CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
01 set 2019 09 Shtator 2019
09 Shtator 2019
1/9 E DIEL XXII GJ.V. Viti C [II]
Sir 3,17-20.27-28; Ps 67; Heb 12,18-19.22-24; Lk 14,1.7-14
Kushdo e lartëson veten, do të përvujtërohet e kushdo e përvujtëron vetveten, do të lartësohet Lk 14,11
Një ditë dy vëllezër morën detyrën të punonin së bashku. Më i moshuari vuri re që tjetri e kishte pak të vështirë të bashkëpunonte. Më pas, çeshtja u dërgua tek ati i bashkësisë, që i rekomandon vëllait më të moshuar që të jetë më i përfillëshëm. Nuk ka qenë e thjeshtë për të, por për dashuri të Jezusit ka zgjedhur të zërë “vendin e fundit”, ajo që sjell me veten bekime për të gjithë.
2/9 E HËNË XXII GJ.V. [II]
1Sel 4,13-18; Ps 95; Lk 4,16-30
Asnjë profet është i mirëseardhur në vendin e vet Lk 4,24
Jezusi frekuenton sinagogën dhe ngrihet të lexojë Shkrimin: profeti shpall misionin e tij. Ai kështu mund të konfirmojë atë Shkrim që po realizohet. Banorëve të Nazaretit u duket e pamundur që një bashkëfshatarë i tyre të mund të jetë Mesia i shpallur nga Shkrimet, dhe e largojnë. O Atë, na dhuro Shpirtin tënd të përvuajtë, që mund ta njohim dhe mirëpresim Birin tënd Jezus, që e ke dërguar të na shëlbojë dhe të na udhëheqë. Na dhuro një shpirt të përvuajtë për t’i mirëpritur ata që ai na i dërgon sot tek ne.
3/9 E MARTË XXII GJ.V. [II]
(p: Sh. Gregori i Madh, papë dhe mës. i K., † 604; Për Dioqezën e Rrëshenit, përvjetori i urdhërimit ipeshkvor i imz. GJERGJ META – 2017)
1Sel 5,1-6.9-11; Ps 26; Lk 4,31-37
Ndihmoni njëri-tjetrin, ashtu siç jeni duke bërë 1Sel 5,11
Si mund të ndihmohemi me njëri-tjetrin? Cila është ndihma që apostulli dëshiron që ne ti ofrojmë njëri-tjetrit? Më vjen në mendje, ku në fillimin e krijimit, Hyji kishte thënë, për sa i përket Adamit: ‘do t’i bëj një ndihmë të ngjashme atij’, dhe krijoi Evën. Ata duhej të ndihmoheshin të takonin Atin, të zbulonin vullnetin e tij, të realizonin dëshirat e tij! Edhe ty të kërkoj të më ndihmosh në këtë.
4/9 E MËRKURË XXII GJ.V. [II]
Kol 1,1-8; Ps 51; Lk 4,38-44
E falënderojmë Hyjin, Atin e Zotit tonë Jezu Krishtit dhe lutemi vazhdimisht për ju Kol 1,3
Apostulli Shën Pal është i kënaqur për të krishterët e tij, por nuk ia bën qejfin vetes: nëse ata janë besimtarë dhe këmbëngulës në jetën e krishterë, merita është e Hyjit, që i dëgjon lutjet. Është bukur kur në një bashkësi besimtarësh vërehet Fjala e Hyjit e jetuar, ndoshta me mund, duke parë që difektet dhe keqkuptimet janë gjithmonë. Sa duhet ta falënderoj edhe unë Zotin, duke parë që shumë persona më durojnë!
5/9 E ENJTEXXII GJ.V. [II]
(F: Shën Tereza e Kalkutës, rregulltare)
Kol 1,9-14; Ps 97; Lk 5,1-11
Ta falënderoni Atin, i cili ju bëri të aftë të keni pjesë në trashëgimin e shenjtërve në dritë Kol 1,12
Shën Tereza ka patur guxim ta çojë Krishtin në skutat më të errëta të varfërisë. Ka qenë promovuese e madhe e paqes dhe e dashurisë, duke u dhënë dinjitet të varfërve ndër më të varfër. Ka jetuar dhe vetë si e tillë, e për këtë, Hyji e ka shpërblyer duke e radhitur ndër Shenjtërit e Vet. Asgjë ka bërë pa Krishtin, Ai ka qenë pika e referimit për çdo vepër dhe punë të sajën.
