ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 feb 2013
02 SHKURT 2013


1/2 E PREMTE III K.GJ.V. [III]
Heb 10,32-39; Ps 36; Mk 4,26-34
Mbretëria e Hyjit është si fara e senapit Mk 4,30-31
Me këtë fjalë Jezusi na inkurajon, si personalisht edhe si bashkësi e krishterë. Na fton për të mos bërë llogaritë në forcën tonë, por mbi atë forcë që shpërthen prej Fjalës së Hyjit. Është pikërisht ajo fjalë që, e ruajtur, e lutur dhe e dashur, përmbush në ne veprat e Atit, megjithëse të vegjël e të kufizuar në aftësi e mjete.
Kështu ka qenë edhe për shenjtërit që na kanë paraprirë.

2/2 E SHTUNË KUSHTIMI I KRISHTIT NË TEMPULL [P]
Mal 3,1-4 (ose. Heb 2,14-18); Ps 23; Lk 2,22-40
Me sytë e mi e pashë shëlbimin Lk 2,30
Tashmë kanë kaluar dyzetë ditë nga festa e lindjes së Jezusit. Simoni, fetari më besnik i Izraelit, i udhëhequr nga Shpirti i Shenjtë, në Jezusin e vogël shikon Mesinë e premtuar etërve që nga kohët e hershme.
Faleminderit Jezus, për dhuratën që më ke dhënë edhe mua për të mirënjohur si Birin e Hyjt. Faleminderit për gëzimin e pamasë që ringjalle në mua që kur, me seriozitet, kërkova të përjetoj Ungjillin tënd. Faleminderit për lirinë që e kam gjetur brenda meje dhe që më ka dhënë shijen dhe domethënien e jetës sime: atë shije të të jetuarit në dashurinë Tënde.

3/2 E DJELË IV K.GJ.V Viti C [IV]
Jer 1,4-5.17-19; Ps 70; 1Kor 12,31 - 13,13; Lk 4,21-30
Dashuria nuk mbaron kurrë 1Kor 13,8
Shën Pali na shtyn të për të jetuar në dashurinë hyjnore, e pra në në dashurinë sipas fjalës së Jezusit: “Duajeni njëri-tjetrin ashti siç ju desha unë”. Një dashuri e tillë është kjo që mbetet përgjithmonë, si thesar, në qiell! Në fund të jetës kjo dashuri është e vetmja pasuri që do ta marrim me vete.

4/2 E HËNË IV K.GJ.V. [IV]
Heb 11,32-40; Ps 30; Mk 5,1-20
Gjithkush mrekullohej Mk 5,20
Kujtoj se, kur po i përgjigjesha thirrjes së Jezusit duke lënë gjithçka tjetër, kisha një frikë të madhe. Provoja dhimbje si të kisha një gur të madh në zemër. Pasi ia pata treguar atit shpirtëror dhe pasi qemë lutur bashkë me të duke i bërë thirrje emrit të shenjtë të Jezusit, me mahnitje të madhe e kam gjetur vetveten të çliruar nga ky shpirt.
Faleminderit, Zot Jezus, për fuqinë e Emrit tënd që ngadhënjen mbi çdo rezistencë të zemrës sonë për të hapur vendin Ty.

5/2 E MARTË IV K.GJ.V. [IV]
Sh. Agia virgjër e martire † 250
Heb 12,1-4; Ps 21; Mk 5,21-43
Shko në paqe! Dhe ji e shëruar nga sëmundja jote! Mk 5,34
Është e lehtë për të kuptuar se edhe ne, për shkak të mëkatit, kemi ndonjë hemoragji shpirtërore prej së cilës e humbasim paqen dhe gëzimin e jetës. Jezusi ka ardhur si mjeku për të shëruar personat që afrohen tek ai dhe e prekin me përvujtërinë e fesë dhe të lutjes.
Jezus, faleminderit që ke ardhur; ti je shpresa e shërimit nga të gjitha sëmundjet tona!

6/2 E MERKURË IV K.GJ.V [IV]
Sh. Palo Miki e shokët martirë † 1597
Heb 12,4-7.11-15; Ps 102; Mk 6,1-6
Atë që e do Zoti e edukon me disiplinë Heb 12,6
Shpesh kam dëgjuar të thuhet: “Përse Hyji më godet me kaq shumë fatkeqësi, ndërkohë që lë të qetë mjaft të tjerë të cilët nuk kujdesen për Të?”. Ati e çmon shumë lumturinë e amëshuar për ata që kërkojnë ta duan. Për ta bërë ecjen tonë më të sigurtë e më të shpejtë lejon pakënaqësira, mungesë suksesi, vuajtje… Ai na edukon që ta mbështesim vetëm tek Ai shpresën dhe pritjet e çdo të mire.

