ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

06 QERSHOR 2013
06 QERSHOR 2013

QERSHOR


1/6 E SHTUNË VIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Justini mart † 165
Sir 51,12-20 (17-27); Ps 18; Mk 11,27-33
Kush ta dha pushtetin të veprosh kështu? Mk 11,28
Çdokush e kupton se aq sa ka kryer Jezusi, është gjest i të vërtetës së përthelluar: tregtarët, duke bërë tempull një supermarket të madh, pengonin njerëzit që të luten dhe të njohin Hyjin si Atë. Për ta dukej si të qe një tregtar. Autoriteti me të cilin Jezusi i ka hequr tutje është autoriteti i vetë së vërtetës dhe dashurisë për Hyjin. Ata që nuk e duan Hyjin nuk i njohin kurrë veprat e tia: ata nuk e patën njohur as edhe Gjonin Pagëzuesin.

2/6 E DJELË I SHENJT.MI KORP e GJAK të KRISHTIT Viti C [P]
Zan 14,18-20; Ps 109; 1Kor 11,23-26;
Lk 9,11-17
Hëngrën të gjithë e u nginë. Prej çka u teproi çuan dymbëdhjetë shporta me copa Lk 9,17
Jezusi ka pasur mëshirë për turmën: përpara e ka mësuar, duke zbuluar dashurinë e Atit, e tashmë vazhdon për ta dashur duke i dhënë bukë. Ajo bukë është profecia e asaj që tani ne hamë së bashku e që është burim bashkimi me Jezusin dhe mes nesh. Këtë Bukë, që është Korpi i Jezusit, e adhurojmë: është konkretizimi i dashurisë me të cilën jemi dashur dhe është burimi i asaj dashurie që i shpërndajmë vëllezërve.

3/6 E HËNË IX K.GJ.V. [I]
Sh. Karli Luanga e Shokët martirë † 1886
Tob 1,3; 2,1-8; Ps 111; Mk 12,1-12
Do të ma nderojnë djalin! Mk 12,6
Ne do të jemi të aftë për të thënë se Hyji është i pafajingenuo: shërbëtorët, që kanë vrarë profetët, bëhen mbase papritur të mirë në mbërritjen e birit? Jezusi, në përkundrazi, do të na bëjë të shikojmë deri ku arrin dashuria e Atit. Duke dërguar Birin na jep të gjithë dashurinë e vet ndonëse ne nuk jemi të aftë ta mirëpresim. Vetë ky Bir do të na shndërrojë.

4/6 E MARTË IX K.GJ.V. [I]
Tob 2,9-14; Ps 111; Mk 12,13-17
A është e lejueshme t’ia paguajmë Cezarit tatimin apo jo? Mk 12,14
Jezusi i përgjigjet me urtësi kësaj pyetje kurth. Paraja na bën skllevër, dhe nuk duhet të na vijë keq të çlirohemi prej saj. Hyji, nga ana e Tij, na trajton si bij: atij i japim gjithçka, duke filluar nga zemra jonë. Gjithçka tjetër e kemi marrë prej tij dhe i jemi borxhlinj për gjithçka. Nuk presim që ai të na detyrojë të paguajmë taksa, por ia paraqesim ne jetën tonë!

5/6 E MËRKURË IX K.GJ.V. [I]
Sh. Bonifaci ipeshkëv dhe mart † 754
Tob 3,1-11.16-17; Ps 24; Mk 12,18-27
Jep urdhër, o Zot i lum, të çlirohem nga kjo vështirësi Tob 3,6
Tobia dëshiron të vdesë në vend që të shikojë ndëshkimet e Perëndisë për mëkatet dhe ta durojë fatkeqësinë e vet si një ndëshkim. E vetmja mënyrë me të cilën mendon të çlirohet, në fakt, është vdekja. Hyji në të kundërt do të ketë përgjigje të papritura, të cilat njeriu nuk arrin t’i imagjinojë dhe parashikojë. Bëjmë mirë t’i drejtohemi Atij, edhe kur na duket e pamundur çdo zgjidhje.

6/6 E ENJTE IX K.GJ.V. [I]
Sh. Norberti ipeshkëv † 1134
Tob 6,10-11; 7,1.9-17; 8,4-9; Ps 127;
Mk 12,28-34
Cili urdhërim është i pari i të gjitha urdhërimeve? Mk 12,28
Jezusi nuk zihet në befasi nga kjo pyetje. Ai përgjigjet menjëherë me siguri. Hyji është Atë e na do: detyra jonë e parë është, pa tjetër, t’i përgjigjemi dashurisë së Tij. Do ta duam Hyjin tonë nëse do t’i bindemi. Të gjitha urdhërimet e të gjitha këshillat e Tia, na çojnë që të kemi kujdes ndaj të tjerëve si bijtë e Tij e pra si vëllezërit tanë.

