CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
01 giu 2020 06 QERSHOR 2020
06 QERSHOR 2020
1/6 E HËNË pas Rrëshajëve: MARIA, NËNA E KISHËS
Zan 3,9-15.20; kënga e Jt 13,18-19; Gjn 19,25-27
Ose Vap 1,12-14; Ps 86; Gjn 2,1-11
Ose Vap 21,1-5; kënga e Is 12,2-6; Lk 1,26-38
Pastaj i tha nxënësit: Ja, nëna jote!” Gjn19,27
Me zbritjen e Shpirtit Shenjt mbi Kishën e parë ishte e pranishme edhe Maria, nëna e Jezusit. Ishte e pranishme së bashku me Gjonin, në shtëpinë e të cilit ku tashmë ajo banonte, duke i dhuruar përkujdesin e tij. Ai, duke iu bindur Jezusit, e donte si nënën e vet, shembull për ne: prandaj e thërrasim Nëna e Kishës! Ajo nuk është as apostulle, as profete, as mësuese, nuk ka tituj, por është nënë. Kjo është shumë më tepër, më pranë secilit, dhe më e konsideruara e Atit!
2/6 E MARTË IX° GJ. V. [I] (pf: Sh. Marçelini e Pjetri, martirë, † 304)
2Pjt 3,11b-15.17-18; Ps 89; Mk 12,13-17
Ruajuni që, të marrë mendsh nga gabimi i të mbrapshtëve, të mos e humbisni sigurinë që jep feja 2Pjt 3,17
Siç Jezusi vihet në sprovë nga njerëzit e këqinj, kështu edhe ne duhet t’i përballojmë grackat dhe tundimet. Shën Pjetri na rekomandon që të jemi vigjilentë për t’i njohur gabimet për sa i përket fesë. Për këtë, do të vazhdojmë të thellojmë njohjen e Zotit Jezus!
3/6 E MËRKURË IX° GJ. V. [I] (p: Sh. Karli Lwanga dhe Shokët, martirë, † 1886)
2Tim 1,1-3.6-12; Ps 122; Mk 12,18-27
Prandaj mos të të vijë turp ta dëshmosh Zotin tonë 2Tim 1,8
Në botë, Zoti ynë Jezus është gjithmonë i kundërshtuar dhe i mosbindur. Konsiderohet armik i gëzimit, sepse nuk i aprovon të gjitha dëshirat tona. Shën Pali i rekomandon Timoteut që t’i bindet Zotit pa turp, që don gjithnjë të mirën e vërtetë për të gjithë, edhe të atyre që për momentin e demonstrojnë veten armiqtë e Tij.
4/6 E ENJTE IX° GJ. V. [I]
2Tim 2,8-15; Ps 24; Mk 12,28-34
Duaje të afërmin tënd porsi vetveten Mk 12,31
Dikush mendon që para së gjithash duhet me dashur vetveten, e për këtë, duke i kënaqur dëshirat vetjake. Për këtë e kishte fjalën Jezusi? Nuk e kishte për këtë, përkundrazi: ‘Dauj ashtu siç do dëshiroje të ishe i dashur’, ose akoma: ‘Duaje të afërmin sikurse Jezusi të don ty’.
5/6 E PREMTE IX° GJ. V. [I] (p: Sh. Bonifaci, ip. e mart., † 754)
2Tim 3,10-16; Ps 118; Mk 12,35-37
Ti veç, qëndro në mësimin që ke marrë 2Tim 3,14
Shën Pali i kujton nxënësit të tij besnik vuajtjet e mëdha që ai kishte përballuar për dashurinë ndaj Zotit Jezus. Duke patur parasysh këtë shembull, edhe Timoteu do të ketë guxim për të mbetur i vendosur dhe i palëkundur në fe. Edhe unë jam shumë i ndihmuar nga dëshmia e shumë njerëzve besnikë ndaj Zotit në mesin e sprovave, që i durojnë me vuajtje të madhe.
6/6 E SHTUNË IX° GJ. V. [I] (pf: Sh. Norberti, ip, † 1134)
2Tim 4,1-8; Ps 70; Mk 12,38-44
Kryeje mirë detyrën e ungjilltarit 2Tim 4,5
Ndërsa Jezusi e shikoi gruan e ve, që bën ofertën e saj të vogël në tempull, ne dëgjojmë nxitjen e apostullit Shën Pali, që e sheh veten pranë vdekjes: nxënësi i tij do ta vazhdojë veprën e tij. Edhe ne do t’u ofrojmë të gjithëve Lajmin e Mirë të dashurisë së Atit, dashuri e bërë konkrete dhe e dukshme në Personin e Jezusit!