7/2 E ENJTE IV K.GJ.V. [IV]
Heb 12,18-19.21-24; Ps 47; Mk 6,7-13
Thirri të Dymbëdhjetët e nisi t’i dërgojë dy nga dy Mk 6,7
Në këto fjalë mund të shikojmë shpirtin e bindjes dhe të bashkimit që është kërkuar ndaj dishepujve të Jezusit, për çdo të krishterë: kështu Jezusi bëhet i pranishëm në botë, pasi Ai është atje ku dy ose tre vetë janë të mbledhur në emrin e tij.

8/2 E PREMTE IV K.GJ.V [IV]
Sh. Xhirolam Emiljani † 1537; Sh. Jozefina Bakhita, virgjër † 1947
Heb 13,1-8; Ps 26; Mk 6,14-29
Jezu Krishti është i njëjtë dje e sot dhe do të jetë për amshim! Heb 13,8
Autori i letrës së dërguar Hebrejve thotë fjalët e cituara, pasi të ketë kryer disa ekzorçizma të shenjtë. Të tilla ekzorcizma vijnë nga Jezusi: Ai është burimi i qëndrueshëm i diturisë së Hyjit dhe i dashurisë së Tij; Ai sërisht na flet dhe na udhëheq përmes mbarështuesve të vet në Kishën e Tij.

9/2 E SHTUNË IV K.GJ.V. [IV]
Heb 13,15-17.20-21; Ps 22; Mk 6,30-34
Pa një turmë të madhe të popullit, dhe iu dhimsën Mk 6,34
Jezusi kishte një program sëbashku me apostujt e vet, por qe i gatshëm ta ndryshonte atë, kur pa nevojën e mjaft personave të tjerë që u ishin paraqitur.
Faleminderit Jezus, për shembullin dhe mëshirën tënde!

10/2 E DJELË V K.GJ.V. Viti C [I]
Is 6,1-2.3-8; Ps 137; 1Kor 15,1-11; Lk 5,1-11
Tani e tutje do të zësh njerëz Lk 5,10
Me këto fjalë, Jezusi e ngarkon Pjetrin që të bëhet bashkëpunëtori i vet në “peshkim”, dmth për të shpëtuar njerëzit nga deti i botës e për t’u dhënë atyre jetën e vet.
Faleminderit Jezus, që më ke “peshkuar” edhe mua nga “deti” i të menduarit vetëm për veten time apo nga të mbajturit e vetvetes si qendra e botës. Faleminderit se je vënë kaq shumë në shërbim për këtë vepër të shëlbimit. Ja tek jam: nëse Ti do, mund të më dërgosh edhe mua!

11/2 E HËNË V K.GJ.V. [I]
VIRGJËRA MARI E LURDIT - 1858
Zan 1,1-19; Ps 103; Mk 6,53-56
Njerëzit menjëherë do ta njihnin Mk 6,54
Sapo Jezusi zbret nga barka, njerëzia menjëherë e njeh. E individualizon, e edhe më tepër, arrin ta pranojë se Ai po përmbush shenjat e Mesisë, në të kundërt të dishepujve që “e kanë zemrën të “ngurtësuar”. Turma për këtë arsye e afron me stimë dhe dashuri. Jezusi e njofton dhe kështu mundet ta shpërndajë lirisht dashurinë e vet, duke u përkujdesur dhe duke shëruar të sëmurët që ua vënë përpara.
Sot falënderojmë Virgjërën e Papërlyer të Lurdit për ndërhyrjen e saj pranë Atit, për shërimin fizik e shpirtëror të shumë të sëmurëve.

12/2 E MARTË V K.GJ.V. [I]
Zan 1,20 - 2,4; Ps 8; Mk 7,1-13
Zemra e tyre është larg meje Mk 7,6
Jezusi citon profetin Isaia për t’iu përgjigjur farisenjve që e akuzojnë për shkeljen e ligjit të pastrimit të duarve para pastrimit të ushqimit. Gjen kështu rastin për të marrë dhe për të ftuar ata, që të jenë më të vëmendshëm ndaj pastërtisë së zemrës se sa të duarve, ndaj praktikës së urdhërimeve kryesore se sa rregullave dytësore. Eja Shpirt i Shenjtë për të formuar në ne një zemër të pastër, të kujdesur për të jetuar me thjeshtësi e vërtetësi fjalën e Jezusit!

