ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

02 SHKURT 2012
02 SHKURT 2012

SHKURT

2012

1

Le të biem në duar

të Zotit - sepse

e madhe është

mëshira e tij

Sh. Aldo

E MËRKURË

1/2 E MËRKURE IV K.GJ.V. [IV]

Sh. Aldo

2Sam 24,2.9-17; Ps 31; Mk 6,1-6

Le të biem në duar të Zotit - sepse

e madhe është mëshira e tij

2Sam 24,14

Mbreti David ka mëkatuar duke

besuar në forcën dhe aftësinë e

ushtrisë së tij: për këtë duhej që

të ishte ndëshkuar. Duke e njohur

mëshirën e Hyjit, përmes provës,

ai zgjodhi si ndëshkim tri ditë

sëmundjeje nga murtaja, përpara

tre muajve të shmangies nga

armiqtë. Ai e di se është më mirë të

vuash në duart e Hyjit, se sa të jesh

në duart e njerëzve.

Faleminderit, Atë, për mënyrën sesi

do që të na edukosh për të besuar

vetëm në ty e madje gjatë mëkatimit

për të mirënjohur e për të provuar

mëshirën tënde.

SHKURT

2012

2

O Zot,

mund të lejosh

të vdesë

shërbëtori yt

në paqe

KUSHTIMI I KRISHTIT

NË TEMPULL

E ENJTE

2/2 E ENJTE KUSHTIMI I KRISHTIT

NË TEMPULL [P]

Mal 3,1-4 (ose Heb 2,14-18); Ps 23;

Lk 2,22-40

O Zot, mund të lejosh të vdesë

shërbëtori yt në paqe Lk 2,29

Per Simonin, takimi me Jezusin është

përmbushje e një jete të shpenzuar

për Hyjin.

Tanimë që ai shikon me sytë e tij

Mesinë e premtuar, mundet që të

bashkohet me etërit e tij e të gëzojë

në amshim “Dhuratën e Hyjit”.

Faleminderit, Jezus, për takimin

me ty.

Faleminderit për sa kanë mundur

të kënaqen me këtë dhuratë

e të reflektojnë në botë dritën

e fytyrës sate.

SHKURT

2012

3

Mblidhni

për vete visare

në qiell

Sh. Vlashi

E PREMTE

3/2 E PREMTE IV K.GJ.V. [IV]

Sh. Vlashi ipeshkëv dhe martir

Sir 47,2-13; Ps 17; Mt 6,14-29

Mblidhni për vete visare në qiell

Mt 6,20

Faleminderit, Jezus, për këtë

këshillën tënde të shenjtë, për këtë

shtysë të çmueshme që shenjtërit

e tu e kanë përjetuar. Përmes

ndërhyrjes së tyre, udhëhiqna

e mbështetna në këtë rrugë tënden:

thesaret grumbullohen në qiell

dora-dorës ndërsa zhduken nga

toka për të lehtësuar vuajtjet.

SHKURT

2012

4

I treguan

gjithçka kishin bërë

dhe kishin mësuar

Sh. Veronika

E SHTUNE

4/2 E SHTUNE IV K.GJ.V. [IV]

Sh. Veronika

1Mbr 3,4-13; Ps 118; Mk 6,30-34

I treguan gjithçka kishin bërë

dhe kishin mësuar Mk 6,30

Faleminderit, Jezus, për mënyrën

hyjnore se si i formon nxënësit e tu,

me dashurinë dhe diturinë.

Ti u komunikon atyre Shpirtin e

Shenjtë të përvujtërisë e të bashkimit

me ty, kështu që ata dëshirojnë të

besojnë gjithçka kanë bërë

në bindjen ndaj teje.

Në rrëmimin e ndërgjegjes sime,

gjatë mbrëmjes, dua që edhe unë të

them jo vetëm mëkatet, por bindjet

konkrete ndaj Fjalës sate!

SHKURT

2012

5

E kapi

për dore

dhe e ngriti

Sh. Agia

E DJELË 2012 2012

5/2 E DJELË V K.GJ.V. Viti B [I]

Sh. Agia

Jb 7,1-4.6-7; Ps 146; 1Kor 9,16-19.22-23;

Mk 1,29-39

E kapi për dore dhe e ngriti Mk 1,30

Jezusi po përuron Mbretërinë

e Atit të tij. Del nga sinagoga e

Kafarnaumit dhe hyn në shtëpinë e

Simonit. I flasin për vjehrrën e tij të

sëmurë. Jezusi e prek me dashurinë

që bën të largohen ethet. E gruaja

vihet t’i shërbejë.

