CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
01 set 2016 09 Shtator 2016
09 Shtator 2016
1/9 ENJTE XXII K.GJ.V. [II]
Sh. Exhidi
1Kor 3,18-23; Ps 23; Lk 5,1-11
Ju jeni të Krishtit e Krishti është i Hyjit! 1Kor 3,23
E nisim këtë muaj me një fjalë që zbulon. Jemi të Krishtit, pronësi e tija, miqtë e tij. E për këtë i përkasim Hyjit. Askush nuk i përket Hyjit nëse nuk qëndron shtrënguar pas Krishtit Jezus, nëse nuk është bashkuar me të. Zhgënjehet kush mbahet se është i Hyjit duke injoruar Jezusin e pra duke injoruar Kishën e tij.
Zot Jezus, kapem pas teje, pas Kishës. E dora e Hyjit më mbështetet pa më lëshuar më.
2/9 E PREMTE XXII K.GJ.V. [II]
Sh. Maksima
1Kor 4,1-5; Ps 36; Lk 5,33-39
Gjykatësi im është Zoti! 1Kor 4,4
E Shën Pali thotë gjithashtu: “Unë as vetveten nuk e gjykoj”, sepse i vetmi që shikon gjithçka dhe shikon mirë është Zoti. Jezusi u dërgua pikërisht për këtë nga Ati, për të qenë gjykatësi i mëshirshëm për të gjithë, i të mirëve dhe i të këqinjve, i të gjallëve dhe i të vdekurve. Duke e ditur, kërkoi të jetojë siç i pëlqen atij!
3/9 E SHTUNË XXII K.GJ.V. [II]
Sh. Gregori i Madh, papë e mësues † 604
1Kor 4,6-15; Ps 144; Lk 6,1-5
Unë ju linda në Jezu Krishtin
1Kor 4,15
Feja jonë, e pra jeta jonë e krishterë, e ka pasur origjinën nga fjala ose nga shembulli i ndokujt të cilit do t’i jemi borxhli gjithmonë. Do të jemi të kujdesshëm për të mos e mohuar këtë fe, duke ndenjur syhapur mbi të gjitha propozimet që na bëjnë të tjerët. Do të mbajmë gjithmonë si bazë krahasimi Besojmën, të quajtur edhe simboli i fesë. Besimet që largohen nga ajo janë mashtrim, ndonëse në shikimim të parë mund të jenë tërheqëse.
4/9 E DJELA XXIII K.GJ.V. Viti C [III]
Sh. Roza nga Viterbo
Ur 9,13-18; Ps 89; Flm 9-10.12-17;
Lk 14,25-33
Kush nuk e mbart kryqin e vet, nuk mund të jetë nxënësi im! Lk 14,27
A ke dëgjuar të thuhet nga ndokush se Hyji nuk mund të dojë tjetër veçse lumturinë tonë, e pra se duhet të largohesh nga situatat që të bëjnë të vuash? Ky nuk është zëri i Jezusit: ai flet për një kryq edhe për mua e për ty. Ne i shkojmë pas Jezusit të kryqëzuar, pa u turpëruar e pa u ankuar. Kush të propozon një jetë pa kryq nuk flet me urtësi, është tunduesi!
5/9 E HËNË XXIII K.GJ.V. [III]
E lumja TerezË e Kalkutës rregulltare †1997
1Kor 5,1-8; Ps 5; Lk 6,6-11
Pastrohuni prej tharmit të vjetër që të bëheni brumë i ri 1Kor 5,7
Apostulli përdor këtë figurë për të na nxitur drejt kthimit në fe. Tharmi i vjetër është ai që propozon bota armike e Hyjit, e zhytur në papastërti, e varur nga veset sensuale deri në të pamundurën. Me hirin e Jezusit të kërkojmë të jetojmë në pastërti, duke eliminuar nga e folura e nga vështrimi çdo gjë të pahijshme.
6/9 E MARTË XXIII K.GJ.V. [III]
Sh. Zakaria
1Kor 6,1-11; Ps 149; Lk 6,12-19
U latë, u shenjtëruat, në saje të Emrit të Jezu Krishtit 1Kor 6,11
Ishim të pamoralshëm dhe të çoroditur, shpifës dhe dorështrënguar, ne kemi qenë të varur në vesin dhe në çdo short të grindshmërisë. Hiri i pagëzimit na lau, na çliroi dhe na shëroi nga këto forma të sëmundjes: e sa bukur është tani që të jetosh me Jezusin, me urtësinë e tij dhe me dritën e tij!