E si shumë shkrime të vyera, na ka lënë një këshillë të frymëzur prej Shpirtit Shenjt: “për të patur paqen në zemrat tona, ia vlen të flasim më shumë me Jezusin e më pak me njerëzit”. Prandaj, sot do të kërkoj të flas më shumë me Jezusin.
6/9 E PREMTE XXII GJ.V. [II]
(DIOQEZA E SAPËS, Kushtimi i Kishës Katedrale, festë)
Kol 1,15-20; Ps 99; Lk 5,33-39
Ai është para çdo gjëje Kol 1,17
Po, besoj se Jezusi është nga gjithmonë Hyj me Atin e Shpirtin Shenjt. Në atë dhe për atë gjithçka jeton. Edhe unë, edhe ti, kemi jetën e vërtetë, duke besuar në Të dhe duke mbetur të bashkuar me atë. Faleminderit, o Jezus, që je dhe na mbështet të gjithëve.
7/9 E SHTUNË XXII GJ.V. [II]
(Përvjetori i urdhërimit ipeshkvor i imz. GIOVANNI PERAGINE, Ipeshkëv i Jugut - 2017)
Kol 1,21-23; Ps 53; Lk 6,1-5
Jezusi po kalonte nëpër të mbjella Lk 6,1
Jezusi me dishepujt e tij po kalonte nëpër të mbjella. Ata patën uri, dhe Jezusi, edhe pse ishte e shtunë, i la që të këputnin kallinj dhe, duke i shkokëluar në dorë, t’i hanin kokërrat. Për interpretimin e ligjit të farisenjve dhe hebrenjve nuk ishte e lejuar të bëhej një gjë e tillë të shtunën. Të falënderojmë, o Jezus, për mëshirën tënde: duke varur prej teje, bëhemi të lirë nga rregullat e formuluara prej njerëzve.
8/9 E DIEL XXIII GJ.V. Viti C [III]
(DITËLINDJA E SHËN MARISË VIRGJËR)
Ur 9,13-18; Ps 89; Flm 9-10.12-17; Lk 14,25-33
Kush nuk e mbart kryqin e vet e nuk më vjen pas, nuk mund të jetë nxënësi im Lk 14,27
Kjo fjalë më bën të kujtoj vitet në të cilat kanë qenë të sëmurë dy prej vëllezërve tanë, ku më pas vdiqën. Ishim të zënë duke u shërbyer, secili sipas misionit të vet. Ka qenë një kryq i rëndë, që Jezusi na ka ndihmuar ta bartim, më përpara, me ndihmën e mjekëve dhe infermierëve, më pas duke na dhënë forcë dhe intuitë për të ndërhyrë në çastet e përshtatshme. Me këtë “kryq” të bartur së bashku, Jezusi na ka dhuruar forcën të mbetemi dishepujt e tij.
9/9 E HËNË XXIII GJ.V. [III]
(pf: Sh. Pjetër Klaver, mesh., † 1654)
Kol 1,24 - 2,3; Ps 61; Lk 6,6-11
Ne kumtojmë Atë Kol 1,28
Shën Pali ka vuajtur shumë, por nuk ankohet, përkundrazi, deklaron se është i lumtur për vuajtjet që është duke duruar. Ai e kupton jetën tonë prej besimtarësh si një shtrirje të asaj vuajtjeje të Krishtit Jezus. Sa vuajtje janë akoma të nevojshme, që ato vuajtje të Zotit të jenë me të vërtetë të jetuara prej nesh!
10/9 E MARTË XXIII GJ.V. [III]
Kol 2,6-15; Ps 144; Lk 6,12-19
Edhe juve, Hyji ju ngjalli bashkë me Të Kol 2,13
Faleminderit, o Atë i mirë, që e ke dërguar Jezusin, Birin tënd, të na lirojë nga skllavëria e mëkatit me sakrificën e tij mbi kryq. Ai është lutur gjithë natën për të zgjedhur të Dymbëdhjetët mes dishepujve për t’i bërë apostuj të dashurisë së tij. Lutja e tij vazhdon të dhurojë jetë të re dhe të vërtetë, e të frytshme edhe neve.