Shëndetin, Hyji na e ka dhënë jo për

t’u argëtuar gjatë të gjithë të djelës,

por për të shërbyer në Kishën e tij!

SHKURT

2012

6

Reja e mbushi

shtëpinë e Zotit

Sh. Pal Miki

E HËNË

6/2 E HËNE V K.GJ.V. [I]

Sh. Pal Miki dhe shokët e tij martirë † 1597

1Mbr 8,1-7.9-13; Ps 131; Mk 6,53-56

Reja e mbushi shtëpinë e Zotit

1Mbr 8,10

Reja që e kishte udhëhequr

Izraelin në shkretëtirë, gjatë ditës

e natës, tani mbulon tempullin që

mbreti Salomon ka përfunduar së

ndërtuari.

Faleminderit, Atë, për shenjën e

dukshme të resë, që shpall praninë

tënde në tempull.

Faleminderit, Jezus, që tani je ti

tempulli i ri dhe i vërtetë i Hyjit,

ku reja e Shpirtit riulet për të na

ndriçuar dhe për të na udhëhequr

për tek Ati!

SHKURT

2012

7

Zemra e tyre

është larg meje

Sh. Rikardi

E MARTË

7/2 E MARTE V K.GJ.V. [I]

Sh. Rikardi

1Mbr 8,22-23.27-30; Ps 83; Mk 7,1-13

Zemra e tyre është larg meje Mk 7,6

Jezusi është duke cituar Isainë dhe

e shikon sërisht aktual vëzhgimin,

që profeti e kishte bërë në kohën

e tij. Ai u drejtohet farisenjve dhe

skribëve, të ardhur nga Jeruzalemi,

për të hetuar në mësimin e tyre:

kërkon të korrigjojë qëndrimin e tyre

hipokrit, e pra për t’u bërë të bukur

përpara njerëzve, për të gënjyer e

vjedhur pa pasur probleme.

Faleminderit, Jezus, për këdo që më

ndihmon të korrigjoj qëndrimet e

mia, që ato të mund të jenë shpallja

e dashurisë së Atit për njerëzit.

SHKURT

2012

8

Qoftë i bekuar Zoti,

Hyji yt,

që i paske pëlqyer

Sh. Jeronim Emiliani

Sh. Jozefi na Bakhita

E MËRKURË

8/2 E MËRKURË V K.GJ.V. [I]

Sh. Jeronim Emiliani † 1537; Sh. Jozefina

Bakhita virgjeshë † 1947

1Mbr 10,1-10; Ps 14; Mk 7,14-23

Qoftë i bekuar Zoti, Hyji yt, që i

paske pëlqyer 1Mbr 10,9

Kur ne, të krishterët, mirëpresim

me përvujtëri dhuratat, që Jezusi

na bën përmes Kishës së tij, për të

mundur të shërbejmë me dashuri

dhe besnikëri, atëherë edhe kush

nuk është i krishterë ndihmohet për

të lëvduar Hyjin dhe për të besuar

në të.

SHKURT

2012

9

Nuk mundi

të mbetej

i fshehur

Sh. Apoloni

E ENJTE

9/2 E ENJTE V K.GJ.V. [I]

Sh. Apoloni

Mbr 11,4-13; Ps 105; Mk 7,24-30

Nuk mundi të mbetej i fshehur

Mk 7,24

Jezusi deshi të rrinte pakëz

i mënjanuar me të vetët, larg

njerëzve.

Faleminderit, Jezus, për të gjitha ato

vende në të cilat mund të vijmë tek ti

në vetmi: atje ti mund të na dëgjosh

e mund të na përgjigjesh për sa me

përvujtëri të kërkojmë, për të qenë

të rifuqizuar e çliruar nga kjo që na

pengon për të besuar me të gjithë

zemrën ndaj fjalës sate.

