ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

02 gen 2019
02 SHKURT 2019

SHKURT 2019

1/2  E PREMTE III GJ.V. [III]

Heb 10,32-39; Ps 36; Mk 4,26-34

Keni nevojë vetëm për qëndresë  Heb 10,36

 

Dashuria ndaj Jezusit na bën të jetojmë shenjtërueshmërisht, na bën të kryejmë vepra që i japin lavdi; nevojitet që të ndihmohemi me njëri-tjetrin e të ngulmojmë sepse është një rrugë në ngjitje. Do të na ndihmojë të kujtojmë Marinë, Nënën tonë, dhe do të na japë forcë lutja e saj.

 

2/2  E SHTUNË KUSHTIMI I ZOTIT NË TEMPULL (F)[P]

Mal 3,1-4; Ps 23; Heb 2,14-18; Lk 2,22-40

Sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin  Lk 2,30

 

Nuk e di se cila ka qenë shenja për të cilën Simeoni mund të thojë që është i sigurt që ka parë Mesinë e premtuar në Jezusin Fëmijë. Ama, shpesh, edhe unë kam një ndjenjë gëzimi të madhe në zemër, kur lutem ose kur qëndroj së bashku me vëllezër të tjerë në Emër të Jezusit. Është prania e tij që e ka shkaktuar! Faleminderit, Jezus, për dhuratën që mund të të njoh të pranishëm, i ringjallur në mes nesh!

3/2  E DIEL IV GJ.V. Viti C [IV]

Jer 1,4-5.17-19; Ps 70; 1Kor 12,31- 13,13;

Lk 4,21-30

Sot shkoi në vend kjo pjesë e Shkrimit shenjtë që e dëgjuat me veshët tuaj  Lk 4,21

 

Jezusi kishte lexuar: “Shpirti i Zoti është mbi mua sepse Ai më shuguroi… Ai më dërgoi…”. Ai di të mishërojë gjithë dashurinë e Atit që ka për ne: kush e mirëpret, kush e lë veten të shpëtohet prej tij, në Kishën e tij, merr dritën, eksperimenton një liri të re, jeton në hir, që do të thotë, në dashurinë falas të Hyjit edhe drejt vëllezërve.

 

 

4/2  E HËNË IV GJ.V. [IV]

Heb 11,32-40; Ps 30; Mk 5,1-20

Panë të djallosurin ndenjur, të veshur dhe shëndosh në mend Mk 5,15

 

Kjo fjalë më kujton atë që më tregonte një mik i imi, që për vite të tëra, mbi të gjitha kur ishte i ri, ishte gjendur i paaftë që të ndalej qoftë edhe vetëm pak minuta, vetëm, për të hapur Ungjillin dhe ta lexonte. Një forcë më e madhe ia ndalonte dhe nuk dinte ta kuptonte arsyen. Më në fund, pasi kishte frekuentuar grupe lutjesh, e gjeti veten të lirë nga ajo ndalesë. Faleminderit, Jezus, që asgjë dhe askush nuk mund t’i rezistojë Fjalës sate, e vetmja që shëlbon.

5/2  E MARTË IV GJ.V. [IV]

(p: Sh. Agata, virgj. e mart.  † 250)

Heb 12,1-4; Ps 21; Mk 5,21-43

Të vrapojmë me qëndresë në  luftimin që na u caktua  Heb 12,1

 

Caku ynë është bashkimi i plotë me Hyjin Atë, deri në vizionin e plotë e të lavdishëm të Tijin. Të ndihmuar nga shembulli i Shenjtërve, duke kujtuar sot Sh. Agatën, të fiksojmë shikimin tonë tek Jezusi, me qëndresë: do të mbërrijmë tek caku.