7/6 E DIEL TRINIA E SHENJTË Viti A [P]
Dal 34,4b-6.8-9; kënga e Lp 3,52-56; 2Kor 13,11-13; Gjn 3,16-18
Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën sa që dha një të vetmin Birin e vet kështu që, secili që beson në të, ta ketë jetën e pasosur Gjn 3,16
Jemi në festë për të adhuruar misterin e njohjes së Hyjit. Ajo u dha për ne, për të parë dashurinë e Hyjit Atë, e jetuar plotësisht prej Jezusit ‘njeri’, që fryn mbi ne Shpirtin e Vet të Shenjtë. E kështu, e gjejmë veten edhe ne brenda të së njëjtës jetë të Hyjit tonë. E falënderojmë, dhe do ta vërejmë këtë në dashurinë ndaj të afërmit, që tashmë, më të vërtetë do të jemi të mbështjellë dhe të mbushur nga dashuria e Hyjit.
8/6 E HËNË X° GJ. V. [II]
1Mbr 17,1-6; Ps 120; Mt 5,1-12
Lum ata që salvohen pse kryejnë çka Hyji kërkon Mt 5,10
Fillojmë leximin e Ungjillit sipas Mateut dhe, e fillojmë me faqen e lumturive. Tetë, përkundrazi, nëntë herë Jezusi e shqipton fjalën ‘të lumët’: kush janë? Dishepujt e tij! Ata janë të varfër në zemër, aq sa nuk duan të bëhen të pasur; janë të butë, të pastër, të mëshirshëm. Jeta e tyre, kaq e ndryshme nga ajo e të shumtëve, sa që tërheq antipatinë e tyre, që në shumë raste bëhet armiqësi. Edhe atëherë janë të lumë, sepse tashmë bëjnë pjesë në Mbretërinë e Atij që banon në qiejtë!
9/6 E MARTË X° GJ. V. [II] (pf: Sh. Efremi, diak. e mës. i K., † 373)
1Mbr 17,7-16; Ps 4; Mt 5,13-16
Ju jeni drita e botës Mt 5,14
Bota, a është në errësirë? Po, aq sa kush jeton sikurse bëjnë të gjithë, është shpesh i çorientuar, bën shumë gjëra pa ditur përse-në dhe pa e shikuar një domethënie në veprimin e tij. Madje bën dëme e bën që të vuajnë të shumtë, dhe as nuk vë re që e ka bërë të keqen. I mungon drita. Dishepujt e Jezusit janë llammba që çojnë Jezusin, Drita e vërtetë për të gjithë!
10/6 E MËRKURË X° GJ. V. [II]
1Mbr 18,20-39; Ps 15; Mt 5,17-19
Që ky popull ta kuptojë se ti, o Zot, je Hyj 1Mbr 18,37
Kjo është lutja e Elisë, profeti i madh që, vetëm e ka ri-sjell popullin në fenë e vërtetë të Hyjit. Lutja e tij është mësim për ne. Çfarë duhet të na shqetësojë? Që personat që janë përreth nesh ta njohin Atin, dhe ta njohin ashtu sikurse Jezusi na e ka treguar. Kjo është dashuria e vërtetë.
11/6 E ENJTE SH. BARNABA, Ap. [P]
Vap 11,21b-26;13,1-3; Ps 97; Mt 10,7-13
Falas morët, falas edhe jepni Mt 10,8
Barnaba e ka dashur Jezusin. Ai e ka treguar këtë dashuri, kur e shiti arën e tij dhe të ardhurat ia ka dhënë Kishës, për të varfërit. Ky gjest i ka dhuruar liri të madhe të brendshme, aq sa për t’i kushtuar krejt jetën e vet Ungjillit.
12/6 E PREMTE X° GJ. V. [II]
1Mbr 19, 9.11-16; Ps 26; Mt 5,27-32
Dil jashtë e qëndro në mal para Zotit 1Mbr 19,11
Janë fjalët e drejtuara Elisë, profetit. Ishte në ikje, prej se donin ta vrisnin. Ftohet për ta takuar Zotin, edhe pse në një mënyrë krejt misterioze. Dhe më. Elia i bindet: e di mirë, që kush i bindet Zotit, e ka mbrojtjen e Tij.