7/6 E PREMTE ZEMRA E KRISHTIT Viti C [P]
Ez 34,11-16; Ps 22; Rom 5,5-11; Lk 15,3-7
Plot gëzim e vë në krah Lk 15,5
Jezusi po tregon një shembëlltyrë për të na treguar se ku arrin dashuria e Atit, prej së cilës ai vetë është bartës. Theksi është vendosur mbi gëzimin. Ati gëzon kur shëron një mëkatar. Dua edhe unë t’i jap Hyjit tim motivin e gëzimit: do të kthehem tek Ai, do t’i kërkoj falje dhe do t’i ofroj përsëri jetën time.

8/6 E SHTUNË IX K.GJ.V. [I]
Zemra e Papërlyer e së Lum. Virgj. Mari
Tob 12,1.5-15.20; kantiku: Tob 13,2.7-8; Mk 12,38-44
ose Is 61,10-11; Ps nga 1Sam 2; Lk 2,41-51
Më mirë të lypësh se sa të grumbullosh arë Tob 12,8
Është engjëlli Rafael që i bën rekomandimet e veta Tobias dhe birit të Tobias. Është në pamje tejshikimi i përjetësisë; nëse harrohet kjo, gjithçka ndërron ndjeshëm. Ne e kuptojmë se është më mirë të duash se të jesh egoist: për të dashur do të hap sytë, do të kujtohem për të varfërit përreth meje, pastaj do të hap zemrën e në fund duart. Nëse grumbullimi, është shenjë që sytë e mi janë mbyllur dhe është mbyllur edhe zemra ime.

9/6 E DJELË X K.GJ.V. Viti C [II]
1Mbr 17,17-24; Ps 29; Gal 1,11-19; Lk 7,11-17
Djalosh, ty po të them: “Çohu!” Lk 7,14
Jezusi po prek arkivolin e një djali dhe i flet. Edhe të vdekurit e dëgjojnë zërin e Jezusit.
Fol përsëri, Zoti im: shikoje se jam i vdekur edhe unë, që duhet të jem mbajtur nga duart e të tjerëve; shikoje se jam për ata motivi i të qarave. Folmë e bëj të ngrihem, që të filloj të dua e të lutem!

10/6 E HËNË X K.GJ.V. [II]
2Kor 1,1-7; Ps 33; Mt 5,1-12
Lum skamnortët në shpirt, sepse e tyre është mbretëria e Hyjit Mt 5,3
Jezusi fillon të mësojë kështu dishepujt dhe të bëjë të njihen prej turmave. Varfëria nuk është një mallkim, nuk është më shenjë e distancës nga Hyji, ashtu si pasuria që nuk është më bekimi dhe shenja e të qenit i pëlqyer nga Ai. Lumnimi do të thotë të jesh në mbretërinë e qiejve: hyn kush nuk ka dëshira për gjërat e tokës.

11/6 E MARTË Sh. Barnaba Apostull (m) [P]
Vap 11,21b-26;13,1-3; Ps 97; Mt 10,7-13
Falas morët, falas edhe jepni Mt 10,8
Kremtojmë Shën Barnabën, njeri i pasur me Shpirtin e Shenjtë, që e ka merituar titullin e apostullit: shoqëroi Shën Palin në udhëtimin e parë misionar, pasi ta prezantonte e pati prezantuar në Kishën e Jeruzalemit. Prej tij e dimë se i ka dhuruar pronën e vet Kishës, për ndihmë ndaj të varfërve. Ka dhënë falas, pasi e dinte se çdo gjë që zotërojmë është dhurata që kemi marrë.

12/6 E MËRKURË X K.GJ.V. [II]
2Kor 3,4-11; Ps 98; Mt 5,17-19
Zotësia jonë e ka burimin tek Hyji 2Kor 3,5
Çdo gjë që të di të bëj unë është dhuratë e marrë. Nuk mund të mburrem për asgjë. Është marrëzia e madhe të mburresh dhe të kërkosh duartrokitje! Dhuratat dhunti që ne kemi duhet të përdoren në mënyrën që t’i japë japimlavdinë Hyjit, pasi janë më të vërtetë dhuratat e tia. Përulësia nuk është kurrë e tepërt!

