CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
06 QERSHOR 2012 06 QERSHOR 2012
QERSHOR
2012
1
E PREMTE
Sh. Justi ni
Në gjithçka
t’i jepet
lavdi Hyjit
1/6 E PREMTE VIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Justini, martir † rreth165
1Pjt 4,7-13; Ps 95; Mk 11,11-26
Në gjithçka t’i jepet lavdi Hyjit
1Pjt 4,11
Shën Pjetri na nxit edhe ne të
krishterët për t’i jetuar me zell
e dashuri angazhimet e ndryshme
që përmban dita, të bashkuar
me Jezusin: lëvdojmë kështu, me
ndihmën e tij, Hyjin, Atin tonë, në
fjalë e në vepra.
QERSHOR
2012
2
E SHTUNE
Sh. Marçelini
Sh. Pjetri
Lutuni
në Shpirtin
e Shenjtë
2/6 E SHTUNË VIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Marçelini e Sh. Pjetri, martirë † 304
Jud 17.20-25; Ps 62; Mk 11,27-33
Lutuni në Shpirtin e Shenjtë Jud 20
Është apostulli shën Juda që na nxit
kështu. Të lutesh në Shpirtin
e Shenjtë, çfarë do të thotë?
Mund të lutemi me një shpirt
të interesuar vetëm për nevojat
materiale, gjithësesi të preokupuar
ose deri në pabesim.
Lutemi në Shpirtin e Shenjtë kur
e lëvdojmë Atin dhe ofrohemi për të
jetuar ashtu siç do ai, kur duam çka
do ai dhe i ofrojmë atij kryqet tona,
kur presim mbretërinë e tij duke
kërkuar falje për veten tonë dhe për
të tjerët.
QERSHOR
2012
3 TRINIA E SHENJTË
Shkoni e bëni
nxënës të mi
të gjithë popujt
E DJELË 2012 2012
3/6 E DJELË TRINIA E SHENJTE
Viti B [P]
Lp 4,32-34.39-40; Ps 32; Rom 8,14-17;
Mt 28,16-20
Shkoni e bëni nxënës të mi të gjithë
popujt Mt 28,19
Pikërisht kjo është më për zemër
për Jezusin e Ringjallur: që të gjithë
popujt, të çfarëdo lloj religjioni,
të mund ta njohin dhe të marrin
pjesë në jetën e tij hyjnore.
Të qenit nxënës të Jezusit do të thotë
të jesh në bashkim me të, me Atin
që e ka dërguar dhe me Shpirtin
e Shenjtë, që bën familjen
e dashurisë.
Gëzimi do ta flakëronte botën
mbarë, nëse të gjithë popujt do të
merrnin pjesë!
QERSHOR
2012
4
E HËNË
Sh. Françesku
Karaçolo
Hiri e paqja
qoftë në ju
me bollëk
4/6 E HËNË IX K.GJ.V. [I]
Sh. Françesku Karaçolo
2Pjt 1,1-7; Ps 90; Mk 12,1-12
Hiri e paqja qoftë në ju me bollëk
2 Pjt 1,2
Me këtë bekim Shën Pali përfundon
shumë prej letrave të tija. E edhe
Shën Pjetri e përdor këtë shprehje,
duke dëshmuar kështu se ishte
e zakonshme në Kishë.
Është hiri dhe dashuria falas e Hyjit
që, i mirëpritur dhe i praktikuar,
prodhon dhe shpërndan paqe
përreth nesh.
Kjo ditë e jotja qoftë e mbështjellë
nga hiri dhe ti do të jesh veprues
i paqes!
QERSHOR
2012
5
I la me gojë hapët
Sh. Bonifaci
E MARTË
5/6 E MARTË IX K.GJ.V. [I]
Sh. Bonifaci ipeshkëv e martir † 754
2Pjt 3,12-15.17-18; Ps 89; Mk 12,13-17
I la me gojë hapët Mk 12,17
Urtësia dhe dashuria jote, Jezus,
edhe për këdo që të afrohet me
të keq, na lehtëson dhe na nxit të
mësojmë nga ti për të jetuar.
Sa i mirë je, o Zot!