 

6/2  E MËRKURË IV GJ.V. [IV]

(p: Sh. Pal Miki e Shokët, mart,  † 1597)

Heb 12,4-7.11-15; Ps 102; Mk 6,1-6

Kujdesuni për paqe me të gjithë  Heb 12,14

 

Të pranojmë korrigjimet, të jetojmë në dashuri, të mbështetur nga hiri që Jezusi na dhuron, është burim i paqes për zemrën tonë dhe për të gjitha marrëdhëniet tona shoqërore.  Eja ti, o Shpirt Shenjt, që je, dhe mund të bësh secilin prej nesh, të përvuajtë, të durueshëm dhe dashamirës me të gjithë.

 

7/2  E ENJTE  IV GJ.V. [IV]

Heb 12,18-19.21-24; Ps 47; Mk 6,7-13

Ata shkuan dhe u predikuan njerëzve kthimin kah Hyji Mk 6,12

 

Të Dymbëdhjetët, të dërguar nga Jezusi, kishin qenë me të, kishin dëgjuar Shpirtin e tij. Tani ishin gati: fjala e tyre ishte e fuqishme si ajo e Mësuesit të tyre. Ishte një fjalë që komunikonte dashurinë e tij, jepte forcë për të ecur në një jetë të re, drejtuar Atit.

 

 

8/2  E PREMTE IV GJ.V. [IV]

(pf: Sh. Jeronim Emiliani, † 1537; Sh. Jozefina Bakhita, virgj., † 1947)

Heb 13,1-8; Ps 26; Mk 6,14-29

Vetë Hyji ka thënë: “Jo nuk do të të lë e unë nuk do të të braktis”  Heb 13,5

 

Për këtë arsye autori i letrës se Hebrenjve rekomandon besimtarët që të jetojnë duke u mjaftuar me pak dhe duke u bërë instrument i Provanisë së Atit drejt vëllezërve më të nevojshëm. Kush ka me të vërtetë në zemër Jezusin, ka thesarin më të madh!

 

9/2  E SHTUNË IV GJ.V. [IV]

Heb 13,15-17.20-21; Ps 22; Mk 6,30-34

Hyji i paqes… ju bëftë të aftë për çdo vepër të mirë  Heb 13,21

 

Presim prej teje, o Zot Jezus, ndihmën për të jetuar shenjtërueshmërisht, sipas mësimeve të tua dhe shembullit tënd, për lavdinë e Atit. Të falenderojmë për përmbushjen  e kësaj dëshire tonën, që është edhe i yti dhe i Atit!

10/2  E DIEL V GJ.V. VITI C [I]

Is 6,1-2.3-8; Ps 137; 1Kor 15,1-11; Lk 5,1-11

Hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshk  Lk 5,4

 

Pjetri ka kryer veprën e tij të parë të bindjes ndaj Jezusit: kështu, menjëherë e ka njohur fuqinë hyjnore. Është akoma kështu: Kisha lëviz mbi fjalën e Zotit, për këtë vepra e saj sjell fryte të jetës së ‘amshuar’ për njerëzit. Lavdi ty, Jezus, që thërret neve, mëkatarë të shkretë, për të bashkëpunuar me ty!

 

11/2  E HËNË V GJ.V. [I]

(pf: ZOJA MARI e Papërlyer e Lurdit - 1858)

Zan 1,1-19; Ps 103; Mk 6,53-56

Fryma e Hyjit endej përmbi ujërat  Zan 1,2

 

Fryma e Hyjit endej përmbi ujërat dhe vendoste rregull në rrëmujën e asaj që ende nuk ekzistonte. Shpirti Shenjt ka ndërhyrë edhe për mua e më ka shtyrë te Jezusi. Dhe Jezusi ka filluar të vërë rregull në jetën time. Kam filluar të lutem: mëngjes, mbrëmje, dhe shpesh me Meshën e përditshme. Dhe e Shenjtërueshmja Mari më ka qenë pranë duke më shoqëruar e mbështetur përmes lutjes Të falemi Mari dhe të rruzares, që përpara madje e kisha harruar përpara!