13/6 E ENJTE X K.GJ.V. [II]
Sh. Ndou i Padovas meshtar e mësues † 1231
2Kor 3,15 - 4,1.3-6; Ps 84; Mt 5,20-26
Aty ku është Shpirti i Zotit, aty është edhe liria 2Kor 3,17
Shpirti i Hyjit është pasuri e madhe. Ai bën të rritet ndër ne dashuria, gëzimi, paqja, durimi, besnikëria. Një ndër pasojat rrjedhojat e pranisë së Tij është edhe liria: asgjë dhe askush nuk do të mundë më të na kushtëzojë, të na ndalojë që të duam e të gëzojmë, të na pengojë në vajtjen pas Jezusit.

14/6 E PREMTE X K.GJ.V. [II]
2Kor 4,7-15; Ps 115; Mt 5,27-32
Mos the kurorën Mt 5,27
Kurorëthyerja është një ndër mëkatet më të rënda, pasi shkatërron aftësinë e martesës për të qenë profetike dhe i heq karakteristikën e të qenit mesazh i Hyjit. Është një mëkat shumë i rëndë edhe sepse është burimi i vuajtjeve të mëdha; nga kurorëthyerja varet gjithashtu mjaft edhe paaftësia për t’i rezistuar shumë tundimeve të tjera që i tërheqin burrat e gratë larg Hyjit. A do një jetë të shëndoshë e të qartë? A do të jesh mik i Hyjit dhe i njerëzve? Mos kruej kurorëthyerje! Jeto besnikërinë e dashurisë!

15/6 E SHTUNË X K.GJ.V. [II]
2Kor 5,14-21; Ps 102; Mt 5,33-37
Pajtohuni me Hyjin 2Kor 5,20
Kjo këshillë e Sh. Palit është e fortë. Edhe nëse nuk do të kishim shkçmbyer fjalë me Hyjin, kemi kërkuar gjithmonë t’i rrëshkasim prej dore, t’i rezistojmë dëshirave të Tia e të largohemi prej rrugëve të Tia. “Pajtohuni me Hyjin …” do të thotë gjithashtu se duhet të jetë ndonjë tjetër që na pajton: mbarështuesi i Kishës na jep fjalën e faljes dhe bekimin për të rinisur nga e para. Sot është e shtunë: në kishë është një meshtar që po të pret; shko e rrëfeu, për t’u pajtuar!

16/6 E DJELË XI K.GJ.V. Viti C [III]
2Sam 12,7-10.13; Ps 31; Gal 2,16.19-21; Lk 7,36 - 8,3
Iu falën mëkatet e shumta, sepse tregoi dashuri të madhe Lk 7,47
Kur rrëfehesh është e rëndësishme që të pendohesh për mëkatet e tua dhe të dëshirosh me entuziazëm të mos i përsërisësh, por është edhe më e rëndësishme të rifitosh dashurinë për Jezusin. Është dashuria e Tij që të afron me Atin, që të jep forcën për të respektuar vëllezërit, që shton në ty dëshirat e shenjta e të pastra, që bën prej teje dëshmitarin e vet të gëzuar.

17/6 E HËNË XI K.GJ.V. [III]
2Kor 6,1-10; Ps 97; Mt 5,38-42
Atij që të lyp, jepi, e atij që të kërkon hua mos ia kthe shpinën Mt 5,42
Jezusi paraqet disa shembuj të dashurisë për të afërmin. Ne duhet të vendosim përzemërsinë tonë jo në bazë të kërkesave të njerëzve, por në bazë të hirit që Hyji na jep: duam të varemi vetëm prej Tij. Nëse ndokush të jep ndonjë shuplakë mos u trishto, por vazhdo të qeshësh me faqen që nuk është goditur, pasi di të jesh ende i dashur nga Hyji. Nëse ndokush të kërkon diçka, kërkoi Hyjit tënd çfarë të bësh, dhe të mos jesh impulsiv as për të mohuar gjithçka as për të dhënë gjithçka sa të kërkohet.

18/6 E MARTË XI K.GJ.V. [III]
2Cor 8,1-9; Sal 145; Mt 5,43-48
Lutuni për ata që ju salvojnë Mt 5,44
Ti, Jezus, i je lutur Atit për ata që rë vendosën në kryq. Sot me Ty i lutem Atit për kë përndjek kishën tënde, për kë e përndjek me fjalë, me shpifje, me përhapjen e tundimeve tek të vegjëlit dhe të thjeshtët, me gënjeshtra, me propozimin e idhujve në vendin tënd. Jepi atyre dritën tënde, që të kthehen e të jetojnë!