7/9 E MËRKURË XXIII K.GJ.V. [III]
Sh. Rexhina
1Kor 7,25-31; Ps 44; Lk 6,20-26
Trajta e kësaj bote po kalon!
1Kor 7,31
Sh. Pali na do me të vërtetë shenjtër! Për këtë na propozon të zotërojmë dëshirat tona, që t’ia orientojmë gjërave që zgjasin për amshim. Gjërat e kësaj bote zgjasin pak, për këtë arsye nuk ia vlen t’i marrim edhe aq shumë në konsideratë. Ai i bën jehonë Jezusit, që i shpall të lumtur të varfërit.
8/9 E ENJTE LINDJA E ZOJËS [P]
Mik 5,1-4a ose Rom 8,28-30; Ps 12;
Mt 1,1-16.18-23
Ajo do të lindë djalë e ti ngjitja emrin Jezus Mt 1,21
Kremtojmë lindjen e Marisë sepse ajo është nëna e Jezusit. Është gjithmonë ai në qendër të kujdesit tonë. Sot falënderojmë Atin se e ka përgatitur atë që e prezanton: Hyji është shërbyer nga ajo për të na e dhënë Jezusin. Engjëlli e zbulon atë edhe tek Jozefi, duke ua dhënë edhe emrin e fëmijës, emër që zbulon qëllimin e Hyjit për të shëlbyer njerëzit. Lindja e Marisë është një mister që bën pjesë në shëlbimin tonë!
9/9 E PREMTE XXIII K.GJ.V. [III]
Sh. Pjetri Klaver meshtar † 1654
1Kor 9,16-19.22-27; Ps 83; Lk 6,39-42
E të gjitha këto i bëj për dashuri të Ungjillit 1Kor 9,23
Sh. Pali bëhet shërbyes i të gjithëve për të lajmëruar Ungjillin, d.m.th. lajmin e mirë se Hyji na do, dhe që dashuria e tij na mbërrin nëpërmjet Jezusit! Kush është fituar nga Jezusi, nuk arrin të bëjë tjetër veçse të jetuarit për ta bërë të njohur, pikërisht siç ka bërë apostulli. Provo edhe ti sot që të bësh diçka për Ungjillin!
10/9 E SHTUNË XXIII K.GJ.V. [III]
Sh. Nikolla nga Tolentino
1Kor 10,14-22; Ps 115; Lk 6,43-49
Të gjithë jemi pjesëtarë të një buke 1Kor 7,27
Pikërisht për këtë mbahemi larg çdo formë idhujtarie. Idhujtaria është t'i japësh ndonjë diçka, edhe të bukur e të mirë, më shumë rëndësi sesa besnikërisë sonë për Jezusin. Nëse shikon mirë, duhet që edhe ti të pranosh se je pushtuar prej shumë idhujsh. A zemërohesh për ndonjë gjë? Kjo gjë është një idhull. E nëse ankohesh, kjo vjen sepse një idhull zëvendëson Hyjin në zemrën tënde.
11/9 E DJELË XXIV K.GJ.V. [IV]
Sh. Proti
Dal 32,7-11.13-14; Ps 50; 1Tim 1,12-17; Lk15,1-32
Të gjithë mëkatarët i afroheshin Jezusit për ta dëgjuar Lk 15,1
Pikërisht kështu, për ta dëgjuar! Nuk i afrohen për të kërkuar, për të pyetur, për të pretenduar, për t’u bërë kurioz. Ndërsa i afrohen atij për ta dëgjuar, nuk janë më mëkatarët: kush e dëgjon Jezusin në fakt fillon kthimin e vet në fe. Për këtë Ai është i kënaqur: shikon gëzimin e Atit! Hyji në fakt gëzon, e me të edhe engjëjt, kur një mëkatar rikthehet për të marrë e për të bashkëndarë dashurinë e tij.
12/9 E HËNË XXIII K.GJ.V. [III]
EmËri i shenjtëRUESHËM i Marisë
1Kor 11,17-26; Ps 39; Lk 7,1-10
Ky është Trupi im për ju 1Kor 11,24
Meshtari e shpreh këtë fjalë të Jezusit në shugurimin e bukës. Është një mister që nuk mund ta kuptojmë, porse Shpirti i Shenjtë na bën ta përjetojmë. Është një mister që, pavarësisht varfërisë sonë, sjell shumë fryt në jetën e Kishës, gjatë jetës sonë e në mbarë shoqërinë!