13/6 E SHTUNË X° GJ. V. [II] (p: Sh. Antoni i Padovës, mesh. e mës. i K., † 1231)
1Mbr 19,19-21; Ps 15; Mt 5,33-37
Fjala juaj le të jetë: Po, po; jo, jo! Çkado që është më tepër se kaq, vjen prej Qoftëlargut Mt 5,37
Fjalët tona janë të rëndësishme: Janë fjalë të bijve të Hyjit! Jezusi na rekomandon që të jemi të shkurtë në të folur dhe t’i themi gjërat me thjeshtësi. Kush flet shumë, rrezikon t’i përziejë, në të folurën e tij, ndjenjat apo dëshirat e huaja ndaj dashurisë së Atit tonë. Ajo që nuk vjen prej dashurisë së Tij, sigurisht që vjen prej Armikut, edhe nëse nuk e vëmë re një gjë të tillë.
14/6 E DIEL KORPI E GJAKU I SHENJTË I KRISHTITViti A [P]
Lp 8,2-3.14b-16a; Ps 147; 1Kor 10,16-17; Gjn 6,51-58
Po ashtu edhe ai që më ha mua, do të jetojë për mua Gjn 6,57
Të hamë, është veprimi për të futur diçka në ne, ku prej së cilës marrim energji dhe shëndet. Jezusi e përdor këtë shprehje si imazh, për të na ftuar ta marim Vetë Atë në neve, Personin e Tij, motivimet e Tij për të jetuar, urtinë e Tij. Kur Ai është në ne, marrim një forcë të brendshme për të vazhduar mundimin që na përfshin, për të qenë të bindur ndaj Atit .
15/6 E HËNË XI° GJ. V. [III]
1Mbr 21,1-16; Ps 5; Mt 5,38-42
Atij që të lyp, jepi Mt 5,42
Jezusi po na mëson se si të jetojmë, se si të jetojmë si bijë të Hyjit. Biri i Hyjit nuk reagon, si të gjithë, ndaj gjesteve të të tjerëve, nganjëherë të këqija. Ai, përkundrazi, reagon gjithmonë ndaj dashurisë që merr çdo moment nga Ati i Tij. Dhe nuk i mban gjërat e Veta me lakmi, por i përdor për të gëzuar dhe për të dashur: në fakt, nuk do t’i marrë me Vete në gjykimin përfundimtar, aq sa i janë pengesë çdo herë që do t’i duhet të kalojë për derën e ngushtë.
16/6 E MARTË XI° GJ. V. [III]
1Mbr 21,17-29; Ps 50; Mt 5,43-48
E unë po ju them: Duajini armiqtë tuaj Mt 5,44
Përse Jezusi na e jep këtë urdhër? Vetëm sepse na don të mirën. Për ne, armiqtë, nuk janë armiqtë, por persona për t’u shpëtuar nga kurthi në të cilin e keqja i ka lëshuar. Do t’u japim atyre shenjën e dashurisë së Atit, kështu do të mund të pendohen dhe të kthehen kah Ai, dhe me Të, të bashkëpunojnë për të na dashur edhe neve.
17/6 E MËRKURË XI° GJ. V. [III]
2Mbr 2,1.6-14; Ps 30; Mt 6,1-6.16-18
Lutju Atit tënd që është në fshehtësi Mt 6,6
A din të lutesh? Kush të ka mësuar? A ke mësuar nga Jezusi? Të lutem, është një punë angazhuese, çdo ditë duke mësuar sërish. Të lutem, është të rrij në praninë e Atit, edhe nëse nuk e shikoj. Dhe pikërisht sepse Ai nuk duket, edhe unë rrij me Të në fshehtësinë e zemrës.
18/6 E ENJTE XI° GJ. V. [III]
Sir 48,1-14; Ps 96; Mt 6,7-15
Lum ata që ty të panë e që pushuan në dashurinë tënde Sir 48,11
Kështu përfundon lavdërimi ndaj profetit Elia. Po i afrohemi fjalëve të fundit të Ungjillit të sotëm. Jezusi na thotë që, kush i fal fajet e të tjerëve do të jetë i falur prej Atit. Përpara se të vdesim, dëshirojmë të falim gjithçka dhe të gjithë, për t’u përgjumur me të vërtetë në dashurinë më të plotë!
