ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

02 gen 2016
02 SHKURT 2016

SHKURT 2016

 

1/2 E HËNË IV K.GJ.V. [IV]

Sh. Aldo

2Sam 15,13-14.30; 16,5-13; Ps 3;

Mk 5,1-20

 

Shpirt i ndytë, dil prej këtij njeriu

Mk 5,8

 

Përballë teje, Jezus, shpirtërat e këqinj, që mund të jenë edhe brenda meje, nuk rezistojnë. Ti je çlirimtari e do të vijmë tek ti kur të ndjehemi të shtypur prej tyre dhe do të sjellim tek ti ata që janë skllevër.

Faleminderit për praninë tënde!

 

 

2/2 E MARTË KUSHTIMI I KRISHTIT

NË TEMPULL [P]

Mal 3,1-4 (ose Heb 2,14-18); Ps 23;

Lk 2,22-40

 

Edhe ty vetë një shpatë do ta tejshkojë shpirtin Lk 2,35

 

“Shpata” që do të përshkojë shpirtin e Marisë do të jetë dhimbja therëse e shikimit të Jezusit që vdes në kryq, i braktisur nga të gjithë dhe i konsideruar «i mallkuar» edhe prej Hyjit. Edhe duke qenë “dritë e njerëzve”, siç u paratha nga Simoni, Jezusi është edhe shenjë kundërshtie. Kush e pranon dhe e mirëpret Birin e Hyjit, është gati të vuajë urrejtjen e pjesës së botës së errësirave. Maria, që më shumë se cilidokush tjetër e deshi, qe pikërisht ajo që vuajti më tepër për këtë. Faleminderit, Jezus, për dëshminë e dashurisë që more nga Maria dhe faleminderit që do të duash të na bësh të fortë edhe ne!

 

 

3/2 E MËRKURË IV K.GJ.V [IV]

Sh. Vlashi, ipeshkëv dhe martir

2Sam 24,2.9-17; Ps 31; Mk 6,1-6

 

Me këtë veprim kam bërë mëkat të madh 2Sam 24,10

 

Mëkati i Davidit i kallzuar sot konsistonte në të përgjigjurin ndaj besimit jo në Zotin, por në numrin e ushtarëve. Porse: “Zemra e Davidit i bëri të ndjejnë keqardhje…”. Mbreti, mirëpret atëherë hirin që prek zemrën e tij, pendohet dhe sëbashlu me popullin, shpaguan dënimin e mëkatit të vet. Do të këndojë pastaj sërisht, me mirënjohje e përvujtëri edhe më të madhe, dashurinë e Zotit të vet që korrigjon, fal e ngushëllon.

 

 

4/2 E ENJTE IV K.GJ.V. [IV]]

Sh. Veronika

1Mbr 2,1-4.10-12; 1Kr 29,10-12;

Mk 6,7-13

 

Ji i fortë dhe ji njeri 1Mbr 2,2

 

Davidi po bekon të birin Salomonin si vazhdues të fronit tij. I thotë që të jetë i fortë dhe i vendosur në ruajtjen e vënies në jetë të ligjit të Moisiut. Kështu Hyji do të mund ta marrë në konsideratë fronin e tij dhe do të bëjë që të ulen aty edhe pasardhësit e tij.

Faleminderit, Jezus, për forcën që po më jep për ta jetuar ungjillin tënd edhe nëse në sytë e të shumë të tjerëve nuk mund të dukem i mirë për asgjë. Të falënderoj, pasi kujt të ndjek nga pas, ti i ofron të drejtën që të të shërbejë në Kishën tënde.

 

 

5/2 E PREMTE IV K.GJ.V. [IV]

Sh. Agia virgjër e martire † 250

Sir 47,2-11(2-13); Ps 17; Mk 6,14-29

 

S'guxon ta mbash gruan e vëllait tënd Mk 6,18

 

Ta shfaqësh, me dashuri, urtësinë dhe vullnetin e Hyjit ndaj të afërmit tonë është një dashuri e madhe. Nëse do të na dëgjojë, do të gjejë paqe dhe ne do të kemi gëzim; e megjithatë mund të gjejmë edhe armiqësinë e persekutimin, ashtu si Sh. Gjon Pagëzuesi.

Shpirt i Shenjtë, jepna dritën tënde e fortesën tënde!

 

 

6/2 E SHTUNË IV K.GJ.V [IV]

Sh. Pal Miki dhe shokët e tij martirë † 1597

1Mbr 3,4-13; Ps 118; Mk 6,30-34

 

Jepi shërbëtorit tënd një zemër të butë   1Mbr 3,9

 

Një gjë e tillë ndodh kur Salomoni i kërkon Zotit, për të qenë në gjendje të “dallojë të mirën nga e keqja” e që të mundë kështu të qeverisë me urtësi, për të mirën e popullit.