11/9 E MËRKURË XXIII GJ.V. [III]
Kol 3,1-11; Ps 144; Lk 6,20-26
Ju e zhveshët njeriun e vjetër me veprat e tij dhe veshët njeriun e ri Kol 3,9-10
Kjo fjalë na bën të kemi parasysh premtimet pagëzimore, me të cilat i kemi rënë mohit botës dhe joshjeve të saja dhe i kemi dhuruar jetën Jezusit, që të jetojmë për Të. Kështuqë, kur në televizion ka publicitete që nxisin tundimet, “njeriu i ri” i fik. Kur gjatë verës shihen persona më shumë të ‘zhveshur’ se sa të veshur, ia kthen shikimin Jezusit për t’u lënë të tërhiqemi vetëm prej tij. Faleminderit, o Jezus, nga liria e brendshme që na dhuron për të jetuar në pastërtinë dhe dëlirësinë tënde.
12/9 E ENJTE XXIII GJ.V. [III]
(pf: Emri tejet i shenjtë i Marisë)
Kol 3,12-17; Ps 150; Lk 6,27-38
Le të jetë në nder të Emrit të Zotit Jezus Kol 3,17
“Çkado që të thoni dhe të bëni, le të jetë në nder të Emrit të Zotit Jezus, duke falënderuar me anë të Tij Hyjin Atë”. Shën Pali është i dashuruar me Jezusin, ka qenë i fituar prej tij. Ai s’mund të bëjë asgjë pa menduar për Zotin, dhe asgjë merr vlerë në qoftë se nuk është përmbushur në sintoni me Jezusin! Ai na rekomandon edhe neve që të jetojmë kështu: është e vetmja mënyrë për t’u realizuar me të vërtetë, për të patur gëzim dhe t’ua dhurojmë vëllezërve.
13/9 E PREMTE XXIII GJ.V. [III]
(p: Sh. Gjon Gojarti, ip. e mës. i K., † 407)
1Tim 1,1-2.12-14; Ps 15; Lk 6,39-42
E falënderoj Atë që më dha fuqi 1Tim 1,12
Kur jetojmë me fe në Jezusin, arrijmë të bëjmë gjëra që njerëzisht nuk do të ishim kurrë të aftë t’i kryenim. Kështu ka qenë për Shën Palin, për shumë shenjtër dhe, edhe për mua, e sigurisht për ty. O Jezus, ti je forca ime, prandaj besoj në ty dhe të falënderoj. Ti më dhuron forcë për të rezistuar ndaj tundimeve, që të mos gjykoj të afërmit dhe, purkundrazi, për të patur dashamirësi drejt tyre.
14/9 E SHTUNË LARTËSIMI I KRYQIT TË SHENJTË (F)[P]
(Përvjetori i urdhërimit ipeshkvor i imz. SIMON KULLI, Ipeshkëv i Sapës – 2017)
Nr 21,4-9 ose Fil 2,6-11; Ps 77; Gjn 3,13-17
Po ashtu duhet të lartësohet edhe Biri i njeriut Gjn 3,14
Jezusi i është ofruar Hyjit, Atit të vet, për t’i shëlbuar të gjithë njerëzit që besojnë në Të. Ai e dinte që, për të realizuar këtë shëlbim duhej të kishte vuajtur shumë, derisa të ishte ngritur mbi kryq. Faleminderit, o Jezus, me sakrificën tënde më ke shëlbuar prej mëkatit tim.
15/9 E DIEL XXIV GJ.V. Viti C [IV]
(Shën Maria Virgjër E Dhimbshme )
Dl 32,7-11.13-14; Ps 50; 1Tim 1,12-17; Lk 15,1-32
Ky i pranon mëkatarët dhe po ha me ta Lk 15,2
Sa e madhe është dashuria jote, o Jezus! Ti na mirëpret siç jemi, mëkatarë, dhe na ofron miqësinë tënde të ëmbël. Ti na flet, na udhëheq në ecjen e duhur. Faleminderit, jemi të lumtur me ty dhe dëshirojmë të mësojmë prej teje për të jetuar me mëshirë. Faleminderit!
