ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

09 SHTATOR 2012
09 SHTATOR 2012

SHTATOR

2012

1

E SHTUNË

Sh. Exhidi

Kush mburret

le të mburret

me Zotin

1/9 E SHTUNË XXI K.GJ.V. [I]

Sh. Exhidi

1Kor 1,26-31; Ps 32; Mt 25,14-30

Kush mburret le të mburret me Zotin

1Kor 1,31

Kjo fjali e Sh. Palit na bën të

kujtojmë Shën Terezinën.

Në fillim të autobiografisë së saj,

të shkruar duke iu bindur eprores

së urdhërit, ajo thotë qartë se nuk

dëshiron t’i mbajë të fshehta hiret e

shumta që Zoti ia ka bërë asaj, qysh

nga koha e fëmijërisë.

Në fakt, me thjeshtësinë e madhe,

mirënjohjen e gëzimin, fryt i

përvujtërisë së vërtetë, ajo tregon

veprimin e Hyjit tek ajo. Vetëm kush

nuk është i shtirë në përvujtëri,

di të krenohet në Zotin dhe di të

lavdërohet për mrekullitë

e tij.

SHTATOR

2012

2 Sh. Maksima

Ky popull

më nderon me gojë,

por me zemër

është larg nga unë

E DJELË 2012 2012

2/9 E DJELË XXII K.GJ.V. Viti B [II]

Sh. Maksima

Lp 4,1-2.6-8; Ps 14; Jak 1,17-18.21-22.27;

Mk 7,1-8.14-15.21-23

Ky popull më nderon me gojë, por

me zemër është larg nga unë

Mt 7,6

Faleminderit Jezus, që ke ardhur

si ‘dritë’ e vërtetë për popullin tënd,

për çdo njeri e edhe për mua!

Adhurimi i vërtetë për t’ia ofruar

Hyjit, është tendosje e vazhdueshme

e zemrës ndaj zemrës së tij, për ta

mirëpritur dashurinë e tij dhe për të

dashur si ai dhe në të!

Hyji është Atë, është dashuri!

SHTATOR

2012

3

E HËNË

Sh. Gregori i Madh

Asnjë profet

nuk pranohet

në vendin e vet

3/9 E HËNË XXII K.GJ.V. [II]

Sh. Gregori i Madh, papë e mësues † 604

1Kor 2,1-5; Ps 118; Lk 4,16-30

Asnjë profet nuk pranohet në vendin

e vet Lk 4,24

Eja Shpirt i Shenjtë, e sill tek unë

dashurinë e Atit!

Çdo fjalë dhe çdo gjest që do të

kryej sot le të gurgullojë nga kjo

dashuri: jam i gatshëm edhe për të

vuajtur me Jezusin për rritjen

e atyreve që më vë pranë.

SHTATOR

2012

4

Ishin mahnitur

nga mësimi i tij

Sh. Roza

nga Viterbo

E MARTË

4/9 E MARTË XXII K.GJ.V. [II]

Sh. Roza nga Viterbo

1Kor 2,10-16; Ps 144; Lk 4,31-37

Ishin mahnitur nga mësimi i tij

Lk 4,32

Ishin mrekulluar sepse ashtu vijon

edhe ungjilli i sotëm, “fjala e tij

kishte autoritet”. Faleminderit Jezus,

për autoritetin tënd: shumë herë më

ke thënë nëpërmjet mbarështuesit

tënd, që të jem në paqe, dhe

paqja me të vërtetë ka mbushur

zemrën time!

SHTATOR

2012

5

Jemi…

bashkëpunëtorë

të Hyjit

E LUMJA TEREZË

E KALKUTËS

E MËRKURË

5/9 E MERKURË XXII K.GJ.V. [II]

E LUMJA TEREZË E KALKUTËS virgjër

† 1997

1Kor 3,1-9; Ps 32; Lk 4,38-44

Jemi… bashkëpunëtorë të Hyjit

1Kor 3,9

Shën Pali po korrigjon të krishterët

e Korintit; ata janë duke rënë në

rrezikun e dhënies së tepërmi

rëndësi se kush ua njofton ungjillin,

duke e hequr vështrimin nga Jezusi.