QERSHOR
2012
6
Hyji nuk është
Hyji i të vdekurve,
por i të gjallëve
Sh. Paola
Sh. Norberti
Sh. Filipi
E MËRKURË
6/6 E MËRKURË IX K.GJ.V. [I]
Sh. Paola, Sh. Norberti, Sh. Filipi
2 Tim 1,1-3.6-12; Ps 122; Mk 12,18-27
Hyji nuk është Hyji i të vdekurve, por
i të gjallëve Mk 12,27
Disa thonë se nuk ekziston
ringjallja. Të tjerë mendojnë për
një rimishërim për t’ u pastruar
nga vetvetja dhe në këtë mënyrë
përpiqen të mohojnë realitetin
e vdekjes.
Ne, me Jezusin, besojmë se Hyji
na ka dhënë një jetë që vazhdon
të jetë e pranishme në zemrën
e tij: vdekja e trupit nuk mund të
na shkatërrojë. Ai vetë gëzon që
të quhet ende Hyji i Abrahamit,
ndonëse Abrahami është i vdekur.
Për të, gjithësesi ai është gjithmonë
i pranishëm.
QERSHOR
2012
7
Jezusi i përgjigji:
“I pari është:
dëgjo, Izrael!”
Sh. Roberti
E ENJTE
7/6 E ENJTE IX K.GJ.V. [I]
Sh. Roberti
2Tim 2,8-15; Ps 24; Mk 12,28-34
Jezusi i përgjigji: “I pari është:
dëgjo, Izrael!” Mk 12,28
Ti, Jezus, ke jetuar në tokë, në
dëgjesën e vazhdueshme dhe plot
me dashuri, si ndaj Atit tënd
e si ndaj njerëzve.
Dua ta mësoj nga ti këtë qëndrim,
për të dashur në ty e me ty, qoftë
Atin qoftë çdo njeri.
QERSHOR
2012
8
Masat e popullit
e dëgjonin
me kënaqësi
Sh. Armandi
E PREMTE
8/6 E PREMTE IX K.GJ.V. [I]
Sh. Armandi
2Tim 3,10-16; Ps 118; Mk 12,35-37
Masat e popullit e dëgjonin me
kënaqësi Mk 12,37
Jezus, kujdesesh për ata që janë pak
të stërvitur në Shkrimet e Shenjta,
për t’i ndritur dhe korrigjuar
interpretimet e gabuara që japin
mësuesit e Ligjit. Faleminderit Jezus!
Jemi të kënaqur me ty dhe me
Kishën tënde, e cila na mbron nga
interpretimet e pjesshme apo të
gabuara të Fjalës së Hyjit.
QERSHOR
2012
9
Vrapimin e kreva
dhe fenë e ruajta
Sh. Efremi
E SHTUNE
9/6 E SHTUNË IX K.GJ.V. [I]
Sh. Efremi xhakon e mësues † 373
2Tim 4,1-8; Ps 70; Mk 12,38-44
Vrapimin e kreva dhe fenë e ruajta
2 Tim 4,7
Pasi e kishte takuar Jezusin,
Sh. Pali e ndoqi nga pas me
besnikëri, duke e imituar jetën e tij
me dashuri të madhe e të thellë.
Në fund të ekzistencës së tij, të
krahasuar me një garë, ai është në
paqe, falë besimit që gjithmonë e ka
udhëhequr dhe mbështetur.
QERSHOR
2012
10 I SHENJT.MI KORP
E GJAK I KRISHTIT
Ky është gjaku im
që derdhet
për të gjithë
E DJELË 2012 2012
10/6 E DJELË I SHENJT.MI KORP
E GJAK I KRISHTIT Viti B [P]
Dal 24,3-8; Ps 115; Heb 9,11-15;
Mk 14,12-16.22-26
Ky është gjaku im që derdhet për të
gjithë Mk 14,24
Jemi mësuar ta dëgjojmë këtë
pohim, aq sa nuk mendojmë për
vlerën e tij. Çfarë do të thotë kjo për
Jezusin që e shprehte? E pastaj për
nxënësit që e dëgjonin
për të parën herë?