16/9 E HËNË XXIV GJ.V. [IV]
(p: Sh. Korneli, papë e Cipriani ip., e martirë, † 253, † 258)
1Tim 2,1-8; Ps 27; Lk 7,1-10
Vullneti i të cilit është që të shëlbohen të gjithë njerëzit 1Tim 2,4
Sa lajm i bukur është ky! Hyji është baba për të gjithë, dhe Jezusi ka dhuruar jetën e tij në sakrificën e dashurisë për të gjithë. Bashkëpunojmë për të realizuar këtë dëshirë të zjarrtë të Hyjit me dashuri dhe lutje, dhe me një jetë prej dëshmie të vërtetë.
17/9 E MARTË XXIV GJ.V. [IV]
(pf: Sh. Robert Bellarmino, ip. e mës. i K., † 1621)
1Tim 3,1-13; Ps 100; Lk 7,11-17
Jezusi ia dha s’ëmës Lk 7,15
Jezusi ia ktheu s’ëmës atë bir në jetë, që vdekja ia kishte marrë. Edhe të dashurit tanë na “kthehen” nga Jezusi, edhe pse na duket sikur vdekja na i ka marrë. Jezusi na i kthen në një bashkim të ri, atë të Shpirtit Shenjt, atë që ai ka realizuar duke mundur vdekjen.
18/9 E MËRKURË XXIV GJ.V. [IV]
1Tim 3,14-16; Ps 110; Lk 7,31-35
Erdhi Biri i njeriut... miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve Lk 7,34
Faleminderit, o Jezus, që më në fund ke ardhur mes nesh, mëkatarëve! Faleminderit që vjen akoma, vjen çdo ditë, çdo çast për të qëndruar me ne! Ti nuk ke as frikë e as turp për mjerimin tonë. Je për ne si një nënë, që, duke parë fëmijën e saj të pisët, nuk e largon prej vetes, por ulet dhe, me dashuri, ia fshin, i vëndos një veshje të re dhe të parfumuar, më pas e mban në krahë me gëzim, si një thesar.
19/9 E ENJTE XXIV GJ.V. [IV]
(pf: Sh. Januari, ip. e mart., † shek. IV)
1Tim 4,12-16; Ps 110; Lk 7,36-50
Vërja mendjen vetes... ji i qëndrueshëm në këto gjëra 1Tim 4,16
Sh. Pali po i jep udhëzime Timoteut, ende i ri, qoftë në moshë e qoftë në ecjen pas Jezusit. I thotë edhe: “Bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në fe, në pastërti!”. Dhe përfundon: “Sepse, duke vepruar kështu, do të shëlbosh veten dhe ata që të dëgjojnë. Na vjen spontane të japim edhe ne këshilla atyre që i duam: ama, kurrë nuk do të heqim dorë nga mbikëqyrja dhe angazhimi personal në të jetuar në bashkim me Jezusin: është akti i parë i dashurisë për të afërmin.
20/9 E PREMTE XXIV GJ.V. [IV]
(p: Sh. Andrea Kim, mesh. dhe Shokët martirë, † 1839-1866)
1Tim 6,2-12; Ps 48; Lk 8,1-3
Lufto luftën e mirë të fesë 1Tim 6,12
“Në qiell nuk shkohet me karrocë” thoshte dikush. Po, duhet të luftoj kundër asaj që është brenda meje dhe përreth meje, që do dëshironte të më bënte të harroj cakun apo të më çojë diku. Është një ecje në të cilën duhet të mundohem t’i bëj disa hapa, shpesh edhe në ngjitje. Është e vërtetë, nuk udhëtoj në karrocë, por… akoma më mirë! Kam shoqërinë e shumë vëllezërve, dhe mbi të gjitha, jam i kapur përdore prej Jezusit. Me atë, lufta ime e mirë është tashmë e fituar.