Është e mundshme që të biesh edhe

në rrezikun e kundërt…

Shpirti i Shenjtë na dhëntë një

marrëdhënie të shëndetshme,

të shenjtë, kurrë të privuar nga

përvujtëria dhe mirënjohja, me ata

që Jezusi na dërgon në emrin e tij,

që të rritemi në të!

SHTATOR

2012

6

Lanë gjithçka

e shkuan pas tij

Sh. Zakaria

E ENJTE

6/9 E ENJTE XXII K.GJ.V. [II]

Sh. Zakaria

1Kor 3,18-23; Ps 23; Lk 5,1-11

Lanë gjithçka e shkuan pas tij

Lk 5,11

Ky hap i bërë nga Pjetri, Andrea,

Jakobi e Gjoni, nuk është i rezervuar

vetëm për personat e thirrur të

ndjekin Jezusin në ndonjë bashkësi

rregulltare, por e kanë gëzimin që

ta bëjnë të gjithë ata, të cilët arrijnë

ta njohin Zotin.

Ka të ngjarë se çdo ditë, në zemrën

tënde, ti lë gjithçka dhe e ndjek;

ndjen kështu, pra, dëshirën për t’i

dhënë vendin e parë në jetën tënde

dhe të gjithë besimin tënd.

SHTATOR

2012

7

Gjykatësi im

është Zoti

Sh. Rexhina

E PREMTE

7/9 E PREMTE XXII K.GJ.V. [II]

Sh. Rexhina

1Kor 4,1-5; Ps 36; Lk 5,33-39

Gjykatësi im është Zoti 1Kor 4,4

Nga këto fjalë kuptojmë se çfarë

pastërtie e lirie shpirtërore u dha

Zoti Shenjtërve të tij.

Ata, edhe pse duke jepen me gjithë

zemrën për të mirën e vëllezërve,

nuk presin nga vëllezërit vlerësimin

e veprës që kryejnë: vetëm Zoti i

tyre, “që nuk e shikon dukjen, por

zemrën”, do të dijë të gjykojë veprën

e tyre me drejtësi dhe dashuri.

SHTATOR

2012

8

Ti ngjitja emrin

Jezus

LINDJA E ZOJËS

E SHTUNË

8/9 E SHTUNË LINDJA E ZOJËS [P]

Mik 5,2-5 (opp. Rom 8,28-30); Ps 86;

Mt 1,1-16.18-23

Ti ngjitja emrin Jezus Mt 1,21

Për Festën tënde, Nënë e ëmbël,

nuk mund të ofrojmë dhuratë më

të pëlqyeshme se këtë: të thërrasim

edhe ne Birin tënd, ashtu siç ka bërë

në fillim i Fejuari yt Shën Jozefi:

Jezus, Jezus… Me këtë emër në

zemër, jemi të shpëtuar, jemi në

zemrën e Atit e nuk mund të jetë për

ty gëzim më i madh!

SHTATOR

2012

9 Sh. Pjetri Klaver

Po bën të dëgjojnë

të shurdhërit

dhe të flasin

memecët

E DJELË 2012 2012

9/9 E DJELË XXIII K.GJ.V. Viti B [III]

Sh. Pjer Klaver

Is 35,4-7; Ps 145; Gc 2,1-5; Mk 7,31-37

Po bën të dëgjojnë të shurdhërit dhe

të flasin memecët Mk 7,37

Sot, është dita e Zotit dhe gjendemi

bashkësisht rreth Jezusit, pikërisht

sepse jemi edhe ne gjithmonë pak

të shurdhër e pak të verbër. Duke

e ndarë Fjalën dhe Bukën e tij, ai

përsërit për ne: “Effatà! Hapu!”.