13/2 E MËRKURA E PËRHIME [P]
Gal 2,12-18; Ps 50; 2Kor 5,20 - 6,2;
Mt 6,1-6.16-18
Ati yt që sheh në fshehtësi, do të të shpërblejë Mt 6,6
Më mëso Jezus, me jetën tënde, për të jetuar nën vëzhgimin e Atit, vetëm për kënaqësinë e tij dhe në çdo çast!
Në këtë kohë të Kreshmëve dua, që me ndihmën tënde, të ushtrohem për t’i dhënë peshë vështrimit të Atit.

14/2 E ENJTE Sh. CIRILI † 859 e METODI † 885; Pajtorë të EUROPËS [P]
Is 52,7-10; Ps 116; Lk 10,1-9
Të korrat janë të mëdha Lk 10,2
Faleminderit Jezus: Ti ke në zemër shëlbimin e çdo njeriu e duke parë se janë të paktë ata që kushtohen, kërkoji dishepujve të tu që t’i luten Atit derisa të dërgojë të tjerë.
Ja pra, nëse dëshiron, jam edhe unë: më përdor edhe mua!

15/2 E PREMTE pas të Përhimes [IV]
Is 58,1-9; Ps 50; Mt 9,14-15
Do të zbardhë porsi agimi drita jote Is 58,8
Hyji Atë, që është dashuri, paralajmëron dhe qorton bijtë e vet dhe na mëson se çfarë është mbajtja e kreshmës e cila pret prej nesh: për të jetuar në dashuri ndaj të gjithëve në nevojë. Atëherë do të jemi një dhuratë e Hyjit për të gjithë dhe do ta kemi bekimin nga Ai.

16/2 E SHTUNË pas të Përhimes [IV]
Is 58,9-14; Ps 85; Lk 5,27-32
Pse hani e pini me tagrambledhës e mëkatarë? Lk 5,30
Kush nuk e do Jezusin, nuk e kupton mënyrën e Tij të jetuarit dhe nuk di ta pranojë e ta bashkëndajë. Ai ka ardhur për të kthyer në rrugën që të çon tek Ati kë ishte i humbur nëpër rrugët e tjera. Ai është bariu i mirë që shkon në kërkim të deles së humbur e bën festë kur e gjen dhe mund ta çojë në shtëpi!

17/2 E DJELA I K.K. Viti C [I]
Lp 26,4-10; Ps 90; Rom 10,8-13; Lk 4,1-13
Jezusi ishte gjykuar nga Shpirti në shkretëtirë Lk 4,1
Si është e mundur që Jezusi është drejtuar për në shkretëtirë, pas pagëzimit? Kishte ndoshta nevojë për t’i treguar Atit pastërtinë e dashurisë së vet? Është eksperienca që edhe populli e kishte përjetuar dhe shpeshherë ishte ankuar e rebeluar. Përkundrazi, Jezusi demonstroi se ishte me të vërtetë Biri, madje edhe në provën e fortë të mbajtjes së kreshmës apo të tundimeve.

18/2 E HËNË I K.K. [I]
Lev 19,1-2.11-18; Ps 18; Mt 25,31-46
Isha shtegtar e më përbujtët Mt 25,35
Janë fjalë të Jezusit. Nuk është e lehtë të pranosh kë nuk njihet, por duke ushtruar fenë në Jezusin, është e mundur. Ai na jep dritën e forcën për të dashur çdo person, ashtu siç kanë bërë ai dhe të gjithë shenjtërit e vet.
O Shpirt i Shenjtë, ndihmona!

19/2 E MARTË I K.K. [I]
Is 55,10-11; Ps 33; Mt 6,7-15
Ardhtë Mbretëria jote Mt 6,10
Është pikërisht kjo që Jezusi na fton për të kërkuar tek Ati në lutjen që na ka mësuar. Është një dëshirë që Ati e realizon shpesh. Një ndër këto të djela e kam parë edhe unë: disa familje janë mbledhur për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë; gjatë pasdites prindërit janë gjendur përsëri sëbashku për të për të dëgjuar fjalën e Hyjit dhe për t’u ballafaquar me të; edhe fëmijët kanë kushtuar të paktën një gjysëm ore për t’u lutur së bashku dhe për të kënduar për Hyjin. Faleminderit Atë për mbretërinë tënde që vjen!

20/2 E MËRKURË I K.K. [I]
Joz 3,1-10; Ps 50; Lk 11,29-32
Këtu është Dikush më i madh se Jona Lk 11,32
Jezus ti je më i madhi i të gjithë profetëve, ti je Biri i njëlindur i Hyjit: Ti na bën ta njohim Hyjin si Atë, si dashuri.
Dua të dëgjoj Ty para të gjithëve dhe ta vendos besimin tim plotësisht në Ty. Faleminderit që Ti eksiston!

