomarin e kërriçin”, i brohoritur nga
turma e njerëzve të shumtë.
Edhe ne të shpallim mbretin tonë.
Ti je ai që na do, që ofron jetën për
ne. Bëna të të vijmë pas, në ditët e
ardhme drejt të Shenjtës Pashkë e,
për çdo ditë, drejt Atit.
Hosana në lartësitë qiellore!
14/4 E HËNA E MADHE [II]
Sh. Valeriani
Is 42,1-7; Ps 26; Gjn 12,1-11
Skamnorët i keni gjithmonë me ju,
kurse mua nuk do të më keni
Gjn 12,8
Faleminderit, Jezus, që edhe këtë
vit po ma jep Javën e Madhe, një
kohë “për ty”. Gjatë të gjithë vitit
do të kem të tjera javë në të cilat
të tretem për të “varfërit”: këta ditë
do t’i kaloj pranë teje, Mbreti im
i butë, duke t’i mbajtur në zemër
fjalët e tua, duke marrë frymë, nga
Sakramenti i Korpit dhe Gjakut tënd
të Shenjtë, Fryma e jote e Dashurisë!
15/4 E MARTJA E MADHE [II]
Sh. Paterni
Is 49,1-6; Ps 70; Gjn 13,21-33.36-38
Fëmijët e mi, edhe pak kohë jam
me ju Gjn 13,33
Jezus, ti, Perëndi i vërtetë, ke
kërkuar të na duash edhe me
dashurinë e njeriut të vërtetë: për ne
ke qarë, ke provuar frikë, ke ndjerë
nostalgji, ke vuajtur vdekjen…
Gjithçka e ke duruar, e kështu na ke
bërë për vete: tani mund të na kesh
gjithmonë me ty. Ne, të varfërit,
jemi gëzimi yt, zotërimi yt, fruti i
dashurisë tënde: faleminderit, Jezus!
16/4 E MËRKURA E MADHE [II]
Sh. Bernardeta
Is 50,4-9; Ps 68; Mt 26,14-25
Njëri prej jush do të më tradhëtojë
Mt 26,21
Zot Jezus, në shpirt dhe në trup
ti ke dashur të vuash për mua:
faleminderit! Hidhërimin, tradhëtinë,
braktisjen, vetminë, shkurajimin…
Gjithçka ti ke duruar, për mua.
E tani prano, si një hir të vogël,
dhimbjet e mia të sotmet, e të çdo
dite! Të dua shumë, Jezus!
17/4 E ENJTJA E MADHE [P]
Sh. Rudolfi
Dal 12,1-8.11-14; Ps 115; 1Kor 11,23-26;
Gjn 13,1-15 (Mesha “in Cena Domini”)
I deshi deri në pikën e fundit
Gjn 13,1
Ti më do, Jezus, “deri në fund”:
deri në frymën time të fundit më ke
dashur e më ke ruajtur; “deri në
fund” të dashurisë: plotësisht jam
dashur, jam kërkuar e jam bekuar
prej teje. E çfarë tjetër do të kërkoj,
Zot?
18/4 E PREMTJA E MADHE [P]
Sh. Galdini
Is 52,13 - 53,12; Ps 30; Heb 4,14-16;
5,7-9; Gjn 18,1 - 19,42
A mos je edhe ti prej nxënësve të tij?
Gjn 18,25
Zot Jezus, që vuan dhe vdes në kryq
për mua, të adhuroj. Nga ky fron që
ke zgjedhur për vete, o Mbreti im,
përtërije sot dhuratën tënde: që të
mund të jem me të vërtetë dishepulli
yt, e ta tregoj këtë me një jetë të
shenjtë, gjithë dashuri!
Faleminderit, Jezus!
19/4 E SHTUNA E MADHE [P]
Do ta shoh mirësinë e Zotit në tokën e të
gjallëve (Antifona Ora Tretë)
Jezus, Zot i qiellit dhe i tokës, ti ke
vuajtur vdekjen, si njëri prej nesh.