Në këtë javë të ardhshme, mund të

jemi pak më tepër si dëshmitarë të

tij: nëse jo përgjithmonë me gjuhën,

me siguri që po me jetën.

SHTATOR

2012

10

Pastrohuni

prej tharmit

të vjetër, që të

bëheni brumë i ri

Sh. Nikolla

nga Tolenti no

E HËNË

10/9 E HËNË XXIII K.GJ.V. [III]

Sh. Nikolla nga Tolentino

1Kor 5,1-8; Ps 5; Lk 6,6-11

Pastrohuni prej tharmit të vjetër,

që të bëheni brumë i ri 1Kor 5,7

Është kjo një ftesë që na drejtohet

ditëm e Pashkëve, që të kremtojmë

ringjalljen e Jezusit me një jetë me

të vërtetë të re.

Kjo përtëritje, megjithatë, nuk është

për t’u zbatuar një herë në vit, por

për çdo ditë, dhe në çdo çast

të ditës.

Eja, Shpirt i Shenjtë, dhe më ndihmo

të shkul me rrënjë prirjet, zakonet,

hipokrizinë e unit tim egoist

e mburracak!

SHTATOR

2012 E MARTË

11

E kaloi natën

duke iu lutur Hyjit

Sh. Proti

11/9 E MARTË XXIII K.GJ.V. [III]

Sh. Proti

1Kor 6,1-11; Ps 149; Lk 6,12-19

E Kaloi natën duke iu lutur Hyjit

Lk 6,12

Nga kjo kuptojmë se për Jezusin,

njësia me Atin ishte gjëja më e

rëndësishme, ishte jeta!

Nga ky bashkim, si ujë i gjallë nga

burimi, gurgullonte çdo ‘dashuri’

e Jezusit për njerëzit: dashuri që

ishte e urtë, dashuri që ishte e fortë,

dashuri që shëronte dhe jepte jetën

e re! Faleminderit Jezus, për kohën

që ‘humbje’ me Atin tënd, për ne!

SHTATOR

2012

12

E MËRKURË

EMËRI TEJET

I SHENJTË I MARISË

Je i lidhur

me grua?

Mos kërko

të ndahesh

12/9 E MERKURË XXIII K.GJ.V. [III]

EMËRI TEJET I SHENJTË I MARISË

1Kor 7,25-31; Ps 44; Lk 6,20-26

Je i lidhur me grua? Mos kërko të

ndahesh 1Kor 7,27

I krishteri i bindet Hyjit dhe jo

ndjenjave të tij. Këto të fundit, mund

t’ia çojnë drejt shkatërrimit, atë çka

ai ka ndërtuar me lodhje dhe çka

Hyji i ka dhënë. Ndjenjat mund të

bëhen tundim. Kush është i martuar

ka një mision të rëndësishëm: jeton

shenjtërimin e Hyjit, duke iu dhënë

bashkëshortes pa shkujdesje.

Këto mund të jenë që ta shikosh me

dëshirë ndonjë person tjetër,

por edhe të ngarkohesh me

angazhime “të mira”, të cilat

të heqin ty nga të qenit i pranishëm

vetëm në familjen tënde.

SHTATOR

2012

13

E ENJTE

Sh. Gjon Gojarti

Duajini

armiqtë tuaj

13/9 E ENJTE XXIII K.GJ.V. [III]

Sh. Gjon Gojarti, ipeshkëv e mësues † 407

1Kor 8,2-7.11-13; Ps 138; Lk 6,27-38

Duajini armiqtë tuaj Lk 6,27

E keqja që ne marrim e ka origjinën

nga Armiku i Zotit dhe i njeriut,

që nuk pushon së mbjelluri urrejtje

dhe vuajtje në zemër.

Me Jezusin dhe për dashurinë

e tij duam t’i bëjmë të mirën këtyre

zemrave të turbulluara, duke

u derdhur balsamin e

dashurisë hyjnore…

Atje ku më përpara gjenim armiqtë,

do të gjejmë gëzimin e vëllezërve!

