ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 feb 2014
02 SHKURT 2014

SHKURT 2014

1/2 E SHTUNË III K.GJ.V. [III]
Sh. Aldo
2Sam 12,1-7.10-17; Ps 50; Mk 4,35-41
Kam mëkatuar kundër Zotit!
2Sam 12,13
Mbreti David, i ndihmuar nga
profeti Natan, pranoi se kishte
mëkatuar rëndë dhe kërkoi falje
me përvuajtëri.
Dua të jem mirënjohës për ata,
të cilët Zoti m’i dërgon që t’më
korrigjojnë; dua të mësoj që të mos
hiqet kurrë dorë nga shpresa, porse
edhe të di gjithmonë të besoj në
mëshirën e Atit.

2/2 E DJELË KUSHTIMI I KRISHTIT
NË TEMPULL [P]
Mal 3,1-4 (ose Heb 2,14-18); Ps 23;
Lk 2,22-40
Me sytë e mi e pashë shëlbimin
Lk 2,30
Jezus, sot të kremtojmë të paraqitur
në tempull: është takimi yt me
popullin tënd! Faleminderit që mund
të bëj pjesë edhe unë në popullin
tënd të ri, Kishën: në të gëzohem
prej dhuratës së shëlbimit tënd;
në të ofrohem me gëzimin për t’u
lutur, për të shërbyer, për të vuajtur
dhe për të njoftuar, pasi ndokush
të mund të mirëpresë ende, Jezus
shëlbues!

3/2 E HËNË IV K.GJ.V [IV]
Sh. Vlashi, ipeshkëv dhe martir
Jer 1,4-5.17-19; Ps 70;
2Sam 15,13-14.30; 16,5-13; Ps 3;
Mk 5,1-20
Çka do prej meje, Jezus, Biri i Hyjit
tejet të Lartë? Mk 5,7
Është pikërisht zëri i djallit që flet
kështu; jo vetëm përmes legjionit të
pushtuar nga djajtë, këtë herë edhe
në mua: kur u përpoqa të përjashtoj
Jezusin nga disa përzgjedhje të
miat duke ditur se ai nuk do t’i
aprovonte.
Përkundrazi, Shpirti i Shenjtë më
pëshpërit: “Jezusi nuk do asgjë
nga ti; ai e ka dhënë vetveten të
gjithë, për ty, ai do vetëm të mirën
tënde, do që ti të mos përhumbesh.
Lije veten të duhesh, lije veten të
drejtohesh nga Jezusi, dëgjoje
atë…”.

4/2 E MARTË IV K.GJ.V. [IV]]
Sh. Veronika
2Sam 18,9-10.14.24-25.30-19,4; Ps 85;
Mk 5,21-43
Kush m’i preku petkat? Mk 5,30
Çfarë dhurate e madhe dhe e
mistershme është besimi në Jezusin!
Është një dhuratë që na vihet në
zemër nga Ati, është dhuratë e
Shpirtit të Shenjtë! Kur ke besim në
të, Jezusi… nuk mund të rezistojë!
Nga ai përhapet mbi ne dashuria e
tij, shpëtimi i tij!

5/2 E MËRKURË IV K.GJ.V. [IV]
Sh. Agia virgjër e martire † 250
2Sam 24,2.9-17; Ps 31; Mk 6,1-6
Po të lutem o Zot, falja shërbëtorit
tënd fajin! 2Sam 24,10
Të gjithë, fatkeqësisht, e kryejmë
përvojën e mëkatit, largimin, e pra
nga zemra e Atit. Të mësojmë nga
i Shenjti mbret David: ai, megjithëse
ishte i zgjedhur dhe i dashur prej
Perëndisë, megjithëse kishte, nga
ana e vet, një zemër të dashuruar
drejt Zotit, mëkatoi rëndë, dhe jo
vetëm një herë; porse e pranoi, me
përvuajtëri fajin e vet dhe u kthye
nga Zoti me besim… e qe edhe më
i dashur nga ai!