19/6 E MËRKURË XI K.GJ.V. [III]
Sh. Romualdo abat † 1027
2Kor 9,6-11; Ps 111; Mt 6,1-6.16-18
Kush mbjell me begati, me begati do të korrë 2Kor 9,6
Shën Pali citon këtë fjalë të urtë për të këshilluar besimtarët që të jenë bujarë gjatë mbledhjes së parave për Kishën e varfër të Jeruzalemit. Ati mban llogarinë e asaj që bën dhe siç shikon në fshehtësi, të shpërblen.

20/6 E ENJTE XI K.GJ.V. [III]
2Kor 11,1-11; Ps 110; Mt 6,7-15
Kur të luteni, mos e teproni me fjalë të kota Mt 6,7
Jezusi përgatit të vetët për të mirëpritur lutjen që do t’ua japë atyre, Ati ynë. Nuk janë fjalët që i pëlqejnë Hyjit, por dëshira. Ti nuk duhet të kërkosh të bindësh Hyjin për të dëgjuar, pasi Ai e di tashmë se çfarë ke nevojë për të qenë i shenjtë. Mos hidh tutje fjalë, përkundrazi zhytu në dashurinë e Tij. Vendos në zemrën tënde dëshirat e Tia, që kanë të bëjnë me Mbretërinë e Tij, vullnetin e Tij dhe lavdinë e Tij.

21/6 E PREMTE XI K.GJ.V. [III]
Sh. Luigji Gonzaga rregulltar † 1591
2Kor 11,18.21-30; Ps 33; Mt 6,19-23
Ku është thesari yt, aty do të jetë edhe zemra jote Mt 6,21
«Thesari im» është kjo çfarë mbaj shumicën e rasteve të çmuar e të dobishme. Nëse thesari im do të qe sendet kalimtare të botës, zemra ime do të bëhej me siguri skicofrene, duke u dashur të ndahej mes ambicieve, pasurive dhe kënaqësive. Nëse thesari im është bashkimi me Jezusin, pranë Tij do të bashkohen dëshirat e mia, mendimet e mia dhe energjitë e mia.

22/6 E SHTUNË XI K.GJ.V. [III]
Sh. Paulini nga Nola ipeshkëv † 431; Sh. Gjon Fisher ipeshkëv e Sh. Toma Moro martirë † 1535
2Kor 12,1-10; Ps 33; Mt 6,24-34
Mon u brengosni për të nesërmen Mt 6,34
Zot Jezus, të falënderoj sepse na bën të njohim karakteristikat e dashurisë së Atit. Ti na siguron që Ai nuk nevojë të jetë i informuar për veshjet tona e për ushqimin tonë dhe as për portofolin tonë. Në dashurinë e vet Ai jep sa është e nevojshme: mundemi pra të kushtohemi për gjëra më të rëndësishme, si Mbretëria Jote, përhapja e Ungjillit, dashurinë për më të varfërit dhe për harmoninë e familjeve.

23/6 E DJELË XII K.GJ.V. Viti C [IV]
Zak 12,10-11; Ps 62; Gal 3,26-29; Lk 9,18-24
Kush do ta humbë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë Lk 9,24
Jezus, për shkakun Tënd… Po, Ti vlen më shumë se gjithçka: “Hiri Yt vlen më tepër se jeta”, thotë një psalm. Për këtë arsye, nuk dua absolutisht të humbas miqësinë tënde. Për më tepër se të mungoj në takimet e tua, ato të rrëfimeve e të Meshës, rrezikoj të marr ftohjen, të humbas ndonjë mik, të shpenzoj ndonjë farë lodhje dhe ndonjë para.

24/6 E HËNË LINDJA E SH. GJON PAGËZUESIT [P]
Is 49,1-6; PS 138; Vap 13,22-26; Lk 1,57-66.80
Unë po të caktoj të jesh drita e kombeve Is 49,6
Kjo profeci ka të bëjë me Jezusin, por edhe me ata që marrin pjesë në jetën e Tij e bashkëndajnë misionin e Tij. Gjon Pagëzuesi, që jeton për Mesinë, për këtë arsye është drita për të gjithë: drita që na lejon për të parë Birin e Hyjit si “qengji që shlyen mëkatet e botës”, si të fejuarin që jep dashurinë e Hyjit për popullin, si atë që realizon vullnetin e Atit. Të bëjmë festë për lindjen e Tij: i jepet emri i Gjonit, lajm se Hyji është dashuri dhe mëshirë.