E megjithatë ishte “e re” mënyra jote
e vdekjes: ti e kishe besimin në Atin
tënd dhe e vendosje jetën tënde në
duart e tij, si një dhuratë dashurie.
Dua të nis që sot për të “vdekur”
ashtu si ti!
20/4 E DJELA E PASHKËVE
TË RINGJALLJES Viti A [P]
Sh. Teotimi
Vap10,34.37-43; Ps 117; Kol 3,1-4 ose
1Kor 5,6-8; Gjn 20,1-9 ose Mt 28,1-10
Lk 24,13-35)
Nëse u ngjallët bashkë me Krishtin,
kërkoni ç’ka është lart. Kol 3,1
Po, Jezus, të kërkojmë gjërat e tua,
ato çfarë ti do dhe ato çfarë zenë
zemrën tënde. Jemi edhe ne, falë
teje, të ringjallur: kemi dalë nga
vdekja, që e ftohu dhe e kaploi
botën, atëherë kur nisëm për të
dashur dhe për të jetuar për ty. Tani
bëjmë atë çka bën ti: kërkojmë
ti pëlqejmë Atit, të përhapim
dashurinë e tij, të ngihemi prej
Fjalës së tij dhe prej teje që je buka
e tij e gjallë. Aleluja!
21/4 E HËNA E ENGJËLLIT [P]
Sh. Anselmi ipeshkëv e mësues † 1109
Vap 2,14.22-32; Ps 15; Mt 28,8-15
Hyji e ngjalli Vap 2,24
Besimi yt në Atin, Jezus, ka
ngadhënjyer mbi vdekjen, edhe mbi
vdekjen time. Tani mundem edhe
unë të strehohem pranë Atit; do
të pres me durim: pas natës, vjen
agimi i një dite të re; pas lotëve,
përkëdhelja jote; pas mëkatit,
buzëqeshja e faljes tënde; pas
vdekjes, vjen përqafimi yt. Aleluja!
22/4 E MARTJA E PASHKËS [P]
Sh. Adalberti
Vap 2,36-41; Ps 32; Gjv 20,11-18
Kthehuni Vap 2,38
Është rrugëdalja që Shpirti i Shenjtë
i ka sugjeruar Pjetrit për kë kishte
rënë në errësirën më të thellë: për
kë kishte refuzuar dhe vrarë Birin
e Perëndisë. Dhe është rrugëdalja
për të gjithë të këqiat tona të
vogla e të mëdha: t’i drejtohemi
me besim Jezusit, Atit, i cili na
mirëpret gjithmonë e që mund të na
shpëtojë.
23/4 E MËRKURA E PASHKËS [P]
Sh. Gjergji, martir † rreth 303;
Vap 3,1-10; Ps 104; Lk 24,13-35
Rri me ne se u bë natë Lk 24,29
Jezus, “u bë natë”: kë mund të
thërras për të më qëndruar pranë
e për të më dhënë paqen? Zoti im
Shpëtimtar, që e ke hequr mbi kurriz
dhe ke ngadhënjyer mbi vdekjen
e mëkatin për mua: do të thërras
vetëm ty! Por ti je tashmë me mua.
Aleluja!
24/4 E ENJTJA E PASHKËS [P]
Sh. Fideli nga Sigmaringen, meshtar e martir,
† 1622
Vap 3,11-26; Ps 8; Lk 24,35-48
Paja me ju! Lk 24,36
Gjendja në të cilën gjendeshin
dishepujt në këtë moment ishte me
të vërtetë kritike: jo vetëm frika për
çka mund t’u ngjiste atyre, por mbi të
gjitha dhembja e madhe për vdekjen
tragjike të Mësuesit, zhgënjimi për të
gjitha pritshmëritë e venitura e lemeria
për gjërat e çuditshme që ndokush prej
tyre niste t’ua tregonte… “Paqja me
ju!”, i thotë Jezusi atyre. Është e njëjta
paqe që ai ta jep ty sot, që ndoshta
të gjen në gjendje të errët. Jezusi i
ringjallur është me ty! Aleluja!
