CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
01 giu 2014 06 QERSHOR 2014
06 QERSHOR 2014
1/6 E SHTUNË TË NGJITURIT E
ZOTIT NË QIELL
Sh. Justini, martir † rreth165
Vap 1,1-11; Ps 46; Ef 1,17-23; Mt 28,16-20
Kur e panë e adhuruan Mt 28,17
Apostujt pranojnë se Jezusi
i ringjallur është i denjë për t’u
adhuruar, pasi jeta e tij është jetë
hyjnore. E menjëherë e kanë provën
sërisht, kur e shikojnë të ngjitet
“atje ku qe më parë”. Tani ai është
i ulur në të djathtën e Atit; gëzon,
e pra, prej autoritetit të dashurisë
së Perëndisë. Na gjykon ai, që ka
vdekur për të na shpëtuar:
do të na mirëpresë, sepse jemi
duke i shërbyer.
2/6 E HËNË VII K.P. [III]
Sh. Marçelini e Sh. Pjetri, martirë † 304
Vap 19,1-8; Ps 67; Gjn 16,29-33
Unë e munda botën Gjn 16,33
Ky pohim i Jezusit na bën të
ngazëllehemi në shpresë e në
mirënjohje. E dimë, në fakt, se sa
vështirësi vuajmë, sa herë vihemi
poshtë nga armiku ynë: shkurajimi,
keqkuptimi, dështimi, zhgënjimi…
Të besosh dhe të njohësh se Jezusi
fitoi mbi botën do të thotë se, si
aleatë me të, edhe ne do t’i kalojmë
të gjitha humbjet (përuljet, frikën
dhe stresin e botës) e do të marrim
pjesë në fitoren e tij.
3/6 E MARTË VII K.P. [III]
Sh. Karlo Lwanga e Shokët martirë † 1886
Vap 20,17-27; Ps 67; Gjn 17,1-11
Unë për ta lutem Gjn 17,9
Jezusi, para se të nisej nga kjo
botë, i lutet Atit për dishepujt e
vet që mbeten vetëm, pa praninë
e tij të dukshme. Ai e falënderon
Atin, sepse ata do ta merrnin
jetën e pasosur, dhuratën më të
madhe të sjellë nga dashuria e Atit.
Kërkon që të mund të kënaqen në
gëzimin e madh të formimit me
të dhe me Atin, një gjë të vetme,
për të marrë pjesë në festën e tyre
të përjetëshme, edhe në mes të
vuajtjeve e tundimeve.
4/6 E MËRKURË VII K.P. [III]
Sh. Françesk Karaçiolo, Sh. Kuirini martir
Vap 20,28-38; Ps 67; Gjn 17,11-19
Që të jenë një sikurse ne Gjn 17,11
Jezusi ia drejton këtë lutje Atit.
Kishte ardhur për të sjellë tek
dishepujt bashkimin me Atin. Do ta
kishin plotësinë e gëzimit, duke ecur
në të vërtetën e fjalës së tij.
Të falënderojmë, Jezus, sepse ti
i lutesh kështu Atit, deri sa përçarësi
të mos gjejë hapësirë mes nesh.
5/6 E ENJTE VII K.P. [III]
Sh. Bonifaci, ipeshkëv e martir † 754
Vap 22,30; 23,6-11; Ps 15; Gjn 17,20-26
I deshe ata siç më deshe mua
Gjn 17,23
Jezusi shikon dhe e di se dashuria
e Atit i arrin dishepujt e tij: nuk është
xheloz, madje ndodh e kundërta!
Ai është i kënaqur se dashuria e
Atit e mbjellë në ta të sjellë të njëjtin
fryt që ka sjellë tek ai. Kështu do
të provojnë bashkimin e zemrave
të tyre, e ky bashkim do të jetë
mrekullia që do të shtyjë përpara
shumë njerëz për të besuar se janë
të shpëtuar.