25/6 E MARTË XII K.GJ.V. [IV]
Zan 13,2.5-18; Ps 32; Mt 7,6.12-14
Hyni nëpër derën e ngushtë Mt 7,13
Je Ti që po më shoqëron prandaj nuk kam frikë për të lënë gjithçka veçse të kaloj. Je ti që po më pret përtej, prandaj po vij me gëzim! Jezus, ti tashmë ke kaluar; ja pra, po vij dhe unë.

26/6 E MËRKURË XII K.GJ.V. [IV]
Zan 15,1-12.17-18; Ps 104; Mt 7,15-20
Ez 34,11-16; Ps 39; Ef 2,11-22; Gjn 10,11-16
Unë jam bariu i mirë Gjn 10,11
Jezus Ti je bariu, ndërsa unë një dele e jotja. Ti më njeh e më thërret në emër, dhe unë dua të përgjigjem. Ai e ka ofruar jetën për të bërë të njohur tek njerëzit e pagdhëndur e idhujtarë. Ja ku më ke, për t’i shfaqur dashurinë tënde atij kujt ende nuk të njeh apo të ka harruar.

27/6 E ENJTE XII K.GJ.V. [IV]
S. Cirili i Aleksandrisë ipeshkëv dhe mësues † 444
Gen 16,1-12.15-16; Sal 105; Mt 7,21-29
Ra shiu, u çuan përrenjtë, frynë erërat dhe u përplasën për atë shtëpi e ajo u rrëzua: rrënimi i saj qe i madh… Mt 7,27
Ngjasin të njëjtat gjëra për shtëpinë e ngritur mbi shkëmb e për atë të ngritur mbi rërë. Ndërtuesit e atyre shtëpive ishin të ndryshëm: njëra palë mendonin për të ardhmen dhe e dinin se nuk ka diell përgjithmonë, ndërsa të tjerët kërkonin të kryenin punë sa më parë, pa parashikuar provën. E ti, ku e ke ndërtuar jetën tënde? Je mbi shkëmbin e Fjalës së Hyjit apo mbi rërën e ndjenjave të tua?

28/6 E PREMTE XII K.GJ.V. [IV]
Sh. Ireneu ipeshkëv dhe martir † 202
Zan 17,1.9-10.15-22; Ps 127; Mt 8,1-4
O Zot, nëse ti do, mund të më shërosh Mt 8,2
Po ta them edhe unë, Jezus. Kam nevojë që të pastrohem sepse lebra e mëkatit ka nisur të më dobësojë dhe të më shkatërrojë. Sigurisht, Ti do të më pastrosh. Jam unë që e kam të nevojshme të përforcoj vullnetin tim. Pastroje zemrën time, dhe do të lavdëroj me jetën time, duke i shfaqur mirësinë tënde mëkatarëve, që të kthehen tek Ti!

29/6 SH. PIETRI e SH. PALI Ap. [P]
Vap 12,1-11; Ps 33; 2Tim 4,6-8.17-18; Mt 16,13-19
Ti je Pjetërï·“Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time Mt 16,18
Feja që ka shfaqur Simoni është fe e sigurtë: mbi të mund të ndërtohet. Jezusi gëzon në të, edhe pse e di se apostulli i Tij ka përsëri nevojë të mësojë e të përforcohet. Pjetri na bën udhërrëfyesin për të dashur Zotin e së bashku me Palin vazhdon për të na e treguar dhe tërhequr tek Ai, që të rritemi drejt shtatit të Tij.

30/6 E DJELË XIII K.GJ.V. Viti C [I]
1Mbr 19,16.19-21; Ps 15; Gal 5,1.13-18; Lk 9,51-62
Kushdo që vë dorën në parmendë dhe sillet e shikon mbrapa, nuk është i përshtatshëm për Mbretërinë e Hyjit Lk 9,62
Si të mos nuk mund të rrotullohem ndërsa mbaj parmendën; e kështu nuk mundem të shikoj prapa kur punoj për Jezusin. Nuk shikoj prapa as për t’u kënaqur për çfarë kam bërë dhe as për të mos u ankuar për lodhjen që duroj. Mbaj shikimin e ndalur mbi Jezusin, përgjithmonë, dhe mbi detyrat që ai më beson ditë për ditë. Nuk kam kohë as për t’u lëvduar e as për t’u ndeshur.

 

In primo piano