12/2  E MARTË V GJ.V.  [I]

Zan 1,20 - 2,4; Ps 8; Mk 7,1-13

Hyji e bekoi të shtatën ditë dhe e shenjtëroi  Zan 2,3

 

Hyji, Ati ynë, faleminderit që e ke shenjtëruar ditën e shtatë: ia kushtojmë pushimit, bashkimit me ty, me Birin tënd Jezusin e Ringjallur dhe me vëllezërit. Në këtë ditë na dhuron hirin që të takohemi në Emrin tënd, që ta dëgjojmë Fjalën tënde, që ta njohim dhe mirëpresim me dashuri vullnetin tënd.

 

 

13/2  E MËRKURË V GJ.V. [I]

Zan 2,4-9.15-17; Ps 103; Mk 7,14-23

Njeriu u bë qenie e gjallë  Zan 2,7

 

“Zoti Hyj… nëpër hundë i shtiu frymën e jetës dhe njeriu u bë qenie e gjallë”. Kjo, në fillimin e krijimit. Në imazhin e Atit, Jezusi fryn Shpirtin Shenjt në atë që beson dhe që i besohet atij; duke e mirëpritur e jetojmë jetën tonë nga dashuria e Atit: jetën e amshuar, që njeh gëzimin për të qenë plotësisht të dashur dhe që mund të duam.

 

14/2  E ENJTE SH. ÇIRILI, († 859) dhe METODI, († 885), Pajtorët e Europës [P]

Vap 13,46-49; Ps 116; Lk 10,1-9

Të korrat janë të mëdha e punëtorë janë pak Lk 10,2

 

Dëgjojmë se thuhet shpesh, që ne dishepujt e Jezusit, në këtë botë jemi duart, këmbët, goja e Zotit…, por më pas e harrojmë. Shenjtërit Çirili dhe Metodi kanë qenë goja e Hyjit: kanë punuar që të rritet vreshti i tij duke shpallur Ungjillin mes popujve sllavë. Sigurisht që edhe sot, në ndonjë rast, Ati më thërret të jem punëtori i tij, instrumenti i tij për të përhapur dashurinë e tij në këtë cep të Europës në të cilin jetoj.

15/2  E PREMTE V GJ.V.  [I]

Zan 3,1-8; Ps 31; Mk 7,31-37

U urdhëroi atyre të mos i tregojnë askujt  Mk 7,36

 

Jezusi sapo i kishte thënë atij shurdhmemecit atë fjalë kaq domethënëse:“Effatha! Çelu!”, dhe kjo ishte realizuar. Ama, u komandon, atyre që e kishin parë ngjarjen, që mos t’ia thonin askujt, edhe pse ishte pothuajse e pamundur ta mbyllje gojën nga një gjë kaq e bukur. Jezusi nuk do të jetë i admiruar prej fansave, por i ndjekur prej dishepujve që kanë qenë prekur prej tij, që e kanë njohur. Fansat, duke iu afruar kryqit zhduken, humbasin; dishepujt qëndrojnë duke pritur ringjalljen.

 

16/2  E SHTUNË V GJ.V. [I]

Zan 3,9-24; Ps 89; Mk 8,1-10

Po më dhimbsen këta njerëz  Mk 8,2

 

Jezusi e shikonte mundimin e turmës, që tashmë prej tri ditësh e ndiqnin dhe e dëgjonin. Shumë ishin edhe të uritur. Si Bari i Mirë ka menduar për ushqimin e tyre. Kësisoj, kur vjen një mik në shtëpi, ndjej një lloj dhimbjeje kur nuhas mundimin e tij për të jetuar në një klimë heshtjeje dhe lutjeje. Atëherë kërkoj t’i ofroj sakrificën e tij Jezusit, që mund t’i flasë zemrës së tij.