6/2 E ENJTE IV K.GJ.V [IV]
Sh. Pal Miki dhe shokët e tij martirë † 1597
1Mb 2,1-4.10-12; 1Kr 29,10-12; Mk 6,7-13
Ji i fortë dhe ji njeri 1Mb 2,2
Janë fjalët që Davidi ia drejton birit
të vet Salomonit, para se të vdiste.
Menjëherë shton se kjo realizohet
nëpërmjet qëndrimit të bashkuar me
Zotin, duke ndjekur urdhërimet.
Jezus, faleminderit që, nga e djathta
e Atit, ku ti jeton përgjithmonë,
vazhdon të ma japësh Shpirtin tënd
të Shenjtë: ai më mëson për të qenë
bir, gjithmonë, sipas zemrës tënde.

7/2 E PREMTE IV K.GJ.V. [IV]
Sh. Rikardi
Sir 47,2-11(2-13); Ps 17; Mk 6,14-29
S’guxon ta mbash gruan e vëllait
tënd Mk 6,18
Shën Gjon Pagëzori, në sigurinë e
vet, është më i butë se Jezusi. Jezusi
në fakt do të thonte: nuk është e
ligjshme ta shikosh gruan e vëllait
tënd që ta dëshirosh; as gruan
e shokut dhe as atë të kolegut. E
nëse je i martuar, të thotë: mos
shiko asnjë grua tjetër, veçse atë që
Perëndia ka bekuar për ty e ta ka
dorëzuar që t’i japësh jetën tënde!
Nëse dikush del nga bekimi i marrë,
çfarë i mbetet?

8/2 E SHTUNË IV K.GJ.V [IV]
Sh. Jeronim Emiliani † 1537; Sh. Jozefina
Bakhita, virgjeshë † 1947
1Mb 3,4-13; Ps 118; Mk 6,30-34
Ejani dhe ju në një vend të
pabanuar Mk 6,31
“Ejani veçmas, ju vetëm”: është
ftesa që Jezusi i ka bërë asokohe
apostujve, të lodhur nga misioni prej
të cilit ishin kthyer dhe nga turmat
të cilat dyndeshin tek ai. Është ftesa
që hera-herës Jezusi na e bën edhe
ne: kur na shikon të lodhur dhe
çalamanë gjatë vajtjes nga pas,
ose kur, duke na gjetur gjithnjë
të zënë me bërjen e stërbërjen e
diçkaje, nuk e gjen çastin për të na
thënë diçka të rëndësishme: “Ejani
veçmas”!

9/2 E DJELË V K.Gj.V. Viti A [I]
Sh. Apollonia
Is 58,7-10; Ps 111; 1Kor 2,1-5; Mt 5,13-16
Ashtu të shndrisë edhe drita juaj
para njerëzve Mt 5,16
Zot Jezus, që kur të kemi pranuar,
drita jote ka nisur të shkëlqejë në
ne; dashuria jote ndaj Atit dhe
ndaj njerëzve ka nisur të përjetohet
edhe në zemrat tona, për të vënë
në lëvizje hapat tanë, duart tona
dhe mendimet tona. Ti do që kjo
dritë të sqarojë të tjerë njerëz: edhe
ata mund ta njohin Atin, të marrin
dashurinë e tij e t’i japin kështu
lavdinë!
Faleminderit, Jezus, që jemi njerëzit
e tu!

10/2 E HËNË V K.Gj.V. [I]
Sh. Skolastika, virgjëreshë † 542
1Mb 8,1-7.9-13; Ps 131; Mk 6,53-56
Të gjithë ata që e preknin
shëroheshin Mk 6,56
Faleminderit, Jezus, që ma ke
dhënë edhe mua këtë përvojë!
Përpara mbarështuesit tënd të
kam besuar një sëmundjen time të
brendshme… Ti ma dhe shërimin
shumë më të thellë nga ç’e prisja:
më ke bërë ta ndjej të gjallë praninë
e Atit; dashuria e tij e ka mbushur
zemrën time!

11/2 E MARTË V K.Gj.V. [I]
VIRGJËRA MARI E LURDIT - 1858
1Mb 8,22-23.27-30; Ps 83; Mk 7,1-13
Dëgjo e fal 1Mb 8,30
Është lutja tërë besim që Salomoni
ia drejton Perëndisë në tempullin
e sapondërtuar: tempulli që ishte
shenja e pranisë së Perëndisë në mes
të popullit të vet.
Sot pëkujtojmë shfaqjen e Marisë
së Papërlyer në Lurd. Edhe ky vend
është i dhënë nga Zoti si shenja
e dashurisë së tij për njerëzimin
mëkatar e që vuan, njerëzimin që ka
nevojë për falje dhe shërim.
“Zot, dëgjo dhe fal”: sa lutje të
dëgjuara dhe të plotësuara ka në
këtë vend të bekuar!