6/6 E PREMTE VII K.P. [III]
Sh. Norberti ipeshkëv † 1134
Vap 25,13-21; Ps 102; Gjn 21,15-19
Ti e di se të dua Gjn 21,17
Pjetri, pasi e kishte mohuar tre herë
Jezusin, tani gjendet plot besim të
përvuajtur, përpara Mësuesit të tij
të dashur. E shpall me përvuejtëri
dashurinë e tij të varfër ndaj tij.
Falë kësaj marrëdhënie të thjeshtë
e të përvuajtur me Zotin e tij, do të
mund të jetë në gjendje t’i kullotë,
t’i ushqejë, t’i udhëheqë e t’i mbrojë
ata që i vihen shkollës së Jezusit!
7/6 E SHTUNË VII K.P. [III]
Sh. Roberti
Vap 28,16-20.30-31; Ps 10; Gjn 21,20-25
Ti eja pas meje! Gjn 21,22
Është përgjigja e Jezusit për Pjetrin,
që donte të dinte se sa kohë Gjoni,
bashkëdishepulli i tij, kishte për të
qëndruar në këtë botë.
E rëndësishme, i thotë Jezusi Pjetrit,
është t’i shkosh pas personalisht e
të besosh në të. Duke dashur të dish
çfarë do të bëjnë të tjerët, mundet
që vetëm të shqetësosh dashurinë
tonë ndaj Jezusit.
8/6 E DJELA E RRËSHAJEVE Viti A [P]
Vap 2,1-11; Ps 103; 1Kor 12,3-7.12-13;
Gjn 20,19-23
Merreni Shpirtin e Shenjtë Tob 12,8
Shpirti i Shenjtë i jepet apostujve
ende të ndalur në çenakullin me
portat me shul nga frika e Judenjve.
Shpirti i Shenjtë i ndriçon vështrimin
drejt jetës së vërtetë dhe u jep gëzim
e kurajë për të hapur dyert që t’i
japin çdokujt njohjen e dashurisë
së Perëndisë Atë. Tani nuk mund të
heshtin më, se është Jezusi dhurata
e Perëndisë ndaj njerëzve të sëmurë
dhe që vuajnë.
9/6 E HËNË X K.Gj.V. [II]
Sh. Efremi xhakua e mësues † 373
1Mb 17,1-6; Ps 120; Mt 5,1-12
Jezusi, kur pa turmën, u ngjit në mal
Mt 5,1
Jezusi u ngjit në mal, ashtu si
Moisiu, për t’i paraqitur popullit të tij
nismën e një Besëlidhje të Re, që do
të ishte e volusur më pas me gjakun
e tij mbi kryq. Do ta mirëpresin
dhuratën e Perëndisë, e pra
lumturimin, ata që do të rradhiten
të varfër para tij, duke i parë të tjerët
me mëshirë, e gjithashtu edhe do të
dinë ta mirëpresin me dëshirë, për
hir të dashurisë, vuajtjeve të tyre
dhe persekutimeve.
Faleminderit, Jezus, për këtë
dhuratën tënde të mrekullueshme!
10/6 E HËNË X K.GJ.V. [II]
Sh. Diana
1Mb 17,7-16; Ps 4; Mt 5,13-16
Të shndrisë edhe drita juaj para
njerëzve Mt 5,16
Në fillim të bisedës në mal, pas
lumturimeve, Jezusi shpreh gëzimin
në deklarimin se dishepujt e tij janë
drita e botës dhe kripa e tokës.
I inkurajon që të mos rrinë të
fshehur: drita duhet të jetë e
dukshme, jo për t’u admiruar, por
për të ndriçuar o ecjen o punën e
njerëzve.
11/6 E MËRKURË Sh. Barnaba,
Apostull (m) [P]
Vap 11,21b-26;13,1-3; Ps 97; Mt 10,7-13
Falas morët, falas edhe jepni
Mt 10,8
Perëndia e krijoi botën jo për
interesat e veta, për përparësinë e
vet, por për dashurinë pa shpërblim.