21/2 E RNJTE I K.K. [I]
Sh. Pier Damiani ipeshkëv e mësues † 1072
Es 4,1; Ps 137; Mt 7,7-12
Trokitni e do t’ju çelet Mt 7,7
O Atë, unë dua të trokas në zemrën tënde, në këtë kohë të Kreshmëve për të marrë Shpirtin Tënd. Do të më japësh dhuratën për të mos gjykuar dhe as për të dënuar njeri; të shpërndaj diturinë tënde në rastet që ti vetë ke përgatitur; që të bashkohem me Birin Tënd Jezus për të ofruar vuajtje, përvuajtëri, keqkuptime e sëmundje.

22/2 E PREMTE KATEDRA e SH. PJETRIT Apostull [P]
1Pjt 5,1-4; Ps 22; Mt 16,13-19
Ruajeni grigjën Hyjit… si do Hyji 1Pjt 5,2
Hyjit Atë, me siguri, e pëlqen mënyrën në të cilën Jezusi udhëheq popullin e Vet. Është Ai bariu i mirë, i butë dhe i përvuajtur në zemër, i ardhur për të shërbyer deri në flijimin e plotë të jetës së Tij, i bindur.

23/2 E SHTUNË I K.K. [I]
Sh. Polikarpi ipeshkëv e martir † 155
Lp 26,16-19; Ps 118; Mt 5,43-48
Duajini armiqtë tuaj Mt 5,44
Faleminderit Jezus, që je drita e forca për një jetë të re! Duke parë në Ty e me hirin Tënd, do të jemi të aftë të jetojmë në dashurinë ndaj të gjithëve, madje edhe kujt na ka ofenduar.

24/2 E DJELË II K.K. Viti C [II]
Zan 15,5-12.17-18; Ps 26; Flm 3,17 - 4,1;
Lk 9,28-36
Jezusi mbeti vetëm Lk 9,36
Mozeja dhe Elia u kthyen në lavdinë e Hyut; drita flakëruese, që ishte përhapur nga fytyra e Jezusit dhe i kishte bërë të bardha rrobat e tia, u zhduk; reja që kishte mbështjellë tre apostujt, u zhdavarit dhe zëri: “Dëgjojeni” mbeti i gdhendur në zemrat e tyre. Tani mbetet vetëm Jezusi: është ai përmbushja e ligjit dhe e profecive, ai do të na udhëheqë për të kaluar nga kjo botë tek Ati!

25/2 E HËNË II K.K. [II]
Lp 9,4-10; Ps 78; Lk 6,36-38
Jepni e do t’ju jepet Lk 6,38
Faleminderit Jezus, për fjalët e tua të dashurisë, plot dituri: janë e vërteta që jep paqe. Ti e ke dhënë vetveten për ne: ndihmona për të bërë edhe mjaft gjëra të tjera, për lavdinë e tënde dhe të Atit!

26/2 E MARTË II K.K. [II]
Is 1,10.16-20; Ps 49; Mt 23,1-12
Kush përvujtërohet do të lartësohet Mt 23,12
Faleminderit Jezus, pasi nga kushti hyjnor je ulur në kushtin tonë njerëzor duke u bërë shërbyes për të gjithë! Ndihmona për të qenë të thjeshtë e bij besnikë të Atit, vëllezër të të gjithëve, ashtu si Ti!

27/2 E MËRKURË II K.K. [II]
Jer 18,18-20; Ps 30; Mt 20,17-28
Ndërmjet jush nuk duhet të jetë ashtu Mt 20,26
Stili i ri i jetës, që Jezusi na e mëson dhe komunikon, është ai që çdo nënë dhe baba i krishterë, jeton dhe mëson – kështu së paku duhet të jetë! – për të vegjëlit e tyre: duke i shërbyer njëri-tjetrit me dashuri, duke evituar pretendimet, egoizmin dhe urdhërat.
Faleminderit Jezus, që po na jep Shpirtin e Shenjtë që të bëhemi të aftë për një jetë kaq të bukur!

28/2 E ENJTE II K.K. [II]
Jer 17,5-10; Ps 1; Lk 16,19-31
Unë, Zoti, shqyrtoj zemrën, sprovoj veshkat Jer 17,10
Po të falënderojmë o Atë i mirë, sepse na njeh thellësisht: asgjë nuk të është fshehur! Faleminderit se dëshiron që zemra jonë të jetë e pastër, e njëjtë me tënden dhe për këtë arsye e provon dhe e pastron sipas urtësisë tënde sublime dhe të dashur. Bëj që të dimë të hapemi e të dorëzojmë zemrën e mendjen në çdo situatë!

 

In primo piano