Atë, edhe unë po të kërkoj një zemër të butë ty, prej frymëzimeve të tua dhe prej fjalës tënde. Shëroje pra nga instinktiviteti për të ndjekur dëshirat e çastit, rehatllëkun dhe tundimet… Atëherë do të jem instrument i dashurisë tënde e edhe dashuri për të tjerët.

 

 

7/2 E DJELË V K.GJ.V. [I]

Sh. Rikardi

Is 6,1-2.3-8; Ps 137; 1Kor 15,1-11;

Lk 5,1-11

 

Grahi në ujë thellë e qitni rrjetat tuaja për të zënë peshk Lk 5,4

 

Ne të krishterët, dishepuj të Jezusit, marrim pjesë në detyrën e tij të mrekullueshme për të shëlbuar njerëzit, duke i tërhequr jashtë, si peshqit, nga deti i çrregullimit, nga një jetë larg Atit, pa dritë, pa dashuri. Në “punën” tonë shijojmë dëftimet e Jezusit vetë; i kërkojmë në Fjalën e tij, në Kishën e tij, në lutje, në zërin e vëllezërve dhe mbi të gjitha të Barinjve tanë.

 

 

8/2 E HËNË V K.GJ.V [I]

Sh. Jeronim Emiliani † 1537; Sh. Jozefina Bakhita, virgjeshë † 1947

1Mbr 8,1-7.9-13; Ps 131; Mk 6,53-56

 

Të gjithë ata që e preknin shëroheshin   Mk 6,56

 

Është e bukur dhe e madhe, është mirëbërja më e madhe ajo e kësaj turme që çon tek Jezusi të sëmurët dhe njerëzit e vet që vuajnë! Edhe unë, i sëmurë, e kam “prekur” Jezusin: njoha asokohe jetën dhe gëzimin; kuptova se vetëm për Jezusin ka nevojë njeriu! Jezus, Shpëtimtari im: faleminderit!

 

 

9/2 E MARTË V K.GJ.V. [I]

Sh. Apollonia

1Mbr 8,22-23.27-30; Ps 83; Mk 7,1-13

 

A mund të merret me mend se Hyji banon në tokë me të vërtetë?

1Mbr 8,27

 

Janë fjalët e lutjes së ngritur nga mbreti Salomon, përpara të gjithë popullit, në tempullin e sapo përfunduar së ndërtuari.

Sot ne, popull i ri i Zotit, me mahnitje dhe mirënjohje, dëshmojmë se Hyji është me të vërtetë me ne: në provat e të gjitha ditëve, në lutjen personale, në Sakramentet, në popullin e së djelës “e prekim” Jezusin dhe kryejmë përvojën e dashurisë së tij. Zemra jonë nuk ndruhet, e njeh kështu gëzimin!

 

 

10/2 E MËRKURA E PËRHIME

Sh. Skolastika, virgjëreshë † 542

Gal 2,12-18; Ps 50; 2Kor 5,20 - 6,2;

Mt 6,1-6.16-18

 

Në emër të Krishtit: lëreni veten që të pajtoheni me Hyjin 2Kor 5,20

 

Ndonjë vendim, mund të jetë çështje jete o vdekje. Kjo, për të cilën na fton Sh. Pali, është për të arritur përsosurinë, sepse është çështje e jetës apo vdekjes së amshuar.

Sot dua të vendos vetë për Jezusin dhe që t’i jap hapësirë në jetën time, po hap sërisht atë Ungjill që e ka zënë pluhuri; po qëndroj pak në Kishë me të, që është i pranishëm në tabernakull; po shkoj nga meshtari për t’i kërkuar faljen e Hyjit. Faleminderit, Jezus, për mundësinë e çmueshme që po më ofron sot: nuk dua ta humbas!

 

 

11/2 E ENJTJA PAS TË PËRHIMES

VIRGJËRA MARI E LURDIT - 1858

Lp 30,15-20; Ps 1; Lk 9,22-25

 

Kush do ta humbë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë Lk 9,24

 

Të shpenzosh të gjithë jetën për ty, Jezus, për të dashur me të gjithë zemrën, duke iu bindur fjalëve të tua pa u frikësuar apo pa pasur turp nga askush, është për ne shëlbimi, liria nga çdo frikë dhe jeta e vërtetë. Faleminderit për këtë mundësi që na e jep.