Jezusi ishte i ndërgjegjshëm për
të dhënë jetën e vet dhe donte ta
ofronte atë, si një akt dashurie
e cila shpëton shumë njerëz,
të gjithë ata që bashkohen me të
vetët për ta dashur. Për apostujt ishte
një surprizë e padëgjuar.
Ndërsa për mua, është dëshira
për të qenë i shndërruar në një
dhuratë dashurie.
QERSHOR
2012
11
Jezusi, kur pa
turmën,
u ngjit në mal
SH. BARNABA
E HËNË
11/6 E HËNË X K.GJ.V. [II]
SH. BARNABA apostull
1Mbr 17,1-6; Ps 120; Mt 5,1-12
Jezusi, kur pa turmën, u ngjit në mal
Mt 5,1
Të admiroj, Jezus, ndërsa qëndron
vetëm me nxënësit e tu, për t’i
formuar, që të bëhen, ashtu si ti,
dritë për të gjithë njerëzit në të
jetuarin sipas zemrës sate.
Dëshiroj për të qëndruar me ty për
të mësuar jetën e vërtetë dhe për të
marrë Shpirtin e Shenjtë.
QERSHOR
2012 E MARTË
12
Ashtu të shndrisë
edhe drita juaj
para njerëzve
Shën Gjoni
nga Shën Fakondo
12/6 E MARTË X K.GJ.V. [II]
Sh. Gjoni nga Sh. Fakondo
1Mbr 17,7-16; Ps 4; Mt 5,13-16
Ashtu të shndrisë edhe drita juaj
para njerëzve Mt 5,16
Ne, që kemi dhuratën për të besuar
në Jezusin, e mirëpresim sot këtë
këshillë për të jetuar fjalën e tij:
kështu jeta jonë do të jetë dritë,
paqe e mbështetje për të gjithë.
QERSHOR
2012
13
E MËRKURË
Sh. Antoni
i Padovës
Unë jam
shërbëtori yt
13/6 E MËRKURË X K.GJ.V. [II]
Sh. Antoni i Padovës meshtar e mësues
† 1231
1Mbr 18,20-39; Ps 15; Mt 5,17-19
Unë jam shërbëtori yt 1Mbr 18,36
Si ta njohësh besimin në Hyjin
e vërtetë? Sigurisht, nga veprat që
ky besim bën të përmbushen!
Kur, përmes besimit, mbetem në
dashurinë ndaj të gjithëve, dëshmoj
se besoj në Hyjin e vërtetë dhe
ndihmoj të gjithë të tjerët për t’u
kthyer në të.
Është bukur t’i shërbesh Hyjit
të vërtetë i cili është Atë, i cili
është dashuri.
QERSHOR
2012
14
E ENJTE
Sh. Elizeu
Lëre dhuratën
tënde
e shko e pajtohu
14/6 E ENJTE X K.GJ.V. [II]
Sh. Elizeu
1Mbr 18,41-46; Ps 64; Mt 5,20-26
Lëre dhuratën tënde e shko
e pajtohu Mt 5,26
Faleminderit, Jezus, që do të
demonstroj dashurinë për ty, duke
e dashur së pari vëllanë që ka diçka
kundër meje.
Ti dëshiron që ta ndihmoj për ta
shëndoshur plagën, prej së cilës
vuan për shkakun tim.
QERSHOR
2012
15
E PREMTE
ZEMRA E KRISHTIT
T'ju forcojë me anë
të shpirtit të vet
15/6 E PREMTE ZEMRA E KRISHTIT
Viti B [P]
Oz 11,1.3-4.8-9; psalmi: Is 12,2-6;
Ef 3,8-12.14-19; Gjn 19,31-37
T'ju forcojë me anë të shpirtit të vet
Ef 3,16
Në zemrën e Jezusit ka paqe,
mëshirë, besim e çdo dhuratë
shenjtërie.
Le të lutemi që ai të mund të na
komunikojë edhe ne e të dashurve
tanë këto dhurata të tija.
Të jemi edhe mirënjohës për ata
që luten për ne.