19/6 E PREMTE ZEMRA TEJET E SHENJTË E JEZUSIT Viti A [P]
Lp 7,6-11; Ps 102; 1Gjn 4,7-16; Mt 11,25-30
Ejani tek unë e unë do t’ju çlodh Mt 11,28
Është ftesa e përditshme e Jezusit. Ai e di që çdo ditë përballojmë mundime dhe vuajtje të llojeve të ndryshme. Siç i ftonte dishepujt e asaj kohe, që të tërhiqeshin me Të, për t’u çlodhur, kështu na fton neve sot që t’i afrohemi Atij. Në praninë e Tij marrim lehtësim dhe besim. A e njohim veten si mëkatarë ose si transportues të çrregullimeve në Kishë? Është Ai që na thërret: shkojmë tek Ai me besim! Në zemrën e Tij ka vend edhe për mëkatarët e çrregullt.
20/6 E SHTUNË XI° GJ. V. [III] (p: Zemra e Papërlyer e Virgjërës Mari)
2Kro 24,17-25; Ps 88; Mt 6,24-34 (ose. Is 61,9-11; kënga: 1Sam 2; Lk 2,41-51)
Askush s’mund t’u shërbejë dy zotërinjve Mt 6,24
Nga kush mund të mësojmë t’i shërbejmë vetëm Zotit? Sot mësojmë nga Maria. Zemra e saj e ‘papërlyer’, d.m.th., pa njolla për shkak të bindjes ndaj Hyjit, është shembull i fortë dhe i vazhdueshëm për ne. Asaj mund edhe t’i kërkojmë që të na nxjerrë, me lutjen e saj, gëzimin për të kërkuar gjithmonë vullnetin e Atit.
21/6 E DIEL XII° GJ. V. Viti A [IV]
Jer 20,10-13; Ps 68; Rom 5,12-15; Mt 10,26-33
Madje edhe të gjitha fijet e flokëve të kresë suaj janë të numëruara Mt 10,30
Nuk është i rëndësishëm numri i fijeve të flokëve tona! Jezusi e përdor këtë shprehje për të na ndihmuar që të kemi besim në Atin. Duke besuar në Të, nuk do të jetojmë në frikë, që dalin në pah prej shqetësimeve për të ngelur të privuar nga e nevojshmja apo të vuajmë padrejtësi nga ana e njerëzve. Jeta jonë për Të është e çmuar, është një thesar i madh. Mund të jem gjithmonë i qetë dhe i gëzueshëm.
22/6 E HËNË XII° GJ. V. [IV] (pf: Sh. Paulini i Nolës, ip., † 431; Sh. Gjoni Fisher, ip., e Sh. Tomë Moro, martirë, † 1535)
2Mbr 17,5-8.13-15.18; Ps 59; Mt 7,1-5
Nxirre më parë traun nga syri yt, Mt 7,5
Jezusi na shtyn që të bëhemi dashuri, si Hyji. I shpik pikërisht të gjitha që të na ndihmojë të kalojmë pengesat! Një pengesë ndaj dashurisë është gjykimi dhe kritika ndaj të afërmit. E vjen spontane të kritikojmë, megjithëse jemi të sigurtë që nuk arrijmë të shohim gjithçka, as të kaluarën e tij, as të ardhmen e tij. Pak egoizëm është gjithmonë i pranishëm në ne, dhe kjo e shtrembëron mprehtësinë tonë. Përpara e lë veten që të korrigjohem unë, më pas, ndoshta, do ta ndihmoj të afërmin.
23/6 E MARTË XII° GJ. V. [IV]
2Mbr 19,9-11.14-21.31-35.36; Ps 47; Mt 7,6.12-14
Hyni nëpër derën e ngushtë Mt 7,13
Pasi rekomandoi kujdesin e shenjtë, Jezusi na fton që të mos përjashtohemi prej mundimeve për të mbërritur në përqafimin e Atit: mundimi për të lënë gjithçka e cila bën si çakëll për të na ndaluar takimin. Ai flet për derën e ngushtë, për të na thënë që gjërat, pasuritë, pronësitë, na janë pengesa. Dera, më thoshte dikush, ka formën e kryqit!
24/6 E MËRKURË LINDJA E SH. GJON PAGËZUESIT [P]
Is 49,1-6; Ps 138; Vap 13,22-26; Lk 1,57-66.80
Emri i tij është Gjon Lk 1,63
Një emër i ri për familjen e Zakarisë dhe Elizabetës: një emër që do të mbetet gjithmonë risi në shekuj. Është emri që do të thotë: Hyji është dashuri! Është një Emër që është shpresë, forcë, kurajo, burim gëzimi. Është Emri i secilit prej nesh: në shumë mënyra e shqiptojmë ose e bëjmë të vërtetë dhe të dukshëm këtë Emër, që vazhdimisht e rinovon jetën tonë.
