ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

02 gen 2020
02 SHKURT 2020

SHKURT 2020

1/2  E SHTUNË  III° GJ. V. [III] 

2Sam 12,1-7.10-17; Ps 50; Mk 4,35-41

Mësues! A nuk shqetësohesh që po mbytemi?  Mk 4,38

Kur do të na duket që Jezusi nuk e vëren ndonjë vështirësi tonën, siç u ndodhi dishepujve në liqenin e trazuar me stuhi, do t’i ngjishemi me besim, akoma më shumë Atij: do të jemi më të vendosur në të jetuar Fjalën e Tij, në të falënderuar Atin, në bekimin e vëllezërve. Jezusi e vëren gjithmonë dashurinë tonë dhe besimin tonë!

 

 

2/2  E DIEL  KUSHTIMI I ZOTIT NË TEMPULL [P] 

Mal 3,1-4; Ps 23; Heb 2,14-18; Lk 2,22-40

Sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin  Lk 2,30

O Jezus, e di që Ati Të ka vënë në zemrën time, pikërisht siç Të ka dhuruar në duart e Simeonit. Kur sot do ta ndjej nevojën e faljes apo të ndonjë fjale mençurie, apo kur një shërbim do të më kushtojë shumë mundë, do Të të drejtohem Ty, i pranishëm në zemrën time: do të di Të lutem, do të di Të dëgjoj, do të di Të pres, dhe Ti Vetë do të veprosh me mua. O Jezus, Shëlbuesi im, lavdi gjithmonë Ty!

 

3/2  E HËNË GJ. V. [IV]                                                         (pf: Sh. Vlashi, ip.  e  mart., † shek. IV; Sh. Oskar, ip., † 865;)

2Sam 15,13-14.30; 16,5-13; Ps 3; Mk 5,1-20

Çka do prej meje, Jezus, Biri i Hyjit tejet të Lartë?  Mk 5,6

Janë fjalët e një mori shpirtërash të këqinj, që kishin zënë vendbanim në një burrë dhe që po e shkatërrojnë. Ti, o Jezus, ke patur mëshirë për atë: e ke liruar, pastaj ke bërë në mënyrë që të pushojë pranë Teje, i kthjellët dhe i qetë. Të lutem: liroje edhe shpirtin tim nga çdo shpirt mburrjeje, xhelozie, hatërmbetjeje, çdo shpirt kritik… Do të mund ta shijoj trashëgimin e Atit: ëmbëlsinë e të jetuarit i bashkuar me Ty, Parajsa e vërtetë!

 

4/2  E MARTË  IV° GJ. V. [IV] 

2Sam 18,9-10.14.21a.24-25.30-32;19,1-3; Ps 85; Mk 5,21-43

Kush m’i preku petkat?  Mk 5,31

Kjo fjalë më çon tek Sakramentet. Në to, Jezusi i ringjallur, Ai Vetë na prek dhe na flet, na komunikon dashurinë e Tij. E falënderoj me gjithë zemër për dhuratën e Rrëfimit. Pëmes këtij sakramenti, meshtari, në Emrin e Jezusit, me zërin e tij dhe duke vënë dorën e tij mbi kokën time, më ka falur dhe më ka treguar rrugën për ta ndjekur Atë. E kjo, që kur isha fëmijë.

 

5/2  E MËRKURË  IV° GJ. V. [IV]                                                                        (p: Sh. Agata, virgj. e mart., † 250 )

2Sam 24,2.9-17; Ps 31; Mk 6,1-6

Po a nuk është ky zdrukthëtar, i biri i Marisë?  Mk 6,3

Jeta e përvuajtë dhe e zakonshme e Jezusit për tridhjetë vjet, ku më pas rezultoi në një jetë publike me demonstrimin e urtisë së Tij dhe dashurisë hyjnore, i mahnit bashkëvendasit e Tij, por nuk arrin t’i çojë që të besojnë në Të. Nëse zemra ime nuk është e përvuajtë dhe e kulluar, as unë nuk do të arrij në një hir të tillë. O Jezus, ki mëshirë për ne!