Jezusi, fytyra e Perëndisë, na e ka
demonstruar këtë, me jetën e vet:
na ka kërkuar ne, ashtu si Pjetrit,
që ta lëmë të na lajë këmbët,
kështu që të mund të na shërbejë
ai vetë! Dora-dorës që e pranojmë
dhe i shkojmë nga pas, edhe ne
kalojmë nga egoizmi në dashurinë
falas, shërohemi e pastrohemi nga
kërkesa e kënaqësisë dhe interesit
për t’ia dhënë jetën Atit, në të mirën
e vëllezërve.
12/6 E ENJTE X K.Gj.V. [II]
Sh. Xhovana nga Sh. Fakondo
1Mb 18,41-46; Ps 64; Mt 5,20-26
Pastaj eja e kushtoje dhuratën tënde
Mt 5,24
Sot Jezusi na mëson sa e
domosdoshme është të kesh
mëshirë për ata që jetojnë pranë
nesh. Pa falje nuk mund t’i afrohemi
Perëndisë dhe të mendojnë ta
kënaqim atë. Perëndia, në fakt,
është falje dhe mëshirë.
13/6 E PREMTE X K.Gj.V. [II]
Sh. Antoni i Padovës, meshtar e mësues
† 1231
1Mb 19,9.11-16; Ps 26; Mt 5,27-32
Dil jashtë e qëndro në mal para
Zotit 1Mb 19,11
Ja se çfarë i thotë Perëndia Elisë
pasi ka bërë që të vriten profetët
e perëndisë Baal në malin e
Karmelos. Ai ka ikur, tërë frikë, dhe
është strehuar në shkretëtirë, duke
u fshehur në errësirën e një shpelle.
Perëndia i zbulohet jo në dhunën
e zjarrit ose të tërmetit, por në
butësinë e një puhize të lehtë.
“Dil jashtë e qëndro në mal para
Zotit”. Ja ku jam, është gjithçka në
butësi që po më takon: kur të më
njohësh të përvuajtur do të të them
se çfarë duhet të bësh!
14/6 E SHTUNË X K.Gj.V. [II]
Sh. Elizeu
1Re 19,19-21; Sal 15; Mt 5,33-37
Çkado është më tepër se kaq, vjen
prej Qoftëlargut Mt 5,37
Jezusi vazhdon mësimin e tij.
Kur flasim, duhet të jemi të thjeshtë
e të përgjigjemi me sinqeritet. Me
biseda të ndërlikuara rezikojmë
si të gënjejmë e po ashtu edhe të
dënojmë apo gjykojmë të tjerët:
do të bëheshim bashkëpunëtorët
e përçarësit.
15/6 E DJELË E HENJTËRUESHMJA
TRINI VitiA [P]
Sh. Xhermana
Dal 34,4-6.8-9; kant. Lp 3,52-56;
2Kor 13,11-13; Gjn 3,16-18
Hyji i dashurisë dhe i paqes do të
jetë me ju 2Kor 13,11
Jezusi, i shfaqur Palit në rrugën e
Damaskut, ka hyrë në jetën e tij
dhe i ka bërë të njohë Perëndinë,
si Perëndi i paqes dhe i dashurisë.
Mund të jetë njohur kështu, sepse
është Ati i Birit të parëzgjedhur e pra
i të gjithëve atyre që bashkohen me
të. Ai pastaj, ne na jep Shpirtin, që
na bën të aftë e me dëshirën për të
dashur atë dhe vëllezërit. Dashuria
e paqja e mbështjellshin, kështu,
jetën tonë.
16/6 E HËNË XI K.Gj.V. [III]
Sh. Fran Regis
1Mb 21,1-16; Ps 5; Mt 5,38-42
Jepja edhe pallton Mt 5,40
Jezusi na mëson si të ngadhënjejmë
mbi të keqen. Keqkuptimet,
dyshimet, zemërimet, xhelozitë na
prishin ne dhe marrëdhëniet me të
tjerët, duke e varfëruar jetën tonë e
duke e transformuar atë dalëngadalë
në një ferr. Jezusi jo vetëm na
mëson për të mos mbajtur parasysh
të keqen e pësuar, por edhe që të
ngadhënjejmë mbi të keqen me
anën e së mirës.