 

 

12/2 E PREMTJA PAS TË PËRHIMES

Sh. Aleksi

Is 58,1-9; Ps 50; Mt 9,14-15

 

Para teje do të ecë drejtësia jote

Is, 58,8

 

Drejtësia “ime”, e pra drejtësia e një të krishteri, konsiston në përmbushjen e dëshirës së Atit, si një bir. Atje ku dora e tij na vendoset, çast pas çasti, jemi të sigurtë se mund ta gjejmë zgjidhjen, me hirin e tij, me detyrën tonë të dashurisë ndaj tij e ndaj vëllezërve.

 

 

13/2 E SHTUNA PAS TË PËRHIMES

Sh. Maura

Is 58,9-14; Ps 85; Lk 5,27-32

 

Unë nuk erdha të thërras të kthehen të drejtët por mëkatarët   Lk 5,32

 

Megjithatë unë përpiqem gjithmonë e justifikohem, të minimizoj mangësitë e mia, të mbahem mjaft i mirë dhe më i mirë se të tjerët që bëjnë të keqen. Duke bërë kështu e mbyll derën dhe e lë jashtë Jezusin, i cili ka ardhur për të më falur dhe për të më mbajtur në bashkim me Atin dhe me vëllezërit.

 

 

14/2 E DJELË I K.K. [I]

  1. ÇIRILI † 859 dhe SH. METODI † 885, Pajtorë të EUROPËS [P]

Lp 26,4-10; Ps 90; Rom 10,8-13;

Lk 4,1-13

 

Njeriu nuk mund të jetojë vetëm me bukë Lk 4,4

 

Do të jesh ti, Zot Jezus, “buka” ime në këtë ecje drejt Pashkës! Do të mbaj në zemër në çdo çast: do të ma heqë urinë afekti yt, do të më jetë dritë fjala jote… E sendet materiale për të cilat kam nevojë sërisht, do t’i marr nga duart e Atit, me mirënjohje, pa ankth e as me afekt! Do të ishte bukur, Jezus, të qëndrosh në shkretëtirë me ty!

 

 

15/2 E HËNË   I K.K. [I]

Sh. Klaudio

Lev 19,1-2.11-18; Ps 18; Mt 25,31-46

 

Duaje të afërmin tënd porsi vetveten

Lev 19,18

 

Është një formë agjërimi i pranuar për të gjithë, një pistë shenjtërimi që e ndjejmë në përputhje me natyrën tonë. Është edhe palestra në të cilën Jezusi është i kënaqur që të ushtrohemi: të vigjëlojmë në zemrën tonë, të mirëpresim vetëm dashurinë, atë dashuri që vjen nga Ati, dashuri e kujdesshme, bekuese, që sjell ndarjen e të mirave të tua me të tjerët.

 

 

16/2 E MARTË   I K.K. [I]

Sh. Juljana

Is 55,10-11; Ps 33; Mt 6,7-15

 

Kur të thoni uratë mos e teproni me fjalë të kota   Mt 6,7

 

Faleminderit, Jezus, që sot po na mëson të lutemi. Ti na dhuron fjalët thelbësore me të cilat t’i drejtohemi Atit, konfidencën tënde e dashurinë tënde birësore, shpirtin tënd të bashkimit me vëllezërit duke besuar në ty. Faleminderit!

 

 

17/2 E MËRKURË I K.K. [I]

Shtatë Shenjtërit Themelues të Rregullit

të Marisë Virgjër

Jon 3,1-10; Ps 50; Lk 11,29-32

 

Hyji le të thirret në ndihmë me të gjitha fuqitë Jon 3,8

 

Mbreti i Ninives urdhëroi kështu të gjithë popullin, duke e ftuar për kthim e për pendesë, pasi kishte dëgjuar profetin Jona, që njoftonte shkatërrimin e qytetit. Të gjithë e besuan Hyjin e u kthyen dhe qenë kursyer prej ndëshkimit.

Faleminderit, Atë i mirë, për mëshirën tënde!

 

 

18/2 E ENJTE I K.K. [I]

Sh. Simoni

Est 4,17; Ps 137; Mt 7,7-12

 

Lypni e do t’ju jepet   Mt 7,7

 

Kallzohet në famulli, se tri gra u gjendën ashtu si përherë për të lutur Ruxaren dhe për t’i kërkuar Atit, që me ndërmjetësinë e Marisë së Tejshenjtë, t’u sjellë një famullitar: mungonte prej vitesh! Një kërkesë e tillë dukej e pamundur për t’u realizuar prej mungesës së meshtarëve. E mëgjithatë, pas dhjetë vite durese, meshtari mbërriti.