 

 

6/2  E ENJTE  IV° GJ. V. [IV]                                                       (p: Sh. Pal Miki  Shokët , martirë, † 1597)

1Mbr 2,1-4.10-12; 1Kor 29,10-12; Mk 6,7-13

Mbaji urdhërimet e Zotit, Hyjit tënd! Ec udhëve të tija!  1Mbr 2,3

Është një rekomandim që mbreti David, ku përpara se të vdiste, ia drejtoi birit te vet Salomonit. Oh, nëse prindërit e sotëm do të kishin në zemër këtë këshillë për t’ua dhuruar fëmijëve të tyre, duke i jetuar më parë ata vetë!
O Jezus, jepu Shpirtin Tënd të Shenjtë prindërve dhe edukuesve; faleminderit!

 

 

7/2  E PREMTE  IV° GJ. V. [IV] 

Sir 47,2-11(2-13); Ps 17; Mk 6,14-29

S’guxon ta mbash gruan e vëllait tënd !  Mk 6,18

Gjon Pagëzuesi, një njeri i Hyjit, paralajmëron mbretin Herod: nuk po e jeton vullnetin e Hyjit. Kjo do t’i kushtojë vdekjen Gjonit.
O Jezus, faleminderit për korrigjimet e tua nëpërmjet atyre që Ti i do; më ndihmo t’i mirëpres gjithmonë dhe që t’i gjendem në ndihmë ndokujt, që të mund të jetoj si Të pëlqen Ty.

 

8/2  E SHTUNË  IV° GJ. V. [IV]                                              (p: Sh. Jeronim  Emiliani, † 1537; Sh. Jozefina Bakhita, virgj., † 1947)

1Mbr 3,4-13; Ps 118; Mk 6,30-34

Pa një turmë të madhe të popullit, iu dhimbsën  Mk 6,34

Jezusi është i vëmendshëm ndaj atyre që e rrethojnë, ndaj nevojave të tyre shpirtërore edhe materiale. Më parë, ushqen shpirtin e tyre me Fjalën e Tij të shenjtë, më pas,  mendon, i bashkuar me Atin qiellor, edhe për urinë e tyre.
O Jezus, Ti je Dritë për të gjithë!

 

9/2  E DIEL  V° GJ. V. Viti A [I] 

Is 58,7-10; Ps 111; 1Kor 2,1-5; Mt 5,13-16

Ju jeni kripa e tokës   Mt 5,13

Jezusi don t’i dhurojë kësaj bote një “shije” të mirë përmes dishepujve të Tij. Përgjegjësia jonë është me të vërtetë e madhe! Atëherë, do të kërkoj, që të jem i bashkuar me Jezusin për të “përzier” lidhjet e mia të sotme me Shpirtin e Tij, Shpirt dashurie, gëzimi, paqeje, zemërgjerësie, dashamirësie, mirësie, besnikërie, butësie, faljeje, zotërimit të vetvetes… Kështu, dikush mund të shijojë shijen e Hyjit Atë.

 

10/2  E HËNË  V° GJ. V. [I]                                                              (p. Sh. Skolastika, virgj., † 542 )

1Mbr 8,1-7.9-13; Ps 131; Mk 6,53-56

Posa dolën nga barka, njerëzit e njohën menjëherë   Mk 6,54

Ti, o Jezus, je i pagabueshëm: në Ty gjejmë fuqinë e dashurisë. Njerëzit kështu Të njohin; do të njihemi edhe ne të krishterët kur, të bashkuar me Ty, do të kultivojmë dashurinë reciproke dhe drejt të gjithëve.

 

 

11/2  E MARTË  V° GJ. V. [I]                                                               (pf: E BEKUARA VIRGJËRA MARI  Zoja e Lurdit - 1858)

1Mbr 8,22-23.27-30; Ps 83; Mk 7,1-13

Dhe njëmend, a mund të merret me mend se Hyji banon mbi tokë me të vërtetë?  1Mbr 8,27

Me të njëjtën habi mund të themi: po, është pikërisht e vërtetë që Hyji banon me ne. Ai, në fakt, ka zgjedhur të banojë në bashkësinë e mbledhur në Emrin e Tij, në Euharisti, në vetë zemrën e njeriut. “Që Krishti të banojë në zemrat tuaja për fenë” lutu për ne Shën Pali.
A është e gatshme zemra ime? Maria, banesa e papërlyer e Hyjit, lutu edhe ti për mua!