E nuk na lë të vetmuar në këtë punë
të vështirë. Atyre që i shkojnë pas
u jep forcë dhe gëzim për të qenë
dëshmitarët e vet në këtë betejë
kundër së keqes.
17/6 E MARTË XI K.Gj.V. [III]
Sh. Izauri, Sh. Inoçenti, Sh. Hermi,
Sh. Pelegrini, Sh. Bazili
1Mb 21,17-29; Ps 50; Mt 5,43-48
Jini të përkryer siç është i përkryer
edhe Ati juaj që është në qiell
Mt 5,48
Jezusi flet për faljen ndaj atyre që na
fyejnë, na urrejnë e na persekutojnë.
Paraqet shembullin e Atit, që bën të
dalë dielli për të mirët e të këqijtë.
Të bashkuar në Jezusin, lodhja e
faljes dhe e dashjes së armiqve
bëhet gëzim e hir dhe shenjë që
brenda nesh jeton Shpirti
i tij i shenjtë.
18/6 E MËRKURË XI K.Gj.V. [III]
Sh. Marina
2Mb 2,1.6-14; Ps 30; Mt 6,1-6.16-18
Lutju Atit tënd që është në fshehtësi
Mt 6,6
Është një ndër perlat e mësimit të
Jezusit. Lutja jonë nuk ka nevojë
për vende të veçanta. Ose, më
mirë, Perëndia të dëgjon e të
flet me kënaqësi, kur të gjen të
përkujdesur vetëm ndaj tij dhe jo
të shpërqëndruar në gjëra apo
persona të tjerë. Mos i thuaj askujt
se po lutesh, por bëje këtë dhe lutu
përgjithmonë. Nëse të tjerët do ta
kuptojnë, mos të vijë turp.
19/6 E ENJTE XI K.Gj.V. [III]
Sh. Romualdi abat † 1027
Sir 48,1-14; Ps 96; Mt 6,7-15
Na shpëto nga i Keqi! Mt 6,13
Jezusi, për të sjellë në zemrën tonë
ndjenjat e tij dhe marrëdhënien e tij
me Atin, na mëson “Ati Ynë”, lutja
e mrekullueshme që përmbledh të
gjithë Ungjillin. Ajo përfundon me
kërkesën për të na çliruar nga e
keqja, që vjen gjithmonë prej
të keqit.
Ai është quajtur prej Shkrimit:
joshësi i madh, ati i gënjeshtrës,
akuzuesi i vëllezërve.
Vetëm ti, Atë, mund të na çlirosh
nga ky armik më i fortë se ne,
që të bën të vuash!
20/6 E PREMTE XI K.Gj.V. [III]
Sh. Silvestri papë, Sh. Hektori
2Mb 11,1-4.9-18.20; Ps 131; Mt 6,19-23
Mblidhni për vete visare në qiell
Mt 6,20
Jezusi i porosit dëgjuesit e vet që
të kenë dëshira të mëdha! I nxit që
të mos kërkojnë të shumëfishojnë
të mirat që janë kalimtare, që
vjetërohen e përkeqësohen: është
marrëzi të vetkënaqesh me të
mirat që vyshken, thahen, ashtu si
bukuria e vetë fytyrës. Ai dëshiron
që të akumulojmë të mirat që i
rezistojnë kohës dhe ruhen në arkat
e përjetshme.
Gjithçka e bërë për dashurinë e tij
ngjyroset me përjetësinë.
21/6 E SHTUNË XI K.Gj.V. [III]
Sh. Luigji Gonzaga, rregulltar † 1591
2Kr 24,17-25; Ps 88; Mt 6,24-34
Kjo gjë nuk do t’jua sjellë të mirën,
pasi ju e latë Zotin 2Kro 24,20
Shpesh shkakun e falimentimeve
tona apo të problemeve që na
shkojnë keq, ua atribuojmë të
tjerëve. Para së gjithash, në të
kundërt, duhet të ndalemi e të
bëjmë një shqyrtim të kurajshëm të
ndërgjegjes sonë. Shkaku i parë i
të këqijave tona jemi vetë ne, me
mosbindjet tona ndaj Perëndisë.
