ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 giu 2016
06 QERSHOR 2016

06 QERSHOR 2016

 

1/6 E MËRKURË IX K.GJ.V. [I]

Sh. Justini, martir † rreth165

2TIm 1,1-3.6-12; Ps 122; Mk 12,18-27

 

Hiq keq bashkë me mua për Ungjill   2Tim 1,8

 

Timoteu kishte parë shumë vuajtje të apostullit dhe disa i pati bashkëndarë. Tani që gjendet i vetëm për të udhëhequr bashkësinë e Efesit, duhet të kujtojë se të ndjekësh Jezusin është e mundur vetëm duke mbajtur kryqin.

 

 

2/6 E ENJTE IX K.GJ.V. [I]

Sh. Marçelini e Sh. Pjetri, martirë † 304

2Tim 2,8-15; Psl 24; Mk 12,28-34

 

Nëse ne vdiqëm bashkë me Të, bashkë me Të edhe do të jetojmë.

Nëse durojmë në qëndresë, bashkë me Të do të mbretërojmë  

2Tim 2,11-12

 

Për të bërë vullnetin tënd, Jezus, nevojitet të bëj që të vdesë vullneti im; me ndihmën tënde ngndonjëherë ia dal mbanë, e atëherë ndihem i lirë dhe i bashkuar me ty në dashuri! Dashuria është mbretëria jote, e të mbretërosh me të vërtetë do të thotë të duash! Ti do t’më ndihmosh për të të qenë besnik.

 

 

3/6 E PREMTE E SHENJTËRUESHMJA ZEMËR E KRISHTIT

Sh. Karlo Wuanga e Shokët martirë † 1886

Ez 34,11-16; Ps 22; Rom 5,5-11; Lk 15,3-7

 

Në qiell do të ketë po kështu më shumë gëzim për një mëkatar që pendohet e kthehet   Lk 15,7

 

Sa e madhe është mirësia jote, Atë! Çdo person është i çmueshëm në sytë e tu. Faleminderit që i pret të gjithë në zemrën tënde, faleminderit për durimin dhe dashurinë tënde në pritjen e kthimit tonë tek ti.

 

 

4/6 E SHTUNË IX K.GJ.V [I]

Zemra e Papërlyer e të B.V. Mari

2Tim 4,1-8; Psl 70; Mk 12,38-44

(ose Is 61,9-11; 1Sam 2; Lk 2,41-51)

 

Fenë e ruajta 2Tim 4,7

 

Këtë fjalë e kam lexuar me mirënjohje mbi një rrasë guri, në varrezë. Ishte e një babai me pesë fëmijë: besimin e tij në Jezusin e kishte jetuar, jo të predikuar me fjalë. Kur në vendin e tij ishte ndonjë zënkë, thërrisnin atë si «paqevënës». Faleminderit, Jezusi, për këtë dëshmitar tëndin! Faleminderit se, në këto kohë të pështjellimit të madh moral dhe të dëshirës “për të dëgjuar ndonjë diçka”, në Zemrën e Papërlyer të Marisë ti na jep një strehë e një ndihmë të sigurtë për ta ruajtur depozitën aq të çmuar të ungjillit tënd!

 

 

5/6 E DJELA X K.GJ.V. [II]

Sh. Bonifaci, ipeshkëv e martir † 754

1Mbr 17,17-24; Ps 29; Gal 1,11-19;

Lk 7,11-17

 

Zotëria, pati dhembshuri për të

Lk 7,13

 

Të falënderoj, Jezus, shpresa ime! Ungjilli më ndihmon për të vëzhguar plot me mëshirë, i ndjeshëm karshi çdo vuajtje, i gatshëm për të shpëtuar cilin është zemërthyer dhe i përvuajtur. Ti je i mirë dhe i madh në dashuri: dëshiroj të ndjek shembullin tënd.

 

 

6/6 E HËNË X K.GJ.V. [II]

Sh. Norberti ipeshkëv † 1134

1Mbr 17,1-6; Ps 120; Mt 5,1-12

 

Elia shkoi dhe bëri si i kishte urdhëruar Zoti.   1Mbr17,5

 

Profeti Elia i bindet me gatishmëri fjalës së Hyjit, i drejtohet dhe kështu kryen përvojën e besnikërisë e të dashurisë. Sa herë e kam parë edhe unë të realizohet fjala që Jezusi sot na përsërit në ungjill: ”Jepni dhe do t’u jepet”! E kam parë dashurinë e tij! Faleminderit, Zot Jezus!