21/9 E SHTUNË SH. MATEU, Apostull dhe Ungjilltar (F)[P]
Ef 4,1-7.11-13; Ps 18; Mt 9,9-13
Ai u ngrit e shkoi pas tij Mt 9,9
Ata që Jezusi i ka thirrur, e kanë ndjekur gadishmërisht, përveç ‘të pasurit’, që iku i trishtuar. Të tjerët, përfshi këtu Mateun, kanë eksperimentuar që, Jezusi për ta, ishte më shumë se gjithçka linin, ishtë mëshira e Atit që i mirëpriste. Mateu ka shkruar këtë lajm të mirë: unë sot kërkoj ta dëshmoj duke e mbajtur veten të gatshëm ndaj hapave që Jezusi do të më kërkojë në situatat që do të më paraqiten.
22/9 E DIEL XXV GJ.V. Viti C [I]
Am 8,4-7; Ps 112; 1Tim 2,1-8; Lk 16,1-13
E flijoi vetveten si shpërblim për të gjithë njerëzit 1Tim 2,6
O Jezus, më ke parë vetëm. Më ke parë të paaftë për bashkim dhe gëzim. Më ke parë larg nga përqafimi i amshuar dhe jetëdhënës i Atit qiellor. Nuk ke thënë: “E ka merituar, duke jetuar si i huaj ndaj Fjalës sime!”. Jo, ti përkundrazi, i ke thënë Atit: “Dërgo mua në jetën e atij të shkreti!”. Ke ardhur, e për të hyrë në zemrën time ke dhënë vetveten mbi kryq: mundem vetëm të të them faleminderit.
O Jezus! Të dua!
23/9 E HËNË XXV GJ.V. [I]
(p: Sh. Piu nga Pietrelçina, rregulltar † 1968; Përvjetori i shugurimit ipeshkvor i imz. GEORGE FRENDO O.P., Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit 2006)
Esd 1,1-6; Ps 125; Lk 8,16-18
Ai më urdhëroi ta ndërtoj për të një Tempull në Jerusalem Esd 1,2
Zoti, pas provës së mërgimit, don të bëjë që të kthehet populli në Jerusalem e madje don të sigurojë praninë e tij në mesin e tyre, në tempull, që duhet të jetë ndërtuar. Për të realizuar dashurinë e tij dhe mëshirën e tij, shërbehet nga një mbret pagan, Kiri. Sot do të hap mirë sytë dhe veshët e zemrës: Jezusi sot mund të më udhëzojë vullnetin e tij edhe nëpërmjet atij që nuk e njeh: gjithçka dhe të gjithë janë në duart e tij.
24/9 E MARTË XXV GJ.V. [I]
Esd 6,7-8.12.14-20; Ps 121; Lk 8,19-21
Nëna jote e vëllezërit e tu, janë jashtë e dëshirojnë të të shohin Lk 8,20
Edhe Jezusi, sigurisht, dëshiron t’i shohë. Por ama, jo për një takim sipërfaqësor: dëshiron t’i shohë në mes të asaj turme që e dëgjon për ta njohur fytyrën e vërtetë të Hyjit dhe dëshirat e tija. Maria e kishte bërë tashmë dhe kishte thënë “Ja ku jam” ndaj një fjale të rëndësishme të Hyjit. Në vend që të rri jashtë bashkësisë për të pritur Jezusin, kërkoj të bashkohem sot me atë…
25/9 E MËRKURË XXV GJ.V. [I]
Esd 9,5-9; Psalmi: Tob 13,2-5; Lk 9,1-6
Hyji ynë nuk na la në skllavëri Esd 9,9
Sa është i bukur dhe i vërtetë ky konstatim! Populli kishte mëkatuar shumë, si rrugëdalje duhej mërgimi: provë e dhimbshme, në të cilën, ama, Zoti kishte ditur t’u jepte shenjat e pranisë së tij të dashurisë. E përsërisim edhe ne me njëri-tjetrin, me gëzim: “A e ke parë se si Zoti na ishte afër? E amshuar është dashuria e tij për ne!”.