22/6 E DJELË TË SHENJTËTUESHMI
KORPI e GJAKU i KRISHTIT Viti A [P]
Sh. Paulini nga Nola, ipeshëv † 431;
Sh. Gjon Fisher ipeshkëv e Sh. Toma Moro,
martirë † 1535
Lp 8,2-3.14-16; Ps 147; 1Kor 10,16-17; Gjn
6,51-58
Kush ushqehet me këtë bukë, do të
jetojë në amshim Gjn 6,58
Jezusi ua thotë këto fjalë turmës
e cila një ditë më parë kishte
ngrënë bukën dhe qe nginjur, dhe
i nxit: “Mos kërkoni ushqimin që
shkatërrohet, por atë që reziston
për jetën e amshuar”. Është ai buka
për ta bërë të hyjë në jetën tonë,
që të bëhet energjia e çdo veprimit
tonë. Me Jezusin, në ne, jeta bëhet e
amshuar, e plotë, burim i dashurisë
së pasosur.
23/6 E HËNË XII K.Gj.V. [IV]
Sh. Jozef Kafaso
2Mb 17,5-8.13-15.18; Ps 59; Mt 7,1-5
Zoti u zemërua shumë me Izraelin
2Mb 17,18
Perëndia, Krijuesi i qiellit dhe i tokës,
kishte zgjedhur Izraelin, popullin
më të vogël, që të ishte aleati i
vet, pjesëtari i të mirave të tij. Por
ky popull e la veten të tërhiqet në
vajtjen pas perëndive të tjera, në
rrugët e lehta të mosbindjes ndaj
urdhërimeve. Duke u larguar nga
Ai, mbeti i privuar nga mbrojtja
e tij. Për ne, sot, është e lehtë të
pasqyrojmë veten në këtë situatë!
24/6 E MARTË LINDJA E
SH. GJON PAGËZUESIT [P]
Is 49,1-6; Ps 138; Vap 13,22-26;
Lk 1,57-66.80
Fliste duke bekuar Hyjin Lk 1,64
Zakaria, babai i Gjon Pagëzorit,
kishte pranuar korrigjimin prej
Perëndisë për pabesinë e vet:
kishte mbetur memec.
Me lindjen e jashtëzakonshme të
birit, duke e parë se sa besnikëri
pati Perëndia ndaj premtimit,
tanimë e lavdëron dhe e bekon
për mëshirën e tij. Ne gjithashtu
e lavdërojmë dhe e bekojmë
Perëndinë për durimin e mëshirën,
pavarësisht mosbindjes dhe
mosbesimit tonë.
25/6 E MËRKURË XII K.Gj.V. [IV]
Sh. Guljelmi
2Mb 22,8-13; 23,1-3; Ps 118; Mt 7,15-20
Do t’i njihni profetët prej veprave të
tyre Mt 7,20
Është e rëndësishme të hulumtosh
me kujdes personat që dëgjojmë e
mirëpresim si shembull dhe drejtim
për të vendosur apo sistemuar jetën
tonë. Cilët janë frytet e tyre?
A na ndihmojnë për ta njohur e për
ta dëgjuar Birin e Perëndisë?
Ai është e Vërteta. Na ndihmojnë
për ta ndjekur? Ai është Jeta.
A jetojnë të bashkuar me të?
Ai është Jeta!
26/6 E ENJTE XII K.Gj.V. [IV]]
Sh. Josemaría Escrivá de Balaguer
2Mb 24,8-17; Ps 78; Mt 7,21-29
Ez 34,11-16; Ps 39; Ef 2,11-22;
Gjn 10,11-16
Jetën e jap për delet Gjn 10,15
Jezusi ofron jetën: kjo është
dashuria e vërtetë, dashuri që
kushton, dashuri që vlen.
Ne gëzohemi prej kësaj dashurie,
pasi e marrim për ta imituar.
Me Jezusin edhe Sh. Vigjili e ofroi
jetën e tij për të qenë misionar e për
të sjellë Ungjillin. Edhe ne e ofrojmë
jetën, e kështu paraqesim bukurinë
e Perëndisë.