13/9 E MARTË XXIII K.Gj.V. [III]
Sh. Gjon Krizostomi, ipeshkëv e mësues † 407
1Kor 12,12-14.27-31; Ps 99; Lk 7,11-17
Në një të vetmin Shpirt Shenjt të gjithë jemi pagëzuar për të qenë një trup i vetëm 1Kor 12,13
Edhe Pagëzimi, si Eukaristia, është një mister i dashurisë së Atit. Falë atij jemi të bashkuar në Jezusin në një botë aq të thellë për t’u bërë një trup i vetëm me të, një realitet i vetëm. Askush nuk mund të na e ndajë trupin nga koka, askush nuk mund ta imagjinojë Kishën pa Jezusin dhe Jezusin pa Kishën. Jemi të gjithë ndryshe, çdokush me aftësi të ndryshme, por të gjithë në shërbim të dashurisë së Hyjit.
14/9 E MËRKURË LARTËSIMIT
I KRYQIT TË SHENJTË [P]
Neh 21,4-9; Ps 77; Fil 2,6-11; Gjn 3,13-17
Duhet të lartësohet edhe Biri i njeriut Gjn 3,14
Sot festojmë sepse kryqi në të cilin vdiq Jezusi u gjet. Nuk është ndonjë gjë e madhe, por ne të përfitojmë për të medituar mbi vlerën e ofertës së tij, për ta lënë veten të mbështillemi përsëri nga dashuria
e tij.
Ki mëshirë për ne, Zot Jezus, e shëlbona ne! Të adhurojmë e të ndjekim nga pas duke ia dhënë jetën tonë Atit sëbashku me ty!
15/9 E ENJTE VIRGJËRA E LUME MARI E DHIMBSHME [P]
Heb 5,7-9; Ps 30; Gjn 19,25-27 ose Lk 2,33-35
Edhe ty vetë një shpatë do ta tejshkojë shpirtin Lk 2,35
Maria mbeti rrëzë kryqit pa u turpëruar prej Birit të saj e pa e braktisur atë. Vuajtja e saj sinjalizon vuajtjen e Kishës, që bashkëndan në çdo periudhë kohe e vend mundimin e Jezusit. Sa të Krishterë vuajnë për t’ia dalë mbanë që të jetojnë Fjalën e Zotit! Sa përçmim bie mbi ta, sa tundime e sa përndjekje! Maria i njeh, i bashkëndan e i ngushëllon.
16/9 E PREMTE XXIV K.GJ.V. [IV]
Sh. Korneli papë † 253 e Sh. Çipriani ipeshkëv † 258
1Kor 15,12-20; Ps 16; Lk 8,1-3
Krishti u ngjall prej të vdekurve! 1Kor 15,20
Është siguria mbi të cilën bazohet feja jonë. Ne besojmë se Jezusi u ngjall prej të vdekurve, e falë këtij besimi e dimë se Hyji na do, se jemi bijtë e tij, se ai na shëlbon, pasi e kemi dashur. Nëse nuk do të ishte e vërtetë, gjithçka do të rrëzohej, nuk do të ishte e vërtetë as që Zoti është dashuri! Kush nuk beson se Jezusi është ringjallur, në fakt, nuk e lajmëron dashurinë e Hyjit!
17/9 E SHTUNË XXIV K.Gj.V. [IV]
Sh. Robert Belarmini, ipeshkëv e mësues †1621
1Kor 15,35-37.42-49; Ps 55; Lk 8,4-15
Ndërsa po hidhte farën, disa kokrra ranë pranë udhës Lk 8,5
Pyetje e mundshme: ai mbjellës a është i hutuar? Përse bën që të bjerë fara e çmuar mbi thasët dhe në rrugën mes ferrash? Përgjigjje e pritshme: që ti të jesh i përkujdesur për vetveten. Mund të jesh, në fakt, sipërfaqësor, i hutuar, i preokupuar për të tjerët, edhe kur të flet Jezusi!
18/9 E DJELA XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Jozefi nga Kopertino
Am 8,4-7; Ps 112; 1Tim 2,1-8; Lk 16,1-13
Nuk mund t’i shërbeni Hyjit dhe pasurisë Lk 16,13
Kjo Fjalë është e çmueshme, ndonëse mund të jehojë si një goditje e bukur shkopi për shumë njerëz që edhe mbahen për të krishterë. Ja pse janë aq shumë mosmarrëveshje e imoralitet dhe aq shumë mashtrim edhe mes atyre që frekuentojnë kishën. Ja përse mes kujt aspiron në ngarkesat politike vihet re kaq pak shpirt shërbimi! Ja përse boshatisen kishat, e as të djelave nuk mbushen!