Faleminderit, Atë, që e dëgjon lutjen e besimtarëve të tu!

 

 

19/2 PREMTE I K.K.[I]

Sh. Bonifaci

Ez 18,21-28; Ps 129; Mt 5,20-26

 

Shko e pajtohu më parë me vëllain tënd Mt 5,24

 

Faleminderit, Jezus, për mësimin tënd të çmueshëm! Ti e pëlqen jetën time, kur jam në paqe me vëllezërit. Ti dëshiron që unë të kërkoj nëse ndokush ka diçka kundra meje, për të gjetur paqen me të e ai me mua: besoj në ndihmën tënde. Faleminderit, Jezus!

 

 

20/2 E SHTUNË I K.K. [I]

Sh. Eleuteri

Lp 26,16-19; Ps 118; Mt 5,43-48

 

Ai do të jetë Hyji me ty, ... vetëm nëse ti do të ecësh nëpër udhët e tia Lp 26,17

 

Libri i Ligjit të Përtërirë ngulmon shumë mbi dashjen e Hyjit me gjithë zemër, me të gjithë shpirtin e me të gjitha forcat e me rihedhjen tutje të çdo forme të idhujtarisë. Përsërit shpesh se Hyji zotohet në bekimin e popullit të vet, nëse ky i fundit do të ecë me vendosmëri në udhët e tia e do t’i bindet zërit të tij. Kjo bindje, ka të bëjë mbi të gjitha, me të qenit të kujdesshëm ndaj të varfëve e atyre që vuajnë.

Faleminderit, Jezus, për këtë kohë të Kreshmës në të cilën dëshiron të bësh që të ushtrohet lëmosha. Faleminderit se me të tërhiqemi në favorin tënd.

 

 

21/2 E DJELË II K.K.[II]  

Sh. Pjetër Damjani ipeshkëv e mësues † 1072

Zan 15,5-12.17-18; Ps 26; Fil 3,17 - 4,1;

Ll 9,28-36

 

Mësues, është mirë për ne të qëndrojmë këtu Lk 9,33

 

Sh. Pjetri po përjeton një çast të parajsës. Tashmë i është dhënë, që me Jakobin e me Gjonin, të kqyrë lavdinë e Hyjit në Jezusin.

Faleminderit, Jezus, për lumturitë që i jep kujt ndalet për një kohë të gjatë përpara teje. Faleminderit për dashurinë e për butësinë e këtyre çasteve, shpresën dhe sigurinë për ditët e provës.

 

 

22/2 E HËNË KATEDRA

E SH. PJETRIT APOSTULL [P]

1Pjt 5,1-4; Ps 22; Mt 16,13-19

 

Ty do të t’i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit. Mt 16,19

 

Jezusi, pasi e pati ndjerë shpalljen e fesë së Pjetrit, që po e ripranonte “Krishtin”, nënshkruan këtë frymëzim të Atit, duke i dhënë Pjetrit shërbimin e autoritetit në Kishë me anën e simbolit të çelësave. Pjetri -e ashtu si ai edhe pasardhësit e tij- do të kenë autoritetin e mirëpritjes së besimtarëve në mbretërinë e qiejve. Dhe e gjitha ajo që do të vendosë ai vetë, do të konfirmohet në qiej, e pra nga Hyji vetë.

 

 

23/2 E MARTË II K.K [II]

Sh. Polikarpi, ipeshkëv e martir †155

Is 1,10.16-20; Ps 49; Mt 23,1-12

 

Mësoni të bëni vepra të mira Is 1,17

 

Hyji, përmes profetit Isaia, na fton, gjatë kësaj jave të dytë të kreshmës, “të bëjmë mirë”. Shpjegon se kjo do të thotë të jesh i përzemërt ndaj “të shtypurve, jetimëve dhe të vejave”, e pra ndaj të varfërve të shoqërisë. Na nxit që të jemi të kujdesshëm ndaj nevojave të tyre: do ta bëjmë këtë si personalisht, me mend, si duke bashkëpunuar me nismat e shoqatave të ndryshme të Kishës: Caritas-it, Lëvizjes për Jetën… Sh. Jakobi do të thotë: “Lëmosha mbulon një numër të madh mëkatesh”.