 

 

7/6 E MARTË X K.GJ.V. [II]

Sh. Roberti

1Mbr 17,7-16; Ps 4; Mt 5,13-16

 

Elia i tha: “Mos ki frikë aspak, por shko e bëj siç the" 1Mbr 17,13

 

T’i bindesh përvujtërisht atyre që e duan Hyjin, atyre që ai i ka zgjedhur dhe ngarkuar që t’i shërbejnë popullit të vet, është burim shëlbimi. Kështu i ngjau së vejës së Zareptës, që iu bind profetit Elia. Kështu do të jetë për ne, që i bindemi barinjve të Kishës së Shenjtë.

 

 

8/6 E MËRKURË X K.GJ.V. [II]

Sh. Medarti

1Mbr 18,20-39; Ps 15; Mt 5,17-19

 

Hyji që do të përgjigjet me anë të zjarrit, është Hyji i vërtetë

1Mbr 18,24

 

Profeti Elia sfidon profetët e rremë; dhe besimi i tij i drejtë e i qëndrueshëm përfton atë që Hyji t’i shfaqet.

Jezus, jepna vigjilencë dhe besim të vazhdueshëm për të mos ndjekur profetët e rremë të sotëm, që të gënjejnë dhe të mashtrojnë, e na jep dashuri dhe urtësi për të ndihmuar më të papërgatiturit për të ndjekur. Faleminderit, Zot!

 

 

9/6 E ENJTE X K.GJ.V. [II]

Sh. Efremi xhakua e mësues † 373

1Mbr 18,41-46; Ps 64; Mt 5,20-26

 

Dora e Zotit ishte mbi Elinë

1Mbr 18,46

 

Hyji Atë mbron dhe udhëheq me Shpirtin e vet ata që përvujtërisht ofrohen për të shërbyer. Siç ka qenë për Elian, kështu ndodhtë edhe për çdonjërin prej nesh.

Eja, Shpirt i Shenjtë, na ndihmo për të jetuar sot me dashuri për Atin, ashtu si Jezusin!

 

 

10/6 E PREMTE X K.GJ.V. [II]

Sh. Diana

1Mbr 19,9.11-16; Ps 26; Mt 5,27-32

 

Jam plot zell për Zotin 1Mbr 19,14

 

Në qetësi, Zoti i zbulohet kujt e do me të gjithë zemrën; kështu ka ngjarë për profetin Elia e kështu do të ngjasë për ne. Ai do t’i flasë zemrës sonë e do të na bëjë ta njohom vullnetin e tij të shenjtë, burim i paqes dhe i gëzimit.

So të kërkoj një kënd të qetë ku të pres përshpëritjen e zërit të Hyjit tim.

 

 

11/6 E SHTUNË Sh. Barnaba, Apostull (m) [P]

Vap 11,21b-26;13,1-3; Ps 97; Mt 10,7-13

 

Mbretëria e qiellit është afër

Mt 10,7

 

Vetëm dishepujt e tu, Jezus, mund ta shpallin afërsinë me Mbretërinë e qiejve.

Barnaba ushtroi fenë e tij e dashurinë e tij duke jetuar e ecur përpara me Palin për një kohë të gjatë. Këta dy dishepuj kanë qenë instrumente të Mbretërisë së Hyjit duke e dashur vëllazërisht njëri-tjetrin: vetë jeta e tyre qe një njoftim!

 

 

12/6 E DJELË XI K.GJ.V. [III]

Sh. Xhovana nga Sh. Fakondo

2Sam 12,7-10.13; Ps 31; Gal 2,16.19-21;

Lk 7,36-8,3

 

Të janë falur mëkatet! Lk 7,48

 

Përpara kësaj fjale dua të falënderoj nga zemra Zotin Jezus për faljen e tij. Faleminderit, Jezus, pasi me këtë fshin nga zemra ime dhe nga kujtesa ime të keqen që kam bërë.

Faleminderit: me këtë ti më heq peshën e fajit tim dhe më jep forcë për të ripërtërirë dashurinë për ty.

Faleminderit për dhuratën e pendesës, që më çliron nga turpi për t’u kthyer nga ti.

Faleminderit për Kishën tënde dhe për meshtarët që, në emrin tënd, ma japin faljen tënde.