SHKURT

2012

10

I drejtoi sytë

nga qielli

e nxorri

një psherëtimë

Sh. Skolasti ka

E PREMTE

10/2 E PREMTE V K.GJ.V. [I]

Sh. Skolastika virgjëreshë † 542

1Mbr 11,29-32; 12,19; Ps 80;

Mk 7,31-37

I drejtoi sytë nga qielli e nxorri një

psherëtimë Mk 7,34

Jezusi u largua nga turma

e njerëzve për të shoqëruar një

shurdhmemec. Kërkon bashkimin

me Atin e vet, duke ngritur shikimin

drejt tij: mund të jetë i sigurtë se për

sado të porosisë, do të kryhet!

Faleminderit, Jezus, për lehtësimin

që marr gjatë dëgjimit të zërit tënd

dhe gjatë pasjes së kujdesit tënd,

pikërisht kur në qoshkun e vetmuar,

më kthen përgjigjen tënde të faljes

përmes meshtarit.

SHKURT

2012

11

E SHTUNE

VIRGJËRA MARI E LURDIT

Mëkati

shkaktoi zhdukjen

nga faqja e dheut

11/2 E SHTUNË V K.GJ.V. [I]

VIRGJËRA MARI E LURDIT 1858

1Mbr 12,26-32; 13,33-34; Ps 105;

Mk 8,1-10

Mëkati shkaktoi zhdukjen nga faqja

e dheut 1Mbr 13,34

Mëkati për të cilin flitet këtu është

ai i Jerobamit, mbret i Izraelit,

që ka detyruar popullin e tij për

të adhuruar idhujt. Ky vendim ka

shkaktuar “qesëndinë e Hyjit”, i

cili me kalimin e viteve ka bërë të

zhduket pasardhësia e vetë mbretit.

Është gjithnjë mëkati, e pra, kthimi

i shpinës ndaj Hyjit, rrënimi i botës:

për këtë Ati i ka dhënë Marisë

së Shenjtërushme, në Lurd, që të

ndërhyjë për të ftuar bijtë e saj

në pendesë!

SHKURT

2012

12

Shkonin

tek ai

nga çdo anë

Sh. Aleksi

E DJELË 2012 2012

12/2 E DJELË VI K.GJ.V. Viti B [II]

Sh. Aleksi

Lev 13,1-2.45-46; Ps 31; 1Kor 10,31 –

11,1; Mk 1,40-45

Shkonin tek ai nga çdo anë Mk 1,45

Ti, Jezus, ndonëse i mbajtur si

“i fëlliqur” pasi kishe prekur

lebrozin, je i kërkuar nga njerëzit.

Faleminderit, Jezus, që unë sot,

mund të vij për të marrë pjesë në

kremtimin eukaristik.

Faleminderit që mund të të prek,

madje të mirëpres brenda meje e

të kontribuoj për ta bërë të njohur

fuqinë e Emrit tënd.

SHKURT

2012 E HËNË

13

Pasaniku…

do të vyshket

si lulja e barit

Sh. Maura

13/2 E HËNË VI K.GJ.V. [II]

Sh. Maura

Jak 1,1-11; Ps 118; Mk 8,11-13

Pasaniku… do të vyshket si lulja

e barit Jak 1,10

Kjo fjalë e Hyjit na ndihmon,

për të mos u dhënë rëndësi të

mirave materiale, nderimeve,

stimës së njerëzve, mirëqenies:

është e rëndësishme, që jeta jonë

të jetë e pëlqyeshme prej Hyjit Atë

dhe t’i përngjasojë asaj të Jezusit

në përvujtëri e në dashuri.

SHKURT

2012

14

E MARTË

SH. ÇIRILI

SH. METODI

Zoti po e ngushëllon

popullin e vet

14/2 E MARTE VI K.GJ.V. [II]

SH. ÇIRILI † 859 e SH. METODI † 885,

Pajtorë të EUROPËS [P]

Is 52,7-10; Ps 95; Mk 16,15-20

Zoti po e ngushëllon popullin e vet

Is 52,9

Hyji ynë e vë në provë popullin e tij,

por edhe e ngushëllon atë. Kështu

i ka ndodhur popullit të Izraelit

në Babiloni, pas dhjetëra viteve

të shtypjes. Edhe nëse jo të gjithë

u kthyen ”duke e bërë për vete

mësimin”, Hyji ka ndërhyrë për t’i

çliruar.

Faleminderit, Atë, që me ndërhyrjen

e shenjtërve pajtorë të sotëm, po

na ndihmon për të kaluar provën

që populli i krishterë po jeton gjatë

kësaj kohe në Europë.