26/9 E ENJTE XXV GJ.V. [I]
(pf: Sh. Kozmai e Damiani, martirë, shek. IV)
Agj 1,1-8; Ps 149; Lk 9,7-9
Do ta dëftoj lavdinë time Agj 1,8
Profeti, në emër të Zotit, e inkurajon popullin të vihet në angazhim, secili për pjesën e vet, për ndërtimin e tempullit: atje Zoti do dëftojë lavdinë e vet, që do të thotë, dashurinë e tij besnike dhe të mëshirshme. Është profeci për ne, populli i ri i Hyjit: bashkëpunojmë të gjithë me gëzim, kush me vepra faljeje, kush me vepra mëshire, kush me vepra durese… Jezusi do të shndrisë në mes nesh: ai është lavdia e Atit, sepse me kryqin e tij i tërheq të gjithë njerëzit tek zemra e tij.
27/9 E PREMTE XXV GJ.V. [I]
(p: Sh. Vinçenci de Paul, mesh., † 1660)
Agj 1,15 – 2,9; Ps 42; Lk 9,18-22
Në këtë vend unë do ta dhuroj paqen Agj 2,9
Profeti Agjeu po i jep zemër popullit, i poshtëruar dhe i vuajtur për mërgimin e shkaktuar për shkak të idhujtarisë së tyre: Zoti e do ende popullin e vet. Tempulli, shenjë e pranisë së tij, do të kthehet me e lavdishme se më përpara: në atë vend ai do ta vërë paqen. Faleminderit ty, o Atë i mirë, që nuk don që të shkurajohem kur e gjej veten akoma mëkatar: në Kishën tënde më dhuron Jezusin, paqja e vërtetë, dhe bën të shkëlqejë në mua lavdia e emrit tënd prej Atit të mëshirshëm dhe besnik!
28/9 E SHTUNË XXV GJ.V. [I]
(pf: Sh. Vençenslav, mart., † 935; Sh. Lorenc Ruiz dhe Shokët, martirë, † 1633-1637)
Zak 2,5-9.14-15; Psalmi: Jer 31,10-12.13; Lk 9,43-45
Ja, unë po vij e do të banoj në ty Zak 2,14
Me të vërtetë unë mund të jem krenar me një Hyj kështu. Ai është kaq i madh e kaq i shenjt, por ai nuk përbuz të vijë e të banojë në mes nesh, të vegjël dhe mëkatarë! Përkundrazi, vjen pikërisht sepse kemi nevojë për atë! Biles, vjen duke u dorëzuar në duart e njerëzve. Kush është ai që nuk don të banojë me një Hyj kështu, plot me dashuri? Me gëzim i përgatis edhe unë një vend në jetën time!
29/9 E DIEL XXVI GJ.V. Viti C [II]
(Shën Mëhilli, Pajtori Kryesor i Dioqezës së Sapës)
Am 6,1.4-7; Ps 145; 1Tim 6,11-16; Lk 16,19-31
Tashti, ky këtu gëzon e ti vuan Lk 16,25
Në qoftë se në këtë jetë mendoj të kënaq egoizmin tim, duke u mbyllur ndaj nevojave të të tjerëve, dashuria e Atit, që tani e refuzoj, nuk do të mund të më ngushëllojë edhe më pas. Kështu ka qenë edhe për të pasurin që nuk kujdesej për të shkretin Lazër. Jeta e amshuar, që do të thotë, jeta që është bashkimi i dashurisë me Hyjin dhe me vëllezërit, fillon këtu, tani, dhe arrin në plotësi me ringjalljen e të vdekurve. Egozimi, edhe ai fillon këtu por përfundon në asgjë… apo më keq.
30/9 E HËNË XXVI GJ.V. [II]
(p: Sh. Jeronimi, mesh. e mës. i K., † 420)
Zak 8,1-8; Ps 101; Lk 9, 46-50
Ata do të jenë populli im e unë do të jem Hyji i tyre Zak 8,8
Populli i Izraelit, të cilit Profeti Zakari i drejton këtë fjalë, duhej të ishte profecia e Popullit të ri të Hyjit, Kisha. Kjo është familja e mrekullueshme që e thërret Hyjin me emrin e ëmbël Atë, dhe që mbart në zemrën e vet Shpirtin e tij të dashurisë. Edhe ne, falë Pagëzimit dhe marrëdhënies së vazhdueshme me Birin Jezus, bëjmë pjesë në këtë familje: falënderojmë e jetojmë në gëzim.
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender für das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften „Fünf Gerstenbrote“
- Einleitung
- Übriggebliebene Stücke
- AbbÃ
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011