25/4 E PREMTJA E PASHKËS [P]
Vap 4,1-12; Ps 117; Gjn 21,1-14
Po shkoj të gjuaj peshk Gjn 21,3
Dishepujt e tjerë, të gatshëm, i
bashkohen vendimit të Pjetrit: Shpirti
i Shenjtë u kujtonte atyre fjalën,
dëshirën e bashkimit të Zotit Jezus.
Dhe ai, në bashkimin e të tijve, i
gatshëm, bëhet i pranishëm, në
gjithpushtetshmërinë e dashurisë së
tij që na befason! Aleluja!
26/4 E SHTUNA E PASHKËS [P]
ZOJA KËSHILLIT TË MIRË PAJTORJA
E SHQIPËRISË
Vap 4,13-21; Ps 117; Mk 16,9-15
Ne veç, nuk mundemi që të mos
flasim për çka kemi parë e dëgjuar
Vap 4,20
Jezus, e dimë se je i gjallë, që je
pranë nesh; e dimë se na do e na
shpëton! Si mund të heshtim? Kjo
është e vërteta që i jep jetën dhe
gëzimin mbarë botës!
27/4 E DJELA “e Mëshirës Hyjnore”
II K.P. Viti A [II]
Sh. Ozana e Kotorrit
Vap 2,42-47; Ps 117; 1Pjt 1,3-9;
Gjv 20,19-31
Sikurse më dërgoi mua Ati, ashtu
unë po ju dërgoj ju Gjn 20,21
Dishepujt dhe Kisha, janë pronë
e Jezusit, thesari i tij, ashtu si vetë
Jezusi është për Atin.
Faleminderit, Jezus, që edhe unë
jam i joti! Faleminderit se edhe
sot, si gjymtyrë e Kishës tënde,
më dërgon për të gjetur rehatinë,
për të falur, për të vdekur, për t’u
ringjallur… me ty! Aleluja!
28/4 E HËNË II K.P. [II]
Sh. Luigji Maria de Montfort, meshtar, †
1716; Sh. Pjetri Chanel, meshtar e martir,
† 1841; Sh. Xhovana Beretta Molla, †
1962
Vap 4,23-31; Ps 2; Gjv 3,1-8
Duhet të lindni përsëri prej së larti
Gjn 3,7
Lind nga ti, Zot Jezus; “prej së larti”,
nga ti i lartësuar në kryq, i lartësuar
në të djathtën e Atit, dhe marr jetën:
jetën e dashurisë, të përvuejtërisë, të
paqes, të faljes… jetë biri Perëndie.
Aleluja!
29/4 E MARTË SH. KATERINA nga
SIENA † 1380, Pajtorja e Italisë dhe
Europës [P]
1Gjv 1,5 - 2,2; Ps 102; Mt 11,25-30
Zgjedha ime është e ëmbël e barra
ime e lehtë Mt 11,30
Sh. Katerinë, me ëmbëlsinë
e dashurisë ti luajte një rol të
rëndësishm në Kishë, durove provat
e veçanta dhe shqyrtove të vërtetat e
thella. Ku qëndron sekreti yt?
Është ai i të gjithë Shenjtërve: ti ecje
“në përputhje” me Jezusin, e hidhje
çdo hap nën të njëjtën zgjedhë të tij,
të mbuluar nga dashuria e Atit.
Lutu për ne!
30/4 E MËRKURË II K.P. [II]
Sh. Piu V, papë, † 1572;
Vap 5,17-26; Ps 33; Gjn 3,16-21
Kush beson në të, nuk dënohet
Gjn 3,18
Faleminderit, Zot Jezus! Ti ke vdekur
e je ringjallur, që unë të mund
të jem i liruar nga dënimi i cili
rëndonte mbi mua, ashtu si mbi çdo
njeri tjetër. Duke t’u besuar ty, duke
kërkuar që t’i bindem fjalës tënde,
mund të eci në dritë dhe në paqe,
drejt Atit. Aleluja!
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- AbbÃ
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011