12/2 E MËRKURË V K.Gj.V. [I]
Sh. Aleksi
1Mb 10,1-10; Ps 36; Mk 7,14-23
Më dëgjoni të gjithë dhe mbani
mend! Mk 7,14
Ishte me të vërtetë e rëndësishme
kur qëndroje për t’i shpjeguar
turmës! Perëndia është Baba, është
Dashuri. Nuk mund të jenë zbatimin
e rregullave ushqimore ose të tjera
praktika të jashtme për të na bërë
të pëlqyeshëm tek ai; ai shikon në
zemrën tonë: e dëshiron të pastër
atë, të gjithë të tijën, vetëm dashuri!

13/2 E ENJTE V K.Gj.V. [I]
Sh. Maura
1Mb 11,4-13; Ps 105; Mk 7,24-30
Prit njëherë të ngihen fëmijët
Mk 7,27
Kjo grua e ka pranuar planin e Atit
me besim! Ky plan parashikonte
kohë dhe mënyra të panjohura për
të, parashikonte edhe një pritje të
sajën, një sakrificë të tijën… Ajo ka
ditur të besojë se në këtë plan ishte
vetëm dashuria, një dashuri më e
madhe se kuptimi i saj. Nuk ka qenë
e zhgënjyer!

14/2 E PREMTE SH. ÇIRILI † 859 dhe
SH. METODI † 885, Pajtorë të EUROPËS [P]
Vap 13,46-49; Ps 116; Lk 10,1-9
Të korrat janë të mëdha e punëtorë
janë pak! Lk 10,2
Jezus, a dëshiron që ndokush të
ndihmojë në njoftimin e dashurisë
së Atit! Merrmë edhe mua: jam i
varfër, nuk kam tituj të veçantë,
por ti do t'më qendrosh pranë,
do të jesh brenda meje, e do t'më
ndihmosh! Edhe Shenjtërit e tu do
t'më shoqërojnë!

15/2 E SHRUNË V K.Gj.V. [I]
Sh. Klaudio
1Mb 12,26-32; 13,33-34; Ps 105;
Mk 8,1-10
Po më dhimben këta njerëz Mk 8,2
Jezusi që prej tre ditëve e ushqente
këtë turmë me Fjalën e vet e
cila ngushëllonte, jepte shpresa,
transmetonte dashurinë e Atit; tani
ai dëshiron ta ushqejë edhe trupin e
tyre: dhembja e tij e shikon njeriun
në tërësinë e vet. Dëgjimit të tyre
tërë besim e me durim kërkon t’i
përgjigjet me një shenjë që të prekë
edhe trupërinë e tyre. Ai vetë ka
marrë një trup për të na prekur me
dorë dhe për ta parë me sy këtë
dashuri hyjnore që ai ka mishëruar.

16/2 E DJELË VI K.Gj.V. Viti A [II]
Sh. Juljana
Sir 15,15-20(16-21); Ps 118;
1Kor 2,6-10; Mt 5,17-37
Cilido martohet me gruan e ndarë
then kurorën Mt 5,32
Jezusi do të thonte përsëri kështu,
ndonëse të gjithë ishin mësuar të
shikonin burra e gra të martuar që
tradhëtonin. Plani i Perëndisë nuk
mund të ndryshohet pa dëm të madh.
Çka Perëndia ka bashkëngjitur, njeriu
nuk ka autoritet ta presë më dysh e
ta ndajë. Nëse e bën, mbyt në lot
shpirtërat dhe i provokon dëme vetes,
të tjerëve, mbi të gjitha të vegjëlve, që
mbeten të prekur për të gjithë jetën.
Nuk është pushteti i bashkëshortit t’i
lejojë gruas të largohet, e as në të
kundërt. Askush nuk mund t’i lejojë
askujt që të zhbëjë atë çfarë ka bërë
Perëndia.