SHTATOR

2012

14

E PREMTE

LARTËSIMI

I KRYQIT

TË SHENJTË

E përuli vetveten

duke u bërë

i dëgjueshëm

deri në vdekje

14/9 E PREMTJA E LARTËSIMIT

TË KRYQIT TË SHENJTË [P]

Neh 21,4-9 (ose Fil 2,6-11); Ps 77;

Gjn 3,13-17

E përuli vetveten duke u bërë

i dëgjueshëm deri në vdekje Fil 2,8

Jezus, sot e adhurojmë me

mirënjohje momentin kulmues të

dashurisë! Shën Pali, na ndihmon

për të zbuluar karakteristikën e kësaj

dashurie, të jetuar nga ti, ditë për

ditë, deri në Kryq: ti nuk kërkoje

kurrë veten tënde, por i ofroheshe

Atit, për të përmbushur vullnetin

e tij si bir i bindur.

E ndërsa ti i jepje Atit besimin tënd

dhe zemrën tënde, ne na mbërrinte

butësia e jeta e tij.

Faleminderit Jezus!

SHTATOR

2012

15

E SHTUNË

E LUMJA VIRGJ.

MARI E DHIMBSHME

Grua,

ja yt bir

15/9 E SHTUNË E LUMJA VIRGJ.

MARI E DHIMBSHME [P]

Heb 5,7-9; Ps 30; Gjn 19,25-27 (ose Lk 2,33-35)

Grua, ja yt bir Gjn 19,26

Mari, sot ne të shikojmë që të

kompletosh, me ndihmën e Shpirtit

të Shenjtë, detyrën që Ati të ka

besuar: ke qenë me Jezusin deri

në kryq!

Tanimë vetë Jezusi të jep një detyrë

të re: që të jesh Nëna e Gjonit dhe

e çdo nxënësi të Kishës! Ti, e bindur,

pranon… dhe në shërbimin tënd,

gjen Jezusin, për të cilin mendoje se

të qe hequr!

SHTATOR

2012

16 Sh. Korneli

Sh. Çipriani

Po ju kush thoni

se jam?…

Ti je Mesia

E DJELË 2012 2012

16/9 E DJELË XXIV K.GJ.V. Viti B [IV]

Sh. Korneli, Sh Çipriani

Is 50,5-9; Ps 114; Jak 2,14-18; Mk 8,27-35

Po ju kush thoni se jam?…

Ti je Mesia Mk 8,29

Shën Pjetri, kishte kuptuar se

Jezusi ishte i Shumëprituri, Mesia;

megjithatë i mbetej ende shumë për

të njohur nga ai…

Duke jetuar me ty, o Jezus, ditë

për ditë edhe unë e marr Shpirtin

që ti e mbart në zemër; të kundroj

ndërsa, për të më dashur, vdes për

mua e po për mua ringjallesh…

Dalëngadalë të njoh e dashurohem

me ty!

SHTATOR

2012

17

E HËNË

Sh. Robert

Belarmini

Zotëri

mos u mundo

më tepër

se nuk jam i denjë

17/9 E HËNË XXIV K.GJ.V. [IV]

Sh. Robert Belarmini ipeshkëv e mësues

†1621

1Kor 11,17-26; Ps 39; Lk 7,1-10

Zotëri mos u mundo më tepër se

nuk jam i denjë… Lk 7,6

Jezusi nuk ishte i gatshëm për ‘tu

shqetësuar’ vetëm të shkonte në

shtëpinë e centurionit, por është

‘shqetësuar’ deri sa të vihet në kryq

për mua!

Me të vërtetë, Jezus, unë nuk jam i

denjë për të gjithë dashurinë që ti je

gati të më japësh; e megjithatë, sa

pretendime ndaj teje e ndaj

të tjerëve…

“Nuk jam i denjë që ti të hysh në

strehën time”. Këto fjalë le të më

bëjnë të rritem në përvujtërinë e

vërtetë e, pra, në mirënjohjen

e vërtetë!