QERSHOR
2012
16
E SHTUNE
Zemra e papërlyer
e së Lum. Virgj. Mari
Çkado që është
më tepër
se kaq, vjen
prej Qoftëlargut
16/6 E SHTUNË X K.GJ.V. [II]
Zemra e papërlyer e së Lum. Virgj. Mari
1Mbr 19,19-21; Ps 15; Mt 5,33-37 ose Is
61,10-11; psalmi nga 1Sam 2; Lk 2,41-51
Çkado që është më tepër se kaq,
vjen prej Qoftëlargut Mt 5,37
Faleminderit, Jezus, që na porosit
një të folur të thjeshtë dhe esenciale,
pa e qarkuar fjalën; kështu ke folur
ti, o mësuesi i vetëm i yni.
Faleminderit që na çliron nga
mashtrimi i të Keqit, që përdor fjalë
të bukura dhe fraza të bukura për të
na trazuar e për të na larguar nga
e vërteta.
QERSHOR
2012
17 Sh. Izauri,
Sh. Inoçenti , Sh. Hermi,
Sh. Pelegrini, Sh. Bazili
Mbretëria e Hyjit
është si kokrra
e sinapit
E DJELË 2012 2012
17/6 E DJELË XI K.GJ.V. Viti B [III]
Sh. Izauri, Sh. Inoçenti, Sh. Hermi,
Sh. Pelegrini, Sh. Bazili
Ez 17,22-24; Sal 91; 2Kor 5,6-10;
Mk 4,26-34
Mbretëria e Hyjit është si kokrra e
sinapit Mk 4,31
Një farë e senapit humbet në
kopësht. Me ta mbjellë nuk e
gjen më. Vetëm pas ca kohe
shikon të mbijë bima, e cila rritet
dalëngadalë.
Kështu ndodh me mbretërinë e Hyjit:
ajo është e padukshme, por nxjerr
nisma të vogla dashurie, asistence,
solidariteti e bashkimi… dhe jep
konfort e shpresë për shumë njerëz.
Mirëprit Jezusin në zemrën tënde,
e do të jesh edhe ti një kokërr
e vogël fare e mbretërisë së Hyjit!
QERSHOR
2012
18
E HËNË
Sh. Marina
Jepja
edhe pelerinën
18/6 E HËNË XI K.GJ.V. [III]
Sh. Marina
1Mbr 21,1-16; Ps 5; Mt 5,38-42
Jepja edhe pelerinën Mt 5,40
Faleminderit, Jezus, që po më
ndihmon të shkëputem prej
çështjeve tokësore, për të qenë
i butë dhe i përkulshëm për
dashurinë; besoj në ty, dua
të bindem, pasi e di që ti
më do dhe më mbështet në atë
çfarë ma kërkon.
QERSHOR
2012
19 Sh. Romualdi abat
Jini të përkryer,
siç është edhe
Ati juaj qiellor
E MARTË
19/6 E MARTË XI K.GJ.V. [III]
Sh. Romualdi abat † 1027
1Mbr 21,17-29; Ps 50; Mt 5,43-48
Jini të përkryer, siç është edhe Ati
juaj qiellor Mt 5,48
Faleminderit, Jezus, që na ndihmon
për të shikuar ndaj Atit qiellor dhe
për ta imituar atë, ashtu siç ke bërë
ti; në ty do të gjejmë dritën e forcën
për të jetuar shenjtërisht.
QERSHOR
2012
20
E MËRKURË
Sh. Hektori
Kur të lutesh,
hyr në dhomën
tënde
20/6 E MËRKURË XI K.GJ.V. [III]
Sh. Hektori
2 Mbr 2,1.6-14; Ps 30; Mt 6,1-6.16-18
Kur të lutesh, hyr në dhomën tënde
Mt 6,6
Faleminderit, Jezus, që po më
mëson të lutem ashtu si je lutur ti:
në fshehtësinë e zemrës, pa u vënë
re në të gjithë, tërësisht i drejtuar
ndaj Atit qiellor, i cili na do aq
shumë dhe është burimi i çdo të
mire.
QERSHOR
2012
21
E ENJTE
Sh. Luigji
Gonxaga
Ardhtë
Mbretëria jote
21/6 E ENJTE XI K.GJ.V. [III]
Sh. Luigji Gonxaga, rregulltar † 1591
Sir 48,1-14; Ps 96; Mt 6,7-15
Ardhtë Mbretëria jote Mt 6,10
Lutja që Jezusi e vendos për çdo
ditë në zemrën tonë, sjell në të, një
dëshirë të madhe: atë të të shikuarit
të mbretërisë së Hyjit.