 

17/2  E DIEL VI  GJ.V. Viti C [II]

Zan 17,5-8; Ps 1; 1Kor 15,12.16-20; Lk 6,17.20-26

Të lumët ju, o skamnorë, sepse juve ju përket Mbretëria e Hyjit  Lk 6,20

 

Jezusi ka jetuar i varfër, dhe po ashtu, Maria, nëna e tij. Asaj, Zoti i ka treguar që ajo “i dërgon të pasurit duarthatë”. Të bëhem i varfër për të ndjekur Jezusin më ka futur frikën. Ama, e falenderoj, sepse ai më ka bërë të provoj që të varfërve të tij u mundëson shijen e dashurisë së tij, udhëheqjen e tij dhe, atësinë e vëmendshme dhe të vazhdueshme të tijën.

 

 

18/2  E HËNË VI GJ.V. [II]

Zan 4,1-15.25; Ps 49; Mk 8,11-13

Pse a mos jam unë rojtari i tim vëllai?  Zan 4,9

 

Tundimi është prova për të parë nëse duam Zotin ose vetveten tonë, prirjet tona.
Hyj Atë, më ndihmo ti që të jem vigjilent, që të të dua me gjithë zemër dhe çdo njeri siç e do ti. Me të vërtetë, çdo njeri është vëllai im: nëse nuk do të përkujdesesha për të, do të të tradhëtoja ty, Atë.

 

19/2  E MARTË VI GJ.V. [II]

Zan 6,5-8;7,1-5.10; Ps 28; Mk 8,14-21

Porse Noehi gjeti hir para Zotit  Zan 6,8

 

Noehi ishte njeri që i druhej Hyjit dhe i përvuajtë, kërkonte t’i bindej, e ndjente veten nevojtare përpara tij dhe i ndihmonte edhe familjarët e vet që të jetonin kështu. Për këtë “gjeti hir para syve të Zotit”, që e shpëtoi nga katastrofa e përmbytjes me gjithë familjen e tij. Në vend të emrit Noeh a mund ta vendos emrin tim?

 

 

20/2  E MËRKURË VI GJ.V. [II]

Zan 8,6-13.20-22; Ps 115; Mk 8,22-26

Aty i sollën një të verbër dhe iu lutën ta prekte  Mk 8,22

 

Ka të verbër në trup dhe ka të verbër në shpirt. Jezus, ti je mjek i shpirtrave dhe i trupave: faleminderit për atë që ke bërë për mua, faleminderit që mund të të sjell ty sot, atë që mundohet të mirëpresë ndonjë sëmundje fizike dhe mbi të gjitha atë që nuk arrin të të njohë. Preki ti, me dorën tënde të shenjtë dhe të fuqishme!

 

 

21/2  E ENJTE VI GJ.V. [II]

(mf: Sh. Pjetër Damiani, ip. e mës. i K., † 1072)

Zan 9,1-13; Ps 101; Mk 8,27-33

Po ju, kush thoni se jam?  Mk 8,29

 

Sot Jezusi pyet edhe mua, edhe ty. Shpirt Shenjt më ndihmo t’i përgjigjem sikurse Pjetri, me bindje: “Besoj, Jezus, që ti je Krishti, Biri i Hyjit të gjallë!”. O Shpirt Shenjt, faleminderit për dhuratën e fesë që më pas bëhet jetë konkrete.

 

 

22/2  E PREMTE  KATEDRA E SHËN PJETRIT, Apostull. [P]

1Pjt 5,1-4; Ps 22; Mt 16,13-19

Ti je Pjetër-Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time Mt 16,18

 

Jezusi, duke rinjohur në Pjetrin dritën e Atit qiellor, i thotë pikërisht këto fjalë. Çdo i krishterë që në Jezusin njeh Birin e Hyjit dhe e do, duke jetuar fjalën e tij, është një gur i rëndësishëm i asaj ndërtese. Faleminderit, Jezus, që dëshiron që edhe unë të të ndihmoj ta ndërtosh Kishën tënde.