 

 

13/6 E HËNË XI K.GJ.V. [II]

Sh. Antoni i Padovës, meshtar e mësues

† 1231

1Mbr 21,1-16; Ps 5; Mt 5,38-42

 

Çohu dhe ha e mos e vra mendjen   1Mbr 21,7

 

Kjo është një fjalë e pamend, që i drejtohet mbretit Akab nga gruaja e tij, e cila është gatshme për të bërë të vritet një njeri që të kënaqet dëshira e burrit të saj.

Jezus, na jep dritën e forcën nga Shpirti i Shenjtë, për të jetuar sipas urtësisë dhe për të mos ndjekur veset e njerëzve!

 

 

14/6 E MARTË XI K.GJ.V. [II]

Sh. Elizeu

1Mbr 21,17-29; Ps 50; Mt 5,43-48

 

E ka përulur vetveten për shkakun tim, nuk do t’ia çoj të keqen sa të jetë gjallë Mt 5,37

 

Mbreti Akab, duke dëgjuar profecinë e shfarosjes së familjes së tij, për të gjithë të keqen e kryer nga ai para syve të Perëndësisë, pendohet e turpërohet.

Çdo veprim, në fakt, ka pasoja: e mira jep bekim dhe e keqja provokon vuajtje të mëdha. Të shikojmë sesa po ndodh për shkak të mentalitetit që lejon divorcin dhe abortin. E nuk jemi në gjendje të imagjinojmë fatkeqësinë që na pret, nëse njerëzit pranojnë idera të tjera perverse që po përhapin. Le ta përulim veten dhe kthehemi vendosmërisht tek Zoti Jezus! Ai mund të na i evitojë fatkeqësitë e tjera.

 

 

15/6 E MËRKURË XI K.GJ.V. [III]

Sh. Xhermana

2Mbr 2,1.6-14; Ps 30; Mt 6,1-6.16-18

 

Pasha jetën e Zotit unë nuk do të të lë vetëm”.   2Mbr 2,6

 

Eliseu nuk do ta lërë mësuesin e vet, profetin Elia; nga ai ndjehet i dashur dhe i ndihmuar për t’i shërbyer Zotit.

Jezus, mësuesi dhe Hyji im, edhe unë nuk dua të të lë kurrë, sepse e di se ti më do; të ofrohem ty, për të shërbyer ashtu siç do ti; faleminderit që më mirëpret!

 

 

16/6 E ENJTE XI K.GJ.V. [III]

Sh. Fran Regis

Sir 48,1-14; Ps 96; Mt 6,7-15

 

Porsa Elia qe mbështjellë në vorbull, Elizeu u mbush me Shpirtin e Shenjtë   Sir 48,12

 

Profetët jetojnë me dashurinë e Hyjit, të gatshëm për planet e tij, të lumtur për të kaluar shpirtin e tyre për ata që ai zgjedh pas tyre.

Kështu Elizeu merr Shpirtin e Shenjtë që ishte në Elinë. Kështu qoftë për ne të krishterët: Shpirti i Shenjtë na bëftë të përvajtur e shërbyes të Jezusit dhe të mbushur me dashurinë e tij!

 

 

17/6 E PREMTE XI K.GJ.V. [III]

Sh. Izauri, Sh. Inoçenti, Sh. Hermi,

Sh. Pelegrini Sh. Bazili

2Mbr 11,1-4.9-18.20; Ps 131; Mt 6,19-23

 

Mos grumbulloni për vete thesare mbi tokë   Mt 6,15

 

Të mos harrojmë se në këtë tokë, ndonëse të bukur, jemi vetëm shtegtarë! Atdheu ynë është qielli, është vetë kraharori i Atit. Thesaret tona, deri tani, t’i vendosim atje; do të gjejnë banesë vetëm nëse do të jenë thesare të realizuara prej dashurisë: me vepra mirësie, mëshire dhe besnikërie!

 

 

18/6 E SHTUNË XI K.GJ.V. [III]

Sh. Marina

2Kro 24,17-25; Sal 88; Mt 6,24-34

 

Pse i shkelni urdhërimet e Zotit?

2Kro 24,20

 

Me të vërtetë, mosbindja është rrënja e vërtetë e çdo të keqe që na rrethon dhe shpesh na bie mbi kokë. E kur Zoti na e kujton, ose nëpërmjet fjalëve të ndonjë vëllai, o nëpërmjet ndonjë prove, do t’i jemi mirënjohës e do ta dëgjojmë: mbase nuk do të pushojnë pasojat e këqija të mëkatit tonë, por do të ndjejmë në zemër paqen e gëzimin e dashurisë, dhe do të jetë e lehtë për të duruar e për të ofruar!