25/6 E ENJTE XII° GJ. V. [IV]
2Mbr 24,8-17; Ps 78; Mt 7,21-29
I mësonte si njeriu që ka autoritet Mt 7,29
Jezusi e ka përfunduar fjalimin, thënë ndryshe ‘fjalimin e malit’, që përmbyll një urti të madhe për jetën e njerëzve. Dhe njerëzit që e kanë dëgjuar, kanë vënë re që fjalët e Tij kanë autoritet mbi ata, jo sepse janë thënë me dhunë për të futur frikën, por sepse janë fjalë që japin dashurinë e Hyjit dhe na ndihmojnë të duam sikurse Hyji: janë fjalë të vërteta!
26/6 E PREMTE XII° GJ. V. [IV]
2Mbr 25,1-12; Ps 136; Mt 8,1-4;
Nëse ti do, mund të më shërosh Mt 8,2
Është lutja e të gërbulurit, që i afrohet Jezusit me shpresë, dhe i plotësohet. Sa herë kemi nevojë që ta heqim edhe ne gërbulën e mëkatit tonë? Më pas, a dimë t’ia kërkojmë me lutje këtë pastrim, duke i dhënë mundësinë Jezusit të na shërojë plotësisht? Ja pra, sot edhe ne mund t’i themi Atij: “nëse ti do, mund të më shërosh”!
27/6 E SHTUNË XII° GJ. V. [IV] (pf: Sh. Cirili i Aleksandrisë, ip. e mës. i K., † 444)
Vaj 2,2.10-14.18-19; Ps 73; Mt 8,5-17
O Zot, unë nuk jam i denjë të hysh nën pullazin tim Mt 8,8
Jezusi ka mbetur i habitur nga kjo lutje: është e përvujtë dhe e vërtetë. Nëse e mbaj veten të denjë, bëhem me pretendime, larg zemrës së Hyjit. Para se t’i afrohem elterit të Jezusit, edhe unë e përsëris lutjen: nuk jam i denjë; nuk jam i denjë; nuk jam i denjë. I afrohem, sepse jam i futar dhe i bekuar prej Kishës, përndryshe jo, nuk do ta bëja: nuk dua të pretendoj prej Jezusit.
28/6 E DIEL XIII° GJ. V. V iti A [I]
2Mbr 4,8-11.14-16; Ps 88; Rom 6,3-4.8-11; Mt 10,37-42
Kush do ta bjerrë jetën e vet për shkakun tim, do ta rifitojë Mt 10,39
Njeriu i ri, i rinovuar prej Atit, i çliruar prej mëkatit të shpërndarë nëpër botë, e mban Jezusin si pikën e vetme referuese të ecjes së tij mbi këtë tokë: nëse do ta kishte një tjetër, nuk do të ishte më si Hyji e dëshiron. E kjo mund të çojë në humbjen e fitimit, humbjen e miqve, në humbjen e reputacionit… por duke gjetur shumë më tepër!
29/6 E HËNË SH. PJETRI E PALI Ap. [P]
Vap 12,1-11; Ps 33; 2Tim 4,6-8.17-18; Mt 16,13-19
Po ju, ç’thoni: kush jam unë? Mt 16,15
Vetëm një herë e ka bërë këtë pyetje Jezusi. Dishepulli duhet ta shqiptojë, me qartësi. Duhet ta dijë kë po ndjek, për kë jeton, për kë lodhet, për kë vdes. Duhet ta dijë kë po don. Çfarë dishepulli jam, nëse nuk kam qartësi, nëse nuk di me siguri kush është Zoti im, mësuesi im, miku im? Kush vazhdon të shprehë dyshim, mbjell gënjeshtra.
30/6 E MARTË XIII° GJ. V. [I] (pf: Shenjtërit Martirë të parë të Kishës së Romës, † 64)
Am 3,1-8; 4,11-12; Ps 5; Mt 8,23-27
Bëhu gati, o Izrael Am 4,12
Profeti, me një seri pyetjesh, e nxit popullin që të angazhohet për ta njohur Zotin, Hyjin e vet: është ai që mban në dorë fatin e besimtarëve të tij. Jezusi e dinte, për këtë, mbi varkë, vazhdonte të flinte, pavarësisht nga stuhia, që i frikësonte dishepujt: këta ishin pa fe, dhe Jezusit i është dashur t’i ri-zgjojë!
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- AbbÃ
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011