 

12/2  E MËRKURË  V° GJ. V. [I] 

1Mbr 10,1-10; Ps 36; Mk 7,14-23

Më dëgjoni të gjithë dhe mbani mend!  Mk 7,14

Jezusi deklaron, me autoritetin e Birit të Hyjit, që të gjitha ushqimet janë të pastra. Për dishepujt e Tij, të prejardhur nga populli hebraik, ishte një lajm i padëgjuar. Për Jezusin, në fakt, nuk është ajo që hamë, që e prish marrëdhënien tonë me Të, Zotin, por është ajo që del prej zemrës sonë, që na distancon prej Tij. ‘Gjëja’ e parë është kurvërimi: kush kërkon nga trupi i vet kënaqësinë seksuale përjashtohet nga pjesmarrja në jetën e hirit.

 

13/2  E ENJTE  V° GJ. V. [I] 

1Mbr 11,4-13; Ps 105; Mk 7,24-30

Nuk është mirë të merret buka e fëmijëve e t’u hidhet këlyshëve    Mk 7,27

Jezusi ia drejton këtë fjalë një gruaje pagane, që i lutet për t’i liruar vajzën nga një djall. Janë fjalë zbuluese: na thonë besnikërinë e Jezusit ndaj vullnetit të Atit, që e ka dërguar tek populli i Izraelit; Jezusi e din që jashtë bindjes nuk ka bekim. Të njëjtat fjalë na thonë edhe, që lutja e sigurtë mund të ndryshojë planet e Atit, dhe që është përvuajtëria mbi të gjitha, që fiton armikun. 

 

4/2  E PREMTE   GJ. V. [I]                                                                                         SH. ÇIRILI, († 859) e METODI, († 885), Pajtorët e Europës [ P] 

Vap 13,46-49; ose Is 52,7-20; Ps 116; Lk 10,1-9 

Zoti po e ngushëllon popullin e vet Is 52,9

Për ne është gëzim i madh të jemi Kisha, Populli i Zotit, familja që Ai Vetë, ndriçon, ushqen, mbron, ngushëllon... Është një hir që na bën të jemi të sigurtë dhe të qetë, edhe pse në errësirën e botës që na rrethon. Dhe është angazhimi, i mbështetur nga guximi që vjen prej dashurisë, derisa çdo njeri ta gjejë jetën e vërtetë duke takuar Jezusin.
Shën Çirili dhe Metodi, lutuni për ne dhe për popujt europianë!

 

15/2  E SHTUNË  V° GJ. V. [I] 

1Mbr 12,26-32; 13,33-34; Ps 105; Mk 8,1-10

Po më dhimbsen këta njerëz          Mk 8,2

Jezusi ka zemrën e Atit të qiellit, plot dhimbje për njerëzit. Do të rrimë pranë Atij për Ta dëgjuar, për të marrë Dritën dhe dashurinë e Tij, dhe Ai do të ketë kujdes për ne, për çdo nevojë tonën, qoftë shpirtërore, qoftë materiale.
Faleminderit o Jezus: dua të rri me Ty, të besoj vetëm në Ty.

 

16/2  E DIEL  VI° GJ. V. Viti A [II] 

Sir 15,15-20(16-21); Ps 118; 1Kor 2,6-10; Mt 5,17-37

Shko e pajtohu më parë me vëllain tënd   Mt 5,24

Hyji është dashuri: ajo shfaqet përmes Jezusit, Birit të Vet, që sot na drejton këtë fjalë shëlbimi dhe paqeje. Përpara se t’i paraqitemi Atij, Ai na thotë që të shohim në qoftë se jemi në harmoni me vëllezërit dhe, nëse nuk është kështu, të kërkojmë të pajtohemi më përvuajtëri dhe falje.