SHKURT

2012

15

E MËRKURË

Sh. Klaudio

I sollën

një të verbër

dhe iu lutën

ta prekte

15/ 2 E MËRKURË VI K.GJ.V. [II]

Sh. Klaudio

Jak 1,19-27; Ps 14; Mk 8,22-26

I sollën një të verbër dhe iu lutën

ta prekte Mk 8,22

Jezusi sapo kishte përfunduar së

biseduari me farisenjtë që donin

shenjën nga qielli. Tashmë ai u

ofron atyre një shenjë të mëtejshme

prej shëlbuesi: në një vend të

veçuar i prek sytë të verbërit dhe me

pështymë e shëron. Edhe farisenjtë,

të verbërit, për të besuar në të, do të

kenë nevojë që ta lënë t’i prekë me

dashurinë e tij.

Faleminderit, Jezus, për dhuratën që

mund të shikojmë dhe që mund të

shikojmë në ty dashurinë e Atit.

SHKURT

2012

16

E ENJTE

Sh. Juliana

Duaje

të afërmin tënd

si vetveten

16/2 E ENJTE VI K.GJ.V. [II]

Sh. Juliana

Jak 2,1-9; Ps 33; Mk 8,27-33

Duaje të afërmin tënd si vetveten

Jak 2,8

Në këtë fjalë ekziston udha e paqes

për çdo njeri.

Kur e kam patur hirin për të ditur

sesi ta ndryshoja programin tim të

shpëtimit të një personi, kam pasur

paqen dhe gëzimin në zemër.

Eja, Shpirt i Shenjtë, për të më

udhëhequr përsëri!

SHKURT

2012

17

E PREMTE

Shtatë Shenjtërit

Themelues të Rregullit

të Sh. Marisë Virgjër

Feja pa vepra

është e vdekur

17/2 E PREMTE VI K.GJ.V. [II]

Shtatë Shenjtërit Themelues të Rregullit

të Marisë

Jak 2,14-24.26; Ps 111; Mk 8,34-9,1

Feja pa vepra është e vdekur

Jak 2,26

Është fakt se, kur besoj me të vërtetë

në Jezu Krishtin, jeta ime shkëlqen

nga dituria e tij, nga dashuria e tij,

nga guximi i tij dhe nga paqja e

gëzimi i tij.

Jezusi, gjallëron besimin tim dhe

e bën që të jetë i qëndrueshëm e i

pjekur për t’i bërë nderin e për ta

lavdëruar Atin.

SHKURT

2012

18

E SHTUNE

Sh. Simoni

Për ne është mirë

të qëndrojmë këtu

18/2 E SHTUNE VI K.GJ.V. [II]

Sh. Simoni

Jak 3,1-10; Ps 11; Mk 9,2-13

Për ne është mirë të qëndrojmë këtu

Mk 9,5

Bindja ndaj Jezusit dhe ndjekja

atje ku ai do, nuk na çon vetëm

tek kryqi, por edhe tek gëzimi e

paqja që na bëjnë dëshmitarët e tij.

O Shpirti Shenjtë, na bëj të

kujdesshëm dhe të butë ndaj

vullnetit të Zotit për ne!

SHKURT

2012

19 Sh. Bonifaci

Biro,

të janë falur

mëkatet

E DJELË 2012 2012

19/2 E DJELE VII K.GJ.V. Viti B [III]

Sh. Bonifaci

Is 43,18-19.21-22.24-25; Ps 40;

2Kor 1,18-22; Mk 2,1-12

Biro, të janë falur mëkatet Mk 2,5

Jezus, kur mendoja se të mëkatosh

do të thotë vetëm të gabosh, nuk e

njoftoja aspak aspektin e këndshëm

të këtyre fjalëve të tua.

Tanimë kënaqem në dëgjimin se

më ke përgjithnjë për bir edhe kur

gaboj, edhe kur ti mundesh e do që

të më shërosh, në mënyrë që unë

të kthehem e të qëndroj me ty si

bashkëpunëtor.

Nuk mund të shpresoja e të

dëshiroja asgjë më tepër!

Faleminderit!