17/2 E HËNË VI K.Gj.V. [II]
Shtatë Shenjtërit Themelues të Rregullit
të Marisë Virgjër
Jak 1,1-11; Ps118; Mk 8,11-13
Prova e fesë suaj lind
qëndrueshmërinë Jak 1,3
Kjo fjalë më ndihmon të kuptoj
këshillën që kam marrë nga një
vëlla: “Kur je në provë dhe në
vështirësi, falëndero Zotin!”. Duke
parë se kemi besim në të, Zoti do
të na japë frytet e Shpirtit të Shenjtë
dhe do të na bëjë pjesëtarë të vetë
jetës së tij të dashurisë!

18/2 E MARTË VI K.Gj.V. [II]
Sh. Simoni
Jak 1,12-18; Ps 93; Mk 8,14-21
Lum ai njeri që pëson tundim!
Jak 1,12
Lum njeriu që i rreziston tundimit,
pasi nuk do të pendohet kurrë për
çfarë nuk e ka bërë, duke kërkuar
me të gjitha forcat t’i bindet Zotit.
Madje, do të shijojë së shpejti
gëzimin e të qenit besnik e në
bashkësi edhe më të thellë me të.
Eja, Shpirt i Shenjtë, e ndihmomë në
çastet e vështira për të qenë i bindur
ndaj Jezusit.

19/2 MËRKURË VI K.Gj.V. [II]
Sh. Bonifaci
Jak 1,19-27; Ps 14; Mk 8,22-26
E mori për dore të verbërin dhe e
qiti jashtë fshatit Mk 8,23
Jezus ti më merr për dore, kështu,
siç jam, e më udhëhiq “jashtë”,
vetëm, me ty…: mendoj për çastin
e lutjes personale të përditëshme,
për takimin me ty gjatë rrëfimit të
shenjtë, për shkëndijat e dritës të
cilat, i papritur, i shton në zemrën
time të shtypur nga vuajtjet.
Jezus, Bariu im i mirë, edhe unë të
dua mirë, edhe unë me kënaqësi
jam vetëm me ty!

20/2 E ENJTE VI K.Gj.V. [II]
Sh. Eleuteri
Jak 2,1-9; Ps 33; MK 8,27-33
Po ju, kush thoni se jam? Mk 8,29
Ma kërko edhe mua, sot, Jezus!
E di se nuk do të kënaqja me një
përgjigje fjalësh të bukura! Ti do
të shikoje në të voglat veprimet
të mëdha të ditës sime: nga ato
do të kuptoje sesi dhe sa të kam
mirëpritur!
Ndihmomë sërisht, Zot, Jezus!

21/2 E PREMTE VI K.Gj.V. [II]
Sh. Pjetër Damjani ipeshkëv e mësues † 1072
Jak 2,14-24.26; Ps 111; Mk 8,34-9,1
Feja pa vepra është e vdekur Jak 2,26
Edhe ne e kryejmë përvojën që feja
jonë, jetesa jonë, të braktisur dhe
me besimin në Atin, të shprehet,
të përforcohet, të sjellë fryt dhe të
japë gëzimin përmes veprave tona
të vogla të dashurisë mirëbërëse:
ndërsa jemi të drejtuar nga Ati, ai
na shpraz në zemër jetën e vet, e
cila është vetëm dashuri!

22/2 E SHTUNË
KATEDRA e SH. PJETRIT Apostull [P]
1Pjt 5,1-4; Ps 22; Mt 16,13-19
Ty do të t’i jap çelësat e mbretërisë
së qiellit Mt 16,19
Çelësat e Mbretërisë tënde, Zot
Jezus, çelësat e Mbretërisë së
qiellit, ia ke dhënë Pjetrit, një njeriu
si ne: në personin e tij ti bëhesh
i pranishëm për të na gjykuar,
ndriçuar e falur!
Faleminderit, Jezus, që bëhesh kaq
i afërt me ne!