Faleminderit Jezus!

SHTATOR

2012

18 Sh. Jozefi

nga Koperti no

Mos qaj

E MARTË

18/9 E MARTË XXIV K.GJ.V. [IV]

Sh. Jozefi nga Kopertino

1Kor 12,12-14.27-31; Ps 99; Lk 7,11-17

Mos qaj Lk 7,13

Jezusi i thotë të mos qajë, një gruaje

e cila po qante, për motivin që

duket të jetë më i vlefshmi: vdekja e

birit të saj të vetëm.

Jezusi e kupton më shumë se

kushdo tjetër dhimbjen e kësaj

nëne e për këtë arsye do që t’i japë

menjëherë shpresën.

Ai ka ardhur pikërisht për të

ngadhënjyer mbi vdekjen - për këtë

po ecën drejt Jeruzalemit -

e menjëherë, në dhimbjen e tij, jep

për këtë nënë një shenjë të fitores së

afërt të tij.

SHTATOR

2012

19

E MËRKURË

Sh. Xhenari

Dashuria

nuk mbaron

kurrë

19/9 E MERKURË XXIV K.GJ.V. [IV]

Sh. Xhenari ipeshkëv e martir

1Kor 12,31 - 13,13; Ps 32; Lk 7,31-35

Dashuria nuk mbaron kurrë

1Kor 13,8

Janë të shumta dhe të ndryshme

shërbimet që mund të zhvillojmë

në Kishë, duke përdorur energji

dhe dhuratat që marrim nga Zoti.

Në çdo shërbim (tonin), gjithësesi,

gjëja më e rëndësishmja është

dashuria: dashuria që marrim nga

Zoti dhe dashuria që ne i japim.

Nëse kryej një shërbim të shenjtë pa

dashuri, e përdhos këtë shërbim!

Është dashuria, e cila mbetet

përgjithmonë dhe është dashuria,

ajo që shenjtëron çdo veprim!

SHTATOR

2012

20

E ENJTE

Sh. Andrea Kim

Feja jote të shpëtoi,

shko në paqe

20/9 E ENJTE XXIV K.GJ.V. [IV]

Sh. Andrea Kim e shokët, martirë †1839-1866

1Kor 15,1-11; Ps 117; Lk 7,36-50

Feja jote të shpëtoi, shko në paqe

Lk 7,50

“Feja jote të shpëtoi”, pra besimi

yt tek unë, afrimi që po më bën,

para të gjithëve, me kurajë dhe

me përvujtëri, shfaqja e dashurisë

sate dhe pendesa jote, duke më

konsideruar mua më të rëndësishëm

sesa lëvdimet dhe përçmimet

e njerëzve. Jam unë, ai që të shëlboj

dhe që dua të të ngre me një

fjalë ngushëllimi:

“Feja jote të shpëtoi”.

SHTATOR

2012

21

E PREMTE

SH. MATEU

Jetoni denjësisht

siç i ka hije thirrjes

që keni marrë

21/9 E PREMTE Sh. MATEU,

Apostull dhe Ungjilltar. [P]

Ef 4,1-7.11-13; Ps18; Mt 9,9-13

Jetoni denjësisht si i ka hije thirrjes

që keni marrë Ef 4,1

Çdo i krishterë e çdo nxënës i

Jezusit, ashtu si Mateu, që kujtojmë

sot, ka qenë thirrur nga Zoti:

dhuratë falas e dashurisë së tij!

E kjo thirrje e ka çuar të kalojë

nga errësirat në dritë, nga vdekja

në jetë, nga trishtimi i mëkatit tek

gëzimi i të qenit plotësisht i dashur

e i aftë për të dashur.

Faleminderit Jezus! Falmë,

e ndihmomë për të qenë i denjë

për ty!