19/9 E HËNË XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Xhenari ipeshkëv e martir
Fu 3,27-34; Ps 14; Lk 8,16-18
Të butëve u jep përkrahje Fu 3,34
Jezusi është i butë e i përvuajtur në zemër: për këtë ai rezulton i pëlqyeshëm për të gjithë. E Maria është shërbyese e përvuajtur e Zotit, e për këtë është shpallur e lumtur nga të gjitha brezat. Kur jam i përvuajtur, jo vetëm Hyji më mirëpret, por edhe njerëzit afrohen tek unë. E edhe prania jote më rezulton e pëlqyeshme kur zëri yt e sjellja jote është e përvuajtur.
20/9 E MARTË XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Andrea Kim e shokët, martirë †1839-1866
Fu 21,1-6.10-13; Ps 118; Lk 8,19-21
Në sytë e njeriut të gjitha udhët janë të drejta Fu 21,2
Ne njerëzit e kemi të vështirë të dyshojmë në veten tonë. Edhe këtë mëngjes një njeri më rrëfeu se ishte pa gabime dhe se nuk nuk kishte kryer gabime kurrë. Nuk duhet t’i besojmë syve tanë, sepse “kush heton zemrat është Zoti”, vijon të na thotë Fjala e Zotit.
21/9 E MËRKURË Sh. MATEU, Apostull dhe Ungjilltar. [P]
Ef 4,1-7.11-13; Sal 18; Mt 9,9-13
Unë nuk erdha të ftoj të drejtët, por mëkatarët Mt 9,13
Pikërisht Shën Mateu na ofron fjalën e Jezusit që na ngushëllon. Ai ishte një ndër tagrambledhësit, të cilët mbaheshin si mëkatarë publikë, e pra të përçmuar. Jezusi është këtu për ata; është mjeku dhe ilaçi. Mos u jep kurrë, por adresoju gjithmonë atij. E mos hiq dorë nga rruga për t’u kthyer në fe, sepse ai prej kësaj gëzon!
22/9 E ENJTE XXV K.GJ.V. [I]
I Lumi Luigji Monti
Ksh 1,2-11; Ps 89; Lk 9,7-9
Kotësi mbi kotësi e gjithçka është kotësi! Ksh 3,32
Ç’fjalë e bukur! Tani jemi të aftë të themi se është e vërtetë, por për disa orë do të zemërohemi pikërisht për kryelartësinë, për një hiçgjë! Ungjilli i sotëm na flet për Erodin: se për çfarë i ka shërbyer pasuria, fama e nderet e tia?
23/9 E PREMTE XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Piu nga Pietrelçina rregulltar † 1968
Ksh 3,1-11; Ps 143; Lk 9,18-22
Kush mendoni se jam unë?
Lk 9,20
Për çdo herë që e dëgjojmë këtë pyetje, mbetemi të heshtur, si apostujt. Jezusi shpreson se përgjigjja ime të jetë ndryshe nga ajo e të gjithë të tjerëve. Ose do të ndikohem nga opinionet e kujt thotë të vetin, pa e dëgjuar zërin e Hyjit? Atëherë vetëm Pjetri u përgjigj, edhe nëse pa e kuptuar domethënien e vërtetë të fjalëve të tia edhe nëse janë fjalë të vërteta.
24/9 E SHTUNË XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Paqësori
Ksh 11,9 - 12,8; Ps 89; Lk 9,43-45
Kujtoje Krijuesin tënd
në ditët e rinisë sate Ksh 12.1
Koeleti shikon me simpati harenë e të rinjve dhe i fton për të larguar melankoninë nga zemra e dhimbjen nga kockat. Por porosit edhe të rinjtë që të mos e braktisin frikën e shenjtë të Hyjit. Nëse në zemrën e tij nuk është e ashtuquajtura “frikë e Hyjit”, si mund të besosh tek ai? Unë mrekullohem kur një djalë ose një vajzë bën projekte të jetës me kë nuk ushtrohet në frikën e Hyjit! Po… as edhe për të provuar!