23/2 E DJELË VII K.Gj.V. Viti A [III]
Sh. Polikarpi, ipeshkëv e martir †155
Lev 19,1-2.17-18; Ps 102; 1Kor 3, 16-23;
Mt 5,38-48
Doni armiqtë tuaj e lutuni për ata që
ju salvojnë Mt 5,44
Perëndia është ai që i do njerëzit
pavarësisht paudhësive të tyre të
vogla o të mëdha. Ai i kërkon që t’i
shpëtojë e për këtë arsye i do, sepse
vetëm dashuria ia arrin ta ndryshojë
zemrën në thellësi.
Ne jemi bijtë e tij: e imitojmë duke
derdhur dashurinë mbi ata që na
urrejnë apo na persekutojnë.
Në këtë mënyrë bëjmë të dukshme
për të gjithë se jemi bijtë e tij!

24/2 E HËNË VII K.Gj.V. [III]
Sh. Modesti
Jak 3,13-18; Ps 18; Mk 9,14-29
Gjithçka është e mundshme për atë
që beson Mk 9,23
Edhe ne mund ta dëshmojmë të
vërtetën e kësaj fjale të Jezusit: duke
e mbajtur besimin tonë në të: për sa
e sa herë, në vështirësi të vogla e të
mëdha, e kemi provuar ndihmën
e tij!
Përgjatë kësaj dite, Jezus, duam të
ofrojmë një zemër mirënjohëse e
gjithmonë besnike!

25/2 E MARTË VII K.Gj.V. [III]
Sh. Viktori
Jak 4,1-10; Ps 54; Mk 9,30-37
Hyji u kundërshton krenarëve
Jak 4,6
Njeriu mëndjemadh është njeriu
më fatkeq! Ai beson se mund të
bëjë gjithçka vetëm me forcat e
veta, e kështu ia mbyll derën Zotit!
Këta njerëz nuk mund ta përhapin
dhuratën e tij, dashurinë e tij!
Të lutemi pra me psalmin:
“Edhe nga krenaria shpëtoje
shërbëtorin tënd, që mbi mua të
mos ketë pushtet!

26/2 E MËRKURË VII K.Gj.V. [III]
Sh. Aleksandri (Leka)
Jak 4,13-17; Ps 48; Mk 9,38-40
Kush nuk është kundër nesh është
me ne. Mt 9,40
Po të falënderoj për këtë fjalë
Jezus! Duke jetuar pjesën më të
madhe të vitit në një Vend me
mazhorancë myslimane, si dishepull
i joti, gjëndem shpesh për të marrë
shenjat e mirëdashjes nga persona
që nuk bëjnë pjesë në Kishën tënde:
e di se ti i vlerëson! Je vetëm ti, në
fakt, që shikon zemrën dhe njeh
gjendjen e vërtetë të çdo njeriu.

27/2 E ENJTE VII K.Gj.V. [III]]
Sh. Gabrieli
Jak 5,1-6; Ps 48; Mk 9,41-50
Kini kripë në vetvete e jetoni në
paqe me njëri-tjetrin Mt 9,50
Nëse e kemi brenda nesh kripën,
shijen, e pra urtësinë e Atit, atëherë
mund të jemi edhe veprimtarët
e paqes. Nëse jetesa jonë është
drejtuar nga dituria e tij, atëherë
do ta shfaqë gjithmonë dashurinë
e tij, dashurinë e tij dhe faljen e
tij edhe kur logjika e kësaj bote
do të na shtynte për të prerë urat
me ndokënd. Urtësia e Ungjillit
ruan paqen përreth e mbi të gjitha
brenda nesh!

28/2 E PREMTE VII K.K. [III]
Sh. Romani
Jak 5,9-12; Ps 102; Mk 10,1-12
Çka bashkoi Perëndia njeriu të mos
guxojë të ndajë Mk 10,9
Kjo shprehje del nga goja e Jezusit:
ai i referohet lidhjes mes burrit
e gruas. Sa e bukur është që të
mendosh se të martuarit kanë
qenë bashkuar nga Perëndia!
Edhe nëse ata janë përzgjedhur
duke ndjekur impulset e ndjenjave
të tyre të dashurisë, nga koha që
kanë kremtuar martesën duhen
konsideruar të bashkuar nga Ati,
i cili më pas do t’i mbrojë nga çdo
mbjellës i egjërit (grindjes). Kur të
martuarit mendojnë për njëri-tjetrin,
Perëndia vetë është mes tyre!

 

In primo piano