27/6 E ENJTE E SHENJTËRUESHMJA
ZEMËR E KRISHTIT Viti A [P]
Sh. Cirili i Aleksandrisë, ipeshkëv e mësues
† 444
Lp 7,6-11; Ps 102; 1Gjn 4,7-16; Mt 11,25-30
Ua zbulove të vegjëlve Mt 11,25
“Të lavdëroj, Atë, Zot i qiellit dhe
i tokës, sepse ia ke fshehur këto
gjëra të diturve dhe ua ke zbuluar
të vegjëlve”. Jezusi shpjegon se
këto gjëra janë njohja që ai e ka
për Atit e me të cilën Ati e njeh
atë. Kjo ndërgjegje është sinonimi
i dashurisë së vërtetë, personale,
të brendshme, e përmbushur me
pjesëmarrje të plotë.
Jam i kënaqur se jam i vogël, pasi
kështu mund të arrij gëzimin më të
madh, atë të njohjes së Birit dhe Atit
që është në qiell!
28/6 E SHTUNË XII K.Gj.V. [IV]
Zemra e Papërlyer e së Lumturës Virgjër Mari
Sh. Ireneu ipeshëv e martir, † rreth 202
Lam 2,2.10-14.18-19; Ps 73; Mt 8,5-17
ose Is 61,9-11; Ps: 1Sam 2; Lk 2,41-51
Yt atë dhe unë të kërkuam Lk 2,48
Janë fjalët që E Lumnuara
Virgjër Mari i drejtoi Jezusit
dymbëdhjetëvjeçar, kur mbeti në
tempullin e Jeruzalemit. Përgjigja
e Jezusit: “Nuk e dini se duhet të
merrem me gjërat e Atit tim?”, është
mjaft e rëndësishme për ta njohur.
I krishteri që do t’i shkojë pas Zotit
do ta japë këtë vendosje për jetën
e vet. Ati ka qenë pika e referimit,
adhuruar nga Jezusi adoleshent dhe
i ri, në një jetë me të gjitha gjërat të
barabarta me të tjerët. Me zemrën e
kthyer nga Ati, ai rritej, si shembull,
në shpirt e në trup.
29/6 E DJELË SH. PALI E
SH. PJETRI Appstuj [P]
Vap 12,1-11; Ps 33; 2Tim 4,6-8.17-18; Mt
16,13-19
Ti je Mesia - Biri i Hyjit të gjallë!
Mt 16,16
Ungjilli i kësaj feste na bën
të marrim në konsideratë
marrëdhëniet mes Jezusit e Pjetrit.
Pjetri paraqet besimin e tij, ndonëse
ende jo i tëri i aftë për të sjellë fryt,
dhe Jezusi e mbështet mbi këtë
besim ndërtesën e re dhe shpirtërore
të Kishës. Në Kishë, mbarështimi i
Pjetrit është bërë nga Jezusi si një
shkëmb i qëndrueshëm ndër shekuj!
Ne, të përforcuar edhe nga dëshmia
e Sh. Palit, vazhdojmë ta shpallim
e ta përjetojmë këtë besim: Jezusi
është Biri i Perëndisë së gjallë!
30/6 E HËNË XIII K.Gj.V. [I]
Shenjtërit e Parë Martirë të Kishës së Romës † 64
Am 2,6-10.13-16; Ps 49; Mt 8,18-22
Do të vij pas teje ngado që të
shkosh Mt 8,19
Jezusi duhet t’i përgjigjet këtij
pohimi, të shprehur nga dikush mes
shumë të tjerëve të cilët donin t’i
shkonin nga pas për të qëndruar me
të. Ky njeri nuk kishte as idenë më të
zbehtë të rrugës që kishte përshkuar
Jezusi për të arritur tek Ati, duke e
mbajtur me vendosmëri kryqin.
Sot janë të njëjtat kushte, të njëjtat
vështirësi për t’i shkuar nga pas
Jezusit. Faleminderit, Jezus, që ti na
bën të ekzaltohemi prej gëzimit të
pashprehshëm e të lavdishëm, kur
të besohemi ty!
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- AbbÃ
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011