 

 

19/6 E DJELË XII K.GJ.V. [IV]

Sh. Romualdi abat † 1027

Zak 12,10-11;13,1; Ps 62; Gal 3,26-29;

Lk 9,18-24

 

Kush ta humbë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë   Lk 9,24

 

Jezus, të adhuroj në kryq, të tejshpuar ndër duar, ndër këmbë, në brinjë…

E ndërsa adhuroj dashurinë tënde, marr jetën, jetën që çurgon përgjithmonë, dhe mësoj që të jepem, e ti bëj edhe prej meje burimin e jetës për shumë njerëz!

 

 

20/6 E HËNË XII K.GJ.V. [IV]

Sh. Silvestri papë, Sh. Hektori

2Mbr 17,5-8.13-15.18; Psl 59; Mt 7,1-5

 

Mos gjykoni   Mt 7,1

 

Faleminderit, Jezus, për këtë urdhër tëndin, që na e jep për dashurinë! Ti e di se me siguri gabojmë në gjykimin e njerëzve: do të na e kursesh ndonjë vuajtje.

Besoj se vetëm ti dhe Ati mund të gjykoni, të përmbushni këtë veprim delikat, sepse njihni atë çka është në zemrën e çdo njeriu.

 

 

21/6 E MARTË XII K.GJ.V. [IV]

Sh. Luigji Gonzaga, rregulltar † 1591

2Mbr 19,9-11.14-21.31-35.36; Ps 47;

Mt 7,6.12-14

 

Hyni nëpër derën e ngushtë   Mt 7,13

 

Jezusi i përgjigjet kështu këtij njeriu të tillë që do të dijë sesa do të shëlbohen. Është ashtu sikurse të thonte: «Nuk do të shëlboheni me kuriozitetin, por me dorëheqjen. Hiq dorë prej të gjitha gjërave që të mund të hysh! Bagazhet të pengojnë që të kalosh. Jam unë dera e Mbretërisë së Hyjit. Mirëpritmë mua brenda vetes tënde, e do të jesh i shëlbuar!»

 

 

22/6 E MËRKURË XII K.GJ.V. [IV]

Sh. Paulini nga Nola, ipeshëv † 431;

Sh. Gjon Fisher ipeshkëv e Sh. Toma Moro,

martirë † 1535

2Mbr 22,8-13;23,1-3; Ps 118; Mt 7,15-20

 

Ruajuni prej profetëve të rrejshëm Mt 7,15

 

Kjo porosi e Zotit është sot më shumë se kurrë e nevojshme. Shumë ide në kontraditë me Fjalën e Hyjit, në fakt, vijnë brenda nesh nëpërmjet TV-së, shtypit, internetit. Janë të veshura me rrobat e dritës: flasin shpesh për paqe, e për të mirë…, por na mashtrojnë; na e heqin paqen e zemrës e me vëllezërit. Vetëm kush vjen ndër ne në emër të Jezusit, në bashkim me Kishën, nuk mashtron, por është instrument i jetës së vërtetë.

 

 

23/6 E ENJTE XII K.GJ.V. [IV]

Sh. Jozef Kafaso

2Mb 24,8-17; Ps 78; Mt 7,21-29

 

Turma e popullit mbeti e habitur nga mësimi i tij Mt 7,28

 

Prania e plotë e Shpirtit të Shenjtë në ty, Jezus, u jep risi fjalëve të tua: ato japin dritë, dritën e dashurisë. Edhe sot i njëjti Shpirt i Shenjtë, i pranishëm në atë që të do, ngjall habi: është burim, në fakt, i fjalëve dhe veprave të pasura me dashuri pa shpërblim, me të njëjtën dashuri të Atit.

 

 

24/6 E PREMTE LINDJA E

  1. GJON PAGËZUESIT [P]

Is 49,1-6; Ps 138; Vap 13,22-26;

Lk 1,57-66.80

 

Gjoni i predikoi mbarë popullit të Izraelit pagëzimin e kthimit.

Vap 13,24

 

Sot kremtojmë lindjen e Gjon Pagëzuesit; liturgjia vë në dritë detyrën e vet: të përgatisë ardhjen e Jezusit, Shëlbuesit.

Sëbashku me dhuratën e jetës, Ati jep për çdo njeri një mision: sa e bukur dhe e rëndësishme është që të mund ta pranosh, ta mirëpresësh dhe ta duash! Ky mision e bën gjithësecilin të madh në sytë e Atit por edhe dhuratë të çmueshme për vëllezërit.