 

23/2  E SHTUNË VI GJ.V. [II]

(p: Sh. Polikarpi, ip. e mart., † 155)

Heb 11,1-7; Ps 144; Mk 9,2-13

Ai që i afrohet Hyjit, duhet edhe të besojë se Ai ekziston  Heb 11,6

 

Hyji nuk është një realitet i papërcaktuar që mund të shihet, ekzaminohet dhe të zgjidhet të merret ose jo me vete, siç bëhet me produktet mbi rafte të një supermarketi. Është Ai që na ka dashur e na do dhe don të na përfshijë në jetën e tij (jo anasjelltas!). Mund ta bëjë kur i japim besim. Atëherë ai do të “shfaqet”, njihet, siç ka bërë edhe për Abrahamin, për të gjithë patriarkët dhe për tre apostujt mbi malin Tabor.

 

24/2  E DIEL VII GJ.V. Vitit C [III]

1Sam 26,2.7-9.12-13.22-23; Ps 102; 1Kor 15,45-49; Lk 6,27-38

Bëhuni edhe ju të mëshirshëm, sikurse Ati juaj është i mëshirshëm  Lk 6,36

 

Faleminderit, Jezus: ti na dhuron dijen e vërtetë me fjalët e tua që, nëse janë të jetuara, na komunikojnë biles gëzim e paqe. Faleminderit që mund të mësojmë nga ti, që gjithmonë ke jetuar gjithçka që ke thënë. E kemi parë mëshirën tënde me të sëmurët, me mëkatarët dhe të djallosurit. Me hirin tënd do të arrijmë të të imitojmë dhe t’i japim lavdi Atit.

 

 

25/2  E HËNË VII GJ.V. [III]

Sir 1,1-10; Ps 92; Mk 9,14-29

Burimi i urtisë është fjala e Hyjit në qiejt Sir 1,5

 

Fjala e Hyjit është me të vërtetë urti: e kuptuar dhe e jetuar me ndihmën e Shpirtit Shenjt dhe një udhëheqje shpirtërore; ajo ka sjell paqe në zemrën time, më ka adresuar në zgjedhje të mira dhe më ka dhënë forcë për të refuzuar atë që nuk ishte e mirë në sytë e Jezusit.

 

 

26/2  E MARTË VII GJ.V. [III]

Sir 2,1-11(1-13); Ps 36; Mk 9,30-37

Mos u humb në kohën e vështirësisë  Sir 2,2

 

Kur diçka e përshtjellon jetën time, Zoti më rekomandon që të mos humbem, që të mos humbas do të thenë rrugën, drejtimin e duhur: busulla ime duhet të jetë gjithnjë e orientuar nga ai. Në labirintet e ndodhive të jetës, fakti që kapem për dore me të tijën, me besim, nuk do të zhgënjejë: është ai rrugëdalja! Më atë nuk ka rrugica qorre!

 

27/2  E MËRKURË VII GJ.V. [III]

Sir 4,11-19(12-22); Ps 118; Mk 9,38-40

Kush nuk është kundër nesh, është me ne  Mk 9,40

 

Jezusi i ndriçon dishepujt e vet, që ua kishin ndaluar të largonin djajtë personave që nuk ishin të rrethit të tyre: “Kush nuk është kundër nesh, është me ne”. Kush e refuzon djallin, bashkëpunon më atë që po ndërton mbretërinë e Hyjit! Faleminderit, Jezus, që e  zgjeron zemrën tonë.

 

28/2  E ENJTE VII GJ.V. [III]

Sir 5,1-8(1-10); Ps 1; Mk 9,41-50

Mos vono të kthehesh te Zoti  Sir 5,7

 

Po, por jo aq shumë për frikën e ferrit dhe të ndëshkimeve eventuale. Ka një arsye më të vërtetë dhe më të bukur: që të mos privohesh nga eksperienca që Hyji është kaq ndryshe nga ajo që ke imagjinuar, që ta njohësh si Atin kaq të butë, që të shijosh dashurinë e tij, që ta hap zemrën horizonteve të reja, si dhe marrëdhënieve vëllazërore asnjëherë të jetuara deri më tani. Mos humb kohë më shumë: kthehu kah Zoti, që do të thotë, drejt atij me dëgjim, përvuajtëri e vendosmëri.

 

In primo piano