Të shikosh mbretërinë e Hyjit, do
të thotë të shikosh Jezusin, e pra të
shikosh mbretin në veprim;
të shikosh që ai udhëheq njerëzit
dhe u shpërndan atyre detyra
dashurie. Nëse lutem kështu, do të
thotë se jam i vendosur të pranoj
nga Jezusi shërbimin e dashurisë!
QERSHOR
2012
22
E PREMTE
S. Paulini nga Nola
Sh. Gjon Fisher
Sh. Toma Moro
Mblidhni për vete
visare në qiell
22/6 E PREMTE XI K.GJ.V. [III]
Sh. Paulini nga Nola, ipeshëv † 431;
Sh. Gjon Fisher ipeshkëv e Sh. Toma Moro,
martirë † 1535
2Mbr 11,1-4.9-18.20; Ps 131; Mt 6,19-23
Mblidhni për vete visare në qiell
Mt 6,20
Ky këshillim i Jezusit është një
dhuratë e madhe, për ta mirëpritur
me mirënjohje të gjallëruar.
Çdo vepër dashurie e
shpirtmadhësie dhe çdo akt
dashurie është një thesar i
depozituar me siguri, në qiell
dhe tashmë edhe këtu në tokë,
e jep paqen e gëzimin në zemër.
Faleminderit, Jezus!
QERSHOR
2012
23
E SHTUNE
Sh. Jozef Kafaso
Mos u brengosni
për të nesërmen
23/6 E SHTUNË XI K.GJ.V. [III]
Sh. Jozef Kafaso
2Kro 24,17-25; Ps 88; Mt 6,24-34
Mos u brengosni për të nesërmen
Mt 6,34
Kemi një Atë të mirë dhe të madh,
që mendon për ne.
I besohemi atij, ashtu siç bëjnë
fëmijët me babanë e mamanë!
I japim gëzimin duke iu bindur
Jezusit, Birit të tij.
QERSHOR
2012
24 LINDJA E SHËN
GJON PAGËZUESIT
Foshnja rritej
e zhvillohej
shpirtërisht
E DJELË 2012 2012
24/6 E DJELË XII K.GJ.V. Viti B [IV]
LINDJA e SH. GJON PAGËZUESIT [P]
Is 49,1-6; Ps 138; Vap 13,22-26;
Lk 1,57-66.80
Foshnja rritej e zhvillohej shpirtërisht
Lk 1,80
Edhe një fëmijë është i aftë për
gjëra të mëdha: jo që të bëjë diçka
të madhe, por të sjellë në vetvete
gjërat e Hyjit, të cilat janë të mëdha.
Fëmijët imitojnë prindërit:
kur shikojnë dashurinë e tyre për
Jezusin, e zotërojnë dhe e bëjnë për
vete dhe bëhen kështu të fortë në
besim e të aftë në jetën e krishterë.
QERSHOR
2012
25
E HËNË
Sh. Guljelmi
Nxirre më parë
traun prej syrit tënd
25/6 E HËNË XII K.GJ.V. [IV]
Sh. Guljelmi
2 Mbr 17,5-8.13-15.18; Ps 59; Mt 7,1-5
Nxirre më parë traun prej syrit tënd
Mt 7,5
Jezus, të falënderoj që më mëson
dhe më njofton, pasi vetëm në ty,
pritet që të gjykohen njerëzit.
Më njofton faktin që edhe para
se të shikoj difektet e të tjerëve,
nevoitet që të kujtoj të mijat, të
cilat janë më të mëdha dhe para
së gjithash më duhet të kërkoj ta
korrigjoj veten time!
QERSHOR
2012
26 Shën Josemaría
Eskriva de Balaguer
Bëni edhe ju atyre!