Sh. Gjon Pagëzuesi, lutu për ne!

 

 

25/6 E SHTUNË XII K.GJ.V. [IV]

Sh. Guljelmi

Vaj 2,2.10-14.18-19; Ps 73; Mt 8,5-17

 

Le të bëhet ashtu siç besove! Mt 8,13

 

Jezus, ti më do pjesëmarrës të veprave tua të mrekullueshme! Mund të bësh gjithçka i vetëm, por dëshiron që të kesh nevojë edhe për mua: më kërkon vepra besnikërie.

Unë mirëpres dështimet, mirëpres edhe dhimbjen: Kam besim në ty, që po përmbush mrekullitë e tua, që po shëlbon botën!

 

 

26/6 E DJELA XIII K.GJ.V. [I]]

Sh. Josemaría Escrivá de Balaguer

1Mbr 19,16.19-21; Ps 15; Gal 5,1.13-18;

Lk 9,51-62

 

Shko e lajmëro mbretërinë e Hyjit

Lk 9,60

 

Jezusi i drejtohet një personi të interesuar për njoftimin e tij, të cilin ai e kishte përzgjedhur, që ta ndiqte nga pas. E fton që ta vërë atë në vend të parë, në vend që ta urdhërojë për të varrosur të vdekurit, e deri sa të preferojë atë në lidhjen e shenjë me prindërit.

Faleminderit, Jezus, për dashurinë tënde, që më ka mbushur mendjen edhe mua për të kryer hapin e zgjedhjes që të të dua ty përmbi gjithçka tjetër!

 

 

27/6 E HËNË   XIII K.GJ.V. [I]

Sh. Cirili i Aleksandrisë, ipeshkëv e mësues

† 444

Am 2,6-10.13-16; Psl 49; Mt 8,18-22

 

Eja pasmeje Mt 8,22

 

I krishteri është ai që ndjek pas Jezusin për çdo ditë, me dashuri. Kjo “e ndjekur nga pas” sjell mbajtjen e vëmendjes së filsuar tek Jezusi, sjell edhe braktisjen, për çdo hap, çfarë mund të pengojë ecjen pas tij. Kur është një person i dashur që duhet ta lëmë, mund të jemi të sigurtë se vetë Jezusi ushtron kujdes, një kujdes të denjë për Hyjin!

 

 

28/6 E MARTË XIII K.GJ.V. [I]

Sh. Ireneu ipeshëv e martir, † rreth 202

Am 3,1-8; 4,11-12; Ps 5; Mt 8,23-27

 

Bëhu gati, o Izrael, t’i dalësh përballë Hyjit tënd!   Am 4,12

 

Duke takuar Zotin, jeta jonë ndryshon sigurisht, sepse ai ka edhe ndonjë ekzigjencë!

Përgatitu: shkëpute zemrën tënde nga e gjitha ajo që të ndrydh për të mundur që t’i thuash e t’i japësh po-në tënde të pakushtëzuar. Ai mund të mbushë me jetë dhe me gëzim!

 

 

29/6 E MËRKURË Sh. PJETRI E Sh. PALI Apstuj [P]

Vap 12,1-11; Ps 33; 2Tim 4,6-8.17-18; Mt 16,13-19

 

Në ato ditë Herodi mbret filloi të salvojë disa anëtarë të Kishës

Vap 12,1

 

Mes tyre do të kishte qenë edhe Pjetri; sa përndjekje, më pas, vallë do të ketë vuajtur Pali, e dimë!

E ai Erod është disi një simbol i përndjekësit të vërtetë të Kishës, të djallit, që i urren të gjithë miqtë e Zotit. Ai, gjithësesi, mbetet pranë të vetëve, ashtu siç ka bërë me Pjetri, me Palin, që tani falënderojnë Atin se kanë mundur të marrin pjesë në Kryqin e Jezusit.

Shenjtërit Pjetër e Pal, lutuni për ne!

 

 

30/6 E ENJTE XIII K.Gj.V. [I]

Shenjtërit e Parë Martirë të Kishës së Romës † 64

Am 7,10-17; Ps 18; Mt 9,1-8

 

Mos prediko kundër shtëpisë së Izakut!   Am 7,16

 

Profeti qortonte popullin, nga ana e Hyjit, e për këtë arsye përndiqej. Të bëjmë kujdes edhe ne që të pranojmë me përvuajtëri korrigjimin e Zotit e të bekojmë kë është instrument: pas një vuajtje të shkurtë, do të gjejmë një paqe të thellë.

 

In primo piano