25/9 E DJELË XXVI K.GJ.V. [II]
Sh. Aurela
Am 6,1.4-7; Ps 145; 1Tim 6,11-16;
Lk 16,19-31
Mos harro, o bir, se ti i gëzove të mirat e tua gjatë jetës sate, ndërsa Lazri të këqijat Lk 16,25
Jezusi vë në gojën e Abrahamit këtë maksimë. Nëse e gëzon jetën e vërtetë tani, pa aspak mëshirë për të varfërit, mos e prit parajsën. Pranë Hyjit nuk ka vend për kë ka mbyllur sytë e duart ndaj misterit. Mund ta kuptojnë të gjithë që pranë atij, i cili e ka mbajtur kryqin, nuk mund të qëndrojë kush e ka refuzur gjithmonë.
26/9 E HËNË XXV K.Gj.V. [I]
Sh. Kozmai Sh. Damiani martirë shek. IV
Job 1,6-22; Ps 16; Lk 9,46-50
Kush nuk është kundër jush, është me ju Lk 9,50
Sipas Jezusit ky është një motiv i mirë për të shikuar me simpati ata që e duan Jezusin, edhe nëse nuk janë afruar ende me Kishën. Ne nuk duhet të shkurajojmë askënd për ta dashur atë, ndonëse përputhshmëria e tij mund të jetë jo e përsosur. Para se të sjellë fryte çdo pemë duhet të rritet!
27/9 E MARTË XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Vinçenci de Pauli meshtar † 1660
Job 3,1-3.11-17.20-23; Ps 87; Lk 9,51-56
Pse i mjeri të dalë në dritë?
Job 3,20
Jobi shfryen me Hyjin. Nuk është blasfemi, është pikëpyetje e kujt vuan e kërkon domethënien e vuajtjes së vet. Sa herë e dëgjojmë këtë pyetje, e sa herë nuk dimë të përgjigjemi! Përgjigje ka: është Jezusi që shkon drejt Jeruzalemit. Sot e shikojmë të vendosur, që të vihet në rrugë për nga vendi në të cilin do të ofrojë jetën e tij, e kështu, me kryqin e vet, do t’i përgjigjet edhe pyetjes sonë.
28/9 E MËRKURË XXVI K.GJ.V. Viti C [II]
Sh. Vinçeslau martir † 935 ; Sh. Lorenci Ruiz e shokët martirë † 1633-1635
Job 9,1-12.14-16; Ps 87; Lk 9,57-62
Para Hyjit kush mund të ketë të drejtë Job 9,2
Është ende Jobi ai që bën këtë pyetje, se duhet të bëjë të heshtë kë që ia lejon vetes të kritikojë Hyjin apo të ankohet prej tij. Edhe nëse Hyji nuk na e shpjegon përsenë e asaj çfarë ndodh, edhe nëse nuk na shpjegon përsenë e urdhërimeve të tija, kjo nuk është për arsyen se jemi më të ditur se ai. E as nuk jemi të aftë të duam më tepër se ai. “Nëse dikush do të donte të matej me të, nuk do të ishte në gjendje të përgjigjej një herë mbi njëmijë herë”!
29/9 E ENJTE
TË SHENJTËRUESHMIT MIKEL, GABRIEL e RAFFAEL, Kryengjëj [P]
Lp 7,9-10.13-14 ose. Ap 12,7-12; Ps 137; Gjn 1,47-51
Do të shikoni engjëjt e Hyjit duke u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e njeriut Gjn 1,51
Nga fillimi deri në fund, Bibla tregon për engjëj që na shërbejnë duke na zbuluar mirësinë e Hyjit e duke na udhëhequr për të përmbushur vullnetin e tij të mirë. Shërbimi i tyre përsoset kur vjen Jezusi, i Biri i Hyjit që jeton. Është ai dashuria e Atit për njerëzit: në të engjëjt duhet të tërheqin vështrimin tonë dhe pjesëmarrjen tonë. Ngjiten e zbresin tek ai!
30/9 E PREMTE XXVI K.GJ.V. [II]
- Jeronimi meshtar e mësues † 420
Job 38,1.12-21; 40,3-5; Ps 138; Lk 10,13-16
Kush ju dëgjon ju, më dëgjon mua Lk 10,16
Jezusi nuk përdor përvujtërinë e tij për të fsheheur të vërtetën. Është ai Fjala e Atit dhe ai e ka dërguar Shpirtin mbi apostujt, që të vazhdojnë mësimin e tij. Ai i besohet prej Shpirtit të Shenjtë, e për këtë arsye edhe prej apostujve të vet. Do t'i besohem edhe unë atij që e vazhdon misionin e tyre.
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- AbbÃ
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011