SHKURT

2012

20 Sh. Eleuteri

Mos u mbani

me të madh

dhe mos gënjeni

ndaj së vërtetës

E HËNË

20/2 E HËNË VII K.GJ.V. [III]

Sh. Eleuteri

Jak 3,13-18; Ps 18; Mk 9,14-29

Mos u mbani me të madh dhe mos

gënjeni ndaj së vërtetës Jak 3,14

Mburrja për diçka është gjithmonë

kundër së vërtetës.

Jezusi ka thënë: "Unë jam e vërteta”.

Ai nuk është mburrur kurrë, por e

njihte faktin se gjithçka i ishte dhënë

prej Atit.

SHKURT

2012

21

E MARTË

Sh. Pjetër Damiani

Përuluni

para Zotit

21/2 E MARTË VII K.GJ.V. [III]

Sh. Pjetër Damiani ipeshkëv e mësues † 1072

Jak 4,1-10; Ps 54; Mk 9,30-37

Përuluni para Zotit Jak 4,10

Të mos jesh kryelartë e të jesh i

përvuajtur, sigurisht është udha e

paqes, e cila e favorizon bashkimin,

për të cilin Jezusi është lutur,

por edhe që e lejon Hyjin të jetë

protagonist i marrëdhënieve tona.

Zot Jezus, bëj që të mësojmë prej

teje për të qenë të përvuajtur!

SHKURT

2012

22

E MËRKURË

E MËRKURA

E PËRHIME

Fale, o Zot,

popullin tënd

22/2 E MËRKURA E PËRHIME [P]

Jl 2,12-18; Ps 50; 2Kor 5,20 - 6,2;

Mt 6,1-6.16-18

Fale, o Zot, popullin tënd Jl 2,17

Është lutja e pikëlluar e Joelit dhe

e gjithë popullit, që Hyji ta largojë

ndëshkimin e merituar të thatësirës

dhe të humbjeve të vazhdueshme

ndaj armiqve.

Është lutja që mund t’ia ngrejmë Atit

në këtë kreshmë, që ai të ndërhyjë

për të na bërë të gjejmë zgjidhje për

vështirësitë e njoftimit të Ungjillit tek

të rinjtë por edhe dhe për problemin

e paqëndrueshmërisë së familjeve të

krishtera.

Dua të bashkohem, duke e ofruar

zotimin tim, në lutjen më të

zellshme, në format e ndryshme

të mbajtjes së kreshmës dhe në

lëmoshën.

SHKURT

2012

23

E ENJTE

Sh. Polikarpi

Kush do ta humbë

jetën e vet

për shkakun tim,

do ta shpëtojë

23/2 E ENJTJA pas të Përhimes [IV]

Sh. Polikarpi, ipeshkëv e martir †155

Lp 30,15-20; Ps 1; Lk 9,22-25

Kush do ta humbë jetën e vet për

shkakun tim, do ta shpëtojë Lk 9,24

Do të duhej të merrja një vendim

shumë të rëndësishëm dhe

përfundimtar, por isha tepër i

pavendosur. Ndërsa po rrija

në adhurim përpara Jezusit në

Euharisti, një zë i brendëshm më

tha: “Çfarë kërkon?”. Iu përgjigja

menjëherë: “Jezus, paqja, qoftë

kudo, por paqja jote!” Ky zë rinisi:

“Kush do ta shpëtojë jetën e tij do ta

humbasë”. Kuptova se Jezusi donte

nga unë një “po” të pastër dhe me

gjithë zemër.

Edhe shenjti, për të cilin kujtohemi

sot, na dëshmon ngutjen e “po”-së

sonë ndaj Zotit.

SHKURT

2012

24

E PREMTE

Sh. Modesti

A është e mundur

të mbajnë zi

dasmorët,

derisa të jetë

me ta dhëndri?

24/2 E PREMTJA pas të Përhimes [IV]

Sh. Modesti

s 58,1-9; Ps 50; Mt 9,14-15

A është e mundur të mbajnë zi

dasmorët, derisa të jetë me ta

dhëndri? Mt 9,15

Si është e mundur që Jezusi na fton

të ekzaltohemi prej gëzimit, tani

që kemi nisur ecjen e pendesës së

kreshmëve? Ai, që zbulohet si “i

fejuari ynë”, do të na mbushë me

dashurinë e tij.