 

17/2  E HËNË  VI° GJ. V. [II]                                                        (pf: Shtatë Shenjtërit Themelues Shërbëtorët e Marisë)

Jak 1,1-11; Ps 118; Mk 8,11-13

Duke e ditur se prova e fesë suaj lind qëndrueshmërinë  Jak 1,3

Për shumë vite kam duruar me mundë difektin e një vëllai: për t’u shprehur, përdorte një ton të nxituar dhe nervoz. Një dënim! E falënderoj Jezusin që më ka mbështetur të ngulmoj pa u ankuar. E falënderoj për këshillën e vëllezërve për ta duruar, me shpresën që ai do të kishte ndërhyrë. Dhe faleminderit, sepse me të vërtetë e ka bërë!

 

 

18/2 E MARTË VI° GJ. V. [II]

Jak 1,12-18; Ps 93; Mk 8,14-21  

Lum ai njeri që pëson tundim       Jak 1,12

Sot është Shën Jakobi që na flet. Na tregon gëzimin që merret në të rezistuar ndaj tundimit të ndarësit, djallit, për të qenë të bashkuar me Jezusin, për Ta dashur, për t’iu bindur Fjalës së Tij.

 

 

 

19/2  E MËRKURË  VI° GJ. V. [II] 

Jak 1,19-27; Ps 14; Mk 8,22-26  

Me plot butësi pranoni Fjalën e mbjellë në ju  Jak 1,21

Jakobi Apostull na nxit ta mirëpresim me dashuri Fjalën e Hyjit, që e dëgjojmë në Meshë apo në rrethana të tjera. Na nxit ta jetojmë dhe të lihemi prej saj të formohemi dhe udhëhiqemi për t’u ardhur në ndihmë atyre që do të takojmë.
O Shpirt Shenjt, faleminderit që më ndihmon të dëgjoj me dashuri dhe me butësi.

 

20/2  E ENJTE  VI° GJ. V. [II] 

Jak 2,1-9; Ps 33; Mk 8,27-33  

Nuk ke ndër mend punët e Hyjit, por punët e njerëzve   Mk 8,33

Sa e lehte është të kemi pritshmëri të pastra njerëzore, si Pjetri me Jezusin! Pjetri donte që Jezusi të shmangte vuajtjen për të bërë vullnetin e rreptë të Atit. Përkundrazi, Jezusi, është i ngultë në propozimin e këtillë, dhe për këtë e korrigjon nxënësin e Tij të dashur.
O Jezus, me Ty unë lutem: “O Atë, u bëftë në mua vullneti Yt ”.

 

 

21/2  E PREMTE  VI° GJ. V. [II]                                               (pf: Sh. Pietër Damiani, ip. e mës. i K., † 1072)

Jak 2,14-24.26; Ps 111; Mk 8,34-9,1  

Feja pa vepra është e pafrytshme  Jak 2,20

Të falënderoj, o Jezus, që më ke zgjuar nga gjumi sepse e jetoja fenë vetëm si traditë që duhej ndjekur dhe jo si përgjigje personale ndaj Fjalës Sate. Kur e vura re, duke e ditur nevojën e një të varfëri në vendin tim, dhe të vëmendjes së Jezusit për këta persona, me disa miq jemi organzuar që t’i blenim drutë dhe t’i lyenim shtëpinë.
Faleminderit, o Jezus, për dhuratën e të jetuarit të Fjalës Sate, që rinovon dhe ushqen gëzueshmërisht dashurinë Tënde në ne.

 

22/2  E SHTUNË  KATEDRA E SHËN PJETRIT, Ap. [P] 

1Pjt 5,1-4; Ps 22; Mt 16,13-19  

Ruajeni grigjën e Hyjit që ju është lënë në kujdes  1Pjt 5,2

Në këtë ditë përkujtojmë faktin që Jezusi i besoi apostullit Pjetër Kishën e Tij. Sot Papa vazhdon këtë shërbim dashurie, bashkimi dhe mbikqyrjeje, i ndihmuar prej të gjithë atyre që e duan Jezusin: ipeshkvinj, meshtarë, besimtarë. Të lutemi për të!