 

 

24/2 E MËRKURË II K.K. [II]

Sh. Modesti

Jer 18,18-20; Ps 30; Mt 20,17-28

 

Kush prej jush do të bëhet i madh, le të bëhet shërbëtori juaj   Mt 20,26

 

Koncepti i madhështisë për Jezusin është krejt tjetër nga ai që është në qarkullim. Në përgjithësi mendohet se të qenit të mëdhenj do të thotë të kesh vende nderi e autoriteti në shoqëri dhe të jesh i pasur madje edhe në kurrizin e të tjerëve. Për Jezusin, në të kundërt, madhështia varet nga sa dikush vihet në shërbim të të tjerëve dhe e përjeton urtësinë e kryqit. Është e madhe kush di të marrë në konsideratë edhe idetë e të tjerëve e jo vetëm të tiat, kush është i përzemërt ndaj të gjithëve dhe është gati për të mbuluar mëkatet e të tjerëve, kush është i gatshëm për të vdekur për të padrejtët, siç ka bërë Jezusi.

 

 

25/2 E ENJTE II K.K. [II]

Sh. Viktori

Jer 17,5-10; Ps 1; Lk 16,19-31

 

Qoftë bekuar ai që shpreson në Zotin Jer 17,7

 

Kjo fjalë më bën të kujtoj ditët në të cilat duhej t’i përgjigjesha thirrjes së Jezusit e të lija gjithçka tjetër. Një dyshim më nxiste për ta shtyrë për më vonë: Jezusi do të ishte në gjendje të parashikonte për jetën time, ashtu siç thotë: “Kërkoni përmbi të gjitha Mbretërinë e Hyjit e drejtësinë e tij dhe gjithçka do t’ju jepet me shumicë”? Duke parë të tjerët, që e kishin marrë seriozisht këtë fjalë, pata kurajon të përgjigjem me po-në time. Faleminderit, Jezus!

 

 

26/2 E PREMTE II K.K. [II]

Sh. Aleksandri (Leka)

Zan 37,3-4.12-13.17-28; Ps 104;

Mt 21,33-43.45-46

 

Ky është trashëgimtari! Ejani ta vrasim Mt 21,38

 

Në shembëlltyrën e vreshtarëve, të verbuar nga lakmia, sapo shohin të birin e padronit, në vend që ta mirëpresin, komplotojnë për ta vrarë, duke menduar të bëhen pronarë të vreshtës. Është gjendja e krerëve të popullit që po dëgjojnë Jezusin. Ata e urrenin, sepse ia kishte nxjerrë në dritën e diellit intrigat dhe interesat në qeverinë e popullit. Ashtu si profetët edhe ai kishte kërkuar t’i çonte drejt adhurimit të vërtetë të Hyjit, por pa efekt. Për ta Jezusi ishte vetëm për t’u dënuar me vdekje.

 

 

27/2 E SHTUNË II K.K. [II]

Sh. Gabrieli

Zan 37,3-4.12-13.17-28; Ps 104;

Mt 21,33-43.45-46

 

Ai do të kthehet për të pasur mëshirë për ne   Mik 7,19

 

Populli, i kthyer nga mërgimi në Babiloni, ndodhet përreth Jeruzalemit, në një zonë që ishte bërë shumë e varfër. Profeti Mikea, në emër të popullit, i ngre Hyjit lutjen e vet duke kujtuar mrekullitë që Ai kishte kryer në Egjipt. Zoti, që është besnik ndaj Besëlidhjes së tij dhe “pëlqen të ketë mëshirë”, sigurisht “do të kthehet për të pasur mëshirë për popullin e vet”.

 

 

28/2 E DJELË III K.K. [III]

Sh. Romani

Dal 3,1-8.13-15; Ps 102;

1Kor 10,1-6;10-12; Lk 13,1-9

 

Nëse ju nuk ktheheni kah Hyji, të gjithë do të sharroni si ata   Lk 13,5

 

Kush ra në kontakt me Jezusin dhe me fjalën e tij dhe nuk e pranon atë, duke i dhënë besimin e plotë, mbetet në rrezik të vazhdueshëm e pa mbrojtje nga armiku i njeriut, djalli.

Jezus, eja në jetën time, dua të të pranoj dhe të të besohem plotësisht ty, I vetmi shëlbues i imi!

 

 

29/2 E HËNË III K.K. [III]

Sh. Romani

2Mbr 5,1-15; Ps 41-42; Ll 4,24-30

 

Asnjë profet nuk është i mirëseardhur në vendin e vet  

Lk 4,24

 

E jetuara i bashkuar me Jezusin, i rrënjosur në fjalën e tij dhe i animuar nga Shpirti i Shenjtë, mund të të çojë në refuzimin prej bashkëqytetarëve apo anëtarëve të familjes, siç i ndodhi Jezusit. Duke këmbëngulur, gjithësesi, në mënyrë të vendosur, ne mund t’i ndihmojmë ata për t’iu afruar Zotit.

 

 

In primo piano