Sot, në mënyrë të veçantë, dua të

jem mirënjohës dhe i gëzuar!

SHTATOR

2012

22

E SHTUNË

I Lumi Luigji Monti

Doli mbjellësi

për të hedhur farën

22/9 E SHTUNË XXIV K.GJ.V. [IV]

I Lumi Luigji Monti

1Kor 15,35-37.42-49; Ps 55; Lk 8,4-15

Doli mbjellësi për të hedhur farën

Lk 8,5

Faleminderit Jezus, që ke mbjellë në

mua farën e jetës së re!

Dua ta ruaj sot këtë dhuratë, si

thesari më i çmueshëm: do të jetoj

me ty në çdo moment, si biri

i Atit qiellor!

SHTATOR

2012

23 Sh. Piu

nga Pietrelçina

Kush dëshiron

të jetë i pari,

le të bëhet

i sprapsmi

i të gjithëve

E DJELË 2012 2012

23/9 E DJELË XXV K.GJ.V. Viti B [I]

Sh. Piu nga Pietralçina

Ur 2,12.17-20; Ps 53; Jak 3,16 - 4,3; Mk

9,30-37(29-36)

Kush dëshiron të jetë i pari, le të

bëhet i sprapsmi i të gjithëve

Mk 9,35

Kjo, fjala e jotja, është shumë e

rëndësishme!

Ti na ke dhënë shembullin dhe na

jep forcën që mund ta jetojmë. Në

fakt, vetëm duke përshkuar rrugën e

përvujtërisë e të dashurisë, mund

të arrijmë tek Ati,

e kështu të marrim vendin ‘e parë’

që ai ka përgatitur për secilin

prej nesh!

SHTATOR

2012

24

E HËNË

Sh. Paqësori

Mos ia sendërgjo

mikut tënd

të keqen

24/9 E HËNË XXV K.GJ.V. [I]

Fu 3,27-35; Ps 14; Lk 8,16-18

Mos ia sendërgjo mikut tënd të

keqen Fu 3,29

Dashuria për vëllezërit - fatkeqësisht

edhe ndarja prej tyre - i ka rrënjët

në zemër. Për këtë, Jezusi, shumë

herë dhe në mënyra të ndryshme,

na fton për ta ruajtur zemrën tonë:

ajo do të jetë e pastër për sytë e

tij, nëse do të pranojmë vetëm

mendimet e mirëdashjes dhe

të mëshirës.

SHTATOR

2012

25 Sh. Aurela

Ai

që i peshon zemrat

është Zoti

E MARTË

25/9 E MARTË XXV K.GJ.V. [I]

Sh. Aurela

Fu 21,1-6.10-13; Ps 118; Lk 8,19-21

Ai që i peshon zemrat është Zoti

Fu 21,2

Faleminderit Atë: ti më njeh më

shumë sesa unë veten!

Me besim të madh, pa frikë e as

shkurajëzim, mund ta besoj ty

zemrën time, dëshirën time për të

qenë ashtu siç më do ti.

Dërgoje Shpirtin tënd për të krasitur,

pastruar, modeluar zemrën time,

derisa, i butë si një bir, unë të jem

mes atyre që e dëgjojnë Fjalën

tënde dhe e vënë në veprim.

SHTATOR

2012

26

E MËRKURË

Sh. Kozmai e Damiani

Po ju dërgoj

të njoftoni

mbretërinë e Hyjit

26/9 E MERKURË XXV K.GJ.V. [I]

Sh. Kozmai e Damiani martirë shek. IV

Fu 30,5-9; Ps 118; Lk 9,1-6

Po ju dërgoj të njoftoni mbretërinë e

Hyjit Lk 9,2

Ne, që e duam Jezusin, në

kremtimet e Euharistisë, ditën e

djelë, jemi të veshur me forcën e

dashurinë, e vijmë të përgatitur që

të jemi të dërguar për të njoftuar

butësinë e Atit.

Këtë e gëzojmë ne të parët,

duke jetuar në intimitet me Jezusin!