 

23/2  E DIEL VII° GJ. V. Viti A [III] 

Lev 19,1-2.17-18; Ps 102; 1Kor 3,16-23; Mt 5,38-48  

Atij që të lyp, jepi  Mt 5,42

Jezusi plotëson dijen e  Besëlidhjes së Vjetër, që ishte tashmë një dritë për popullin – në fakt, parashikonte, drejtësinë dhe mëshirën -. Duke na dhuruar Shpirtin Shenjt, Jezusi zhyt zemrën tonë në zemrën e Vetë Atit: zemër që është butësi e dashuri për çdo njeri, zemër që i gëzohet jetës dhe të mirës së çdo biri, që dhuron gjithmonë përkujdesje. Jepe edhe ti dashurinë tënde; do ta njohësh gëzimin e Hyjit.

 

 

24/2  E HËNË  VII° GJ. V. [III] 

Jak 3,13-18; Ps 18; Mk 9,14-29  

Kurse urtia që vjen prej së larti më së pari është e pastër, pastaj pajtuese, e butë, e përshtatshme  Jak 3,17

Urtia, dhuratë e Shpirtit Shenjt, është një pasuri e shkëlqyer. Të bën të jesh i butë, që do të thotë, bujar, pa krenari, i bindshëm, që të mund të pranosh të afërmin si dhuratë e Hyjit, dhe madje, pa qëllime të dyfishta.

 

25/2  E MARTË  VII° GJ. V. [III] 

Jak 4,1-10; Ps 54; Mk 9,30-37  

Nënshtrohuni, pra, Hyjit! Kundërshtojini djallit   Jak 4,7

Fjala e Shën Jakobit, e shpallur në Meshën e Shenjtë, është krejt dritë për zemrën dhe ftesë e fortë për kthim. Është nxitje për të qenë të përvuajtë dhe të bindur në të dashur Jezusin, për të qenë në dëgjim të Shpirtit Shenjt, të vëmendshëm për të mos rënë në tundimet e djallit.

 

 

26/2  E MËRKURA E PËRHIME [P] 

Jl 2,12-18; Ps 50; 2Kor 5,20 - 6,2; Mt 6,1-6.16-18

Kthehuni me gjithë zemër kah unë, me agjërim, me vaj e dënesje            Jl 2,12

Hyji Atë na dhuron akoma një kohë, kreshmët, që të kthehemi tek Ai, për ta shkëputur zemrën tonë nga gjithçka që na pengon për të qëndruar me Jezusin. Ati e ka dërguar mes nesh për të na dhuruar një jetë të re, jetën e Tij, plot me dashuri dhe urti.

 

27/2  E ENJTE  pas të Përhimes [IV] 

Lp 30,15-20; Ps 1; Lk 9,22-25  

Zgjidhe, pra, jetën, që të jetosh ti e trashëgimtarët e tu  Lp 30,19-20

Hyji Atë, përmes Moisiut, shërbëtorit të Vet, e nxit popullin e tij me këto fjalë. Duke e dashur Zotin Jezus, duke iu bindur Fjalës së Tij me ngulmim, ne zgjedhim jetën.

 

 

 

28/2  E PREMTE pas të Përhimes [IV] 

Is 58,1-9; Ps 50; Mt 9,14-15  

A është e mundur të mbajnë zi dasmorët derisa të jetë me ta dhëndri?  Mt 9,15

Ne, që besojmë në Jezusin, duhet të jemi gjithnjë në gëzim për Atë. Është kur jam pa Atë që ndihem në siklet, mungesë paqeje dhe bashkimi.
Ti, o Shpirt Shenjt, na ndihmo të jetojmë të bashkuar thellësisht me Jezusin dhe t’ua çojmë të gjithëve praninë e Tij çliruese dhe gjallëruese.

 

 

29/2  E SHTUNË pas të Përhimes [IV] 

Is 58,9-14; Ps 85; Lk 5,27-32

Të shëndoshët nuk kanë nevojë për mjek, por të sëmurit Lk 5,31

O Jezus, Ti nuk druhesh që të infektohesh, duke qëndruar së bashku me mëkatarët, siç druheshin farisenjtë. Ti je mjeku për shpirtrat e tyre, i ndihmon të ndryshojnë jetën me dashurinë Tënde. Faleminderit, o Jezus, që na korrigjon kur mendimet tona apo qëllimet tona nuk janë të shenjta, nuk janë sipas dashurisë Sate.

In primo piano