E MARTË
26/6 E MARTË XII K.GJ.V. [IV]
Shën Josemaría Eskrivà de Balaguer
2Mbr 19,9-11.14-21.31-35.36; Ps 47;
Mt 7,6.12-14
Bëni edhe ju atyre! Mt 7,12
“Gjithçka dëshironi t’ju bëjnë juve
njerëzit, bëni edhe ju atyre!”:
ky është rregulli i artë që përmbledh
në vetvete të gjthë dijen
e mundshme rreth sjelljes
midis njerëzve.
Ma jep, o Zot, një zemë të madhe
në dashuri.
QERSHOR
2012
27
E MËRKURË
Sh. Cirili
i Aleksandrisë
Do t’i njihni
prej fryteve
të tyre
27/6 E MERKURË XII K.GJ.V. [IV]
Sh. Cirili i Aleksandrisë ipeshkëv e mësues
† 444
2Mbr 22,8-13; 23,1-3; Ps 118; Mt 7,15-20
Do t’i njihni prej fryteve të tyre
Mt 7,16
Është punë e shpejtë të njohësh
pemët… Më e vështirë dhe më
e rëndësishme është të njohësh
njerëzit! Njeriu tepër xhentil dhe
i ngutur a është pikërisht ai që thotë
të vërtetën? A duhet të besoj në
xhentilesën e tij? Jo. Nëse fjalët
e tija nuk janë ato të Jezusit apo nuk
janë në sintoni me të, nuk mund ta
lë veten të gënjehem:
ujku i veshur si qengj, nuk është
vetëm në përralla!
QERSHOR
2012
28
E ENJTE
Sh. Ireneu
Turma e popullit
mbeti e habitur
nga mësimi i tij
28/6 E ENJTE XII K.GJ.V. [IV]
Sh. Ireneu ipeshëv e martir † rreth 202
2Mbr 24,8-17; Ps 78; Mt 7,21-29
Turma e popullit mbeti e habitur nga
mësimi i tij Mt 7,28
Kur dikush thotë të vërtetën
e thjeshtë dhe të çiltërt, bën
të çuditemi. Përse? Jemi të mësuar
së tepërmi me gënjeshtrën dhe me
fjalët boshe, që mbetemi kështu të
çuditur e të mrekulluar kur ndokush
na çon tek urtësia e Atij që na ka
bërë dhe na ka plazmuar!
Ky është Jezusi. Dëgjoje edhe ti!
QERSHOR
2012
29
E PREMTE
SHËN PJETRI
E SHËN PALI
Ti je Mesia,
Biri i Hyjit
të gjallë
29/6 E PREMTE XII K.GJ.V. [IV]
SH. PJETRI e SH. PALI Ap. [P]
Vap 12,1-11; Ps 33; 2Tim 4,6-8.17-18;
Mt 16,13-19
Ti je Mesia, Biri i Hyjit të gjallë
Mt 16,15
Simoni, peshkatari i Galilesë, nga
ajo ditë është quajtur Pjetër: ka nisur
të besojë se Jezusi, është njeriu
i dërguar nga Hyji për të gjykuar
njerëzit dhe e hap gojën për të
shpallur besimin e tij.
Ai bëhet kështu bazë e sigurtë për
të mbështetur ngrehinën. Mbi këtë
besim është ngritur Kisha, gur mbi
gur: edhe unë jam një gur mes
të tjerëve, të ashpër, por të fortë
e të sigurtë!
QERSHOR
2012
30
E SHTUNE
Shenjtërit
e Parë Marti rë
të Kishës së Romës
Do të vij
dhe do ta shëroj
30/6 E SHTUNË XII K.GJ.V. [IV]
Shenjtërit e Parë Martirë të Kishës së Romës † 64
Vaj 2,2.10-14.18-19; Ps 73; Mt 8,5-17
Do të vij dhe do ta shëroj Mt 8,7
Jezus, kjo është përgjigja jote ndaj
besimit të centurionit.
Kjo është përgjigja jote ndaj besimit
tim dhe ndaj lutjes sime
të besueshme.
Faleminderit, Zot Jezus, që dëgjon
çdo kërkesë e dhe plotëson çdo
kërkesë të zemrave të përvuajtura
dhe të thjeshta.
Sot po të kërkoj të më shërosh nga
mëndjemadhësia, sëmundja kronike
e zemrës sime.
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- AbbÃ
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011