SHTATOR

2012

27

E ENJTE

Sh. Vinçenci

de’ Pauli

Kotësi mbi kotësi

e gjithçka

është kotësi

27/9 E ENJTE XXV K.GJ.V. [I]

Sh. Vinçenci de’ Pauli meshtar † 1660

Ksh 1,2-11; Ps 89; Lk 9,7-9

Kotësi mbi kotësi e gjithçka është

kotësi Ksh 1,2

Është e vërtetë: e gjitha kjo, që

njeriu me aftësitë e tij mund të

realizojë, është e destinuar të kalojë!

Ndërsa - realitet i mrekullueshëm!

- veprimi më i vogël, deri edhe çdo

frymëmarrje e dhënë Atit, e jetuar

në Jezusin, mbetet për gjithmonë!

Jezusi Shëlbyes, tërhiqe çdo njeri

nga ti!

SHTATOR

2012

28

E PREMTE

Sh. Vinçeslau

Sh. Lorenci Ruiz

Ai e ka bërë të

bukur çdo gjë

28/9 E PREMTE XXV K.GJ.V. [I]

Sh. Vinçeslau martir † 935 ; Sh. Lorenci Ruiz

e shokët martirë † 1633-1635

Ksh 3,1-11; Ps 143; Lk 9,18-22

Ai e ka bërë të bukur çdo gjë

Ksh 3,11

Po, o Atë! Pasi ti je Dashuri besoj se

çdo vepër dhe çdo ndërhyrje e jotja

është e bukur: është e bukur pasi

sjell jetën!

Sot dua të falënderoj për gjithçka,

edhe për atë dashuri të fshehur që

unë, mëkatari i varfër, ende nuk

e kuptoj!

SHTATOR

2012

29

E SHTUNË

Sh. MIKEL

Sh. GABRIEL

Sh. RAFAEL

Si më njeh?

29/9 E SHTUNË Shenjtërit MIKEL,

GABRIEL e RAFAEL Kryengjëj [P]

Lp 7,9-10.13-14 (ose Vap 12,7-12); Ps 137;

Gjn 1,47-51

Si më njeh? Gjn 1,48

Nathanaeli është befasuar se Jezusi

e njihte dhe kështu, pra, mund të

shprehë një gjykim mbi të.

Jezusi, në fakt, e kishte përcaktuar

“një Israelit në të cilin nuk

ekziston shtirja”.

Ne, që besojmë se Jezusi është Biri

i Hyjit, e dimë se ai na njeh më mirë

se ne veten dhe nuk çuditemi me

dashurinë, me të cilën na rrethon

përmes mjaft mënyrave; nëse

çuditemi, kjo ndodh për më tepër,

sepse e harrojmë këtë të vërtetë!

Edhe shenjtërit Kryengjëj, që

sot festojmë, janë lajmëtarë të

dashurisë së Zotit.

SHTATOR

2012

30 Sh. Jeronimi

Kush nuk është

kundër nesh

është me ne

E DJELË 2012 2012

30/9 E DJELË XXVI K.GJ.V. Viti B [II]

Sh. Jeronimi

Neh 11,25-29; Ps 18; Jak 5,1-6;

Mk 9,38-43.45.47-48

Kush nuk është kundër nesh është

me ne Mk 9,40

Vëllazëria në të cilën jetoj, dhe

ndonjë vëlla i imi vetëmsisht, është

kësisoj objekt i mirëdashjes nga

ana e personave, që për sa mund

të shikojmë ne, nuk janë e gjitha

‘prej të tanëve’ - në kuptimin se nuk

bashkëndajmë besimin apo nuk

jetojnë prej gjithçkaje në mënyrë

koherente për të -.

Faleminderit, Jezus, që di të

shpërblesh edhe më të voglin akt

të dashurisë të bërë për të tutë; e

çfarë shpërblimi do të japësh veçse

shëlbimin tënd?

In primo piano