Le të marrim pjesë në mundimin e

tij, duke e bërë pjesë të jetës sonë

me sakrificën e agjërimit, dhe ai, në

dasmën e Pashkëve të ardhshme, do

të na bëjë ta bashkëndajmë fitoren

e tij mbi brishtësinë tonë dhe mbi

frikën për ta ndjekur atë.

SHKURT

2012

25

E SHTUNE

Sh. Viktorini

Eja pas meje!

25/2 E SHTUNA pas të Përhimes [IV]

Sh. Viktoriani

Is 58,9-14; Ps 85; Lk 5,27-32

Eja pas meje! Lk 5,27

Është dhuratë e madhe të jesh i

thirrur nga Jezusi për ta ndjekur.

Çdo i krishterë është i thirrur për të

jetuar në të, edhe nëse në mënyra

të ndryshme: dikush në familje,

dikush në bashkësi rregulltare,

dikush si meshtar, dikush si

edukator e dikush tjetër në shërbim

social ose politik të painteres…

Ja ku jam, Zot Jezus, udhëhiqmë

sot e përgjithmonë!

SHKURT

2012

26

Sh. Aleksandri

(Leka)

Kthehuni

e besoni

Ungjillit

E DJELË 2012 2012

26/2 E DJELË I K.K. Viti B [I]

Sh. Aleksandri (Leka)

Zan 9,8-15; Ps 24; 1Pjt 3,18-22;

Mk 1,12-15

Kthehuni e besoini Ungjillit Mk 1,15

Të besosh se Jezusi është Biri i Hyjit

nuk mjafton! Kjo nuk jep paqe e

gëzim, por është e nevojshme që

ai të bëhet “Gjithçka”. E si mund ta

arrijmë këtë, duke qenë si disa për

të cilët Jezusi nuk u mjafton për ta

mbushur jetën e tyre, madje edhe të

një besimtari?

Jezus, faleminderit: kam parë gra

e burra, të rinj e të moshuar, për të

cilët ti je me të vërtetë gjithçka!

SHKURT

2012

27 Sh. Gabrieli

Para tij

do të mblidhen

të gjithë popujt

E HËNË

27/2 E HËNË I K.K. [I]

Sh. Gabrieli

Lev 9,1-2.11-18; Ps 18; Mt 25,31-46

Para tij do të mblidhen të gjithë

popujt Mt 25,32

Në fund të kohërave, Biri i njeriut do

të vijë në lavdinë e tij për të gjykuar

çdo njeri të çdo rrace, të çdo

populli e të çdo besimi përkatës.

Cili do të jetë kriteri i gjykimit? Ai

i të mirëpriturit e të ndihmuarit të

vëllezërit që ishin të uritur, të etur,

të zhveshur, të sëmurë ose edhe të

burgosur.

Faleminderit, Jezus, për këtë kohë të

kreshmës, gjatë së cilës më kërkon

të ushtrohem për të pasur një shikim

të kujdesur ndaj vëllezërve të tu

që vuajnë.

SHKURT

2012

28

E MARTË

Sh. Romani

U bëftë

vullnesa jote

28/2 E MARTË I K.K. [I]

Sh. Romani

Is 55,10-11; Ps 33; Mt 6,7-15

U bëftë vullnesa jote Mt 6,10

Jezusi po u mëson nxënësve të tij

që të luten. Ata, për të qenë bij, do

të duhet të kërkojnë të përmbushin

vullnesën e Atit.

Ai vetë na ka dhënë shembullin në

kopshtin e ullinjve kur ka thënë:

”O Atë… u bëftë jo vullnesa ime,

por e jotja”.

SHKURT

2012

Hyji

i pa veprat

e tyre

E MËRKURE

Sh. August

Chapdelaine 29

29/2 E MËRKURË I K.K. [I]

Sh. August Chapdelaine

Jon 3,1-10; Ps 50; Lk 11,29-32

Hyji i pa veprat e tyre Jon 3,10

Banorët e Ninivës, nga më i vogli

deri tek më i madhi, kanë njohur

zërin e Hyjit në fjalën e Jonës. Janë

kujtuar për paudhësitë e veprimeve

dhe për dhunën e duarve të tija e

janë zotuar për të kërkuar mëshirë

në Hyjin, me anën e dyzet ditëve

agjërim.

Faleminderit, Jezus, për përvojën

çliruese të agjërimit: është një lutje

që ti e dëgjon me dëshirë, pasi nuk

bëhet vetëm me fjalë.

In primo piano